Kryeministri i vendit si Ledi Makbethi e Shekspirit, që përpiqej të lante njollat e gjakut nga duart, po kërkon me ngulm te shkulë nga mendjet e shqiptarëve ngjashmërinë e tij me Gedaf-ët e botës arabe. Ky synim i kryeministrit më duket shumë i vështirë për t’u realizuar, sepse ngjashmëria e tij me diktatorët arabë të rrëzuar apo në rrëzim e sipër nuk është një figurë letrare apo një hamendje opozitare, por një realitet tronditës për çdo shqiptar, që lundron në internet apo ndjek lajmet në stacionet e huaja televizive.
Berisha ynë, njëlloj si Gedafi ozurpoi një revolucion të filluar nga të tjerët dhe e moli revolucionin si mjelsja lopën. Njëlloj si Gedafi u përplas me Amerikën duke e bërë Shqipërinë të famshme për të keq në të katër anët e botës. Nuk mund ta harroj personelin zezak të hotelit në Sejshell(një grup ishujsh parajsë tropikale në Oqeanin Indian),kur në shtator të vitit 1997, të cilët, kur u thoja se jam shqiptar, më përgjigjeshin: aha Shqipëria,kallashnikovë,Berisha,shumë kallashikovë.Njëlloj si Gedafi por me shkallë zvoglimi përdor mercenarë të huaj-ai mijëra nga vendet e Afrikës së zezë,ky gjysëm dyzine serbësh me pasaportë të Malit të zi. Gedafi përpiqej të blinte përkrahjen perëndimore me naftën e Libisë,ky përpiqet t’I blejë lobistët me paratë e shqiptrarëve dhe me pasuritë e Shqipërisë. Ai përkrahte terroristët nga IRA te Abu Lidali,ky nga al Aramaini te raketat e supit për Hizbullahun. AI vrau mijëra libianë, ky është i moderuar vrau veç katër apo pesë shqiptarë. Ai vrau ministrin e luftës të qeverisë opozitare të Bengazit,këtij ia vrau një dorë e panjohur deputetin opozitar në prag të shtëpisë. Ai përdor tanke, topa, avionë e katiusha kundër populit të vet.Ky vetëm snajperë e gazra helmuese blerë me ndërmjetësinë e trafikantëve ndërkombëtarë s i Shmuel Avivi.Jo se ky si ka qef tanket po çe do se i shiti Majko me Mediun me nga 2-3mijë dollarë copën.Madje edhe ato një qind copë të konservuara ka dëshirë t’I shesë Ben Imami.Ky i ka qef katiushat po ja që i shiti me 208 dollarë copën Majko e Gjiknuri ndërsa Mediu predhat e katiushave ia shiti me 22 dollarë copën genocidistëve të Darfurit.Ai e la jashtë varrit litarin me MANPAD-et(raketat kundërajrore të supit), këtij aleatët duan t’ia ndërrojnë me klering raketat me kokainë Kolumbie. Ai përdor djemtë si qehallarë të pushtetit,ky djalin,gocën,kollovarin,krushqinë serbe të së shoqes e kështu me rradhë i përdor si pronarë e sundimtarë të Shqipërisë.Ai nxjerr on line spikere televizioni me kobure në dorë, që betohen për kokën e Gedafit.Ky nxjerr gra-burra si Vokshi, që trembin fëmijët nga ekrani, duke sharë puçistët e duke lavdëruar Doktorrin. Ai kishte aleatë gjithë diktatorët e botës ndërsa, ky i yni natën i çonte Gedafit me anije 150 000 predha mortaje kalibër 82mm për të vrarë popullin libian dhe ditën hipokriti i premtonte popullit libian spitale fushore për të mjekuar plagët nga predhat e mortajave prodhim Poliçani.Atë zemërimi popullor e dëboi nga Tripoli për në vendlindje, për në Sirte.Ky ende banon në mes të Tiranës, në një pallat pranë ambasadës Iraniane, jo për ndonjë gjë po zullumet, që ka kryer në kurriz të vendlindjes e ndalojnë të kthehet e të banojë në Tropojë..
