Demokrat, JO pa «demokraci»!

7 Shtator 2011, 22:46Blog TEMA

Nga Redan Bushati

Edhe pse kam një moshë relativisht të re mbi supe, kam arritur të kaloj në “sitën”e strukturave partiake, duke filluar nga rangjet më të ulta në strukturat e forumit rinor, e deri në përfshirjen në seksione a grupseksione të partisë. Sigurisht nuk është shumë, por nuk është as pak, për çështjen të cilën kam marrë përsipër të analizoj. Theksoj, për çështjen të cilën do ndaj mendimin me ju, shkurt, por preçiz.



Sot, në rrugët e kombit ka jashtëzakonisht shumë njerëz që derdhin “gjak” për Sali Berishën. Mund të jem njëri nga ato, ndoshta! Por, di rreth vetes që japin edhe jetën si Ervis Isufi dhe Nazmi Kurti e disa miq, që për arsye etike nuk po i përmend emrat e tyre, pasi ndodhen në disa poste drejtuese. Të gjithë janë demokrat dhe janë me PD-në, por mbi të gjitha janë me Sali Berishën e çdo gjë që ka të bëjë me të. Këto individë do t’i gjeni në disa degë të strukturave partiake, por edhe rinore në qytete të ndryshme. Kam dialoguar me shumë prej tyre, prej më shumë se dy vitesh, nga Tropoja e Kukësi e deri në Berat, Pogradec e Sarandë.


Në mars-prill të vitit 2009 kemi ringritur nga e para strukturat e FRPD-së në shkollat e mesme (në Shkodër) me shumë vajza e disa djelmosha. (Kujtoj për protagonistët e kohës edhe botimin në maj të atij viti të gazetës «Aktualitet Rinor»). Ishim të etur për nisma dhe aktivitete. E donim njëri-tjetrin shumë dhe punonim gjithë bashkë për këto struktura rinore. Ishim të «tërbuar» për të ndihmuar Partinë Demokratike që të arrinte rezultate sa më të mira në zgjedhjet e qershorit 2009. Kujtoj shumë emra si: A. Markaj, N. Prekducaj, M. Marinaj, M. Peraj, V. Rakaj, E. Gjoni e shumë e shumë të tjerë (më vjen keq që nuk po i përmend të gjithë), saqë arrinim shpeshherë nëpër mitingje të mbushnim teatrin «Migjeni». Si gjithmonë dallohej shkolla e mesme «Jordan Misja», e cila edhe brenda shkollës kishte zyrën e punës për forumin rinor të PD-së. Larg nesh (isha i pamësuar) shikoja disa që u afronin pranë këtyre të rinjve dhe ju kërkonin numrat e telefonit. Ditën e nesërme i merrnin në telefon për t’i bërë për vete. Ka edhe nga ato, që i kam sjellur deri në kryesi të forumit rinor, por që demokracia për to, fatkeqësisht nuk e dija, ishte organi gjenital. Më vjen keq, por s’më mbetet gjë tjetër të them përveçse “lum nëna e babai që i kanë për hise!». Sigurisht, prej të gjithë atyre nxënësve të shkollave të mesme, aktualisht disa ndodhen larg forumit, disa brenda tij e disa punojnë për të sjellur të ardhura për familjet e tyre. Kujtoj nga koha pas zgjedhjeve, që shumë prej tyre (fatkeqësisht) mbetën pa hyrë nëpër universitete, pasi siç thonin ato «pritnin që partia ku po jepnin kontribute të ndërhynte për ti futur në listat fituese që nxirrte MASH».


Servilizmi dhe madhështia e të ndjerit mirë, me atë që ka post drejtues apo pushtet është një ndër problematikat kryesore, që dëshmojnë demokracinë, por keqpërdorimi i tyre sjell të kundërtën e saj. Shumë gënjehen nga ofiqet e dikujt, e duke “tentuar” psikisht t’i ketë edhe ai për vete, fillon e bëhet bishti i dardhës së mbretit, që rron në pushtet. Tashmë, kjo është një sëmundje e pashërueshme, që në përgjithësi kaplon ato me shpirt katran dhe arsim mjeran. Frika dhe burracakëria, janë dy modele të tjera që vërdallisen rreth nesh. Dështimi i tyre lidhet për një fije peri. Këtë fije e ndan frika e tij, për të zbritur apo për t’u ngjitur. Gabimi kushton rëndë, e për demokraci asqë bëhet fjalë. Fundja, ç’lidhje ka demokracia me frikën e të thënit të gjërave ashtu siç janë apo ngritja e një mendimi ambicioz?
Imitimi, është një ndër veset e tjera të liga që mbërthejnë, individin e sapohedhur në skenën e teatrit që mban emrin “politikë”. Ai, imiton jo se do, porse e do puna. Kështu, arrin të bëhet më i besueshëm dhe afrueshëm me sozinë e tij, në mënyrë që të “vjelë” ndonjë gjë nga ai. Kjo është demokracia?!


LMN- Lëvizja për mendim Ndryshe. Ndjej respekt, jo për individët e përfshirë, por për idenë që më në fund kemi edhe diçka ndryshe brenda llojit. Kanë apo nuk kanë të drejtë, është një çështje krejt tjetër, të cilën nuk më takon t’a gjykojë. Për një LMN të tillë, kanë nevojë edhe strukturat rinore, por mbase edhe në degët e partive në rrethe e më gjerë. Demokracia funksionon nëpërmjet fjalës së lirë, e nëse ka fjalë të lirë është e pamundur që të gjithë të bien në një mëndje. Po nëse të gjithë ngrenë dorën, sipas direktivave të drejtuesit/es, ka demokraci?! E nëse nuk ka, më vjen keq, unë e fus vehten tek demokratët me demokraci, pasi për këtë luftoi familja ime dhe Azemi me shokë. Po ti o «demokrat», ku e fut vehten tënde???

17 komente në “Demokrat, JO pa «demokraci»!”

  1. Dean says:

    Shume vone shoku.
    Ajo qe nuk duhej te ndodhte ne Shqiperi tashme ka ndodhur.
    RRefimi yt eshte shume i vonuar dhe ka pak rendesi nese e ke shkruar kete per te ”sheruar” plaget e shpirtit tat apo te popullit tat,prap je shume vone plako.
    Tani dhe ne vitet qe vijne eshte koha per te PAGUAR si shoqeri.

    1. Dean says:

      Jam dakord me arsyetimin tat,por me duket se ke ngateruar tabelen e qitjes.
      Ajo qe po i thosha djaloshit te shkrimit eshte se tashme eshte shume vone dhe se te keqen qe duhet t’a parandalonim tashme e kemi realitet……etj.

  2. Annaliza says:

    Qe ne krye te shkrimit…ku thua se ti mund te jesh njeri prej atyre qe derdh gjak per Sali Berishen, ti more djale i ri e ambicioz , i etur per te rene ne vemendjen e Sali Berishes , e qe pretendon te jesh demokrat i denje, duhet te kesh te qarte qe jeta nuk jepet per nje individ, qofte ky dhe me i shenjti ne njerezim, e jo me per Sali Berishen!!!!!

    Jeten mund ta japesh per nje kauz te drejte , qe sherben per te ndryshuar dicka , por jo per nje individ!!!

    Kthjellohu me mire….

  3. beso says:

    Eshte gje e bukur kur ka vend per te gjithe.Kam derguar nje tregim sarkastik ne lidhje me moshen shume te re dhe politiken e quajtur te vjeter,ose si te thuash me legjenden e ndryshimit demokratik.Nuk di pse stafi nuk kthen pergjigje,te pakten per etike,edhe sikur tregimi te mos ia vlente;gje qe me ben te dyshoj se nuk kam as emrin,per te kerkuar fame,as edhe kembenguljen per nje kafe te detyruar honorari.Megjithate kur shoh qe ka hapesire per te gjithe mendoj qe do ia vlente,qofte dhe nje pergjigje e respektuar.Ne lidhje me shkrimin e autorit(sepse duhet respektuar per moshen dhe perpjekjet)mendoj qe levizjet e reja shpesh risjellin probleme te vjetra.E bukur eshte nje shprehje e Artur Hejlit ne romanin”Mjekesia e dhunshme”:”Sa me shume qe kujtojme se i ndryshojme gjerat,aq me shume ato mbeten te njejtat”.Ne ditet e sotme kur te rinjte duan te fitojne simpati dhe autoritet me shpejtesine e eres,do ishte keshille e arte qe te lexojne shume dhe ti jepen me pak militantizmit partiak.I bie pastaj qe te behesh kryeminister si ilir Meta pa bere asnje dite pune ne librezen e punes.Nuk eshte fatkeqesi kjo?

  4. mustafa says:

    ky axhamia e beka demokracine si tifozllek per vllaznine. po te kish mbetur ndonjefare demokrati ne ndonje cep te shkodres, rrumpalla kishte mbaruar dhjete vjet me para dhe pa bere zhurme fare.

  5. mustafa says:

    trishtimi te mbyt kur mendon se ne qendren me te rendesishme kulturore te veriut te shqiperise, qytetin e fishtes dhe migjenit, mendimi intelektual eshte katandisur ne patetizem te ushqyer nga alkooli ne kafenete e pista.

  6. drakula says:

    Ste paskan dhone gjo e ndrrove mendje ???? Nqs ke ideal SB, i bie qe ske ideal fare

  7. Rita says:

    Nje shkrim shume aktual per situaten qe po kalojme. Me sa kuptoj, shkrimi eshte i qarte qe edhe brenda strukturave ka nevoje per te rinj ambicioz e jo njerez servil dhe te paudhe. SHkrimi shume i bukur dhe prek realitetin e rendomte shqiptar. Ne radhe te pare, nese nuk kemi demokraci ne partite tona, atehere eshte e kote qe te flasim per gjera te tjera. Demokraci ne parti, atehere te aderojme apo te gjejme secili vehten diku. SHkrimi duhet lexuar disa here qe te nxirret edhe thelbi. Une (sigurisht) mundohem te nxjerr ne shkrim konkluzionin qe “jam demokrat, por jo pa demokraci, jam nje demokrat qe mbi te gjitha e dua demokracine dhe lirin e te shprehurit ndryshe”. Kushdo qe flet nje fjale te mire, nje fjale te vertete duhet pergezuar dhe respektuar… Rita

  8. Iva says:

    Nje shkrim i drejt; ka humb demokracia ne shqiperi, as ne partine e cila gjoja simbol i demokracise, nuk ka aspak demokraci. autori e ka prek ceket, e me shume reformimin e saj, por ka nevoj me gjith rrenj te reformohet kjo parti, pasi nuk ka aspak demokraci ne te. Suksese autorit, shkrim i bukur…

  9. Nadushi says:

    Shume shume bukur

  10. shkodranja says:

    une mendoj qe demokracia nuk ka ekzistuar kurre ne shqiperi…pasi kur njeriu smundet te shprehi ato qe ai ndjen me te vertet pasi nese flet mund te humb punen apo nje pozicion tj qe mudn te ket po me thoni ju more popull ku ekziston demokracia ketu????nuk i ve faj te rinjve shqiptare pasi ato kane deshruar cdo gje qe mund ti ket nje femije evropian…sh femije kane vuajtur per buken e gojes dhe kjo pse? pasi duhet qe te kesh para te jesh servil i te ”MEDHENJVE” ….sh femije deshruan shkollen dhe kjo pse? se duhet te paguash prefesorat e korruptuar per te marre nje note…te them te drejten mua me vjen keq per te rinjte shqiptare,ato vrapojne pas forumeve qe neser te mos vuajne te pakten per buken e gojes….dhe PO JU THEM DICKA;;;NUK ESHTE KURRE VONE PER TE PERMIRESUAR PADREJTESITE;; mjafton te keni vullnetin dhe optimizmin per te ecur perpara arrini cdo gje….dua te falenderoj autorin e ketij shkrimit sepse ai ka shprehur mendimin e tij te mire dhe nese ekziston tamam demokracia ky shkrim nuk duhet te kete kundershtime sepse kundershtimet i bejune vtm servilat e PD qe po jetojne si me te miret dhe lajn shtresat e tjera te vuajne per nje minimum jetik..por ketu dallohet shpirti ”human” i njerezve.nje keshille per te rinjte:QENDRONI SA ME LARG POLITIKES…nese i hyn brenda eshte veshtire te dalesh jashte…

  11. Majlinda says:

    une mendoj se ky shkrim ka vlera te jashtezakonshme. Po lexoja edhe nje shkrim tjeter, te para dy diteve te ketij djalit dhe eshte edhe ajo fantastike. Flet per forumet rinore dhe tregon cdo gje, si nje wikileaks. Njerez te tille, qe shfaqen hapur kunder se keqes, pro demokracise duhen pergezuar e vleresuar maksimalisht,,, shkrimi ka edhe vlera artistike, por edhe vlera demokratike, pasi jep menyren e funksionimit te mekanizmave brenda forumeve,,, jo te gjithe qe marrin pjese jane njelloj, ka edhe prej atyre qe duan te thone fjalen e mire dhe mendimin e tyre te pavaruar nga turma, e cila udheheq nga interesat e ulta per karrige

  12. Suela Berati says:

    Sapo e lexova artikullin e ketij autori,,,ndjej kenaqesi kur shikoj te rinj te pavarur dhe kritik, ndaj gjithe kesaj te keqe qe ka mbuluar vendin tone. larg duart nga interesat e ulta, duket se eshte lajtmotivi i ketij shkrimi. E drejte, nuk ka demokraci dhe duket sikur autori therret per te dhe i vjen shume keq, pasi ka kontribuar aq shume dhe nuk shikon asgje, vecse zullumtesi brenda ketyre individeve, te cilet flasin dhe bejne sic ben i pari i tyre

  13. tironsja says:

    Ku jetojme aq te gezuar,

    xhepat bosh, deren blinduar?

    NE SHQIPERI!

    Ku ka vlere me shume gomari,

    se shkencetari apo shkrimtari?

    NE SHQIPERI!

    Ku ka ”rend”, ”paqe”, ”qetesi”

    ku ujku per ujkun eshte njeri?

    NE SHQIPERI!

    Ku s’punojne hic kombinatet,

    ku hajdutet po ngrejne pallatet?

    NE SHQIPERI!

    Ku ta vrasin deputetin,

    Ku s’e pysin presidentin?

    NE SHQIPERI!

    Ku qeveria punon me banda,

    Ku na mban gjalle vec kontrabanda?

    NE SHQIPERI!

    Ku te hedhin me shume balte

    dhe ku fajdet ti ngrijne parate?

    NE SHQIPERI!

    Ku ka baker, krom e ar

    Por s’ka uje per tu lare?

    NE SHQIPERI!

    Ku i veshin ne koke corapet

    dhe kallashi i lan hesapet?

    NE SHQIPERI!

    Ku pelcet, kercet dyfeku,

    ku pa djerse fitohet leku

    ku hedhin valle serbi e greku?

    NE SHQIPERI!

    Ku spiuni ben transparentin,

    ku vampiret perbejne parlamentin?

    NE SHQIPERI!

    Ku qeveria ben Nastradinin,

    ku sigurimi t’vjedh persekutimin?

    NE SHQIPERI!

    Ku vishet gjithe populli ”me trim” i botes

    me tesha t’vdekunish te gjithe europes?

    NE SHQIPERI!

    Ne c’vend kemi lere,

    krenare dhe te mjere?

    NE SHQIPERI! (mendoj qe keto fjale i korrespondojne realiteti shqiptar..e them me keqardhje por cdo gje eshte reale…)

  14. Bashkimi says:

    Kjo eshte e vertata! Nuk ka demokraci. Sot vdiq mes te vlores nje gjyqtar ne menyre makaber. Ku behet fjale per demokraci, ka humb ajo. Shitja qe po i bejme grekut te territoreve tona etj etj. cdo e keqe po ndodh;;;; bravo per shkrimiin, shume i sakte.;;;

  15. Tirosnja says:

    Nuk ka asnje lloj demokracie tek ne. ka humbur perfundimisht, eshte hsume lar demokraci, thuajse nuk e njohim fare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje