Ndal importit të mbetjeve!

21 Shtator 2011, 18:15Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Nga Tirana në Durrës kanë lulëzuar vitet e fundit disa fonderi plumbi. Thonë se fitohet shumë nga kjo industri, dhe prandaj shtohen si kërpudhat pas shiut, prandaj po mbështeten dhe nga Qeveria me VKM ligje, leje mjedisore, me mos kontroll etj. Por ajo që thonë e që ndodh, gjithashtu, është se skorjet tepër të rrezikshme të  plumbit, dhe gjithë mbetjet e tjera të rrezikshme të këtyre punishteve shkarkohen nëpër përrenj, kalojnë nëpër lumin Erzen, e derdhen në Gjirin turistik të Lalëzit, duke mbjellë vdekje të ngadalshme në çdo hapësirë të gjurmës së përshkuar. P/Ligji “Për menaxhimin e integruar te mbetjeve”, që pret tani aprovimin me kartonat e Kuvendit mund të çoj në një lulëzim të industrisë së mbetjeve në gjithë Shqipërinë, nga Buna në Bistricë, nga Valbona në Prespë. Fare e thjeshtë. Pas këtij ligji mjafton një firmë ministri dhe një aprovim të shpejtë me një VKM  dhe në Shqipëri mund të hyjnë qindra lloje mbetjesh (gjoja të parrezikshme, aq sa plumbi për shembull është i parrezikshëm) dhe me qindra e mijëra ton pa asnjë kufizim, për tu përpunuar apo ricikluar në Shqipëri e më pas për tu depozituar në Shqipërinë tonë turistike, sidomos në bregdet, pasi çdo rrugë larg porteve të mbërritjes rrit koston e depozitimit. Mjafton që personi që kërkon autorizmin për të përpunuar mbetjet të provoj sipas p/ligjit në fjalë, që  këto mbetje janë shfrytëzuar në vend, pra duhet importuar, dhe atëherë shpejt, anijet me mbeturina mbarë botërore mbërritën në portet tona. Pastaj vepron kërkesë – oferta. Oferta e madhe e mbetjeve nga të katër anët e botës nuk përballohet nga 10 fabrika, dhe ato fët e fët shtohen e bëhen 100, 1000. Dhe kështu do zhvillohet vendi e do rritet GDP. Kjo nuk është as ironi as fantazi. Kështu ka për të ndodhur dhe diçka e tillë duket se është projektuar. Njëherë guxoi dhe e përmendi, ose më saktë i shkau ish këshilltarit të kryeministrit, z. Selami Xhepa në një takim të zgjeruar për importin e mbetjeve pranë Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, ku merrnin pjesë dhe disa anëtarë të Grupimit Qytetar, kundërshtar të importit të mbetjeve, teksa e konsideroi industrinë e përpunimit të mbetjeve si një industri e re që do rritet shpejt, e duke argumentuar në këtë mënyrë rëndësinë e importit të mbetjeve. P/ligji i paraqitur nuk parashikon në mënyrë eksplicite se ku do të akomodohen mbetjet e industrisë së mbetjeve, në landfillin e kujt bashkie apo komune? A ka para për këtë depozitim e kush do I paguaj ato? Po truall për të bërë më shumë landfille për të depozituar dhe mbetjet e rezultuara nga importi, a ka? Të mos shkojmë më tutje e të pyesim sa e afekton kjo industri, industritë e tjera të vendit, sidomos turizmin e bujqësinë dhe sa e keqëson shëndetin e njerëzve. Në projektligj është hequr me “elegance” termi depozitim, për mbetjet e importi, që ishte në ligj më parë, duke nënkuptuar fare qartë se depozitimi do bëhet në territorin shqiptar.

Në nenin 48 pika 3 e projektligjit në fjalë thuhet “ Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllim ruajtjeje, ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa në  ligjin nr.8934, datë 5. 9.2002 ‘Për mbrojtjen e mjedisit’ shkruhet:  “Në Republikën e Shqipërisë ndalohet importimi i lëndëve dhe i mbetjeve të rrezikshme, i mbetjeve dhe mbeturinave të tjera, me qëllim ruajtjeje, depozitimi ose asgjësimi.” Ky p/ligj nuk mund të kaloj kurrsesi në këtë mënyrë. Minimalisht duhet shtyrë deri sa të përfundoj   detyrimi ligjor (sipas ligjit Për Planifikimin e Territorit, 2009) i hartimit të Planit Përgjithshëm Kombëtar, dokumenti i piketimit të zhvillimit të vendit në planin afatgjatë, i cili duhet të mbaronte në 2011, pasi të diskutohej gjerësisht në publik, por që akoma nuk ka filluar.  Pra, tani nuk mund të miratohen ligje që kanë impakt të drejtpërdrejtë në drejtimet e zhvillimit ekonomik të vendit, sa kohë ne akoma nuk dimë cilat janë këto drejtime zhvillimore.  Duke supozuar se nuk kemi të bëjmë në këtë rast me mbështetje ligjore të një skenari mafioz për fitime të mëdha nëpërmjet shkatërrimit të të ardhmes së  vendit me anë të importit të plehrave të botës, mund të thuhet se është e papranueshme të vazhdojmë të ecim kuturu, pa asnjë lloj vizioni e programi kombëtar.

 

7 komente në “Ndal importit të mbetjeve!”

  1. Kalorsi i zi says:

    O more Dursake te shkretet ju. Zoti ju dha detin, Saliu ju solli bereqetin.

    1. Gazmend Nushi USA says:

      A e ka vendos Saliu me VKM…ashtu do behet. Beni gam-gam sa te doni ju komunistet se plerat do hani ne fund.

  2. çami says:

    Avulli i plumbit eshte vdekje prures per shkriresit vete dhe njerezit perreth, plumbi si metal eshte vdekje prures, qeveri kriminele e pa pergjegjeshme , mjere populli nga keta mafioze te pa shpirt.

  3. Tom says:

    Ne kete rast nuk ka “faj” Saliu ka 20 vjet qe me hir dhe pahir po i zbon Shqiptaret nga vendi “vetem” per te miren e tyre qe kur te vijne plehrat te mos jene ne Shqiperi dhe te helmohen.

  4. nela says:

    Ndal importit te mbetjeve duhet thene , TANI dhe me ze te larte . Ka te beje me jeten e femijeve tane dhe e brezave qe do te vine . Koha po tregon qe askujt nuk po i intereson me jeta e njerezve ,kur vjen puna per te siguruar para.Jemi ne ata qe vuajme pasojat , dhe ne duhet te ngreme zerin per ti ndaluar

  5. 'jo po ta dish' says:

    Te gjithe ne shqiptaret duhet te reagojme per kete ceshteje tani ,sa nuk eshte vone!!!!!!!!!!!!!!

  6. Leone-53 says:

    Per te komentuar per sa shkruhet me siper po them: Posht comunisti i ndyre Sali Berisha, nje nder kriminelet me te rezikshem per ate vend qe quhet SHQIPERI. Te gjitha te keqijat ja ka bere atij vendi aty dhe per cudi vazhdon arrogancen e tij me ate popull te pafat por edhe shume fajtor per te ardhmen e vet. Plehrat e Napolit nuk i pranon veriu i Italise ketu dhe per cudi te te gjithe ne shqiptareve ketu i pranon Sali Ram Berisha si peshqesh popullit te vendit tone! Turp i madh o popull i dobet shqiptar dhe ti moj opozit e padenj per ate vend!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje