Reagim i Lëvizjes Mjaft mbi vendimin e fundit te Komisioni Europian për mosdhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Fakti që Shqipërisë iu refuzua statusi i vendit kandidat në Bashkimin Europian, mund të mos përbëjë çudi për shumicën e shqiptarëve. Diçka e tillë nuk çudit askënd sepse ky është vendi që konsiderohet më i korruptuari në Ballkanin Perëndimor; vendi ku vetëm gjysmë viti më parë, katër të pafajshëm u ekzekutuan në bulevardin kryesor të kryeqytetit; dhe vendi ku megjithëse janë bërë tre vjet që nga gjemimi që fshiu nga faqja e dheut një fshat të tërë duke vrarë 26 qytetarë e duke plagosur qindra, ende askush nuk është shpallur fajtor.
Nuk përbën çudi mosrealizimi i këtij premtimi të gënjeshtërt të qeverisë shqiptare për statusin kandidat, kur kjo e fundit gjatë viteve e muajve të fundit është angazhuar në një sërë skandalesh e aferash korruptive, duke përfshirë edhe filmime e vetëfilmime të neveritshme personash në nivel zëvendëskryeministrash e ministrash, e që tani po tentohet të shpallen të gënjeshtërta përmes ekspertizash shkencore me karakter baritor.
Nuk mundet që ne të marrim statusin e vendit kandidat në BE kur institucionet publike zbrazen nga administrata sa herë ndryshohet kahu i peshores politike e pastaj, janë sërish ambasadorët e vendeve të BE-së që reagojnë të tronditur nga marifete të tilla. Asnjë lloj statusi të respektuar nuk mund të arrijë një vend ku gjyqtarët hidhen në erë sepse tentojnë të garantojnë pronën e familjes së vet, e pastaj duhet dhe të reflektojnë për gjykimet në çështjet mes palëve të treta. E kjo ndodh në një kohë që sistemi i drejtësisë konsiderohet ndër sektorët më të korruptuar të vendit më të korruptuar në rajon, ku hipotekimi i një gjykatësi kushton diçka rreth 100 mijë euro.
E si mundet një vend të pretendojë t’i afrohet Europës, kur asnjëherë të vetme, në një histori prej 20 vjetësh, nuk ka arritur të garantojë qoftë edhe një proces të vetëm zgjedhor që të mos jetë i pervertuar nga manipulimi, kanosja, rrahja, blerja e votës dhe shantazhi familjar. Dhe në këtë kontekst, një vend ku qytetarët, sipas Kryeministrit, protestojnë me stilolapsa-pistoletë dhe çadra të helmatisura, nuk mundet veçse të jetë pjesë përrallash fantastiko-shkencore e jo e Bashkimit Europian. E si mundet edhe të guxohet integrimi europian kur, po sipas Kryeministrit, Presidenti i Republikës, Prokurorja e Përgjithshme dhe kreu i shërbimeve sekrete radhiten në bandën e puçistëve, ndryshe “rrugaçët dhe laviret e trotuareve”.
Dhe në një kohë kur po tentojmë me të gjitha mënyrat të shndërrohemi në kolektorin e gjirizeve të mafies europiane, si mundet vallë të shpresojmë që Europa, këtë këllirë ta qasë brenda shtëpisë së saj? Një vend gangsterësh, “të fortësh”, kriminelësh të veshur me petk politik e parlamentar të të gjitha krahëve që rrahin gazetarë, gjobisin mediat, dhe tentojnë t’i vënë flakën çdo institutucioni ende të pavarur, nuk mundet të renditet veçse ndër shembujt më të shëmtuar të historisë bashkëkohore të këtij planeti.
Dhe si mendoni, për ç’lloj klasifikimi kualifikohet një vend, ku televizioni publik është institucioni më i konservuar që nga vdekja e kriminelit Enver Hoxha – bastioni më i madh i ligjshëm i propagandës, dezinformimit dhe prostitucionit politik në Ballkanin Perëndimor, për të cilin qytetarët detyrohen me dhunë të paguajnë çdo vit?
Dhe po, jemi vendi ku gjobëvënia, vrasjet mafioze dhe videot amatore me pornografi politike janë bërë sport kombëtar. Dhe sërish jemi po ne, të njëjtët, që çuditërisht ndihemi europianë.
Por, nuk është ky problemi. Nuk është problem statusi. Problem është fakti që të gjitha këto dinamika çnjerëzore nuk përbëjnë më çudi. Problemi i vërtetë ka të bëjë me atë që në një farë pike-kthesë të historisë së tij, ky popull humbi vetëdijen e të pasurit të drejta njerëzore, dhe të vetë të qenurit njerëzor. Dhe për sa kohë që të qenurit njeri është pafundësisht më e rëndësishme se të qenurit europianë, amerikanë, arabë, shqiptarë, e çfarëdolloj gjëje tjetër, problemi i vërtetë është aq i madh sa çdokujt mund t’i mungojë kuraja ta shqiptojë.
Refuzimi i statusit është një tjetër ndër shumë dështime që me sukses kemi realizuar. Nuk përbën as çudi, as lajm. Por është një kambanë alarmi. Dhe alarmet e përsëritura, thuajse kurdoherë, paralajmërojnë katastrofën.
Shqiptre hesapi.Keshtu kemi qene nder shekuj ne.Nuk ndryshojme dot per 1 vit………………………
levizja mjaft duet te organizojn rinin shqiptare duet te ngrien cadrat ne mes te tiranes mos presim nga partit tna organizojn duet grev e pergjithme shqiptare kjo qeveri analfabetesh enveriste duet te largoet sa me par; sali vrasesi nuk na cone ne evrop po negjak derdhj te djatht me te majt kultura e berishes esht teori diktaturiste
Barinjte tane per 20 vjet jane PD-PS, me komunistat ne krye te tyre c’pret nga ta te na futin ne BE,kjo eshte utopi.
Nga shkon bariu e ndjekin delet.
Akoma gjalle jane keta? Po ku kane humbur per kaq kohe, apo i mori Erion Veliaj me vete.
Levizja mjaft e dini me mir se un se ne shqiperi nuk funksionon ssnje sindikat e pamvarur sic funksionojne ne europe,prandaj juve si organizata te pamvarura duhet te jeni te parat qe duhet te nxisni popullin ne te gjith vendin ndryshe nuk mund ta imagjinoj dot qe femijet tane te kthehen nje dite,nuk mund te kthehen femijet tane ne shqiperi sot per sot sepse ketu ne emigrim (pamvarsisht racizmit)neve ndjehemi shum her me mir jo vetem nga rroga qe eshte me e larte por me kryesorja jeta eshte shum me e sigurte,si mund te kthehet femija im aty kur kryeminstr i shqiptareve qe ka ardhur ne pushtet me vota te vjedhura te kercenoj ne mes te dites nga foltorja e parlamentit si nje rrugac rrugesh nje deputet te opozites,ne shqiper duhet ber nje revolucion qe te shporren njeher e mir keta plehera,shum mir i thua ne kete shkrim,(e kam fjalen per levizjen mjaft) dhe te gjitha jane te verteta por duhet shum pun per te ber nga kush presim qe te clirojme shqiperin nga keta mafioze?nga europa?nga amerika?per mendimin tim jo,perse nuk i shef europa bashke me ameriken keto qe behen ne shqiperi?i shikon por nuk duan,se nga nje ane thone dhe mir e kane,qe salen e hoqet per mos ardhur kurr ne pushtet dhe perseri e suallet,tani vrisni veten
duhet nga rrenjetduhet pushtuar tirana nga rinia asaj i perket c’do gje
Kaq shume “sirena” alarmi qe bien ,ne nuk po dallojume dot se cfare thone…Me mire te mesojme kodin kishtar ortodoks per renien e kambanes ,qe te kuptojme “perkthimin” e saj…Dang-dung ,dang-dung na bejne veshet , saqe edhe pershendetjen e mikut s’po degjojme…