Sistemi je ti

27 Tetor 2011, 12:08Blog TEMA

Nga Ermal Petushi

Sa herë dëgjojmë të flitet  për “sistemin”, e imagjinojmë atë si një entitet abstrakt dhe të pandryshueshëm. Një motor i padukshëm që lëviz dinamikat e shoqërisë duke i ndryshuar ato vazhdimisht,dhe askush nuk mund të ndikojë në të: “Sistemi nuk ndryshohet”, “Sistemi vendos fatet tona dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”…

Në fakt, të tilla një mendime, çojnë pothuajse gjithmonë drejt ndjenjës së pesimizmit dhe nënshtrimit, shkaqe kryesore të pasivitetit dhe mungesës së veprimit konkret. Mendime që përveçse janë  kundërproduktive, janë edhe pamohueshmërisht të gabuara. Si sistem që përshkon çdo fushë të jetës dhe shoqërisë sonë, ai, apo politika social-ekonomike dhe globale në të cilën jetojmë, nuk është gjë tjetër veçse një produkt i njeriut.

Jemi NE ata që kanë krijuar sistemin, jemi NE që e ushqejmë atë, që i garantojmë mbijetesën dhe kujdesemi për t’i shmangur kolapsin. NE e bëjmë këtë nëpërmjet gjesteve të vogla çdo ditë. Kur shkojmë të bëjmë pazar, kur blejmë një lodër për djalin tonë, kur zgjedhim se çfarë duhet të veshim ose çfarë duhet të hamë, kur dëshirojmë diçka, kur punojmë. Me sjelljen tonë, NE mbrojmë ekzistencën e sistemit. Atëherë shfaqet si një paradoks i madh të përkufizosh  “të pakapërcyeshme” ose “të pakapshme” diçka që secili prej nesh prodhon, riprodhon dhe mbështet çdo ditë me gjestet e tij. Sistemi është si një orë për të cilat NE jemi ingranazhet, madje edhe pse situata jonë nuk është shumë larg një situatë skllavërie, NE mund ta ndryshojmë atë, shkatërrojmë, zëvendësojmë ose riparojmë. Çdo individ ka fuqi të madhe mbi sistemin!

Nëpërmjet web-it dhe të inteligjencës kolektive mund të koordinohet një revolucion antropologjik që fillon nga vetëdija e njerëzve,për të shkuar më vonë drejt një rizgjimi spontan, të qetë dhe të lirë nga dinamika e partive politike. Pak ndryshime në mënyrën tonë të jetuarit, mund çojnë në ndryshime të mëdha globale. Informimi i saktë mbi dinamikat e shoqërisë sonë është baza e këtij ndryshimi. Të dish dhe të jesh në gjendje të shpjegosh se si  kontrollohen masat në vendet demokratike, çfarë gjuhe flasin publicitetet, çfarë politikash ndjekin korporatat e mëdha,kush prodhon paratë tona. Këto janë çështjet kryesore nga mund te fillohet. Pastaj vijnë aktivitetet e përditshme, si të bësh pazarin dhe si të punosh. T’i kushtosh më shumë vëmendje aktiviteteve të konsumit dhe të përpiqesh të heqësh dorë nga puna me kohë të plotë mund të ndihmojë të jetojmë më mirë dhe të kenë më shumë kohë dhe burime për pjesëmarrje aktive në menaxhimin e qytetit.

Sistemi mund të ndryshojë dhe këtë duhet ta bëjme ne, duke u bërë të vetëdijshëm për faktin se “Njeriu është një kryevepër dhe energjia e çdo individi vlen më shumë se 1000 diej”.

3 komente në “Sistemi je ti”

  1. PISHA FLAMUR says:

    Sistemi është tërësia e bazës dhe superstruktrës së një shteti, I cili munt të përcaktohet diktaturë perondarake, diktaturë e monarkisë apsolute, diktaturë e oligarkisë finaciare, diktaurë fashiste, diktaturë komuniste dhe shtet demokraci, në variantet e saj, të cilat kur fallsifikohet janë diktaur plus..flm.

  2. Cannon says:

    Going to put this aritlce to good use now.

  3. sarah says:

    This is called “The butterfly effect”!!! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje