Oligarkia antievropiane

19 Tetor 2011, 18:55Blog TEMA
Oligarkia antievropiane

Si u shndërrua Kosova në Republikë të Opingave dhe shtet me demokraci të dirigjuar? Dhe cili është dallimi mes mendësisë oligarkike kosovare dhe Evropës iluministe, ku ligji është i shenjtë dhe interesat e shtetit mbi çdo interes meskin?

Enver Robelli

 

Nuk e kanë vetëm qeveritarët e Kosovës gojën plot Evropë. Integrime. Liberalizime. Ekonomi të tregut të lirë. Shanse të barabarta. Të drejta të njëjta për meshkuj e femra. Liri të shprehjes. Këso grumbuj fjalësh, të mësuara përmendsh në “workshope e seminare”, i hidhen publikut jo vetëm nga oligarkët pseudodemokratik të Kosovës, por edhe nga kamarilla e tyre mediale, e cila – nëse parafrazojmë një gazetë sllovene – prej opingave u katapultua në timonin e Mercedesit – gjithsesi jo me punë të ndershme, por me plaçkitje dhe me aktivitete të ndyra për grupe interesi. Fletorja nga Lubjana krahasimin mes opingave dhe veturës gjermane e kishte bërë për të përshkruar pjesën më të madhe të politikanëve të Kosovës, pra kastën sunduese, e cila tërë ditën flet për Evropën perëndimore dhe vlerat e saj si cak madhor, por, në fakt, nuk sillet shumë më ndryshe se oligarkia e Vladimir Putinit. Krahasimi opingë-Mercedes i gazetës “Delo” gjithsesi vlen edhe për kamarillën mediale, atë shpurë që pas vetes lë përherë një fushë me fëlligështi. Bashkimi i interesave mes politikanëve dhe sahanlëpirësve medialë për plaçkitje e bën Kosovën një lloj “demokracie të dirigjuar” ose, siç thuhet në rusisht, “upravljajemaja demokratija”.

 

Galeria e plaçkitësve

 

Cilat janë veçoritë e demokracisë së dirigjuar? Tre shembuj: a) kur anëtarë të kabinetit të qeverisë ose vetë kryeministri merrem me redaktimin dhe renditjen e lajmeve në – me-nder-me-thanë – televizionin publik dhe kur përmes ortakëve të tyre të kriminalizuar themelojnë fletushka për denoncim dhe organizojnë fushata politike nëntokësore; b) kur pushteti edhe ashtu i fituar me vota të manipuluara shfrytëzohet për instalimin e një sistemi të nepotizmit dhe për zgjerim të rrjetit kriminal, i cili kontrollon gjithçka – prej vaksinave që blihen për ethjen e lopëve deri te tenderët e mëdhenj dhe privatizimi arbitrar i ndërmarrjeve shoqërore; c) kur sistemi politik – e ashtuquajtura demokraci – shfrytëzohet për “parkimin” në parlament të figurave, të cilat shkathtësi pothuaj të vetme personale dhe profesionale e kanë vringëllimin me alltia, kërcënimet, vrasjet, “plagesat”! (Për këtë duhet të shikohet sidomos, por jo vetëm grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu Kuvendi i Kosovës, tempulli i demokracisë, shndërrohet në galeri edhe për banditë dhe urdhërdhënës vrasjesh).

Kjo mendësi politike dhe ky keqpërdorim i vullnetit të qytetarëve prodhon një shtet që formalisht i ka të gjitha institucionet e një demokracie, por përmbajtja e tyre është antidemokratike. Kjo është sikur kur e mbushni kanaçen e Coca-Colës me naftë të Ballshit të Mallakastrës dhe provoni ta hidhni në treg si pije tepër freskuese. Kjo mendësi i përshtatet shumë të gjithë atyre karkalecave ndërkombëtarë, të cilët mendojnë se kosovarëve të papërvojë me demokraci u duhet një dirigjent i përdorshëm dhe kërcënues, i cili kujdeset që gjendja të mbahet nën kontroll. Dirigjenti gjithnjë merret me korrigjimin e vullnetit popullor, i cili, sipas kësaj mendësie, buron nga një turmë e të paditurve, madje budallenjve. Për këtë arsye imponohet sistemi i demokracisë së dirigjuar. (Përndryshe nocioni karkalec në debatin politik është përdorur për herë të parë në vitin 2005 nga një politikan i njohur socialdemokrat gjerman, i cili me këtë metaforë insektesh i kishte përshkruar “investitorët anonimë”, që merren me privatizimin e ndërmarrjeve dhe shkatërrimin e tyre).

 

Helm dhe heshtje

 

Aspak më ndryshe nuk janë gjithë ata konsulentë ndërkombëtarë që sillen vërdallë nëpër Kosovë, me thikë në dorë dhe përherë të gatshëm për të bërë propozime se si duhet të privatizohet (lexo: shitet) gjithçka, madje edhe lugët e shtëpisë. Një shembull bizar është i ashtuquajturi privatizim i Ferronikelit; askush nuk flet kundër oligarkëve të huaj, të cilët e blenë Ferronikelin për pesë paré dhe tani po e helmojnë një pjesë të Kosovës (Drenicën), po shkelin të drejtat e punëtorëve dhe po e dëmtojnë rëndë ekonominë e Kosovës. Ishte një gazetë izraelite, e mirënjohura “Haaretz”, që në një reportazh të gjatë (të ribotuar në këtë gazetë që po e mbani në duar) e përshkroi krejt tmerrin rreth Ferronikelit.

Në çdo vend tjetër do të ishte ndezur një debat i ashpër për këtë skandal. Në Kosovë heshtin të gjithë, duke filluar nga qeveria dhe ministria e ambientit deri te të ashtuquajturat organizata joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit. Heshtja nuk duhet të na befasojë: prej një oligarkie që llomotit për vlera e standarde evropiane dhe sillet e vepron si grigjë antievropiane as që mund të pritet më shumë. Heshtin, plaçkitin kudo ku munden dhe sundojnë sot për nesër, sepse nuk kanë ambicie fisnike. Do të duhen disa vjet, por dikur do të shohim përmasat e plaçkitjes së Kosovës në 12 vitet e fundit – nga vendorët dhe të ashtuquajturit ndërkombëtarë, karkaleca që Kosovën e shohin vetëm si parajsë për karrierë dhe zhvatje. Në krahasim me Irakun dhe Afganistanin, ku bombat shpërthejnë orë e çast, Kosova vërtet është një parajsë, aq më tepër kur javën e kaloni në zyra komode në Prishtinë dhe fundjavën në Selanik, ku pini, dëfreheni dhe shfryheni kundër, ah, “shoqërisë ksenofobe” kosovare, siç bëri, ta zëmë, eurodiplomati Fernando Gentilini në një biçim-libër të tij. Oligarkia, kuptohet, ambicie tjetër nuk ka përveç zhvatjes. Motoja e oligarkisë është: “Pas meje kiameti, mynxyra, kërdia”.

 

Lypës pasaportash

 

Prandaj dallimi i Kosovës me Evropën iluministe, me atë Evropë ku sundon ligji, është aq i madh. Pafundësisht i madh. Edhe këtu oligarkia dhe kamarilla mediale kanë përgjigje: “Ne nuk mund të krahasohemi me gjermanë, zviceranë, britanikë etj”. Kjo domethënë: “ne krahasohemi” me demokracitë e dirigjuara, me “upravljajemaja demokratija”. Se ç’është Evropa treguan, këto ditë, dy raste ekzemplare: ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe Liam Fox dha dorëheqje pasi mediat zbuluan se ai e kishte marrë me vete në udhëtime zyrtare një mik të tij (ndoshta e kishte më shumë se mik), se ky miku i tij 18-herë e kishte vizituar në zyrë ministrin Fox, se ishte paraqitur ilegalisht si këshilltar i tij dhe se ishte marrë me lobim për interesa të industrisë së armëve. Kryeministri britanik David Cameron brenda një javë hoqi dorë nga kolegu i tij partiak, i cili ishte shtyllë e rëndësishme e kabinetit. Në qeverinë aktuale të Kosovës ka ministra, që shkojnë për vizitë në vende të tjera dhe gjunjëzohen para autoriteteve të atjeshme, duke kërkuar një pasaportë. Ministrat duan të bëhen shtetas të vendeve të tjera, sepse një ditë, pasi të kenë vjedhur e plaçkitur gjithçka, mund të ikin nga Kosova dhe të strehohen në “atdheun e dytë”, i cili nuk do t’i ekstradojë në Prishtinë, nëse dikur Kosova do të ketë prokurorë që vërtet do të ndjekin krimin dhe nuk do të përgjumen nën jorgan bashkë me kriminelë. Këta banditë të veshur me pushtet shpresojnë se dora e drejtësisë nuk do t’i prekë kurrë, prandaj tani për interesa private bëjnë edhe këso premtimesh: “Nëse më jepni pasaportën e vendit tuaj, unë do të mbështes investitorët tuaj në Kosovë”.

Rasti i dytë ekzemplar, i cili tregon dallimin mes Kosovës, Republikës së Opingave, dhe Evropës perëndimore është ky: në fund të shtatorit Gjykata administrative federale në Zvicër suspendoi nga puna shefin e policisë kriminalistike federale për shkak se në një udhëtim në Shën Peterburg e kishte marrë me vete partneren e tij, e cila ishte ruse. Menjëherë reaguan mekanizmat e shtetit: zyra për kontrollin e sigurisë së personave filloi hetimet dhe erdhi në përfundim se zyrtari paraqiste rrezik për sistemin e sigurisë së Zvicrës. Shefi i policisë kriminalistike federale u ankua në Gjykatën administrative federale, e cila po ashtu erdhi në përfundim se zyrtari paraqiste rrezik për sigurinë e Zvicrës. Sipas gjykatës, pozita e shefit të policisë kriminalistike është “jashtëzakonisht e ndjeshme sa i përket sigurisë”, pasi që zyrtari ka qasje ndaj sekreteve të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të Zvicrës. Po ashtu pozita e tij i nënshtrohet vëmendjes së madhe publike dhe mediale. Sjellja e tij profesionale dhe private perceptohet nga publiku dhe në rast të ngjarjeve negative disponon me potencial të madh dëmtimi.

Si është puna në Kosovë? Shef policie emërohet një person, i cili lërë që potencialisht është fajtor për dështimin kolosal të intervenimit të policisë në veri më 25 korrik, por edhe paraqet rrezik për sigurinë e Kosovës – për shkak të lidhjeve të tij familjare me njërën prej figurave më me peshë në nëntokën e krimit të organizuar dhe kontrabandës në Kosovë dhe rajon. E tmerrshme që për këtë emërim u desh të sakrifikohej një polic i Kosovës. Njëherë emërimi i Shpend Maxhunit në postin e shefit të policisë së Kosovës kishte dështuar – për shkak të kundërshtimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kësaj radhe amerikanët heshtën. Fundja, ky nuk është shteti i tyre. Ata mund të ndihmojnë, por nëse oligarkia ka vendosur ta shndërrojë Kosovën në Republikë të Opingave, atëherë s’ka fuqi që ta ndalë. Çka ia bë vetit, s’ta bën as armiku i përbetuar. – Larg Republikës së Opingave, megjithatë, ekziston një Kosovë, një Republikë, e cila vazhdon të ushqejë ëndrrën për një të ardhme evropiane.

 

21 komente në “Oligarkia antievropiane”

  1. Kalorsi i zi says:

    Ka ardhur koha te ngrehemi se bashku shqiptar se lirine nuk ta dhuron askush, prandaj i bejme thirrje popullit Rinise shqiptare te mobilizohen per te ardhemen e tyre.

    1. tourkofagos says:

      hahahaha file,nuk besoj se e ke seriozisht,,,,,,,,!

      1. Kalorsi i zi says:

        ke te drejte file, por kur shof te gjithe keta patriota qe bejne si te forte dhe asnjeri nuk leviz. PO ta provoj ndryshe sigurisht do gjeje PATRIOTA, cohuni moj rini se ka ardhur koha te pushtojme GREKUN,,,,

        1. tourkofagos says:

          hahaha,siga mos vijne der ne dogane,vjedhin ndonje makine aty te doganiereve e kthehen pas,se ne darke luan MILAN-JUVENTUS!
          Po te ishte rini patriotike,nuk do te rrinin kafeniove duke pire espresso e lexuar shtypin e me 3 kinita telefona,si VIP-a pavaresisht se u mungojne gjysma e dhembeve…..!

    2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

      Kalorsi i zi, une po plasi duke bere thirrje per proteste kunder kafshes Berishjane. Por me sa kuptoj une ky popull eshte i lumtur me Berishen, kjo tregon mungesa e protestes.

      1. Kalorsi i zi says:

        BL, e kuptoj po te ngratet e kane antenen e prishur dhe kapin TyrkishSAT, provoje me parrullen tjeter, Cohuni se do pushtojme grekun,

        1. tourkofagos says:

          hahaha,Tyrkish Sat;Rastesisht takova nje byrazer shqipfoles e me thote hajde te pime kafe.U ulem ne kafenio e vjen servitora,patriote dhe ajo e na pyet;Cfare kafe doni??? Une i thashe,nje te mesme eliniko,ndersa byrazeri;nje turke te embel,,,,!!Ajo e habitur,i thote;nuk bejme kafe turke!I thashe,po do te marresh turke,do ta paguash vete,,,,!Qe ate dite,nuk ja kam pare me bazurretin,,,,

          1. Kalorsi i zi says:

            Nuk eshte rastesi file, se ku te vesh i ke nga pas me xhezve ne brez. ahahahahaa fukarejnte duan kafe turke ne kafe, nuk ja dha xhezven, apo i kishte duart e zena me shishen e ujit,,, ahahahahaa
            Me falni o byrazer se kam pire pak dhe po qesh me ju kur eshte per te qare.

  2. ''evgjitngrenesi'' says:

    ju evgjioterit mos u trazoni ne muhabete shqiptaresh .rrini shikoni mdonje film me aliqin,,,

    1. Kalorsi i zi says:

      Ja ku eshte file, evgjitngrenesi, burri bedranes ahahahaa, ik ore se te theras une kur ta bej evgjitin, ade cok gjyzel ne mengjez para ores 7, kafe nuk kam po te jap caj,,, hahahahaaa file i forte ky ngrensi, ade para ores 7 se kam nje evgjitngrenes tjeter qe me vjen nga pas gjithe diten… File po e zgjeroj shtepine se po i heq wc, ekonomi me keta evgjitngrensat .

  3. toni says:

    Tani po fillojm te lexojme cudira,tourkofagos tregon,takova nje byrazer shqipfoles,ky shqipfolesi e ka ftuar per kafe kete trendafilin grekfoles,ky i fundit porosit kafe ekspers eliniko,pra si porosisin zakonisht fshataret e jugut qe kane punuar ne greqi,byrazeri porosit kafe turke te embel,qe ne kete moment trendafili grek vendos te mos shihet me me byrazerin,pra gabimi i ketij te fundit pse porosit kafe turke,dhe ky i fundit e harron respektin e byrazerit qe e ftoi per kafe po ne fund e ben dhe objekt komenti ne gazete,besoj e kuptojn te gjithe se kush eshte ky trendafili.

  4. Pelasgian says:

    un kam qen gjithmon kunder shtetit te Kosoves , me thene drejten nuk eshte as shtet ! KOSOVA MBAS LUFTES DUHET TE ISHTE BASHKUAR ME SHQIPERINE , KJO ISHTE DHE DESHIRA E UCK-se !!!! nuk ndoshi kshtu sepse vendosen te tjeret !!!!

  5. albani says:

    Z. Robelli!

    Kam pershtypjen se po kerkon pak si shume aty ne Kosove. Po, eja nje here ketu ne Shqiperi dhe shiko cfare behet me ekonomine e Shqiperise, me pasurite kombetare, me minierat e kromit, te arit dhe te bakrit, me detin e Shqiperise, me varferine e njerezve, me vrasjet e njerezve ne mes te dites dhe ne mes te bulevardit, perpara zyres se Kryeministrit (kete fjale e kam shkruar me te madhe per respektin qe kemi), etj. A ke degjuar ndonjehere per Z. Ilir Meta? Jo!? Shume keq. Njelloj Z. Robelli, si andej dhe ketej, qofte me korrupsionin, qofte me “demokracine”. Megjithese jemi vendi me i perparuar ne bote, nuk arritem te marrim statusin e kandidatit per bashkimin Evropian. Ky eshte vetem fillimi! E kane litarin ne dore dhe po eterheqin fort per te mbytyr shqiptaret, kosovaret, Shqiperine dhe Kosoven. Jane nje fis, flasin nje gjuhe: Gjuhen e vjedhjes, te vrasjeve dhe te korrupsionit!

  6. besnik says:

    O Z, Kaloresi i Zi!

    Cfare thirrje kerkon te besh, o njeri i mire? Po pse leviz ky popull nga vendi? Jane te pakenaqur, vertete, por pakenaqesine e tyre ia shprehin ose gruas ose femijeve, dhe kaq. Sa per t’u ngritur, as per njeqind vjet. jane tulatur njerezit, ndihen mire, te sigurt, nuk i prek njeri, nuk u vjedhin pronat, nuk paguajne rryshfete, nuk blejne vendin e punes duke paguar mijera euro, etj., etj. Shkurt jetojne te lumtur, por te dhjere, me frike dalin nga shtepia, me frike kthehen.

    1. tourkofagos says:

      hahahaha,sa kam qeshur,,,,,jetojne te lumtur,por te dhjere,,,!!!!!
      e ke thene shume te forte,hahahahaha

  7. albani says:

    Rinia, tani per tani eshte e zene me “pune”, pra me diskot. A doni qe rinia shqiptare te ngrihet, sikurse u ngrit ajo rini me 1990? Hiqini diskot nga perdorimi, dhe do te shikoni si do te “revoltohet” rinia jone heroike dhe atdhedashese. Revoltat u bene per “lirine e seksit” dhe jo per lirine si liri. A thua te jene me te vertete te lire tani?
    Ashtu qofte!

  8. berreta e kuqe says:

    turkofagos me te tjere mu ne koke u kam dh.j.e.r.e…
    o mutant mongolo_sllavo_grek,po sa here te te them qerrohu o vemje trashanike,o krimb,puuuu c’ma shpif mor njeri.
    pse nuk ik o mutant andej nga ato gabelet tu,e mos na prish shkrimin me ato fjalet tua gabelce.

  9. bobi says:

    z. Robelli, je nga te paktet qe ia vlen te lexohet ne mbare shtypin shqiptar. tema te te mbaje fort se perndryshe perfundon ne gazete mediokre gjysme pornografike. (ose mbase per kete te mban, te shese bashke me shkrimet e tua edhe plehurishten qe mbush faqet e tjera). edhe botojeni komentin meqe jeni shtyp i lire.

  10. tak fak says:

    te lumte pena enver, fort e me fort

  11. Blini says:

    Artikull i mrekullueshëm. Të lumtë mendja e pena z. Robelli!
    Kam pritur shumë, sidomos tash mbas raportit të progresit se si do të reagojë prof. Mjekërr Qosja dhe më në fund u shfaq diku me në reagim: si kau pelës.
    Zelli i tij i papërmbajtur antiqeveritar (sic ishim mësuar ta shikonim kur në pushtet nuk ishte PDK -ja) bënte thirrje LDK -s dhe VV -s që të shkojnë për të luftuar në veri të Kosovës. Sipas apelit të prof. zezës PDK istët e tashëm e paskan kryer misionin prej shqiptari.
    Kujt duhet ti besojë populli i gjorë. “Clirimtarëve” që po e rjepin Kosovën për së gjalli, profesor Qosjes dhe ithtarëve të kallëpit të tij apo multimilionerit kakarisës që iu shterrua zëri nëpër shkretëtirat afrikane për të dhënë lajmin e “mirë”.

  12. Luan Morina says:

    Sundimi diktatorial, politik dhe ekonomik i kombit shqiptar në Kosovë nga një grup i vogël miliarderësh (të zgjedhur për meritat e tyre “patriotike”) është krim për të cilin BE duhet të turpërohet.

    Ju faleminderit zotëri Robelli për këtë artikull. Shpresoj se do të kuptohet nga lexuesit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje