Astrit Vorpsi
Këto ditët e fundit u njohëm me dy prononcime nga drejtime të ndryshme por që i lidh ngushtësish domethënia e tyre. Nga njëra anë Kryetari i Opozitës Edi Rama u shpreh se në BE revoltat nuk i bën Opozita por Populli. Tjetra ishte një intervistë e ish ushtarakut Myslym Pasha i cili denonconte me forcë dhurimin antikushtetues të një sipërfaqeje detare Greqisë. Nga intervista e zotit Pashaj të mbetet në fund një shije e rëndë, si plumbi në gojë dhe në mend të ngulet mendimi i plumbtë: Të mjerët qytetarë shqiptarë, u duhet që të mbrojnë tërësinë tokësore e detare të vendit të tyre nga Qeveria që kanë zgjedhur për t’i drejtuar.
Qeveria e një vendi është vazhdimisht në borxh, i detyrohet, është debitore ndaj popullit të vet. Nisur nga ky arsyetim mendoj se, Qeveria shqiptare sigurisht që do konsiderohej natyrshëm borxhlie ndaj popullit të vet kur ndoshta nuk ka bërë një rrugë por i ka shpërdoruar paratë, nuk ka bërë një ujësjellës, por ka blerë makina të blinduara, nuk paguan bizneset por derdh para pa hesap për reklama turizmi fallco, kur nuk investon në shfrytëzimin e pasurive nëntokësore por ua jep me konçesione tmerrësisht të isfavorshme kompanive private të huaja, etj., e keto janë probleme që edhe kapërdihen. Por kur vet Qeveria dhunon me arrogancë Kushtetutën e vendit të vet, që e ka bërë vet, tradhëton interesat e vendit si në rastin e grabitjes, shkembimit të detit per interesa mafioze në Sarandë atëhere jemi në një koncept tjetër të Borxhit Qeveri-Popull. Pak a shumë sikundër një borxh i vogël krijon një Debitor, (si në rastin e një ujësjellësi) e kundërta, një borxh i madh, (deti i grabitur), krijon një Armik. Qeveria që shpërdoron pasurinë e popullit për interesat e veta mafioze e politike kthehet në pozitat e një pushtuesi të huaj që vjen e të zapton vendin. Vetëm se të ka zaptuar pa armë, pa luftë, pa gjak, por me firma qeveritarësh të zgjedhur, hipur kaliç në qafë popullit. Rezultati i këtyre veprimeve të Qeverisë është njësoj si veprimet e një pushtuesi. Aq më tepër që kjo zonë e detit të dhuruar grekëve qënka zonë e pasur me naftë e gaz. Po të ishte thjeshtë për det, Greqia është shteti që në raport me sipërfaqen tokësore ka më shumë det në botë në krahasim me shtetet e tjera. Kështun që Berisha bashkë me detin fal edhe një pasuri përrallore të pa llogaritshme të vendit, të cilën ia heq popullit të vet e ia jep fqinjit q mendon natë e ditë si të gllabëroj edhe Vorio-Epirin.
Gjithë popujt e botës i mbrojnë kufijtë nga jashtë me të gjitha mjetet, ndërsa populli i varfër shqiptar që i ka mbrojtur me gjak gjithë jetën nga fqinjët grabitqarë tani i duhet t’i mbrojë nga Qeveria e vet grabitqare. Mbase nuk dij shumë por së paku në Europë nuk dijmë raste kur një popull i varfër të falë detin me pasurira nafte kolosale. Në këtë rast Qeveria është pozicionuar si armik i popullit të vet. I thotë Qeverisë greke se unë t’a dhashë detin që kërkoje me insistim, e grabita nga territori i vendit tim natën, por populli i përfaqësuar në Gjykatën Kushtetuese nuk e pranoi këtë veprim, e refuzoi. Nuk është shenjë mediokriteti të duash vendin tënd. Berisha me qeverinë e tij kukull është pozicionuar disa herë kundër interesave të popullit si mashtrues dhe hajdut për interesat e tij personale dhe të grupit që përfaqëson, por kjo mënyrë e re e grabitjes së deti duke dalë kundër interesave të vendit të vet, duke luajtur rolin e ndyrë të kolonës së pestë brenda shtetit të vet është e padëgjuar e shikuar ndonjëherë. Ky veprim i ndyrë mafioz i Qeverisë Berisha-Meta habit botën perëndimore shumë më tepër sesa e ka habitur deri më sot.
Në shkollë mësohet se Ari matet me karat. Ari 20 karat është i mirë, ndërsa ari 24 karat është puro ar i pastër. Këtë e them sepse mendoj se duhet të ketë edhe një njësi matëse të poshtërsisë e të tradhëtisë. Nisur nga sa po na shikojnë sytë dhe dëgjojnë veshët për sa ndodh me ne shqiptarët dhe Shqipërinë. Duke parë aktivitetin e poshtër shkatërrues të interesave të vendit në favor të fqinjëve grabitqarë, degradimin me vetëdije të shtetit nga klani mafioz i Berishës, dhunimin e të drejtave më elementare njerëzore të shqiptarëve prej këtij klani atëhere mendoj se edhe njësia matëse e kësaj poshtërise e përfaqësuar nga Berisha duhet të quhet Njësia Matëse Berisha. Dm.th poshtërsia qeveritare e tradhëtare shqiptare në këtë rast është “24 Berishë”. Krahasoni poshtërsitë e sundimtarëve të tjerë dhe do shikojmë se në kohën e Ahmet Zogut poshtërsia dhe tradhëtia është diku aty te “14 Berishë”, në kohën e Enver Hoxhës diku aty te “20 Berishë” dhe në kohën e demokracisë së tranzicionit me përfaqësues Sali Berishën është “24 Berishë Shkallë Poshtërsie e Tradhëtie”.
Dikur në historinë e vonë, ishim të pushtuar nga greku dhe populli iu kundërvu pushtimit e ia doli mbanë, pavarësisht se nuk kishte Qeveri legjitime e kufijtë ishin akoma të brishtë. Po ashtu luftoi populli kur vendi ishte i pushtuar nga Italia fashiste. Sot jemi në një situatë kur popullit i duhet që të ndalojë veprimet antikombëtare të Qeverisë së vet. Qeveria në këtë rast i ngul thikën popullit të vet mbas shpine në kundërshtim me Kushtetutën. E bën thjeshtë me iniciativë personale, fshehurazi, si kontrabandistë, pa e kaluar çështjen nëpër forumet e sistemit kushtetues të shtetit..
I pyetur përpara Kongresit amerikan në lidhje me puçin që ishte përgatititur nga një grup industrialistësh për të rrëzuar Presidentin Franklin D. Roosevelt gjenerali amerikan Smedley Butler, një nga gjeneralët më të dekoruar amerikan të marinës, kundërshtues e ndëshkues kategorik i puçit shpjegoi: “Ka dy gjëra për të cilat duhet luftuar. E para është mbrojtja e shtëpive tona dhe e dyta lufta e pandërprerë për mbrojtjen e Ligjit të të drejtave të njeriut. Të thirresh që të luftosh për arsye të tjera do të thotë të mashtrohesh”.
Pohimi i Edi Ramës se revoltat nëpër Europë i bën Populli dhe jo Opozita nënkupton se përballë vullnetit të popullit çdo forcë tjetër tërhiqet. Unë i kuptoj mirë konceptet demokratike perëndimore mbi demokracinë dhe jetën shoqërore në rendet demokratike. E kemi kuptuar me kohë se forca e demokracisë qëndron te vullneti i popullit i shprehur me Votë. Mirëpo kur je përpara një diktature dhe një diktatori a mund të kërkosh që të çmohet vota me drejtësinë që presupozon demokracia? Rrjedhimisht në muajt e fundit, prandaj u bëmë dëshmitarë të një varg revoltash antidiktatoriale në vendet e Afrikës Veriore, si në Egjypt, Tunizi, Libi, Siri.
Popujt e këtyre vendeve arritën më në fund atë shkallë maturie sa u ngritën në revoltë dhe sollën pranverën afrikane në sytë dhe gjykimet e popujve të tjerë. Zgjedhje të manipuluara, të grabitura nga Qeveria diktatoriale ishin bërë në Egjypt e Tunizi, etj, nëpër dhjetëvjeçarë por populli nuk kishte arritur të vendoste me forcën e votës vullnetin e tij.
Fuqitë e mëdha perëndimore donin s’donin janë pajtuar edhe për interesa të tjera me këtë statukuo. Këta popuj të mjerë binin përsëri në gjumë diktatorial pa arritur dot që të organizoheshin në shkallën e revoltave antidiktaturë kundër vjedhjes së votës nga regjimet e tyre policore. Kur këta popuj u ngritën në revolta, çfarë ndodhi me Fuqitë e Mëdha perëndimore, propaganduese të fuqishme të rregullave demokratike? Çfarë ndodhi me Ambasadorët e tyre në kryeqytetet e këtyre vendeve?
Këto vende dhe ambasadorët e tyre në situatën e re politike në të cilën i vendosën këta popuj, të imponuar me forcë populli, iu bashkëngjitën këtyre forcave të reja Opozitare dhe i konsideruan Partnerë të denjë në përpjekjet e tyre për hapjen rrugë demokracisë. Desha t’i kujtoja lexuesve dhe zotit Sali Berisha që Perëndimi e ka ditur me kohë se kush është Gedafi, se kush është Asadi i Sirisë, apo Mubaraku i Egjyptit etj, . Mes tyre nuk kanë munguar mesazhet, urimet, pritje dhe përcjellje diplomatike etj, . Presidenti Shirak ka takuar edhe Sadam Husein ashtu sikurse është pritur Gedafi duke i toleruar edhe Çadrën Bediune me haremin në mes të Romës, e këta personazhe negativë kanë menduar se po ia hedhin Perëndimit, se janë të dashur e të pranueshëm nga Perëndimorët dhe të lumtur kanë vazhduar në rrugën e tyre. Por të mos harrojmë se porsa populli u ngrit në revolta atëhere këto Qoka diplomatike konjukturale u shkrinë si dëbora në diell. Dihet shumë mirë tashmë se në rastet kur diktatorët rrëzohen bota perëndimore me ndihmën e teknologjisë së përparuar dhe sistemin e kryqëzuar të kontrollit e informacionit financiar vërteton brenda një orë të gjitha pasuri e tyre të grumbulluara e të depozituara nën emra të tjerë nga diktatorët e familjet e tyre nëpër botë.
Perëndimi e detyroi Berluskonin që të dërgonte bombarduesit mbi diktatorin Gedaf ashtu sikurse i dha ultimatum Asadit që të largohet nga pushtetiti. Popujt e kanë kuptuar mirë dhe e kanë parë realisht se në fund të fundit Perëndimorët të çojnë në Hagë. Edhe Millosheviçi ishte pritur me ndere në Paris por udhëtimin e fundit dërrmues e bëri për në Hagë. Kështu si po shkojnë punët në Shqipëri nganjëherë më krijohet përshtypja se reagimi popullor po i afrohet pikës së valimit, ndërsa nganjëherë më duket sikur janë në pritje të një Mesie me emrin e një Avni Rustemi numër dy. Edhe vet Berisha vet ka frikë si nga populli ashtu edhe nga Avni Rustemi numër dy dhe e ka shtrënguar veten që të jetojë në një Bllok të ri. E shau Bllokun e komunistëve të Enver Hoxhës me nënë e me babë dhe bëri mirë, por tani Berisha e Meta janë në të njëjtat pozita si Enveri me Bllokun e tij dje. Berisha Bllokun e tij të ri e ka transferuar nga ana perëndimore e Bulevardit Dëshmorit e Kombit te ana lindore e tij.
Ka mbetur emblematike shprehja e Burrit të Shtetit Ismail Qemalit kur e pyetën për Nismën e Flamurit: “Përse i duhej vendit kjo ndërmarrje e Flamurit në një kohë që mirë ishin nën Babën”.Urtësisht u përgjigjej: “Sigurisht, një anije në port është e sigurtë. Por anijet nuk janë bërë për tëqëndruar në port. Kështu edhe një popull është bërë për të lundruar përpara në detin e jetës dhe jo për të qëndruar në portin e përgjumjes poshtëruese nga të tjerë..Ndoshta obiektivi ynë i sotëm kryesor nuk është që të zbulojmë se çfarë jemi, mjaft më se çfarë jemi. Duhet Refuzimi me vendosmëri i asaj që aktualisht jemi, ky duhet të përbëjë pikësynimin tonë madhor. Historia na mëson se popujt veprojnë njëherë me mënçurinë e forcës kur i kanë konsumuar tashmë të gjitha alternativat e tjera.Historia na mëson se, sistemet diktatoriale bllokojnë veteveten duke i hapur varrin vetes dhe diktatorit. Edhe kur një diktator përfundon nga vdekja natyrale historia tregon se pasuritë që ai ka grumbulluar, familja e tij, fundin shkatërrues e kanë të pashmangshëm.Kjo ka ndodhur aq më tepër në vende që nuk e njohin Kanunin e Lekë Dukagjinit. Në Shqipëri forca e këtij fataliteti duhet shumëzuar më e pakta me shifrën njemijë.
Keshtu eshte kur injoranca ulet kembekryq ne gjirin e popullit dhe njerezit nuk arrijne te shohin te miren nga e keqja. Ilustrimi me i qarte jane zghedhjet e fundit ku pavaresisht pretendimeve qe ka pasur manipulime te medha (natyrisht qe ka pasur po jo ne ate mase sa ç’pretendojne socialistet) eshte per tu theksuar se ne Tirane Basha u votua masivisht nga nje pjese e mire e banoreve te vjeter te Tiranes te cilet perjetuan kohen e Brojkes dhe Rames dhe pane ndryshimet rrenjesore qe beri Rama te cilat i ndryshuan fytyren kryeqytetit te shurrosur nga kioskat dhe prape keta banore votuan Bashen nje njeri me te kaluar te dyshimte autor i vjedhjes se madhe te rruges se kombit dhe nje njeri anetar i nje partie te bazuar ne injorance dhe ne egersi qeverisjeje te papare dhe qe i ka dhene shembujt me shume se nje here. A duhet bere pyetja llogjike “çfare kane ne koke keta njerez, jane te afte me te vertete te reflektojne dhe te mendojne me koken e tyre apo kane nevoje te mendojne me kokat e kafsheve te PD” se nuk mund te shpjegohet fakti qe ti jepet vota nje njeriu si Basha nje legen ordiner qe edhe gruaja e tij nuk e voton dot, po mesa duket shqiptareve nuk ju ben pershtypje ky fakt se kane humbur çdo virtyt atdhetar qe i dallon si grup social i veçante dmth si popull, neve kemi marre tiparet e nje turme qe jeton ne nje vend te veçante po kjo turme nuk ka lidhje te veçanta ndermjet vetes, thjesht rastesia i ka vendosur keta njerez te jetojne ne te njejtin vend. Kur kryeqytetit tregon nje nivel pjekurie te tille aq sa te votoje per shkaterrimin dhe jo per progresin, atehere çfare mund te pretendohet ne ato zona ku diskutohet buka e gojes? Nje popull qe nuk meson nga e kaluara, ky popull eshte i destinuar te deshtoje. Ne rastin tone te kaluaren e kemi shume te afert, mjafton te kthehemi ne vitin e zi 97 per te kuptuar se çfare ka bere ky popull duke rehabilitaur figura politike si Sali Berisha shkaterruesi i Shqiperise, qe mesa duket nuk e ka mbaruar akoma misionin e tij historik “shkaterrimin total te vendit”. Natyrisht e kemi theksuar te gjithe se opozita ka pergjegjesine e saj historike per kete gjendje, po eshte per tu theksuar se opozita nuk ka arritur deri aty sa te vrase njerez per pushtet, ky eshte ndryshimi kryesor midis socialisteve dhe kafsheve te quajtur demokrate.
Nuk di c’te them per arsyet pse disa nga keta banore te Tiranes votojne si qorra PD, megjithse ndonjehre e shprehin edhe haptas pakenaqsine qe kane ndej Saliut. Edhe une e kam votuar madje ne 2 kohe te ndryshme por ama e pashe se si degradoi edhe ajocop shteti harrakat qe prodhoi PS e Metes dhe Nanos.
Ndoshta eshte nje tip kompleksi inferioritet, ne kuptimin se ate cope toke, shtepie, pune a dyqani qe mund te kene vene, kujtojne se e morren vetem per hater te Sales e partise se tij; meqe ky valviti i pari flamurin e disa ndryshimeve pas renies se komunizmit. Nuk e kuptojme se kjo logjike qe u dikton dhe voten eshte poshtruese per dinjitetin e tyre ne radhe te pare.
Disa te tjere jane haxhi-qamilsa 24-karatesh. Ne kuptimin qe do votonin plakun Sali 100 here dhe jo Obamen vete, sikur ti thonin se ky i fundit ka qene ne plazh nudo.
Z. Vorpsi te falenderojme per kete shkrim te denje per serine e editorialeve te Z. Baze te Tema.
dorander, Gazmend Nusher, tg usa leshi, Ramy … e gjithe ju te perdalet e fshatit a shpelles PD, mblidhuni ketu tani e nuhasni duke lexuar pak Qytetrim dhe Dinjitet po nuk ju beri alergji…
Shkrimi eshte shume aktual dhe i drejteperdrejte por vetem shkalla e krahasimit te Saliut me Enver Hoxhen eshte shume perafruar. Ata jane shume large njeri tjetrit si dy polet veri jug sepse nen sundimin e Enver Hoxhes shteti yne kishte me te vertete dinjitet pa mohuar gabimet sidomos luften e klasave.Pra deri me sot Enver Hoxha eshte ai qe idha pamje te vertete shetit shqiptar te tjeret Sali e Zog vetem grabiten dhe e shiten ose tentuan apo tentojne ta shesin.Nuk kam qene ndonjehere komunist dhe nuk e admiroj ate sistem por shifrat flasin vete.