Nuk ka asnjë dyshim se publikimi i kabllogrameve të Ambasadës së SHBA në Tiranë drejtuar Uashingtonit do të ndryshojë njëherë e mirë historinë e politikës shqiptare. Shumëkush mund të thotë se ishin gjëra që pak a shumë diheshin dhe në to s’ka asgjë të re. Të gjithë e dinim që shumë nga politikanët tanë janë përlyer deri në fyt në krime monstruoze, të gjithë e dinim se shumë banditë janë bërë deputetë e ministra, të gjithë e dinim që në këtë vend vidhet gjithçka e paguhet ryshfet për gjithçka. Por nuk mund të thuhet se bërja publike e fakteve të reja tronditëse nga miqtë tanë amerikanë (megjithëse pa vullnetin e tyre) nuk ndryshon gjë.
Politika jonë deri më sot ka arritur jo pa sukses që edhe mediat t’i bëjë jo shumë të besueshme për opinionin e gjerë. Shumë nga mediat shqiptare kanë publikuar herë pas here fakte tronditëse rreth politikës, por kjo e fundit me sulmet e saj permanente (pushteti disa media i quan opozitare, ndërsa opozita bën të anasjelltën) ka bërë që këto fakte për shumëkënd të duken edhe si sulme preferenciale me motivim politik.
Mirëpo sot shqiptarët po dëgjojnë faktet e mendimet e diplomacisë më të fuqishme të botës, të zhveshura nga etika diplomatike, apo nga të qenit të detyruar të respektojnë një shtet sovran dhe institucionet e tij.
Shqiptarët mësuan se kanë një familje kryeministërore të përfshirë në afera kriminale. Mësuan gjithashtu se kishin një shef shtabi të zhburrëruar. Mësuan se shumë nga krerët më të rëndësishëm politikë janë krerë të rëndësishëm dhe të trafiqeve, vrasjeve e korrupsionit. Mësuan se kanë institucione të kapura për fyti nga këta banditë që drejtojnë shtetin e opozitën. Mësuan se i gjithë ky sistem ka kapur për fyti shoqërinë shqiptare, e ka vjedhur, vrarë, mashtruar dhe ç’është më e keqja e ka gjunjëzuar.
Unë jam i bindur se indiferenca proverbiale e kësaj shoqërie, e cila ka ndihmuar që kjo klasë e korruptuar politike bashkë me shërbëtorët e saj të vjedhin, mashtrojnë e vrasin pa u hyrë gjemb në këmbë, s’mund të shkojë deri aty sa të mos jetë e ndieshme përballë bërjes publike të të tilla fakteve. Unë jam i bindur se historia e politikës shqiptare do ndahet në përpara dhe pas WIKILEAKS.
Mirëpo shqiptarët kanë një vështirësi shumë të madhe, s’kanë një alternativë të vërtetë. Për shumëkënd (edhe për mua) gjendja është dëshpëruese. Që ky pushtet duhet rrëzuar një orë e më parë jam shumë dakort, pasi asnjë organ i ligjit s’mund të funksionojë për sa kohë banditët janë në kolltukët e pushtetit e të mbrojtur nga manteli i imunitetit. Sinjalet u dhanë më së miri nga kryeministri dhe olldelet e tij, të cilët pa u skuqur fare i quajtën këto si thashetheme të shtypit, etj. etj..
Po në favor të kujt ta rrëzojmë këtë pushtet? Në favor të asaj opozite që na rezulton pothuajse njëlloj? E drejtuar nga njerëz si ish-komunisti Gramoz Ruçi, që tani na dilka edhe kriminel? Në favor të Doçave, apo Stërhajnave? Domethënë të rrëzojmë një tirani për t’i bërë vend një tjetre? Të rrëzojmë ca hajdutë për të ngritur ca të tjerë??? Jo faleminderit. Jam shumë i sigurt se të njëjtim mendim ndajnë edhe shumë nga bashkëqytetarët e mi.
Megjithatë unë shoh një shans. U bënë disa vite që dëgjojmë kryetarin e opozitës të bërtasë e ulërasë për krimin që po vjedh e grabit këtë vend, për drejtësinë e munguar, për pushtetin e shndërruar në tirani moderne, etj. etj.. Më një opozitë të ndërtuar në mënyrë të tillë Edi Rama ka pasur jo pak sukses. Vërtet ka humbur në zgjedhje, por le të mos harrojmë se në vitin 2009 u tradhëtua nga kryehajduti Meta dhe u manipulua nga pushteti. Ndërsa më 8 maj u vodh ditën për diell. Por të njëjtin sukses nuk mund ta ketë në zgjedhjet e ardhshme me këta palo politikanë, të cilët janë bërë rrethi i tij i ngushtë.
Megjithë zhytjen në llumin e krimit të këtij pushteti, pjesa gri e shqiptarëve, që s’kanë interesa politike, s’mund ta shohin këtë opozitë si një alternativë reale për zxjerrjen e vendit nga llumi ku e ka futur pushteti. Të paktën jo me ata deputetë që cilësohen si baronë të krimit të organizuar.
E quajta këtë shkrim “Shansi i Edi Ramës”, sepse e shoh vërtet si shansin e tij. Në këtë gjendje që është sot politika shqiptare, për njerëzit e këtij vendi ka dy zgjidhje; ose të bëjnë zgjedhjen fataliste të të keqes më të vogël, ose të shohin alternativa të tjera përtej partisë më të madhe opozitare. Unë besoj se shqiptarët tashmë janë lodhur duke pranuar fatalisht se nuk mund të kenë një alternativë të vërtetë. Pas fenomenit WIKILEAKS ka shumë gjasa që figura të reja të shfaqen në horizontin e politikës shqiptare dhe të gjejnë përkrahje masive. Por mendoj se ka një lëvizje që mund ta bëjë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste konkurues të vërtetë, alternativë të vërtetë; të distancohet nga emrat e cilësuar si banditë nga diplomatët amerikanë. Të shporrë nga partia Ruçët, Doshët, Sterkajt dhe cilindo tjetër që është si ata. Kjo natyrisht që do jetë një veprim me kosto, pasi të tillë njerëz kanë klane dhe investojnë nga paratë e pushteti i tyre i pistë për të pasur përkrahje. Edi Rama kështu vërtet do humbë disa militantë të lidhur me krimin e shefave të tyre, por kjo është e vetmja mënyrë për të fituar shqiptarët. Le të na tregojë se është figurë e pastër dhe se qëllimi i tij i vërtetë nuk është thjesht kolltuku i kryeministrit, por ndërtimi i një shoqërie perëndimore dhe ecja e Shqipërisë përpara. Ky është shansi i tij.
O Albi, mir e ke burr i dheut se ne fakt nuk ka alternativ tjeter, por ama Edi sapo ka dal ne opozite mbas 14 vjet ne pushtet. Pra tani ne opozite te vertete do e tregoj veten, por mos harro si kryetar bashkie favorizoi njerez te afert te ndertonin ku te donin e shkateronin Tiranen, edhe pse ne fillim Edi pastroi lanes e me tej nga talebanet e meparshem. Pra duhet pare realiteti ne sy dhe cfare ka bere Edi ne Tirane dhe se ka fuqi e mundesi te dal nga zinxhiret e korrupsionit tek te vetet, apo eshte edhe ai i perzier dhe hajde te keqen tetua se nuk ka paqe nen ullij. Te shohim, s’kemi rrug tjeter.
Fatkeqisa e kesaj opozite eshte vetem EDI RAMA ——— Ca na ben propagadnen e Edit ?
-Edi eshte nje njeri komplet i koruptuar se duket qe kur mori ne parti Anastas Angjelin —Pse nuk e ze ne goje kte fakt ky shkruesi i Edit ?
–Edi eshte Antishqiptar, sepse asnjehere nuk ka thene gjysem fjale per leshimet kriminale qe Sala i ben grekut
–Edi eshte totalisht i PA AFTE per te bere politike , ka nje deficence te thexuar ne menyren e konceptimit te t eberit politike ne opozite -sepse Edi ben politike ne …HESHTJE
———-Pushteti ben gjithe keto skandale , ndersa EDI vetem hesht …….
–Po te iki Edi kushdo qe te vije ne krye do ta beje shume here me mire se Edi, me perjashtim te Kaurve Blushi , Angjeli, Majko qe jane spiune te RENDOMTE te grekut ,sic eshte dhe Edi
—-Ndaj PS-ja fiton, nqs heq EDIN bashke me Angelin,Blushin, Majkon , edhe te paf tet e tjere si Dade, Meksi, , apo ata biznesmenet depudete te PS-se , qe i perdor Edi per biznese
Edi la nam , pais Kjo opozite eshte e vetmja opozite e koruptuar ne Europe –Rast i vecante
Ky e ka filluar korupsionin pa ardhur ne pushtet, mendo te jete ne pushtet —–Megjithse Edi nuk vjen kurre ne pushtet –Kjo qe duket ashiqare ….
Ti jna tregove dhe nje here se sa i p*erdhur nga trute je o mini-BalliFarhi.
Ti more Rajmondi………. , ” Ruaj kafazin se zogjte te kane ikur ”.
Bravo rajmondi!!Dukesh qe je nje KELYSH i zgjebosur i Berishes!!!Kerkoni me cdo kusht,o te FELLIQUR te barazoni Ramen me KRIMINELIN BERISHA!!!Vetem me vrasjet e Gerdecit dhe 5 PROTESTUESVE NE BULEVARD< Sali Berisha duhej te VAREJ NE MES TE TIRANES E JO TE KRAHASOHGEJ ME EDI RAMEN!!!Hyyyyy,PJELLA TE NDYRA TE SERBEVE DHE GREKEVE!!!
Un do ju kundershtoja dhe do ta quaja SHANCI i OPOZITES.Kjo duhet te shfrytezoje dokumentat e Wikileaksit dhe te largoje te PA-AFTIN dhe MEDIOKRIN Edi Rama dhe pastaj te mobilizoje popullin shqiptar nga jugu ne veri kundra KRIMINELIT Sali Berisha.Ti kerkosh sot Edi Rames te shfrytezoje kete shanc qe po i jep ish Ambasadori John Withers,eshte njesoj sikur ti kerkosh nje PROSTITUTE rrugeve te Italise qe te ndjeki keshillat e PAPES se Romes.
Per te gjithe po behet nga dita ne dite me e qarte se perse opozita nuk ecen perpara.Saper Edi Ramen ky ka bere nje pune kolosale qe P.S.te te mos bjere ne dore te mafjozeve si Kastriot Islami e laviren e politikes shqiptare Fatos Nano.Edi gjate kesaj periudhe ka treguar nje pjekuri per tu lavderuar ku me zgjuarsi e dinjitet i nxori peshqit e politikes shqiptare ne te thate,me ne krye krapin Sali Berisha e hajdutin Ilir Meta.Fushata qe po zhvillohetne P.S.te eshte ne momentin e duhur ku ajo pjese qe pergojohet te shpret nga partia dhe kjo eshte imediate per Edin.Jam dakort me artikull shkruesin psi e shtron problemin shume drejt.Sa per krahasimin qe ben ky zotnia eshe per kopene e prostitutave te Fatos Nanos qe shiten e blihen nga Saliu sa here ai ka nevoje nen singlen Mendimi ndryshe,pra mendim prostitutash.Po te kesh ndonje baze te mire ne Hamburg mund ti maresh.
Eshte i mencur Gramozi. Do iki vete pas pak ditesh, pavaresisht nese eshte i lidhur me krimin apo jo. Edhe Sterkaj mund te ike. Sokol Olldashi po shket perdite jashte qeverise e parlamentit, dhe besoj se nuk do ta kete te gjate ne politike. Por i vetmi qe do na ngelet me siguri do jete Basha, ky kopje e shemtuar e Berishes. Mos eshte gej ky dreq?
TE GJITHE SHOKET E EDIT JANE TE INTERESUAR TE DINE KUSH JANE GAY..
Klasa politike shqiptare eshte degraduar dhe Edi eshte po ashtu pjesetare i kesaj klase nuk mund te ndryshoj asgje, cikli i individeve te forte po mbaron [Obama ne nje takim ne nje vend te prapambetur tha; Mos e kerkoni shpetimin te individet por te institucionet] tani do te futemi ne nje stad te ri ne politiken shqiptare shpetimi nga individet e forte.
Nuk duhet dyshuar se e keqja ose me mire te themi morti i ketij vendi eshte saliu dhe duhet bere cmos qe ai te zhduket nje ore e me pare.
E kam thene e sterthene ne komentet e mia se Edi Rama duket sikur nuk ka shoke pikerisht se ai nuk do bashkpunim me maskararenjte qe nuk jane pak as ne partine e tij.
Ok me gazetarin kur thote se Rama duhet te eliminoje te perlyerit e tij per te fituar popullin.
Po mire zoteri a nuk e dinte ky popull se kush ishte berisha qe ia dha voten ne 2005,po mire a nuk e dinte ky popull se sa njerez vrau pas shpine,se ne ckasaphane e ne korrupsion e solli kete vend deri edhe ne shperthimin atomik ne Gerdec ku u vrane 26 veta me pislleqet qe bente i biri,deri dhe ne tradhetine qe beri Meta me votuesit e te majtes dhe te dy bashke lidhen krushqine e pushtetit te hajduteve e megjithe keto maskarlleqe ka plot njerez qe i votojne.
Atehere pse u dashka ta beje vetem Rama nje gje te tille se ndryshe nuk fiton vota e ndersa berisha le te lidhet me djallin vete ai prape do i marre votat.
Tek ne ekziston nje fenomen teper idiot do thoja qe te aftin,te drejtin,punetorin dhe vizionarin nuk e duam,ne duam Zogun pardje,Enverin dje,Saliun sot.Ja kjo eshte pergjigja ime.
Edi Rama eshte lideri qe vertet nuk i mungojne cilesite e nje lideri modern boteror por qe te spastroje cdo gje te keqe ne kete vend i duhet mbeshtetja jone kolektive duke u ngritur njezeri ne kembe per varrosjen e te keqes njehere e mire ne vendin tone.
Ky eshte shansi i Edi Rames zoteri gazetar.
I dashur gazetar Albi,ne politike duhet te jesh pak edhe “bir kurve”…
Pikerisht kjo gje i mungon Edi Rames dhe…cuditerisht ju i rekomandoni te kunderten…
Po te merrte ne koalicion Hysni Milloshin,Edi Rama nuk do ta humbiste kurre Tiranen,sepse Sali Berishes do t`i duhej te vriste per te ndryshuar rezultatin sic e ndryshoi…
Politika qe kerkoni ju , mund te behet vetem teorikisht,ne “laborator” por jo ne realitetin shqiptar,kur njerezit votojne per te fituar nje thes me miell apo pesedhjete euro…
Ku njerezit votojne nga frika e kercenimeve…
Ku njerezit votojne nga frika e humbjes se vendit te punes…
Ku fjala LIRI te kujton vetem emrin e gruas se Diktatorit Sali…
Mua nuk me duket me vend “hapja e luftes” me te gjithe…
Edi Rama e ka vizionin e duhur dhe kete e ka shprehur me kohe perpara se Wikileaks te na tregonte anet e erreta nga e majta dhe e djathta…
PERTEJ SE MAJTES DHE TE DJATHTES…
Njerezit e ndershem,nga e majta dhe e djathta LE TE BASHKOHEN PER TE MIREN E SHQIPERISE !!!
Detyra kryesore: TE ZHDUKIM KUCEDREN QE PO NA PI GJAKUN !!!!!!!!!
Le te na qeshe njehere buza TE GJITHEVE,VELLEZER E MOTRA,SOCIALISTE E DEMOKRATE…
Shqiperia eshte vjedhur nga Pushtetaret,por SHQIPERIA ESHTE AKOMA E PASUR…
TE MOS E HUMBASIM SHPRESEN !!!!!!
EDI RAMA duhet vlersuar shume mbasi ne ASNJI kabllograme nuk i ka dale EMRI as si hajdut (kujtojeni 20 per qindeshinte shpifur kot) as si kriminel as si drogagji. Ai ka te meta por sot per sot eshte nga DREJTUESIT me te mire.Njeri te perkryer nuk ka.
Pa dyshim,qe, Edi Rama eshte personaliteti,i cili, e ka ekspozuar veten,si njeriu qe ka kerkuar te marre mbi vete,barren e rende te drejtimit te vendit,me idealin e shprehur te tij,per ta mireqeverrisur kete vend dhe per ta shpetuar nga tentakulat e nje pushteti mafioz,per ti sjelle vendit dhe popullit te tij,drejtpeshimin moral,te braktisur nga ata,qe i premtuan shume gjera,por qe preferuan ti marrin me mire per vete.Edi Rama,eshte nje strateg,prandaj t’i bashkangjiten te gjithe atij,dhe te shohin qarte,se ai asnjehere ska humbur,dhe asnjehere nuk ka genjyer per ato qe ka thene,ka analizuar dhe ka parashikuar e ndjere se do te ndodhnin.Ai i ka dale borxhe popullit,elektoratit,partise dhe aleateve,kur i eshte drejtuar me thirrjen,”O SOT O KURRE”,por ju nuk jeni bindur,sepse nuk u keni besuar thirrjeve te tij,Eshte pak vone,jane thelluar gjerat e keqija,por megjithate,besojini,dhe do te vertetoni se e drejta,eshte forca morale me e madhe.Ne se kerkoni qe ai te kete cdo gje,me mire merrni persiper qe ato qe atij i mungojne ti plotesojne te gjithe te tjeret.Po ritheksoj,se Rama nuk ka humbur,nese ju mendoni per humbje,zgjedhjet e 2009-es dhe ato lokale te 2010-tes,ato jane vjedhur,nga Ezekutivi,qe e ka per detyre shteterore ti ruaje ato nga vjedhesit,qe ne rastet e mesiperme ka qene vete ky Ekzekutiv,qe i ka vjedhur per veten e tij,per te qendruar ne nje pushtet te pamerituar,por te domosdoshem per te zgjatur agonine e tij,ne shkelje te ligjit,moralit,dhe te se drejtes qe e mban cdo shoqeri ne kembe,dhe prosperon popullin dhe vendin e vet.Mos i lini gjerat te rrjedhin,nga pakujdesia dhe mos vemendja,mbasi jeni deshmimtare se rrjesht tre dite me 7,8,dhe 9 shtator ndodhen ne Kamez,ne Bahkine e Tiranes,dhe ne Vlore ngarje kuptim plote per situaten ku ndodhemi.Por fatmiresisht,reagimi i gabuar i pushtetareve,ndaj kabllogrameve forcon mendimin e nderkombetareve per rrugen e gabuar ku eshte futur pushteti i mazhorances,dhe forcohet bindja per parashtrimet dhe thirrjet e drejta te Opozites dhe zotit Rama.Vetem lufta parlamentare e organizuar,kundra nje pushteti mafioz,si dhe mbeshtetja dhe votimi i reformave per integrimin ne BE,me urgjence,do te cojne ne fitoren e desheruar.
E keni vene re te gjithe e kane me Edin .
Saliu do me e heq , gjithe PD-ja po me Edin e kane duan me e heq , se kuptoj kush jeni ju qe propozoni me e heq .
N.q.s doni me e heq ne fillim behuni antare te PS-se , pastaj kur te behen zgjedhje votoni dhe hiqeni .
Kuptuat ju qe nga Saliu e te gjithe me rradhe se nuk e zgjedh PD-ja kryetarin e PS-se .
Nuk vihen duart ne Zjarr per Edi Ramen ne lidhje me korrupsionin apo gjere te tjera qe varen prej tij, por jam i sigurt qe nuk ka patur gje per te shkruar ne kabllograme per te se do te ishin shkruar pa dyshim.
Nese iken Rama nga PS kush do te vije?Nano?, Meta?, Blushi, Kaçi e co, kush?
Kush eshte me i mire Berisha qe te vret naten e te qan diten apo Edi Rama? Ai ishte Berisha qe tha do te vras 30 apo 300 te tjere?
Behuni te gjalle dhe kujtoni si ishte Tirana para Rames dhe si eshte sot e si do te ndryshoje per “mire” nga Basha qe dihet si erdhi ne ata karrike. Harruan Tiranasit si ishte Tirana para 96?, rruget, bulevardet, kjoskat, parkun Rinia ku vetem droge pihej e tregetohej, etj etj. Asgje ne kete bote nuk eshte e persosur, por Rama eshte e vetmja alternative sot psr sot, neser nese del dikush tjeter me i mire hajde ta votojme, por Berishizmin e provuam dje qe vrau e provuam sot qe u vra gjyqtari, te shohim neser si do te vazhdoje hakmarrja e Berishes ndaj atyre qe informuan per Kabllogramet.
Vrasje, kercenime, sharje, vjedhje kjo eshte simfonia qe luan Berisha dhe Berishizmi per 20 vjet. Tani kerkon mbeshtetje nderkombetare nga Greket duke falur jugun, duke rregjistruar Shqiptaret si Greke.
Nese Berisha do qeveriste mire nuk do kishte njerez te pushtetit qe do te ankoheshin ne ambasaden Amerikane per te.
Cili eshte ndryshimi midis Berishizmit dhe Enverizmit? Perfundimi i njejte menyrat me te sofistkuara sot, se gjoja jemi ne NATO, kemi levizje te lire por vetem per te pare Europen nese ke para te mjaftueshme etj, qe nen kupton te shkosh ne eskursion pa buke? Kaluan 20 vjet dhe thesi i miellit eshte parajsa Berishiane?
Zgjidhni dhe mirrni cilin te doni por mos prisni me shume nga Berishizmi.
Nqs ka ndermend Rama te fute ne PS Cacin, apo Malajn apo ndonje hajdut tjeter nuk do te kete te ardhme ne politiken e tij. Ju garantoj se asnjehere nuk do vije ne pushtet pa hequr Cacin, maçin, Baçin, Meten, Rucin e co. Te punoje vetem me te rinjte, siç veproi PD me COPIN, vetem ne kete lloj e kete stil genjehet populli dhe i fitohet zemra. Pas kesaj futja prape se vone e merr vesh. Eshte popull i urte ky joni. I mesuar me diktuature, demokracia nuk funksionon me kete popull te pakten dhe per 20=30 vjet.