In Memoriam për Enver Fajën

6 Tetor 2011, 23:03Blog TEMA

Nga Aleksandër Meksi

 

Para dy ditësh ndërroi jetë Profesor Enver Faja, një ndër arkitektët e urbanistët e shquar të vendit, pedagog i urbanistikës në Fakultetin e arkitekturës, autor e bashkautorë dhe bashkautorë i shumë veprave të ndërtuara në Shqipëri dhe në vitet 1992-1996 ambasador i qeverisë Demokratike në Poloni.

Vdekja e parakohshme e tij pikëllon jo vetëm familjarët dhe të afërmit e tij, por edhe kolegët e studentët e tij, miq e dashamirë dhe ata që punuan me të për një Shqipëri më të mirë e demokratike.

Me Enver Fajën jam njohur kur atë e kthyen nga studimet e larta në Poloni për motive jo shkollore, dhe erdhi me ne në kursin e tretë të Inxhinierisë së ndërtimit të Universitetit të Tiranës në vitin shkollor 1957-58. U bëmë dhe mbetëm të dy shokë si tiranas e jo vetëm për këtë, punuam së bashku në kantierin e hidrocentralit të Shkopetit menjëherë pas diplomimit dhe miqësia jonë mbeti e përhershme në vite.

Enver Faja ishte një pedagog i mirë dhe i pasionuar pas lëndës së tij. Prej tij kanë dalë një numër i madh arkitektësh që sigurisht do ta kujtojnë për aftësitë e tij në profesion, gjallërinë dhe tolerancën e ndihmën që i jepte kujtdo.

Profesor Enver Faja ishte ndër të parët intelektual që u bashkuan me partinë Demokratike dhe kontribuoj në të me shembullin e tij, me punën e tij fisnike si specialist dhe më vonë me detyrën e lartë si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Poloni.

Ne miqtë, shokët e dashamirët e tij, do ta kujtojmë atë dhe emrin  e tij me respekt.

10 komente në “In Memoriam për Enver Fajën”

  1. gjergji says:

    I perjetshem qofte kujtimi i prof. Enverit!

  2. arqile says:

    Arqile.
    I perjetshem kujtimi i profesorit….

  3. Arben says:

    Iu prehte shpirti ne paqe. Ngushellime familjes.

  4. Pena says:

    I shpreh ngushellimet e mia te sinqerta familjes dhe te gjithe dashamiresve qe e kane njohur profesorin e shquar.Vetem,mbase do te ishte mire,te mos permendej “litari ne shtepine e te varurit”.Kontributi ne PD-ne e privatizuar nga Saliu,nuk ia shton vlerat profesorit te nderuar,porse z.Meksi e ka marre gjate kohes qe punoi me Saline,qe edhe kur eshte fjala per mort,dicka te nxjerrin e perfitojne politikisht.

    1. tani says:

      Dmth. te kujtosh se Enver Faja ka sherbyer edhe si ambasador me 1992-1996 ne Poloni te duket krim, se atehere Saliu kishte PD-ne? Dmth. duhet te shuajme memorien sepse ka ekzistuar Saliu? A i therret trurit cfare po thua? S’te pelqen Saliu, kete e morem vesh, por kjo s’duhet te ndaloje njerez te tjere te jene krenare per punen qe kane kryer ne PD. Ke nje vizion shume te gabuar te ceshtjeve shqiptare. Duke luftuar cdo PD-ist vetem i ben nder Saliut, sepse i bashkon rreth tije tere PD-istat qe sipas teje jane te pa vlere. Ne kete moment ne te cilin ka PD-ista qe jane kundra Saliut dhe pothuajse po simpatizojne per PS-ne si force opozitare (nqs. Edi mund te quhet opozitar) ti i thua atyre qe duhet te bashkohen me Saliun, sepse alternative tjeter ti nuk u jep.

  5. Qemal says:

    U kujtofsh gjithmone per mire i nderuar koleg, qe u ndave prej familjes dhe prej nesh qe te deshtem shume. U prehte ne paqe shpirti yt i mire.
    Qemali

  6. denkoka says:

    nderime dhe ngushellime per ket koke shkence…

  7. Bujar Ferra Milano Itali says:

    U njofta me profesorin tim te nderuar ne vitin 1961,un student dhe ai profesor i disa lendeve te deges se ndertimit ne universitet.Me vone me mesoje gjthshka mbi arkitekturen qe ai e dashuronte dhe me pasionin e tij ma transmetoi mua e disa e disa brezave mbas meje.Ne fund me firmosi projektin tim te dipllomes.Ate firme se bashku me qindra takime qe pata me te,me qindra diskutime qe beme do t’i ruaj ne studion e kujtesen time sepse ato ishim ne nji linje mendimi.Sepse pasioni i tij fisnik dhe i paster qe ai kishte per profesionin f

    isnik e pa kufi per arkitekturen e ne veçanti per urbanistikes ma transmetoi mua dhe mendoni sa e sa breza kane kaluar nga duart e ketij njeriu,profesionisti e pse jo artisti qe i keshilloi per tu futur ne artin e arteve siç eshte arkitektura.Ai nuk u kursye, nuk i zgjodhi studentet por te gjitheve me zerin e tij te embel na u pergjigj na keshilloi e na ndihmoi te behemi njeres te vlefshem si ai
    Une humba profesorin tim te dashtun vendi im humbi njeriun me vlera te mbedha familja njeriun e zemres.Do te ishte nder per Tiranen e tij te dashtun qe rruga ku profesori lindi dhe u rrit te mbaje me nder emrin e tij .Ftoj te gjithe ata qe ja degjuan zerin ketij njeriu qe ne auditoret e fakulteteve te arkitektures e jashte tyre te shprehen dhe te shkrujne,si nje detyrim per per punenen etij si pedagog,si profesionis e si nji njeri me vlere.
    Une dua ta mbyll me fjalet qe kolegu i tij i nderuar Arkitekti e poeti Petraq Kolevica ka thene per Arkitekturen (shif artikullin e O.Sakiqit eI.Kellezit disa dite me pare) te cilat fjale i perkasin dhe i meriton plotesisht Ar.Enver Faja.
    Uroj qe shpirti i tij imire shkofte ne xhenet.
    Bujar Ferra

  8. geno says:

    I ndejri Faja ishte i ndershem, po ti o Meks mavria si ke surat e del publikisht, ao kujton se harrojne shqiptaret kriemt qe ek bere bashke me Sali WC-en, qe nga piramidat, vrasjet mafioze, rrembimin e Remzi Hoxhes qe ti ia di vendin se ku eshte groposur, shkaterimin e uzinave, vjedhjet dhe mbushjen e PD dhe te qevrise me sigurimsa, hetues e spiune. Mbylle ate hale e te marrte Ramizi me evte sa me shpejt, diten e 16 tetorit ditlindjes se Enverit

    1. Tani97 says:

      cfare nivel plehrash; nuk merret vesh se me ke je: Salen,Fatosin,Ramizin,Edin. Komplet funderrina. Sepse ka plehra si ty, Sala vazhdon akoma mbreterine e tij. Jo per shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje