Quhet Masiela Lusha dhe është ndoshta shqiptarja më e famshme në botë, por që në vendin ku ka lindur nuk njihet dhe nuk nderohet aspak. Është e pafalshme që mediat shqiptare mbushin faqe gazetash dhe programe televizive për personalitete pa pikë vlere dhe pa asnjë lidhje me vendin dhe neglizhojnë plotësisht ata që e nderojnë Shqipërinë tonë në mbarë botën.
Nuk është një fakt i panjohur që shqiptarët u kthejnë kurrizin heronjve dhe personaliteteve që i përkasin plotësisht kombit, ndërsa kërkojnë me ngulm të bëjnë heronj ata me pak ose aspak prejardhje shqiptare dhe atyre që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e vërteta kombëtare, që nuk gëzojnë statusin e profesionistit në fushën e tyre dhe që nuk e njohin aspak Shqipërinë dhe gjuhën e saj. Nuk është rastësi që në 20 vitet e fundit sportistët shqiptarë fitojnë medalje në kompeticione të ndryshme sportive me flamuj të kombeve të tjerë, që fëmijët shqiptarë shfaqin gjenialitetin e tyre kudo nëpër botë veç këtu në vendin e tyre, apo intelektualë që kontribuojnë më talentin e tyre në vende jashtë Shqipërisë, të gjithë, vetëm e vetëm sepse janë braktisur nga kombi i tyre. Askush nuk i nderon ata!
Të zhytur në ethet e luftës politike dhe të përfshirë plotësisht në të, shoqëruar me një jetë artistike me aktivitete amatoreske plot skandale të rëndomta, shpesh të fryra artificialisht për pseudo-celebrities shqiptare, mediat në Shqipëri nuk e marrin mundimin të indentifikojnë të famshmit dhe të nderuarit e vërtetë të botës shqiptare kudo ku ndodhen duke i lënë ata të panjohur për publikun e gjerë.
Por rasti i një vajze tiranase të quajtur Masiela Lusha është më flagranti dhe më i pakuptueshmi, sepse ajo i përket botës së kinemasë dhe televizionit kaq të dëshiruar nga mediat. E megjithatë në 26-vjetorin e saj askush s’u kujtua të shkruante një mesazh urimi, apo të transmetonte disa minuta reportazh televiziv për këtë personalitet të botës shqiptare. Duket qartë se me low profile-n e saj ajo nuk “meritonte” asnjë dedikim që u rezervohet diletanteve që përfshihen në skandale, të cilët më shumë duken se bëjnë bujë e zhurmë kot. Dhe me të vërtete, jemi mësuar tashmë të shohim fotografi me bikini sa vetë faqja kryesore e gazetave të një vajze shqiptare që ka vendosur t’ia tregojë botës lulen dhe frutin e saj natyral, apo një tjetre që bën porno hardcore joprofesioniste në Shtetet e Bashkuara, apo se sa bërtet e çirret Bleona Qerreti për kontributin e saj nudo në çështjen shqiptare apo sherrin catfight të dy këngëtareve amatore, raportimet për të cilin duket se nuk do të mbarojnë kurrë, e shumë e shumë të tjera të tipit tabloid. Dhe pastaj, ne ndjemë fort tërmetin e fuqishëm që shkaktoi vizita në Tiranë e Eliza Dushkut, e cila nuk ka ndonjë lidhje të afërt me Shqipërinë, ku kryetari i pazgjedhur i Bashkisë, krah saj, zgërdhihej me buzëqeshjen e tij të ngrirë si një manekin në një skenë filmi, dhe ku të gjithë ne mësuam sa mirë Eliza Dushku e fliste anglishten. Nuk kam asgjë me Eliza Dushkun, megjithëse vizita e saj politike në Tiranë më la të kuptoj sa poshtë ka rënë në të vërtetë; ajo ka babain me origjinë shqiptare dhe ndoshta meriton pak nderim, por kyetari i Bashkisë së Tiranës ndoshta nuk e di se një vajzë e lindur në Tiranë, nga prindër shqiptarë është e një kalibri më të madh se Eliza Dushku, sepse përveç aktore e njohur, ajo është shkrimtare, përkthyese, aktiviste dhe një gjeni sipas vlerësimit të disa mediave amerikane. Dhe në 23 tetor, kryetari i Bashkisë, mediat dhe gjithë shqiptarët harruan t’i uronin asaj, Masiela Lushës, Gëzuar Ditëlindjen. Sa turp, kur e mendon se sa do të thotë kjo për një njeri që jeton në Shtetet e Bashkuara dhe që e do me shpirt vendin ku ka lindur.
Masiela nuk ka nevojë të bëjë tatuazh shqiponjën përkundrejt pagesës dhe pastaj t’ua shesë mediave si patriotizëm demodé; ajo e ka shqiponjën në zemër që ditën kur lindi në këtë vend. Por e urtë e fjalëpakë, e adhuruar dhe e respektuar, larg skenave të skandaleve të bujshme, ajo personifikon më së miri vlerat dhe tiparet e vajzës shqiptare, krenare dhe e bukur si vetë vendi ku ka lindur. Por duke qënë e tillë ajo lihet jashtë vëmendjes së mediave shqiptare dhe për pasojë jashtë vëmendjes së bashkëkombasve të saj. Por kjo e bën atë edhe më madhështore, edhe më të lartësuar, edhe më të pakapshme, ndërsa mediat shqiptare i bën të reflektojnë mirë për atë ç’ka janë dhe ku duhet të jenë.
Po kush është Masiela Lusha?
Mënyra si mësova për Masiela Lushën është krejt e veçantë. Në vitet 2006- 2007 shikoja çdo ditë në televizor një nga sitcom-et e mi të preferuar “George Lopez Show”, një sitcom amerikan me platformë meksikane, të cilit nuk i kisha kushtuar rëndësi për emrat e aktorëve në fillim të episodeve. Një ditë, krejt rastësisht, lexoj emrin Masiela Lusha, vajza që në show interpreton Carmen Lopez-in, të bijën e George Lopez-it. Emri nuk më tingëlloi amerikano-jugor, madje mbiemri Lusha dhe emri Masiela, dukeshin si të njohur në Shqipëri. I emocionuar u ula menjëherë në kompjuter dhe hyra në Google. Aty, i mrekulluar mësova se vajza e bukur e George Lopez nuk ishte latine, por mesdhetare dhe ishte patriotja ime. Mësova pastaj se si një vajzë e lindur në Tiranë, me pjesë të fëmijërisë jetuar në Hungari dhe Austri, që ishte vendosur në Shtetet e Bashkuara vetëm 8 vjet më parë (1993), përzgjidhet në 2002 si aktore kryesore në një show plotësisht meksikan duke sfiduar mijëra të përzgjedhur latino-amerikanë të lindur në Shtetet e Bashkuara. Nuk mund ta përmbaja krenarinë për suksesin e saj dhe faktin që një shqiptare luante aq bukur rolin e nje amerikane me origjinë meksikane.
Mësova gjithashtu se ky show nuk ishte shfaqja e saj e parë në televizion, se ajo fliste rrjedhshëm disa gjuhë të huaja, se në moshën 12 vjeçare kishte botuar një libër me poezi në dy gjuhë, të titulluar “Persiatje të brendshme”, duke u bërë autorja më e re në botë në këtë stil; mësova se si u njoh si një ndër 10 Poetët më të Talentuar të Amerikës së Veriut dhe përgëzimi publik që mori nga ish- presidenti Bill Clinton i cili e inkurajoi atë të qëndronte si shembull për brezat e ardhshëm…
Dhe që atëhere karriera e kësaj vajze të talentuar njohu vetëm ngjitje, në botën e kinemasë, letërsisë dhe aktivizmit humanitar, sidomos në mbrojtje të fëmijëve dhe jo vetëm. Në 2007 ajo themeloi kompaninë e prodhimeve kinematografike Illuminary Pictures dhe ka prodhuar deri tani dy filma të suksesshëm. Për një numër të madh aktivitetesh, ajo ka fituar respekt dhe adhurim kudo, përveç ndoshta vendit të saj të lindjes dhe popullit të cilit ajo i kushtoi një deklaratë të fortë para mediave amerikane: “Ka një butësi të ndjeshme rreth popullit shqiptar dhe unë kam qënë dëshmitare e mikpritjes dhe e mbështetjes që ata ofrojnë. Në venat e mia rrjedh gjaku i tyre dhe unë jam krenare që të quhem shqiptare”
Duke kërkuar ndjesë për impenjimet e mia dhe pamundësinë e shkrimit të një artikulli më 23 tetor, ditëlindjen e 26-të të kësaj figure të madhe, ndonëse me vonesë i uroj asaj:
GEZUAR DITELINDJEN, MASIELA! Dhe vazhdo të na bësh krenarë që jemi shqiptarë!
Shume simpatike eshte !
Argita ime asht me e zoja dhe me e bukur…
Kjo eshte vajze e vogel dhe nuk krahasohet me Eliza Dushkun
Eliza eshte e njohur , eshte celebrity –Ndersa kjo nuk eshte e njofur sa Eliza
Por ky qe ka bere artiullin qenka shume primitiv , se kur mbur dike nuk ke pse shan te tjeret
dhe aq me teper Eliza Dushkun qe eshte shume tip i vecante femre te gjithe tv-te kure ftojne ate ne studio tregojne respekt maximal
–Dhe ajo sa here del ne tv , do e theksoj faktin qe eshte shqiptare
–Ca thote ky deficenti qe ka bere artikullin –Tatuazhi ehste patriotizem demode ?– Ik ore provincial i neveritshem
—-Ngaqe vegjetojne akrepe te tille ne opozite prandaj dhe kjo opozite do votohet gjithmone e me pake
–Eliza e tregoi tatuazhin e saj me shqiponje ne tv-te amerikane , dhe ne ato emisione q ekane shikueshmeri jashtezakonisht t elarte ketu ne USA ,
pa pasur nevoje tu shesi mend ca njerezve qesharake DHE PROVICNIALE TE BOTES SE TRETE si puna juaj , qe kane pushtuar opoziten shqiptare
Dhe as nuk diskutohet Eliza eshte shume here me e fameshme se kjo vajza e re
–Por qe sidoqfte edhe kjo eshte vajza jone dhe i urojme suksese,por tani kete nuk e njef asnje –Ah po e njef opozita looooooooooool
–Elizen e vuri njehere ai Anton Kuchner ne kamer te fshehte –dhe e bene sikur ajo kishte vjedhur dicka ne nje dyqan robash
-kur Eliza u cmend nga inati , po i bertiste managerit te dyqanit –Tamam shqiptare hahahahahahahaa
Pastaj doli Kuchner dhe i tha qe eshte kamera e fshehte ….
gazetat tona i ka pushtuar rozana radi me cicat me silikon.nuk ka vend per artistet e verteta tonat neper bote.pastaj kemi dhe ciljeten me gjoksin e zvogeluar.
Urrime Masiela per ditelindjen tene,u befsh njeqin vjece dhe suksese ne jeten tene.Me te vertete ndjehesh krenar kur degjon per sukseset e bashkekombasve tend,te duken sikur ato,jane edhe te tuat.
NUKE KISHA DEGJUAR ME PARE PER KETE EMER,DHE TE THEM TE DREJTEN JAM LEXUESE E RREGULLT E SHTYPIT SHQIPAR.MBASI NDODHEM LARG VENDIT TIM JAM SHUM E INTERESUAR TE DIJ PER GJERAT TE NDRYSHME RRETH VENDIT TIM,PER KETE ARSYE KERKOJ TE INFORMOHEM NEPERMJET TV DHE SHTYPIT TE PERDITSHEM QE LEZOJ.SOT PASH KETE ARTIKULL NE GAZETEN TEMA DHE TE THEM TE DREJTEN U BERA KURJOZE DHE E LEXOVA .UN ME DJALIN TIM KEMI BISEDUAR GJATE NE LIDHJE ME NJE TOTUAZH ,DHEQE SIMBOLIZONTE FLAMURIN SHQIPTAR ME SHQIPONJEN NE MES, DHE SHUME KEMI DEBATUAR SE DJALI DONTE TA BENTE NDERSA UN ISHA KRYEKEPUT KUNDRA,U MUNDOVA TA BIND PER ARSYE SE DJALI ME THOSHTE TA BEJ SE UN JAM SHQIPTAR, UN I THASH NE RASTESE DON TI TREGOSH DIKUJT SE JE SHQIPTAR E PARA TE JESH ME ZEMER DHE E DYTA ME VEPRA TREGOJE VETEN DHE BEHU NJE REGJIZOR I FAMSHEM ME SHKOLLEN QE PO BEN DHE ATHER DO TA MARIN VESH TE GJITH SE TI JE NJE SHQIPTA BILE NJE SHQIPTAR I DEVOTSHEM,MORA SHKAS NGA ARTIKULLI DHE TREGOVA PER DJALIN. NDIHEM SHUM KRENARE PER MASIELA LUSHEN QE ESHTE NJE NGA KATEGORITE E TE RINJVE QE ME TE VERTET TE BJNE KRENAR PER VENDIN KU NE KEMI LINDUR. DO DESHIROJA QE TE NDJEHESHA EDHE ME SHUM KRENARE KUR NJE DIT TE SHKRUHEJ DHE TE TREGOHEJ SE DHE DJALI IM DHE SHUM RINI TE ISHIN NE STADIN E MASIELES SEPSE PO NUMEROHEN TE RINJ ME SHEMBULLIN E LUSHES,UNE TE UROJ NGA ZEMRA DHE ME SHUM DASHURI TE BEHESH 100 VJECE MASIELA,SHKALLET E SUKSESIT TEND TE JEN GJITHMON NE RRITJE,VAZHDO KESHTU,NDERSA PER MEDIAT DHE SHTETIN QE NUK JU BIEN NE SY TE RINJ ME CILESIT E MASIELES ESHTE ME TE VERTET PER TE ARDHUR KEQ.MASIELA NJE SHEMBULL I MIRE PER GJITH RININE SHQIPTARE
Para pak dite vdiq ne amerike Paul leka,musikant qe la nje nder “hit”-et e amerikes,me ate te gjon belushit,kengen 3Na ,na ,na,hey hey 3 qe sot kendohet neper stadiume e eshte rikenduar gati nga gjithe artistet amerikane!
Ishte shqiptar,i martuar me nje shqiptare,engjelushe Leka…Teper i famshem per Tiranen komuniste e pseudovlerave!
eshte vertete interesante edhe uen kur isha ne USA e ndiqja me vemendje kete show, hallal ja befte zoti per ato vlera qe ka dhe si tironse qe eshte , suksese te metejshme
nese doni te dini me teper per Masielen, mund te vizitoni faqen e saj http://www.masielalusha.com/ – (eshte ne english)
Ka luajtur dhe ne Law and Order Episode: Blasters. Eshte nje episod rreth mafies shqiptare ne New York.
http://www.youtube.com/watch?v=PnThsiD7Uq4&feature=related
Eshte ajo qe i kane zene gojen me ngjites. Ne kete episod e ka emrin Mira.
Shume e njohur dhe e zonja.I uroj suksese ne karrieren e saj.Fatkeqesisht shqipetaret e famshem ane e mbane botes nuk njihen nga kjo bande qe ne e quajme qeveri.Kjo e merr Eliza Dushkun ne maje te kembes.
I uroj gjithe te mirat,fat dhe mbaresi.
1- Respekt masksimal për Marselën. Jetë të gjatë dhe të lumtur, për veten dhe familjen. E respektoj si Shqipëtare, ndërsa vlerat dhe parat me siguri do ja japi vëndi për të cilin punon.
2- Po prite vlerësim nga Fatosis Nanos, Sali Berishoviqi dhe Iliris Metis. duhet pa tjetër të njësohesh me karakterin e tyre. Vajza paska shpëtuar që nuk ka rënë në dorën e këtyre panterave antikombtare sepse, do ta kishin mbuluar me gëlbazën e qelbur të krimit dhe hajdutllëkut.
3- Kujdes! Që kombi të vlerësojë individin, qoftë dhe një talenti i math, së pari duhet të punoi dhe të shkruaj diçka për kombin, të paktën ti japi adresën ku ndodhet. Mendimi im është se idiferentizmi dhe ftohtësia për kombin tek Shqipëtarët është unikale, dhe jo vetëm një shfaqje e pushtetarëve të neveritshëm sot.
4 – Ne shqipëtarët duam një kurë për të qartësuar mëndjen dhe të forcojë dashurin për njeri tjetrin, e cila çon në kompaktësi kombtare.
Përsëri komenti nuk u shfaq
Urimet me te sinqerta per Masiela Lushen ne 26 vjetorin e ditelindjes. Zoti te bekofte dhe te ndricofte ne cdo hap te jetes.
Ngushellimet me te sinqerta per muzikantin Pal Leka.
Ju lutemi shume shtypit, te na informojne me shume ne lidhje me personalitete te nderuara te kombit tone kudo qe ata ndodhen, ndihemi shume krenare per ta.
Mos u habisni se ,perse Shteti shqiptar nuk interesohet per njerezit e TALENTUAR te tij!!!Kemi 21 vjet,qe Sali Berisha,si AGJENT I UDB-se serbe,punon per te SHKATERRUAR cdo gje te mire shqiptare!!Ai po ben te pa munduren,qe VLERAT ME TE MIRA TE HISTORISE,LETERSISE,KULTURES DHE SPORTIT SHQIPTAR nder vite te PERDHOSEN!!!Ai e ka futur popullin ne LUFTE KUNDER NJERI TJETRIT,duke na ndare sipas partive,krahinave dhe ideologjive!!!Ai ka nxitur dhe zhvilluar LUFTEN E KLASAVE me ZI SE NE SOCIALIZEM!!!Ai nuk ka njohur LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,HERONJTE E ASAJ LUFTE DHE DATEN E CLIRIMIT,29 NENTORIN!!!Ka 21 vjet,qe ben gjoja LUFTE ME FANTAZMEN E KOMUNIZMIT,per te larguar vemendjen nga KRIMET E TIOJ NE KAPITALIZEM!!!Ka vjedhur e tjetersuar PASURITE PUBLIKE te Shqiperise per familjen e tij dhe FAZLLICET!!!Ka shitur DETIN E JUGUT GREQISE,ka vjedhur votat,pra pushtetin HAPUR FARE NE SYTE E GJITHE BOTES!!!KUR KA HAPUR DHJETRA FRONTE LUFTE BRENDA VENDIT,KU TA KEMI MENDJEN PER TALENTET JASHTE VENDIT???PERCARJA DHE VARFERIA JANE MJETET,QE SUNDIMTARET KRIMINELE PERDORIN PER TE MBIJETUAR!!!KETE PUNE BEN SALI BERISHA,ndersa ka plot ZAGARE BRENDA E JASHTE VENDIT,QE E MBAJNE PER BURRE SHTETI,PAS SKENDERBEUT!!!!Haaaa!!TURP I MADH!!!
urime Marsela .. edhe 100 vjet te tjera
Falenderojme perzemersisht z Kola qe na dha te gjitheve kenaqesine e njohjes se SHQIPTARES se madhe por te thjesht Maseles dhe i uroj nga zemra jet te gjat e suksese ne pune per ta çuar sa me lart emrin dhe famen e saj duke na bere edhe ne te gjoret shqiptar te ndihemi mire me figuren e MASIELA LUSHES.
O shoku Kola nga kacubja:
qe te arrish te besh kar-rrier ne aktrimi sidomos ne usa duhet shum ditelindje te festosh dhe jave per jave, keshtu qe na le rahat aman se kemi halle te tjera e jo te festojm ditelindjet e ….
nuk po festoj dot ditelindjen time pa
dhe harrova:
nuk jan heronj ata qe shetisin me kerthize jasht neper hollivud ti Kola ?
Kurse heronjte e vertet shqiptar kan shetitur me shpate neper mejdane lufte more vesh oooo Kolllllllllll
ooooo Bullshitttt, o po ne c’kohe jeton or tai? C’jane keto shpata qe kerkoke sot? Ik or’ tutje e mos fol marrezira! Del si pyk aty ku s’ke vend
cfare ka bere kjo qe qenka hero or taj “une”
Ne Shqiperi talentet shuhen,eshte nje pakice qe ngrihet lart per agjitacion e propagande neokomuniste,demon-kratike.
Politika ngre ke do ajo shtyp po keshtu ke te doje ajo me metodat nen rogos.Vazhdon si dikur ca te nenes ca te njerkes.Nga frika per te ruajtur cifligun.Shqiperia eshte e neocifligareve me kelyshet e tyre.
Gazeta.
FLM zAlfred Kola,qe na informove per kete vajze dhe me cfar lexuam sinqerisht u mrekulluam dhe nga zemra te urojme Masiela jete te gjate,shendet e suksese ne jete.Nuk kemi cte shtojme me teper nga sa thote Alfredi ne drejtim te kryetarit te pa zgjedhur qe e mori me dhune Bashkine,eshte nje kopje e keqe e shemtuar e sali berishes.
Alfred te pergezoj per shkrimin. Hyra edhe ne wikipedia e gjeta te njejtat gjera. Disa njeres mediatizohen edhe me shume se sa meritojne, te tjere u pershtaten rrethanave per qellime te caktuara, ndersa disa te tjere as nuk duane t”ia dine per keto avantazhe, por vazhdojne punen ne heshtje, tregohen modest megjithe arritjet per tu patur zili. Shkrimi juaj sensibilizues mendoj se mund te beje nje fare efekti, per ata qe kane sy e mendje per te lexuar. urime ne shkrime te tjera.
Urimet me te perzemerta Masiela Lushes. Urime cdo shqiptari dhe shqiptareje qe me punen dhe vepren e tyre nderojne jo vetem vetveten por edhe kombin qe i perkasin.Eshte shpresa e vetme e ketij vendi te zaptuar nga injoranca dhe babezia e nje klase politike qe eshte kthyer ne nje barre te madhe per ecjen e Shqiperise perpara. Ne nje vend ku vidhet vota, ku vriten qytetaret ne bulevard dhe ku depot e cmontimit te municionit ngrihen ne mes te fshatit per ti marre jeten 35 femijeve, grave dhe pleqve, ne nje vend ku zevendeskryeministri filmohet duke vjedhur dhe “ekspertet” e drejtesise qesharake deklarojne te paqene ate qe gjithe bota e sheh,,,,,,ne kete vend nuk ka kush “kohe” te merret me kulture dhe me djem e vajza shqiptare qe nuk pergojohen per krime apo zullume,,,por per balet,opera,letersi dhe kinematografi.Eshte koha per shqiptaret qe ia duan te miren Shqiperise, te kuptojne se rruga drejt shpelles qe po e drejton vendin kjo qeveri nuk eshte rruga e se ardhmes se begate por e se tashmes hajdute.
nuk e di si ta lajmeroj edhe une lul bashen dhe berishen se ndoshta me shpall qytetar nderi te tiranes..sepse edhe un e bej sh,,,rrn ne amerike edhe dh,,em ne banjo amerikane.kaq mjafton vetem te jesh ne amerike je me fame,,popull kot