Indiferentizmi vret, shqiptarët lëvizin nga vendi vetëm kurrë zjarri troket tek dera e shtëpisë

16 Shtator 2011, 22:05Blog TEMA

Nga Çlirim Hoxha

Indiferentizmi vret! Kjo ishte një nga parullat që mbanin protestuesit gjatë protestës së organizuar nga shoqëria civile një javë pas vrasjes së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi në Vlorë. Një protestë kundër krimit, e cila nisi nga sheshi historik i Flamurit drejtë Skelës  e për tu ndalur më pas në vendin e vrasjes së gjyqtarit Konomi.

U bëmë apo nuk u bëmë 100 vetë që u nisëm në atë marshim proteste rreth 2.5 km të gjatë, nën një diell përvëlues, megjithëse ishte 16 shtator. Në krye të protestës ishin familjarë të gjyqtarit të ndjerë Konomi me portretin e tij në duar dhe lule. Shihja ata që kisha përpara gjatë këtij marshimi proteste. Shpina e tyre e lagur nga djersët e diellit përvëlues të mes-shtatorit. Marshonim në heshtje, ndërkohë që në krye printe një banderolë e shkruar kundër krimit. Pritëm gjatë gjithë rrugës së gjatë nga Sheshi i Flamurit në Skelë që karvanit tonë t’i bashkoheshin edhe qytetar të tjerë, por më kot. Pavarësisht mesazhit që dha protesta dhe që ishte kuptimplotë, të binte në sy indiferenca e qytetarëve të Vlorës. Lokalet dhe kafenetë e shumta përgjatë rrugës ishin plotë me sehirxhinj, por asnjëri prej tyre nuk u ngrit nga vendi për t’iu bashkuar kësaj proteste kundër krimit. Ndoshta do të ngrihen kur zjarri tu vijë tek dera e shtëpisë?! Dikush tha se vetëm politika i ngre në protesta shqiptarët?! Vetëm politika qenka e besueshme në këtë vend?! Kaq shumë i besojnë shqiptarët politikës, saqë kanë mbetur në bisht të Europës. Po shoqërisë civile kush duhet t’i besoj?! Kush duhet t’i besoj lëvizjeve të lira popullore që zgjojnë ndjenjat kombëtare dhe luftojnë kundër padrejtësive, përmes sensibilizimit?! Përse duhet të heshtim kur në mes të bulevardit vritet një gjyqtar sot, apo një qytetar i thjeshtë nesër?!  Dikush pranë meje aty në sheshin e Flamurit, shprehu kundërshtimin e tij për protestën. Përse të protestoj, më tha, kur pa që ishin grumbulluar aty edhe një grup gjyqtarësh të Vlorës. Ke qenë ndonjëherë në gjykatë? – më pyeti. Shko po pate hall, pa ta matin kokën me spango. E kuptova që kishte një alergji ndaj gjykatës dhe gjyqtarëve. U mundova ta sqaroja se, kjo protestë nuk bëhej për të mbrojtur gjyqtarët, por bëhet kundër krimit, kundër indiferencës qytetare, bëhet për të sensibilizuar shtetin dhe pushtetin për mbrojtjen e jetës së qytetarit, pavarësisht nëse ka një funksion publik ose jo. Të paktën gjyqtari i ndjerë Konomi i përkiste plejadës së gjyqtarëve të ndershëm dhe të aftë profesionalisht. Kjo ishte edhe arsyeja se përse trashëgimtarët e fisit të tij ja besuan atij ndjekjen e çështjes së pronave. Megjithatë, munda të konstatoja një farë reagimi negativ të qytetarëve ndaj gjykatës dhe gjyqtarëve. Reagim që ka 20 vjet që është taposur në mendjen dhe ndërgjegjen e të gjithë atyre që halli i ka përplasur në dyert e gjykatave tona. Gjatë 20 viteve të tranzicionit të pafund në Shqipëri, ligji është përdorur si plastelinë në gjykata dhe kandari i drejtësisë ka anuar në jo pak raste nga padrejtësia. Por mund ta pësosh edhe atëherë kur jep drejtësi apo edhe kur fiton drejtësi nga gjykatat. Pikërisht për këtë shteti duhet të jetë garant i jetës së gjyqtarëve. Por nuk mundet një shtet të luftoi dhe neutralizoi krimin, kur korrupsioni është ngritur në sistem, kur mafia ka kapur shtetin dhe e ka infektuar keq atë, kur çështja e pronave është kthyer në një tragjedi të vërtetë në këtë vend për faj të politikës, kur familjarë të politikanëve janë zhytur në zullume dhe po e ndajnë Shqipërinë në copa. Nuk mundet një shtet i korruptuar të luftoi krimin, pasi është bërë pjesë e tij me ose pa dashje, që shkel hapur ligjet që vet ka miratuar, që manipulon zgjedhjet dhe ja shet rezultatin e deformuar gjithë botës si zhvillim të demokracisë?!

Mes shqiptarëve nuk ka më solidaritet njerëzor. Të gjithë rrinë dhe vështrojnë yjet, duke pritur ndoshta të bjeri breshka nga qielli?! Iu desh një grushti fare të vogël qytetarësh me aeronautistin Auron Rokaj në krye, që të merrnin iniciativën për të bërë një protestë qytetare në një javorin e vrasjes makabre të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Kjo protestë nuk u organizua nga politika. Dihet që politika mbledh më shumë njerëz në protesta. Kjo protestë dha mesazhin e kundërshtimit të krimit. Kjo protestë kërkoi solidaritet qytetar dhe në të duhet të përfshiheshin të gjithë qytetarët e Vlorës. As drejtuesit e institucioneve dhe nëpunësit e tyre nuk u dukën në këtë protestë. As nxënësit e shkollave të mesme nuk i lanë të shkonin në këtë protestë paqësore. Të gjithë fshehën kokën pas dritareve dhe vështronin se si një grup qytetarësh marshonin nën rrezet përvëluese të diellin mbuluar nga djersët kundër krimit. Të gjithë do nxitojnë në mbrëmje të hapin televizorët për të parë se kush ishte në këtë protestë?! Po pra. Vlora nuk përfaqësohet nga një grusht qytetarësh të civilizuar. Vlora ka me mijëra intelektualë, ka me mijëra qytetar të përgjegjshëm, por Vlora ka vuajtur shumë nga këto tragjedi. Qenka e thënë që ngjarjet më të mëdha të historisë sonë kombëtare dhe ato më të dhimbshmet të ndodhin në këtë qytet?! Indiferentizmi vret, shkruhej në një parullë të protestës. Po, është shumë e vërtetë. Teoria, larg nga b…. ime, është primitive dhe nuk tregon qytetërim të një komuniteti. Në shtetet demokratike të botës qytetaria e civilizuar ngrihet për gjëra që ndoshta ne do na dukeshin si ordinere. Vetëm përmes protestave dhe demonstratave shumë kombe të civilizuara të botës kanë arritur të fitojnë të drejta esenciale për jetën. Një miku im gazetar Vasil Qesari, që punon dhe jeton në Bordo të Francës për televizionin Francë 3, më çuditi gjatë gushtit të pushimeve të tij të përvitshme në Vlorë. Në bisedë e sipër me të, ai më tregoi se, si ka mundur Franca të kthehet në një shtet social. Vetëm përmes reagimeve qytetare Franca sot ka një legjislacion që  merr në mbrojtje qytetarët dhe punëtorët. A e di, më tha ai , që askush në Francë, jo më institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, por as ndërmarrjet private nuk kanë të drejtë të pushojnë një punonjës nga puna?! E ndalon ligji, e ndalon kodi i punës dhe pikë. Dhe vërtetë Franca është ajo që është. Kurse tek ne ndodh si në kohën e zamanit. Punëtori dhe specialisti flaken nga puna si pa të keq dhe i vetmi kriter që zbatohet është ai politikë?! Kush ngrihet në protesta dhe demonstrata për këto padrejtësi në Shqipëri?! Askush. Të gjithë tregohen indiferent, pa kuptuar se kjo që i ndodhi tjetrit mund të ndodhi ty nesër. Në këtë vend, me nuanca të sundimeve mesjetare, nuk reagon kush. U rrit disa herë çmimi i bukës por qytetarët nuk u bënë bashkë për ta kundërshtuar?! U rrit disa herë çmimi i energjisë elektrike, por asnjëherë qytetarët nuk u bënë bashkë ta kundërshtojnë?! Është rritur disa herë çmimi i produkteve ushqimore, por asnjëherë qytetarët nuk u bënë bashkë për ta kundërshtuar?! Është rritur disa herë çmimi i librave të shkollës, por asnjëherë prindërit nuk u bënë bashkë që ta kundërshtojnë?! Është rritur disa herë numri i të papunëve në këtë vend, por asnjëherë të papunët nuk u ngritën në protesta dhe demonstrata për të kërkuar punë?! E vetmja gjë që dimë të bëjmë mirë ne shqiptarët, është të ulim kurrizin dhe të pajtohemi me skamjen dhe mjerimin duke i lënë dorë të lirë politikës, krimit dhe korrupsionit. Historia e fshatit që po digjej nuk do shumë koment. Edhe kur zjarri ra brenda në shtëpi, indiferenti tha: “Larg nga b…. ime”. Ky është mentaliteti që është kultivuar ndër breza në këtë vend, ndërkohë që po bëhen përpjekje për integrimin e vendit në BE?! Por BE ka në thelb solidaritetin mes vendeve sepse këto shtete kanë një civilizim të përparuar, i cili u ka kultivuar ndër breza ndjenjën e solidaritetit njerëzor, solidaritet që ka vdekur mes shqiptarëve. Të gjithë hedhin plehra nga dritaret dhe ballkonet e pallatit duke ndotur mjedisin, por askush nuk merr iniciativën të pastroi bashkërisht. Ja deri këtu kemi arritur e jo më për të kundërshtuar papunësinë, rritjen e çmimit të bukës dhe ushqimeve dhe deri për të dënuar krimin dhe korrupsionin. Protesta kundër krimit të premten në Vlorë, tregoi se ende nuk ka vdekur reagimi qytetar i këtij qyteti. Por, gjithashtu  kërkoi nga ky shtet të gjejë dhe të vërë përpara drejtësisë organizatorët dhe autorët e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Po nuk u gjetën organizatorët dhe realizuesit e skenarit të zi kriminal, në këtë vend nuk do ketë kurë qetësi dhe siguri jete.

 

 

 

 

 

17 komente në “Indiferentizmi vret, shqiptarët lëvizin nga vendi vetëm kurrë zjarri troket tek dera e shtëpisë”

  1. sinan hibro says:

    Bashkohem me shqetesimin e mikut tim Clirim Hoxha per indiferencen e qytetarve ; nuk eshte vendi te analizohen hollesisht shkaqet per kete gje . Nder to , do te permendja nje fare mungese ne organizim , kohen e papershtatshme etj. Nder 100 pjesemarresit rreth gjysma e tyre ishin punonjes te gjykates ; pra edhe organizatoret vete, mendoj se kane menduar – ta bejme nje proteste te tille, thjesht te nderojme ate qe nuk kthehet me … pa qene vete te bindur ne mesazhin qe duhet te percillnin; ne fakt edhe nje apo dy prononcime ishin te vaketa, pa nerv ,,,,Perndryshe do te gjenin forma per te thirrur , qytetaret, intelektualet e dhjetra shoqata qe funksionojne ne Vlore.Por mikut im ish gazetar , ne analizen e tij i ka shpetuar nje detaj – ne proteste nuk merrnin pjese perfaqesues apo drejtues te partive politike te Vlores …Ne nje TV lokal pas lajmit per protesten ne nderim te gjyqtarit S.Konomi, ndoqa per rreth 10 minuta nje aktivitet te PS se Vlores per shperndarjen e asamblese dhe zgjedhjet e reja ne gjirin e PS. Me sa duket , PS ka qene e zene me punet e saj , ndersa PD duke qene ne pushtet nuk i pelqen te preket nga ” virusi ” i protestes !?

  2. Ja fusni kot says:

    Ju te dy ja fusni si kau peles. Perse te dalin njerezit te protestojne? Sa te tjere jane vrare ne Vlore? Perse nuk u protestua per ta?

    A kalohet ne rruge ne krah te atyre lapanjozeve te gjykates?

    Perse nuk u protestua kur Kollozi hoqi nga puna gjithe drejtoret e pedagoget para fushates per ti zevendesuar me te tijte? Perse nuk protestoni kur rektori hoqi nga puna Dekanin Zhupa, megjithese i vetmi ne universitet i diplomuar jashte. Perse gjykatesi Konomi, pjesetar i nje sistemi te korruptuar dhe bashkepunetor i sistemit paska me shume vlere se Dekani i Fakultetit te Shkencave, zoti Eustrat Zhupa?

    Vloren e ka marre lumi ashtu si gjithe Shqiperine. Sa te jete Sali qorri ne krye, sa te vidhen votat ne mes te dites, derisa hajdute dhe bixhozxhinj si Kollozi dhe kopane si Cipi dhe Dashi te prezantojne Vloren, mos kini asnje shprese. Vlora do te mbytet ne krim, varferi mjerim. Ta gezojme se bashku.

  3. skener palla says:

    ja ka ba tete me di Kalces maloku Vucidolit..sja mba njeriut te ngrej koken

  4. zana19 says:

    Por zoti Çlirim Hoxha kam nje pyetje per ju: A do ta organizonit kete proteste civile nqs i vrari do te ishte nje qytetar i thjeshte? Mendoj se kjo eshte aresyeja qe vlonjatet nuk u bashkuan me protesten. Per ta kjo vrasje ishte nje krim nga elita e kryer kunder nje pjestari te elites. Megjithese kjo vrasje tregon se sa e forte eshte mafia ne Shqiperi, nuk arriti me sa duket te preke ndjenjat e vlonjateve ne ate pike sa ti bashkoheshin grupit protestues. Heren tjeter organizoni nje grupim te tille nqs humbet jeta e nje qytetari te thjeshte per perplasje me pushtetin, dhe atehere mund te masni ne se indiferentizmi eshte i thelle ne Vlore, apo u pasqyrua sepse, sic e permendi dhe ju, zhybja e gjyqtarit ishte pjese e kesaj vrasje mafioze.

  5. gazi says:

    “pyetja juaj”-eshte rritur disa here numri i te papuneve dhe asnjehere te papunet s’jan ngritur ne proteste?!
    pergjigja ime—-por ama 1 milion te papune kan ikur ne emigracion—gjysma e ketyre duke paguar miliona per te ikur
    kur ti Clirim ishe ne proteste,shum Shqiptare e kan pasur me dy mendje te jetojne!–populli esht braktisur ne menyre c’njerezore nga shteti i tij–si dhe i esht futur nje percarje,pabarazi,urrejtje klasash dhe krahinore…..Tirana esht jasht orbite me qytetet dhe fshatrat
    dhe sa per plehra nga ballkoni-po mos te kishte ligj dhe te zbatohej ligji-edhe ne Amerike si ne Shqiperi do ti hidhnin

  6. geno says:

    Ne vlore jane varre qindra qyetare te thjeshte edhe epr shkak te vendimeve te [adrejta e mafizoe te etyre gjyqtareve qe pasurihen me shkleje ligji, ndaj e konsideroj turp daljen e tyre ne proteste sespe ajo queht “protesta e bashkepuntoreve te krimit”. hane kete gjuqatre qe kane cuar popullin ne vellavrsje er prnat, per mos dhenie drejtesie dhe shume poshtersi qe kane bere me bendemt e tyre prej nga kane nxjerr miliarda leke. ne burg jane evtem ata qe nuk kane te paguajne gjyqatre e prokurore

    1. e says:

      Jo te gjithe gjyqtaret jane kriminel.

  7. tani 3 says:

    O gjyqtare-kriminele e hajdute te Vlores, kete krim e kane nxitur koleget tuaj gjyqtare kriminele e hajdute te Durresit, prandaj shkoni dhe protestni atje para deres se gjykates ne Durres e jo tek sheshi i Flamurit, se ai nuk u vra per mbrojtjen e flamurit, por per mbrojtjen e pronave te tij, qe ia zhvaten koleget e tij dhe tuajet qe beni miliarda me vendime kriminale.

  8. qytetari says:

    Jam shume dakord me komentuesit e me siperm.
    Nuk e kuptoj pse i japin tjeter ngjyre vrasjes se gjyqtarit Konomi.Ai nuk u vra per shkak te detyres se tij si gjyqtar,ai u vra per ceshtje pronesie personale.
    Ka mundesi qe gjyqtareve te korruptuar deri ne fyt tu kete hyre frika ne palce dhe kerkojne qe populli qe ata ja kane futur me mijra here ti mbroje por gabohen ne kete manover te tyre.Krimet qe ndodhin ne Shqiperi shpesh here jane pasoje e gjykimeve te padrejta te gjyqtareve ndaj ata nuk duhen pare si viktima por si autore krimesh.

  9. Albann says:

    Pse nuk shkojne keta gjyqtaret te protestojne kunder gjykatesve te Gerdecit qe s po japin drejtesi dhe po ulin besimin e popullit ndaj gjykatave ,pse rine indiferente keta gjyqtare ndaj asaj qe po bejne shoket e tyre ne gjyqin e Metes…Prandaj populli si ndjek dhe rri indiferent….Gerdeci dhe vjedhja qe po bejne ministrat e kesaj qeverie jane me te renda se vrasja e nje gjyqtari,biles jane direkt apo indirekt shkaku i vrasjes se shokut te tyre….Para se te ftojne popullin tu bashkohet kunder krimit ,le ta luftojne krimin brenda gjykatave. Pse nuk ndeshkojne gjyqtaret e korruptuar te Gerdecit dhe te gjyqit te Metes.Cfare i pengon? qytetaret?.Serioziteti i gjykatave duket kur denohen ministrat dhe zyrtaret e larte te korruptuar,dhe jo kur denohet nje qytetar se ka vrare macen e komshiut…

  10. raimondi says:

    Te ngriheshin vlonjatet ne proteste per te mbrojtur gjyqtaret qe jane njerezit me Batakcinj te Shqiperise !!

    Po pse kaq budallenj i dini njerezit ju ?-Ky qe u vra , u vra nga pazari i psite qe beri per te marre tokat qe nuk ishin te tijat –
    –Si do ngrohen vlonjatet per pislleqet qe bejne gjyqtaret ??/–

    — ——Vlonjatet ngrihen tamam per ato ceshtje qe ka kuptim te ngrihen , per kerkesat politike .
    Sepse kur kerkresaat i mbeshtet politika , vetem atehere zgjidhen problemet

    –Po te veje ndonje anetar i kreysise se opozites dhe tu kerkoje te ngrihen ne protesta , atehere te gjithe do ngrohen ne protesta dhe jo te ngrihen per krimet sporadike

    Krime ndodhin kudo — Keta qe bejne protesten , te shkojne atje tek kreysia e opozites dhe te takojne depudetet e saj .
    Tu kerkojne qe te japin alternativa se si te forcohet parandalimi i krimit , Keto pastaj tia paraqiten ne parlament ministrit te rendit ne nje seance parlamentare ku te jete prezent edhe ky minister i cili duhet te flasi per punen e tij dhe si e mendon ai luften ndaj krimit te sofistikuar ,

    1. tourkofagos says:

      o raimondi ti je evgjit cam.

      1. raimondi says:

        Kaur ore ! Greket jane me keq se Evgjitet , se ju dolen genet , gene zezakesh
        –Ik ore Zezak i ndyre Etiopian , dil jashte Europes bashke me kauret e Greqise se qelbet vendin
        –Vini era si qen i ngordhur ———

        By the way , Po fluturoni njeri pas tjetrit ne …..Parajse,
        Sa me fat qe jeni o shkerdhata — Keni lindur me kemishe looooooooooooooooool hahahahahahahahaha –Kemisha eshte fluturuse looool

        , –Ti kur e ke radhen ?–Ke marre vesh ndonje haber kur te niset avioni ?-
        -Le qe ju nisin me rakete keta djemte e nenave , jo per gje por , qe te mos mbollizeni , se koha eshte flori looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahaahahahahahahahahaha

        1. e says:

          Kjo monda shkruan nga spitali no.5.

    2. fule says:

      E degjoni ca thote ky kaqoli! Te shkojne te protestojne tek kryesia e opozites keta, qe kryesia te hartojne politika se si te parandalohet krimi…e pastaj tja paraqesin ministrave te Sales e keta ti vene me zell ne zbatim.

  11. kolegu says:

    Zoti Clirim Hoxha, shkrimet e tua i kam lexuar sa here qe boton edhe tek TEMA edhe tek Zeri Popullit. Ne kete shkrim ke anashkaluar motivin e vertete te indiferences se vlonjateve ne kete proteste: qe organizator kane qene gjyqtaret e prokuroret. Shkrimi si leksion eshte i drejte dhe apeluesm ndersa si realitet nuk ka asnje pike takimi me akuzen qe u bene vlonjateve duke i quajtur “indiferent”, mbasi opinioni vlonjat eshte treguar indiferent, jo se nuk ka respektuar jeten dhe personalitetin individual e familjar te te ndjerit gjyqtar Konomi, por sepse kete protese e organizonin gjyqtaret, kategoria me e inkriminuar dhe me e neveriteshme e shoqerise shqiptare, ne ndergjegjen dhe veprimtraine e te cileve rendon bashkepunimi me krimin dhe mohimi nepermjet gjyqeve biznese, i i te drejtes shoqerore te qyetareve qe kane te drejte. Vlonjatet kane veptruar shume mire qe e kane shperfillur kete proteste, mbasi kane gjykuar me plote te drejte, qe nuk mund te gjendeshin ne mes, ne krahe, ose ne rresht prapa atyre njerezve te zbatimit te ligjit, kur e dine shume mire, qe vilat e tyre, makiant e tyre, bizneset e tyre, pushimet luuksoze neepr bote dhe portofolet me euro e dolalre qe kane ne xhepa, i kane siguruar nga vendimet e paligjshme e kriminale qe ata japin kunder te drejtes njerezore. Une mendoj, se populli i Vlores, me kete shperfillje i ka dhene nje mesazh te qarte e kuptimlote ketyre banditeve te quajtur “gjyqtare dhe prokurore”, mbasi vete koleget gjyqtare (bandite) te Durresit e cuan ne varreza kolegun e tyre Konomi, duke dhene vendime ne favor te mafies se tokave.

  12. aqfi says:

    More vellezer pse te dalin ne protesta populli i Vlores apo si njohin ata te vrarin dhe te tjere gjykates te Vlores dhe gjithe Shqiperise sa te korruptuar jane,sa pare bejne nga hallexhinjte,sa i sorollasin gjygjet,ah harrova kolegjin zgjedhor ne votimet e fundit,harrova edhe Sashenkon po te Vlores dhe Tomen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje