Shkodra ka serbë?!

14 Shtator 2011, 12:13Blog TEMA

Nga Redan Bushati

Aleksandar Cotoric, nënkryetar i Këshillit për Marrëdhënie me serbët jashtë Serbisë shprehimisht ka deklaruar «do të kërkoj nga kuvendi dhe qeveria shqiptare që të mbështesë kërkesën e pakicave për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë». Serbët kanë filluar të interesohen për një komunitet serb në rrethin e Shkodrës dhe të bëjnë emisione për ta në televizione duke theksuar idenë se atje kanë jetuar shumë serbë, por me presion në kohën e komunizmit kanë ndryshuar emrat e tyre.

Ndjej mllef e neveri dhe çuditërisht kësaj radhe nuk kërkoj ndjesë nga askush! Turp i pashoq! Situatë delikate! Heshtje popullore! Servilizëm krupëndjellës! Mendje të ngushta e zemra të liga! Symbyllur dhe spordhjakë! Xhahila dhe fodulla! Sahanlëpirësa dhe brekëshkyer! Hajdutë dhe më keq, xhepista! Baballarë «pusht», më falni pushtetar, që nesër apo pasnesër bijve të tyre nuk kanë çfarë modeli edukativ t’i japin. Furgona me analistë televizionesh, të cilët për para mohojnë e pohojnë çdo gjë! Editoriale të imponuara! Gazeta partiake pro regjistrimit mbi baza fetare dhe etnike, kundër interesave kombëtare. Minoritete që lehin për kinse të drejtën e tyre për t’u vetëdeklaruar dhe kundërshtimin e artikullit 20 të ligjit për regjistrim, i cili parashikon, sipas tij, gjobë prej 1000 dollarësh për dhënien e të dhënave të pasakta! Një tufë idiotësh, të cilët kanë uzurpuar karriget dhe mezi ç’presin të dalin në terren për të intervistuar shqiptarët, tashmë një pjesë e tyre të blerë nga «shkjau» serb e «shovinizmi» grek… Sot, kjo është një pjesë e pasqyrës së realitetit në Shqipëri! Ky është kabllogrami më serioz dhe i rrezikshëm i pathënë në faqen e Wikileaks, e jo humbja e vëmendjes nga disa gjëra të tjera të rëndomta, që fundja nuk është se ne shqiptarët nuk i kemi ditur.

Sinqerisht, me kohë pandehja se shumë norma morale, por edhe doke e zakone po humbisnin mes shqiptarëve. Në mars të këtij viti botova një opinion në gazetën Tema, me titull «Na ç’kombëtarizoi diktatura, na ç’kombëtarizoi demokracia». Sot, ato që e kanë lexuar po e vërtetojnë një gjë të tillë. Por një gjë nuk e mendoja asesi, heshtjen e popullit tim. Edhe pse shumë shqiptarë janë bërë pjesë, kundër regjistrimit të popullsisë, përmes nënshkrimit të peticionit të hartuar nga Aleanca «Kuq e Zi», përsëri është shumë pak, thjesht nuk mjafton vetëm ky reagim qytetar. O mjeranë, pa kujtoni pakëz ato shqiptarë të së premtës së «zezë» të 21 janarit 2011 që sulmuan kryeministrinë! I pyesni të gjithë pse protestuat! Me siguri një pjesë ka ardhur qorrazi pas turmës, një pjesë për gjëndjen e vështirë ekonomike e sociale, një pjesë për atë e për këtë etj. Ndërsa regjistrimi i popullsisë është shumëfish më i rrezikshëm se përballja aktuale me situatat e përditshme që ka çdo familje shqiptare. Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është një rrezik historik, rrezik social, rrezik kombëtar, rrezik territorial, rrezik asimilues, rrezik nënshtrues, rrezik konflikti në të ardhmen, por edhe rrezik ekonomik, fundja një «armik brenda në shtëpi». Ju lutem më tregoni pak se çfarë presioni bëri Greqia për paktin detar! I tha troç vendit tonë, Shqipërisë sonë të dashur duke i dërguar të fala nëpërmjet «dulecave» me shokë: «Mirupafshim MSA, nëse nuk nënshkruani paktin detar», pra shitjen e detit. Fatmirësisht, gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë. Mos kujto ti o sylesh që virresh, çirresh e përdridhesh e më nxjerr gjoksin e ma fryn si një pac a dordolec, duke pretenduar se paktin detar e anullove ti me shokë! Jo dhe jo, nuk ishim ne, ishte një njeri i cili u gjend në kohën e duhur në vendin e duhur për të treguar shitjen e detit në ditën me diell. E ne, ne të heshtur po merrnim pakëz rreze dielli… Besoni se nëse në Shqipëri rritet artificialisht numri i minoriteti grek dhe atij serb nuk do të na bëjnë presion të vazhdueshëm?! Eh, madje, ato do të përpiqen të ndërhyjnë kudo dhe për çdo gjë, si me qenë në tokë të tyre. Obobo!

Nejse, unë jam i ndërgjegjshëm se ka edhe shqiptarë të mirë dhe të devotshëm. Të gjithë ato që janë pro interesave kombëtare, zëri rinor i mijëra studentëve që kanë nënshkruar kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, sigurisht më kënaq e më ngroh pa masë. Edhe një pjesë e medias po solidarizohet me situatën në fjalë. Ato e kuptojnë rrezikun e asimilimit. Ato e kuptojnë se me kalimin e viteve jugu i Shqipërisë do të ketë më shumë shkolla greke se sa shqiptare. Këto qytetarë të denjë e dinë mirë se «gjuha amtare është dinjitet, ndërsa gjuha e huaj është kulturë», e nëse jugu fillon e greqizohet, e sipas këtij «surratdhelprës» Aleksandar Cotoric, Shkodra do të na flasin serbisht, atëherë me plot gojën ne kemi humbur identitetin tonë kombëtar. Shkodra ka shumë familje të vjetra qytetare, mes tyre edhe e imja, por po të diskutohet me secilën prej tyre të tregojnë se sa serbë na paska Shkodra që herët e deri në ditët e sotme. Ato që do të merren me regjistrimin, duhet të kenë turp nga vetja. Dijeni mirë se Zoti e krijoi njeriun të pastër, qelibar, por ai (njeriu) e ka në dorë që të «gëllitisin një lugë çorbë të prishur dhe pastaj të vjellin gjithë jetën» ose të bëhet i hajrit dhe njeri me vlera e virtyte. Tundu e shkundu! Jo nga muzika o shqiptarë, jo nga moda e jo nga gjërat që ti ke qejf çdo ditë të bësh. Tundu e shkundu se e ardhmja nuk premton për ty. Të ardhmen tënde, ti nuk po e mbron. Fëmijët e tu nga heshtja jote, nga rreziku i bukës dhe i karriges që mban, nuk janë asgjë se sa kur ai të vihet në garë me fqinjët e tij ballkanik apo edhe bashkëmoshatarët e tij europian e të ndihet kokëtul e mjeranë, pasi nuk di ç’të thotë, veç pëlpëlit mjerueshëm duke thënë: «kemi qenë popull i varfër dhe nuk kemi mundur t’i bëjmë ballë presioneve të huaja!». STOP! Stop mashtrimit të përditshëm! Stop injorancës masive! Stop mosreagimit për fatet tona, fatin tonë! Stop të qeshurës së dalur me vështirësi nga zorrët e barkut për të përshendetur deputetin e zonës! Stop mjerimit dhe vajtimit, pasi ndodhin ngjarjet! Ne mundemi… Të gjithë bashkë jemi dakord që regjistrimi të bëhet, por të hiqen pyetjet mbi etninë dhe fenë.

Si përfundim, me mua dhe shumë studentë me gjak shqiptari na intereson atdheu ynë, e jo fatet e Kreshnikut apo aleancës. Pff, këto janë mjegulla kinse të krijuara me dashje që shprehimisht do të thotë «je me mua apo me ato?». Ne jemi të gjithë me Shqipërinë. Regjistrimi i popullsisë duhet të bëhet që ç’ke me të, por jo mbi baza etnike dhe fetare. Ne duam një Shqipëri europiane, por të sigurtë dhe me vlera të mbartura. Kurrsesi nuk mund ta pranoj që gjoja për hir të hyrjes në Europë, ne shqiptarët duhet të hymë siç do Greqia apo Serbia, siç na do Nastradini me shokë pa mbathje e pa kokë. Jo dhe jo! Kjo nuk është Shqipëria, këto nuk janë shqiptarët. Shkodra dhe Shqipëria kanë aq pak serbë e pak më shumë grekë edhe seç na merr mendja neve. Prandaj, këtyre zërave zyrtar me prapavijë strategjike duhet t’i themi ndal qytetarisht, por edhe politikisht. Ne mundemi! PO, ne mundemi të ndalojmë që Serbët të peshkojnë «bajukla» e «ngjala» me thasë në Dejlan. Nëse të vjetrit heshtin, rinia duhet të ndezë. Fqinjësi të mirë me të gjithë, por unë në shtëpinë time dhe ti tënden o Aleksandar Cotoric.

 

*(Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës)

 

32 komente në “Shkodra ka serbë?!”

  1. emigranti says:

    Ne fakt Ne shqipetareve vetem diktatura nga kombetarizoi dhe na bashkoi. Demokracia na percau dhe na ckombetarizoi.

    1. franko says:

      Ketu ke te drejte.

    2. trafikanti says:

      Per nje vize ne kohen e embargos ndaj Ish-jugosllavise na dolen shumeserb ne shqiperi ,kjo edhe me bekimin e sali rames , si dhender serbie qe eshte . tashi ndoshta xeni berishoviç do te kryesoje listen e tyre ne shqiperi .

  2. debatiku says:

    NUK KANE VDEKUR NJERZIT QE THOJNE VEHTES SHQIPTARE E BIR SHQIPTARI…POR E KEQJA ESHTE SE JEMI KTHYER NE VITET 1900 -1913 TE COPETIMIT TE VENDIT DHE NE VITIN 2013 VDES NGA FUQIA VENDIMI I COPETIMIT TROJEVE SHQIPTARE DHE PER KETE FSHINJET DUAN THELLAT SE MOS VALLE PO BEHET KURBANI….CDO GJE BEHET ME SKENAR E HISTORIKISHT SKENARET OGURZI JANE BERE NGA FSHINJET SE ATO NDIGJOJNE ,SYGJEROJNE MASAKROJNE QEVERITE ANTISHQIPTARE…..E PRA Z. REDAN BUSHATI,NGA FAMILJET ME TE NDIGJUARA NE SHKODER…DUHET TA PRANONI FAKTETE KOKEFORTA HISTORIKE,TJA TRENSMETONI DHE BREZAVE SE AI QE MBROJTI TRAJET,KUFIRIN BERI SHTET ISHTE VETEM NJE I PAHARUARI ENVER HOXHA,QE SHQUHET PER NACIONALIZMI ME I MADH…KJO THENIE E DALE NGA DASH……DHE PSE DIKTATURA FGASHISTE QE SHET VENDI TEK FASLLICAT ME 1 EURO DHE QE KA HIPOTEKUAR ME EMRIN E TIJ SERB….DO JETE VONE PER JUVE RIN INE E SHKODRES…..ECNI NE GJURMET E VASILIT,QEMALIT.VOJOS,MANUSHIT ,SHEJNAZES … ETJ…SE SKURSYEN DHE JETEN PER CLIRIMIN E VENDIT …dhene JETEN ,DHENE GJAKUN E TYRE DHE SOT KY ESHTE MESAZHI YNE PER GJITHE POPULLIN SHQIPTARE QE TJUA TREGOJE VENDIN E DUHUR Aleksander Cotoricit me vica e stervica me grek e fashista italiane me vatikan e ortodhoksi serbo greke…qe kane projektore sali ram berishen fashistin me te madhe te antishqiptarizmit…..Lexoni komentet dhe reagoni se populli eshte carmatosur me skenare kur kishim nga 10 arme per koke,kur kishim fuqine ekonomike me uzina e fabrika por duhet denuar i pari Ramiz Alia e agjentura e tij.ushrtria kriminale serbo greko ruse e italiane…..poshte fashizmi vdekja e tradhetareve dhe rinia ne kembe per ruajtjen e sovbranitetit kombetar….

    1. sopoti says:

      Vasil Shanto dhe Vojo Kushi mos ishin gja vllehe si Migjeni dhe Idromeno ?

    2. patritoti says:

      Redan, nuk te njoh se nga ç’Bushat je?, por po perqendrohem tek pashalleku i Bushatlinjve. Ne shekuj eshte perpjekur, kerkuar, luftuar, pra qe nga koha e Skenderbeut, per trojet shqiptare. Rinia sot duhet te kuptoje qe shqiperia nuk eshte vetem “Arberia”, nga lumi mat deri ne shkumbin, por jane edhe viset e tjera si: Dardanet, Ardianet, Cameria, etj. Si ne cdo vend edhe ne token e shqiponjave levizjet e medha demografike kane sjelle edhe serbe, edhe rumun, edhe maqedonas, edhe greke, pra nuk e pranojme kurrsesi qe m.qs keto jane vendosur aty jane serbe, rumune apo greke. Ne kete kuptim ne Vrake te shkodres ka jetuar nje komunitet shkijesh (malazez, serbe ku di une) por qe kishin ikur nga toka e tyre (i kishin shperngulur me force). Keto u sistemuan, integruan, arsimuan dhe kane drejtuar shume sektore te jetes, duke qene mjaft te suksesshem, si; Andro Vani, Dese Jaku,etj.Pjese tjeter ne shkoder qe kane nderruar emrin me dhune nga serbe ne shqiptare nuk ka.Sa citova me siper, e thene fshatçe duhet te ngreme zerin me force, feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe jo emrat qe kerkon “censusi”, dhe me pas te na thone se t’kujt feje jemi. Tung

  3. shpatar says:

    Nuk me bene cudi ku fakt.Serb dhe Sllave ka ne gjithe Shqiperine.Po dashur te beje histori me mire se shprehja popullore nuk ka .Ne thuaj me ke ri te te them se kush je.Ne i kemi dashur dhe i duam Serbet.Pse na bene cudi qe ata te vete deklarohen!.A do me bjere ne koke ne se thot Sala kam dhe une lidhje me Serbet.

  4. Bari zotaj says:

    Te pellcasin te gjith shkiat Ca duan keta? Te drejtat… te qerrohen anej nga kan arrdh. Keta do marin te drejta kur ta pranojn kosoven edhe te japin tokat e presheves.

    “No sir, No serb You aint messin with Me.”
    “No Sir , No serb stays alive in my streets.”

    Ta ni qe e dim kush jeni, ende ku jeni.. do te shpartallojm te gjith.

  5. abc says:

    ju bej kerkese qe te gjithe serbve grekve maqedonseve goranve boshnjakve gollobordesve gabelve jevgjve magjypve qe te thoni qe jeni shqiptar//o popull po nuk ndryshohen gjerat me zor//perse trembeni//nese nuk ka serb ne shqiperi perse trembeni nga regjistrimi?por me duket se dalin te palarat//eshte njesoj sikur tju detyrosh zezaket ne amerike qe te thone qe jane gjerman ose te zhduken nga amerika//ne amerike dihet me statistike sa njeres me ngjyre aziatik latin etj ka///sa ka katolik mysliman cifut etj//a doni demokraci amerikane?lerini njerezit te deklarohen cte duan//nese nuk i doni pakicat atehere ju trimatvrajini pakicat//nuk ja u kan fajin pakicat cdo shtet i botes ka pakica//mund te ankoheni per dicka tjeter..pakicat duhet te zbatojne ligjet e vendit ku jetojne//por duhet te ken te drejtat e tyre//shendet ..rrofte njerezimi i ndershem///

  6. Jack says:

    Mos u beni kaq “patriote” te medhenj. Pakice serbe ka patur dhe ka ne Shkoder- Eshte shoqata moraca, apo si quhet, nuk jam i sigurte se si quhet. Ka edhe fshatra serbe, apo jo?. Nuk ka te keqe se ata pohojne qe jane serbe, malazez apo ku di une. Edhe ata doni ti beni shqiptare!! Boll me keto traplleqe!

  7. Gushekuqi says:

    Shperthim fantastik.Te lumte mendja dhe dora o`Redan Bushati.Dhe ma merr mendja se do te jeni nje nga pinjollet e Bushatllinjve te Shkodres Loce.Une kam nje propozim te thjeshte o`Bushati i Shkodres: Qe t`ja dergosh fisheket ne shqope Kotorricit dhe qe te mos rrishe te presesh nga keta kerricet tane,ju bashke me ata qe mendojne si ju,behuni pjese e vendimarrjes politike te ketij vendi.Qe do te thote:Mos e lodh me trurin dhe doren duke shkruar per keta bandite te pafe,por bashke me Kreshnikun dhe kreshnike te tjere,krijoni forcen politike dhe merrni ato vendime qe jane ne dobi te Atdheut.Keshtu funksionon ky sistem.Edhe ne Serbi edhe ne Greqi,karta e nacionalizmit eshte fuqia qe ngjit dhe zbret nga pushteti,partite politike.”Kosova,djepi i Serbise” dhe “Vorio Epiri,toke greke”,jane dy kartat qe lozin fuqishem me popujt,politikanet e dy vendeve fqinje.Jetojme ne Ballkan dhe duhet edhe ne te pergjigjemi me te njejten monedhe.Ndryshe,do te jemi gjithnje te kercenuar nga asimilimi dhe zhdukja.Tashme qe e kemi kuptuar,te veprojme.Nuk ka rruge tjeter o`Bushatlliu i Shkodres.Ose bashkojuni Aleances Kuqezi e ta bejme te madhe,ose krijoni nje force tjeter sepse popullin me vete e keni.Tashme ju ka ardhur ne ndihme edhe Wikielaks-i. Pra,o sot o kurre. Respekte.

  8. Shqiptari says:

    Te lumte dora o Bac Redani, o shpirti i Shkodres. Ke shperthime fantastike! Bravo te qofte… Shyqyr paskan mbet edhe pak te rinj ne shkoder qe flasin. Shkodra gjate periudhes se heret te demokracise shiste nafte serbise, e ajo nafte perdorej nga ushtria serbe per te vrare me mijera boshnjake e kosovare. Keto jane fakte historike, te cilat nuk shkruhen, por jane qe i kemi pare me syta tane… ME NE FUND DOLI NJE PINJOLL I BUSHATLLINJVE TE THOTE FJALEN E DUHUR. POSHTE FASHISTET E TE POSHTYRIT QE MOHOJNE VLERAT TONA KOMBETARE. TE LUMTE PENA O REDAN BEJ BUSHATI

  9. Bleona says:

    Shkrim i papam;;;; shqiperia etnike;;;;; bravo shkodra;;;;; ka aq pak serbe, e aq pak greke, sa te dyja se bashku keto pretendojne me qene 5 % ne vendin tone. Kjo eshte nje politike e ndyre e tyre dhe duhet ta denoncojme me force, ashtu sic e ka denoncu edhe redani ne kete shkrim

  10. arjan says:

    REDAN TE PERSHENDES UNE MUND TE JAP OPINIONIN TIM NE LIDHJE ME DEKLARIMIN SKA PSE TE KEMI FRIKE NGA RREGJISTRIMI NE SHKODER KA PODGORICANE TE ARDHUR PARA CLIRIMIT JANE PARAARDHESIT TANE KOMUNIZMI I DETYROJ QE TE NDERROJNE OSE MODIFIKOJNE MBIEMRAT AKTUALISHT NUE E KAM MBIEMRIN ALIVODA POR GJYSHAT TANE E KISHIN ALIVODIC UNE KAM LE NE SHKODER DHE JAM SHQIPTARE KURSE PAKICAT EKZISTOJNE MOS KENI FRIK SE ASIGJA NUK NDODH SOT KE NE GREQI 400 000 SHQIPTARE QE KANE NDERRU EMRAT PO SHQIPTARE JANE FLM PER MIRKUPTIMIN

  11. pensjonist mjerani says:

    Zoti Redan studentet duhet te ndezin flaken por te mbrojtur atdhen dhe te jeshe i bindur se te gjithe shqiptaret jane ne barrigade poe atedhe vetem pushtetaret nuke vijne se duan te vjedhin e te shesin gjithcka duke perfeshire e shqiperine studetet ne balle populli ngjitur per te treguar se nje tufe horrash nuke mune ta shesin shqiperine qofte edhe nje parlamet i dalur me vota te vjedhura prandaj te baskuar kunder tradhtis o sot o kurr

  12. pensjonist mjerani says:

    Zoti Redan studentet duhet te ndezin flaken por te mbrojtur atdhen dhe te jeshe i bindur se te gjithe shqiptaret jane ne barrigade poe atedhe vetem pushtetaret nuke vijne se duan te vjedhin e te shesin gjithcka duke perfeshire e shqiperine studetet ne balle populli ngjitur per te treguar se nje tufe horrash nuke mune ta shesin shqiperine qofte edhe nje parlamet i dalur me vota te vjedhura prandaj te bashkuar kunder tradhtis o sot o kurr

  13. martin says:

    replike per ABC. Dakord me thirjen tende por mos i ngatero Goranet, Gollobordasit me te tjeret serbe maqedona sepse ato jane shqiptare dhe shume patriote ndonese dikush eshte perpjekur here pas here ti perdor. Ato nuk jane minoritare jane puro shqiptare vetem se te gjithe qeverit nuk kane vene dore ne zhvillimet eketyre zonave pra aty gjithnje ka patur varferi te cilen te dikushi maqedonas apo serb eshte munduar ta shfrytezoj.

  14. Pena says:

    Te uroj me gjith shpirt jete te gjate e mendje te kthjellte per te miren e ketij vendi te shumevuajtur.Ky vend po shperfytyrohet cdo dite aq shume,sa qe kur del ndonje pene e tille na ngroh zemren dhe na ngjall nje fije shprese,mbase do te dalin filiza te rinj qe ti dalin per zot ketij vendi,Politikat antikombetare te qeverive te tranzicionit kane qene e jane vertet te frikeshme per te ardhmen e vendit.Ne qofte se ne vitet e komunizmit luftohej me aq force puna e spiunazhit te huaj e behej aq shume per mbrojtjen e vendit (sa shkohej deri ne absurditete),sot ata i kemi ne krye te vendit dhe punojne hapur kunder atdheut te tyre.Nuk ka gje me te urryer e krim me te shemtuar.Nje konvente qe vete greket nuk e kane firmosur,ashtu si dhe shume vende te tjera te BE-se,ne na kerkohet me insistim dhe nje kryeminister kriminel antishqiptar kerkon te na mbushe mendjen e te justifikoje antishqiptarizmin e tij.Ajo qe ti djale i mire i Shkodres se lavdishme eshte ti thuhet ketij populli se si te dalim nga kjo situate.Mendoj se nje menyre do te ishte bojkotimi masiv i rregjistrimit.E verteta eshte se ne te gjithe nuk jemi kunder regjistrimit,por jemi kunder kerkeses per vetdeklarimin e etnise.Me heshtjen dhe qendrimin pasiv,sikurse e thua fare qarte,ne po i bejme gropen ketij vendi.Ky do te jete vetem hapi i pare i 1001 te zezave qe do te heqe ky vend,deri sa te fshihet nga harta.

  15. lumibardhe says:

    Ne artikullin ne gazeten Tema lexuam nje artikull te nje serbi ne shkoder ku kerkon dhe deklarohet se ka serbe
    po sa serb mund te jen e din vetem shkodranet.
    Ku po del pushteti popullor ma kombtar se kjo demokracia e Sali Berishes dhendrrit te Milices, po ti pytish serb deshirojne ti shpallin dhe shqiptaret ne veri te kosoves dhe te lugines.
    Mjere Shqipria me ket qeveri qe fal teritore zmadhon numrin e minoritarve ,vret njerzit e vet, e korruptume gjer ne fyt,dhe qka jo po si lejon ai popull ket bastard ta udheheq shtetin ku si ne paraqitje si ne veprim shifet se eshte nje psikopat.

  16. beso says:

    Nuk kam asgje personale,por mendoj qe eshte nje shperthim studenti,gjykim stdenti dhe ne foto pashe tamam nje poze studenti.Sikur nje shkrim te tille ta botonte nje gazete italiane per bashkesine arbereshe ne te gjithe do nxeheshim e do klithnim”Rraciste”,sepse deri diku rracizmi eshte edhe keshtu.Une mendoj qe nje pretendimi te tille serb i duhej nje pergjigje me e argumentuar,duke sjelle shifra nga terreni,se me falni,por me nje artikull te tille studentor ky zyrtari serb te qesh ne hunde.Pershendetje,megjithate per kurajon e TemA,qe u jep hapesire zerave studentore!

  17. albaniac says:

    Na duhet nje SKENDERBE.
    kur ka qene hera e fundit qe shqipot, qe kur hyne jevgjit e anatolise ne shqiperi mbas vdekjes se legjendarit u ngriten te organizuar…? Te pakten per nja 499 vjet jo….
    Kur ishte hera e fundit qe shqipot kur ka qene hera e fundit qe shqipot qe kur hyne jevgjit e anatolise ne shqiperi mbas vdekjes se legjendarit, u kulturuan dhe u arsimuan u qyteteruan dhe u ngopen me buke….? te pakten per 499 vjet jo…..
    Kur ishte hera e fundit qe albanistanit i zvogelohet siperfaqja..? 2009.
    Cila eshte aresyja qe krimi,pabesia,babezia,padija,injoranca prapambetja urrejtja, na kane shoqeruar deri sa jane bere pjese e karakterit kombetar?
    Cila eshte aresyja qe i vetmi komb si albanistani i ka mbijetuar asimilimit dhe zhdukjes kombetare?
    Cila eshte aresyja qe kemi frike?
    Cila eshte aresyja qe nuk pergjigjemi…?

  18. george kostantini says:

    Vete jam lindur ne jug. Por ndihem po aq edhe verior.
    Mos harroni se shprehjen me te bukur ne shqip e ka shkruajtur Pashko Vase Shkodrani:
    “Feja e shqiptarit asht’ shqiptaria’. S’ka patur, s’ka dhe s’do te kete shprehje me te madhe se kjo ne shqip.
    Dardha bie nen dardhe.

    1. X says:

      ketu thuehte artikulli nuk egziston.

  19. bashkim says:

    Nga pakica ortodokse ne Shkoder ka edhe serbo-malazeze,por kjo eshte nje pakice e cvendosur nga shteti serbo-malezez ne kohra te ndryshme dhe per kete arsye nuk mund te klasifikohen me te drejta te minoritetit.Natyrisht atyre u lind e drejta te riatdhesohen kurdohere qe ta shohin te arsyeshme.Me kete rast desha te ve ne dukje se pjesa dermuese e familjeve ortodokse te Shkodres eshte me prejardhje nga krahina e Mavroves ose sic njihet Reka e Eperme dhe qe jane shqiptare pa as me te voglin dyshim.Midis tyre jane te perfshire Familja e Migjenit,Kushet Shantot,Banushet,Siliqet etj.Per me teper mund te priremi nga levizja e shqiptaro-amerikanit Branko Monolovski nga Mavrova i cili me vite ka pohuar se prinderit e tij e sidomos Nena e tij plake kurre nuk ka ditur e folur gjuhe tjeter vec shqipes.Edhe dicka qe ndofta do ta beje te pabotueshme kete koment.Perse gazeta “Tema” publikon komente te falangave te beogradit qe vjellin vrere kunder kombit shqiptarAni,si thone ne Shkoder,une po flas si shqiptar..

  20. Pelasgian says:

    COHU O SHQIPTAR COHU NGA GJUMI SHEKULLOR

  21. abc says:

    gazeta tema nuk eshte zeri i popullit apo rilindja demokratike qe te shkruaj se cdo berisha apo rama//tema duhet te ndaloje gjuhen e papaster ose fjale terrori ose extreme/a doni liri fjale?atehere respektoni mendimet e njeri tjetrit///

  22. Nazi says:

    Bravo Redan Bushati… Shkrim fantastik! te ruajte i madhi Zot… Je njesh… Leni hordheqet e te tjereve dhe cfare flasin nen hunde, flasin percart nga mllefi, ti meriton noten 10. Ke kohe qe shkruan, e lum studentet tane qe kane nje koke si ti, qe kur duhet me fol flet, edhe pse ne shume raste kunder rrjedhes. Por kur rrjedha demton kombin, kjo eshte me e mora, qe te dalesh hapur kunder kesaj rrjedhje, prandaj duhet te flasesh e te thuash fjalen tende, ashtu sic e ke thene edhe ne kete shkrim..suksese!

  23. Albann says:

    Paska dhe shkodrane qe mendojne SHQIP…Mendova se ishin te tere serbe si kryeministri ‘… ?

  24. fatush says:

    Nuk eshte qudi , mos u habisni , se eshte e vertete , edhe skenderbeu ishte me origjinserbe , kujtoni emrin e se motres , mamica, pastaj dhe flamurin qe kemi sot nga ai serb ka perardhjen shikoni me vemendje se qfare flamuri ka ngritur skenderbeu , flamuri i pare qe ngriti skenderbeu ishte ai serb , do ju kujtoj nje gje fisi i kastrioteve ishte fis qe erdhi ne shqiperi ne diber duke pushtuar toka

  25. Elda says:

    Degjojme vetem zera te rinjsh apo edhe zyrtaresh nga Tirana apo qendra e Shqiperise. Me ne fundedhe nga veriu i vendit, i cili si gjithmone nuk di te flase per asgje. Bravo Redan! bravo per kurajon, nje i ri qe flet shqip, punon shqip dhe jep kontribut per shqiuperine dhe shqiptaret!

  26. Elisa says:

    Bravo! opinion i vyer, nje realitet qe po ndodh dhe pak po bejme ta ndalojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje