Berisha, Marksi dhe pasunarët shqiptarë

7 Nëntor 2011, 12:49Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në thelb të teorisë së revolucionit komunist të Marksit qëndronte parashikimi se kapitalistët, të udhëhequr nga dëshira për të maksimizuar fitimet e tyre, do ta varfëronin aq shumë proletariatin, saqë atij nuk do t’i mbetej alternativë tjetër veç shkatërrimit të sistemit kapitalist nëpërmjet revolucionit. Siç tregoi historia, ky parashikim i Marksit doli i gabuar. Kapitalistët, ku më shpejt e ku më vonë, e kuptuan se shfrytëzimi maksimal i punëtorëve, ndërkohë që ishte i frytshëm në afate të shkurtra, mund të kthehej në një mekanizëm vetëshkatërrues në afate të gjata.

Si rezultat i këtij ndërgjegjësimi, kapitalistët në vendet e industrializuara u bënë gjithnjë e më të përgjegjshëm për mirëqenien e punëtorëve, si dhe më mikpritës ndaj kërkesave të sindikatave dhe partive politike të afërta me to. Ky evolucion i mënyrës se si ata e trajtuan klasën punëtore ka bërë që sot, një shekull e gjysëm pasi u propozua nga Marksi, revolucioni komunist të futet përfundimisht në qivurin e historisë në këto vende.

Por jo në vende të tjera. Në Amerikën Jugore dhe Azinë Juglindore ka grupe që teorinë marksiste të revolucionit, të modifikuar në shekullin e 20-të nga Lenini dhe Mao, ende e konsiderojnë si biblën e tyre. Dhe këto grupe kanë mbështetje jo të paktë nga shtresat e varfra, të cilat vazhdojnë të varfërohen nga shfrytëzimi makut i shtresave të pasura.

Më gjerë në botë, rreziku i virusit komunist, sado i vogël sot për sot, mbetet gjithnjë ekzistent në ato vende ku shtresat e pasura nuk kanë nxënë nga eksperienca e vendeve të zhvilluara. Fatkeqësisht, në këtë grup vendesh, futet edhe Shqipëria.

Pavarësisht se shqiptarët kanë kaluar tashmë një formë të rëndë të sëmundjes që shkakton virusi komunist, nuk mund të quhen të imunizuar ndaj tij për aq kohë sa të pasurit synojnë maksimizimin e fitimeve personale në kurriz të varfërimit të mëtejshëm të bashkështetasve të tyre. Rritja e elektoratit të partive të vogla komuniste në zgjedhjet e fundit, sado e paktë në magnitudë, është një tregues i aftësisë që ka virusi komunist për të penetruar te njerëzit që nuk shohin dritë në fund të tunelit.

Që një revolucioni të tipit komunist t’i vihet përfundimisht kapaku i qivurit në Shqipëri, duhet që shtresa e re e pasunarëve të ndërgjegjësohet se përmirësimi i jetesës së shtresave të varfra është, në fund të fundit, edhe në të mirën e saj. Deri më sot, kjo shtresë, e cila ose është pjesë e klasës politike, ose është e lidhur ngushtë me të, ka treguar një dritëshkurtësi që mund të ketë pasoja katastrofike në dekadat që vijnë.

Kështu, politikanët që janë bërë kapitalistë, ose kapitalistët që janë bërë politikanë apo kanë lidhje të ngushta me politikanët, mendojnë si e si të maksimizojnë të ardhurat personale, qoftë edhe në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që nuk kujtohen të shohin ç’bëhet poshtë tyre. Për shembull, ata nuk kujtohen të shohin se listat e blerjes së bukës veresie nga të varfrit rriten çdo ditë; nuk kujtohen të shohin se të varfrit nuk kanë me çfarë të ngrohen dhe të ndriçohen; nuk kujtohen të shohin se në ç’shkolla shkojnë fëmijët e të varfërve; nuk kujtohen të shohin se sa katastrofik është për të varfrit një shtrim në spital; nuk kujtohen të shohin se shumë vajza shqiptare shtrëngohen të prostituohen nga varfëria; nuk kujtohen të shohin se…

Partia Socialiste duket se po i vë në qendër të programit të saj pikërisht problemet e mësipërme. Dhe çfarë përgjigje ka marrë deri më sot nga Berisha? Ai e ka quajtur atë marksiste! Ndërkohë, programi i PS-së, duke u munduar të adresojë hallet e të varfërve në një ekonomi tregu (siç bënë partitë social-demokrate europiane në fillim të shekullit të kaluar), synon ta bëjë të pamundur pikërisht revolucionin komunist që ëndërronte Marksi…

15 komente në “Berisha, Marksi dhe pasunarët shqiptarë”

  1. NE SHQIPERI ESHTE KRIJUAR POLARIZIMI I MADH NDERMJET PESE PERQIND TE BANDES KRIMINALE BERISHJANE DHE POPULLIT TEJET FUKARA.KJO NDRYSHOHET ME VOTEN E LIRE NE NJE SHOQERI DEMOKRATIKE,POR VOTIM TE LIRE NUK KA SE SALIU JO TI VJEDH POR TI MERR VOTAT SY ME SY-PRA ESHTE INSTALUAR DIKTATURE.KJO DIKTATURE KA EDHE MBESHTETJEN E QARQEVE TE CAKTUARA EUROPJANE TE CILET PER FITIMET E TYRE E DUAN SHQIPERINE AS MISH AS PESHKE.POPULLI SHQIPTAR ESHTE ME PARTINE SOCIALISTE,PRANDAJ KJO DUHET TI DREJTOJ ME MECURI NE PERMBYSJEN E BANDES KRIMINALE SHTETERORE BERISHIANE.SALIU SI KOMUNIST EXTREMIST NUK NDRYSHON.SHQIPERIA ME ISH SEKRETAIN E PARTISE TE PPSH DO TE BEJE MBRAPA E JO DREJTE EUROPESMASORI.BOSTON.7 NENTOR 2011.

  2. nastradini says:

    Po pse i ngaterron gjerat dhe miletin more zoti Zaloshnja? Mesa duket e ke harruar lenden e Materializmit Dialektik dhe Komunizmin Shkencor qe ke mesuar ne monizem ose ke qene student i dobet. Cifuti Karl Marks kur shkroi Manifestin Komunist dhe me te pa fundin e natyrshem te Kapitalizmit me fitoren e Proletariatit e parashikoi kete horoskop fillozofik i bazuar ne dy gjera thelbesore me karakter material: 1. Ne ekzistencen e dy klasave kryesore ekonomike ne shoqeri: Ne borgjeze dhe proletariat. 2. Ne luften antagoniste midis ketyre dy klasave per shkat te interesave po prape ekonomike me kah te kundert. Ne Shqiperi as me pare dhe as tani nuk kane ekzistuar as borgjezi dhe as proletariat. Pati vetem filiza te borgjeziste se brishte qe gjeti teren pas viteve 1930 deri ne Luften e Dyte Boterore. Por asnjehere nuk pati proletariat. Gjate periudhes se sundimit feudal te Enver Hoxhes u perdor marksizmi per te terrorizuar kundershtaret politike nderkohe qe realiteti ishte pothuaj mesjetar: Nje feudal sadist qe bente si te donte me bujkroberit e vet. Sot ANTIKRISHTI Enver Hoxha eshte zevendesuar me DEMONIN Sali Berisha. Te dy te Partise se Punes. Prandaj edhe Saliu ka zgjedhur rolin e feudalit dhe i ka bere shqiptaret qe kane mbetur ne vendin tone si bujkroberit e Enverit. Qe me fjale moderne perkthehet si: Nga njera ana pushteti i BOSI-t dhe nga ana tjeter kokepalaret qe presin me gjuhen jashte kocken e radhes per ta lepire. Qe te kete proletariat duhet te kete borgjezi. Domethene kapital privat. Qe menaxhon kryesisht mjetet e Prodhimit. Ku e shikon kete kapital privat more zoti Zaloshnja ne vendin tone? Se Shqiperia nuk prodhon akoma asnje gozhde. Mos e ke fjalen per Kanabis Sativen alla Lazarat? Se rruget, energjine elektrike, naften, nentoken e mbitoken, te gjitha i ka ne dore Saliu. Dhe pa lejen e tij nuk ben dot askush GEK. Prandaj o zoteri mos e ngaterro Baba Marksin me vendin tone fatkeq. Se nuk eshte fajtor ai per mjerimin e shqiptareve keto 70 vjet me radhe.

  3. net says:

    Karl Marx nje cifut mason asgje me shum.

    Nje njeri si shum te tjere te epur per te bere konfuzion ne mendjet e njerezve kurse per vete ne fakt shum te qarte per ate se cfare kerkojne…
    Loja cifute shekullore eshte qe:

    bej ngaterrese
    percaj
    pastaj pushto…

    kjo loje po ju ecen ka shekuj, por kjo loje eshte loje e mallkuar prej zotit se eshte padrejtesi dhe prandaj ata (cifutet) ka shekuj qe enden neper bote dhe urrehen nga cdo kush kurdoher…

  4. piro says:

    Te vjen per te SHKULUR LESHTE E BYTHES kur lexon idiotesira nga keta “nastradin’ e “neti”!!!MARKSI studiohet edhe sot e kesaj dite ne SHBA,o dallkauke!!!Ato,qe ka thene MARKSI PER KAPITALIN JANE AQ TE SAKTA,SA NUK KA DALE ASNJE FILOZOF T’I HEDHE NDONJE HIJE E JO ME T’I HEDHE POSHTE!!!KAPITALIZMI NUK ESHTE SISTEMI ME I MIRE,SEPSE BAZOHET NE NDARJEN E NJEREZVE NE DY KLASA:TE PASURIT NJE GRUSHT,SHFRYTEZOJNE TE VARFERIT ME SHUMICE!!!BAZA E FITIMIT NE KAPITALIZEM NUK ESHTE PUNA,POR GRABITJA E PUNES SE PA PAGUAR TE PUNTOREVE!!!Po te ishte sistem me HUMAN kapitalizmi,nuk lejonte,qe njerezit te jene ne MASE TE VARFER,ANALFABETE,LYPSA,PA NDIHMA MJEKESORE E FINANCIARE PER TE SEMURET,FEMIJET,PENSIONISTE,TE PA AFTET PER PUNE etj!!!SUNDIMI I KAPITALIT MBESHTETET TEK PROPAGANDA E SHFRENUAR,TEK POMPOZITETI I MASHTRIMIT DHE I PERVERSITETEVE,TEK DEGJENERIMI I RINISE dhe lenia e tyre pa pune e pa PERSPEKTIVE!!SHIKONI SHQIPERINE E KETYRE 21 VJETEVE:PASURIA KOMBETARE U GRABIT NGA NJE GRUSHT KRIMINELESH NE PUSHTET NDERSA SHUMICES JU DHA NGA NJE COPE LETER HIGJENIKE!!!LUFTA E KLASAVE ESHTE NGRITUR NE PIEDESTAL:KJO KA SHTUAR URREJTJEN DHE PERCARJEN NE POPULL KUNDER NJERI TJETRIT!!!GJAKMARRJA KA PUSHTUAR VENDIN FRIKSHEM,NDERSA VERIU ESHTE NGUJUAR SI NE MESJETE!!!SHAJENI SOCIALIZMIN ,O TE MJERE,POR TREGONI ALTERNATIVAT ME TE MIRA PER POPULLIN E JO DEMAGOGJI POLITIKE!!!VENDIMI I PARE,QE DUHET TE MERRTE REGJIMI KAPITALIST NE TERE BOTEN DUHET TE ISHTE:TE PERCAKTOHEJ MINIMUMI JETIK PER NJEREZIT E KAFSHET!!!KETE NUK KA PER TA BERE KURRE,SE NUK I BEHET VONE SE NJEREZIT NE SHEKULLIN E 21 VUAJNE PER BUKEN E GOJES NE EUROPE!!!SHQIPERIA E SALI BERISHES ESHTE SHEMBULLI ME KRIMINAL SE NE KAPITALIZEM NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK!!!

    1. nastradini says:

      Te vjen per TE NGJITUR LESHTE E BYTHES kur shikon piron e Enverit te mbroje me kaq entuziazem Karl Marksin. Babain e Komunizmit dhe varrmihesin e Kapitalizmit. Qe ne fund te fundit ra vete ne varrin qe kishte hapur per te tjeret. Se Komunizmi vdiq bashke me Marksin njeheresh ne gjithe Boten. Si nje sistem i paafte ekonomik per te mbijetuar. Per te cuar Boten perpara. Degjoni nastradinin o dallkauke enveriste dhe mbani vesh. Kapitali Privat dhe Kapitalizmi mund te kete shume te keqia, por eshte i vetmi sistem ekonomik inteligjent qe shpikur njeriu deri me sot. Per te cuar Tekniken, Teknollogjine dhe Boten perpara. Sepse ky sistem nuk ka sekretare te Partise se Punes, ai ndan dallkauket nga te mencurit, pertacet nga puntoret, dembelet nga nismetaret. Sepse Kapitalisti mendon nate e dite si te beje nje lek dy e me shume. Ketu nastradini mund te jape shume shembuj per njerez dhe popuj qe e kane filluar biznesin nga hici dhe ne fund jane bere milionere. Jo me Kanabis Sativa alla Lazarat, por me pune dhe inteligjence personale. Ne mes te tyre ka shume shqiptare. Shikoni o dallkauke Norvegjine, Suedine, Finlanden, Danimarken, Kanadane dhe Australine. Qe te mesoni qe Kapitalizmi nuk eshte ashtu sic e paraqisni ju. Po shkoni o injorante komuniste ne Korene e Veriut apo ne Kuben e Fidelit. Qe te shikoni se si njeriu po han njeriun. Nga urria dhe mjerimi. Mos ngaterroni feudalizmin komunist te Sali Berishes me Kapitalizmin e vertete dhe Kapitalin privat. Sepse ai po e udheheq Shqiperine njesoj si idhulli juaj Enver Hoxha ku populli bente cfare thonte Partia dhe Partia i jepte popullit bar per te ngrene. Prandaj mos u irritoni o enverista dhe pinjolle te cifutit Karl Marks. Sepse te studjosh Komunizmin nuk do te thote ta duash dhe respektosh ate. Sidomos kur ka vdekur me kohe ne analet historike. Prandaj degjoni nastradinin dhe mos shkulni LESHTE nga BYTHET. Me mire shikoni ekipin e Barcelones se Mesit dhe Guardioles. Qe po i ben lolo te gjitha ekipet e tjera. Pa ndihmen e Manifestit Komunist te Karl Marksit.

  5. Bolitivari says:

    Sa kohe qe makuteria per para te mos jete kufizuar me ligj kjo lukuni gjaksoresh qe rrjepin dhe vellane e tyre per para do te beje qe me te shumtit te hane kamt e veta,dhe ne mos do ti vije dita dhe ketyre,ndaj keto te ardhura duhen shperndare,per te tjeret aq sa per te domosdoshmen e tyre,aq sa te shkollojne femijet e tyre qe keta te mos i shtohen detashmenteve te lupenproletariatit dhe te behen neser gjaksoret e po ketyre pasunarve,te sotem. Marksi ishte pikerisht per kete te fundit ndaj nuk duhet harruar,prandaj u dhane gjitha ato para per Greqin se kishin frike pikerisht nga ringjallja e tij. Pra ai nuk eshte vjeteruar por sherben si nje klon elektrik per dridhje trefazoresh per te gjithe ata qe kane e se japin, e se investojne, e qe nuk punesojne te tjeret.

  6. L.Kolonja says:

    Anal-isti zalo eshte nje nga “shkruesartikullaxhinjte” me medioker ne shtypin e sotem shqiptar.kurse ky shkrim i fundit i tij eshte me “disaster”
    nga gjithe artikujt e tij.Marksi ka qene nje njeri mendimtar i cili studjohej dhe akoma studjohetnga “armiqte” e tij.
    Nqs Marksi do cohej nga varri dhe te lexonte shkrimin e SKRAP-ARLIUT zalo
    do kishte bere menjehere harakiri dhe do ta conin per skrap
    Nga K.marksi vecoj thenien e tij universalei cili thoshte afersisht:
    PARA SE GJITHASH MARDHENIET MIDIS NJEREZVE,SHTETEVE JANE ATO TE INTERESIT
    shprehje te cilen e ka bere per vehte amerika per dekada te tjera
    dhe ka bere prokopi..

  7. A T Z says:

    Duhet te pranojme te gjithe qe mentaliteti i borgjezo-politikaneve tane eshte mjedis shek. te 19-te dhe 20-te.

  8. Ed Zaloshnja jamnje shok i yti qe nga shkolla 8-vjecare Mihal Grameno dhe pretendoj se te njoh disi me shume se shoqeria qe ke sot, por tek po te lexoj prej kohesh dhe te pershendes per mjafte shkrime e analiza mese konkrete per dramen e re te radhes qe kalon Shqiperia nga rregjimi neo-Diktatorial Berisha-Nano e pjellat e tyre respektive pseudo-Djathtas e pseudo-Majtas (pseudo-Majtas= Nanoistet e PS. + Metistet e LSI.) tashme ne nje Koalicion Qeverises me vote teresisht te vjedhur. Por kur flet per cifutin-gjerman Karl MARKS dhe i referohesh vetem pjeses se vepres se tij qe eshte me e shkurtera “Manifestit Komunist”, tashme teresisht te harruar ne mbare Boten, nderkohe qe vepren madhore te tij “KAPITALI”, qe eshte lenda baze e Ekonomise Kapitaliste dhe studiohet e eshte teme Master dhe Doktoratur ne te gjitha Fakultetet e Ekonomise dhe Politikes ne Bote. Pra; ish-shoku im i 8-vjecares Ed Zaloshnja si ka mundesi qe edhe ti i Doktoruar per Statistika ne USA, ke akoma viruse ne koke nga tellallet e pseudo-Demokracise Shqipetare, qe kane qe nga 1990 e ketej per te mashtruar miletin akoma injorant shqiptar duke share e ironizuar Makrsin. Gjeniu cifuto-gjerman edhe pse ka shkruar “Manifestin Komunist” nje liber vocrrak sa 1 e 70 e vepres gjigande ‘KAPITALI”, kujtohet sot (kryesisht pas 1990) si Babai i Ekonomise-Politike per njerezimin sot e mot e pergjithmone. Edhe anglezi Adam Smith qe mbahet Babai i Ekonomise ka shume paragrafe dhe faqe ne vepren e tij madhore qe jane kontradiktore me shumicen e gjithe vepres se tij, por studiohet dhe eshte udherrefyes per cdo ekonomist sot ne Bote. Keshtu, qe te keqperdoresh pas 200-vjetesh emrin e Karl Marksit per nje mini-teori qe koha e aneksoi, dhe te mos lartesosh vepren madhore qe eshte themeli baze i Kapitalizmit, sistemi qe eshte sot e tere Bota, edhe ne ato vende ku thuhet se jane Socialiste, vertete show per konsum mediatik sidomos per vendet e popujt e tipit ALBANIA qe akoma jane nen drejtime te provincialeve dhe jo-qytetareve.

    1. m hasani says:

      eshte gje e rralle qe nje komentues tamam intelektual flet me hapur pa ato maskat e neveritura qe quhen “nickname”
      zoti robert ju pergezojme per fjalet e sakta dhe per nje “terheqje veshi”
      per shokun tuaj qe eshte dhe nje mik i imi (jo i afert).
      Fenomeni apo virusi “zaloshnja” eshte bere i modes ne shqiperi ku njerez me bagazh te mirefillte perendimor behen lecke e temave te dites si te ishin filma vizatimore.
      Dhe une jetoj rrotull canadase dhe kam shoke me tituj apo biznese por kane nje te keqe:kane humbur besimin ne te ardhmen e shqiperise
      dhe te femijet e tyre shoh nje braktisje ..
      Urojme qe dhe intelektuale jashte vendit si roberti te pakten te shkruajne dy rrjeshta per kete vend qe po pushtohet forever nga plehrat e politikes
      dhe te europes..

  9. Klodian says:

    Mendoj se ne analizen e zotit Zaloshnja ka nje gabim.Asgjekundi padronet nuk “ndergjegjesohen” paqesisht rreth problemeve te proletariatit.Ishin ngjarjet e Tetorit 1917 ato qe u futen atyre friken se vala revolucionare mund te perfshinte edhe vendet e tjera.Atehere ndryshuan taktike,kembyen kerbacin me kulacin,pervetesuan disa modele te shtetit social ne raport me asistencen sanitare,pensionet,ndalimin e shfrytezimit te te miturve etj.Kjo pasi me pare provuan ta mbysnin ne djep rrevolucionin nepermjet intervencinit ushtarak,e me pas provuan te nenshtronin njerezimin nepermjet idese nazifashiste.Kapitalistet edhe sot e kesaj dite nuk ulen asnjehere me deshiren e tyre te mire ne tryeze tratativash me sindikatat.Ata detyrohen nga grevat e protestat e shumta.Dhe brenda vetvetes kane enderuar gjithmone rrimarrjen me interesa te atyre leshimeve qe kane bere.Kjo po ndodh pikerisht sot kur komunizmi real i modelit sovjetik nuk ekiston me.Punetoret nuk kane me nje model per te enderruar,ndersa padronet trumbetojne se eshte e deshtuar cdo praktike e rrjedhur prej kesaj ideje,pra jane te pavlera,madje edhe te demshme te drejtat e punetoreve,sindikalizmi,garancite e deritanishme(flas per vendet e Europes perendimore).Dhe tentojne cdo dite t’i limitojne keto te drejta nepermjet “direktivave” te Bankave Qendrore,”kerkesave” per austerity,dhe gjithcka mbi shpatullat e popullit punetor. Derisa punetorit t’i veje serish thika ne kocke.Pastaj e detyron ai kapitalistin te “ndergjegjesohet”.
    Dhe lereni rrehat Marksin.Eshte argument shume i thelle per nallbanet e Shqiperise.Kapitali shitet ne librarite me serioze te perendimit ,Manifesti eshte libri i dyte ne bote pas Bibles,kurse ne Shqiperi kush digjte me shume libra te tij me ’92 vishej menjehere polic.

  10. Anarko-Sindikalisti says:

    8 Nentor 1041-8 Nentor 2011.
    Rrofte 70-vjetori i themelimit te Partise Komuniste (M-L) te Enverit, Mehmetit, Ramizit, Saliut, Fatosit, Driteroit, Gramozit, Skenderit, Tritanit, Neritanit, Stefanaqit e Ligoraqit.

  11. Agim Anastasi says:

    Zoti, Zaloshnja! Historia tregoi se parashikimi qe Marksi beri shume dekada me pare, doli i sakte , pra kapitalistet Kane ritur fitimet dhe shumica megjithe se punon , perseri te varfer. E sa per revolucion nuk
    ka nevoj te behet ne ditet tona, pasi ne vendet demokratike te industralizuara ligjet ekonomike jane te tilla qe imponojne ndryshimin, reformen. Nuk ka tjeter rruge. Sado qe te kapitalizohen bankat nuk mundet vetem me para. Duhen reforma. Nuk behet fjale me per ndergjegjesim. Spekullimit duhet ti vij fundi. Pikerisht per te bere kete shoqeria i eshte kthyer Kapitalit te Marksit. Spekulantet jane ata qe mendojne se i gjithe fitimi ju takon atyre. Ndaj keta nuk e deshirojne studimin qe Marksi ekonomist i bene kapitalizmit ne vepren “Kapitali” . Jo me kot ne nje sondazh te bere nga nje kanal televiziv i njohur , Marksi doli i pari Duke lene pas Darvinin,Aishtanjin e tetjere. Dikush shkruan aty me neveri ” cifuti” duke folur rende per te dhe racen cifute. Keto nuk i shkojne debatit dhe gabohet rende pasi jane lloji i tyre qe kane dominuar filozofine apo shkencat natyrore. Jo me racizem mundet te kundershtohen keta gjigande. Sa per kryeministrin ai eshte politikan i krahut te djathte dhe eshte i justifikushem arsyetimi i tij. Por ai nuk tha as ” cifut” e as race e keqe. Duhet pranuar se kapitalizmi sa po ka filluar ne Shqiperi e mjaft ligje mungojne dhe ato qe jane nuk fuksionojne. Por diferencimi i madh qe po ndoll nuk eshte per faj te kapitalizmit apo te thenieve te Marksit. Koha kerkon ndryshim ne tatim dhe ne kembim. Ai qe kemben duhet me shume ti pergjigjet shoqerise.S’duhet haruar ajo qe thote Marksi,ne qarkullim kembehen vetem ekuivalente.

  12. Hey, I can’t view your site properly within Opera, I actually hope you look into fixing this.
    My website is about Healthy Cholesterol Diets.

  13. You actually make it seem so easy with your presentation but I find this matter to be actually something which I think I would never understand. It seems too complicated and very broad for me. I’m looking forward for your next post, I’ll try to get the hang of it!
    My travel blog Top Travel Destinations.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje