Disa punë bëhen me para

16 Tetor 2011, 23:23Blog TEMA

Nga Nikolin Dodaj

Nëse do të dallosh se ku janë humnerat në nje diskurs që ndonje orator bën, duhet të shohësh për shpejtesinë e të folurit, emocionin, ngritje e zerit ose te berit si i çuditur, se si ka mundësi që nuk po kuptohet. Ne intervistën që kryebashkiaku dha perballë nje gazetari që dihet se është ne favor të tij, i jepte gaz bisedes disa here dhe e merrte shturar disa here të tjera. E merrte shtruar sa herë na tregonte në harta Tiranën dhe se ku do te kaloje nje vepër e ku do te kaloje nje tjeter. I jepte gaz sa herë ishin pyetje të tilla si “A e di se sa kushton? dhe sa here pyetej “A i keni parate? Dhe, pasi i dha gaz disa herë dhe gazetari e pyeti përsëri, ai filloi te bëje si i “bezdisur prej këtyre pyetjeve të parëndesishme”. Edhe kjo eshte e njëjta teknike per te fshehur humnerat . Pra, nese ke mundesi, jepi gaz qe ta kalosh me forcen e inertesise se oratorise. Nese nuk të lejojën te kalosh, atëhere bëj si i bezdisur, pastaj hidhu në sulm dhe në fund hidhu në krahët e viktimizimit.

 

Ai harron se me buzeqeshje mund te kalosh ndonje gjë të parëndësishme Por, gjëja më e rendesishme nuk është se çfarë ke deshirë të bësh, por sa kushton dhe a i ke paratë? Një adoloshent e di se çfarë do, por ai nuk e vret mendjen se sa kushton dhe nuk i ka paratë per atë që do. Nese nuk ka një baba që ti paguaje deshirat e tij, ato mbeten vetem teka.

 

Prandaj, zoti Basha beri mire që doli në atë emission, se na shpjegoi qartë se nuk i ka paratë. Kete e beri duke mos e thënë, por duke u perpjekur të fshihet përms shpejtesise, përmes te bërit si i besdisur dhe pastaj përmes buzqeshjeve. Mirë qe nuk u hodh edhe në viktimizim, sepse pastaj do të plotesonte te gjithe skemën qe Gete pershkuan për grate kur futen ne nje diskutim. Fillojnë me llogjikë, kur ajo i lë hidhen në embelsi përmes buzqeshjeve, kur as kjo nuk mjafton, hidhen e bejne si të merzitura dhe pastaj hidhen në krahet e viktimizimit.

 

Por ne nuk na nevojiten buzqeshjet apo mërzitjet e tij, as vizatimet, ne na duhet Unaza që na premtoi. Nëse më premtim mendon se ne kuptuam te na e vizatosh, mendoj se nuk jemi kuptuar mire.

Unë kam kuptuar jo të vizatuar, por Unazë te udhtueshme me makinë, madje e kam imagjinuar se do te jetë tetë korsi, që nuk do të kishe nevojë për të ulur shpejtesine fare. Vetëm do te kishe hyrje dhe dalje, ashtu si te gjithe unazat e qyteteve ne bote. Per kete imagjinatën time që vjen si kuptim i premtimeve tuaja, duhet shumë para, që une nuk e di sa, por me sa shoh, nuk e di as ti.

 

2 komente në “Disa punë bëhen me para”

  1. tomorri says:

    Te merresh me LULEZIM BURGAXHIUN tani nuk ja vlen me,prandaj me mire lereni ne moçalin e vete,ti ece sa ti ece dhe pastaj duhen byzylyket nje ne doren e tije dhe nje ne ate te policit.

  2. Fiku Detit says:

    KISHA PAKEZ QE ME MBETESHIN CA LEKE NE XHEP.MUNDOHESHA DUKE U GRINDUR ME VETEN TE GJEJA RRUGEN E KURSIMIT,POR S’PO E KOLLANDRISJA DOT.KUR LEXOVA LAJMIN QE BASHKIA NA KISHTE ULUR 60 TAKSA,U BINDA DHE JA DHASHE MENDJES E KEMBEVE TE GJEJA SE C’LLOJ BIZNESI TE RI TE HAPJA.U VERDALLOSA SA M’U FRYNE DHE KEMBET DHE JA SOT LEXOJ ARTIKULLIN E MESIPERME PER CA PARA.UNE E DI QE ASNJE PUNE NUK BEHET PA PARA , KESHTUQE ME MIRE TE BEHET NDONJE RRUGE QE TE SHPETOJME , DHE I PARI I QYTETIT BASHA LE T’A ANULLOJE VENDIMIN E ULJES SE TAKSAVE , SIC PRETENDOHET,JANE KAQ SHUME PERFITIMET PREJ TYRE , …SA QE MUND TE PERFUNDOJ UNAZA …( Jam ,apo jo ,mendje novatore ?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje