Shqipëria gjatë 20 viteve të tranzicionit është mbuluar nga tregu informal i punës. Shkaqet ekonomike, të cilat nuk po i ndahen shqiptarëve gjatë gjithë jetës, si dhe shfrytëzimi i krahut të punës, kanë krijuar një gjendje pasigurie tek mijëra familje.
Janë me mijëra burra dhe gra, të rinj e të reja që punojnë në punë të zezë, apo punë të pasiguruara në sigurimet shoqërore. Janë me mijëra kryefamiljar që punojnë pa u siguruar dhe pa u kontrolluar, pasi punëdhënësit e tyre “shpirtmirë”, nuk kanë denjuar dhe nuk denjojnë që të paguajnë kontribute sigurimesh për ta?!
Ndër sektorët ku informaliteti i punës është më i dukshëm dhe më alarmanti mbetet sektori i ndërtimit. Edhe në ato ndërmarrje private ku punëdhënësit tregohen më dashamirës, një pjesë e punëtorëve mbahen të fshehur përball raportimit apo kontrollit në inspektoratin e punës, apo në zyrat e punësimit. Edhe ata që mund të sigurohen, kontributet e tyre deklarohen minimale, pra pagat e tyre u fshihen inspektorëve të punësimit, ose raportohen paga më të vogla se ato që të punësuarit marrin në të vërtetë. Kjo për faktin e derdhjes së kontributeve sa më minimale?! Nuk thonë kotë, i ngopuri nuk pyet për të uriturin. Lufta për tu pasuruar me çdo kusht, me çdo mënyrë dhe me çdo çmim, duke fshehur dhe shmangur pagesat e sigurimeve shoqërore nga ana e punëdhënësve, ka krijuar premisa për shpërthimin e bombës sociale në këtë vend që quhet Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë sot në të zezë dhe që marrin atë pagë, që sot mund t’iu duket e kënaqshme për të mbajtur familjen me bukë, nesër kur t’iu vij mosha e pensionit dhe kur të mos kenë më fuqi të punojnë, do të sillen rrotull si lypsarët në rrugët e qyteteve tona, pasi shteti që toleroi punën e zezë, do t’iu mbyll derën në mënyrën më harbute?!
Askush nuk ngrihet sot për punën në të zezë dhe askush nuk proteston sot ndaj punëdhënësit, pasi frika e përfundimit në rrugë të madhe i bënë ata të pranojnë heshtjen dhe nënshtrimin. Vet punëdhënësit nuk tregohen aq xhentil sa mund të duken, sidomos kapitalistët e rinj, të cilët nuk përmbahen dot përpara manisë për të grumbulluar sa më shumë para në kurriz të një pune të pasiguruar ndaj punëmarrësve. Kohët e fundit të gjithë u bëmë dëshmitar të një tentative të Kryeministrit Berisha, i cili kërkoi të maste pulsin e shqiptarëve, kur hodhi idenë e daljes në pension në moshën 70 vjeçare?! Ndoshta e ka pasur fjalën për punëmarrësit e pasiguruar, për të shtyrë sa më shumë kohën e moshës së pensionit, me qëllim për të shmangur dhe larguar sa më shumë plasjen e sigurt të bombës sociale?! Nëse një person i pasiguruar në të shumtën e viteve të tij të punës, ose i pasiguruar gjatë gjithë jetës së tij aktive të punës, do të kërkonte pension ose një ndihmë tjetër nga shteti, atij do t’i duhej të mbushte 70 vjeç njëherë, dhe pastaj do të shohim se çdo të bëhej me të. Por, Kryeministri vetëm sa tatoi pulsin e shqiptarëve dhe siç duket u tërhoq, hë për hë. Ajo që duhet të bënte më mirë, do të ishte vënia në lëvizje e mekanizmave të tij qeveritare për të ndërmarrë masa të ashpra dhe kontrolle rigoroze kundër punës së zezë në Shqipëri. Kjo do të ishte një nga gjërat më me vlerë për të shmangur sa të ishte e mundur shpërthimin e bombës sociale në Shqipëri. Janë me mijëra shqiptar që punojnë sot në të zezë, duke përbërë një kontingjent të rrezikshëm në kurriz të shtetit dhe të shoqërisë nesër. Masat që duhen marrë duhet të jenë radikale në këtë drejtim, pasi, nëse secili punëdhënës do të tregohej korrekt dhe do të paguante rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore të punëtorëve të tij, sistemi i sigurimeve shoqërore sot nuk do të vihej në vështirësi. Ky sistem vuan sot aftësinë paguese të shpërndarjes së pensioneve, duke na kujtuar fazën e fundit të ekzistencës së skemave piramidale në Shqipëri, kur sportelet e tyre po mbylleshin një e nga një dhe marrja e kësteve apo e kapitaleve po shtyhej në kalendat greke.
Gjithkush nga të punësuarit e sotëm vetëm sa marrin pagën për tu ushqyer, duke menduar vetëm për sot dhe jo për nesër. Por jeta njerëzore është e tillë, që një ditë njeriu moshohet dhe humbet fuqinë dhe aftësinë për të bërë punë fizike, sidomos. Ne jetojmë kohën e kaosit social, ku shteti dhe Qeveria nuk është në gjendje të vendos rregull në tregun e punës. Janë me mijëra lokale që punojnë sot anë e këndë Shqipërisë, ku janë të punësuar me mijëra kamerier, kuzhinier dhe bufetier, pa përmendur shoferët, pastrueset dhe punëtorët e tjerë. A mendoni se sa nga këta janë të siguruar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore sot?! Sa punëtor, murator, kampertier, shofer, elektriçista, vinçiera, hidraulik janë të siguruar sot në Institutin e Sigurimeve Shoqërore sot?! Sa mekanik, motorist, xhenerik, elektoaut dhe baterista janë të siguruar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore sot?! Përmenda vetëm këta, pasi në të gjithë sektorët dhe zanatet që lëvrohen në Shqipëri, numri i atyre që nuk janë të siguruar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore sot është alarmant. Bomba sociale është në prag. Kur të kujtohemi që ta ç’aktivizojmë, do jetë shumë vonë, pasi do na plasi në dorë?!
kemi ngel ne shqiperi 2.5 milion shqiptar, dhe po te ikim nga shqiperia e ta shesim nja 500 miliard euro, na bie nga 20 mij euro per fryme. A IKIM ME MIRE ?????