Ish Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zoti John Withers, ka qenë kohët e fundit në fokusin e të gjithë medieve kombëtare në Shqipëri. Shkak për këtë u bënë kabllogramet që Wikiliks publikoj gjatë këtyre muajve dhe ku radiografohej e gjithë politika shqiptare me gjithë liderët e saj.
I gjithë opinioni në Shqipëri dhe jashtë saj u njoh me bëmat e politikës shqiptare të këtyre viteve të fundit. Të gjithë mësuam se si diplomacia amerikane punon, se si ajo qëmton dhe raporton në departamentin e shtetit të gjitha fenomenet dhe ngjarjet që ndodhin në një vend. Njohja nga afër e situatës në shtetet e botës, është një nga masat esenciale të sigurisë që Shtetet e Bashkuara marrin në kuadër të ndërtimit të politikave të tyre globale dhe rajonale. Pavarësisht se, publikimet e kabllogrameve diplomatike nga ana e Wikiliksit dëmton deri diku imazhin e Shteteve të Bashkuara, nga ana tjetër ato i tregojnë mbarë njerëzimit se si punon diplomacia e shtetit demokratik më të fuqishëm të botës. Unë mendoj se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë krenare për funksionimin e plotë dhe të suksesshëm të observatorëve diplomatik anë e këndë botës. Pikërisht kjo e ka bërë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara një diplomaci luajale, të aftë dhe të kudogjendur. Vet ngjarjet e ndodhura në 11 shtator 2001 i detyruan Shtetet e Bashkuara të merrnin masa dhe të shumëfishonin kapacitetet e tyre diplomatike nëpër botë. Veç kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë nën vëzhgim të vazhdueshëm situatën politike dhe ekonomike në vendet e tyre mike dhe partnere, duke kontribuar në përmirësimin e demokracive në këto vende. Publikimi i kabllogrameve diplomatik të ish Ambasadorit John Withers, tregon problemet e mprehta të politikës konfliktuale në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit që ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit, ku dalim me emër dhe mbiemër disa ministra dhe drejtuesish qeveritar. Tragjeditë, si ajo e Gërdecit, rruga Durrës- Kukës, apo problemet e zgjedhjeve të qershorit 2009, janë pjesë e investigimeve të pandërprera që diplomacia amerikane bërë në vendin prezent. Nuk thonë kot se, amerikanët i dinë të gjitha, ndryshe nuk do ta menaxhonin dot situatën në shtetet e Bashkuara e mandej në të gjithë botën. Kam pasur fatin të njihesha nga afër me zotin Withers, gjatë takimeve që janë organizuar. Më ka bërë përshtypje të madhe erudicioni i atij diplomati, i cili ëndërronte vetëm libra. Gjatë një pritje të posaçme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, unë e pyeta: – A e keni pasur të vështirë të punoni gjatë këtyre tre viteve me politikanët konfliktual në Shqipëri? – Ai mu përgjigj: – Aspak. Fakti që të gjitha palët e duan Amerikën ma ka lehtësuar shumë punën. – Kjo përgjigje nuk ka nevojë për koment. Amerika nuk bëhet me asnjë palë. Një pyetje tjetër drejtuar zotit Withers kishte të bënte me jetën e tij pas mbarimit të mandatit diplomatik dhe daljes në pension. A e dini si më tha? – Po diskutoj me gruan se ku do të jetojmë pas përfundimit të misionit diplomatik dhe daljes në pensin. Kemi fiksuar dy qytete të vegjël rreth Washingtonit. Në njërin prej tyre ka shumë biblioteka, por taksat janë të larta, kurse në qytetin tjetër taksat janë më të ulëta, por nuk ka shumë biblioteka. – Dhe ku keni vendosur? – e pyeta unë. – Vendosëm të jetojmë në qytetin që ka shumë biblioteka, pavarësisht taksave të larta. – Ja, ky ishte John Withers, një diplomat erudit, i etur për dije dhe studime deri në fund të jetës. Zoti John Withers rridhte nga një familje diplomatësh karriere. I ati i tij kishte shërbyer prej shumë vitesh në shërbimin diplomatik të Shteteve të Bashkuara anë e këndë botës. John Withers ishte rritur me diplomacinë, duke u bërë edhe vet diplomat karriere. Më tregoi vet pjesë nga jeta e tij e formimit si diplomat. Pata rastin ta prisja zotin Withers edhe gjatë një aktiviteti në Vlorë, ku kemi bërë edhe disa foto së bashku, ashtu si në ambasadë. Ai erdhi në bibliotekën Publike “Shefqet Musaraj” të qytetit, ku zhvillo një takim interesant me nxënësit e shkollave të mesme dhe student të universitetit “Ismail Qemali” që flisnin gjuhën angleze. Takimi u zhvillua në Amerikan Corner (Këndin Amerikan). Pas atij takimi, zoti Withers u takua në ambientet e Hotel “New York” me pjesëtarë të familjeve që kishin strehuar hebrenj gjatë Luftës së dytë Botërore. Kërkoi që të isha edhe unë pranë tij në atë takim. Por, do të takohesha përsëri me zotin Withers gjatë pritjes që ai rezervoi me rastin e 4 korrikut, ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe në përvjetorin e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Në të gjitha këto takime konstatova se kisha të bëja me një diplomat erudit, i cili përfaqësonte më së miri kastën e personaliteteve të diplomacisë amerikane, që kryente në mënyrë të përkryer detyrën që i ishte besuar nga demokracia e madhe botërore e Shteteve të Bashkuara. Ambasadori Withesr ishte një filozof konceptual, i matur dhe i përpiktë në deklaratat e tij. Ai ishte një diplomat me vizion të qartë përtej horizontit diplomatik shqiptar, çka e tregojnë edhe kabllogramet e publikuara nga Wikiliks. Janë të kota tentativat e politikës qeverisëse në Shqipëri, e cila po përpëlitet kohët e fundit të mohoj dhe anatemoj ish Ambasadorin John Withers. Po e shohim se si zyrtarët e lartë të këtij shteti, të cilët janë cituar në kabllogramet e Ambasadorit Withers, po dalin një e nga një për të mohuar atë çka e mësuan të gjithë shqiptarët. Shqiptarët mësuan se, çmendon diplomacia amerikane për politikanët tanë. Atyre që u ka djegur kanë dal me vrap që të mbrojnë veten, të tjerët kanë heshtur sipas shprehjes së njohur; heshtja është kapak floriri. Të heshtësh do të thotë të reflektosh dhe të reflektosh do të thotë të marrësh veten nën kontroll. Në fakt, hesht ai që nuk e ka mizën nën kësulë dhe kërcen përpjetë ai, të cilit i djeg keq dhe kërkon të shpëlaj opinionin duke dalë në medie. I takon Prokurorisë që të gjitha akuzat që hidhen në qarkullim duhet ti provoj. Prokuroria për këtë gjë është. Ajo nuk duhet të pres që dikush të bëjë kallëzim pranë saj, por me iniciativën e saj të hetoj akuzat që hidhen në publik përmes medies. Ku ka zë nuk është pa gjë, thotë populli. Këta zëra duhet ti hetoj prokuroria për të nxjerrë në dritë esencën dhe të vërtetën. Wikileaks arriti të publikoj kabllogramet e vitit 2008-2009 e me radhë, por sa kabllograme kanë dërguar diplomatët amerikan gjatë këtyre 20 viteve për politikën dhe situatën në Shqipëri?! Me mijëra kabllograme kanë kapërcyer Atlantikun duke informuar Shtetet e Bashkuara, departamentin e shtetit për situatën në këtë vend. Nuk është e thjeshtë të fitosh miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhen prova, duhet vetëmohim dhe sakrifica, duhet qëndrueshmëri politike. Në një shtet, i cili ka vetëm 20 vjet që ka dal nga regjimi komunist dhe që shumë nga politikanët kanë qenë pjesë e atij regjimi, nuk mund të ketë besueshmëri absolute për Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht nga politika e ditës e Kryeministrit Sali Berisha, Shtetet e Bashkuara nuk mund ta harrojnë vitin 1995-1996, kur Berisha iu kundërvu edhe Amerikës lidhur me sovranitetin e Shqipërisë. Ishte koha e lulëzimit të piramidave, ku përqindjet e larta mbanin njerëzit me bukë dhe ku banania shkelej me këmbë. Rënia e piramidave nxori lakuriq përpara botës kalanë prej rëre që lejoj dhe ngriti Berisha. Kundërvënia që Berisha i bënë ambasadorit John Withers, nuk e fsheh dot korrupsionin galopant që ka mbërthyer çdo qelizë të jetës politiko-ekonomike shqiptare. Me kabllogramet e tij zoti John Withers ka dhënë një kontribut të pashembullt në njohjen e shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Ai ka demaskuar kastën qeverisëse dhe Wikiliks njohu shqiptarët më bëmat e qeveritarëve tanë, përmes observimit diplomatik të Ambasadorit të larguar, të respektuarit John Withers. Punën e ambasadorit John Withers po e vazhdon tani ambasadori tjetër i Shteteve të Bashkuara, i nderuari Aleksandër Arvizu. Shtetet e Bashkuara janë vend solid në politikë dhe diplomaci. Kush mendon se Amerika mbështet këtë apo atë emër apo forcë politike, kur të gjithë shqiptarët e duan Amerikën, gabon rëndë. Shtetet e Bashkuara mbështesin Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën e gjatë dhe të vështirë të demokracisë, integrimit dhe përparimit.
Kur nuk ju pelqen juve socialisteve nje diplomate ju e shani e perdhununi identitetin e tij ndersa kur e dergon nje lavde edvinit ju e lartesoni por shikoni ku eshte sot ky person qe i ki dergu kto levde
O Kola,mire qe mendjen ja u ka heq me shiringe ai “shoki”,po te pakten mundohuni ta mbani veten dhe mos shkruani idjotesira. Edhe pak dhe do te dilni ne kete forum e do shkruani qe Withers ishte anetare i Partise Socialiste.
S’kam degjuar ndonje ambasador te levdo edvinin o dallkauk, ti ke degjuar?
Kam degjuar vetem kete ambasadore qe ka demaskuar shpellarin Sali Rumpall Birishi
O KOL, cka zotin je tuj than mer i smuni i Berishes, katilit ma te madh qi kem lind na Malokt. Mos ban ma presion kur nuk din cka menon e cka shkurn, se Wikileaksi ene i nerumi ish ambasador i vllait ton te madh neper bote e mrojtsit ton kaher, Amerika, ka tregue cka ka te vertet shqipnia sot nen mafien e malokut ton npushtet me dhun e vjedhje. Kjo asht mase e vertet o Kol i Kolajve, se ky tjetri ambasador i Ameriks tash, e ka turpnue Ameriken fare ma cka ka ba deri mtash tuj mashtrue me sy hapun shqiptart dhe shefat e tina ( munem me gabue e Zoti mfalt, por sasht aspak me u cudi se asht kapun e korruptue prej Mafias Pushtet Berisha-Meta e cka tjeter qorra u shkon si ty mrapa ). Kaq kisha met te thanun o derr maloku sic jam ene vete. Ky gazetari qi ka shkrue ket artikull ban shum mir qi shkrun per at Ambasador qi tash ka krye detyren, e nepermjet Wikileaks i ka ba nerin ma te madh tan Shqiptarve per me u zgjue prej gjumit mashtrus te pseudo-Demikracise nga njerzit ma te nyt te PPSH sot ne koalicion ne Pushtet. Ky tjetri qi asht aktualisht Ambasador ne Rrugen e Elbasanit ne Tirane, asht 100% nme Pushtetin e Mafias, e ketena e ka tregue qin dit e para sa ka shkelun ne Shqipni. Kujtesa vdes e funit, e askush prej nesh Shqiptarve nuk harron mshtetjen e tina per rregjimin Mafioz te pushtetit aktual. Ban mir O KOL me rujt bagtin ne Vicidol e me ulun kryet sa sasht von te gjith na malokt se e kana qelb sa historia ska me na e fal kurrn e kurres, se poplli tash asht zgjue e din gjithca se cka po i ban prej mase 20-vitesh maloku yn, e sasht aspak cudie me u ba Libia dyt seshpejti.
zoti kola kesaj radhe e paske dhjere fare mos shkruaj budalleqe mos u del zot qenve te kombit si majtas dhe djathtas une kam qene demokrate dhe shkodrane po me vjedhjet e votes 8 maj pd e nxori bythen taman,jashte shtetit humbesi e merr ne telefon fituesin dhe i uron suksese jo si u ba radhen e fundit ne sy te tan bots.une kam votu 11 here ne shkoder ne 2009 prandaj jam neverit ne populli jemi injorante qe shkojme e votojme tu ju dale zot hajdutve e ne skena buke me hanger pa leje fmijt tane mos ma keq more kole.zoti withers ka kene zotni ka dhane gjithate kontribute po kush e degjoi sala jo more jo.bacen sale sipas tij amerika duhet me e nigju jo sala ah u ftohte ne bythe qe na flliqi.ndersa per zotin edi rama mos u merr me te se asht shume larg me mendimet e katunarit tropojes ai asht i ri ne politike dhe lereni te punoje.si i ke delet or kole a po i bjen fyllit kur po i kullot a ke noj bareshe te pdemokratike me dele pershnetje …eni
Faleminderit Z. Çlirim Hoxha! Ndoshta Shqiperia “do të bëhet”!
o popull koti fare, dhjet atje ku e ze…..cfar ndryshimi ka Withers nga Ivanovi rus i viteve 60, apo nga Vicenco Palia ne kohen e Duces qe pergatiti sulmin ndaj Freqise? A mendohet qe kemi fituar lirine e te shprehurit? a themi se jemi ne aleanven me vlera demokratike si NATO, si dikur thonim per alencen e fashizmit, apo te traktatit te Varshaves??? ku eshte ndryshimi??? asgje, na mbajne per qellimet e superfuqive. Ahere mos kerko standarte, ri pusho, ha cte japin, ferko koken e politikaneve qe ata kane zfggjefhur per tu mbajtur te shtypur. ne te kundert shko pirdhu, shperbeu se nuk ben shtet prej 100 vjetesh, tegjitha jane peraalla. Anti amerikanizmi eshte produkt sic ka qene anti sovjetizmi dhe anti fashizmi ne kete palo vend pa autoritet. kete tregon historia. i kini vene gjitrhe baterite ju si media dhe si pseudo politike kunder Greqise, e cila po perballet si te ishte demoni i evropes. por kujdes se dardha e ka bishtin pas. keshtu ndodhi edhe me Ducen kur therriste, Jam gati te amrshoje ne Athine dhe ai popull i tregoi mire vendin kur i kerkonin kapitullimin……
Pres me padurim te publikohen kabllogramet per periudhen 1995-1999.Eshte nje periudhe qe do ndaje shapin nga sheqeri.Megjithse pushtetaret e sotem po perpiqen ti injorojne faktet qe publikohen ne keto kabllograme ndergjegjia e popullit duhet te kthjellohet nga opiumi qe ka mare kaq kohe nga Berisha.Tragjedia shqiptare duhet te mbaroje njehere e mire duke u treguar vendin e merituar te gjithe atyre bastardeve qe u tallen dhe u pasuruan ne kuriz te ketij populli
Faleminderit per kete permbledhje shkrimi i sakte. Nuk di a e ka lexuar Kastriot Dervishi, me mjeker e pamjeker, kur kete diplomat e krahasonte me bire majmuni, xhamajkoamerikan qe edhe sot stergjysherit e tij kacavaren ne pemet e Xhamajkes. Gazetare te tille te bejne gjemben,ne shperblim te nje artikulli te tille, me siguri qe Kastrioti duhet te kete zene ndonje zyre te “ngrohet”.Ja qe edhe gazetari mund te hidhet si qene nganjehere kur e don politika; nuk eshte vetem Aldo, sipas kabllogramit ka dhe ne media, qe presin vetem te ndersehen! Faleminderit!
Kastriot Dervishi eshte vetem nje “ZAGAR SULMI” ne sherbim te BANDES BERISHA!!!Si ai ka plot,qe ushqejne femijet me buke si:HENRI CILI;LUTFI DERVISHI,A.HOXHA,F.CUPI,B.Fevziu,A.Doci etj!!Te gjithe PLEHRA!!!
MESAZHI I QARTE I UASHINGTONIT PER SHQIPTARET !
– Vjedhja e votave dhe kusaria ndaj shqiptareve jane krim jo fitore !
– Kur foli Berisha ne sallen e OKB-se pati me pak pjesmarres se kur foli
Ahmedinaxhad i Teheranit… Rekord braktisjeje
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shihni viziten e Padrinos Berisha ne OKB… Shihni veprimtarite e tij ne Nju Jork,,, Deshtim total. U be gazi i Botes…
Takimet e vetme te rendesishme deri tash ishin ai me Presidentin e Butanit dhe ate te Sllovenise, qe eshte vetem nje ore larg Tiranes, pa qene nevoja te shpenzohen mijera dollare vetem per udhetimin e klanit te tij familjar ne Nju Jork…
Ndofta edhe nje fotografi kortezie me Presidentin Obama…
Edhe Kadafi pat bere vjet nje te tille… Sivjet ka dale kacak dhe po orvatet te shpetoje koken e tij neper shkretetirat e Libise!
Pse!? Asnje personalitet i shquar amerikan apo boteror nuk mund te njollose duart e tij me ato te nje hajni votash, te nje dhunuesi demokracie, te nje ekzekutori protestuesish te pafajshem paqesore si kater viktimat e 21 janarit 2011.
Asnje pjestar i administrates amerikane nuk eshte takuar as pritur zyrtarisht kryeministrin Berisha ne keto tre vjetet e fundit…
A ka ku te jete me i qarte mesazhi i Uashingtonit per shqiptaret dhe per vete kryeministrin Bersha !?
Kete e tregojne qarte edhe mesazhet dhe raportet e Vikiliks per te dhe klanin e tij supermafioz, superkusar e vrastar. Sapo u jepet rasti secili spiunon secilin.
Secili orvatet te distancohet nga anija e korruptuar e Padrinos shqiptar qe ka filluar te fuse uje ashtu sic ndodhi me despotet Ben Ali, Mubarak, Kadaf….
A e pate sallen e OKB-se kur foli kryeministri shqiptar Sali Berisha !? Pothuajse e boshatisur. Ia kaloi edhe despotit Ahmedinaxhad te Iranit..
Gjysma e se keqes… E keqja e madhe ishin rrenat e tij bajate para yesmeneve, ushtareve te tij te bindur, servileve te tij te neveritshem ne Kuvendin e Shqiperise…. ” Takova me te medhenjte e Botes!” tha plot eufori tipike staliniste kryeministri shqiptar.
Nga fitorja ne fitorje… Nuk ka thene kot babai i tij shpirteror Qoftelargu: komunistet marrin cdo kala! A nuk ndodhi keshtu edhe me kalane e demokracise!?
Kush te dyshoje le te degjoje edhe nje here fjalen e Berishes para lolove te PD-se pas kthimit nga Nju Jorku ose fjalimet e Qoftelargut para plenumeve ” nga fitorja ne fitorje” te partise se pare te Salise!
Kamabant bien per ata qe kane veshe te degjojne!