Nga se vuan Drejtësia ?

28 Tetor 2011, 20:14Blog TEMA
Nga se vuan Drejtësia ?

2. Mbi reformen ne Drejtesi

 Fitim Hoxhati

 

Reforma në drejtësi  si çdo reforma  ka  e duhet të ketë  shkak   dhe mbi këtë bazë  duhet të ketë një  synim. Këtë e kemi thënë  të gjithë e gjithmonë   dhe në dukje është e saktë , korrupsioni   e paaftësia , por e keqia është se   këto terma   kanë na tyrë deklarative,  politike e propagande partiake,   sepse nuk shoh  të jetë bërë ndonjë analizë konkrete e as   rrugë konkrete për  luftimin e tyre .Reforma nuk bë het me teza të hedhura  në seminare e konferenca  , teza që  po të më kërkohet mund të vërtetoj se janë pikë  për pikë përseritje  prej kaq e aq vjetësh . Kjo jo vetëm  se  pjesmarja    disiplinohet me një ftesë e me  një program  bajat : referati  me  temën .. nga x,  pyetje e përgjigje nga y  , diskutim i  kryesor nga filani   e diskutimi  i dytë nga fisteku . Ah po edhe .. konkluzionet: Të rriten inspektimet , të  rriten procedimet  dhe dënimet për korrupsionin   e të tjera si  këto  që me  ngjajnë si recetat e gjata të disa mjekëve tanë që njohin vetëm  mjekimin  e sëmundjes e   nuk e njohin parandalimi e saj . Reforma   duke  analizuar shkencërisht problemet për  të dalë në rrugë zgjidhjet nuk behet  as me debate  televizive  të cilat në më të shumtën vlejnë për tërhequr vëmëndjen e publikut  për problemet ,    në mos po që ta dijë ky publik   “sa i zgjuar jam  e si i a  bëra  mat filanit  “ .

Nëse bëhet punë  e vërtetë shkencore për kriminalitetin a konfliktet civile , natyra  , llojet ,  tendecat  , shpërndarja , të dhënat për personat e implikuar , format , më  nyrën e  ndëshkimit   a zgjidhjen e tyre  e plot të tjera,   mjafton  të dihet se  që nga   viti 2008 në Shqipëri nuk del statistika e përqëndruar në shkallë vendi sepse  specialisti i vetëm  që paguhet për atë   punë  vërtetë   ulet në  karrige por bën punë të një sektori  tjetër    me organikë të bollëshme e të plotësuar. Se si mund të  studiohet  sëmundja  pa analizat e të dhënat e  nevojëshme këtë e dinë vetëm…. xherahët .

                            ***

Kur  u njoha me deklaratën  e të nderuarit nënkryetar  të K.L.D, z. Kreshnik Spahiu, se dy janë problemet më madhore me të cilat përballet sistemi i drejtësisë: vonesat në afatet e gjykimit dhe nepotizmi (Gazeta Shqip dt 19.4.20)  më erdh për të qeshur sepse tablloja reale e Drejtësisë tonë na nxjerr të dhëna e probleme  tejet të rënda para të cilave  vonesat e proceseve  janë  pesë me hiç e që padyshim nuk i hasim jo në Europën perëndimore  por as në vendet e tjera të Ballkanit , sikurse del nga  statistikat zyrtare  të Ministrisë  tonë të Drejtësisë për  aq sa janë publikuar në vëllime  të posaçme e në internet deri më 2008  ( për  3 vjetët e fundit duhet të ketë shkrirë shërbimin e  saj statistikor ndryshe nga Gjykata e Lartë që ka korrektese të dukëshme  edhe për vitin 2010.)

Pa dyshuar në aftësitë profesionale e ndershmërinë e shumicës së juristëve , gjyq ta rëve , prokurorëve  e avokatëve, përmasat  e të dhënave negative statistikore  duket se nuk  njihen nga dinjitarët tanë të Drejtësise përderisa nuk mund të them se  mby llin  sytë.

Të marrim cilësinë e vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore  që na japin mundësinë të zbulojmë simptomat e dy   nga semundjet kryesore  të Drejtësisë . që për mua  janë paaftësia profesionale  në shkallë e përmasa shqetësese    dhe korrupsioni .

Më 2008   gjykatat e Apelit kanë cënuar 29 % te vendimeve penale të shqyrtuara  me rekordet e Apelit Shkodër 53 %,  Korçë  44 % .  Vlorë 58 % Fier dhe Apeli i Krimeve të rënda 45 % etj,  ndërsa  nga   gjykatat e rretheve gjyqësorë,   Tepelena  50%.  Fieri 60 % ,  Lezha 73%, Kukësi  75 % . etj

Tabllo të tillë në penalet  kemi edhe për vitet e mëparëshme , më 2007  gjithsej cënuar 28 % e çështjeve të shqyrtuara  në gjykatat e Apelit, me 2006 mbi 50 %   më 2005 rreth    65 % etj..

E tillë  është tablloja  edhe   për çështjet civile : me 2008 cënuar 32  % më 2007  28 %. më 2006 afro 50 % me 2005  mbi  30 % etj.

Nga sondazhet e njëjta punë edhe me 2009. Gjykatës së Tiranës i janë cënuar  gjithsej rreth 25 % e vendimeve  ndërsa asaj të Shkodrës  24 % etj

Duke lënë mënjanë domethënien e këtyre të dhënave për cilësinë e punës dhe shkallën e drejtësisë reale, vetëm në aspektin  ekonomik këto të thonë se përgjithësisht 30 % e buxhetit  të Drejtësisë vete dëm ndërkohë që në fushë të biznesit , rëndimi  i kostos së prodhimit  në përmasa të  tilla ka vetëm një përfundim:  Faliment!

 

Por ç’flas ! Një të të gjashtës  së  palëve  u ështe  bërë padrejtësi  ndërsa një të gjashtës tjetër   u janë njohur të drejta ne kundërshtim  me ligjin .

E shikuar me dylbitë e Komitetit Shqiptar të të drejtave të njeriut me 2008 rezultojnë afro 30 mijë çështje civile  me palë kundështare    dhe duke pranuar  se në të palët janë  vetëm  me nga një  person  dalin    60 mijë  dhe me një të tretën  20 mijë  të dëmtuar ose të favorizuar padrejtësisht  që kanë pasoja  në gjithë familjet përkatëse  që  ndaj mezatares familjare prej tre vetash   japin 60 mijë të dëmtuar apo të favorizuar.

Ndërkohë kemi afro 31 mijë çështje me palë të vetme që  përfaqësojnë  90 mijë familiare     që japin     30 mijë të dëmtuar apo të favorizuar . Gjithsej të tillë në proceset civile    ,100 mijë veta.  U duhen shtuar këtyre  dëmtimet nga preceset  gjyqësore penale dhe demtimet nga e çështjet e hetimore të pushuara por  të rifi lluara .

Dhe në  të gjitha këto  nuk përshihet   gjithë rrethi i të dëmtuarve apo përfituesve padrejtësisht  sepse  kryesisht në gjykimet civile me palë e kundërshtare mund të  kemi  edhe  10 a 20  persona  e më shumë  që përbenë  palet në seicilin  krah      sidomos në çështje të tilla  si kthim pronash , pjestim pasurie  ,  apo  konflikte trashëgimie  sikurse mund  të kemi edhe në gjykimet  me palë të vetme por me shumë   pretendues   siç ndodh rëndom në   vertetimet e fakteve juridike  etj .

                                        ***    

Nuk do ishte pa  bukë  të thuhen dy fjalë edhe për  cilësinë e vendimeve të Gjykatave te  Apelit  e pse jo edhe të Gjykatës së Lartë por  as është vëndi  e as i lejoj vehtes të bëhem monoton,  ndaj për të gjitha gjykatat  e bashkë me to , këtë radhë edhe për Prokurorinë,  Ministrinë e Drejtësisë e atë të Brëndëshme,do them nja dy fjalë që kanë brënda komedinë e tragjedinë  profesionale .

Është fjala per çështjen Almir Rrapo:

Me datën  2.7.2010  në përgjigje të një kërkese amerikane për ekstradimin e tij , me  mbështetje të Ministrisë së Drejtësisë   e Prokurorisë , është arrestuar Almir Rrapo                                                

Gjykata me  datë 30.09.2010 ka,pranuar  kërkesën e  Prokurorisë për ekstradimin e tij  në Sh.B.A., vendim të cilin   Gjykata e Apelit Tiranë  me datë 01.11.2010,  e ka lënë në fuqi .

Me menjëherë pas kësaj , Gjykata e Strasburgut kërkoi pezullimim e ekstradimit për më kot .Me datën 25 nëndor  2010  realizohet ekstradimi i tij .

 

Deri këtu, ligjërisht gjithçka në rregull . Në  dukje nuk ka as komedi e as tragjedi Për të gjitha vendimet e gjykatave,  nuk kanë  një fakt , që për nderin e tyre profesional do ish më mirë të thuhet se i janë shmangur qëllimisht në të kundërtën del bllofi profesional :   Almir Rrapua nuk është arrestuar në Shqipëri ! Ky është një fakt thelbësor sepse  Shqiperia ekstradon vetëm të arrestuarit në territorin e saj

 

Kjo doli  menjëherë mbas arrestimit dhe para  kërkesës së prokurorisë për ekstradim, në   letren  e Almir Rrapos drejtuar  ambasadorit amerikan shkëlqesisë së tij Dr. John L. Withers  publikuar më 14/07/2010 në të cilën saktësohet se  arrestimi i tij është  bërë :“…më datë 02.07.2010, në mjediset e Ambasadës që Ju administroni  “.

 

Të gjitha organet tona shtetërore ,Policia, Ministria e Drejtësisë  , Prokuroria,  gjykata  e shkallës së  parë Tiranë ,  ajo e Apelit dhe vetë Gjykata e Lartë ,  nuk dijnë  në mos po nuk duan të dijnë se territori i një ambasade   ka statusin e eksteritorialitetit  dhe  në aspektin e ligjëshmërisë  është pjesë e territorit të shtetit që përfaqson ,  status që njihte dhe respektonte edhe  shteti I diktaturës së proletaritit sikurse  dihet nga të gjithë me precedentët  e hershem  të Popajve    dhe mijrave  qe u dyndën ambasadave me 1990. Në këtë  kuptim arrestimi nga shteti shqiptar  i një personi  në territorin e një shteti  tjetër  është  një rast pa precedent   i cënimit të sovranitetit të atij shteti .  Këtë  rast e ka  parashikuar e rregulluar posaçërisht  Kodi I Procedurës sipas nenit 490/2.a   të të cilit veprimet për ekstradim   nuk lejohen kur  personi  që kërkohet të ekstradohet edhe sikur të mos këtë shtetësinë përkatëse  është kthyer  vullnetarisht në  territorin e shtetit që e  kërkon.Kjo sepse ekstradimi ndodh me arrestin në territorin e një shteti  dhe dërgimi në territorin e shtetit kërkues .Kjo do të thotë se  gjithë këto gjyqe    kanë qënë  pa vend .

 

Padyshim , hyrja e policisë sonë në ambasadë është bërë me dijeni e pëlqimin e autoritetit përkatës  por kjo nuk  I ndryshon gjërat.  Me hyrjen e Rrapos në ambasadë procesi I ekstradimit e humbi fuqinë . Tashmë,  në thelb Amerika i ka kërkuar ndihmë Shqipërisë të  bëjë një arrestim  në …Amerikë.   Transportimi  I tij nga  ambasada në Amerikë nuk është as ekstradim e as  kalim tranzit që ndodh  mes tre shteteve  , arrestimi në shtet i një personi  për ekstradim dhe transportimi në shtetin kërkues nepërmjet një  shteti të tretë, neni 502 i KPrP. Rasti i Rrapos nuk është  as ekstradim e as tranzitim  për të cilat  duhet  ligjërim nga organet shqiptare por  thjeshtë transportim i një personi për të cilin  mund të jepet vetëm ndihmë teknike  dhe respektim   i rregullat  kufitare  .

 

Për ta mbyllur këtë pjesë duhet thënë se edhe po të pranohet se Gjykata e Strasburgu   nuk duhet  të jetë   informuar se arrestimi, ka ndodhur në ambasadën amerikane  me kërkesën për pezullimin e ekstradimit ka shkelur të drejtën ndërkombëtare sepse në bazë të Konventes Europiane për mbrojtjen  e   të drejtave  të njeriut  dhe lirive themelore , ajo gjykatë investohet vetëm pasi pretendimet e kërkuesit  të jenë shqyrtuar nga të gjitha hallkat kompetente të ven dit  të tij  e në këtë drejtim  ajo ështe në dijeni  se procedurat vazhdojne  përderisa  ngulmon  të pritet vendimi i Gjykatës së Lartë.Kjo do te thotë se Gjykata e nderuar , nëse vërtetë ka urdhëruar pezullim  ,i ka lejuar vehtes të  cënoje statusin e saj . Mos  ka menduar  se   Shqipëria nuk  është  as Francë  e as  Sllovaki por  ..  këmbë dhie  ?.

–         Vijon –

4 komente në “Nga se vuan Drejtësia ?”

  1. skenderbeu says:

    Artikulli eshte shume i mire por teper profesional per lexusin e zakonshem …..

  2. F.Kosho says:

    Shqiptaret jane bere llafazane te medhenj,lene dasmen(reformen zgjedhore) dhe shkojne per shkarpa.
    Si llafazane lexojne nje gazete fund e krye dhe s’bejne azgje konkrete p.sh. per reformen zgjedhore.

    Kjo ju zgjat kohen per te vjedhur.

    F.Kosho

  3. raimondi says:

    Une nuk kuptoj pse gjykatat tona nuk gjykojne me komision gjyqtaresh te krijuar nga populli sic e ka edhe USA , Italia etj –Ku jane (Jurors = njerez te thjeshte te zgjedhur ne mes te popullit ) ata qe vendosin per dhenien e vendimit mbi bazen e fakteve qe paraqesin avokatet dhe prokuroroet

    —–Kjo metode qe ka USA , eshte nje metode qe e nxjerr jashte loje korupsionin qe bejne gjyqtaret

    –Ne fakt ne USA , e kane kete metode vetem per disa lloj ceshtjesh , por ne Shqiperi duhet aplikuar per te gjitha ceshtjet, t epakten tani sa te konsolidohet demokracia , dhe ne ket’ menyre del jashte loje korrupsioni

    –Une nuk e kuptoj pse nuk aplikohet kjo metode demokratike ne gjykim ne Shqiperi ?

    —-Kjo metode e gjykimit me te zgjedhur nga populli ka qene edhe ne kohen e Diktatures, por atehere ishte fromale

    …Ama existonte si Institucion gjykimi me gjyqtare te zgjedhur nga populli

    –Por kjo metode gjykimi i ceshtjeve me gjykates te zgjedhur ne popull ,
    eshte metoda me demokratike dhe vjen qe nga koha e Greqise Antike

    —- Interesatn eshte se Enveri megjithse ne diktature e kishte vendosur kete metode gjykimi , duke i dhene nje aparence demokratike gjyqesorit te tij

    -Ndersa demokracia shqiptare sot , ne vend qe kete metode gjykimi ta bente tamam Funxionale , ajo e hoqi fare ….!!!!!!!!??????

    -Dhe tani hajde merru me gjyqtaret qe jane te gjithe te koruptuar,sepse ne jemi ne fillim te demokracise dhe natyrisht ata duan te pasurohen

    ——Sipas meje zoteria ne artikull duhet te diskutoje –Pse kjo lloj metode qe perdoret kudo ne boten moderne , ne Shqiperi nuk perdoret aspak ?

    –Apo keta politkanet tane nuk kane besim tek populli shqiptar , se ju duket sikur populli yne ka nivel te ulet ?

    —–Nje gje duhet te dijne keta intelektualet pordhace qe kemi ne krye te cdo institucioni :

    Populli shqiptar deri tani ne sondazhin qe po bejne prej 10 vjetesh organizatat me serioze te EU dhe USA
    per matjen e koeficientit te inteligjences midis popujve –Shqiptaret jane ne vend te dyte ne Bote
    dhe ne te vend te pare ne Europe …

    — Pra zbatimi i metodes se gjyqtareve te zgjedhur nga populli i eliminon ato difeket qe paraqet zoteria ne artikull

    -Sa per ate te Strasburut , nuk ja vlen te diskutohet , –Eshte mire te mos vuajme nga megalomania…

  4. Fiku Detit says:

    Ne kuadrin e shoqerise me prozen e antikitetit grek tek “Edukata e Kirit” te Ksenofontit ( 435-335 p.e.r) po ju parashkruaj nje fragment pa koment per drejtesine:
    “Parimet e drejtesise i di mire,neno” (thote Kiri).”Si i ditke?”.”Kete e verteton mesuesi i im ;ky kish kuptuar se une isha aq i zoti ne kete mesim , sa qe me vuri dikur edhe gjykates qe te gjykoj shoket e mi.Madje ne nje gjyq hengra dhe te rrahura se s’gjykova drejt.Ja si qe puna : nje djale me shtat te gjate kishte veshur nje manto te shkurter ; udhes takoi nje djale me te vogel dhe me nje manto te gjate ; ia merr aty per aty , e vesh ate dhe te veten ia vesh djalit te vogel . Me vune gjykates dhe une mora kete vendim : Secili nga keta te mbaje rroben qe i vete pas trupit . Mesuesi me rrahu per kete gje dhe me tha : vendimi yt do te ishte me vend , po te ishe ngarkuar te gjykosh se kujt i pershtatet , kujt i vete mire kjo ose ajo rrobe ; po , meqenese ti u zgjodhe gjykates qe te gjykosh kujt i perket kjo ose ajo rrobe , kush duhet ta kete rroben , ai qe e ka pasur dhe qe e ka blere , apo ai qe ja rrembeu , duhej te vendosje sipas ligjit , i cili thote : “C’do gje e ligjshme , eshte e drejte ; c’do gje e paligjshme , e padrejte”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje