E pashë zonjën e PD të sikletosur fort këtë herë çuditërisht në një nga ato aktivitetet ku ajo ka qejf të flasë me pathos e të bëjë sikur përlotet. Ishte e veshur e tëra me pink, por nuk ishte ngjyra pink a rozë ajo që e shqetësonte, por ky tubim i madh grash të administratës që duhet të parakalonin shpejt e shpejt aty para në bulevard dhe të mbaronte sa më parë ajo ceremoni pa sens dhe e rrëmujëorganizuar. Thirri dhe Majlindën në krah, sigurisht, jo nga dashuria. Thirri dhe ato deputetet e PD-së, tiranase, shkodrane e korçare, duke bërë me duar e me kokë që ato edhe pse nuk kishin arsye u afruan të habitura nga dashuria e zonjës së parë të PD, e kryetares siç e thërrasin vetëm afër Kuvendit. E pashë zonjën Jozefinë që ndihej keq dhe pse aktiviteti bëhej përballë zyrës së saj me kurriz nga zyra e kryeministrit. Kërkonte me nerv që ajo ceremoni e stisur të mbaronte. Nuk e kishte nga ngjyra rozë që përfshiu bulevardin. Nuk e kishte as nga ai tubim me gra të nxjerra si gjithmonë me zor në mitingjet e saj, kjo gjë tashmë i është bërë normë dhe s’ka arsye ta bezdisë. Afroi Majlindën pranë podiumit, sa kjo e fundit u ndje e hutuar nga sensi i zbutur i protagonizmit të kryetares Xhozi.
Xhozi prishi gjithë protokollin e aktivitetit. Kishte një siklet të madh që u manifestua dhe u pa në çdo TV, atë ditë, që për t’i bërë qokën për këtë aktivitet i kishte lëshuar valët e tij gjatë e gjerë për zonjën Jozefinë.
Duhet një kurajo e fortë për të qenë kaq hipokrite, ndaj Jozefinës i duhej enturazh, për të thënë nuk jam e vetmja e tillë. Duhet kurajo e fortë për të bërë apel për t’u diagnostikuar dhe kuruar kur ti dhe të tutë me duart tuaja ngritët brenda javës gjithë kënaqësi kartonat për të sjellë gjithë kancerin e Napolit, por jo vetëm, të të gjithë Europës, për të sëmurur shqiptarët, pikërisht, nga kanceri.
Duhet kurajo e fortë t’u thuash atyre që e dinë se çfarë është kanceri se ju vetë një javë më parë u krekosët në parlament për importin e mbetjeve nga e gjithë Europa duke e shitur si një investim për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Ironi e madhe kjo! Ajo çka u miratua në sallën e Kuvendit me votat e mazhorancës në gjuhën e popullit kuptohet shkoqur: Mblidh plehrat sa andej këtej nëpër Europë dhe nisi me kamionë për në Shqipëri, për ta bërë këtë vend ËC. Nuk është aspak jo etike nëse e them me këtë emër, po në fakt të gjithë plehrat apo jashtënxjerrja e europianëve do vijë direkt e paketuar për ta thithur ne në mushkëritë tona, në ushqimin tonë, në ujin tonë dhe pastaj për të dëgjuar dhe pallavrat tuaja për diagnostikim në kohë.
Një ligj që nuk pastron aspak vendin, por që shton plehrat e mbetjet e rrezikshme në këtë vend. Një ligj që hartohet me kartonë vetëm e vetëm që nesër askush të mos mbajë përgjegjësinë, pasi ajo s’do ketë emër do jetë kolektive. Një ligj që i ka bërë entuziastë napoletanët që luftuan me qeverinë e tyre për plehrat stivë. Ky ligj i dha fund protestave në Napoli, tani plehrat do vërshojnë drejt Shqipërisë. Dhe në këtë vend do hyjë me kuç e me maç. Jo se deri tani s’ ka hyrë në rrugë ilegale, por tani do orkestrohet nga shteti. Organet doganore në rastin më të mirë nuk kanë pajisje për të identifikuar nëse bashkë me mbetjet e tjera do vijnë dhe mbetje radioaktive. Pastaj në ligj vjen si interes i veçantë dhe industri e dioksidit të titanit. Një industri kjo që ka lënë pa gojë të gjithë njerëzit që janë marrë me industrinë e rëndë në këtë vend dhe janë konfuzë pse duhet një specifikë e tillë në një ligj shqiptar. Por çuditë nuk kanë të sosur. Ajo që të bie në sy në nxitimin e mazhorancës nuk ka lidhje me iniciativa ligjore për të pastruar të paktën mbetjet e këtij vendi, e sidomos lumenjtë e detet tona. Se kështu nuk do linim nam, të paktën me fqinjët, duke ua bërë edhe atyre pis bregdetin në kohë përmbytjesh. Plehrat tona që lundruan në brigjet malazeze e kroate ishin turpi më i madh për shtëpinë e qelbur të shqiptarëve, që askush nuk mendon ta pastrojë. Impiantet me fuqi të frikshme, që ngrihen pa u bërë ligji, apo që ligji bëhet në funksion të një individi e një kompani dhe jo në funksion të shoqërisë, janë tregues i një harbutërie e arrogance të këtij pushteti familjar.
Meqë nuk ia doli dot me ndërtimin e një centrali bërthamor, sepse e gjithë Europa po shprehet kundër kësaj energjie, dhe se fqinjët u ndjenë të rrezikuar me marrinë e tij në këtë vend pas asnjë standard sigurie, Saliu mesa duket ka vendosur të sjellë mbetjet radioaktive në Shqipëri. Ndoshta me mentalitetin, pas meje të bëhet qameti. Pasi me këtë mentalitet po qeveriset sot edhe ekonomia e vendit.
Mbi të gjitha një ligj i pakonsultuar me askënd dhe që shoqatat ambientaliste kanë folur me zë ende të mekur kundër tij. Një ligj për të cilin shqiptarët janë të informuar pak ose shumë pak, dhe që përballë mbijetesës apo importit të plehrave, Saliu e di që ata do ngrenë zërin në rastin më të keq vetëm për bukën e gojës.
Të gjitha këto zonja Jozefinë i di, ndonëse nuk i thotë. Të gjitha këto zonja Jozefinë i ka dëgjuar ndonëse nuk i pohon.
Ndaj e mirëkuptova zonjën Jozefinë në lëvizjet e saj kaotike dhe në dashurinë e tepërt që po u dhuronte rivaleve politike brenda PD atë ditë. Nga xhestet e saj të pakuptimtë arrita të nënkuptoj se ajo vetë nuk fut një dyshkë në xhep nga gjithë kjo histori korruptive plehrash. Majlinda?? Ku i dihet. Liria, Liri Berisha?? Ndoshta… Por, Jozefina jo. Ndaj dhe hipokrizia e asaj dite e vinte në siklet, pasi në fund të fundit ajo nuk fitonte asgjë.
Ti Armela i njeh mire keta surrat qener, se ke qene ca vite gazetare qe jepje lajmet e arritjeve te Saliut dhe Jozefines.
Lejini plehnat te rrin me plehnat,apo keni frike se kto plehnat tan i infektojne ma keq ato qe vine ktu?
Mire fole o zonje, te gjitha te sakta i the per xhozin.
Vetem pse s’na thua:
1. Pse ia dhate kuorumin ligjit te plehrave duke qendruar ne salle ?
2. Pse “ankesat” tuaja ne kete pike jane kaq te vaketa ?
3. Pse nuk ndermerrni nje nisem per referendum per kete ceshtje ?
4. A nuk jane ne grupin tuaj socialist pothuajse te gjithe ata njerez qe donin te benin ligjin e plehrave ne kohen e Fatos Pleher Nanos ?
Kam frike se nuk pergjigjesh dot.
Per arsyen e thjeshte se ju socialistet jeni po aq plehra sa edhe demokratet.
Nderkohe statistikat e kancerit shkojne lart e me lart.
Shqiptare – lini lesht (paret) ne spitalet me pronare socialisto-demokrate, ku do tju “kurojne” kancerin me:
1. Radiacion (radioaktivitet)
2. Helme (kemioterapi)
3. Thike (kjo te pakten nuk e shkakton semundjen si dy te parat)
ju te tjeter qe jeni pa leke – ngordhni !!!
Rrofte Shqiperia Europiane (dmth gropa e plehrave te Europes)
Nqs ju ka mbetur nje pike qytetarie o krimba socialiste – kerkoni referndum per plehrat !!!
Edhe nje tjetjer ne listen “Te gjithe fajin e ka Parajsa” (ne rastin tone Opozita).
Po mire une qe nuk e lidha lopen kam faj po hajduti a ka ndonje faj.
Ju hodhem ne fyt Opozites se nuk bente opozite!
Tani i themi pse nuk bojkoton parlamentin!
Them se duhet me e nda mendjen!
Ke te drejte ne gati te gjitha pikat.
1. Pse ia dhate kuorumin ligjit te plehrave duke qendruar ne salle ?
2. Pse “ankesat” tuaja ne kete pike jane kaq te vaketa ?
3. Pse nuk ndermerrni nje nisem per referendum per kete ceshtje ?
4. A nuk jane ne grupin tuaj socialist pothuajse te gjithe ata njerez qe donin te benin ligjin e plehrave ne kohen e Fatos Pleher Nanos ?
Do pergjigjesh per ndonjeren sa me lart o z. Aldo ?
Sa per llafe koti, varja se nuk ja vlen.
Po ta sqaroj mire!
PS ka edhe politike per te bere, i beri 2 vjet ne rruge nuk mund te largohej!
Po gjithsesi hajde dalim tek presidenca ti kerkojme Bamirit te mos e kaloje!
Kur te duash me bej nje zile e me ke aty!
Po dole nga “plehrat” ne plehera do te perfundosh…Por e keqja eshte se pse te vuajme edhe ne te tjeret . “Gjithe kohes demokratike plehrave do te germojme e kerkojme ” te ardhmen tone ?! Po femijet ?!…Mbase nga censusi do te dalin edhe “semundjet” shqiptare ,sepse me duket se ishte nje pyetje e tille,keshtuqe do te ndertohen politika afatgjata per eliminimin e “kancereve” te nuancave te ndryshme ,qe ne fund te fundit kancere jane ,qe na marrin jeten para kohe ,dhe shpetojme ISSH-e nga falimentimi financiar….Ky eshte atmemedheu yne dhe ne jemi bijte e tij !!!
Zonja Armela shume e vertete dhe njekohesisht e dhimbshme kjo qe keni thene. Mua personalisht me duket e tmerrshme kjo puna e plehrave. Si mund te kemi njerez kaq te papergjegjshme ne krye te ketij vendi. Se qe mendojne vetem per pasurimin e xhepit te vete kjo dihet, por te arrish deri aty sa te sjellesh edhe plehrat e botes, pa kontrolle ne pikat dogannore, te rrezikshme per shendetin e te gjitheve, kjo pastaj eshte me dash me i vdek shqiptaret me pergjegjshmeri te plote.
Po G. Kluni ? cdo beje?!! Ishallah nuk e kalon me heshtje. Do ishte ne dinjitetin e tij ta kthente mbrapsht kete ligj te bere nga plehrat
Clooney, eshte ne Turqi..ka shku me pa nje ndeshje te Gallatasarajt..
NUK KA HIPOKRIZI PO KA INJORANCE ME SHUMIC,NUK DUHET TE JA BENI QEFIN ME FJALEN HIPOKRITE ,SE ME THERTE MUA NESE E DI CDO TE THOTE HIPOKRITE,E KA KOKEN PYLL ME GESHTENJA NGA PA DIJA,PO I LUMTE JA GJETI KOKEN MALOKUT DHE E FUTI ME TRINA NEPER MAL,E SHPALLI ARMIK ME SHQIPTARET E NDERSHEM,DHE VET MENDON SE DO DALE PA LAGUR….
PLEHRAT KANE NJE TE MIRE QE JANE TE NDERSHME DHE KANCERI I TYRE DO ZERE KEDO PA DALLIM FEJE ;IDEJE ;DHE PASURIJE!!!!!!!!!
Saliu pa e kthy Shqiperine komplet ne plere nuk e leshon,do privatizoje cdo gje,qe nga bregdeti,kodrat,malet po e po se i ka te tijat po i kthen ne pika turistike me leket e shtetit bregdetin e malet,mbasi te mbaroje keto i fut nje te leshuar pushtetit mer familjen te tere me femije,mbesa e nipera iken me ndonje shtet psh ne Suedi ku na u dashurua e na krijoi familjen e lumtur me kusheriren e tije djali,si e ka emrin se ja harrova Ziguri apo Zemuni e nejse,e i leshon me qira u vjele e parate,e thote o popull me rrofshi trapin e i gezofshi plerat o popull plere
kur paske msu shqip ti??? vec Dum Baben ke pas dit me than,,,,,,,,
Bravo Armela,cdo gje e goditur,besoj edhe Bardhi duhet te jete e nje mendje me ty.
Mire e ka tekniku, po Luani, Astriti, Iliri, Mondi, Entela, Soela, Juela,Eraldi, Qerimi, Festimi a jane ne nje mendje me ty??
Aaa cfare gallate, o cu kenaqem….ti gezohemi plerave se mesa duket na vika lezet hehehehheheeh
Unë jam agronom i vjetër. Dikur jam përplasur dhe me puntorët e spërkatjes, të cilët punonin me pesticide për luftimin e sëmundjeve dhe dëmtonjësve në bujqësi. U shpjegoja me forcë efektin kanceroz që shkaktonin jonet e pesticideve duke u akumuluar në mëlçi etj. Prandaj u bëja presion të punonin me maska çisme dorashke dhe kominoshte, të cilat garantonin deri në 1oo% rrzikun e kancerit.
Shumë buzëqeshnin me ironi, sa ktheja krahët i hiqnin kostumet e spërkatjes dhe punonin pa masa mbrojtje. Pas vitit 1990, kanë vdekur në moshë të re dy gra dhe një burrë, të egzaminuar se kishin kancer pasojë e helmeve. Merre me mënt se sa vdekje të tjera ka me këtë origjinë që nuk u dihet shkaku, sidomos përhapja e kisteve të grave në masë etj. E përmënda këtë të vërtetë të hidhur sepse ka disa vite që punohesh nga qeverrit tradhëtare të Shqipëris për të helmuar popullin duke sjellë gjith helmet e Italisë dhe me efektin domino ndofta dhe shumë vëndeve të Evropës. Kishte vite që malet me ple të Napolit u bllokuan nga populli i cili nuk i lejoi ti hidhnin në parcelat e fermerëve. Qeveria Italiane u vu në siklet. Populli u thoshte miljaderëve, ivestoni dhe i zbërtheni plehrat në të pa dëmshëme. Miljarderët nuk duan ta dëmtojnë arkën, dhe fap u dolli miku i math Mafiozi anti shqiptar Fatos Nano dhe ju dha fjalën se plehrat do jua tërhiqte ai me Berishën paçka se do helmohesh populli i vogël në lindje të Adriatikut. U tha u bë. Partia demokratike e aprovoi, Partia Socialiste bëri sikur e kundërshtoi. Populli ka një varkë, bejte: “O! Kalem E O! Daut, Nëna K. e Baba M.” Kemi një shans ne si popull, Ose të dalim në bllok të ndalojmë pushtimin e përjetëshm të Shqipëris, ose pas dy tre brezave të shuhemi ose të kthehemi në komunitet budallejsh. Sot ose kurr duhet të ngrihen në këmbë Shkencëtarët, akademikët, mjekët, agronomët, biologët të ndalojnë vet vrasjen. Po filloi importi i helmëve do jet vonë edhe sikur të ndërhyhet.
Armela Imeraj paska instikte politike?! hahahahahahahaha…
jozi topalli ..si ka mundesi ajo baxhelle politikane ..prandaj me e shumta e rinis ketu ..shpreson perpozicione ne shtet .. se kur u be ajo pse un jo
Nji shkrim i qart pe gjith ata qe duan te kuptojne mire se jozi kryeplera veshur si ne Blu apo ne Pink mbetet po ajo pler qe prodhin fabrika e riciklimit PD ,edhe pse shoqerohet nga Majinda qi hai Mortadela Prudente ala Italiano ,apo ndonji surrat shqyer tjeter .
Kush do te reagoj ne interesin e perbashket si Shqiptar le ta bej ate ,e mos te merret me thenje idiote kunder Autores se shkrimit .
Cfar jeni duke prit ju valle ,ju trima llapaqen , t’ju clirojne femrat shqiptare nga ky kancer i papare ? Por se jeni te tille ju ,eshte e tille ajo bushtra jozefine e ai shkerdhat berish ne kte pushtet plerash .