Ngjashmëria është evidente dhe askush nuk e hedh poshtë.Po Edi Rama a ngjan me kundërshtarët e Gedafit? Absolutisht jo! Ata janë në shumicën e rasteve heronj.Ky i yni është thjesht shef opozite.Ata janë civilë, që nga dashuria për lirinë mësuan me çmim gjaku “zanatin” e ushtarit profesionist.Ky i yni preferon t’I komandojë trupat, që hedh në betejë, nga komoditeti i lokaleve të Kullave të arabit. Ata edhe kur janë ministra, kolonelë, drejtorë të përgjithshëm nafte, shefa zbulimi të Gedafit nga dashuria për popullin e tyre apo për tribunë e tyre duke rrezikuar kokën i kundërvihen me armë diktatorit. Këta të këtij tonit vinë nga Amerika e largët për një ditë pjesëmarrje në parlament për të mos ia prerë rrogën Jozefina, rojtarja vigjëlente e parave të popullit. Ata atje edhe kur janë emigrantë japin donacione milion dollarshe për të kontribuar në luftën anti Gedaf. Këta të këtij tonit vjedhin edhe paratë e fushatës elektorale edhe më fort sesa Flamuri, emblematiku I PD-së. Atje emigranti milioner lë dashnore, shkon vullnetar në Bengazi dhe kontribon me 160 000 dollarë për të blerë avion pa pilot në ndihmë të kryengritësve të Misuratës. Këtu te ne kryetari i një partie parlamentare e nacionaliste i harxhon paratë e fushatës duke punësuar zëdhënëse fushate dashnoren e një “lepuri” trafikante mik të Shkëlzenit. Këtu te ne shefi i opozitës shkruan pamflete të shkëlqyera nga ana publicistike,por që kurrsesi nuk mund ta bindin një plak të mjerë të lerë pushtetin e bashkë me të një pjesë të mirë të pasurive të plaçkitura si edhe lirinë personale të djalit e vajzës së vet. Atje rrebelët e Misuratës pagonin me para në dorë për çdo informacion për trupat e Gedafit,këtu te ne Shefi i opozitës përton të hapë e-mail-in për të parë informacione se si Raisi ynë I tranzitonte obuzët “Dora” made in Serbia, përtonte të hapte e-mail-in për të mësuar in advance ardhjen e emisarëve të Kremlinit apo të ajatullahëve të Iranit me të cilët flirtonte Gedafi ynë. Opozita libiane angazhonte informaticienët më të mirë në rradhët esaj madje dhe indianë e jug koreanë me paga të majme për të bërë propagandë e luftë elektronike kundër Gedafit. Qehallarët e këtij tonit refuzonin oferta për propagandë elektronike gjatë fushatës me sebepin se nuk ja vlen t’I harxhojmë lekët kot,përderisa Edi e ka të fituar garën me këtë kollovarin e Doktorit.Sot këta qehallarë i gëzohen fondeve, që vodhën gjatë fushatës,kurse socat e mjerë po dëbohen nga bashkia me dyzina.E kështu me rradhë e kështu me rradhë!
Ky i yni mendon se është krishti Panteokrator, që bashkëpunëtorët me rrespekt, t’I thonë: mjeshtër ,nga mëngjesi në darkë, në fakt është vetëm shef opozite, por larg, shumë larg të qenit vigan liberator. Sot shqiptarët kanë nevojë për njeriun e shpresës dhe ky i yni u premton arrnim partije me rrobaqepës “mamuthin’ Caci. Dakord hajdutëria e fëmijëve të Gedafit tonë e ka shndërruar mamuthin e korrupsionit në derrkuc të korrupsionit, por gjithsesi shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe shpëtimtarë jo për kopje bojë rozë,me shkallë zvoglimi të Gitës dhe Xenit. Ky i yni beson, se po qe poshtë fikut, një ditë fiku do kalbet nga korrupsioni,ose Daj Samit do i vijë në majë të hundës dhe këtij tonit do i a shkundë e do ia fusë kokrrat e fikut në gojë.Prit gomar të mbijë bar thotë populli shqiptar. Kryengritësit libianë ditën të bëhen aleatë me Amerikën, Italinë, Gjermaninë, Anglinë apo Katarin,ky i yni edhe kur media ia ngre topin(duke zbuluar allishverishet e Gedafit të Tiranës me Rusë, serbë e kinezë) nuk e bën dot pikë. Vjen në Tiranë Z. Morell, zv/drejtori I CIA-s për t’I ngritur kartonin e kuq Gedafit tonë, por nuk gjen opozitë luftarake për ta zëvendësuar si ajo e Bengazit dhe e Mizuratës. Kaq është ndryshimi I Bash opozitarit të Arrnavutllëkut nga heronjëtë e Tarabullusit.
Z. Bash opozitar të bukur shumë I bën pamfletet, por “desk officer-i” përtej oqeanit për dreq citon proverbin anglez: Actions speak louder than ëords-veprimet flasin me zë më të lartë se fjalët. Amerikanët e kanë treguar veten ,se kur u vjen në majë të hundës, për të hequr qafe një tiran problematik për interesat e tyre kanë mundësi të krijojnë opozitë për ta zëvendësuar edhe si të thuash “in vitro”.
e keqja e ketij vendi nuk eshte vetem nje person,pavaresisht se DOKTOR MORTJA eshte moster.
E keqja me e madhe eshte ajo shtrese e ketij kombi me formim e kulture osmane,e cila e mbeshtet dhe e voton ne mase .
Por e thua shume bukur,kush ta marre pushtetin?! te vdekurit nuk ngrihen nga varri…
Preng sherri nuk jam dakort me ty….ajo shtrese qe ti permend ka nevoje per nji dore te fort per ta udheheq dhe jo per prralla…Ky rrumpalla nuk ta liron karrigen pa ja hjeke me zort,duhet me gjete metoda per te rujt VOTEN qe mos te na vjedhin.,Troç duhet Edi Rama me dale prej kllapijet.
Jam dakort, formimi dhe kultura osmane eshte mbizoterues.
Per mua prenga ka te drejte.Vetem nje popull si ky yni do votonte keta plehra,se sado vota te vjedhe ky komunisti i mutit,prape nje pjese turkoshake e miletit e voton perseri.
Nje pjese te miletit(jo popullit)shqiptar i ka ngelur ora me Haxhi Qamilin dhe nga mentaliteti jane tamam turq,dembele,llafazane,spiune,thashethemexhinj.Ne jemi vetem per te ngrene fara dhe per te pare telenovela.
Absolutely Brilliant , Ky Artikulli juaj ————Vecse nje korigjim –Ky i “Joni” i opozites nuk vepron sepse nuk eshte i joni
Ky eshte i ATYRE ———- E kam fjalen jo per Salen, por i grekeve
-Saliu po vepron pro synimeve te politikes greke –dhe ky i “Joni’ sic duket ka marre udheziume qe te mos e trazoje Salen sa te mbaroje Sala me zbatimin e direktivave qe mnerr nga greket …….
——- S e ndryshe nuk ka si shpjegohet qe Edi Rama i cili deri dije ulerinte ne mes te Tiranes — O Doktooooooooooooooor ..!!!!!!!!———-Ndersa tani ka rene ne heshtje totale —Dhe duket q ekur mori edhe Njeirun me te Koruptuar te Shqiperise Anastas Angjelin i cili eshte jo vetem i koruptuar por edhe nje ANTISHQIPTAR I TERBUAR ——————
————Ndaj ky i ” Joni” ( Edi Rama ) eshte mire te largohet ,dhe biles urgjentisht , prej kreut te PS-se,
sepse nuk perfaqson dhe mbron interesat e popullit opozitar –
————-Ndryshe elektorati socialist duhet te shkoje tek selia e PS-se dhe ta nxjerri jashte nga selia ate bashke
me Angejlin,.Majkon, Blushin, Ruci idiotin –ato mbetjet e Nanos ..dhe te krijojne nje kryesi te re , Me njerez tamam patriote dhe socialsite te vertete qe ju dhimbset elektorati
—Jo mbajne ne krye nje kryesi t embushur me spiune te grekut dhe te koruptuar nga koha e Nanos dhe Edit bashke
RAIMONDI
ke te drejte,dhe per mu Anastas Angjeli eshte nder figurat me te urryera!
Jemi thjesht pa opozite,pasi ploteson vetem poziten ne horlliqet e tyre.
Si nuk del dikush per te be dicka,nuk paskemi kurrkend te afte!
o raimond turku
pervec rucit qe eshte turk gjithe te tjeret qe reshtove jane kaure
Po clidhje ka Anastas Angjeli me Ramen??? Caci nuk eshte me ne Opozite. Ka nje Universitet Privat, i kane dhene dhe titull te larte akademik tani. Madje mund te themi se Caci eshte pjese e pushtetit tani.
“Prit gomar te mbije bar”—kemi nje qeveri hajdute ,vrasese, tradhetare…..dhe kemi nje opozite qe i ben fresk…….
Mos thoni se nuk kemi opozite:Thoni ate si eshte e verteta e frikeshme:Kemi nje kuceder qe e ka shpartalluar Shqiperine dhe e ka shkelur per 20 vjet opoziten.Fatos Nano perfundoi ne burg,Ilir Meta perfundoi ne preherin e kucedres,Ceka,Imami,Kaci,dhe qindra opozitare te medhenj e te vegjel i ke te kepucet e Berishes duke ja lepire ato si qen te rrahur….!Edi Rama????Po shpetoi nga burgu…lus te mos perfundoj tek pesa!I tille eshte Kucedra Berishe!!!!
1 replike te vogel me Autorin e shkrimit,nese i lexon komentet e lexuesve.
E para e punes,te tregosh se sa i KEQ,i PABESE,i POSHTER……etj.,eshte BARBARI i Vucidolit nuk eshte me as Trimeri,as Zbulim dhe as Inteligjence,pasi kete tashme e di edhe vete DIKTATORI i Shqiperise.Dhe te jesh i bindur se e di me mire se une e se ti,pasi jeton me vetveten 24/7,dhe normal qe edhe atij i eshte merzitur vetja.Metamorfoza te pakontrolluara psiko-emocionale qe burojne ne menyre te PAKONTROLLUAR nga pertej Ndergjegjes sone.Keshtu ndodh.
E dyta qe eshte edhe me Kryesore,eshte pyetja se si Ti,si individ,neutralizon efektin negativ qe 1 DIKTATOR ushtron mbi ty.E pamundur
Ti e fillove ”kritiken” tate per Liderin e Opozites me keto argumenta:
”Po Edi Rama a ngjan me kundërshtarët e Gedafit? Absolutisht jo! Ata janë në shumicën e rasteve heronj.Ky i yni është thjesht shef opozite”.
FAKT: ata nuk jane ”heronj”,pasi kane 42 vjet nen skllaveri,sikur nuk ishim edhe ne ”heronj” pas 45 vjet diktature.Ata jane shume te vonuar.Argumenti yt BIE.
”Ky i yni preferon t’I komandojë trupat, që hedh në betejë, nga komoditeti i lokaleve të Kullave të arabit.
FAKT:Kur kane filluar perleshjet e para,EDI RAMA,ka qene ne krye te turmes diku ke Pallati i Kultures dhe akoma nuk kishte mberritur ke Hotel Dajti.EDI RAMA nuk eshte fallxhor te parashikoj VRASJET dhe PUSIN qe i kish ngritur i PABESI i MALSISE.Aq me teper,nuk ishte ”Komandant forcash te Armatosura”,por Udheheqesi i 1 mitingu paqesor.Une nuk mbaj mend EDI RAMEN te kete lajmeruar popullin shqiptar per beteje te armatosur ne Tirane,por per miting.
Per rrjedhoje KONKLUZIONI yt se ”Ky i yni preferon t’I komandojë trupat, që hedh në betejë, nga komoditeti i lokaleve të Kullave të arabit.”,BIE dhe nuk eshte gje tjeter vecse Retorike e ”Gatuar” ne studiot propogandistike te BARBARIT te Vucidolit,e cila duket se ka gjetur edhe penen tate si amplifikator dhe ne munges te ”vigjilences” nga ana jote,ka mundur te penetroje edhe ne trurin tat.Po keshtu ka shume per te kundershtuar ne gjykimin tat perkundrejt EDI RAMES,si fenomen,Jo si njeri i pervecem,sepse si njeri i pervecem EDI RAMA ka shume dobsi,po ashtu sikur une edhe ti.1 ”vigan liberator” sikur edhe ti e pershkruajte,nuk duket nga larg ku vjen,po vetem kur iken pasi ka mbarruar pune.
Duket se trendi me i fundit ne ”Intelektualet” shqiptare eshte ndarja e fajit midis te
dyve.Keshtu,ne pamje te pare,”intelektuali” shqiptare i siguron vetvetes 1 status te ”paanshem”,”korrekt”…etj.,1 loje IDIOTE qe luhet ne trurin e ”intelektualit” me qellim final shitjen e mendimit,mendim per te cilin as shoqeria Shqiptare dhe as BARBARI i Vucidolit nuk pjerdhin fare.
EDI RAMA eshte 1 konflikt ne shoqerine shqipetare qe ka lindur qysh me ”duelin” Noli-Zogu.I ngrire ne kohe per 5 dekada,tashme konflikti vazhdon.Shqiptaret t’i luten Zotit,qe kete konflikt t’a humbasi BARBARI,perndryshe do te duhen disa dekada te tjera per te rikuperuar.
Mos e vendos KURRE shenjen e = midis EDIT dhe BARBARIT,ky esht mesazhi im.
Shume dakort jam me repliken per Edi Ramen. Me kujtohet qe shume personalitete te opozites nuk ishin as 50m larg nga ku rane lotsjellsit e pare ate dite. Turma qe u terhoq i shtyu deri tek krqyzimi me lanen qe ne fillim.
Sakte ! Une kam qene ate dite ne proteste ; udhetova nga Vlora vetem… Edi Rama me grupin kaloi perpara meje… mbasi ndodhej rreth 20 metra perpara , deri tek une mberriti gazi lotsjelles .. pa dyshim qe doza e gazit lotsjelles qe ka marre Edi Rama ishte me e madhe se ajo qe mora une. Ishte hera e pare qe e provoja… per fat kisha nje shall te cilin e perdora per te mbuluar syte dhe hundet… ishte vertete shume mbytes dhe po te mos isha terhequr, vertete mund te asfiksoheshe!
Jam plotësisht në një mëndje me ju Dean.Mbështe plotësisht arsyetimin tuaj.
Megjithatë deshiroj të theksoj ,si edhe Ju që ,nuk është vetëm Z.Thanasi,dikur një mbeshtetes i madh i Berishës ,por sot eshte një rrymë e madhe ,e sponsorizuar nga Berisha ,që synon të identifikojë Berishën me Ramën.
Dhe e vërteta eshte se, keta elemente jane ne te dy krahet e politikes dhe i bashkon interesi i pushtetmbajtësve .Me pak fjalë,synimi i tyre eshte që të tresin shpresën e shqiptarëve për një ndryshim të situatës.Sipas tyre edhe opozita është e pabesueshme,e paaftë të sjellë ndryshimin???!!!.
Ndoshta ,shkrimi i z.Thanasi është pa këtë arsye dashakeqe.
Sidoqoftë mesazhi që përciell, nuk ndihmon të çlirohemi nga ai që zoti Thanasi e quan me të drejtë:”Gadafi shqiptar”.
E para,se libiket u kujtuan vone bie,se ata nuk i linte as kerbaçi i Gadafit,dhe as byreku qe ndante me rregjimin e tij Perendimi hipokrit.Mjafton te kerkosh ne internet investimet e grupit Eni(italian)dhe te kuptosh qe copat e byrekut ishin ndare dhe ishte komod nje satrap qe ti siguronte keto.Ky satrapi blinte kuota ne Fiat,ne Unicredit,ne Juventus;pra libiket qe ngriheshin shpejt nga gjumi i gjeje ne qeli ose te varrosur ne rere.E dyta,Edi eshte e vertete qe nuk eshte komandant,por çdo demonstrim ka hipoteza.Hipotezes se demonstrimi mund te degjeneronte ne shtyrje dhe grushta(keto ndodhin dhe kur ndeshen dy skuadra te kategorise se dyte)duhej ti ishte gjetur nje kunderlevizje,se po i vihej shkelmi portes se mender kryeministrit dhe jo stalles se lopeve.Psh,po te perdorej lotsjelles(opozita duhej te kishte informacion,se pastaj jam duke shkruar kot),te kishin facoleta ose shami per te zene hundet,ose po tu hynin me shkopa gome te ndaheshin ne grupe qe ta dekurajonin sulmin e grupeve te shperndara policore.Une jam dakord qe Edi zgjedh protesten,por njerezit e besuar te tij sigurojne rrugedaljet,qe edhe Barbari i Vuçidolit te mos shperndaje turmat me dy tuba uji,por as te mos kete bythe te guxoje te perdore armet,se pastaj i ikte koka.300 vetat e droguar qe sala beri show me shabanet e TV shteteror,sikur te kishin mendjen time do e kishin sheshuar ate mender kryeministri,qe pastaj mender parlamenti i ri te behej bash aty.Por,te themi hapur,qe PS eshte bere litar me shume nyje,sa ti zgjidh njerin ato shtohen nga tre.Edi nuk ben per politikan,por nuk ka ne PS njeri me te vendosur.Fola kot mbase,por ashtu ma tha mendja,jo se jam kundra teje dhe fjaleve te tua.Shendet!
Zoteri Dean
Nje replike e vogel nese e lexon
Per mendimin tim keta burra apo gra ,qe shkruajne me emer mbiemer te vertete jane trima
Ne qe shfryjme pas tastjeres se kompiuterit nuk jemi si Gjergj Thanasi,Mustafa Nano, Andrea Stefani Ilir Yzeiri dhe mbi te gjithe MERO BAZE.
Peshendetje
OK
Artikull qe ja vlen te lexohet. Kompliment.
Nese opozita shqiptare me Edi Ramen ne krye,,nuk do te kishte kete mungese kredibiliteti ne popull, atehere fundi i kesaj rrumpalle Vucidoli do vinte shume shpejt. Tragjedia e gjithe kesaj situate eshte se shqiptareve iu duhet, jo vetem te heqin qafe kete qeveri neveritese por njekohesisht te gjejne edhe nje alternative qeverisese te re. Apo beson ndokush qe zevendesimi i Sali Berishes me Namik Doklen apo Skender Gjinushin do shpetoje Shqiperine???Edi Rama nuk ka formatin per te qene shpresa e nje shoqerije shqiptare me te mire. Clirimi i lanes nga kioskat do mbetet si “sherbimi” i vetem qe ky qytetar i kryeqytetit i beri qytetit te tij te lindjes. Shperfytyrimi i kryeqytetit ne emer te modernizimit nepermjet “lejeve te ndertimit” qe iu leshuan leprave dhe kelysheve te leprave ne emer te tij,, mbeten ne kujtesen e cdo qytetari te hershem te Tiranes,, si “veper e ti” po ashtu. Ky vend, ka djem dhe vajza te rinj te edukuar dhe arsimuar ne universitetet me te mira te Europes dhe Amerikes,,,qe nuk gjejne mundesine te tregojne aftesite e tyre dhe te ndihmojne ne korrigimin e imazhit te Shqiperise si vend i shpellareve. Shqiperia ka nevoje per revolucionin popullor sepse klasa politike e saj eshte e korruptuar dhe e degjeneruar. Kjo klase politike eshte pengesa kryesore e shqiptareve per te ecur perpara. Pa dashur te ofendoj askend,,,,,,,,PD dhe PS jane varrmihesit e demokracise shqiptare.
He me te lumte, Ma ne fund e gjeta vetveten E VERTETA DUHET TE THUHET TROC, LAKURIQ, ASHTU SIC ESHTE.
PD DHE PS JANE VARRMIHESIT E DEMOKRACISE SHQIPTARE.
Ne vuajme sepse KORRUPSIONI DHE KRIMI ESHTE KTHYER NE INSTITUCION.
Na mungonte dhe nje krahasim me shume qe salia te quhet gadaf,po ne fakt ky artikull me kujton kalvarin e ushtrise shqiptare,te shtrire pertoke dhe te rrjepur ne mes te dites.Me ardhjen e berishes se pare,ne postin e ministrit te mbrojtjes u vu nje mesues aritmetike nga Peshkopia,qe dinte vetem te bente zbritje,Ky filloi reformen dhe shitjen barbare te mekanikes dhe arsenalit luftarak,qe vazhdoi me vite ne aeroportet ushtarake te Gjadrit dhe Kuçoves.Kush i blinte municionet dhe sipas kujt rregulloreje apo ligji te miratuar nga kush mut parlamenti?Kush qe ajo organizate antishqiptare qe i dha liçence ketyre bastardeve te shkaterronin bazen tone jetike siç eshte mbrojtja e vendit?Ku eshte sot kjo modernia ushtri e sali protopapes qe na dhenka siguri per mbrojtjen e territorit?Me ardhjen e berishes se dyte,pas drejtimit te inkopetenteve socialiste qe ushtrise i hoqen edhe kepucet,erdhi ne karriken e ministrit Beni i Mamit,ushtari me i famshem i kinemase shqiptare,qe po bleka helikoptere per Xhahajmarine e sali berishes;na kane mbetur llastiqet per te goditur helikopterin VIP te monarkut.Thuhet se kushti per tu futur ushtar ne kete ushtrine fantazme te salise dhe Benit te Mamit duhet te dish mire farsi,arabisht dhe mjafton vetem Yes ne anglisht;gjuha shqip eshte fakultative qe kur krye-tharja e parlamentit ka nevoje per perkthyes.Vari leshin,se vetem leshte na kane mbetur!Dhe i behet mire ushtarakeve qe ulen kokat;tani kane zene pune neper benzinata dhe bejne rojen e nates!U rrofte dhe u kujtuafte ymri!
Beso , bukur fole. Te lumte goja.
Z.Gjergji Thanasi artikulli tuaj s’ka lakra por ka realitet ndaj ja vlen ta lexosh, Shqiperia po ngeli ne rrugen e qorsokakut ku ka hyre mbaroi me gjithesej.Urimet tona qe na ndricon mendjen..
Edi Rames te qenit shef i opozites ja lidh kembet e duart dhe nuk i jep luksin qe te heqe qafe tiranine.Sikur neser te fitoje ai,nuk ka fuqine per te çbere padrejtesite e kusarite e ketyure njezet viteve.Kete fuqi e ka vetem nje revolucion popullor jo i udhehequr nga opozita,sepse opozita dhe pozita jane dyanet e nje shkopi te lyer gjysma me mut e gjysma me shurre.Opozita vetem i ben fresk Sales.Ne nje shkrim Rama pothuaj e shpalli kete gje,pra protestat ti beje populli.
Ore analista!ju kujtoni se nuk do Edi te bej revolucion?!do por s’ka me ke ta beje,ne jemi populli me frikacak ne rruzullin toksor.Lereni Edin rehat,po mundi te ruaj votat ne 2013-en mire,po nuk mundi ta gezoni sali rrumpallen pergjithmone..
Ju qe thoni te lumte dhe bravo Me duket se nuk e njihni Gjergj Thanasin Nuk ka bere asgje asgje nuk ka shkruar asgje sna ka treguar ka mbledh fjali nga opinionet e te tjereve e po na i shet per ide te vetat me vjen keq per Temen qe pranon tja botoje keto shkrime pa as nje lloj vlere dhe ideje ndoshta edhe keta te Temes nuk e njohin aq mire Po ju a them me sinqeritet kete njeri ne Durres askush nuk e mer me seriozisht Tashme eshte vetem nje Barcalete ne qytet
o SaKomQesh!
Dhe njehere tjeter kam bere replike me ju! Kuptohet, ju jeni nje nga “leganat” e PD-se se Durresit, qe nuk keni guxim te dilni balleperballe me emer e mbiemer. Na thuaj se nga cilat opinione ka mbledhur fjali Gjergji. Sa per dijeni, shkrimet e tij i boton dhe New York Times-i. Apo per ju besniket e burrit te Viçidolit kjo gazete amerikane eshte leter higjenike!
Ti, sikurse thone durrsaket dhe kavajasit, je nga ata qe thoni “bathe-bathe po nji kokerr”: “kete njeri ne Durres askush nuk e mer me seriozisht Tashme eshte vetem nje Barcalete ne qytet”. Fakti qe ju sulmoni Gjergjin, kuptohet, qe PD-se se Durresit dhe gjithe kelysheve te Sales ne pushtet u djegin shkrimet e Gjergjit. Dil me emer e mbiemer dhe te te shohim ne durrsaket se ç’vlere ke! Ke kuraje?
Keni filluar ta parafytyroni opoziten si shtatmadhori te betejes , me gjenerale , harta , roje te armatosura dhe jasht rrine regjimente te rreshtuara , qe presin borien e alarmit . Ju lutem kthehuni ne oren reale te historise .Popullin nuk e ndal opozita te protestoje dhe te revoltohet . Opozita nuk eshte popull , por strukture e organizuar , qe pergjigjet me koke per respektimin e ligjit dhe te rregullit te shtetit , pavaresisht se cili shtet eshte kyj . Gazetari shkruan nga politroni komod . Illo
analize e goditur, reale dhe e dhimbshme
ky vend e keta shqiptare kane mbetur pa qeverisje, pa opozite dhe per pasoje pa shprese se nje dite do te kete rregulla loje qe do te zbatohen ne kete vend.
mjere ne ku jetojme.
eshte krijuar nje statukuo e frikshme ne kete vend qe nje dreq e di se si mund ti vej filli.
eshte krijuar nje q
analize e goditur, reale dhe e dhimbshme
ky vend e keta shqiptare kane mbetur pa qeverisje, pa opozite dhe per pasoje pa shprese se nje dite do te kete rregulla loje qe do te zbatohen ne kete vend.
mjere ne ku jetojme.
eshte krijuar nje statukuo e frikshme ne kete vend qe nje dreq e di se si mund ti vej filli.
eshte krijuar nje qetesi si si ajo qetesia perpara furtunes.
dhe ne shqiptaret nuk i njohim shkallet e reagimit, por e kemi per zakon e ne gen qe kalojme drejt e ne shkaterrim.
urime per analizen edhe njehere
Nje analize e shkelqyer e Gjrtgji Thanasit. Ne shkrim del qartazi revolta ,urrejtja dhe guximi i autorit,ndaj perbindshit shqiptar Sali Berisha!
Ajo qe bje ne sy, ne komentet tona,eshte perpjekja e disa komentusve per te vene shenjen e barazimit midis Bishes Berisha dhe Edi Rames, gje qe e ushqen me cdo forme banda mafjoze berishiste.
Mendoj se sot Shqiperia jone nuk e ka nje te dyte qe mund ti afrohet Edi Rames si burre shteti, vizjonar,i zgjuar dhe i talentuar edhe si politikan, e per me teper i besushem ne perpjekjet qe ben,per te mos ndare fjalet nga veprat.
Duke u bazuar tek drejtimi i bashkise se Tiranes, por edhe ne keto vite si shef i opozites, Edi Rama ka shpalosur aftesi dhe talent, per te bere edhe Shqiperine ashtu si Tiranen!
Shansin e kane vet shqiptaret ne dore,pavarsisht se edhe une mendoj se Edi Rama eshte i parakoheshem per Shqiprine e sotme,me mentalitet osman!!!!
E lexova me vemendje artikullin e ketij gazetari dhe ne nje fare menyre i jap te drejte dhe kete te drejte ia jap kur shigjeton Berishen por jo kur ben krahasim me Ramen.
Per mua ky gazetar po ben nje loje te qelbur ne favor te Berishes.Pse e them kete.Ky eshte i rreshtuar ne krahun e te gjithe atyre qe duan te sjellin ne krye te PS mafiozet si Nano apo Meta se gjoja Rama nuk eshte radikal.
E kam ndjekur Ramen pothuajse gjate gjithe karrieres se tij politike por sidomos qe kur u be kryetar i kesaj partie.Edi Rama eshte poltikani me i emancipuar dhe me i afti me vizion pro perendimor,por fatkeqesisht ne nje ambient te nje populli qe nuk ka ne shpirt aspak sensin e demokracise dhe te zhvillimit.Nuk mund te behen krahasime me Libine i dashur gazetar sepse atje nuk ekzistonte opozita njelloj sikur nuk ekzistoj opzita kur u shemb diktatura komuniste ne Shqiperi.
Sa here kerkoj Rama qe te mblidhen dhe te protestojne me force per ta rrezuar kete pushtet maskarenjsh dhe si iu pergjigjen njerezit kesa thirrje,perkundrazi 2 jave e mezi beheshin njeqindmije njerez nga i gjithe vendi.Opozita ka per detyre te te tregoje rrugen dhe horin qe po te shtyp dhe po te shkerdhen por asesi te beje te fortin.Jo zoteri ti sic duket nuk merrke vesh fare nga politika apo nuk i ke lexuar dhe ato rrjedhjet e informacionit qe kane dale nga ambasada Amerikane ku shprehimisht thuhej qe per te arritur nje qellim duhet te keshe mbeshtetjen e mijrave apo te milionave, me kete le te kuptohet se as bota demokratike dhe sidomos U.S.A qe ben ligjin ne bote nuk mund te nderhyje per te rrezuar nje klike pa nje mbeshtetje te gjere.
Edi Rama po luftohet haptas e nen rrogoz e ne menyra te ndryshme si nga ata qe jane kundershtar direkt si nga ata te partise se vet qe jane te lidhur ne njemije menyra me mafien qe ka kap cdo ind te ketij vendi shto ketu tipat e Raimondit qe e do Shqiperine etnikisht te paster muslimano turke ku te mos ekzistoje asnje kembe krishteri ne asnje parti e te tlle si ky ka plot kjo Shqiperi neoturke.
Pavaresisht diktatures Enveri i dha diapazon europian ketij populli qe ishte komplet i skllaveruar nga menyra turke e jeteses por sic duket e rikthyer ne nje menyre me te shkerdhyer nga ky injorant djallezor me emrin Sulltan Berisha.
Po e them dhe njehere neqoftese Rama vjen ne pushtet ky popull do kete fatin te rreshtohet me dinjitet ne vendet e emancipuara europiane prndryshe ky vend do jete idestinuar te shkaterrohet totalisht nga njerez dallkauke qe sic duket do kene mbeshtetjen e tipave Raimond turkoshakut.
z.Dean! jam mrekulluar nga komenti i juaj,do doja qez.Mero t’a bente editorjal per neser,te lumt…
Mos beni me komente kunder autorit,mjafton ti thoni z.DEAN ok…dhe e kini bere komentin te shkelqyer,se keshtu po perserisni ate qe DEAN tha. Mos humbni kohe…