Në prag të Kongresit, Partia Socialiste është shumë pranë betejës së re me vetveten. Me kostume dhe me kollare të kuqe, të zgjedhurit socialistë anembanë vendit do të delegohen në të vetmin pallat simbol të bashkimeve vullnetare, që është pallati i Kongreseve. Do të vijnë nga të katër anët, si vijnë të ftuarit në dasëm, të afërm dhe të largët dhe do të sillen njëlloj si ata. Ç’mallen, bisedojnë, pinë kafe, shmangin sa mundin fjalimet përmbushëse të kohës së paracaktuar të punimeve, por diskutojnë lirshëm mes tyre, me harmoninë që ju fal demokracia e thjeshtë e interpretimit të gjërave. Me kartonat kuq e gjelbër të votimit nëpër xhepat e brendshëm, përkrahës ose kritikë të forumeve të Partisë së tyre, disa ngarkuar me mllefe, disa të zhgënjyer, të tjerë të magjepsur, ata do të jenë pjesë e një zhvillimi ku në fund, vota e tyre do të jetë natyrshëm pushtet.
Janë shumë ata që mendojnë se Partia Socialiste po hyn në Kongres si hyn në det të trazuar një anije me dërrasa të liruara. Analiza e zgjedhjeve ose anashkalimi i kësaj analize, humbja dhe vjedhja në Tiranë, humbja e këshillave dhe qarqeve në qytete dhe rrethe ku dominojnë socialistët, LMN-ja e shpallur dhe LMN të tjera të mundshme të pashpallura ende, ambiciet, grarizmat, thashethemet, gabimet strategjike të lidershipit, ndjesa e paralajmëruar për ndryshimet kushtetuese dhe për kodin zgjedhor, të gjitha këto do të jenë detaje ose faktorë në Kongres, që do të mund të kushtëzojnë rrjedhën e gjërave. Prandaj kartonat kuq e gjelbër në xhepat e brendshëm të kostumeve kuq e zi të delegatëve, paralajmërojnë furinë e një spektakli, për të cilin ka pritshmëri. Pritshmëri jo vetëm për mënyrën se si do të analizojë ky kongres dobësinë e socialistëve gjatë rezultatit të grabitur në Tiranë. Pritshmëri edhe për analizën e tradhtive të shtuara të këshilltarëve socialistë gjatë votimeve nëpër qarqe, apo siç thuhet ndryshe, për shitjen e votës kundërshtarëve matanë.
Por pavarësisht pritshmërisë, nuk është e qartë nëse kongresi i socialistëve do të analizojë fenomenin, apo thjesht do të mjaftohet me masa dhe ndëshkime, çka është një rutinë e kuptueshme nga të gjithë. Në axhendën e tij, nuk dihet nëse disa folës do të thellohen në arsyet se përse u shitën, u blenë, u nxinë dhe u baltosën njerëz të zgjedhur si këshilltarë, të cilëve PS ju kish besuar edhe atyre kartonin kuq e gjelbër nëpër forumet e saja?
Pavarësisht nëse bëhet ose jo analizë, është e qartë se Partinë Socialiste e ka prekur xhuvelëria në nivelin e saj të përfaqësimit, nga kërthiza e lart. Kjo tregon se në prag të Kongresit, cilësia e këtij përfaqësimi është ende e ulët, dhe këtu me cilësi përfaqësimi kemi parasysh jo thjesht vlerat individuale të këshilltarëve socialistë, por pabesinë kolektive të tyre ndaj Partisë që i përzgjodhi.
Duke qenë se gripi i “xhuvelërisë” së Këshillave dhe Qarqeve ka mbërthyer Partinë Socialiste, në fshat, në qytet, në Fier, në Berat, në Divjakë, në Vlorë, madje edhe në Tiranë, (ku njëri nga këshilltarët bashkiakë të opozitës gjithashtu voton kundër saj), është normale që elita e Partisë duhet ta marrë aq shumë seriozisht këtë gjë, sa ta debatojë ndershmërisht në Kongres. Kongresi duhet të analizojë fenomenin e rrjedhjes së votës jo vetëm si çështje karakteri individësh, pra jo vetëm si një shkak, por edhe si një pasojë strategjish të gabuara. Kongresi duhet të synojë të ndriçojë arsyen pse këta njerëz tradhtojnë, pse këta njerëz shiten e blihen, si të jenë mallra apo kafshë tregu në Pazar.
Shitblerja në politikë është diçka tejet shqetësuese për të gjithë. Dëshmon nivelin e inflacionit që ka ndershmëria dhe drejtësia në vend. Sot, si një bastion i fuqishëm politik, më shumë se pasuri kombëtare, PS është një përgjegjësi kombëtare. Përgjegjësi kombëtare është mbarëvajtja dhe suksesi i këtij kongresi. Përgjegjësi kombëtare është gjithashtu që Partia Socialiste të dalë me një moral të ri nga dyert e sallave, ku zakonisht ulja dhe ngritja e kartonave ka qenë një vullnet i munguar. Që Partia Socialiste është e vetmja alternativë qeverisëse, mbas mungesës së frikshme të alternativës ku e ka zhytur vendin pushteti i Saliut, kjo gjë e shumëfishon përgjegjësinë e saj. Sepse nuk bëhet më fjalë për pushtet, por për shpëtimin e vendit. Këtu nuk shtrohet çështja kush do jetë kryeministër dhe kush do jetë çfarë. Këtu ngrihet si një re e zezë dilema, a do të arrijë opozita të shpëtojë Shqipërinë në frymën e fundit.
Nëse një apo disa këshilltarë janë gati të ndotin moralin e tyre për një tufë kartëmonedhash, përgjegjësia nuk është vetëm e tyrja. Përgjegjësia është edhe e forumeve që i zgjodhën ata. Me ç’kritere, ç’vullnet, ç’debat janë zgjedhur? Derisa kanë devijuar, është e qartë që këta “Hamzanj” të këshillave, janë zgjedhur gabim, prandaj Partia Socialiste, pasi të pranojë që ka gjetur symbyllur disa ujqër për t’ju varur mëlcitë në qafë, duhet të premtojë të ndërtojë një mekanizëm demokratik të përzgjedhjes.
Le t’i shohim në sy “tradhtarët”. Mbase vështirësitë financiare, për shkak të qenies në opozitë, mund të justifikojnë në njëfarë mënyre disa persona të veçantë të mandatuar të rrëshqasin në “mëkatin e shitjes së kauzës që përfaqësojnë”. Mëkatet janë për njerëzit. Mirëpo nuk është se kemi të bëjmë me një rast, e as vetëm me disa raste. Rastet janë aq shumë sa mjaftojnë për ta shndërruar “këtë rrëshqitje kolektive të këshilltarëve socialistë” në një fenomen. Tradhti në Berat. Tradhti në Sarandë. Dhe tradhtitë rrezikojnë të shtohen akoma më shumë, aq sa ta shndërrojnë këtë fenomen në epidemi xhuvelërie. Mos ndoshta, nuk janë vetëm vështirësitë ekonomike dhe “nevoja për paratë e pista” që afron më shumicë mazhoranca, arsyeja themelore e tradhtive? Mos ndoshta kjo histori, është sa babëzia për para, aq edhe pasojë e humbjes relative të besimit tek lidershipi i Partisë?.
Të thuash që disa njerëz tradhtojnë grupimet e tyre vullnetare për shkak të humbjes së besimit, është sa e thjeshtë, aq e komplikuar. Por në çdo rast, është serioze. Në pamje të parë, është e trishtë, por njerëzore të tradhtojë dikush diçka që nuk beson më. Madje, kjo gjë, tradhtia, në rrethana të tilla, mund të pushojë së qeni tradhti.. Këtë pohim e komplikon edhe më shumë kolektiviteti dhe spontaniteti. Vështirë të ndodhë rastësisht e njëjta gjë në vende të ndryshme në kohë të ndryshme, përveçse kur, grupimi, pra Partia Socialiste, ka probleme koherente me harmoninë brenda saj. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që kur baza fillon humb besimin tek forumet, kur forumet humbin magjinë dhe aftësinë të joshin të komanduarit e tyre militantë me performancën e tyre, fillon tërmet në kontratën e tyre. Kërcasin dërrasat dhe lirohen vidhat.
Prishja e harmonisë ndodh edhe kur lidershipi nuk e kupton psikologjinë e bazës. Ose kur baza nuk e pranon më fudullëkun shqiptar të lidershipit, pasi është zgjeruar hendeku. E thënë ndryshe, ky moskuptim dhe ky mospranim çojnë në një çarje, që vijon me një përçarje, pasojat negative të të cilës janë ato që po na lenë sot gojëhapur. Fudullëku që buron prej qenies deputet apo kryetar njësie a qyteti apo i afërt me të mëdhenjtë e partisë, interferon me fudullëkun gjenetik të shqiptarëve, që e kanë në natyrën e tyre, dhe të dyja bashkë, nxjerrin në dritë, në shesh dhe në vëmendje ca personazhe që janë shndruar në dinamit mes nyjeve të Partisë, duke e rrezikuar atë në cdo kohë.
Mënyra se si zgjidhen apo përzgjidhen deputetë, eksponentë, koordinatorë, kryetarë, përfaqësues të një force politike, kjo ka të bëjë direkt më qasjen e saj morale, konkretisht me besimin brenda partisë, saktësisht me vlerat e saj. Një forcë e caktuar politike, sidomos kur kjo forcë politike është në opozitë, mund e duhet të kuptojë se mbi të gjitha, populli ka nevoje për moral, ndershmëri, integritet dhe fisnikëri. Kjo do të thotë se organizimi i strukturave duhet të ketë për orientim pikërisht këtë qasje. Në kushtet kur në PS kish edhe ka deputetë e funksionarë me moral të dyshuar, që ju rrjedhin lëngjet të shijojnë supën e xhuvelërisë sepse janë të varur prëj saj si janë të varur prej FB-ut, strukturat kanë nevojë urgjente për prurje te reja cilësore, për njerëz të rinj, intelektualë të rinj, vizionarë të rinj, që do të ngrenë ndjeshëm nivelin e përfaqësimit.
Opozita duhet të krijojë kredibilitet të ri me anën e shembujve që do paralajmërojnë një sjellje ndryshe të pushtetit. Dorëheqja, sinqeriteti, thjeshtësia, këto veçori duhet të spikasin në kryesinë e Partisë. Dikush mund të habitet nga kjo, sepse kjo gjë ka një koeficient të madh marrëzie. Është megjithatë marrëzi e shëndetshme. Kupolistët e PS mund edhe duhet të edukohen me komoditetin e modestisë. Duhet të luftojnë fudullëkun instiktiv, që buron edhe për shkak të mahnisë së tyre instiktive për të imituar shefat e tyre fodullë e hijerëndë.
…Në përpjekjen për të udhëhequr më mirë dhe më pastër, rri fshehur mundësia për të fituar besimin e turmës.
Thjeshtësia në komunikim mund dhe duhet t’i ndihmojë këta prijësa të kuptojnë se më parë se pushtet, vota është një perceptim, dhe më pas një përpjestim. Një shkallëzim ndjeshmërie. Qytetari orientohet në votim nga detaje të vogla, shpesh të parëndësishme. Kjo është një konstante që nuk duhet anashkaluar. Një vajzë studente nuk mund të votojë kurrë një deputet që pështyn në tokë si halabak, apo shfryn me fjalor vulgar vartësit e tij: Le të vlejë ai sa të dojë; Le të jetë gjithë ditën mik i vjetër i Edi Ramës; Le të vijë drejt e nga qielli në tokë, prej strehës së engjëjve…
Problemi madhor, te cilin besoj ju Z. Mullai e keni shume te qarte dhe e perdridhni dhe s’perdrdhni qe te duket si humbje e besmit tek lidershipi i partise, eshte KALBEZIMI I SHOQERISE SHQIPTARE NE THEMEL. Babezia per para eshte krhyer ne nje fenomen qe duartrokitet nga shoqeria. Nje shqoqeri qe per nje punonjes qeverie te korruptuar thote “BRAVO i qofte se beri shume leke, shume i zoti, u be rehat me te gjitha, bleu shtepie e vila, i ka kalmajte jashte ne shkolla, rregulloi vellain e familjen e gruas me kuc e me mac… e te tilla pa fund” eshte nje shoqeri qe ne palce i ka humbur mortali.
Ketu more zoteri i dashur ka nje rrëgjim total te vlerave e kur perballe ke nje ndermarrje si LSI-ja qe bashkepunon me tradhtaret e vegjel e te medhenj te PS (xhaketat e vjetra) per ta rrenuar nga baza partine une vetem per ta shtene serish ne dore them qe eshte me mire qe njerez si ju ti vini emrin qe duhet fenomenit. Refuzoj te besoj qe ndonje nga keta te shitur te kete moral. Morali i tyre eshte paraja me cfaredo lloj ere dhe ngjyre
Te lumte Aldo! Kjo eshte e verteta! Te tjerat jane pordhe me rigon!
Aldo e mbeshtes mendimin tend, por gjithashtu konkluzionet e z.Mullaj qendrojne. Sikur ne kryesite e asamblete e partive do te kishte modele te mira, qe te rrezatonin sjellje qytetare normale, perpara kamerave, ne rruge, ne parlament e kudo, me siguri qe kjo do te sherbente si nje pasqyre ku cdo qytetar te shihte vetvehten.
Une nuk di nga tia nis, por mund te duket e pabesueshme, se deputetet gra apo burra, qe jane prane kryetareve, bisedojne me mbeshtetsa cfaredo per maredhenjet njerezore te nderlikuara qe kane midis tyre. Nuk mund tiu besosh vesheve, kur njeri o njera prej tyre tregon, se mua me kane xhelozi, por mua me ka thirrur vete kryetari….
Ne takime me militante, hedhin fjale per njeri tjetrin, shtremberojne fytyren. Kulmi i mungeses se seriozitetit. Perpara se te kthehet deputeti nga takimet jashte shtetit, nena, vjerra, kunati, kusheriri i pare i burrit te tregojne se car u tha e car su tha atje.
NUk e di po mbase kane edhe nevoje te flasin me prinderit e tyre ngaqe kane mbase pasiguri , por kjo eshte nje gje kaq e shemtuar, dhe dekurajuese se ne ndonjeher mund te kemi shtet.
Kjo pastaj percillet poshte ne administrate, neper kafene biseda brrylash, thashethemesh….
NJe deputet qe besdis seksualisht nje nxenese te shkolles se mesme dhe kur e sheh ne TV si goxha burre, flet per kontributet e medha qe ka dhene ne Parti…
Ato intervistat ne gazeta a revista, mburrka injorantesh. Kur problemi i dites i partise eshte trondites, ne faqen e pare te gazetes sheh intervist ekskluzive e x deputeteje te asaj partie: “Jeta ime”
Nje megalomani e shfrenuar, qe nuk tegon hic asgje vetem nje formim te dobet.
Zoti x – Keto qe thoni ju jane pjese e kalbezimit te shoqerise dhe eshte e tepert dhe shume mendjemadhe qe te mendosh e te pretendosh qe disa syresh ne kryesine e partise te mund te ndryshojne rrenjesisht partite dhe perfaqesine e partise ne qender e rrethe. Personalisht mendoj qe PS po ecen dre3jt asaj rruge por kjo nuk behet shpejt sepse ka kosto. Zevendesimi xhaketave te vjetra me te reja eshte nje pune ne proces. Ka shume nejrez te mire ne te dyja kampet por problemi qendron se ata jane pakice dhe derisa kjo te ndryshoje fenomene te tilla do te kemi. Partia socialiste ka sjelle shume fytyra te reja qe jane shume premtuese dhe per mendimin tim duhet akoma me shume te sjelle te tjere qe te ndryshoje mendesia dhe fryma ne parti. Kac sumrrumi sic dhe preferon ta quaje nje analist dhe te tjera masha te vjetra ne PS si Malaj me shoke jane pasqyre e deformimit te vlerave te shoqerise tone dhe keta elemente do te mundohen ta mbajne peng partine per aq kohe sa te munden. Pikerisht kjo nuk duhet lejuar. Diarrene e ketyre perfaqesuesve te PS ne rrethe drejt pushtetit une do ta quaja vetepastrim te partise dhe nje mundesi e re per ta rinovuar me njerez te cilet te pakten kane pak dhembshuri dhe dashuri per kete vend.
Keshtu si kane vajtur punet partia socialiste ka PERGJEGJESINE kombetare te dale me nje platforme dhe njerez te besueshem pas kesaj platforme per shpetimin e ketij vendi qe eshte ne buze te humneres.
Po Aldo, shume mendjemadhe. Po veshtire te votosh ca pula qe kakarisin e sbejne veze. I ke pare ne debate’, si “shkembejne”argumentat?
“Po prit o derezi je bere si grate e liga”. ndersa ai i pergjigjet ta vleresoj integritetin moral….
Lere Arbenin ne shenjtnine e tij, bashe me Kacin e kompani.Po te rinjte duhet te provohen perpara se te rekrutohen
Ervin Bushati po e provon veten. Profesionist, dhe serioz. Duan te futen te rinjte? ja sheshi ja mejdani.
Na i shpifen neper intervista: Me thirrri, me ftoi, me propozoi….
Cjane keto koncepte arkaike krahu i atij krahu i ketij. Taulant Balla ka qene i afert i Fatos Nanos, pa shih si po punon? Sepse eshte njeri me integritet. Dakord do te ta hedhi nje ose dy, por jo te gjithe.
Dallohet i sinqerti nga servili, vetem ne dac vete te mbledhesh servila, qe ne rastin me te pare, te lene vetem sepse duan rroge.
“Partia socialiste ka sjelle shume fytyra te reja qe jane shume premtuese”
i vetmi ndryshim i këtyre fytyrave të reja është imitimi i “udhëheqësit të ri të PSsë”!mënyra e të folurit dhe mbrojtja e frikacakut dështak!
PS është një parti e kalbur në themel!kuptohet që ka shumë njerëz të mirë e të zotë,por të paaftit gjithnjë janë më të frtë dhe më të bashkuar!këtë e shohim dhe tek koka!
edi rama përveç fitoreve në bashkinë e tiranës ka patur gjithnjë dështime!dështime të ardhura nga paaftësia e tij!dështime që mbrohen nga të paaftët që ka rreth e qark!këta të paaftë e mbajnë për gjeni dështakun!
në krahun tjetër kemi kërmat politike që flënë me halexhiun mjafton që të kenë ndonjë copë krodhe!
të shohim si do të zhvillohet ky kongres!po fituan dy rrymat dështake dhe lavire PSja është e mbaruar!po të dalë ndonjë krah i ri ka shanse të ripërtërihet!
programi i saj po nuk u pasurua me patriotizëm!me mbrojtjen e interesave strategjike dhe taktike të kombit shqiptar!duke mbrojtur pa frikë këto interesa duke demaskuar dhe sulmuar agresionin grek si në regjistrim dhe në paktin detar!moslejimin e ndotjes së impotuar!
me vënjen në plan të parë rimëkëmbjen ekonomike të shqipërisë!me mbrojtjen e prodhimit bujqësor vëndor,që do të bëjë ringritjen e bujqësisë!forcimin dhe investimin vëndas të industrise nxjerse dhe riaktivizimin e asj përpunuse!
nuk do të ketë asnjëherë suksses!
me synime primare si ato të shkuarat NATO,qarkullim pa viza dhe tashti antarsimi në BE,ata do të kenë dështim!do të jenë një parti e ngritur me rërë në buzë të detit,në zbaticë!
Anticensure. Juve u eshte bere ferra Brahim. Mbetet me ato budallalleqet e Fatosi. Kesaj i thone fshati digjet….krihet.
Mos i bini me asaj daulleje se jeni bere qesharak.
Ajo karta e Fatosit ngrie tjetrin ne post qe pastaj ta thyesh ne mes nuk ka funksionuar as me Ilirin e jo e jo me Edin. Mos i merrni njerezit per budallenj. Edi Rama eshte sot e tutje Lideri i cimentuar i PS. Mos shihni endrra, e per kete pyeteni Petro Kocin si e la Tosi ne mes te rruges.
Tosin e solli rrjedha ne 1990, ai nuk levizi as gishtin e vogel te dores, prandaj edhe u tall me fatin e tij politik.
I dashur, gjerat qe fitohen me veshtiresi mbahen forte. EDI RAMA ka ardhur ne arenen publike e politike te ketij vendi me shume, po shume pune.
Prandaj te keshilloj miqesisht te harrosh Tosin. Po e pe qe u be i math, thuaji se kam qene me ty, po nuk me la X.
ciao
Ne historine e kombit shqiptar kurre nuk ka patur sukses menyra demokratike e sundimit.Shembull tipik i kesaj forme ishte dhe qeveria e Fan Nolit qe nuk shkoj me gjate se 6 muaj.
Te kthejme koken nga e kaluara duke filluar qe me qeverine e Iasmail Qemalit,ku rrymat e ndryshme te percara dhe te ndara ne krahina dhe religjione u perpoqen se kush e kush te ishte i pare dhe pavaresisht se u vendos Ismail Qemali si perfaqesues i shumices myslimane,ai u perpoq te krijonte nje qeveri te perbere nga te gjitha besimet dhe menyre demokratike te sundimit,ku dihen pasojat se kjo qeveri ra shpejt dhe u detyruan te huajt te sillnin qeveri te udhehequr nga te huajt per te ruajtur sovranitetin e shtetit te sapoformuar.
Nuk dua te zgjatem shume ne historik se keto edhe dihen por dua te theksoj se Ahmet Zogu,Enver Hoxha,dhe Sali Berisha sot ja kane arritur qellimit thjeshte nga ajo metode qe shqiptaret ndryshe nuk kane ideale dhe as dinjitet por duhen shternguar me dhune.
Ne blogun me Edi Ramen ia kam bere te qarte se po nuk vendosi dore te hekurt jo ne menyre diktatoriale por disiplinore te rrepte dhe ndeshkuese ndaj atyre qe abuzojne me normat e partise ai nuk mund te arrije te sjelle ne pushtet partine e tij.
Pikesepari ai duhet te ndeshkoje ata qe ka afer tij dhe po bejne lojen e Berishes dhe Metes pastaj ne te gjitha strukturat.
Jam habitur me nje fakt ku vajza ime qe studione ne kollegj ketu ne Sh.B.A ne temen historike per shqiptaret ku cilesohen si popull qe nuk e kane njohur kurre shtetin, te ndare dhe te percare gjithmone keta kane vepruar gjithmone te paunifikuar pa ide, tipike barbare aty ku nuk kane hasur ne resistence, pa udheheqje kuturu ku te huaj e kane patur te lehte per ti blere per intersat e tyre sa here u eshte nevojitur pa patur nevoje ti luftonin hapur.
Me kete desha te theksoj jo me kote Enver Hoxha ka vdekur me koke ne jastek por eshte percjelle edhe me nderime te medha se vete Zoti e ka sjelle ate per te na ndeshkuar per mekatet tona si nje popull qe njeh vetem dhunen dhe i sherben asaj dhe jo demokracine.
Vertet eshte per te ardhur turp me keto feliqesira qe skane asnje pike moralit,prandaj ketyre u duhet thjeshte dhe pa ekuivoke dhune dhe shterngim deri te edukohen me norma dhe virtyte se ndryshe keta vetem sa e qelbin dynjane per nje grusht para.
Po nuk shiten idealet dhe liria more maskarenj per ca kacidhe qe e shumta te sigurone ca dite me shume buke dhe ato ke per ti paguar ne femijte e tu,sepse njerezit kane per te mallkuar sepse te kane besuar shpirtin e tyre per te hequr nje plehre dhe jo ta mbashe ate.
Ptu race e qelbur.
Luis! Logjika e analizes tende ka baze historike. Sigurisht qe i ke rene shkurt, por historikisht, pas atyre njerezve banal(si keta ka edhe ne amerike e kudo), fshihen natyrisht disa kryehorra, qe duan ta marrin pushtetin per te kenaqur manite e tyre te ndyra.
Keshtu i dashur kjo shitblerje kafshesh tek PS, e ka nje shpjegim, dhe kushdo qe ka pak mend e kupton, se pas tyre eshte nje kryehorr, qe shpreson se me keto spektakle te ndyra, do te mund te rimarre kreun e PS. Dhe kete e ka organizuar me ata horrat e tjere, qe Edi Rama i mbajti me shpresen se mund t’i ndryshonte, por se harroi qe, derri lind e vdes po ai.
Sa per ndeshkimet qe thua Luis, ne keto kohe demokratike, nuk jane metode pune ne Parti. Te gjithe anetaret e cdo partie jane te lire te largohen te krijojne nje organizate te re, ose te vazhdojne jeten e tyre(ne shqiperi politikanet largohen kur vdesin se jane mesuar me te rrjepur vendin e nuk dine te bejne ndonje pune). keshtu qe ndeshkime nuk ka .
E kam thene qe ne fillim qe po humbi Rama ,Tiranen ,socialistet do i drejtohen LSI .Arsyeja eshte e thjeshte :S ka shprese se PS do mare pushtetin,dhe e vetmja menyre per te he zene ndonje pune te rehatshme ne shtet apo per te fituar ndonje tender eshte antaresimi ne LSI.Kjo rrjedhje e antareve apo tradheti do behet me e madhe kur te afrohen zgjedhjet e 2013. Regulli NR 1 ne kapitalizem:Ligjin e ben paraja ,vlerat vijne pas parase.
Pesonalisht mendoj qe x ka te drejte kur thote qe Rama e ka arritur me merita te padiskutueshme e nje kontribut historik kreun e partise dhe te gjithe ato xhaketa te vjetra e ndjejne qe gradualisht do zevendesohen me njerez e sigurisht do te sjellin nje fryme e vizion te ri. A nuk eshte ajo qe ne si popull duhet ta mbeshtesim fooort??? Te marresh partine me te madhe ne vend dhe te tentosh te reformosh ujqerit e vjeter eshte pothuaj vetevrasje politike dhe une mendoj qe deri tani Rama ja ka dale mire. E vetmja gje qe duhet te beje eshte te filloje TURIN e MADH me shqiptaret, per ti bindur qe ai eshte alternativa. Qente si Kaci, HArasani, Nano, Malaj le te lehin, karvani duhet te shkoje perpara. PS ka njepergjigjesi te madhe kombetare ne keto momente te veshtiar per Shqiperine qe e ka mberthyer korrupsioni, krimi i mafia shteterore. RAMA duhet ti bejne ata tradhtaret e partise ne qender e ne baze te duken te vegjel duke u angazhuar me prezantimin e strategjise e vizionit te tij per te transformuar Shqiperine. Nese masa degjon gjera konkrete e propozime te hapura per ta rilindur kete vend besoj qe lehjet e plehrave ne partine sociliste do ngjajne si kuisje te PD-se. Nese do te duan te identifikohen me opoziten e PS le ta bejne, besoj vetem dem do ti bejne vetes. Nje zgjidhje e kane. Le ti bashkohen Ilirit se ku i dihet mbase ja marrin atij partine d.m.th. LSI-ne ?
Rama ne Turin m Shqiperine duhet te krijoje nje ekip frymezues me profesioniste te cilet do te jene njerezit pas platformes. Djemte e vajzat e reja me deshire e vizion per ta ndryshuar sinqerisht kete vend ka me shumice. Majfton ti inspirosh e me mire se Rama kete se ben askush tjeter.
Edhe ju lutem me beni nej nder. Kini pa me shume respekt per veten… Ne shqiptaret nuk i meritojme as Berishen, as Ilirin,as Nanon, as Jozefinen, as Kacin, e shume e shume te tjere … MJAFT MO SE NA VDIQET me keto gerdalla te padurushme… Ky vend ka nevoje te shkundet e te rilinde e te gjeje vlerat morale te humbura prej shume kohesh.