Të ikin!

5 Shtator 2011, 13:16Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Në Shqipëri mund të numërohen tre Republika. E para, e Ahmet Zogut. Ra sepse Zogu fluturoi në monarki duke u bërë Zogu i Parë dhe i fundit. E dyta, e komunistëve të Enver Hoxhës. U shndërrua në regjim diktatorial, një monarki e pashpallur dhe Hoxha u kurrorëzua Mbret me emrin Sekretar i Parë. E treta, e pluralizmit shqiptar të fillimviteve 90´. Me shumë Princa feudalë që zëvendësonin njëri-tjetrin dhe mbanin njëri-tjetrin. U shkërmoq përfundimisht këtë javë, moralisht, deri në gurin e fundit të ngrehinës, nga e vërteta amerikane për Shqipërinë.
Republika e Tretë e Shqipërisë nuk është demokratike. E thonë edhe amerikanët. Që nga viti i largët 1996, institucioni i zgjedhjeve ka vdekur. Klasa e saj politike, rrjedhojë dhe derivat i deformimit të përhershëm të votës, është e kriminalizuar, e korruptuar dhe e pandëshkuar. Të vjetrit e politikës, fatkeqësisht dhe të rinjtë e saj njëlloj si të vjetrit, i kanë sjellë këtij vendi vetëm helm, pezm dhe halle. Ata janë thjesht të papërshtatshëm për standartet minimale të qytetarit të zgjedhur, janë sozitë qesharake apo klonet e shumicës së regjimeve të Afrikës Veriore apo të Lindjes së Mesme. Të cilët, më së paku, shoqëria shqiptare thjesht nuk i meriton. Edhe pse nuk ndodhet gjeografikisht as në Afrikën e Veriut dhe as në Lindjen e Mesme. Kjo është një e vërtetë që është sendërtuar ditë mbas dite në këto 20 vjet pluralizëm, por siç ndodh befas në një tragjedi – ndërhyrja Deus ex Machina – tregoi të vërtetën e hidhur për shqiptarët: Klasa politike e vendit, ndodhet e ulur në një karusel çmendurak dhe secili nga pjestarët e xhiros, i shërben organit të “kolegut” ngjitur në një masturbim gjigant mbi shpinën e qytetarëve. E thonë amerikanët sërish amerikanët.
Në Tiranë, për shumë e shumë arsye, amerikanët janë konsideruar si Guvernatorë të pashpallur të këtij vendi apo minimalisht, si arbitri suprem dhe Ati i madh i vendit të vogël balkanas. Publikimi i telegrameve sekrete, konfidenciale apo të paklasifikuara, të hedhura në treg nga botimet ilegale të Wikileaks-it, ishin skaneri përfundimtar mbi elitën politike në vend, por dhe vetë dobësitë e shoqërisë shqiptare. Ishte dëshmia se ata që shiten si ëngjëjt lokalë në ekranet e televizioneve dhe në jetën e lumtur virtuale të vendit, janë djajtë e realitetit që kanë helmuar këtë vend. Kryeministra dhe ministra, deputetë dhe gjykatës, shumëkush që ka pasur një rol në këtë vend, nuk i ka pasur mangët brirët e krijesës së ferrit.
Botimet e telegrameve amerikane nuk tregojnë pothuaj asgjë të re dhe të panjohur më parë në këtë vend. Ato thjesht tashmë marrin vulën e produktit Made in USA, që i bën thjesht të vërteta për sytë e çdo shqiptari lajmet e liga të prodhuara nga klasa shqiptare.
Ata duhet të ikin! Po si? Ky është komplikimi i madh i kësaj historie sa shqiptare, po aq dhe libiane, siriane apo egjiptiane. Nuk ka vend për revolucion, por edhe evolucioni ka kosto, kryesisht në kohë dhe shpërdorimi i kohës në këtë rast, është tejzgjatje e ciklit të së Ligës, ndoshta deri në pikën e të mësuarit përfundimtar me të Ligën. Për shembull, zoti Berisha, premton se do të qëndrojë në pushtet deri sa të ketë frymë dhe se vetëm i Plotfuqishmi mund ta largojë nga politika. Ai është nyja e parë e lëmshit politik në vend. Gjithë të tjerët, janë ose rrjedhojë direkte e tij, ose kërkimi i dëshpëruar për ekuilibër dhe reaksion ndaj tij. Edi Rama premton politikë dhe kurs të ri, por si, në çfarë mënyre dhe me çfarë mjetesh, mund të pyetet edhe në anglisht me gishta të kryqëzuar.
Duhet të ikë kjo klasë politike, por me çfarë mjetesh? Me zgjedhje? Gjithkush e di tashmë sesi janë zgjedhjet në Shqipëri, në çfarë mënyre numërohen votat dhe mbi të gjitha, si përzgjidhen ata që do të garojnë. Në këtë rast, nuk ka rëndësi as ngjyra politike sepse nuk ka shumë diferencë. Me ndëshkimin e fajtorëve? Prej kujt? Nga hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme apo me vendimet e Gjykatave shqiptare, në të cilat konkurron edhe paaftësia profesionale, edhe tkurrja përpara presionit politik, edhe korrupsioni edhe morali i Sashenkave? Media? Edhe ajo më shumë se interesin e publikut, kontrollon interesat e saj. Askush nuk mund të japë një recetë kundër dëshpërimit që mbretëron si e vetmja gjë tërësisht legale në këtë vend pothuajse tërësisht informal. Mënyra sesi na shohin amerikanët dhe zgjimi i dhunshëm brenda këtij pusi të errët që njihej ndërkohë në Tiranë, japin të drejtë vetëm për një gjysmë të vërtete: fillimisht duhet mohuar kjo klasë politike, më pas duhet pohuar se çfarë vjen mbas saj. Republika e Tretë e Shqipërisë ka vdekur. Funerali ishte Made in USA! Ata, edhe pa vullnetin e tyre dhe kundër vullnetit të tyre, e thanë të vërtetën që e njohin pa emocion njëlloj siç njihet e vërteta edhe në Tiranë. Njëlloj si në një spital amerikan ku Doktorët i tregojnë gjithë të vërtetën pacientit për gjendjen e tij shëndetësore. Në Tiranë ata thanë se politika shqiptare ka kancer. Dhe kanceri nuk shërohet me aspirina, por me operacion sepse metastazat që kanë prekur zemrën e shoqërisë, politikën, rrezikojnë të çojnë në varr edhe të nesërmen e saj. Sot, ka vdekur klasa politike shqiptare.

Sot ka vdekur Republika e Tretë e Shqipërisë. I qoftë e lehtë rruga për në harrim dhe turp, qoftë dhe pa ndëshkim!

43 komente në “Të ikin!”

  1. beni says:

    NE SHQIPERI NJEREZIT NUK KANE ASNJE NDRYSHIM ME ATO QE ROJNE NE BAGDAT: MERITE E DEMOKRACISE: TE LUMTE SALE: nga emigranti

    1. jimy says:

      se shohe kete idjote salije me kete esteriken zhozi kata njerez pa buthe te forta si edi perse i hyne kesaje pune pa nje perfundim i moren ne qafe keta njerez jetime

  2. shpulla says:

    I treti i verteti, kete do ta varim ne mes te tiranes.

    1. Vlora says:

      fjala jote ne vesh te perendise….

  3. rexha10 says:

    SI ne demokraci ,edhe ne sistemin diktatorial PUSHTETI MBAHET ME DHUNE ,dhe do te largohet vetem me lufte,sepse pushtetaret jane te lidhur ngushte me interesat personale .KY FENOMEN PO NDODHE NE TE GJITHE BOTEN. SHQIPRIJA ESHTE NJE SHEMBULLI I QARTE PER TE GJITHA SISTEMET. MBRETNI, KOMUNIZEM , DEMOKRACI = ME DIKTATUR.

  4. une says:

    shume bukur e ke shkruar o Lorenc! kam lexuar dhe shkrimet e tjera dhe jeni vertet shume realist ne perhskrimin e situates.Per mua duhen te futen te rinjte te shkolluar jashte ne politike por mos harroni nje gje qe eshte shume e rendesishme,te vihet me ligj qe 8 vjet te jete mandati maksimal i cdo njerit qe do te udheheqe shtetin,si ne Amerike dhe jo pafundesisht .

  5. loni says:

    Ne harrin, turp dhe me ndeshkim te madh , zoti Vangjeli…duke te bte falenderuar per kete shkrim dua te them qe populli apo shteti ligjor i vertete shqiptar), nuk mund te lere pa ndeshkuar kriminele e ndyresira te tilla si sali berisha, ilir meta, lulezim basha, sokol olldashi, fatmir mediu, arben ristani, e shume e shume te tjere qe percudnuan eshe me keq se komunizmi kete vend…

  6. drini says:

    o Elzir-po qepe ate goje-hale!! o shpellar, ha edhe ndonje dite kocken e sal-kadafit se kadafi eshte ne ikje. pastaj ne qeverrine tjeter nisu ne malsi se ska me buke per ty pa mesuar gjuhen shqipe. Ke goje e flet surrati jot per Lorenc Vangjelin.

  7. loni says:

    berisha dhe banda e tij eshte me keq se komunizmi sepse mashtrojne pas emrit te demokracise, vjedhin , vrasin, dhe blabla bla per drejtesine qe nuk ekziston dhe shtetin ligjor qe nuk ekziston, kurse komunizmi thosghhte qe eshte diktature dhe pike…ishim me te ndershem te pakten

  8. fredd says:

    O mr Vangjeli, degjo: Rrofte Republika.
    Vertet politika eshte futur ne dhe’, une dua te nxjeri koken nga dheu Saliu, te bertasi dhe te kundershtoj Amerikanet.( une do ti jape nje dore).

    Kurese ju analistet Shqipatar pas ’90 duhet te konkuroni per nje pune te re. Turpi mbi ju qe jeni c’ vleresuar nga oficeret e ambasades, Jeni bere si dollari Zimbabwe-s(Pervec Sir Mero Baze).

  9. alban says:

    Po, po! Nje fjale goje! A mund te shkulen keta nga karriget qe vene te ndenjurat? Ju thoni qe keta, mbasi te ikin, te vdesin. Se jeten e kane te lidhur me karriget. Edhe kjo na duhet! Mos qente e thene!

  10. besniku says:

    Dhe Zonja Jozefine, tek i qendron prane, shume prane shefit te vet dhe duke e pare me ate nenqeshjen e saj joshese dhe djallezore, mendon me vete: “Ah, sikur …!”

  11. eltoni USA says:

    Elzir BUSHATI !
    Shqiperia jone ndothet ne nje rreth viciouz (rrugdale pakrye)!?!?

    Pikerisht ka patur Shqiperia dhe ka edhe sot njerez si ti qe kenaqen me arritjet e bera jo ne saje te qeverisjes por te leshimeve qe kane bere Europa dhe Amerika. Sa per qeverisjen e thote Amerika kush e qerveris dhe si e qeveris vendin: Shkerdhen Berisha. Puna jote si ke pershtypje te mira kur Amerika thote se 6 deputete jane mafioze, Djali i kryeministrit vret 26 vete ne kembim te milonave dollare, Ilir Meta eshte njeri shume i pasur dhe ne ne menyre spektakolare i korruptueshem, Kryeministri vret 4 veta dhe thote do te vras 300 te tjere ne bulevard, drejtore dhe ministra te tjere jane ne poste me gjithe akuzat qe kane dhe numri vazhdon te rritet pafund me bastarde qe vjedhin e vjedhin miliona, vrasin njerez dhe prape zgjidhen me vota te vjedhura por dhe vota miopesh, apo sahanlepiresish si puna jote qe genjehen me therrimet e pushtetit Berishian si lojalistet e Gadafit qe rezistojne ne disa shpella te Libise sot. Fundi i pret te gjithe diktatoret, kriminelet, hajdutet e tradhetaret.

  12. homeri says:

    Nje artikull pa koke pa kembe e rrumbullakosur per te qene brenda ne debatet me krahun tjeter , Jo zoteri kjo republik nuk eshte republike po mbreteria e S.Berishes .Mos bjere ne prehrin e analisteve gri ky po por edhe ai tjeteri. EDI RAMA ka si projekt dhe enderr republiken e vertet demokratike kjo eshte dhe enderra jone dhe mos mbille pesimizem nuk ka kritika per EDI RAMEN ai nuk eshte si te tjeret -AI ESHTE SHPRESA PER REPUBLIKEN E VERTET DEMOKRATIKE

  13. koli says:

    kta maloket pskan qene rrob te trash.
    Po korrupsioni i komunistit sali te prek dhe ty o shpellar, se ilace ne spitale nuk ka, ska rendersi se je malok apo jo, se leket e taksave qe vjedh familja e saliut jane si tuajat ashtu dhe tonat, se shteti i privatizuar nga kriminelet eshte si i joti ashtu dhe i joni, or taj…shpellar vashdoni i shkoni nga mbrapa ktij antishqiptari serb, e mos harroni me marr gjakun se gjaku sasht uj or taj..

    1. patrik says:

      o bushat maloku, po crendesi ka qe je ne NATO kur ti vjedh zgjedhjet nje monster si ati yt shpirteror, berishe.ti nuk ke pse ta shash se te ka sjelle nga malet e tropojes ne mes te tiranes qe na e qelbet, per ty nuk ka problem pse ai vjedh zghedhjet, pse nuk ka demokraci, boll qe ti dhe te tjere si ti te perfitojne nga regjimi kriminal i sales.po mos u merzit o onjorant i bjeshkeve te namuna, se sh shpejt do vije dita qe sala dhe te gjithe ju jashteqitjet e tij do perfundoni ne qenef dhe tirana dhe shqiperia jone e dashur do shpetoje njehere e mire nga kjo race e ndyre!

  14. luan says:

    Patjeter me ndeshkim more Lorenc, kalemxhinjte si puna jote jane te interesuar per marrje pushteti dhe jo per vendpsjen e shtetit.

  15. rexha10 says:

    ZOTI ELZIR RENDESI KA QE TE HASHE ME PUNE dmth DUKE PUNUAR NDERSHMERISHTE.
    HAJDUTI DHE KRIMINELI NUKE DUHET TE KETE VENDE NE CDO SISTEM QOFTE AI.
    CILA ESHTE NDRYSHIMI QE TI SHIKON NDERMJET DEMOKRACISE KETO 20 VITE ME SISTEMIN E DIKTATURES ? .KORRUPSIONI NE NGRITJE.
    ELIMINIMIN FIZIKE TE PERSONAVE OSE DESHMITAREVE.
    DHENJE E MARRJE PARASH PER TE MBAJTUR PUSHTETIN.
    VRASJA E NJERZEVE TE PAFAJSHEM SEPSE KERKONIN PUNE PER TE MBAJTUR ME BUKE FAMILJET E TYRE.
    GRABITJA E PASURISE SE POPULLIT,KUR NE DIKTATUR MOTOJA ISHTE ….. TA RUAJME PASURINE E PERBASHKET. KURSE SOTE ESHTE :TE RUAJME PASURINE E SALIUT APO TE ELZIRIT.MUA ME VJEN SHUME KEQE ME SHUME PER JU . A E NDJENI JU SI QYTETARE PERGJEGJESIN SE CFAR DUHET TI JEPNI KETIJ VENDI QE DEMOKRACIJA TE FUNKS IONOJE SI DUHET? A I SHERBEN SISTEMIT DEMOKRATIKE QE NJE GAZETARE TI FLASI KOLEGUT TE VETE ME GJUHEN E URRETJES? A E RESPEKTON TI MENDIMIN E TJETRIT SICE E PARASHIKON SISTEMI DEMOKRATIK?MOSE VALLE JENI JU VETE QE FLISNI ME DY GJUHE .
    NJERA ESHTE AJO E MBROJTJES SE SISTEMIT TE QEVERISE QE DO TE THOTE PA DASHJE ,OSE PER INTERESA PERSONALE BIZNESI MBRONI VRASESIT KORRUPSIONIN,HAJDUTIN,DHE MBI TE GJITHA INTERESAT QE KE PERSONALISHTE.
    TJETRA ESHTE AJO E LLOQEVE TE PAZARIT,
    QE PO HAJE NJE COPE BUKE CME DUHET TE NGATRROEM ME QEVERINE,.
    ME MASKARA SE AI QE BENE MASKARALLEQE ESHTE AI QE MBRONE MASKARAIN. ….
    REXHA ME NDERIME E RESPEKT.

  16. ola says:

    Z. Vangjeli edhe nje here ju pergezoj per shkrimin dhe opinion tuaj maksimalisht afer realitetit dhe te guximshem. Respekte dhe ju pafshim sa me shpesh ne TV per t’i dhene pak drite erresires se pafundme qe ka mbuluar disa gazetare dhe politikane servila e te pa honepsshem……

  17. Vjershetori says:

    O Elzir more bire
    Cfare thua keshtu
    Mos ke pire
    Sali eshte Enver i dyte
    Ai eshte djadhi me brire
    Pak tu duke nendhjet e shtata
    U veshen me te zeza
    Gjith nanat e ngrahta
    Nuk e di te kish Enveri
    Me teper se ky lloj ferri
    Iku koha e Shqipetareve
    Erdhi koha e kusarve
    Edhe ty more Elzire
    Te kane dhan per te lepire
    Ska si flet buri ndryshe
    Me i than korbit dallandyshe
    Ae di ti o lume miku
    Ka hyre forte dhe spiunlliku
    Nuk degjojne cthote dynjahja
    Ekan mendjen tek paraja
    Na kujton kufi dhe prona
    Edhe sote nuk jane tona
    Na i moren na i perlane
    Dy dollar per meter dhane
    Dhe ne diktature me pare
    Po kto ishin kta zagare
    Derdellit kot more Bushati
    Iku prona iku fshati
    Te na rroje Sali( Sulltan MURATI)

  18. petrika says:

    Ke te drejte zoti vangjeli( ti e meriton me te vertet titullin zoteri se bashku me shume pak shoke te tjereqoft per kurajon qofte per kjartesin e mendimit ) i semuri ka kanser dhe duhet operuar por a ka shprese se mund te kete ndonje organ te shndosh prandaj duhet nderhyrje radikale qe do te thote qe kjo klase politike e kalbur jo vetem duhet zhdukur nga skena politike por duhet te vjelle gjithcka ka vjedhur ne ket vend me ta duhet vepruar njelloj si me hajdutet ordinere ne te kundert asgje tjeter nuk ka efekt dhe nuk ka garanci se ata qe do te vijne nuk do te perserisin te njejten histori kjo puneduhet te kete zgjidhje ligjore qe te kontrollohet lehtsishte nga nje gjykate e pa mvarur nga jerarkia shteterore dhe jo si sot qe saliu kontrollon gjithcka dhe kercenon gjithkend qe i del perpara pa i dhene llogari askuj per ato qe thote per kete ne kete vend te gatuar qellimisht mbrapsh per cdo gje nuk duhet te egzistoje fjala I M U N I T E T mundesisht te hiqet me ligj nga perdorimi ai eshte pjella e te gjitha te keqiave

  19. Shqiptari says:

    I Qofte Rruga e Mbare dhe te prehet ne Harrim

  20. skela says:

    Te ikin !
    Te paguajne deri ne nje , sic do te paguante cdo qytetare i thjeshte .
    Ligji njesoj per te gjithe .
    Ndeshkimi bene ndryshimin , ne te kundert nuk zhduket fara e ndyre e korrupsionit qe i bene keta te paprekshem .
    Te ikin , te ikin , te ikin .

  21. oso says:

    Per fat te keq nga te dy krahet e politikes ka mafioz , hajdute , kriminel edhe rrugdalja eshte shume me e veshtire sepse nuk ke ti besosh per ke te votosh .Deri kure nuk dihet? Le te shpresojme qe nje dite politika shqiptare do te ndergjegjesohet se ka detyrime shume te medha per fatet e vendit tone te perbashket .

  22. roland says:

    Me pelqen se je realist por nuk jam dakort me ate qe thua se nuk e meriton shoqeria shqiptare .Shoqeria shqiptare nuk do ta meritonte atehere kur te mos ndjeke politikanet nga pas si DELET por te shikoje pak me larg te ardhmen dhe prespektiven e saj
    .TE MOS JAPE VOTEN MAFIOZEVE PER 10 KG MIELL.

  23. argjiro says:

    Zoti Vangjeli respekt per shkrimet dhe qendrimin tuaj .Ne shqiptaret sot jemi si ata minjte qe tregon perralla .Jemi mbledhur ne kuvend e dime qe macja po na shfaros cdo dite kemi degjuar edhe me te mencurin qe thote se i duhet varur ne qafe maces nje zile qe ta degjojne e te ikin per te shpetuar Deri ketu te gjithe jemi te qarte bile jo tani qe te palarat dolen sheshit po e kemi ditur me kohe Puna eshte se ka ngecur aty tek zilja ;KUSH DO TIA VARI ZILEN KETIJ MACOKUT TONE QE PO NA HA PERDITE JENEN PASURINE LIRITE VOTAT.

  24. england says:

    EPOPEJA E TRADHETAREVE TE KOMBIT

    U mbyt shqiperia me frikacake
    jane hajdute jane halabake

    C’na duhet populli,nuk dine c’kerkojne
    ne jemi zoti,ne dime te rrojme

    Dime te genjejme,dime te mashtrojme
    fundja shqiperine tone po gllaberojme

    Te vjedh dhe une si Ilir Meta
    ku di mileti se c’eshte jeta

    Te bej une sot dollare dhe pare
    cfare sjell e nesermja nuk du t’ja di fare

    Si fort shtruar e keni marre
    ju vrases,hajdute o pushtetare

    Mos mendoni se do i gezoni
    cfare do qe vodhet nuk do trashegoni

    Dita e madhe po troket n’dere
    ku do futeni ju o te mjere

    Do merrni vrapin si qene rrugace
    nuk do ju kursejme hunje e kerbace

    Cikloni popullit perpara do ju marre
    te gjitheve ju hajdute,e kusare

    Kemi ne deje gjak shqipetaresh
    nuk mund te durojme pushtet barbaresh

  25. oso says:

    Ka te drejte Lorenci po kuj ti thuash se

  26. mikel says:

    bushati shkruajta nje pergjegje te gjate per ty , u detyrova ta fshij ,se mendova , me gjithe kete qe pame dhe degjuam te gjithe (wikileaks) ky spaske kuptuar asgje , po flet viza , nato etj,etj, pac jeten e gjate se truni tpaska shku per lesh.

  27. Mark Gjonaj says:

    Faleminderit zoteri, shkrimi juaj ska nevoje per asgje, ne kemi nevoje per te. Ma merr mendja se, ndonse qeverise amerikane i pelqen te punoje me horrat, kjo rruge ekspozimi njera pas tjetres e nje konstatimi te gjate amerikan; shume shpejt do te ftohet miqesia amerikano shqipetare, duke na braktisur nje here e pergjithmone. Edhe nese nuk eshte nje gjetje e tyre ideale e Wikileaksit per te riperseritur e ritrokitur per punen e tyre qe jo pak u kushton. Nuk kane kohe te tepert te merren me ne, me kanunin, me bajraktarin, me sherrbudallenjet, me hakmarresit, gjakmarresit, me vetvjedhesit. Faleminderit!

  28. shpellar says:

    po pra zoteri e thua drejte akoma po masakrohemi nga ata qe na masakruan per 50 vjet.nga me i keqi i tyre

  29. liri says:

    Kta qeveritare perfaqesojne jo pak ndergjegjen e shqiptareve. Qytetaret shqiptare e paten mundesine e votes por e kishin mendjet te mbushnin mitingjet e hajduteve me shprese se do u gjejne pune te gjitheve. Tashti pagohen pasojat. Edhe popuj me institucione me te evoluar kane gabuar. Ne kemi problemin se na mungon ndergjegja historike per te mesuar nga gabimet.Kur ndenjem 500 vjet me pashallaret e Anadollit , keta “bosat” tane si kemi problem fare. Amen

  30. Nadia Shabani says:

    Te kishin ikur keta kriminele.

  31. Nadia Shabani says:

    E kam humbut besimin tek pilitikanet shqiptare. Per veten e tyre jane bere te pasur nga te dy krahet si nga PD-ja dhe nga PS-ja duke vjedhur dhe xhvatur sa me shume nga xhepat e popullit. Asnje nuk behet i pasur vetem me djersen e ballit. Te gjithe kemi punuar e punojme po nuk behem dot te pasur por me zor po jetojme dhe nuk kemi shtepi te fusim koken. Mbetem rrugeve te botes duke pritur qe Shqiperia ti bashkohet Europes qe te bashkohen dhe familjet tona. Diktatura e ka zaptuar vendin. Sali Bersiha nuk largohet me nga pushteti pa lufte, ai eshte kriminel qe ka vrare e vjedhur dhe populli po e duron nuk dime se cfar te presim me nga demokracia po nuk u qeruan keta maskarenj qe po na rjepin perdite e me shume.

  32. Drenica e Kuqe says:

    Te lumte zoti Lorenc Vangjeli! Jo “Te ikin!”, por t’ishporrim keto shkerdhata serbo-greko-anadollake nga pushteti shqiptar!…

    Drenica e Kuqe

    1. ganxha says:

      Bravo Drenica djepi i SHQIPTARISE jo me kot i madhi Faik Konica i quajti aleanca e cakejve dhe gjarpnive (serb-turq-grek)

  33. MEMEDHETARI says:

    TE QEROHEN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  34. sokol says:

    Kjo republika komuniste ishte qe e katandisi keshtu me keta politikane

  35. Grigor says:

    Ke te drejte Elzir kur thua;- Ky sistem pa dyshim ka probleme po dhe fatkeqesishte ne te shumten problemet jane kriju nga ato qe masakruan vendin per 50 vite. Pasi nje nga keta komuniste me te egrit dhe me te felliqurit. Eshte idhulli yt, mallkimi i ketij kombi Sali Berisha.

  36. G.Faiku says:

    5 shtator 2011 per shqiptaret qe s’dijne te vjedhin, Shqiperia u varos.I perjetshem kuijtimi saj.
    G.Faiku.

  37. hasan says:

    I nderuari Vangjeli:Pse une i varferi nuk kam pare dhe degjuar qe ata (amerikanet )te kene thene te ikin?Une personalisht me gjykimin tim them qe ambasadoret kane raportuar tek padronet e tyre te verteten.Pooo te ikin nuk kane thene.Hiq e mos keput punet e Shqiperise i kane lene vetem padronet e ketyre ambasadoreve.Me pare ne komentet e mia i kam share e kritikuar po tani ju kerkoj falje.Ata kane bere punen sipas ligjeve te vendeve te tyre.E paskan raportuar te verteten tek shefat e tyre.Sa per ne?Na kane thene neper intervista jo e bardha eshte e kuqe po e zeza nuk eshte e bardhe etj,etj.

  38. shkodrani says:

    A je i marre apo te vrasin çorapt….paske shku per lesh .Ky asht ma pushti,ma krimineli,ma hajduti se te tan politikanet mbas viteve 90.Ne NATO te futi Amerika o rrype nuk te futi Sali qeni..a han shqip,a ke llogjik..a lexon …apor te kan dhan porosi futja nji koment…ose ta ka shkru Bylykqeni dhe fute emnin tand…ik o burre se na bane hor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje