“Vëllezërit” Berisha dhe Rama

3 Tetor 2011, 11:51Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në librin e tij të fundit “Origjina e rendit politik” (The Origins of Political Order), Frensis Fukujama (Francis Fukuyama) e gjen fillesën e hershme të rendit aktual politik te dita e largët kur dy vëllezërit e parë të species homo sapiens vendosën të jetonin bashkë, për të qenë më të suksesshëm në luftën darviniane për ekzistencë. Ky akt u pasua shumë më vonë me bashkëjetesën në fis të njerëzve të një gjaku, e cila, sipas Fukujamës, përbën formën e parë të lartë të organizimit shoqëror – edhe kjo në funksion të luftës darviniane për ekzistencë. Ndërsa niveli tjetër i organizimit politik, shteti, argumenton Fukujama, ishte thjesht një mënyrë përmes së cilës disa fise do të mund të fitonin avantazhe ndaj të tjerave.

Meqë në këta rreshta nuk kam objektiv dhe hapësirë për të argumentuar pro apo kundër kësaj teze të mbrojtur nga Fukujama në mbi 550 faqet e librit të tij, dua të shkoj drejt e ku na dhemb dhëmballa ne, shqiptarëve – në ngërçin aktual politik të shtetit tonë.

Në qendër të këtij ngërçi qëndron lufta e ashpër për pushtet mes mazhorancës së udhëhequr prej Sali Berishës dhe opozitës së udhëhequr prej Edi Ramës. Ky ngërç nuk është shkaktuar, fjala vjen, nga përplasja mes dëshirës së mazhorancës për integrim europian dhe asaj të opozitës për afrim me Rusinë, siç ka ndodhur në Serbi, për shembull. Jo, të dyja palët te ne e synojnë integrimin europian, por secila do ta ketë vetë pushtetin gjatë procesit të integrimit.

Po t’i referohemi në mënyrë metaforike qelizës primordiale të organizimit shoqëror që përmend Fukujama në librin e tij, asaj të atyre dy vëllezërve të parë që filluan të bashkëjetonin, mund të themi se Berisha e Rama, si udhëheqësit e mazhorancës dhe opozitës shqiptare, do të duhej të bashkëpunonin që “familja” e tyre, populli shqiptar, të përparonte në projektin e integrimit në BE. Por ata janë në një luftë pa kompromis qysh nga zgjedhjet e 2009-ës. Përse? Sepse, në këta dy vjet, “vëllai i madh”, Berisha, është treguar vazhdimisht arrogant ndaj “vëllait të vogël”, Ramës.

Ai nuk pranoi të bëhej transparenca e votave të 2009-ës, edhe pse “bijtë” e Ramës u futën në grevë urie për ta kërkuar atë. Ai nuk pranoi të zbatonte rezolutën e Parlamentit Europian që kërkonte hetimin e materialeve zgjedhore nga një komision parlamentar i drejtuar prej “bijve” të Ramës. Më pas, ai vrau katër “bij” të Ramës në bulevard, kur ata po demonstronin kundër tij. Dhe së fundi, ia hoqi Ramës me procedurë mandatin e kryebashkiakut, duke i dhënë mesazhin se s’do ta ketë të lehtë të vijë në pushtet me vota.

Por një shtëpi e ndarë në mes, tha Linkolni para luftës civile në SHBA, nuk mund të qëndrojë gjatë në këmbë. Dhe historia ka treguar se mënyrat për ta mbajtur një “shtëpi” në këmbë janë dy: ose nëpërmjet dominimit të “vëllait të madh” ndaj “vëllait të vogël”, ose nëpërmjet bashkëpunimit mes tyre. Ne e kemi provuar rrugën e parë në vitet 1945-90 dhe rezultati ishte që Shqipëria u shtrëngua të shiste edhe rezervat e fundit të arit, për të siguruar disa muaj bukë në fund të asaj periudhe. Ndërsa në rrugën e dytë kemi 20 vjet që rrekemi të ecim, por ende s’po arrijmë të kemi një “shtëpi” në paqe.

Ka ardhur koha, për të mos thënë se ka kaluar, që Berisha, ta japë më së fundi shenjën se do vërtet që “shtëpia” shqiptare të jetë në paqe. Ndërkohë, Rama e ka dhënë një shenjë të tillë me paktin prej 10 pikash për integrimin e Shqipërisë në BE. Megjithëse ka qenë “i dëmtuari” i vazhdueshëm në luftën me Berishën, Rama ka ofruar me këtë pakt degën e ullirit, e cila mund të hapë rrugën e paqes mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare.

Së pari, ai ka kërkuar fillimin e reformës zgjedhore, e cila përfshin ndryshimin e kodit zgjedhor dhe ndoshta edhe të Kushtetutës. Kjo kërkesë, në fakt, është pranuar në parim nga Berisha. Por sidoqoftë, mbetet të shihet se sa bashkëpunues do të jetë ai kur të vijë puna te detajet e reformës. Sepse historia e reformave zgjedhore në Shqipëri ka treguar se djalli është fshehur gjithmonë pas detajeve…

Së dyti, Rama ka kërkuar ndryshimin e rregullores parlamentare, në mënyrë që të shmanget në një farë mase ai që dikur Tokvili (Tocqueville) e quante “rreziku i tiranisë së shumicës”. Në demokracinë e parë të kohëve moderne, të cilën e studioi Tokvili, pra, në SHBA, ka disa rregulla të trupëzuara në kushtetutën e vendit, që e zbutin “tiraninë e shumicës”. Por një nga rregullat më të rëndësishme nuk është pjesë e kushtetutës; ajo është thjesht pjesë e rregullores së Senatit. Ky rregull i lejon opozitës ta pengojë pafundësisht votimin e një ligji apo emërimi, përderisa një pakicë prej 41 senatorësh nuk është dakord me fillimin e votimit (numri total i senatorëve është 100). Dhe më e bukura është se ky rregull mund të ndryshohet qoftë dhe me një shumicë të thjeshtë në Senat. Por sidoqoftë, ajo s’ka ndryshuar që prej kohës kur u miratua – 230 vjet më parë….

Meqenëse adjutantja e Berishës, Jozefina Topalli, iu referua rregullores së Kongresit Amerikan, kur u pyet për votimin e hapur të kandidaturave për disa poste shtetërore, le t’i referohet edhe rregullës së mësipërme të Senatit të atjeshëm, kur të diskutohet për ndryshimin e rregullores së Kuvendit tonë. Në fakt, në qoftë se opozitës shqiptare do t’i jepej e drejta që opozita në Senatin Amerikan e ka prej 230 vjetësh – pra, që të bllokojë votimin për kandidatura të caktuara për poste të rëndësishme shtetërore – shumica e pikave të paktit të Ramës nuk do të kishin nevojë të debatoheshin. Çdo emërim apo shkarkim i njerëzve në/nga poste të tilla do të kërkonte të paktën 60% të votave në Kuvend – pra, do të kërkonte konsensusin e opozitës.

Sidoqoftë, është një pikë e paktit të Ramës, pika e nëntë, e cila nuk ka nevojë të adresohet me ndryshime të kushtetutës apo të rregullores së Kuvendit. Është fjala për thirrjen e përbashkët që Rama kërkon t’i bëhet Prokurorisë në lidhje me hetimin e 21 janarit, Gërdecit etj. Me këtë pikë ai thjesht kërkon që Berisha të demonstrojë publikisht vullnetin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së njerëzve të fuqishëm në këtë vend. Por Berisha, qoftë edhe me një rezolutë jodetyruese të Kuvendit në lidhje me këtë çështje, nuk është dakord. Dhe kjo të jep pak shpresë se ai e do vërtet një paqtim sa më të shpejtë të “shtëpisë” së trazuar shqiptare…

9 komente në ““Vëllezërit” Berisha dhe Rama”

  1. L.Luarasi says:

    FJALA NGERC,GATI PO VDISTE.
    Z.Zaloshnja ju ndjekim ne TV-i sa here kini qene ne debate per tema te ndryshme,ju kini tiparet e tua karakteristike ne diskutim,respektoni shume statistikat,ju karakterizon edhe nje edukate ne debat,qe s’e kane te tjeret, zhurmaxhinjte.Tani keta njihen qartesisht,si e qysh i sherbejne njeshit me zanatin e zhurmaxhiut qe lulezon vetem ne politiken tone allashqiptare duke deshmuar krejt INJORANCI.Me zhurmaxhinjte shpesh bashkohen dhelperisht edhe drejtusat e emisioneve,fermra meshkuj,te cilet s’kane regulla,si,kur,sa here mund ta marin edhe ata fjalen.Ne krahasim me te gjitha debatet e tua ne TV-i,ky shkrimi tuaj eshte konciz,qe ve doren vertet ne nje plage te madhe te qelbotranzicionit tone unikal ne bote.Populli yne fatkeq,i varfer,per te tilla shkrime ,te qarta,te thjeshta,te kuptushme,ka shume nevoje,nga qe shumica e tij,eshte si nje gur i pa gdhendur,i cili kur vendoset ne mur,rezon murin. Fjalite me fjale jo shqip,te mpleksura si lemsh,qe tregojne se folesi paska “shume” kulture coroditin shqiptaret, qe gjithe jeten s’kane prekur liber me dore.Ju pershendes per kete shkrim qe vertetesisht ve doren ne plagen me te madhe te tranzicionit qe e quajne :ngerc,(kryefjale per gjithe debatet e viteve te fundit), krize,etj,por qe realisht prapa ketij ngerci pasuria e kombit eshte ndare per disa dhe jo per te gjithe shqiptaret,ndaj edhe kriza s’mund te rije pa u zgjidhur aq kohe
    mund te duan kokat e politikes qe duhej ta kishin zgjidhur me kohe kete gangrene te quajtur nga e keqia ngerc.

  2. jimmi says:

    me vjene shume keq qe merreni me keta dy mumje ske se cfare te komentoshe se eshte humbje kohe,

  3. Zaloshnja eshte nje nga ish studentet e dhjere te dhjetorit qe nuk mbrojten kauzen per te cilen u ngriten por u shperbene ca duke kaluar kufirin per te mos u kthyer me dhe ca te tjere u bene sheike si puna e zvarranikut i meta.Lexova komentin dhe ky i pacipe duke vene ca emra si
    Fukujama apo Tocqueville po demonstron se eshte i poliedrik dhe po i Eshte me shume pordhe keto artikujt e tij..
    Shihet me sy te lire qe ato nuk jane “vellezer” por njeri eshte devil
    i lindur kurse tjetri nje njeri i qyteteruar qe ka bere gafa te medha
    2-3 vitet e fundit duke gjunjezuar opoziten.
    Te thuash sot qe ngerci vjen se “të dyja palët synojnë integrimin europian, por secila do ta ketë vetë pushtetin gjatë procesit të integrimit.” tregon se ke deformime serioze mentale.dhe nuk je vetem
    ti por eshte dhe ai muc nano qe na beri te qajme kur beri u-turn
    ne kopenhagen dhe u be si muti ne shi apo ai kubiku i m-leninizmit
    te tropojes besnik mustafa kur kishte shkuar ne selanik me te shoqen ishte “perleshur” me kamarierin se kishte porositur kafe turke
    dhe kur e kishte ofenduar ky i fundit ,besniku I PARTISE kishte ikur me bisht ne shale por “krenar”
    Mendoj se shqiperia sot eshte shtet i shkaterruar nga malesoret
    i varrosur nga ambasadoret dhe nekrotafia eshte nga ju puthadoret
    TURP PAMBARIMISHT TURP DHE TE PJERDHESHA NE Fukujama apo Tocqueville
    E TUA.

    1. MUSTAFA says:

      Hallall!!
      Mire halli qe na ka zene me rrumpallen, po ketyre lloj anal-isteve si u behet.
      Mevlani u vika hakut.

  4. artur 68 says:

    Respekt per autorin e shkrimit por recetat perendimore per te dale nga ngerçi nuk vlejne ne ambjentin kaustik shqipetar.
    Me interes do te ishte ndonje formule nga Rusia,Biellorusia,Siria,Egjypti,Tunizia apo Libia. Keto tre te fundit na treguan nje model qe e kishim aplikuar vete me pare ne 97-en.
    Per fat te keq s’mundemi te ri-aplikojme nje kryengritje te armatosur si nje vend anetar i NATO. Cdo tentative per dialog me Putinet apo Lukashenkot eshte nje humbje kohe e panevojshme.
    E vetmja zgjidhje qe me vjen nder mend eshte ajo e plakut kinez( te me fali amb amerikan por se kam me te) qe te ulemi buze lumit dhe te presim “kufomen” e Berishes nga permbytja ekonomike…..

  5. Drini says:

    Zaloshnja merru me shifrat se shkrim me te dobet e medioker edhe po ta kishe pasur qellim nuk e prodhoje dot.

  6. Ola says:

    Nje pjese e mire e jona, qe ben ca lloj komentesh per te ardhur turp, e kane pak berishen, meritojne me keq akoma

  7. tg usa says:

    Eduard zaloshnja ka inat saliun se i tha motres tija merita zaloshnjes kurve ne mbledhjen e kryesis te partis demokratike kur ajo filloj te mbronte eduard selamin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje