Dekalogu i propozuar nga Edi Rama është analizuar fije për fije nga çdokush që mendon se i ngjit fjala në opinionin publik. E meqenëse me “publik” nënkuptojmë jo domosdoshmërisht miliona, por edhe pak më shumë se dy vetë, secili ka të drejtë të japë opinionin e tij. Ajo që të rezulton nga e gjithë analiza, është fakti se e gjithë përmbajtja e dekalogut, më shumë se sa 10 pikat apo edhe modalitetet për realizimin e tyre, është fryma. Fryma e bashkëpunimit për të çuar përpara një proces. Një proces që ka vite që është nisur dhe gjithashtu kërkon vite të përparojë, pa sa për finalizim, as që mund të bëhet fjalë. Ajo që vihet re tek mazhoranca është indiferenca, madje inati se përse ky dekalog nuk u erdhi ndonjë javë më parë. Pa ndonjë nxitim në mbështetje të akuzë së radhës se, le të themi, Kryeministrit nuk i intereson integrimi, synimin e tij le ta marrim për të mirëqenë, njëlloj me atë të shumicës së shqiptarëve, madje pa iu futur pluseve dhe minuseve reale që janë bashkëshoqëruese normale të këtij procesi për çdo vend dhe çdo popull. Ajo që të befason është sensi i kundërt me ngulmimin e vetëm dy apo tre ditëve më parë. Dyshimi më i parë është, nëse 12 Tetori duhej pritur si datë për marrje përgjegjësish apo si ditë kurorëzimi, thënë ndryshe, si gur i rëndë pendese apo si medalje fluturake për mrekullinë qeverisëse shqiptare. Këtu fillojnë e ndahen rrugët, karakteret, filozofitë e dy kryepolitikanëve që kanë momentalisht tagrin politik, moral dhe material për të vendosur për të ardhmen. Pakti Rama frymëzon përgjegjësinë, përulësinë, ndëshkueshmërinë, balancimin funksional jopartiak të institucioneve të pavarura të shtetit, anti-pakti memec i tjetrit dëshmon se zotëria nuk han pykë dhe me shkumë në gojë vazhdon marshimin e madh për të kapërcyer çdo pengesë, qoftë edhe apolitike, që bjerr pushtet blu, me ëndrrën e medaljes që e pret në një finish pa finish. Rama përcakton një mision, duke qenë i bindur se nuk mjafton jo ky kryeministër, por as Rama vetë dhe as shumë të tjerë pas tij që do t’i vënë kapak korrupsionit, kapjes së shtetit, vrasjeve alla “kokën ose tokën” apo “pronën ose nonën”, Berisha hap e mbyll një fushatë korrje shirjesh të radhës për të mbushur magjen e oborrit, pas së cilës kombajna e sistemit shitet apo braktiset për skrap në Komisionin e Venecias. Dhe si gjithmonë, kur shihet gishti dhe jo hëna, kori blu buçet: “Rama nuk është politikan, Berisha po”! Ç’a tu thuash?
Eh, ç’i kemi punuar për 50 vjet rresht At Gjergj Fishtës, teksa të budallepsur qesëndiseshim si krrap a krrapushe Shkodre, sa herë që mësuesi i letërsisë na çekaniste mbi kokë të famshmet vargje “… le ta dijë bota mbarë, sot e tutje s’jam shqiptar”. Jashtë çdo lloj konteksti merrnim për të mirëqenë “antishqiptarinë” e gjigandit, a thua se patrioti, akademiku, kleriku dhe mjeshtri i madh i fjalës nuk kish ditur të thosh aspak më shumë se “unë ha, unë pi”. Me këtë varg të gjithë të gajaseshim, pa na e bërë syri tërr, për “llupësin” a “grykësin” më të madh të këtyre trojeve, sikur ai të kish qenë asgjë më tepër se një “qen kasapi” italian.
Por historia përsëriteshka, duke injoruar leksionet e hidhura. “Unë nuk jam politikan”, na paskësh thënë dikur ai “artisti i gjatë”, dhe nuk ka mbetur xhuxh e xhuxhmaxhuxh i atij zanati që ne i themi “politikë’, pa ia përplasur e ripërplasur në fytyrë, a thua se mjeshtri i fjalës publike, piktori, sportisti, e mbi të gjitha, qytetari artist me rrënjë e me degë i këtij vendi, u ka pakësuar ajrin që përthithin a rrezen e diellit ku shullohen. Janë gati ta shpallin më të rrezikshëm se gropa e Ozonit! “Jo, vetëm dy politikanë ka Shqipëria”. Kështu referojnë të ketë thënë edhe një ambasador. Sikur Arvizusë të mos i kish mjaftuar belaja që kabllogramat i kanë plasur në këmbë, atij dhe të barabartëve apo shefave të tij në Washington (më së shumti për komplekse njerëzore konfidencialiteti komunikativ, aspak për mosvazhdimësi misioni), edhe deklaratat e tij më të sheqerosura diplomatike alla “mjalt për të tërë oreee”, përsëri nxirren jashtë konteksti, njëlloj si për t’i vënë vulën gjithë asaj rropame që sillet si shtjellë hurikani rreth Edi Ramës, “atij të gjatit që nuk din të vijë në pushtet”, që “nuk din të ruajë votat”, që “nuk din të mbledhë bashkë edhe ujkun edhe qengjin”, që “nuk din, nuk din , nuk din, të jetë as Noeja me arkën shpëtimtare për të na ngritur atje ku nuk na rrokin as mëkatet e instinkti bazik”.
Harrojmë se qytetari Edi ka ligjëruar kumbueshëm dhe tronditur politikën, kur të gjithë papagajtë e sotëm ia dëgjonin zërin mu si ata “të deklasuarit e dhjaksur” e romaneve të Kadaresë. Harrojmë se Edi ka dëshmuar se din të bëjë gjithçka, edhe duke filluar të bëjë vetëm diçka, të rëndomtë madje, sikurse ishte lyerja fëminore e ca llamarinave mu aty përballë Kryeministrisë. Që andej nga e shikonte me qesëndi një dembel-hëne, ai “politikani” me syze apo lente, i cili e apelonte cinikisht si “Kryebashkiu”. E pra, në ka njeri që e ka gjetur çdo gjë qyl në këtë merkaton tonë politike, ai është pikërisht shakaxhiu, “politikani i madh” që gjithmonë ka folur si e ëma e Zeqos, qoftë si zog puplapadirsur nga kotec-burgu i marksizëm-leninizmit, qoftë si pulë e rrjepur nga hall-burgu i Bënçës, qoftë edhe si këndez simfonik nga qejf-burgu i Vjenës. Ai, i ikuri me lugë që nuk resht së kthyeri me garuzhde në brez, për revanshin e radhës mbi atë, “mosmirënjohësin që nuk është politikan”.
“Aaa, qorri dhe horri janë politikanë, vetëm dy politikanë ka Shqipëria, Nano-Berisha! Ky i fundit, mjeshtër fare biles”. Në fakt, edhe në anglisht njëlloj i thonë, “son of the bitch”. Ndryshimi ndodh vetëm tek në përkthim: të parin e quajmë “bir kurve”, të dytin “shejtan budalla”.
I pari, “biri i kurvës” instaloi në Shqipëri papërgjegjshmërinë dhe sistemin e korrupsionit më endemik që ka patur ndonjëherë ky vend. I dyti, “shejtan budallai”, ia ka falur shtetin krimit shtetëror dhe mafias, në rastin më fatlum, duke bërë sikur nuk e kupton as vetë se lojën e kujt bën, mjaft që llogaritë e oborrit të konkurrojnë e mbikalojnë edhe ato të mikut të tij qejfli matanë Adriatikut, i cili së paku është në teh të thikës, pavarësisht radhitjes tek lista Forbes.
“Mirë mirë, po ky i gjati nuk është politikan, e ka thënë vetë, nuk e ke dëgjuar?” Po or po, e kam dëgjuar, por pavarësisht se e thonë xhuxhmaxhuxhët, do të bija dakort me ta dhe gjithkënd që e thotë. Vetëm se, duke u lutur që, politikanë si ata dy të parët, mos i pastë as hasmi! Jo për gjë, por tani na duhet që edhe me hasmin të bashkëintegrohemi në Europë.
“Si ju që vetëm bëni ham-ham/kurrë mos qofsha politikan”. Kështu më shqipërohet ajo thënia e Edit “nuk jam politikan”. Po, ai nuk është politikan, është shumë më shumë se kaq. Ai është më shumë se politikan, pikërisht se nuk din të vijë në pushtet me vota të vjedhura. Ai është më shumë se politikan, pikërisht se din t’i rezistojë prapashpinave të të tijëve që vezën e bëjnë këtu, ndërsa kakarisjen kuturu. Ai është më shumë se politikan, pikërisht se ndonëse fitoren ia grabitën në tavolinë, nuk mungon të propozojë pakte për bashkëjetesë politike dhe balanca shtetndërtuese. Më së paku, Edi është më shumë se politikan, pikërisht se Tiranën e konceptoi, ngjyrosi, pemëzoi, shtroi dhe ndriçoi si artist, edhe në ato rrugica baltovina, ku hidhnin valle lugetërit. Ai është më shumë se kaq, pikërisht se mbetet ndryshe dhe i pakushtëzuar nga ata që i thonë vetes “politikanë”. Dekalogu po pret. Edhe 12-të pikëshi. Hidhuni, nëse jeni politikanë!
Megjithe respektin,si shume legen ky shkrimi,shume puthadore.
Nuk dua te besoj qe ka nje batakçillek ne kete mes,por nuk mund te pohoj edhe une qe po,eshte e vertete se Edi nuk arriti ti ruaje votat,se u pajtua me vjedhjen e tyre ne tavoline,pavaresisht se nuk eshte detyra e tij ti ruaje votat dhe as te hyje ne gare korruptimi me Berishen per KQZ-erat e Gjykatat e korruptuara shqiptare.Por puna ketu ne Albanistan eshte te merret pushteti mor zoteri apo zonje artikullshkruese dhe qe ta marresh apo mbash ate duhen dhe disa “aftesi” te tjera qe nuk ka si ti kete nje politikan danez apo austriak dmth duhet te jete edhe pak i poshter,edhe pak hajdut.edhe shume i degjeneruar e pa principe.Perndryshe mbetesh si Edi, “me teper se politikan”,por me gisht ne goje.Dhe keta sherr-budallenjte dhe birt e kurvave vazhdojne qeverisjen,majmjen,shitjen e intereseva te ketij vendi dhe vjeljen e tij. Prandaj dhe forcat progresiste kane nevoje jo per nje “naiv” me dell artisti,por nje politikan te rrahur me vaj e me uthull te realitetit shqiptar.Perndryshe mbetesh vetem spektator ne shfaqjet kriminele qe Saliu organizon ne tribunen teatrale Shqiperi dhe vetem mund te bertasesh “biiiiz” dhe jo me teper.Keshtu si ka mbetur Edi me te gjithe ata qe besojne ne gandizmin e tij.
Ah more, analist mavria, c’me kujtove ate skecin e famshem te estrades se Fierit ku Luftar Pajo thoshte batuten e famshme:”… po mire more mire po hajduti nuk ka faj?!?!” Pa care fare koken se po leshon nga goja nje gomarllek ti thua fare shkoqur se, udheheqesi, ketu tek ne, ndryshe nga Danimarka e Austria “… duhet te jete edhe pak i poshter, edhe pak hajdut, edhe shume i degjeneruar e pa principe. Perndryshe mbetesh si Edi,” me teper se politikan”, por me gisht ne goje.” Kjo dmth qe keshtu do te mbetet kjo Shqiperia jone, se edhe ata qe do te vijne pas Tersit te Zi Sal-i do te ngelen te poshter , hajdute,te degjeneruar e pa principe. Tani, me thuaj more analist mavria, c’na duhet ndrimi i pushtetit, per t’a kaluar nga ca mafioze tek ca te tjere?Kesaj nuk i thone demokraci, i thone shkerdhatokraci, diktature e garantuar e nje populli te kthyer ne kope dhensh. Eshte me se e qarte se ata qe e marrin pushtetin ne keto kushte nuk do te mendojne as per popullin e as per demokracine.
Historia:Hyne hajdutet ne shtepi naten dhe vodhe cfare munden!!!Ngrihen ne mengjes gruaja me femijet dhe VUNE KUJEN:SHTEPIA NUK KA BABA,PRANDAJ NA VJEDHIN SI PA GJE TE KEQE!!!Nuk e duam kete baba,te ike nga shtepia!!!Haaaa!!!E verteta ishte ,se HAJDUTI ISHTE DASHNORI I ZONJES SE SHTEPISE dhe e gjithe ZALLAMAHIJA ishte bere per te SYRGJYNOSUR BABAIN NGA SHTEPIA ,qwe nena te bente qejf me HAJDUTIN!!!Keshtu i ndodhi edhe Edi Rames:-“DASHNORET” E KAC ISLAMIT,HARASONIT E KOMPANI,vodhen votat,ne bashkepunim me keta BANDITE,ndersa fajin ja vene Edi Rames!!!Nuk ka bythe ku te rrije kjo pune e qelbur!!!
K Islami, Harasoni( Suvaja ) e kompani nuk jane dashnoret, por zagaret e dashnorit Sal-i.
Xhoni, shume e bukur historia. Une per vete e degjoj per here te pare. Faleminderit!
O analist ti vetem analist nuk qenke. Cfare puthadore ka ketu? Ndoshta je ti nje i tille. Ky eshte njeshkrim teper i vertete, real i cili shkrin ne njesh gazetarin e dhe artin duke na bere ta lexojme me nje fryme.Te lumte Fiona si duket analisti eshte ndonje i paguar sepse shkrimet si cke shkruar ti nuk shkruhen me apo per para por shkruhen vetem me ndjesi ashtu si ndjejme ti une dhe shume qindra mijra te tjere ne Shqiperi.
Degjo me kujdes,moj cupa e Krujes! Kur nuk e njeh fare historine politike te 20 viteve te fundit,mos shkruaj kodra pas bregut sepse kuptohet fare mire se jeni e datelindjes 1990.Mund te keni preferencat tuaja,mund ta cilesoni,njerin “biri i kurves”,tjetrin “shejtan budalla” dhe nje i trete mund te jete per ju “ylli polar” dhe kujtoni se bota do te orientohet duke pare nga ai yll.Nuk mjafton talenti per te shkruar, per te bindur te tjeret, se idhulli juaj qe keni ne tru,eshte ashtu sic shkruani ju.Jo! Si ka mundesi qe dy persona te te njejtit seks,femer,ju dhe njefare Eva Allushi,per te njejtin person qe quhet,Edvin Rama,te jeni me njera tjetren,vite drite larg? Nuk ka nevoje per pergjigje.Njera ka 20 vite pune ne politike dhe gazetari,ndersa tjetra nuk eshte vetem 20 vjec.Ai,”biri i kurves”,moj cupe e Krujes,atehere kur ju i binit maces me luge,kur kishte marre detyren e veshtire te reformonte shoqerine shqiptare me programin e socialdemokracise evropiane,pas 50 viteve diktature te eger komuniste,ku vetem te burgosurit politike ishin ne gjendjen e nje tigri te leshuar nga kafazi,u deklaronte prinderve ne mengjes kur nisej per pune: Po dal,por mund edhe te mos kthehem. Ai,”biri i kurves”,kur konstatoi se shoket e tij te ekipit,shtreberuan idealet,braktisen popullin dhe po mbushnin xhepat e tyre,jua tha troc ne sy:T`u vije turp,jeni pasuruar per shtate breza.Ketu,rruga jone ndahet.Kjo eshte edhe arsyeja e vertete se pse u ca e majta.Kokemadhi Meta donte te behej bossi i Ballkanit,ndersa ai,”biri i kurves” i ishte bere pengese rruges.Ylli juaj polar,i nxitur nga egoja personale,nga deliri i madheshtise (jo i gjatesise),nga geni i nxitimit dhe mospritjes,per te vene jete parimin geno-shqiptar,”historia fillon me mua”,bashkpunoi fshehtas dhe pastaj hapur me kokemadhin,per te rrezuar te majten me cdo kusht nga pushteti.Ky eshte nje realitet i pamohueshem,i argumentuar me ngjarje e fakte. sot me shume se kurre,per te gjithe ata qe e njohin politiken,qe nga ditelindja juaj.Ju ftoj,t`i beni nje kerkese per te pire nje kafe me zj.Allushi,te mesoni dicka me teper per vlerat dhe moralin e idhullit tuaj,per t`i shpetuar nje dite zhgenjmit te madh per yllin tuaj polar.Une personalisht,nuk e heq nga truri im bindjen se: shkaktari i vetem i renies se te majtes nga pushteti ne vitin 2005,eshte idhulli juaj.Shkaktari i percarjes se metejshme te se majtes ne shtate pjese, per interesa dhe ego personale,eshte idhulli juaj.Shkaktari i ardhjes ne pushtet dhe i konsolidimit dhe fuqizimit te mafies se re shqiptare,eshte idhulli juaj.Shkaktari i kthimit te organizates me te madhe politike ne vend,ne nje OJQ,ku qe diten e pare nen drejtimin e tij,nuk i flitet me shoferit,nuk ekziston me tjeterkush pervec, yllit polar,qe vetglorifikohet,qe vetpersonalizohet,qe hymnizon kultin e individit dhe dhunon konkurrimin e vlerave dhe te ideve.Eh ! Cfare te rendis me pare.Alternativen,”Pertej te majtes dhe te djathtes” si nje flluske sapuni? Parimin monist te nje ngjyre,”E vetmja rruge”? Apo sjelljen radikale njelloj si binjaku i tij siames,ne partine tjeter simoter. Eshte teresisht i konsumuar,eshte ana tjeter e medaljes se binjakut.Per 10 vjet,kryeminister i gjysmes se Shqiperise,i vene ne prove me shume se dy mandate dhe jashte normave te statutit, te shkruara djallezisht me doren e tij,mori me qafe nje komb te tere,me egon e pafre per mandatin e dyte te kreut te PS.Per kete rast dhe per ndryshimet kushtetuese te 28 qershorit 2008,qe enderronte te behej mbret,pa zbritur tjetrin nga kali,ju rekomandoj te konsultoheni me,ish sekretarin e pergjithshem te PS dhe ish presidentin e vendit,z.Rexhep Mejdani.Pasketaj,mirepres nga ju,moj cupe e Krujes,nje tjeter shkrim me realist dhe me kembe ne toke,pa fluturuar neper konstelacione me yllin tuaj polar.Pranoni respektet e mia per formimin,talentin tuaj dhe guximin per shkrime te tilla personale preferenciale.Kam njohur me mbiemrin tuaj,nje fisnik me floke te bardha nga qyteti i Krujes,me emrin Shefqet.Edhe njehere,respekte.
I nderuari Gushkuqi, me pelqen debati civil, pa fyerje e sharje. Keshtu me duket edhe komenti juaj, megjithse ne pjesen me te madhe nuk jam ne nje mendje me ju. Ju i godisni autores “idhullin e saj ” e ne kembim i ofroni idhullin tuaj “birin e kurves”. Idhull per idhull. Pse ke te drejte ti e jo ajo. Nje sugjerim personal: ke pyetur ndonje here se si dhe me se jeton idhulli juaj “biri i kurves” jashte e brenda Shqiperise. Ne ka nje njeri qe duhet bere pergjegjes per shkaterimin e te majtes eshte ” biri i kurves”
Per mua por dhe per shume te tjere shkrimi eshte me se i perkryer z.Gushkuqi! Kjo vajza e krujes nuk e njeh vertet historine politike te 20.te viteve me pare,Por ama,ajo njeh mire per cfar sheh e degjon,me syte e veshet e saje,e jo per cka shohin apo degjojne te tjeret…Pa dashur ju u perpoqet t’i hapni rrugen per t’u kthyer yllit tuaj polar,(Dikur dhe imi),por tani i shuar…Je i mire shkolluar,dukesh dhe kaq fisnik,por si mund te”vrasesh” nje shkrim si ky?! o Zot,c’po ndodh me ne….
…Mendje qe pikoni ar,
o te rinj’ me kemb’ ne toke!
Ky popull ne lot lare…
Ulerin: “Me dilni zot”
Simpatite dhe antipatite per nje lider politik jane te natyrshme. Mua me duket se, me shume se sa nje shkrim per “idhuj”, Fiona ka vene ne fokus dokumentin me 10 pika te Rames. E qe ky dokument te mos neperkembet, por te analizohet serjozisht, natyrisht qe i duhet bere lobing edhe autorit te ti, pra “dekalogut”. Duam nuk duam, partneri i sotem qe kushtezon Berishen, si per mire, si per keq, eshte Edi Rama. Atehere, kredencialet e tij kane vlere. Jo si qellim ne vetvete per Edin, por per dokumentin qe ai dhe opozita socialiste ka paraqitur. Me nje fjale, une mendoj se eshte shkrimi i duhur ne momentin e duhur dhe per njeriun e duhur. I kuptoj edhe antipatite qe mund te ushqejne ndaj Rames ata apo ato qe nuk bejne pjese ne te preferuarit e tij. Sa per ate tjetri qe ka “transformuar shoqerine shqiptare”, boll e kemi glorifikuar dhe mbajtur si koken me te zgjuar te ketij kombi. Ai iku pikerisht per t’i lene rrugen hapur Berishes, ne menyre qe ky t’i hapte me pas rrugen per President. Ej, sikur si shume ka marre nga jeta, kuptoni. Per me teper pa e lodhur “menderen” fare. Askush nuk e ka kercenuar aq shume sa per t’i lene “amanet” prinderve, pasi nuk e paska ditur “nese do te kthehej ne shtepi”. Broçkullat nga Vjena degjoni ju? Vajzes brravo i qofte, aq me teper qe sqaron nje moment, kur meskiniteti i njerezve mezi ç’pret qe tjetri te tregoje ndonje “dobesi” te veten, dhe te gjithe te te sulen per te te gremisur. Tek e fundit, si Nano, si Rama jane pasuri e PS-se, por njeri eshte per muze, tjetri per veprim. Jam dakort me ate qe shkruan me lart se te gjitha keto cilesi te Rames, duhen shoqeruar edhe me pak maskarallek, sepse nje parti politike duhet me patjeter qe dikur te vije ne pushtet. Por ky vend ka me shume nevoje per idealista qe jane nje race ne zhdukje. I tille per momentin me duket edhe “naiviteti” i Rames, por edhe mjeshteria e vajzes nga Kruja, e cila, edhe sikur pa talentin e te shkruarit, vemendjen na e drejton tek nje dokument dhe jo thjesht e vetem tek nje njeri, qofte ky edhe idhulli i saj. E gjej nder shkrimet me dinjitoze dhe te verteta qe jane shkruar, duke patur ne qender jo thjesht Edi Ramen, por produktin e tij. Nje pene e zgjuar dhe kurajoze.
“…Por ky vend ka nevoj per idealista qe jane nje race ne zhdukje!”,Me ke mrekulluar me kete fjali me se e gjetur z.Ylli Polar,bravoooo…
Per pelivanin dhe Yllin polar : Vargjet me bene pershtypje,ndersa nuk shoh ndonje shtypje tjeter, pervec nje realiteti te jetuar nga nje i majte 24 karad.Ylli im polar eshte shuar me kohe sepse,per mendimin tim,ishte i parakohshem ne kete sistem vlerash qe jetojme.Fatkeqesia e tij ishte ne rradhe te pare,tek kundershtari qe i doli perballe,qe perben njekohesisht edhe fatkeqesine e kombit.Persa u takon atyre qe, zbriten nga malet me jeleke prej lesh dhie e me divana llastiku,u bene politikane dhe brenda 24 oreve milioneve,kete le t`a studioje ne nje shkrim te vecante,cupa e Krujes me paketen e 10 pikave.Faji i yllit tim polar ishte edhe qe: nen emrin e te Madhit,Kristaq Rama,hodhi grepin per te zene peshkun e duhur,por per te zezen e tij,zuri akrepin dhe gabimisht e futi ne gji.Jemi me fat qe viti 2013 nuk eshte larg,akrepit i mbaron mandati detyrimisht.Por do te jemi te pafat,sepse ne vitin 2017,mbretin nuk do t`a lere me mafia te dorezoje pushtetin permes votes.Ky rreth merr fund dhe zgjidhja “Caushesku” apo “Gahdafi”,do te trokasin ne prag.Rerpekte.
I dashur Gushkuq, te vajtosh akoma sot per largimin e Nanos eshte njesoj sic ben H Milloshi per largimin e Komandantit te tij apo sic imagjinoj qe do te vajtojne “tiranasit puro te Bathores” per Komandantin e tyre. Ti qofsh!
I nderuar Gushekuqi.Me kujtohet me se miri pseudonimi juaj ne komentet e gazetes Tema,sepse kemi shkembyer bashke edhe komente e kunder komente ne kohe te tjera.Edhe une e kam idealizuar Ramen dikur dhe nuk do te nguroja ta idealizoja perseri.
Me pelqejne shkrimet e tua nga aspekti pragmatisto realist.Jane shkrime qe nxjerrin ne pah disa gjera qe qendrojne realisht.Ka shume momente ne shkrimet tuaja qe te habisin per analizimin e thelle te gjerave.Komplimentet e mija.
Une ju lexoj me shume respekt,prandaj e shkruajta kete koment replike ekzkluzivisht per ju.Nga shkrimet tuaja ne radhe te pare dalloheni se jeni drejt te 50(nga ana e moshes).
Ashtu si besoj se dallohet edhe qe une jam i ri,e shume gjera ndoshta i shkruaj me shume furi dhe idealizem.E qe ne shume prej tyre ja fus kot.
Ju shkruani disa ane te erreta te Edi Rames me te cilat une jam dakort,sidomos kur thoni se ky njeri ndryshoi kushtetuten pa zbritur akoma nga kali ate tjetrin,sepse deshironte te behej i gjithefuqishem dhe gjithepushtetshem e plot e plot gjera te tjera.Kam ketu parasysh edhe percarjen e te majtes qe une dakordohem me ju se eshte veper e Edi Rames.
E qe keto jane gjera negative e qe vonuan dhe po vonojne ardhjen ne pushtet te se majtes nuk jam shume dakort.
Edhe me te majten e bashkuar Saliu do i kishte vjedhur zgjedhjet dhe do te veteshpallej fitues.Ne vitin 2009 u duk sikur LSI-ja ishte decizive per fitoren e te majtes.Nuk eshte aspak e vertete.Duhet ta dish zoteri NANO-ist(nuk te gjykoj qe je NANO-ist,mos ma merr per ters) qe pakti i fshehte me LSI-ne ishte bere qe me pare,e qe Iliri do shkonte me Saliun.Pikerisht nga ky pakt Saliu i nxorri votat me rezultat te ngushte e qe gjoja LSI-ja ishte percaktuese por qe gjoja nuk shkoi me Ramen,sepse me ate njeri nuk merresh dot vesh.Keta jane skenare te vjeter komunisto mafioz te triades tashme te famshme Nano-Berisha-Meta.
E ne kete menyre te adresohej tek Rama si gjoja percaresi i se majtes,nderkohe qe duhet te dish se nje kusheri i imi(i larget)qe eshte shume afer Sali Berishes dhe qeverise se tij,me kishte thene qe ne vitin 2007 se fitoren ne vitin 2009 Saliut dhe shpurres se tij(dmth edhe ketij kushos tim)do ua jepte Iliri.Une nuk e besova.Normale.Qeshja.Por si thote Saliu,buzeqeshja me ngriu ne fytyre kur para zgjedhjeve Ilir Meta i vinte partise socialiste kushte absurde.Si pershembull,kerkonte qe te behej ai kryeminister ne rast fitoreje te se majtes.Nuk priste dot Iliri te fitoheshin njehere zgjedhjet pastaj te diskutohej se kush do behej kryeminister.Me llogjike,kryetari i partise me me shume vota behet kryeminister,jo ai i partise me me pak vota.Por skenari ishte pergatitur zoteri Gushekuqi se Iliri do ja thyente vazon Edi Rames,do shkonte me Saliun,e do lihej PS-ja perseri ne opozite.Ne menyre te tille qe te jepte doreheqjen si kryetar i opozites dhe ne krye te PS-se te vinte perseri kurva e bukur qe aq shume kohe ishte krehur ne Vjene duke luajtur bixhoz me parate e mija dhe te tuat(keto qe po te them,nese deshiron,une ti vertetoj me fakte).
Ky ishte skenari komunisto mafjoz i Kurves Nano,Kriminelit Berisha dhe trafikantit te femijeve,qenieve njerezore,hajdutit galopant,kokelopes dhe qelbesires me te ndyre qe ka pare historia mbas Esat Pashes me emrin Ilir Meta.
Mosfitorja e se majtes ne vitin 2009 dhe mosdakordimi me Ilir Meten do te i faturohej Rames,me qellim te tille,ikjen e tij nga kreu i PS-se.
Ky ishte skenari mafjoz zoteri,qe u realizua pjeserisht.
Tek e fundit,te jesh ne opozite edhe per disa vjet nuk eshte tragjedi.Nuk eshte vetem detyre e Edi Rames te rrezoje Gedaffin,por edhe e jona.Por ne nuk na i mban bytha,e rrime ne forume elektronike e bejme komente.Tiranes nuk ja mbajti bytha,sepse Tirana nuk ka njerez me vetedije te larte qytetare dhe atdhetare,por ka llum qe ja vene emrin vehtes si gjoja,Intelektualet e Tiranes.Te diturit e Tiranes.Te zgjuarit e Tiranes.Zemra dhe shpirti i Shqiperise eshte Tirana.Truri dhe mendja e kombit tone eshte Tirana.
Ne Tirane behet jeta(me thoshte nje student ardhur per master nga Shqiperia ketu ne Itali)
Tirana zemra jone.Te gjitha keto mund t’i kete ai qytet,te cilin une nuk e njof nga afer.
Por i mungon esenca.Atdhetaria dhe vetemohimi,per nje Shqiperi me te mire,me demokratike,te lire,por mbi te gjitha per nje Shqiperi ku me ne fund te kete pak me shume DREJTESI.
Tirana zhgenjeu gjithe Shqiperine,e me shume se te gjithe zhgenjeu ne Vlonjatet e lire ne zemer dhe ne mendje.
Pershendetje zoteri.
O labi i Vlores nuk te kuptoj Nanos i thua kurve , Ilirit i thua kokelope, Sal-iut i thua mafioz atehere si eshte e mundur qe i thua Gushkuqit se je dakort me te qe Edi Rama e percau te majten dhe nga ana tjeter thua qe humbja ne 2009 ishte plani per te larguar Edin dhe per te prure prape Nanon. Te lutem permbaju pak logjikes kur shkruan.
I dashur Gushekuq. E kuptoj shqetesimin tend ashtu sikunder ti kupton edhe nje te majte aq apo kaq karat. Per hir te se vertetes, sigurisht qe Nano ka dhene kontributin e tij ne ate parti dhe per kete vend, pavaresisht se shkrimi i Fiones rreh diku tjeter, dhe konkretisht, qofte edhe duke evidentuar te metat qe i ka dhe jo se si ka, synon te balancoje luften qe i behet pasardhesit te tij ne krye te PS. E me qe ra fjala, pikerisht ripeshkimi i Edi Rames ne qeverisjen socialiste, e me pas ne PS, eshte nder ato gjera te mira, per te mos thene me e mira qe ai ka bere. Gjithe puna eshte se kjo nuk mund te konsiderohet si pengmarrje ne emer te mirenjohjes. Ta themi troç, Nanos nuk i takonte te vazhdonte mllefin e tij ndaj Rames deh PS-se bashke, duke u bere faktikisht faktor perçarjeje me ane te karshillekut qe i beri Partise se tij, kur ne 2009 doli bashke me Meten, pikerisht ate qe e kish penguar te behej President edhe kur kjo ishte me e mundshme se kurre. Por keto jane histori qe duhen harruar nje ore e me pare, perballe nje te keqeje, qe, ashtu si ti dhe te gjithe ata qe voten e japin majtas, edhe une jam dakort qe duhet pare tek e ardhmja. Nuk e ve ne dyshim se Nano, nese do te ishte President, do ta rrotullonte politiken shqiptare ne maje te gishtit, por a na duhet kjo? Une mendoj se besimi i te majteve duhet fokusuar tek Rama. Per kete arsye e falenderoj vertete Fionen dhe te gjitha shoqet dhe shoket e saj qe arrijne ne perceptojne me nje qartesi te admirueshme faktoret dhe aktoret e nje te ardhmeje me te mire per kete vend. Nen kete kendveshtrim te jeni i sigurte se pas kesaj, njerez me kontribute si Nano, por te zhveshur nga huqet e se shkuares se afert, duke u ripozicionuar sakte dhe jo duke çuar uje ne mullirin e Saliut, mund te kene shanse per tu bere dhe ribere. E them kete, duke mirekuptuar te gjithe ata qe e mbeshtesin ende, pa sa per veten time, dikur e kam mbeshtetur aq sa atij vete nuk ia merr mendja.Dhe jam zhgenjyer si jo pak te tjere. Prandaj i duhet dhene shansi Rames, jo thjesht per ate vete se sa per kete vend qe meriton te qeveriset me ndryshe. Te gjitheve respekte, veçanerisht Fiones qe vertete me ka tronditur mjaft pozitivisht me kete shkrim. Me qe ra fjala, i lexoa edhe nje shkrim tjeter ku shkruante per nje teme krejt tjeter, dhe ajo qe konstatova ishte stili mjaft i perpunuar dhe nervi qytetar qe e pershkonte. Na duhet pena te tilla, pena me P te madhe.
z.Gusheblu! I majte 24c. jane komunistet e djeshem shperndare gjithandej,majtas-djathtas.Une futem tek te shumtet e majte dhe,sa per karad as qe behet fjale…nejse,te siguroj qe realitetin sot e njoh dhe e shof me syte kater! Nuk eshte tabu,te kesh idhuj.Por,une s’kam me te tille qekurse u zhgenjeva me Nanon,(Mbase ateher ishte vertet Fatos),sote,tos-mollos…z.Gushekuqi,(Hiqe o burr kete pseudonim!),te shoh te fryre mellef,percmus dhe aspak modest,(Gjynah),Edhe per profecin me dukesh i gabuar…Qysh?”…Tek kundershtari qe i doli perballe,qe perben dhe njekohesishte fatkeqsine e Kombit?!” uauuu,po ju ditkeni sekretin e madh e s’po i’a thoni keti populli (!)
Dy krah jan’te shkretet,
i majt dhe i djathte,
pse vehtes i themi:
“Njeri krah,t’u thafte?!”
GUSHKUQE NE KOHEN TONE U THERISNIM POLICEVE.ME SA DUKET KY GUSHKUQI QE DOLI NE TEMA PO LUAN ROLIN E POLICIT TE BERISHES,KU INJORANCA,FYERJA KAPADAILLEKU JANE SPALETA DHE MEDALJE.SHKO DHE MBYTU NE NJE PIEK SHURE O GUSHKUQ SE QA E KE ATE TE FLAMOSUR GURMAZ.
GUSHKUQE NE KOHEN TONE U THERISNIM POLICEVE.ME SA DUKET KY GUSHKUQI QE DOLI NE TEMA PO LUAN ROLIN E POLICIT TE BERISHES,KU INJORANCA,FYERJA KAPADAILLEKU JANE SPALETA DHE MEDALJE.SHKO DHE MBYTU NE NJE PIEK SHURE O GUSHKUQ SE AQ E KE ATE TE FLAMOSUR GURMAZ.
Fillimisht,desha te shpreh kenaqesine qe zgjova vemendjen e Labit te Vlores duke e bere edhe nje here,pjestar te komenteve ne forum.Per temen qe po kembejme mendime,per idhujt apo yllin tone polar,kam dashur t`u sugjeroja te lexonit ne gazeten “Panorama”,dy shkrime rradhazi te gazetares per 16 vitesh,te k/redaktores se “Zerit te Popullit” dhe kryetares se grupit te keshilltareve te majte te Tiranes per dy mandate rradhazi,zj.Eva Allushi.Nuk e di nese jeni njohur me to dhe me nje shkrim te z.Rexhep Mejdani,per gabimin e z.Rama,ne marrjen e mandatit te dyte si kryetar i PS. Se pari,ju e dini se ne demokraci,kur nuk te mjaftojne numrat,je i detyruar te leshosh pushtet,po deshe te marresh pushtetin.Ne Kosove,Ramush Haradinaj,qe padrejtesisht sot ndodhet per here te dyte ne Hage,me 7% te votave u be kryeminister,ndersa Behxhet Pacolli,po me 7% te votave u zgjodh perkohesisht president.Keto jane gjera qe dihen ashtu sic dihet edhe se Kokemadhi Meta i kerkonte Rames, postin e kreut dhe 15 deputete.Por me pare se kete,nuk duhet te harrojme se z.Rama,per te fshire nga skena politike teresisht forcat e vogla politike dhe ne rradhe te pare LSI-ne,ndryshoi rrenjesisht kodin zgjedhor dhe sistemin politik ne Shqiperi.Megjithese te gjithe i thonin se kjo eshte ne dem te se majtes dhe se humbja eshte ne prag,bashke me ndryshimet ne kushtetute,ai vazhdonte te therriste qe edhe LSI,te votonte numrin 33,se do te mbetej me tre anetare.Une nuk arrij te kuptoj se si bashkpunojne sot me Ramen,partite e vogla opozitare,kur ai para 29 qershorit,kerkonte t`i fshinte nga ngjyrat e ylberit.Une jam i 26 majit te vitit 1996,ku desh u vrame me shikun,policine dhe te gjitha strukturat e armatosura te asaj kohe.Jam edhe i 28 majit ne Tirane,perkrah Servet Pellumit e Musa Ulqinit.Ndoshta ju nuk i njihni se jeni te rinj,por mua me dhemb zemra kur Labi thote se,nuk jane percarjet qe po pengojne ardhjen e te majtes ne pushtet,por vjedhja e votave nga e djathta.Praktiken e vjedhjes se votave,ne e dinim qe nga 96-ta,ndersa shpartallimin e te majtes deri ne kete shkalle dhe me ligj te posacem,nuk e kishim parashikuar.Besoj,e kuptoni proporcionalin rajonal:po nuk kape numrin brenda qarkut,te gjitha ato vota digjen.Si eshte e mundur atehere qe kjo qeveri,me gjithe keto bema apokaliptike,vazhdon te qendroje ne kembe? E kuptoni cfare demi te pariparueshem po i behet ketij kombi,per cdo dite te qendrimit te te djathtes ne pushtet? Po korruptohet dhe po degjenerohet deri edhe ne poret me te vogla e gjithe shoqeria shqiptare.Po vidhet pa dogane,djersa,gjaku dhe pasuria 50 vjecare e ketij populli dhe me keto para te grabitura,po konsolidohet mafia me e rrezikshme ne Europe qe,as kaskat blu te NATO-s,nuk do t`a shkulin dot. Kjo eshte ajo qe e ben me te rende, pergjegjesine e z.Rama ne ditet e ardhshme.Po nuk u futem me 20% avantazh ne zgjedhjet e ardhshme,harrojeni 2013-n dhe te pergatitemi per luften civile te 2017-s.Kurre mos ndodhte kjo qe mendoj une dhe qofsha i gabuari i globit,por, ku jane kokrrat? NUK E SHIKONI SE PO AVULLOJNE CDO DITE EDHE KESHILLTARET E HEKALIT TE 8 MAJIT? Vetem per kete,z.Rama,duhet te vere mbi gjithshka,interesat e kombit,sepse nese ndodh ndryshe,do te marre me vete mallkimin e kombit.Nuk ishte pa mend, veprimi i doreheqjes se kryetarit te Tiranes,zBesnik Bare.Ajo doreheqje ka nje domethenie te madhe per ate qe e kupton dhe nuk ka interesa te tjera.Une e kam mbyllur karrieren time si bankier dhe shpresoj qe z.Rama kete rradhe te hartoje nje bilanc pozitiv.Nese e shikon se nuk i dalin llogarite,sa nuk eshte vone,t`ja lere detyren ndonje shefi tjeter.Pseudonimi im,eshte nje kujtim qe vjen nga lufta e dyte boterore,pseudonimi i tim eti.Por,nen pergjegjesine e ketij emri dhe te atij origjinal qe e kam bere publik disa here deklaroj se:Nese Edvin Rama pranon pergjegjesine dhe merr persiper te coje te majten ne zgjedhjet e 2013-s dhe nuk i fiton ato per cfaredo lloj arsye,i detyrohet ketij populli dhe ketij kombi,po aq tragjedi sa ka realizuar Sali Berisha.Atehere do te vuloset ne faqen e historise thenia e katharsistit Petro Koci se: Edvin Rama,ka qene dhe mbeti KALI I TROJES,i kokemadhit Meta,ne organizaten me te madh politike,ne Partine Socialiste.Respektet e mia.