Ilir Meta është “etaloni” i krimit qeveritar. Në çdo tre muaj del nga një dosje shkresore, një video-skandal, një album fotografik, apo një seri regjistrimesh me biseda telefonike mafioze, të cilat kanë për personazh qendror Ilir Metën, personazhin e mirënjohur të pazar-krimeve me përmbajtje përfitimesh ekonomike e financiare gjigande, nëpërmjet shfrytëzimit të postit zyrtar, ligjvënës e politik. Që ditën e parë, kur “buzët e thara” për pushtet e pasuri të Ilir Metës u puthën me faqen rrogoz-krimesh të Sali Berishës, PS dhe opozita e denoncoi këtë aleancë të pisët politikanësh të zhytur në krime, duke e konsideruar si ortakëri ekonomike-financiare mes dy bandash, të bashkuara në një qeveri, me të njëjtin qëllim: Pasurimin personal nëpërmjet vjedhjeve të ekonomisë e të financave kombëtare.
Pranë Saliut, si Saliu…
Në këto 2 vjet brenda pushtetit “SALI”, veprimtaria e Ilir Metës si bashkëpronar i këtij pushteti po vazhdon të dëshmojë me prova faktin që ky politikan e qeverisës është bartës, nxitës dhe kultivues i krimit ekonomik-financiar, madje në shumë raste me pasoja krimi njerëzor. Por “ekzemplari” Ilir Meta, ulur në “prehrin” e Saliut, dëshmon edhe diçka tjetër. Sa herë që Sali Berisha vjen në pushtet grumbullon rreth vetes individë shërbëtorë e ish-qeveritarë të zhytur në skandale, kontigjente të penalizuar e të skeduar në dosjet e drejtësisë, për krime ekonomike e njerëzore. Një nga këto kontigjente individësh krimi është Ilir Meta dhe lukunia “LSI”, që po zhvat me “fadromë” pasuri e financa kombëtare. Me Ilir Metën, eksponenti anti-shqiptar SALI BERISHA manipuloi, grabiti, ngriti dhe po mban pushtetin, duke e bërë aleat në qeveri, me poste ministrash. Në krye të këtyre posteve e rrotull tyre, Ilir Meta ka vendosur personazhe të lidhur me krimin dhe të lidhur prej krimit. Ilir Meta shkoi dhe po qëndron pranë Saliut, sepse është plotësisht si Saliu: I zhytur në krime ekonomike, njerëzore, financiare, politike e anti-shqiptare. Saliu dhe Iliri, veç e veç dhe së bashku, secili “frontin” e vet kanë të njëjtën fytyrë: pushtet-krimin. Po bëjmë krahasimin:
-Saliu, në të dy pushtetet, si në atë të “SUDES” edhe në këtë të Gërdecit, i ka mbushur zyrat me njerëz të inkriminuar.
-Sa herë flitet për këtë skandal, përveç SALIUT del në skenë dhe emri i Ilir Metës, si ish-kryeministër që ka emëruar në poste të larta në polici, në ministrira e diplomaci plotë 85 persona në kërkim nga drejtësia, për krime të rënda ekonomike e njerëzore.
-Sa herë flitet për transparencën e lekëve të ish-firmave piramidale, përveç SALIUT del në skenë dhe emri i Ilir Metës, si ish-kryeministër që ka firmosur zhdukjen e dosjes familjare e personale së 9.2 milion dollarëve që ka përfituar nga këto firma.
-Sa herë flitet për mashtrimin dhe vjedhjen e fondeve të familjeve të varfra, përveç SALIUT del në skenë dhe emri i Ilir Metës, si ish-kryeministër që ka firmosur zhdukjen e 2.2 milion dollarëve nëpërmjet Ministrisë së Punës, akorduar për politikat kombëtare të nxitjes së punësimit të qytetarëve në varfëri.
-Sa herë flitet për vjedhjet me tenderat e rrugëve, përveç SALIUT del në skenë dhe emri i Ilir Metës, si ish-kryeministër që ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktivë, afro 150 milion dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset Tiranë-Durrës, Milot-Fushë-Krujë, Tiranë-Elbasan, Lushnjë-Berat, Tepelenë-Këlcyrë, Ballsh-Tepelenë.
-Sa herë flitet për shkatërrimin dhe kthimin e ish-ndërmarrjeve në skrap, përveç SALIUT del në skenë edhe emri i Ilir Metës, si aleat i qeverisë “SALI”, që po zhvat këto ndërmarrje për skrap, duke e blerë 1 kilogram skrap, sa një lëpirëse.
-Sa herë flitet për koncensione të pista, përveç SALIUT e RULIT, del në skenë dhe emri i Ilir Metës, si ish-kryeministër që firmosi largimin e firmës polake “Gdansk” në Portin Detar Durrës, duke e lejuar të shes kapitalet shqiptare për llogari të vet dhe të largohet e të mos shlyej borxhin prej 11 milion dollarësh.
-Sa herë flitet për tendera e pazare nafte me të huajt, përveç Saliut, del në skenë dhe emri i Ilir Metës, si ish-kryeministër që i dhuroi 2.2 milion dollarë nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil”, me një projekt fals për rikonstruksion të puseve.
-Sa herë flitet për tenderat mafioze të KESH, përveç Saliut, del në skenë dhe emri i Ilir Metës, si ish-kryeministër që firmosi skandalin e vjedhjes së 30 milionë dollarëve, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për KESH.
-Sa herë flitet për punëtorësh skllevër në bizneset e familjeve qeveritare, përveç Saliut, del në skenë dhe emri i Ilir Metës, si ish-kryeministër që i janë vrarë 5 punëtorë në biznesin e tij familjar në guroret e Dajtit dhe Skraparit, dosjet e të cilëve janë mbyllur “pa fajtor”.
-Sa herë flitet për vrasjet në protestat sociale-politike, përveç Saliut e Lulëzim Bashës, del në skenë edhe emri i ish-kryeministrit Ilir Meta, i cili në shtator 2000, urdhëroi të qëllohet mbi protestuesit në Tropojë, duke vrarë demokratin e Saliut, SYL LUSHA.
-Sa herë flitet për trafiqe dhe import-eksporte ilegale qeveritarësh, përveç familjes kryeministrore dhe ministrave të kupolës “SALI”, del në skenë dhe emri i ish-kryeministrit Ilir Meta, për treg-trafikun e pllakave të gurit në Greqi, Kosovë, Mali Zi, Maqedoni e Itali, pa iu nënshtruar detyrimeve fiskale.
-Sa herë flitet për ryshfete qeveritarësh me lista e bllok në dorë, përveç Saliut del në skenë dhe emri i ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, për rryshfete nëpërmjet emërimeve, tenderave e koncensioneve.
-Sa herë flitet për lidhjet e Saliut me pazaret e Berluskonit, del në skenë edhe emri i ortakut të Saliut, kryeintegruesit Ilir Meta, si drejtues trafiqesh e pazaresh të pista, me shtrirje mafioze ndërkombëtare.
-Sa herë flitet për blerje e shitje deputetësh, përveç Saliut, Nanos e Xhuvelit, del në skenë dhe emri i Ilir Metës, si xhambaz deputetësh për të forcuar diktatin dhe kontrollin mbi ortakun Sali Berisha.
LSI, “kazino” politike, bandë ekonomike
Pronari i LSI Ilir Meta është një nga 2 kokat e pushtet-bandës qeveritare, që mban lidhur për “huri” Saliun me 4 vota të vjedhura prej të majtëve shqiptarë. Mediat italiane po konfirmojnë me zë e me figurë pazar-krimin e radhës, të bërë prej xhambazit-hajdutit qeveritar Ilir Meta këtej e matanë Adriatikut. “Integruesi” Ilir Meta, sipas mediave italiane, ka nisur ofensivën, për të “blerë” edhe 9 deputetë të tjerë, siç bleu deputet-plaçkën Vangjel Tavo. Nga Italia po vijnë foto, video, incizime telefonike e deklarime publike ministrash, që tregojnë se xhambazi Ilir Meta ka premtuar për linja gazi e nafte, për hidrocentrale e koncensione bakri, kromi e floriri, për plehra importi e emërime diplomatike, në shkëmbim të ryshfeteve. Tashmë siç shihet qartë, Ilir Meta, përveçse në Shqipëri, paska patur “Gime” edhe në Itali.
Partia LSI u konfirmua plotësisht tashmë se një kazino postesh politike dhe një bandë ekonomike, me kupolë familjen “META”. Përveç kapobandës Ilir Meta e ministra-tenderave të tij, brenda “Kazino-LSI” janë “integruar” dhe kontigjente të tjera të përfshirë në bandën ekonomike LSI, të cilët operojnë në mbrojtje të pasurive, posteve që kanë dhe krimeve të kryera. Kjo parti-tender, zyrtarisht quhet “Lëvizja Socialiste për Integrim”, ndërsa në fakt kryen aktivitet me objekt pasurimin e Ilir Metës, të klaneve shoqërore, familjare, fisnore dhe të strukturave kriminale, që ai ka brenda “kaçubeje” politike personale LSI. Këtë bandë, Ilir Meta e ka veshur me pushtet deputetësh, ministrash, drejtues të lartë të zyrave të shtetit, ku firmosen tenderat e fuqishëm ekonomik, ku jepen licenca për prodhime e shërbime strategjike, ku akordohen investime gjigande me shtrirje kombëtare e rajonale, ku legalizohen e vidhen prona, ku miratohen projekte të fuqishme financiare, por dhe në institucionet, që ligjërisht, kanë detyrë të ndalin e të luftojnë krimin, por që e zhvillojnë dhe e mbrojnë atë. Mjafton të përmendim faktin skandaloz, që Ilir Meta emëroi në detyrën e lartë të primo-sekretarit të tij në Ministrinë e Jashëme, një super-killer, një super-mashtrues, një super-trafikant me emrin Almir Rrapo, të skeduar e të super-kërkuar nga drejtësia amerikane.
Prej 2 vjetësh, xhambazi Ilir Meta është “aksioner” pushteti me Sali Berishën, duke patur si pronë 30% të pushtetit me 3 ministra, me 1 zv/kryeministër, me 1 n/kryetar kuvendi, me 310 drejtor të lartë e të mesëm në të gjithë vendin, me 25% të kolltuqeve të pushtetit lokal në bashki, komuna, prefektura e qarqe ku ka fituar trusti kriminal PD-LSI, me 30% të posteve zv/ministrore etj. Në postet qeveritare që kontrollon “gojë e bark-oqean” i korrupsionit Ilir Meta, lëviz afro 40% e veprimtarisë së shërbimeve publike, diplomatike dhe ekonomike të vendit, ku epiqendra janë ministria e Ekonomisë, Shëndetësisë dhe e Jashtme. Këtë pushtet-biznes që kontrollon, përbindëshi Ilir Meta ua grabiti me mashtrim votuesve të majtë socialistë, nëpërmjet hipokrizisë “anti-berishiane”, por që ua trafikoi votat te Berisha. Një gjë na konfirmoi Ilir Meta: LSI e krijoi si parti të Skraparit, vetë u skedua si pronar-hajdut i partisë së… skrap&arit, ngaqë ka vjedhur skrapin dhe arin.
hahahahahhaha, Skrap-AR, gjetje fantastike.
Shkrimi gjithashtu, respekte.
Te falenderoj thellesisht dhe plot respekt zoti Lula. besoj qe cdo shqiptar qe ka lexuar keto rradhe ka derdhur lot inati dhe eshte irrituar nga berja publike e krimeve dhe vjedhjeve te hatashme qe ky monster katunar nga Skrapari i bere ne kurriz te ketij vendi e te ketij populli…turp dhe faqen e zeze paste prokuroria shqiptare qe nuk leviz as gishtin per te arrestuar dhe denuar sic e meritojne keto qelbesira me sali kriminelin ne krye…Ky shkrim thirrje eshte nje ulerime popullore kundra ketyre krimineleve, deri kur vellezer do t’i lejojme te na poshterojne keshtu…namin super te keq qe ka Shqiperia kudo ne bote nuk e ka nga kriminelet dhe hajdutet ordinere apo trafikantete droges e te prostitucionit…shumica e tyre ose i kane hengerkoken njeritjetrit ose jane neper burgje ne vendet e ndryshme te Europes (ku u kalbeshin e mos dalshin kurre), supernami i keq per ne neper bote eshte shkak, pasoje dhe kryekeput arsye e ketyre qelbesirave, e sali berishes i demaskuar tanime si kriminel,vrases, hajdut, dsatrap, idiot, e ketij super hajdutit ilir metes, nje deficent i afte vetem per punew te pista dhe te ndyra,nje horr e dallkauk, kriminel i poshter, e bandes se tyre me Rulerat, Medirat, pollot, bashat, olldashet, imamet, e me rradhe gjithe tufa me medioker deficente qe po bejne kerdine me pasurine tone te perbashket.
Vellezer, ne kete vend ku nuk ka ligj, nuk ka shtet, nuk ka drejtesi duhet vepruar sa nuk eshte vone, duhet te marrim fatin tone ne dore te ngrihemi dhe t’i shtypim; t’u japim denimin e merituar sikunder ia bene libianet kadafit, duhet te zhdukin tete banden e sali kriminelit pastaj hordhite me servila e shebetore si ai maskarai i komisionit qendror te zgjedhjeve arben ristani…eshte e patolerueshme qe ai te vazhdoje te marre rroge nga taksat e mija dhe te tuajat, apo qe sali krimineli e katunari hajdut meta te vazhdojne te na qendrojne mbi kurriz e te na vrasin e vjedhin ne kete fare feje dhe te marrin muaj per muaj eshe nga nje super rroge (me nivelin shqiptar), nga taksat tona. Vdekje e krimineleve dhe hajduteve, kjo duhet te jete deviza e shqiptareve qe duan shqiperine si gjithe europa…vdekje e sali kriminelit dhe bandes se tij.
Ne Shqiperi; nje person i tille ashtu sic cilesohet ne artikull,nuk ka shansin me te vogel qe te veproje vetem, por me sa di une, nese nuk gabohem, ky person, ka qene pothuajse nga 97 e ketej ne cdo lloj qeverie, si e majte apo e djathte,se, gjithnje ka patur dhe vazhdon te kete bashkepunetoret e tij, nga te dy krahet.
E keqja nuk eshte vetem ne pasurimin e politikaneve te cdo lloj partie qofshin, por kjo gje po instalohet deri ne instancat me te uleta qeverisese, si qendrore apo lokale,dhe kjo po quhet me turpin me te madh si nje e keqe e domosdoshme.Nese duam te dime se sa e koruptuar eshte klasa jone politike; mjafton te besh nje skaner te Cdo politikani apo zyrtari edhe ne nivelin me te ulet,dhe do te cuditet edhe njeriu me i humbur i ketij vendi. Nese ne kete vend do te kemi gjitnje rrotacion pushteti te ketij lloji, kjo do te jete vrasja perfundimtare e shpreses se ketij populli.
Komplimentet me te mira per ju KLEDIAN,shpreh mirenjohjen me te thelle si qytetar per te verteten emadhe e guximin qe ju tregoni me shkrimet e tua .Ju personalisht dhe nje pakic gazetaresh po jepni ne keto dite te veshtira per SHQIPERIN ate qe nuk po mundet dot ta jap opozita qofte nga paaftesia e saj por me shume nga terori barbar i nje rregjimi gjakatar e hajdut si ky i ketij te marri qe edhe emrin me vjen ndot tia ze ne goje.Urimet me te mira .
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.627921167278953.1073741838.100001832265406&type=3