“Hapi i parë në likuidimin e një populli, është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë ishte”. Kjo referencë, e shkrimtarit të madh çek Milan Kundera, duket sikur të jetë menduar dhe shkruar veçanërisht për ne shqiptarët. Kjo për faktin se, pikërisht ky kërcënim, në formën e përshkruar, është artikuluar kundër shqiptarëve këto ditë nga ministri turk i arsimit Omer Dincer, thirrje kjo e përforcuar nga ambasadorja e tyre në Prishtinë dhe e mbrojtur turpshëm nga qeveria jonë.
Një tjetërsim i historisë, nënkupton edhe tjetërsim të kujtesës. Një popull pa kujtesë, është e destinuar të jetë objekt eksperimentesh, ku shfrejnë ambiciet e ndryshme të shteteve të forta që hartojnë plane strategjike. Më e keqja, një popull pa kujtesë dhe së cilit i ndryshohet historia, për t’iu rishkruar nga armiqtë, rrezikon të shpërbëhet. Prandaj, duhet të thuhet troç se kjo është një përpjekje për rirobërim të ri të shqiptarëve.
Qeveria e sotme e Kosovës, me një përformancë proturke, është shmangur nga orientimi perëndimor dhe kështu ka përçarë keq shqiptarët. Proklamimet perëndimore të kësaj qeverie, janë vetëm një retorikë shterpe, në prapavijën e së cilës, po farkon interesat turke në Ballkan, duke e bë Kosova si trampolinë në synimet e jashtme të politikes turke. Kryeministri Hashim Thaqi, duke e thirr vëlla kryeministrin turk Taip Erdogan, ka shkaktua tensione jo të pakta në mes shqiptarëve. Ndërsa kulmi i kësaj, u arrit ditëve të fundit, kur vendin tonë, e vizituan në mënyrë të njëpasnjëshme disa zyrtarë të lartë turk, të cilët në fund treguan çka duakan nga “vëllazëria” me shqiptarët, kur kërkuan ndryshimin e historisë, apo pastrimin e saj, siç e përforcoi qëndrimin e Ankarasë zyrtare, ambasadorja turke në Prishtinë. Këto pretendime, tronditën rëndë shqiptarët, reagimet e së cilëve ishin shumë të ashpra.
Në Kosovë, tendencat dhe sentimentet neootomane, kohëve të fundit, janë shfaqur hapur, edhe pse kryeministri Thaqi i ka fituar zgjedhjet e fundit, duke u përbe para qytetarëve të Kosovës, për rrugëtimin tonë drejtë perëndimit, integrimin në strukturat euro-atlantike pa ekuivokë. Vizitat e shpeshta të zyrtareve turk dhe proklamomi i një vëllazëri të paqenë, ishin sinjalet e para ogurzeze. E, më shqetësues është fakti se këtë lojë Turqia po e bën, duke e instrumentalizuar fenë, një gjë kjo e cila tek shqiptarët nuk ka ndodh kurrë më parë.
Ambiciet e Turqisë për ndryshimin e historisë, të miratuara në mënyrë tinëzare nga qeveria jonë, janë akte të paprecedent. E, përveç tjerash, kërkesa turke, ishte edhe një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të vendit. Historia nuk ndryshohet sipas tekeve të politikës, ngase një precedent të tillë se njeh shkenca e historisë. Këto tendenca turke, shihet qartësisht se kanë konotacione tepër të rrezikshme dhe mund të prishin keq ekuilibrat ndërshqiptar.
Kjo kërkesë e Turqisë, e artikuluar në formën siç e pamë gjithë, është dëshmi se ky shtet nuk shkëputet nga otomanizmi si mendësi politike. Mirëpo, një gjë ishte pozitive, ngase kjo kërkesë turke, u prit me rezistencë të paparë ndër shqiptar, ngase historianë, shkrimtarë, publicistë, qytetarë dhe politikan të shumtë, u shprehen decidiv kundër çdo përpjekje për ndryshim të historisë, duke alarmuar se çdo ndryshim, do të rrezikojë shpërbërjen e kombit. Kësisoj, gjaku i arbrit demonstroi fuqishëm se asnjë përpjekje për me ndryshua historinë, nuk do të pranohet dhe do të shpallet jolegjitime për shumicën e shqiptarëve, si mysliman, të krishterë e të pafe. Ndërsa këtë tendencë e ka analizuar mjaft mirë Naser Ali (Lis Bukuruca), duke shkruar se: “ky është sulm ne bërthamën shqiptare, e kaq larg nuk ka guxuar te shkoje as Serbia…”
Aludimet e ministrit turk të arsimit, të përkrahura nga ca nostalgjikë otoman shqiptarë, janë përpjekje rrënuese, që siç u përsërit shpesh këto ditë, destabilizojnë marrëdhëniet ndërshqiptare. Kjo për faktin se këtu nuk behet fjale për përpjekje shkencore, një fakt të cilin e din të gjithë, por për një pastrim politikë. Andaj, të gjithë ata që pretendojnë të bëjnë këso skenarë të rrezikshme, duhet të jenë vigjilent për konsekuencat e paparashikuara që mund të dalin kjo, sepse ka shqiptar qe për asnjë çmim nuk do te pranojnë të zëvendësohet Gjergj Kastriot me Sulltan Muratin, Pjeter Bogdani me një tjetër turk, e Naim Frashri me ndonjë tjetër- pastrim ky që do të pasohej, natyrisht sipas skenarëve turke, përkrahur nga shqiptarë, me selektimin e autorëve që duhet lexuar dhe atyre që s’duhet lexuar. Çfarë është kjo përpjekje, nëse jo një shprehje e hapur e diktaturës politike?
Kultura shqiptare, që nga datimet e para në shekullin XVI, e gjerë në ditët e sotme, është zhvilluar duke kultivuar një ton mjaft kritikë për perandorinë otomane. Nëse shikohet në këndvështrimin e letërsisë, e cila ishte hallka fundamentale e identitet dhe mbijetesës shqiptare, atëherë lehtësisht mund të themi se letërsia shqipe për pesë shekuj, ka kultivuar një frymë perëndimore dhe kësisoj, ka gjykuar rëndë pushtimin turk. Me pastrimin e historisë dhe letërsisë, shqiptarët nuk do të mund më të lexojnë me Marin Barletin dhe librat e tij për Skënderbeun dhe Rrethimin e Shkodrës, nuk do të mund të studiojnë më Bogdanin, e as Jeronim de Radën. Madje, më e keqja, shqiptarët duhet të heqin dorë edhe nga Naim Frashri, për të vazhduar me plejadën më të ndritshme të krijuesve, siç janë Andon Zako Çajupi, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Mithat Frashri, e deri në kohën e sotme, me Ismail Kadarenë, Sabri Godonë dhe shumë e shumë të tjerë.
Përpjeke shkencore për me verifikua historinë, janë gjithmonë te mirëseardhura dhe përplotësojnë boshllëqet e mundshme, vetëm përderisa sa janë përpjekje shkencore, pa ndërhyrjen e ambicieve politike. Nuk ka njeri me një grimë mendje të shëndoshë që si përkrah këto synime. Ama, në kontekstin shqiptar, këto janë përpjekje makabre, te cilat qartësisht dhe botërisht, siç e potencoi ambasadorja turke, kërkojnë pastrimin e historisë. Çfarë nënkupton kjo? Thjesht, eliminimin e gjithë kulturës shqiptare dhe zëvendësimin e saj me një turke, ku Skënderbeu do të shpallet si tradhtar, e Sulltan Murati si shpëtimtar. E gjithë kjo për të përplotësuar ambiciet e disave që pretendojnë kot t’iu mbushin mendjen shqiptarëve për gjoja një bashkëekzistencë mes shqiptarëve dhe turqve. Kjo është një gënjeshtër e trilluar nga otomanët dhe shqiptarët e otomanizuar që s’deshtën asnjëherë Shqipëri të pavarësuar e europiane.
Arsyetimet e disa nostalgjikëve otoman, që pa fije racionaliteti, sjellin në tryezën e debateve teza qyqare, se historia duhet të ndryshohet, se kinse na u paska mitizua gjatë Rilindjes, janë të qullta dhe si të tilla pa asnjë argument racional. E për argumente shkencore, këtu as që mund të bëhet fjalë. Përpjekja e disa shkrolsave se gjoja Skënderbeu na qenka mitizuar gjatë Rilindjes, janë aq absurde sa të bëjnë të qeshësh.
Figura e Skënderbeut, pa marrë parasysh pse nuk ka jetuar ne një kohë kur kanë ekzistuar kombet, siç po pretendojnë të ligjërojnë ca shqiptar nostalgjik të sulltanëve, ai ishte dhe mbetet shtylla themelore mbi te cilën u konstitua kombi shqiptar, ashtu siç janë pjesët tjera qe i përmendëm, elemente te këtij identiteti.
Asnjë komb a shtet nuk është krijuar duke mohuar rrënjët e tij. Përkundrazi, gjitha kombet europiane-sipas konceptit modern për kombin-janë formuar pikërisht mbi rrënjët e tyre parakombëtare. Shqiptaret kudo qe jetojnë, kane një kulture dhe një identitet kulturor. Kjo kulture dhe ky identitet, është krejtësisht ne kundërvënie ndaj hordhive otomane, qe kane tentua te zhbëjnë e çdo gjëje shqipe. Fjala shqipe, gjuha shqipe dhe shkollimi shqip, u bën diga te fuqishme kundruall pushtimit otoman. Tezat qe po diskutohen kohëve te fundit se gjoja shqiptaret kane bashkëjetuar në një perandori, duke e lidh me faktin se ka pas vezir shqiptar e pashallarë shqiptarë, janë përpjekje qyqare. Kjo është identike, sikur të thuhet se shqiptarët e Kosovës kanë bashkëjetuar me Jugosllavinë dhe Serbinë, ngase ka pasur mjaftë shqiptarë që kanë qeverisur në kohën e Jugosllavisë, por edhe në kohën Milloshit.
Këto arsyetime të pabaza të bëjnë të kuptosh se përpjekja turke për me pastrua historinë, është pjesë e një skenari të menduar mirë dhe për këtë, është hapur një fushatë e paparë sulmesh kundër Skënderbeut, kundër Bogdanit, kundër Fishtës, Konicës, ndaj Kadaresë dhe shume figurave tjera qe janë identifikuar me përkatësinë oksidentale te shqiptareve.
E analizuar në planin e përgjithshëm, kjo kërkesë është aq e marre sa mendja njerëzore humane, është vështire ta kuptojë. Imagjinoje sikur ministri gjerman i arsimit te shkonte ne Izrael e te kërkonte një gjë të tille, çfarë skandali i përmasave botërore do të shkaktohej. E, këso shembuj në kontinentin tonë, kemi shumë. Në kontinentin Europian, por edhe në pjesë tjera të botës, ka shumë histori te popujve qe kane qene pushtues dhe te pushtuar. Edhe ne kohen kur nuk kane ekzistuar kombet, në kuptimin modern. Por nuk ka ndodh asnjë komb a shtet deri me sot t’ketë kërkuar pastrimin e historisë, për hir të miqësive politike. Kjo çka po bën Turqia, po tregon se ajo krijese është një kosh i mbeturinave të kalbura të një perandorie, që asnjëherë s’u pendua për krimet e panumërta qe ju ka bë shqiptarëve dhe jo vetëm shqiptarëve.
Me këto kërkesa, shqiptarët duhet ta kuptojnë “miqësinë” me prapavija të rrezikshme që ka ushqyer shteti turk karshi shqiptareve. Për mua, me këtë akt, Turqia po tregon se është larg standardeve moderne, larg shteti human dhe mendësisë humane, larg shtetit tolerant, e mbi të gjitha larg përcaktimeve moderne që i vendosi themeluesi i Turqisë moderne Ataturku.
Historia nuk mund të ndryshohet. Për asnjë çmim, ngase faktet historike dhe shkencore nuk tjetërsohen, edhe po deshi ministri turk dhe ai shqiptar. Ato janë të tilla dhe të tilla do të jenë.
Turqia duhet të tregoj pak tolerancë më të madhe ndaj shqiptarëve, t’i pranoj faktet historike dhe të pendohet për shkatërrimet e panumërta dhe pushtimin barbar që ju ka bë shqiptarëve. Për më tepër, Turqia duhet të njoh ekzistencën e kombit shqiptar, e jo t’i trajtojë ata si objekt për interesa dhe kusure politike.
Periudha e historisë otomane është ajo që është. Po të rishkruhet (pastrohet), sipas ambicieve turke, nuk mbetet asgjë shqiptare. Për fund, po e përfundoj këtë tekst me një mesazh shumë qëllimmirë të profesorit Ardian Ndreca, për të cilën shqiptarët duhet të meditojnë më kthjelltë: ”Ne admirojmë ruejtjen e gjuhës dhe traditave të arbëreshëve që kanë pesë shekuj të ndamë prej dheut nanë, kurse Turqia mike në pak dekada zhduku miliona shqiptarë”.
Politika turke e diteve te sotme nuk eshte e rastesishme.
Ministri aktual i puneve te jashtme turke eshte pikerisht hartuesi i nje poltike te re turke ,me qellim krijimin e nje fuqie rajonale dhe boterore,bazuar mbi perandorine me vjeter osmane.
Kete qe po kerkojne te luajne turqit me kombin tone eshte me e rrezikshmja nga te gjitha,me e rrezikshme se dhe vete politika serbe e greke.Perfundimisht jemi nen goditje te gjtihe armiqve te kombit tone.Kjo duhet te na shtyje te zgjohemi dhe ndoshta te organizojme nje Lidhje te re te Prizrenit,kunder politikaneve aktuale,kunder turqise,greqise e serbise dhe ndjekjen e rruges per ne Europe.
Duhet te mendohet dhe te behet dicka kunder mostrave qe bejne lojen turke,pasi per fat te keq jane te shumte.
Per fat te keq jemi akoma ne gjume,pasi kthetrat e armiqve na jane ngul me kohe.Nje popull e ben kultura.A mund te me thote dikush kush lejon qe muzika turko-arabe e dhjetera te ashtuquajturve kengetare lejohen te jepen anekend tv shqiptare? dhe kjo ben pjese ne tjetersimin e kultures dhe ketu pergjegjes jemi te gjithe por me shume ata qe bejne ligjet.
Kam pa budallë vec ma budallë se ty preng sherri nuk kam pa. kam pa katolik vec katolik ma fanatik se ndue ukaj s kam pa. po kush ju beson ju o hajvana. Me thanë se turqit per shqiptar jane ma te rrezikshem se serbê duhet te jesh ose vet serb ose provokator ose budalle toptan. E me fole ndu uka per standarde moderne, kjo ësht per me qeshê gjith diten. Ky sa her shkrun vec propogande fanatizmit katolik i ban
O ahmed turku ,mire e ka zotria qe eshte shqiptare,po cfare te bejme me ju pseodo shqiptare qe sjeni gje tjeter vec pjelle e turqiiiiiis ,po fajin e kemi ne qe meremi me kosoven dhe maqedonin flasi mper turqit atje ,po hik bej komente ne gazeta turke dhe mos fut hunden turke ketu,o legena kosove po skeni per tu ber asnjehere me ne o rrac gabelsh-
Z. preng , e mbeshtes plotesisht komentin tuaj. Me te vertete po vijne situata shume te veshtira per Ne shqiptaret, qe kane per qellim shperberjen tone, dhe kjo e gjitha per shkak te politikes tone qe na ka shitur.Por me shume me vjen keq qe shqiptaret nuk po duan ta kuptojne nje gje te tille.
Pushtuesit osmane,sllave e grek, na kane kthyer me shekuj prapa,fale edhe injorances sone…….Zor se ka popull tjeter ne bote qe ka ‘nostalgji’ per pushtusit perdhunuesit e poshtruesit si disa zvarranike pa shtylle kurrizoree qe per fat te keq nuk jane shume pake e jane shqip-foles…deri kure keshtu do jemi kaq te bute me te keqen ,me pushtuesit perdhunuesit,poshtruesit. Keta njerez te pa moralshem duhet te pergjigjen sa nuk asht vone para ligjit a nderit te KOMBIT….
momentet per kombin shqipetar jane kritike prape per shume arsye e para europa eshte me e dobet ne kete periudhe po keshtu edhe amerika si miqt tane te ligjshem te cilet po kalojne periudha te veshtira ekonomike e kjo ben qe vemendja e tyre te bjere ,kete boshllek shfrytezon qeveria turke e cila ka objektivat e saj te zgjerimit ne ballkan fuqizimin e influences ne ekonomi kulture fe etj dhe perdor po te njejtat metoda si dikur 100 e ca vjet me pare te pakten me shqipetaret por te mbuluara me propogande gjoja te re demokratike arma kryesore e shqipetareve per tu mbrojtur ne kete periudhe eshte arsimimi ne shqip forcimi i historise kombetare mbrojtja e saj me argumenta forcimi i unitetit kombetar identitetit i kundershtimit me kurajo e fakte te pa kundershtushme i tezave bajate te vjetra te otomanizmit zgjerimi i bashkpunimit te hapsirave ekonomike politike kulturore arsimore te kombit jo vetem ne trojet e veta por edhe ne emigracion .cjerrja e maskes qe ne embrion tere frikacakeve servileve mendjemedhenjeve te shitureve dhe lartesimi i figurave ideatore te kombit jo per tu trgua se jemi te forte por se jemi paqesore e duam te jetojme ne liri e miqesi me punen e djersen ,kengen ,qarjen me gjithcka qe kemi tonen .Ne jemi krenare se sjemi barbare e pushtues por edhe kur na kane poshterua kemi luftuar e fituar dhe kemi ditur te falim e tu afrojme doren e pajtimit pa harruar te kaluaren e cila na ka mesuar te jemi syhapur
Nje nga theniet e arta te Budas ;ARMIKU JUAJ ESHTE INJORANCA dhe motrat e saje FRIKA , ESTERIZMI , GJAKNXEHTESIA.’
Ne na takon te investojme me shume per shkollat,librarit,biblotekat,Kur te vije ajo dite qe c’do njeri nga ne te shfrytezoi kohen duke lexuar ne tren,autobuz,lulishte,stola.rruge. atehere nuk do kete virus te futet ne sistemin tone.
“Kurre mos u besoni turqve” , kjo eshte thenia me e goditur per tu pas parasysh gjate jetes tokesore si nga individet ashtu dhe nga shtetet. ate prapambetje ek-shoqerore,kulturore artistike, etjetj nuk ka komb ne bote qe mund tja ket bere si turku kombit ton “vella”. nqs sot kemi vetem kaq pak trashegimi kulturore dhe ndertime te vjetra apo dhe ato qe kane ngelur jane te rrafshuara jane dore vetem e turqve( dmth dhe e shqiptareve turq) jane perpjekur te shkaterojne cdo gje ilire apo arbereshe vetem e vetem qe te mund te asimiloheshim dhe normal mos kishim kujtese kombetare.Eshte e turpshem dhe antikombetare kjo qe po ndodh por edhe Sali Qamili kete mendje ka mjafton qe te jete ne fron dhe ti thone nje fjale te mire. si nuk kemi krenari fare ne si popull!!!!????
Duhet të rilexojmë e të sjellin në kujtesë me kujdes e vëmendje të madhe veprën madhështore të Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”. Në të, ndërmjet të tjerave rilindasi ynë thekson me të madhe se armiqtë më të mëdhej të kombit shqiptar janë në radhë të parë grekët, pastaj turqit.
Shqiptaret me te qelbur jane ata qe kane emra Kristiane,Gjergji,Piro,etj dhe realisht jane myslimane.
Keta hane buken e kaurit dhe bejne duvane e turkut.Keshtu shperndahen neper shtetet Kristiane dhe jetojne me dy suretet.
Me te ndershem jane ara qe mbajne emrimn mysliman dhe jo keta kodoshet me dy maskat.Jazak qumshi i nenes se tyre.
o kopil turku ,,mabje emrin si te duash vetem ik ne anadoll..
RONI
ka njerez qe ket lloj rrace qe e kemi brenda vetes,i krahason me majmunin.Keta jane nje shkalle poshte majmunit ne klasifikimin e spezieve.
Majmuni e njeh territorin e vet,e mbron dhe e di se ke ka dhe armiq.Keta,si puna e Faikut,Ahmedit jane mesuar ti thone derrit daje,e kane ne gen.
Kujt i qofte jazek mor kelysh turk!!!! GJERGJ Kastriotit qe mposhti paraardhesit e tu turq apo PIRROS se Epirit qe luftoi kunder perandorise romake.ptuuuuuuuuuu funderrine..
Kur nuk ke shtet e burra shteti në pozitë apo opozitë, kshu je i destinuar të jesh, një ushtar në fushën e shahut të gjeopolitikës ndërkombëtare.
KIunderaa paska than: Hapi i parë në likuidimin e një populli, është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë ishte”.
Bash kto po mundohni me i bë ju fanatikat e lus gjergjit; Valla badihava e kini. Ju ka shkelë historia.
pashe nje komente ku thoshte se turqit nuke jane te rrezikshem sa serbet nje lloje jane pore turqite lane faren 65 perqinde tepopullite ndersa serbi ma pake dhe keshtu u ba vndi kaqe i bukure
Roni shokut ju kini problem se qka jini jo ne.Prit beje regjistrimin ather fol.
do ta shofim ,rrofte kryqi
c’ eshte kryqi?
Kryqi eshte ajo vegel qe vrau jezusin gjoja.
Te tere te krishteret e dijn se Jezusi vdiq ne kryq, kryqi vete eshte nje mjet-arme qe gjen vdekjen ngadale dhe me dhimbje te medha, shkurt torture.
—
Mua personalisht me vjen cudi qe pse duhet te adhuroj pikerisht armen apo veglen apo mjetin i cili me vrau mua “zotin”, logjikisht i bjen qe ta urrejt ate qe me vret mua “te dashurin, idhullin tim” ?!!!
—
Disa arsyetohen se kryqi eshte i shenjte sepse mbajti mbi vete krishtin…
Aspak llogjike, sepse nuk eshte se e mbajti por e tururoi dhe e vrau, por le te themi qe e mbajti:
Krishtin e ka mbajtur edhe gomari mbi kurriz te vet.
Pse nje gomar qenka me me pak vlere se nje cope druri dhe disa gozhda.
Me nje llogjike te vogel po te isha un i krishtere, me para adhuroj gomarin i cili mbante ne kurriz krishtin kudo qe shkonte se nje cope druri ne form kryqi…
Biles gomari e ndihmonte krishtin ne udhetimet e tij per te derguar misionin e paqes.
Por fatekeqesisht asnje i krishtere nuk var nje gomar ne qafe si shenje adhurimi :((
Sa keq, i shkreti gomar u lodh kot te mbante zotin e tij mbi kurriz, dhe e tere djersa e mundi i iku kot…
—
Le te themi se nje grup cifutesh te cilet jan ne fakt vellezer gjaku te krishtit e vrane jo ne kryq po me nje karrike elektrike si sot ne kohe moderne, apo me injeksion me gjilpere, tani si i behet?
Te krishteret do te varin ne nper qafa karrike, shiringa, do te bejn skulptura ku tregojn krishtin tek percellohet ne karrige elektrike me mijra volt rrym, apo do te bejn piktura me krishtin tek i injektojn atij helm ne damare dhe te duket si drogaxhi???
Pa dashur te ofendoj asnje te krishtere, por un me llogjiken qe te krishterte vete me japin po flas dhe jo nga koka ime.
Nderime, uroj qe disa te mendohen pak…
eshe kete e shpjegon ai libri me shkaravina apo e gjete ne fletushkat qe shperndani pas buke?
ky është vendi ynë, shqipëria, kosova, maqedonia, çamëria janë tonat, mbasi ju pëlqen juve serbia shkoni në serbi ju sherrat e ronat se atje ju shkon llafi dhe janë antishqiptar si ju
me njerez si ju do ti japim te drejte enver hoxhes qe i prishi xhamiat dhe kishat, ju nuk jeni fare fetar por nje rrace dembelesh dhe spiunesh, ne serbi spiunonit tek serbi, ne kohe te turkut ishit spiuna ne kohe te zogut po ne kohe te enverit dhe tani ne kohe te sales po spiuna, dembeli nuk eshte i zoti te punoje dhe ben si fetar per te ngrene, Profili i kopilit qe sa shef na nje te forte thote ky eshte baba im, yyysh mos iu rafte nje vend ne dore se e beni lesh,
Nje analize e thelle e Z,Ukaj.Mendoj se antishqiptare jane te gjithe ata qe duan te ndryshojne te vertetat e barbareve turq ne vendin tone.Do vije nje kohe e njerzit do na gjykojne per kete absurditet. Shqiptaret e vertete pa dallim feje e krahine gjykohen, nga renegate, sepse nuk duan te shkelet mbi sakrificat e popullit tone.Kush jeni ju se nuk po ju njohim qe shkelni dhe doni te perdhosni gjerat qe per popullin tone kane qene te shenjta me shekuj?
Nqs është e thellë kjo analizë, atherë oqeanet paskan mbetë cektina . ky është rrotë analisti i deshtuar ne letersi tash mundohet po po deshton edhe ne politiken e perhapjes së urrjetjes. Dështak me ka krejt.
Ministri turk i arsimit nuk ka kerkuar fshirjen e historise se shqiptareve,por thjesht,kthimin e saj ne REALH?STOR?,bazuar ne ate qe ka ndodhur dhe jo ne ate qe ne do te don?m.P.sh.nese ne flas?m per nje pusht?m m?zor dhe te gjate turk,si shpjegohet fakt? qe gjate kohes otomane shqiptaret kane qene posedues?t me te medhenj te pronave dhe of?qeve ne pjesen europ?ane te perandor?se,si shpjegohet qe nga njera ane ne u mesomje fem?jeve tane ne shkolla se turq?t zhdukn?n cdo gje shq?ptare dhe nga ana tjeter nuk u tregojme se dy nga lagjet kryesore ne Stamboll quhe ”lagjet shq?ptare-arnavutkoy”,luks te c?l?n nuk e k?sh?n etn?te e tjera te kryeqytet?t,si shpjegohet qe nga njera ane ne u mesojme fem?jeve tane se turq?t zhdukn?n cdo gjurme kr?st?ane,dhe nuk u tregojme atyre se ne kohen otomane lulezuan,manast?ret e Zvernec?t,Voskopojes,etj,dhe po ne kete perandor? nje shq?ptar katol?k,Pashko Vasa,merr t?tull?n pasha,gjeneral,dhe behej Guvernator ? L?ban?t….
Duke mos haruar se gjate regj?mt komun?st ne Shq?per? u prakt?kua ”lobotomy” ,fsh?rja e memorjes,dhe se ,edhe f?lm?n per Hero?n tone Kombetar Skenderbe e real?zo? nje regj?zor dhe nje staf rus mendoj se eshte e nevojshme ,sqar?m? ? d?sa momenteve te rendes?shme te h?stor?se sone te perbashket 500 vjecare,larg emoc?oneve dhe me afer real?tet?t.
EMA,nqs ke fe myslimane ajo eshttezgjidhja e juaj ,dhe e respektoj,por kush je ti qe deshiron historine ta nderosh,apo pse keni bere disa kolegje turke ne shqiperi dhe ju kane shperlare trurin me histori te nastradinit,o zonje ne duhet te shohim cfare te bejme te ecim para ,se gjergj kastriotin nuk je ti qe do ta gjykosh ate e ka gjykuar historia para kolegjit tend turk..Late name sju vjen turp ne mes te evropes keni nostalgje per pushtues,skam gje me turqine ,se dua te rri sic eshte por te lere gjergj kastriotin tim rehat ,te fala andej nga turqia..
E ti kush je trutharë për gjynah. Po çka din o i shkretë çka është Evropa. Hjat në Fand e ruj dhi e thi..e këndoja kangën skenderbegut.
O hamend ,po me mire dhi te ruaj e larg mjekercjapeve ,une prap kengen gjergjit ja kendoj ,ndersa ti kerce ne haremin e sulltanit ,dhe sbej me replika me tu ,se sja vlen vlerat e mija jane larg me injorancen tende
ruaj dhi e thi të thashë. Nuk kam porosi tjetër se as je për gjëra me të komplikuara e sidomos jo asosh ku kërkohet ndonji gram dije. Je armik i shqiptarisë por do të jesh i humbur siç ke qenë deri tash
Te falenderoj per koment?n,por nuk e kuptoj,cl?dhja ka feja,kolegj?,dhe te tjera si keto .Sa per sqar?m nuk kam stud?uar ne asnje kolegj turk,njoh gjuhen turke ashtu s? edhe d?sa gjuhe te tjera(te kerkoj ndjese per mosmodestine) dhe thjesht permenda d?sa fakte reale ,larg emot?ves,dhe ju qe nuk jepn? asnje koment rreth tyre.Sa per Gjergj Kastr?ot?-Skenderbeun,te jesh ? s?gurt se nd?hem ,krenar me te ,po aq sa ju,ndoshta edhe me,dhe jam nga ato ,qe kam vendosur lule ne bust?n e t?j ne Izm?r.
E kuptova qe ke mbresa te mira nga turqia ,as une skam asgje kundra turqise ,por thjesht mendova ndryshe per shkrimin ,je e nderuar ,Respekte!!
Me qe qeveria e Kosoves do te “rishikoj” historine ne lidhje me Turqin , duhet te bej te njejten gje edhe me Serbine. Te shofim se si do te reagojne mjekerrfshesat e Kosoves. Duket qe neper Kosoven ka dale shprehja : Q.. nanen qe te therrasin babe!
Ema n.q.se ndjehesh krenare per Gjergj Kastriotin atehere duhet te pranosh dhe betejat e tija kunder hordhive turke.Po keshtu dhe raprezaljet qe kane bere ato si cdo pushtues i ri apo i vjeter . Pasi e di gjuhen turke te keshilloj te germosh neper arkiva dhe do te gjesh ca gjera qe nuk do te te pelqejne si shqiptare qe je.Atehere cdo ti ndryshosh historise?
Po ja,Ema e mesoi turqishten si pa dashje,i doli rruges!
po mbushet vendi me talebane,fara me e poshter e njerezimit.Megjithate vetem ketu tek ne gjen njerez qe sot kane respekt per nje pushtues 500 vjecar,as ne Afrike ndodhin keto gjera.
Ka kombe qe i kane shpik heronjte kombetar,kurse ne duam ti hedhim poshte pavaresisht materialit te shumte historik.
Duke te kerkuar m?rekupt?m,te lutem mos ju refero emr?t t?m ne komentet tuaja.Ne kulturen t?me jane te huaja ,debatet fyese,pervers?tet? et?k,dhe gjuha urrejtese,Falem?der?t!
per mua eshte fyese,perversitet qe brenda kombit tim ekzistojne individe qe me punen,inteligjencen,veprimet e tyre po luftojne dhe punojne kunder historise,te tashmes dhe te ardhmes!
Te falenderoj per kesh?llen tuaj ,per te hulumtuar (jo germuar)ne ark?vat otomane,gje te c?len jam duke e bere,por duhet t’ju terheq vemendjen,se une ne asnje vend nuk kam glor?f?kuar asnje pushtues,c?l?do qofte ai,thjesht kam kerkuar,te r?vleresojme ne menyre reale ,jashte metod?kes komun?ste,ate se cfare ka ndodhur ne kete troje gjate h?stor?se,P.sh.nese emr? juaj nuk eshte nje lapsus ”ahkodran?a”,dhe eshte ”shkodran?a”,me trego te lutem d?cka per ngjarjet e mars?t te v?t?t 1913 ne Shkoder(pas? Shq?per?a ?shte shpallur teor?k?sht shtet ? pavarua)dhe rol?n e garn?zon?t otoman, dhe fat?n e komandant?t turk Hasan R?za Pasha
Hasan Riza Pasha ishte gjeneral turk dhe Valiu i Shkodres.Ai i propozoi Parise se qytetit te ngrihej ne keshtjellen e Rozafes flamuri shqiptare afer flamurit turk .shenje kjo qe tregonte se Shkodra kerkonte pavaresine e saj kombetare.Nderkaq po beheshin perpjekje qe,me ngritjen e flamurit,malesite e Shkodres te dyndeshin ne qytet per te zhbllokuar rrethimin e Malit te Zi.Esat Pashe Toptani.qe ndodhej ne Shkoder me trupat shqiptare,kishte hyre ne marveshje me Malin e Zi te dorezonte qytetin,Ne mbremjen e dates 30 janare 1913 ,Esati i beri atentat Hasan Riza Pashes.Me 23 prill 1913 Esati ia dorezoi qytetin princit Danillo te Malit te Zi.Me 5 maj 1913 krajl Nikolla u detyrua te leshoje Shkodren dhe e dorezoi qytetin ne duart e pese Fuqive te Medha.Kur Turqia ishte kaperthyer ne fronte te tjera dhe e la Shkodren ne fatin e saj garnizoni turk. forcat shqiptare dhe vullnetare shqiptare i bene rezistence forcave malazeze.Hasan Riza Pasha ishte nje oficer i afte dhe organizator i mire qe e kishte kuptuar se Turkia nuk kishte me vend ne Ballkan dhe dha kontributin e tij te vlefshem.
Mendoj se do ta keshe shume veshtire te hysh ne arkivat pasi 1- Duhet te dishe shume mire turqishten e vjeter 2- Deri me sot akoma nuk ka hyre ndonje femer ne keto arkiva e sidomos shqiptare.
Kjo nuk eshte hera e pare qe kemi te tilla tendenca pro otomane. Ne fund te fundit pas 500 vjetesh kane arritur te fusin ne mendesin e shqiptarit fjalen e urte turke”ai qe te rreh te do” ose e perkthyer shqip”qija nanen se te thote babe” . Por ju qifte nanat ma keq se jua qiu 500 vjet juve qe vdisni mas qenve aziatiko/mongol.
po kush eshte ai qe nderone historine se nga shkerdhata politikan kemi turpe te levizim se nuk jane te zote te hapin gojen neper bote se ata kishim ne kohen e munizmit dhe ata kemi prape. Dhe ata arixhinjte turke qe na nderuan fene dhe zakonet do bejne keshtu se eshte ne favore te tyre se ne nuk kemi njeri qe te flase te hapi gojen .Per ne eshte nje fyerje e madhe qe te hedhim poshte heroin tone kombetar gjergj kastriotin dhe te ngrime ne pedistal muhamedanet ………turpe dhe per historianet tane .