Turistët mes mbeturinave

17 Gusht 2011, 21:18Blog TEMA

Nga Artan Mullaj

 

Disa kohë më parë, duke u larguar nga vendi ynë, ish-zv/ambasadorja e Hollandës (emri i saj nuk më kujtohet), tha diçka për pisllëkun, që në ndërgjegjen time ka mbetur e depozituar pak a shumë kështu: “Territori juaj zonja dhe zotërinj,të kujton amvisen me duart në brumë,që fshin hundët me mëngë dhe ka thonjtë e paprerë!”

Atëherë kryeministri, Mediu, dhe ndonjë zë i mefshtë qeveritari qyrash,  qe me zor arrin deri në media, thanë se, po, kanë të drejtë të huajt që ankohen për ne. “Na mbytën plehrat! Duhen pastruar, o njerëz!”  Të njëjtën gjë Sali Berisha e tha mbas një bisede me një vizitore angleze të huaj, pasi edhe kjo i ishte ankuar: “Mister Brisha, keni natyrë fantastike, por qelbeni!”.  Plehrat urgjent, tha Saliu, madje atëherë u supozua krijimi i një task force pastrimi, me qeveritarë, fshesaxhinj dhe karrocaxhinj, në gjithë territorin e vendit.

Edhe ky vullnet autoritar i kryeministrit, për të pastruar territorin nga plehrat dhe vetëdijen publike nga poshtërimi që sjell mungesa e një elementi kaq të brishtë, siç është higjiena, ashtu si çdo reformë kuturu, ashtu si nismat e hershme të pastrimit, që shteti ndërmerr nga makthi për të vërtetuar ekzistencën e tij,do të pushojë shpejt. Të gjithë e dimë. Është diçka e ngjashme me “FSHESAT”e Greqisë ndaj emigrantëve shqiptarë. Sa me shumë fshesat synonin pastrimin e ilegalëve, aq më shumë numri i tyre rritej në territorin helen. Sa më shumë kryeministri të thotë “duhet të luftojmë mbeturinat”, aq më shumë mbeturinat uzurpojnë territorin “super turistik” të vendit.  Janë ndërmarrë disa herë aksione rrufe pastrimesh, me kujdesin e drejtpërdrejtë ose jo të kryeministrit, sa herë që atij ndonjë zonjë e huaj apo ndonjë turist potencial ja fryn çdo rast në vesh këtë gjë, por mbeturinat përkundrazi janë shtuar tek ne, turpërisht.

Të paktën për problemin e mbeturinave, jemi dakord me kryeministrin. Për të shkruar një metaforë, mbeturinat janë si kambana zgjimesh të ndruajtura, që na shqetësojnë me përshtypje të vrazhda çdo moment. I kemi në jetën tonë, si piramida të neveritshme mizerjesh e misteresh, ku shkaqet janë të padukshme. Prandaj jo rrallë, të huajt e shpërdorojnë deri në pikën e fundit finesën e tyre për të na thënë gjithherë: Njerëz, bëhet fjalë për civilizimin tuaj, kërkoni shkaqet e pisllëkut që iu përbalt dinjitetin, ju rrezikon edhe shëndetin, që të mund të jetoni si njerëz  në pastërti..

Në atmosferën e pistë ku thithim e shfryjmë, edhe ne, edhe Saliu, edhe Edi Rama, edhe Arvizu-ja,  gjëmon papushim ky paradoks: Përse atdheu ynë është shndërruar në një mozaik turpi, me plehra dhe mbeturina të shpërndara simetrikisht në çdo metër katror territori të banuar, nëpër rrugë nacionale, nëpër plazhe, përreth banesave, kudo? Sepse, ose shteti është i paaftë të përmbushë këtë detyrim publik në misionin që ka, ose shtetasit tanë ende nuk kanë atë nivel civilizimi që nevojitet për ta marrë seriozisht sa duhet këtë problem, për të jetuar pastër e gjelbër.  Ose, më keq akoma, sepse  kjo është një çështje gjenetike, çka do të thotë se në kemi lëvruar në nëndijen tona zakonin e keq të shpërfilljes së pastërtisë publike. A është e mundur të shndërrohet në një instikt dominues  shpërfillja e higjienës së ambientit? Me sa duket, po.. Sot, në Shqipëri është e zakonshme të shohësh njerëz që fluturojnë mbeturinat nga ballkonet dhe dritaret e tyre.. Sot janë jo të paktë bajraktarët e atmosferës, kryeqytetasit të zbritur së fundmi nga malet, që krijojnë thuaj përditë tymnaja lagjesh me zjarre mbeturinash e lëndësh të rrezikshme,më të mëdhenj se ata të ditës së verës, ndërsa djegin masivet e plehrave qoshe më qoshe, duke helmosur mushkëritë e fëmijëve: askush nuk shqetësohet për shtimin e tyre. Askush nuk ankohet, askush nuk di ku të ankohet. Sot, pa fjalë, liria e djegies së mbeturinave dhe shfryrjes së tyre,konkurron vullkanin në Islandë,ndërsa dëmi ekologjik është i pallogaritshëm. Sot, tymnajat në qiejt e qyteteve tona janë një gjë e zakonshme dhe sot, plazhet tona janë hale mbeturinash, ndërsa bidonat plastikë janë më të shumta se peshqit në det. Sot, qeskat e pafundme të hedhura nga udhëtarët në çdo rrugë e qoshe konkurrojnë emblemat e halleve pa fund të shqiptarëve, që me sa duket nuk e kanë më në listën e halleve pisllëkun.

Këta jemi ne,kjo është higjiena jonë nacionale!

Në një fare mënyre, shpërfillja kolektive e pastërtisë mund të justifikojë edhe vullnetin e pavullnetshëm të shtetit për të sistemuar këtë problem shkatërrues. Ngaqë ky shtet nuk bën asgjë seriozisht për pastrimin e territorit, tregon se në mendjet e shtetarëve, ashtu si në mendjet e qytetarëve, inercia e pisllëkut vazhdon njëlloj në formën e një presioni të papërballueshëm. Duket se shteti i ka larë duart nga kjo histori, mbasi e ka kuptuar se shpresat për të jetuar pa mbeturina janë diçka që nuk ekzistojnë, prandaj është mjaftuar me krijimin e task-forcë kukullave, për të luftuar paqësisht jo mbeturinat,por iluzionet e pastërtisë së pamundur.

Turistët e huaj hyjnë buzëqeshur në Shqipëri dhe dalin me nëqeshje të trishta, dhe më dilema të trishta për situatën makabre të një territori ku jetojnë njerëz të cilët  hyjnë pa viza në shtetet e tyre të perëndimit.. Dilema jo për shkaqet e katastrofës ambientale, por për vullnetin e munguar kolektiv të kësaj shoqërie. Ashtu si për ish-zv/ambasadoren hollandeze në largim, për çdo të huaj, është e pakuptueshme kjo paqe kombëtare me mbeturinat…  Nënqeshja e trishtë në largimet e tyre, mbase vjen nga paqartësia e tyre dhe paaftësia për të kuptuar se përse as shteti, as shoqëria nuk e marrin seriozisht dicka kaq të rëndësishme për kualitetin e jetës së tyre dhe sidomos për shëndetin e fëmijëve të tyre.. Kjo është një analizë komplekse për një perëndimor që e ka të vështirë të perceptojë të kundërtën e psikozës që instalon tek njeriu vlerën e shëndetit,  pra vlerën e jetesës. Vetëm nëse fantazia e harbuar e ndonjërit kalon kufijtë e arsyes për arsyetime substanciale, mund të ketë ndonjë përfundim a shpjegim:  Doza e trishtimit në nënqeshjen e imagjinuar të ndonjë evropiani fantazist, ndoshta vjen ngaqë ai ka kuptuar se morali njerëzor këtu gjendet në pikën e fundit! Kur klithmat e një jete ku përpjekjet nuk çojnë asgjëkundi, prekin qiellin, kur dëshira për të arritur i ngjan një litari të këputur në mes, kur drejtësia është private dhe liria është iluzion, ambienti i shpërdoruar është etaloni i pistë i këtij zhvillimi të keq të kësaj  shoqërie. Është një matës depresioni, matës i sarkazmës së jetës dhe matës i krizës së vetëdijes të një komuniteti që rrezikon vetveten dhe sillet si kamikaz  jo nga besimi, por nga dëshpërimi që vjen prej besimit se ky vend vështirë të bëhet ndonjëherë.

Megjithatë, ka një shpresë reale që fshihet brenda nesh,për të jetuar pastër në një ambient të shëndetshëm. Nëndija e njerëzve duhet të bombardohet papushim me ashpërsinë e ligjeve që duhet të bëjë shteti për të ruajtur ambientin, por ligje të tilla nuk mund të bëjë veçse një shtet publik, që ne nuk e kemi.  Që të mund të kemi një shtet publik, nëndija e qeveritarëve që drejtojnë shtetin privat shqiptar,  duhet të bombardohet edhe ajo nga presioni kolektiv i publikut, në mënyrë që këta të fillojnë të kuptojnë rolin e tyre dhe shkakun përse janë zgjedhur.. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë klasës politike i ka ardhur data e skadencës.  Duhet ndryshuar. Ky është një problem i sovranit. Në fund të fundit, nëse shteti ynë është privat, kjo është një përgjegjësi kolektive. Përgjegjësi kolektive është dhënia gabim e pushtetit, si ka ndodhur gjithë këta vjet.

 

6 komente në “Turistët mes mbeturinave”

  1. dural says:

    A i ka bo sh*rren Sal Birisha ketij vendi? I ka vdek nona mjedis me kohe…

  2. cote says:

    eshte fytyre e vertete e sali berishes dhe bandes se hajduteve qe me vjedhje mbajne pushtein….

    .me pelqeu kjo!!

  3. Anxhela says:

    Nuk duhet te shajme qeverine….. ajo dihet qe peshku qelbet nga koka… megjithate me vjen keq qe them, por shqiptari kurre nuk do te behet njeri… dhe duan te shkojne ne EU… perpara se te pastrojne rruget nga pislleqet duhet te pastrojne trute e tyre. Gjithmone shpresojme qe vendi une te eci perpara… por fatkeqesisht do te kthehet me shekuj mbrapa… Ky eshte realiteti i shqiperise dhe shqiptareve…. se nuk shikojne qe u pikon catia e tyre por merren duke pare catine e tjetrit….

  4. Albana L. says:

    Po u rrefej nje ngjarje shume domethenese qe me ndodhi para 6 vitesh, kur per here te fundit udhetova me traget drejt Shqiperise. Ishte nje nga tragetet e shoqerise Adriatica, linja Bari-Durres.
    Ne atmosferen e pastert e te rregullt te anijes, shume bashkatdhetare – bisha kriminele te ambientit, flaknin paturpesisht ne ujerat e pastra te detit Adriatik çdo lloj sendi e sidomos shishe te boshatisura pijesh, kanaçe, bishta e paketa cigaresh, gota plastike etj. E gjithe kjo ne nje ambient ne te cilin koshat e rregullt te pleherave gjendeshin çdo 15 metra. Kur e bezidur pa mase nga kjo sjellje e turpshme e bashkatdhetareve te mi, mora guximin ta pyes me ton paksa cinik nje pasagjere shqiptare rreth te dyzetave, mbi persene e nje gjesti te tille, ajo m’u pergjigj me ton te larte:
    “KUSH JE TI QE PO ME KERKON LLOGARI!? TE KA CAKTUAR KUSH T’U ÇASH KAPTINEN NJEREZVE? IK E SHIH HALLIN TEND MI GOCE SE S’U PRISH DETI PER DY KANOÇE!”
    Automatikisht kuptova se ishte e pamundur te edukoje derrin me fjale te edukuara; “derri do plumb”, thone shqiptaret; une do te thoja: ky lloj derri do gjoba nga ato qe t’ia veshin syte me xixa e qe ta bejne qe te mos e perserise me ate akt kafsheror!
    Problemi shqiptar i pleherave eshte kulturor. Ne sistemin e vjeter Socialist njerezit edukoheshin me frike por edhe atehere nuk kishte ndergjegje ekologjike; pleherat e pakta(per fat te mire mungonin artikujt e shumte plastike dhe imbalazhet e shumta te kohes se sotme), mblidheshin dhe varroseshin pa riciklim(veç kartes dhe nje pjese te vogel te shisheve prej qelqi).
    Ajo qe na duhet neve sot eshte nje fushate e fuqishme mediatike, neper radio, tv, gazeta, rruge e Internet, mbi sjelljen e kulturuar ndaj natyres. Sikur ne vend te spoteve elektorale dhe reklamava idiote por fitimprurese e te pafund, te kishim vetem 10 spote mbi ambientin e pleherat per çdo kanal televiziv apo radiofonik ne dite, sot realiteti do te ishte ndryshe! Bile une do te shkoja me tej: DO TA SANSIONOJA ME NJE LIGJ TE POSAÇEM, DETYRUESHMERINE E NJE SPOTI ME MIREPERGATITUR 1 MINUTESH PER MBROJTJEN E AMBIENTIT, PER ÇDO SUBJEKT MEDIATIK, NE MENYRE QE NJEREZIT TE BOMBARDOHESHIN DITE E NATE ME KESHILLA MBI RESPEKTIN PER NATYREN.
    NDERKOHE QE S’DO TE PERTOJA TE PROJEKTOJA MASA NDESHKUESE EKZEMPLARE PER TRANSGRESORET, QOFSHIN PERSONA FIZIKE, QOFSHIN SUBJEKTE JURIDIKE!
    Sepse nje gje eshte e qarte: keshtu nuk ecet me, ate turist te huaj qe sot per here te pare e solli kurioziteti dhe vetem ai ne Shqiperi, neser nuk ta sjell me as Perendia! Por me shume se turistin, ne shqiptaret po humbasim shendetin ne nje kohe kur repartet onkologjike jane tejmbushur me paciente me semundje te pasherueshme per te cilat mbajme rekordin e pathyer ne Ballkan dhe ne Europe.
    Mund te hash si mbret, por kur ha ne nje ambient te piset, ai ushqim te behet helm! Personalisht preferoj buke me vaj e me kripe, por ne nje ambient te paster ku toka, uji dhe ajri jane te paster siç i ka krijuar natyra.
    Respekt,
    A.L

    1. jimy says:

      -albana . ne 22 vjete ne emigracjone desha zdesha keto 3 vjetet e fundit nuke them me qe jame shqiptare se sna done njeri .. .edhe nje raste tjeter nje shoku ime qe do te niste punen teke nje kompani sa u prezantua se ishte nga ALBANIJE i thane se do te marrim ne telefon . . edhe se pa me porten e kompanise . une u prezantova me origjine nga italija nisa pune edshe paguhem xhame 2. 500 . EU . ne muaje edhe 5 dite ne jave .orari 7. me 3.30 ne dite . pashaporten e vendosa ne mese te OQEANIT. . Kure te clirohet vendi nga kriminelet e banditat do te vije ne albani

  5. stalinsa;li says:

    Mos harro se ne kohet e sotme kur tere dhjaret e zorraxhinjte e maleve kane zbritur ne qytet, nuk di me se me ke ke te besh.
    Nuk eshte me si me perpara kur ne qytete 90% ishti qytetare. Enver Hoxha beri shume te keqia po dhe shume te mira, nje nga keto qe dhe dhenia e lejeve per njerzit me 8 klase per te shkuar vizite ne qytet.
    Shiko tani se si jemi katandisur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje