Partia e “Xhepit” dhe e “Qorrit”

14 Gusht 2011, 14:25Blog TEMA

Nga Sokol Balla

Ajo që e bën situatën interesante, është se në dallim nga viti 2009, kur kundër kryetarit u ngrit një emër dhe një zë i ri, kësaj radhe në korin e zvargur të ankesave dhe ambicieve janë rikthyer hije të vjetra.  Të cilat në kor, por kërkojnë jo thjesht që të iki i “vjetri”, por që në vend të tij të rikthehen ata, edhe më të vjetër se ai.

 

Ajo që pritej ndodhi. Siç ndodh rëndom një gjirin e formacionit më të vjetër politik në vend, edhe kësaj radhe asgjë nuk iu la rastësisë. Ashtu si në vitet e para të formimit pas vitit 1941, partia më e moshuar e vendit prodhoi zërat e radhës kundër kryetarit të radhës. Sigurisht asgjë e re për ata që meren me politikë. E vetmja gjë e re, kësaj radhe, duket se nuk janë më zëra të rinj që ngrihen kundër kryetarit të vjetër.  Kundër kryetarit të vjetër, po ngrihen tashmë të dështuarit e vjetër.

Kjo nuk ka bërë vaki që nga themelimi  i PKSH, kur, xhelozë për ngritjen e shpejtë në karrierë të Enver Hoxhës,  i cili u fut rastësisht në mbledhjen e parë, për të dalë prej saj lideri politik, Anastas Lula i mbiquajtur Qorri dhe Sadik Premtja i mbiquajtur Xhepi, tentuan komplotin e parë ndaj të “riut” Hoxha. Që nga ajo kohë, të gjithë të tjerët ishin veçse rishtarë, që kërkon pushtetin e ëmbël dhe të pashpjegueshëm që kjo parti ka ofruar e ofron edhe sot, për arsye ende të pashpjegueshme.

Për këtë mjaft të kundrosh historinë e re të saj, prej vitit 1991, kur atë e mori në dorë Fatos Nano. Ndoshta është pak e tepruar, por nuk besoj se ka një formacion politik në historinë e Europës demokratike, ku kryetarit të partisë iu desh të priste 11 vjet, e të kalonte katër vjet burg, për t’u bërë kryeministër. Para tij nuk ngeli riosh mjekër padirsur, pa u bërë kryeministër. Së paku një herë. Mbi 123 ministra prodhoi lufta e brendshme për pushtet në tetë vjetët e fundit të “mbretërimit” në krye të vendit të partisë së themeluar nga Xhepi dhe Qorri.

Ajo që është interesante, është se lufta për pushtet në gjirin e socialistëve nuk pushon, qoftë në pushtet, qoftë në opozitë. Dhe ky është një fenomen që kërkon shpjegimin e vet, por besoj se sindroma “Xhepi & Qorri”, është aty e pranishme për një arsye të vetme: kjo parti, për keq apo për mirë, është përfaqësuesja e vërtetë e psikës kolektive të shqiptarëve, si një komb individësh dhe jo komunitar, ku secili dhe të gjithë pretendojnë se janë më të mirët, se janë mbret, president e kryeministër. Kjo shpjegon se përse aty secili ndjehet lider, se edhe Kaçit i shkon mendja për President, rrotë më rrotë me Gimen e Puros. Kjo shpjegon se përse kur kritikojnë kryetarët, shemrat nxitojnë të përmendin pa pikë turpi e të krahasohen me emra të mëdhenj: nga Cameron te Bakojanis. Sepse aty në grigjën rozë, është mbledhur ajka e vanitetit tonë si komb. E natyrisht edhe kajmaku i karakterit tonë shoqëror.

Por ajo që e bën situatën interesante, është se në dallim nga viti 2009, kur kundër kryetarit u ngrit një emër dhe një zë i ri, kësaj radhe në korin e zvargur të ankesave dhe ambicieve janë rikthyer hije të vjetra. I riu I 2009-s hesht. Jo sepse është me kryetarin, përkundrazi. Por se edhe ai, po kundron me heshtje atë që paradoksalisht quhet risi:  rebelimin e “të vjetërve”. Të cilët në kor, por kërkojnë jo thjesht që të iki i “vjetri”, por që në vend të tij të rikthehen ata, edhe më të vjetër se ai.

Ata që bënë pazare me Berishën  jo sot, për njësinë pesë, por që në vitin 1996, kur linjës së rezistencës së kryesuar nga Pëllumbi, iu kundërvunë me shpifje, insinuata, puçe në distancë, ndaj tij dhe kryetarit të burgosur. Nga ata që bënë pu[e e spiunime në vitin 2002, kur ish mikut të tyre i futën thikën pas shpine, për të kapur një vend në qeverinë e Nanos, qeveri e ngritur mbi kurbanin që quhej Rexhep Meidani.

Sot të njëjtat fytyra përballë kryetarit, tashmë të vjetër Edi Rama. Dhe i kërkojnë të ikë. Nga Rexhep Meidani e deri tek Dritëro Agolli. Njeriu që parashikoi aq mirë në qershor të vitit 1991 se PS nuk do të rinovohej kurrë, e që uroi Bashën për fitoren e shkërdhyer në Tiranë. Por si mund të rinovohet një parti, e ngritur që në fillim të saj, mbi kurbane të veseve, dhe të etjes për pushtet? Jo thjesht pushtetin e privilegjeve, por atë të pastrin, të dlirtin për të cilin flet me mallëngjim Princi i Makiavelit. Veset janë vese, ato lindin dhe vdesin me shoqërinë njerëzore. Shikoni për shembull PD, aty ku këto vese nuk ekzistojnë. Ndaj ajo parti ka vdekur. Aty nuk ka kush të jetë Qorri (megjithë pasionin e Olldashit për Makiavelin). Ndërsa Xhepi? Xhepi është bërë kryetar bashkie (hahaha)

Ndërsa partia tjetër, në shtatëdhjetë vjetorin e lindjes së saj, mbetet sërish e njëjta. Si 70 vjet më parë, edhe sot, aty është rishfaqur fantazma e Xhepit dhe e Qorrit. Bile edhe e Miladin Popoviçit.

 

Analogjia që nuk guxoj ta bëj, është ajo finale me Enver Hoxhën. Ai ishte mbreti i veseve, por mbeti në historinë e PP (PS),  i fundit pastrues i veseve të saj. Pas vdekjes së tij, fabrika rozë e puçeve prodhoi e po prodhon shumë pinjollë të rinj e të vjetër.

Asgjë e ngjashme me Teorinë e Rrëshqitjes apo grupin Armiqësor të Ekonomisë. Jo jo.

Thjesht diareja e radhës e një partie që vuan spazmat e të qenit në pushtet, edhe pas gjashtë vjetësh në opozitë.

 

68 komente në “Partia e “Xhepit” dhe e “Qorrit””

  1. vangjel says:

    Shkrim shume i zgjuar .Me ikjen e enverit ne partine socialiste erdhi ne fuqi QORI ( FATOS NANO .I cili si nje alabak qe ishte lejoi alabakizmin ne parti .Me ikjen e tij de juro nga PARTIA SOCIALISTE ne kete parti vazhdojne te vegjetojne akoma alabaket e tij .Partia socialiste por edhe shqiperija do shpetoje kur te largohen nga ajo te gjithe alabaket e kryealabakut NANO .Edi Rama po mundohet ta modernizoje kete parti megjithese eshte e veshtire kur ke neper kembe shume Nano alabake .Urojme qe keta te zhduken nje ore e me pare nga historia e kesaj partie.

    1. Ilir Metroja says:

      Mos u cudisni nese ky pushtet e ka pjese te nomenklatures sunduese edhe Edi Ramen.
      Shqiptaret jan mesuar te tradhetojn por edhe te tradhetohen.
      Jam i bindur se ca foto ose ndonje filmim ne ndonje akt homoseksual qe i ka pergatitur satani Berisha e kan bere Edi Ramen te heshti perfundimisht ndersa ndonje oferte shperblyese e kan bere ate te bashkepunoj me te sic beri Meta, Nano, Idrizi, Ceka e me rradhe gjith fisi i degjeneruar i politikes shqiptare.
      Nese nje dit shqiptaret do dalin nga mentaliteti ballkanik i nenshtrimit masiv dhe do te bejn ate qe ben popujt angleze, franceze me revolucionet e tyre vec athere shqiptaret do te behen europiane dhe do te hyjn si te barabart ne familjen evropiane.
      Nje komb qe po degjenerohet ne gen nga ca te degjeneruar, kriminele dhe hajdute ordiner ska si te jet i pergatitur per sfida kaq te medha sa revoulcionet e verteta.
      Prandaj eshte e kote te flitet per bemat e kusareve te pushtetit, vrasjet apo vjedhjet e tyre.
      Kjo eshte pjese e natyrshme e kesaj mesjete te turpshme qe po jetojn shqiptaret ne shekullin e 21, ne mes te vitit 2011, pa lider, pa shpres, pa popull!

    2. arberia says:

      zoti Vangjush,e shof qe qenke i dashuruar me Edi Ramen,por per mendimin tim qenija jone ne opozite dhe humbja e Bashkise Tirane jane pergjegjesi e tij e pa diskutueshme.C,fare i bene Edi Rames gjithe ata militante te PS qe i perjashtoj nga kjo fushate e qe i quajti njerezit e Fatos Nanos.Pse a nuk ishte ai Fatos Nano qe beri Minister kete burre,e me pas kryebashkiak,e i dha ne dore Partine Socialiste,te cilen e ka cuar vetem ne humbje.Po nuk u bashkuan bashke Edi me Fatosin Partia Socialiste do te vdese ne opozite.

  2. drejtesia says:

    I MBYTURI QE DON ME MBYT ATA QE JU JAPIN DOREN.KETYRE KOMUNISTEVE DUHET TU JAPIM TE SHTYREN ,KETA NUK NDREQEN

  3. martin says:

    …ky shkrim eshte thjesht mllefi i keshilltareve te gabuar. Partite politike jane si skuadrat e futbollit. Tifozet e skuadres humbese fishkellejne gjyqtaret, lojtaret dhe trajnerin e ekipit kur ai eshte fajtor sipas tyre. Vehten mund ta gjejme te koha e Enverit vetem ne nje rast. Ne rastin kur kryetari i PS do te behet edhe kryetar i qeverise edhe i bashkise dhe ndoshta mund ti hapet oreksi per 4 punesim te kerkoje te behet edhe kryetar shteti. Shpresojme qe ne 2013 PS mos te shkoje ne zgjedhje me politiken mistrece te ndasise. Shpresojme qe Kryetari i PS te mos mendoje varfer se 2013 eshte e treta e verteta, por te degjoje zerin e vjeterve me shume se zerin e djelmoshave dhe çupave qe e ferkojne dhe e ngrehin si ndonje organ gjenital.

  4. raimondi says:

    Sa artiull i forte ky ! Loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahaahahahaha

  5. Berisha largohu says:

    Edi Rames i duhet qe te pastroje partine socialiste nga ato qe vuajne per pushtet. Per me shume nuk mund te flas sepse Sokol Balla e ka komletuar mire kete shkrim duke i degjeneruar te gjith ato qe kerkojne mendim ndryshe duke i futur thiken Rames mbas shpine.

  6. beso says:

    me duket se kur Nano ishte ne burg ishin nja kater kryetare qe s’ishin te zotet te nxirrnin as Nanon nga burgu,gje per te cilen mendoi berisha,perpara se kete ta beni Zani Caushi.Ne fakt historia tregon tjeter gje per Xhepin dhe Qorrin,po nje spunto ky shkrim diku do e gjente.Ka nje te vertete te madhe,qe Edi Rama nuk qelloi as i rastesishem ne formimin e PS,sikur ta benim krahasimin me nje politikan te rrangut te Enver Hoxhes,qe ishte diktator dhe satrap,por ne politike te jepte uje ne bisht te luges.Sala i PD nuk ngjan as me Mehmet Shehun,biles as me Zogollin,sadoqe hallet te dyve shpesh ua zgjidhen Fazlliçet e pertej Kosoves.Tamam kur bie daullja e luftes keta kater teoriket e karriges fillojne te hedhin kembet per valle;ngaterrojne domethenien e daulles,se kur bie per aheng dhe kur bie per lufte.Mbase kane te drejte,por momentet e nje debati perbrenda kur ujku çau vathen mund te tingellojne si keqdashje.O z.Balla,po ti qenke njesh ne analistet,pse i le vendin atij Hoxhes me syze,qe kete muaj duhej te mbaje ramazan?

  7. genti says:

    ps eshte turpi shqiperise parti hajdutesh

  8. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Sokol po pse nuk na thua ku esht Edi Rama.Pse nuk i degjohet zani?Thuj me brek a pa brek te dali tu thot minatorve nja dy fjale.pse ka frik?? Me vjen keq per ju qe Rexhep Mejdanin dhe te madhin Driterro Agollin nuk e merrni ne konsiderat.Edi Rama nuk eshte Enver Hoxha as nga bukuria as nga mencuria,as nga ndershmeria.Edi Rama eshte thjesht nje piktor qe u servier shqiptarve piktura lakuriqe,dhe vetem kaq.Piktura te nje kushtetute te perdhunuar,te nje Partie Socialiste te pordhosur,tablo te nje Tirane mbuluar me varferi dhe kriminalitet,ku droga jane qetsuesi i vetem i nje gjenerate te pashpresesh.Jo i nderuar Sokol Balla,po te ishte Edi Rama vetem 50 % e Enver Hoxhes Shqipria nuk do ishte DEGJENERUAR ne nje GANGRENE e Europes.ku shteti vjedh,vret,varferon popullin e vet.Enveri beri shum gabime por i beri qe Shqiperia te perparoje,nuk i beri qe te pasurohet familjarisht.Pres prej jush ma shume realizem dhe drejtesi.

  9. enverhoxha says:

    te lumte sokol,,,,je gazetari me i mire qe ka shqiperia,,,ne vend te dyte sigurisht mero baze,,,

    1. Agim says:

      Doni te verteten shoku Enver?
      E verteta per mua eshte kjo:
      Cilido artikull shume-shume i mire i shkruar nga cilido ,
      (me gjithe respektin e madh qe kam per disa analiste)
      ky artikull mund te afrohet per nga vlerat me ndonje artikull mesatar te te madhit Mero Baze.
      Dua te theksoj se deri tani nuk kam lexuar nga z.Mero ndonje gje mesatare, cdo gje ka qene nje perle e vecante .
      Ky eshte konkluzioni i im qe asnjehere nuk fle pa lexuar e sterlexuar shtypin on-line.

  10. liri says:

    Edi perfaqeson ate pak shpirt evropian te gjendur mes Shqiptareve. Po u perfaqesua opozita nga ”derr brothers” do perfundojme mbas Zimbawe-s. Ndoshta brezi i ri do dije ke te zgjedhe.Jepi Rini

  11. Luan Kavaja says:

    o Koli kjo foto te kujton te vjetrat e te rejat e ketyre 5 ishe spiunet e Ramizit, spiunet e Nanos, spiunet e Edit, prape u kethyen ne fise! sot spiunet e Sales, keta halabake per LEKA shesine dhe (gruan e femijen) keto fytyra qelben jo vetem Tirane por gjithe shqiperin..Ata dhe SAPUN ti beshe to te qelben plackat e fukarenjeve.

    1. jahu.,... says:

      o kavaja si eshte gersila.si e ka çunin .a mos eshte edvini me barre.nuk ndihet fare.

      1. Luan Kavaja says:

        o jahu, Ne kavajsit Salen dhe ju qyravecet te pjellet e Bunkerve DO TU HEQEM ZVARRE NGA Tirana ne KAVAJ DHE ATA spiunet qe Sala i KA DERGUAR JASHTE SI PUNA JOTE, NE DO TI SJELLEM DHE DO TI VARREM NE PER (SHTYLLAT DHE NE PER PEMET E KAVAJES)…Shtatori dhe Tetori per kelyshat e komunistav dhe halabaket e Sali Tradhetarit( DO TE JETE E ZEZE DHE E GJAKOSUR.)

        1. jahu.,... says:

          o lepurish kavaje.i madh je.

        2. zefi says:

          Sa per te hequr zvarre nuk dalloheni ju kavajsit,se per 20 vjet zgjodhet Berishen deputet dhe ju HOQI AI ZVARRE!!!PO TA KENI BYTHEN MIRE,NE RREGULL JENI,NUK KENI CFARE DONI ME!!!HAJT,SHKO PSHURRU!!!

        3. idajet says:

          po rri o trim se do ikesh kot me kto mendime qe ke,mos i nenvleftso komunistet..heren e fundit qe u nevleftsuan moren pushtetin dhe se kan leshuar ketu e 65 vjet…

        4. jahu.,... says:

          o lepurushi i kavajes.mbetet mbas bytheve.te edvinit a mos je shtatezane.me edvinin.apo me
          Erionin.sa sa gjake do besh ti e pame kur ishe me barre me kete kryebashkjakun qe keni.ik o lepurush futu ne breket e edvinit.

  12. Otoni says:

    Shkrim interesant dhe me ide e me mesazhe.
    Ka kapur nje dukuri politike vertet aktuale sot ne PS: grindjet brenda llojit vazhdojne e vazhdojne pa pushim! Dhe cilat jane ata qe i stisin keto grindje? Jane ata qe thote Sokoli: ata qe ia kane ditur dhe vazhdojne t’ia dijne kimetin pushtetit!!!
    Jam i mendimit, se aktualisht nuk shikoj lider me te pershtatshem per PS se sa Edi Rama. Kete gje me mire se kushdo tjeter, e di edhe vet Berisha, Nano e Meta. Dhe eshte kjo arsyeja qe ata kerkojne me çdo kusht (me diversion hë per hë) qe te largohet (me patjeter) nga kreu i Partise vetem Edi Rama! Sepse e gjykojne me te pakalueshmin. Islamet, Malajt, Harasanet etj., kane kapur shkopinjte dhe po mundohen qe t’i rrezojne gjethet PS-se. Dhe meret me mend se çfare i ndodh nje peme kur i rrezon gjethet!
    Sa per paralelizmin me Enver Hoxhen, kam pershtypjen se nuk shkon. Vertet vrau e preu sa mundi Enveri, por ne fund te fundit çdo te mire (aq sa te mira qene) ai ia la popullit dhe vetem popullit. Asgje nuk mori vet. Asgje nuk u la femijeve te tij. Le ta kundershtoje po deshe njeri kete fakt.
    Urime, Sokol; Ju uroj qe te botoni rregullisht edhe te tjera analiza te tilla, sepse gjykoj qe do ta thyeni monotonine e krijuar prej disa analisteve te deritanishem, qe vetem u vijne rrotull temave jo si analiste, por si “avokate” politike te partive qe iu jane militante.

  13. nastradini says:

    Sadik Premtja ne dallim nga aventurieri Enver Hoxha mbaroi studimet shkelqyeshem ne France dhe punoi ne nje firme prestigjoze deri ne fund te jetes. Ai bashke me Anastas Lulon ishin thjesht shqiptare patriote me nje shpirt te mire, intelektuale te shkelqyer, qe fati i kishte hedhur ne kampin komunist. Ata e kuptuan qe jugosllavet staliniste donin te perdornin aventurierin dhe sadistin e lindur Enver Hoxha per te realizuar qellimet e tyre te ulta kunder kombit shqiptar dhe kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven. Prandaj dhe vrane Anastas Lulon dhe ndoqen deri ne fund te jetes Sadik Premten. Dhe shtremberuan dhe fallsifikuan historine e levizjes antifashiste shqiptare dhe krijimin e Partise Komuniste. Qe i kushtoi shtrenjt me pas popullit shqiptar. Se Shqiperia pa ANTIKRISHTIN Enver Hoxha sot do te ishte ndryshe. Do te ishte e pamundur te drejtohej nga nje DEMON enverist si Sali Berisha, bir i denje i kauzes se zeze te Miladin Popovicit dhe Dushan Mugoshes ne dobi te Serbise. Prandaj aman me historira o Sokol Balla! Ki pak meshire per keta njerez te mire me gjak patrioti puro shqiptar. Mos denigro ne kete far feje dy figura idealisto-komuniste, por me shume antifashiste te historise se re shqiptare. Ndryshe bukur i ke renditur ne foto dinosauret e PS-se. Nga nastradini.

    1. feniks says:

      Sic e thua edhe vete,je vetyem nje nastradin,pjelle e BASHKEPUNETOREVE te pushtuesve nazi-fashiste!!!ENVER HOXHA ka qene dhe do mbetet HEROI ME I LAVDISHEM I SHQIPERISE!!!Ai organizoi popullin ne LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE KUNDER PUSHTUESVE DHE TRADHETAREVE TE SHITUR BALLISTO-ZOGISTE!!!AI RINDRTOI VENDIN PER 4-5 VJET DUKE NDERTUAR NGA E PARA RRUGE,HEKURUDHA,SHKOLLA,UNIVERSITETE,TERATRO,ESTRADA,PORTE E AEROPORTE,NJE USHTRI TE FUQISHME,QE BERI TE DESHTOJNE ME TURP E GJAK TE TERA PLANET E ARMIQVE NDAJ VENDIT TONE!!!AI U DHA PERGJIGJEN E DUHUR TE GJITHA FUQIVE TE MEDHA TE KOHES,DUKE E BERE VENDIN TONE PLOT RESPEKT,NDERSA SHQIPTARET KALONIN NE DOGANA PA ASNJE KONTROLL!!!NUK KISHTE MJALARJE,SIDA E PROSTITUCION,GJAKMARRJA U FSHI NJE HERE E PERGJITHMONE,KORRUPSIONIT NUK I NJIHEJ EMRI,NDERSA SIGURIA E JETES ISHTE NE KULM!!!PO SOT???JEMI NE SKETERREN KAPITALISTE!!!PUSHTETI SOT GRABITET HAPUR ME BEKIMIN E FUQIVE TE MEDHA!!KY ESHTE FASHIZMI,QE NA SHITET PER DEMOKRACI!!!

      1. genti says:

        Me faren e keqe qe mbolli enveri kena me vujt shum

      2. nastradini says:

        O zogu mitologjik feniks, qe te kane rene pendet pa ju afruar diellit nga demagogjia enveriste. Fashizmi ishte ideollogjia e Enver Hoxhes. Edhe Hitleri i dha nje zhvillim te papare Gjermanise pas krizes ekonomike te vitit 1933 o dallkauk pa shkolle. Po keshtu edhe Stalini ne Rusine komuniste. Duke grabitur dhe pushtuar dhe vrare popullin e vet dhe te tjeret. Kete gje beri edhe sadisti hileqar Enver Hoxha me “miqte e tij te perjetshem” dhe me shqiptaret qe mendonin ndryshe. Po pse nuk shkon ne Korenve e Veriut more derdimen enverist? Apo ne Kuben e Fidelit? Apo Cavez Komunisti tek andet e bukura te Amerikes se Jugut? Qe ta shohesh kauzen e enverit LIVE? Sa te kete Shqiperia FERRA si puna jote do te kete edhe DEMONE komuniste si Sali Berisha. Do Zoti qe me kalimin e kohes fara e keqe qe hodhi Enver ANTIKRISHTI ne token tone te mos ngjize me dhe te filloje nje ere e re ne trojet shqiptare.

        1. Gimi says:

          Nastradin je njeriu me i piset ketu ne forum. Gjithmone perdor te njejtin stil te shkruajturi: ne fillim fyen te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ty, pastaj vazhdon me informacione dhe ide te pasakta, qe te vertetojne se niveli yt nuk mund te shkoje dicka me shume se sa ai i masturbuesit mental.

          1. nastradini says:

            O Gimi enveristi. Sa te kete shqiperia dallkauke si puna jote me soje e sorollope komunistesh te pandreqshem do te kemi edhe Ramiz Aline edhe Fatos Nanon edhe Sali Berishen edhe Ilir Meten me shume fanatike nga pas. Do te kemi edhe Piramiden famekeqe ne mes te lulishtes ne Tirane edhe Sigurimin e Shtetit qe drejton vendin 20 vjet pas renies se komunizmit ne Bote. Meqe te pelqen llafi i piset dije se MASTURBUES meso nga nastradini se MASTURBUES me te madh se Enver Hoxha nuk ka pare historia. Ne Paris dhe Montpelje masturbonte shpesh se nuk kishte leke per te paguar prostitutat franceze te rruges. Megjithese fashisti Bahri Omari i dergonte mjaft leke nga Tirana. 50 vjet me pas kur mori pushtetin masturboi spermen e vet SADISTE mbi popullin tone dhe hodhi edhe ne token dhe trojet shqiptare. Per te mbjelle faren e te KEQES. Dhe ja ku e ke te gjalle vepren e tij DEMONIN komunist Sali Berisha me vampiret nga pas. Per te vrare, per te vjedhur dhe per te mashtruar shqiptaret. Per te vazhduar masturbimin enverist te shqiptareve. Njesoj si mesuesi i tij ideollogjik dhe krijuesi fizik i DEMONEVE nacional-socialiste Enver ANTIKRISHTI. Prandaj o Gimi enveristi duhet te dish prejardhjen tende para se te flasesh me fjale te pista, sidomos kur kerkon te besh pis te tjeret.

    2. lule says:

      Me ne fund nje njeri qe njeh historine! Zotit Sokol Balla – pa hyre fare ne diskutimin mbi aftesite e tij analizuese – nuk i falet mosnjohja dhe keqinterpretimi i historise mbi dy idealistet dhe revolucionaret e sinqerte shqiptare – fenomen ky aspak i perhapur ne politiken shqiptare te te gjitha koherave. Hidhini edhe here nje sy historise Z. Balla, respekti per te tjeret tregon dhe respekt per veten!

  14. bbb says:

    Ps ne raport me Pd eshte parti shume here me demokratike. Ne PD ka nje kryetar tash 21 vjet dhe shume “qorra” qe bjne duartrokitje fuksi per kryetarin

  15. saimira says:

    …sinqerisht…une kete artikull e konsideroj si nje diare te nje …te themi qorri…qe po i iken nga xhepi…nje mundesi masturbimi….Nuk kam par ,vec raste te vecanta ..qe bejne thirje per F.Nanon…ralle…shume ralle.Dhe me shume te ishin…nuk do shihja asgje jolegjitime ! Nese kerkon te largohet Edi Rama…nuk do te thot se duhet tee vijje Nano…Cudi…edhe Sokol Balles ti dal ne ender Nano ? Imagjinoni si e vuan Enverin ky SOkoli.Gati sa nuk thot se kush kerkon largimin e Rames …kerkon kethimin e Enver Hoxhes.. Nga djemt e Enver Hoxhes rrethohet Edi Rama.Edhe kjo s do kish ndonje te keqe ,pas 20 vjet demokraci…por Edi Rama mblodhi ata qe mbi interesat e popullit vun interesat e tyre,u pasurua bashk me ta dhe kerkon me cdo kusht karigen e kryeministrit. Merr nje enteroseptol…Sokol Balla..

    1. Alb-germani says:

      Bravo Saimira.Shum REALISTE.Kompliment

  16. Nina says:

    uaaa, “nuk e di përse”, por më pëlqeu shumë ky shkrim

  17. kroi says:

    Komntit te Balles do i thoja se per Edi Ramen shkon shume fjala e ure te cilen duhet ta kesh parasysh Balla”me i rende bishti se sqepari”. Prandaj nuk po ben para PS.

  18. miri0201 says:

    ashtu si e ke shikimin miop,ashtu i ben edhe analizat o Sokol(me gjithe honorarin qe te ka dhene Edvina Rama).Pale me flet edhe per vese,kur gjithe jeta jote profesionale eshte e mbushur me vese o batakci i ndyre.Te fala Kolegut tend Mero Baze

    1. tironci says:

      ndyresia e nje komenti te ndyre ik me pler zagar i sali qenit.

    2. Shkodrani says:

      Fatkeqsi e madhe me te gjyku nji si puna jote.Ky artikull asht nji analize e thelle dhe e domosdoshme per PS dhe Edi Ramen.Ma mire me ken edhe nji legjislacion tjeter ne Opozite dhe me spastru keta kollona te pesta si Kacin me shoke te futun prej Pianecit Fatos Nano.Spastrim spastrim dhe vetem spastrim,te marrin fryme lirisht kjo parti

  19. bler says:

    me pelqyen te gjitha komentet …………

  20. korcari says:

    uaaa sa paralele e bukur “i riu Hoxha” me te riun Rama ose Enveri fringo.Kjo histori te kujton te vjetrin Koco Tashko qe te riun Hoxha e prezantoi ne grupin e tij. Me vone Hoxha e shperbleu duke i ngerne koken.Keshtu po vepron edhe Enveri i ri me te vjetrit ne demokraci.

  21. Almand says:

    Te kerkosh nje PS ndryshe dhe te rimodeluar pa servilat e Edvin Rames nuk eshte diarre por dicka shume me e nevojshme sesa shkrimi yt i pvalere dhe ne mbrojtje te ish-ave.

    1. martin says:

      …me pelqen ky koment. Kjo eshte e keqja ne PS

  22. baro çorrogjafi says:

    BERISHA ” XHEPIN” DHE ” QORRIN ” I KA LENE RRUGES OSE I VRAU, NDERSA KY “XHEPI ” DHE “QORRI ” I EDI RAMES SHERBEJNE PER T’I DHENE ME TEPER FRYMEMARRJE SALI BERISHES.KETA NE VEND TE BEJNE OPOZITE DHE TE SHTRENGOJNE RDHET E SAJ, DESHIROJNE TE HANE KOKAT E NJERI-TJETRIT DHE I ZGJATIN JETEN SALIUT..

  23. tosi says:

    Cdo te behej Shqiperia pa Ballen e Bazen? Te imagjinosh te kishte vetem Cilet e Artan Hoxhat. E ne ca raste edhe Muc Nanot. Do te kishte qene 100% diarre

  24. magypi says:

    E bukur ,kjo Partia a Oorit Fatos Nanos,dhe me plot gojen e Xhepit te Edvin Rames,

  25. Otoni says:

    O Natradin,
    Nga ç’lexoj prej shenimit tuaj, gjykoj qe nuk e njihni fare historine. Paskeni nevoje te shfryheni nga urrejtja patologjike dhe te “fryheni” nga mendimet, duke lexuar ca me shume.
    Ne qofte se Enver Hoxha u fut ne Tirane me 28 nentor te vitit 1944 i pritur me lule dhe duartrokitje nga populli dhe u percoll po nga populli me 11 prill te vitit 1985 me lot dhe lule, kjo ndodhi jo shqiptaret nuk ishin budallenj. Edhe Saliu yt i derdhi lotet lum, sa qendroi nje jave pa dhene leksion nga qe iu ngjire zeri nga te qaret per Enver Hoxhen.
    Sidoqofte, paskeni nevoje te lexoni ca me shume per te mesuar se cilet ishin “Xhepi” dhe “Qorri”!

    1. nastradini says:

      O Oton historia, nastradini nuk ka nevoje te njohe historine komuniste te Otonit, shkruar nga dora e kalemxhinjve te Enver Hoxhes. Sepse Sadik Premtja ishte mik i familjes sone borgjeze. Pavaresisht komunist me bindje si shume naive te tjere, shqiptare te ndershem ai ishte nje patriot i vertete dhe intelektual i mirefillte. Ai e kuptoi se Enver Hoxha ishte nje aventurier klasik dhe donte te zinte pushtetin me ndihmen e serbeve. Ne dem te interesit kombetar. Ketu filloi edhe carja e pare gje per te cilen u denigrua tere jeten e tij ai dhe u likuidua grupi i te rinjve. Per Anastas Lulon nuk ka nevoje te flase nastradini se kane folur shume te tjere. Nje shpirt njeriu, me shkolle ne Moske, intelektual i vertete qe nuk u pajtua me terroristin e popullit rus Stalin dhe ju bashkua grupit te Trockit. Per t’ju kundervene Enver Hoxhes, aventurierit parashytist pa shkolle nga ambasada e Zogut ner Bruksel ku punonte si sekretar i pare, direkt per te zaptuar levizjen antifashiste shqiptare me urdherin e Titos. Duke komanduar nga shtepia e Bahri Omarit. Nga ku bente sikur fshihej. Me pas anastasi e kuptoi shpejt se komunizmi ishte nje ide fallco per te zaptuar pushtet gje per te cilen e pagoi edhe me jeten e vet. Para vdekjes ka shkruar dhe ka lene mjaft materiale me vlere historike, por askush deri me sot nuk ka mare mundimin t’i botoje. Sepse vetkuptohet qe Sali Komunisti dhe Sekretari i partise se Punes i shikon si armiq keto dy figura patriotike, qe sot po denigrohen me tallje dhe qeshje gazetarie pa patur asnje arsye. Pse keshtu? Sepse ANTIKRISHTI Enver Hoxha u percoll me lote krokodili ne 85-n. Nga shqiptaret qe ne 91-n moren arratine nga syte-kembet per t’i shpetuar “PARAJSES” enveriste te Otonit. Dhe te shume fanatikeve te tjere. Qe akoma nuk u jane thare lotet por vajtojne pa pushim. Saliu nuk eshte miku i nastradinit, por pjelle e Enver Hoxhes. Qe vret dhe likuidon popullin si AI. Qe vjedh fondet publike dhe pronat private si AI. Qe mashtron shqiptaret me PARAJSA imagjinare njesoj si AI.

  26. Agim says:

    Me thene te verteten , nuk kuptova se ku kerkon te dale z. Sokol Balla.
    Personalisht jam nje anti-berishist aq i thekur sa nuk me pelqen asgje nga TV-KLAN dhe
    me pelqen cdo gje tek TOP-CHANNEL. Emisioni FIKS-FARE me ka perpire te terin ,sidomos me gjestin tashme legjendar te Saimirit kur drejton gishtin lart per tek ” AI I MADHI” ose “AI BURRI” .
    Pra jam anti-berishist i pa ndreqeshem, kerkoj largimin e shpellarit nga pushteti me cdo menure, me cdo rruge me cdo sakrifice, ligjore. Perkrah cdo njeri qe eshte kunder pushtetit te Sales dhe per rrjedhoje cdo punonjes te TV-CHANNELL dhe per pasoje edhe Saimirin, edhe Doctorin (e fiksit) edhe Sokol Ballen. Por nuk e kuptova mire se ku kerkonte te dilte Balla. Ajo qe me pelqeu me shume ishte ky shenim : copy&paste,
    “..Sot të njëjtat fytyra përballë kryetarit, tashmë të vjetër Edi Rama. Dhe i kërkojnë të ikë. Nga Rexhep Meidani e deri tek Dritëro Agolli. Njeriu që parashikoi aq mirë në qershor të vitit 1991 se PS nuk do të rinovohej kurrë, e që uroi Bashën për fitoren e shkërdhyer në Tiranë. “.
    Cfare me pelqeu ketu ishte ideja qe edhe vete Dritero Agolli qe dikur parashikoi se PS nuk rinovohej, eshte i parinovueshem jo si komunist , por i parinovueshem si interesaxhi..derisa shpejtoi te uroje Lulzim Bashen per fitoren e shkerdhyer ne Tirane.( Gojet e liga thone qe jane disa biznese Agolli ne Tirane)

  27. Shpresa says:

    Jam dakord me shkrimin. PS duhet te spasrohet nga mbeshtetasit e Fatos Nanos. Ata jane percares te PS. Sa per Edi Ramen e respectoj per punen e bere si ne Bashkine e Tiranes ashtu dhe per PS. “Shtepia pastrohet gradualisht nga pislleqet. Ti mendon se ke mbaruar ,op del dicka tjeter qe duhet ta pastrosh patjeter”. Rinovim rrenjesor.Suksese.

  28. NETI VJOSA says:

    Shkrim i mire.
    Por ne se nje pjese e funksionareve te PS-se kerkojne te largojne Ramen ne keto momente, kjo shpie uje me bollek ne Mullirin e Salushit!
    Ne se Driteroi ose Rexhep Mejdani kerkojne largimin e Rames, ky do te ishte nje gabim qe do ti kushtonte shume te Majtes Socialdemokrate, ose me sakt, do ti siguronte Salush Kusartit edhe vjedhjen e Zgjedhjeve te 2013-es!
    Sepse dihet, nje Lidership i ri , nuk lind me suste, sa hap e mbyll syte!
    Asnje Parti Socialdemokrate nuk e largon Lidershipin e saj ne momente kur Popullata e voton me shume ate, edhe pse e dime se ne Shqiperi Votat dhe Zgjedhsit masakrohen nga nje Kusar i papare ndonjehere ne Historin e Politikes shqiptare!
    Zerat mjerane brenda PS-se qe kerkojne largimin e Rames jane Krimbat e Nano Bixhozit!
    Shpresoj shume se Kongresi i Ps-se do te legjitimoje Edi Ramen, por me nje kurs me te rrepte, me radikal ndaj nje Injoranti Bajraktar qe ka uzurpuar te gjitha pushtetet e Demokracise ne Shqiperi!

  29. Dardani says:

    Me duket se analogjise se Balles i mungon roli i tij ne gjithe kete trajtese prej felliqesirash, kjo sipas tij. Agjitropi i Enverit (Rames) ka edhe ai mastrubimin e zise se vet. Nese Blushi hesht dhe Gramozi eshte bere si Mehmeti dhe Xhafa si Kadriu dhe Shalsi si Fecori, pasuar nga grupi armiqesor i ekonomisteve si Malaj, Sokol Balla shfaqet si pordha e dyte e Rames. Por kete here jo thjesht per te bere zhurme si Veliaj, por per te ndotur ke te mund ai dhe Enveri tij. Te vij turp or Sokol> Bej kujdes sepse flitet qe Enveri i morri te dashuren Qemalit. Ky i fundit merrej me agjitropin dhe kishte edhe syze…………….

    1. tironci says:

      zagarve te shpellarit si puna jote ,mos kini kujdes se shpellat e vucidolit ju kan mor gjithshka po kujdesinu per veten tuj ,kujdes sapunin

  30. xhemal says:

    ps nuk eshte as si e enverit as si e hitlerit eshte parti e reckamaneve politike qe kane falimentuar e merren me muhabete kafenesh pa fryme e permbajtje eshte nje force ne teheqje e plogesht pa energji krijuse ate e ka mposhtur pushteti injorant dallkauk otoman ,pushteti i bajraktareve e servileve xhvatesve te njerezeve te thjeshte e te mire ,pushteti i zuzareve e i hajduteve ,parti e semure nga mungesa e nje programi shpetimi te vendit nga mungesa e unitetit te aksionit politik nje parti gjithmone e me shume ne teheqje e jo ne aksion te perhereshem pa u lodhur per te miren e qytetareve e ne interes te tyre

    1. Demo says:

      Z. Xhemal: Lavdi te perjetshme Partise Socialiste,sepse keshtu ajo never nuk do ta ngreje koken dhe do te shkrihet si qiriu te cilin Sokoli sapo e ka ndezur.

  31. ervin says:

    Sokol Balla disa here fitues i cmimit si servili mi mire i oborrit te Rames, nuk ka turp por bene edhe shkrime si ky pacavurja .
    Ik o sokol ik se te erdhi fundi edhe ty kaq e pati edhe servilizmi yt mjeran

  32. jahu.,... says:

    Ç’far e ke rakip ballen o kolo.se je i vetmi gazetar per interesa personale na e tregon.se edvin rama sipas teje qenka.gandi i ballkanit .a jeni ne lidhje direkte me kavajen per shtatezanine e grisildes akoma.ku ndodhet edvini.apo eshte me raporte per thithje te lendeve narkotike.se shume komentues socialito.heroin perdorues .na paraqesin edvin njeriu me i pershtatshem per drejtimin e ps.por edhe keta kerkojne edvinin te jete ne pushtet .se duan edhe keta te thithin ndonje gje.qe mund t’jua lere haina meme.tema nuk me botoni komentet shume here.por nuk po me plase forte.po kaloj kohen se me tel.po shkruaj .lavdi sokol.mero.rama.

  33. Olti says:

    Komplimente Sokol; ndoshta i vetmi artikull me vlera krahasuese qe kam lexuar prej kohesh! Por perfundimi juaj nuk te con Ne rrjedhje logjike qe ju vet e keni zbuluar! Ne Shqiperi partija socialiste ka democraci te brendshme e fraksione ndersa Shqiperia drejtohet nga dy parti paramilitare si PD dhe LSI! Ju keshilloj te vazhdoni analizen tuaj Ne tej sepse e keni kapur si duhet problemin shqiptar! Ne se keni frike mund Ta vazhdoje une!

  34. Luan Kolonja says:

    Megjithese i paraqitur me nje stil te arrire gazetaresk, ky shkrim i Sokol Balles, nuk arrin te kaperceje perteje standarteve mesatare persa i perket mesazheve dhe ideve qe percjell.
    Do desha te shpreh mos pajtim total me analogjite dhe krahasimet e perdorura nga Z.Balla, kjo per arsyet e meposhteme:
    Se pari, nuk mund te besh krahasime pergjithesuese te veprimit te figurave politike qofte edhe brenda per brenda nje partie politike per hapsira kohore 70 vjecare duke u rekur te gjesh shembellime te disa individeve. Pasi kushtet politike e social ekonomike te nje vendi, qofte dhe te Shqiperise kane ndryshuar me nje dinamike te larte gjate ketyre 70 viteve. Dicka mund te abstragosh lidhur me periudhen kur ne Shqiperi mbreteronte Partia-Shtet e Enver Hoxhes. Vetem gjate kesaj periudhe qe mund te konsiderohet nje Status-quo e vetme dhe e vecante, mund te krahasosh figura dhe sjellje te tyre te ngjashme.
    Se dyti, meqe po i referohemi gjithnje PS,per hire te vertetes duhet te themi se ishte Fatos Nano ai qe me inteligjencen, vizionin e tij pro perendimor dhe njohurite e koncepted e mjaftueshme te ekonomise tregut, arriti te siguroje vashdimesine e PS ne fazen e tranzicionit te vendit pas viteve 90te. Pervec kesaj ai eshte i vetmi qe arriti te eksperimentoje suportimin e figurave te tjera duke dalur nga idoli i “Njeshit” sic qe rasti i kryeministrave Majko e Meta. Pra kjo periudhe gati 11 vjecare nuk pati asnje figure te ngjashme me tjetren.
    Se treti, une do ta konsideroja pikerisht si argument te kundert per Ballen, faktin e ardhjes ne krye te PS te Edi Rames, kjo ngjarje nuk mund te ndodhte kurresesi pa hapsirat e krijuara brenda PS nga Nano. Vini re, asgje e tille e ngjashme nuk ka ndodhur ne kampin Demokrat, ku Berisha mbreteron i vetem. Pra sic e shohim, nuk kemi anje “xhep apo qorr” por thjeshte hapsira konkurimi. Sigurishte qe ky konkurim nuk u be me perfect honesty and free conditions…
    Tani natyrshme lind pyetja, cfare po ndodh brenda gjirit te PS sot, pas humbjeve rradhazi te saj? A funksionojne akoma hapsirat e konkurimit te lire brenda saj? apo ato jane ngushtuar se tepermi, a ndikojne faktore te jashtem qe stimulojne e nxisin keto konkurime ? sigurisht qe po. A jane keto faktore determinant dhe te vetem qe veprojne ?sigurisht qe jo. A eshte Berisha qe i nxit ato, nuk besoj aspak. Pasi besoj ne integritetin e tyre personal dhe ne emancipimin e tyre gjate edukimit dhe eksperience se fitur gjate kohes te angazhimit ne politike. E kam fjalen ketu per politikanet e se majtes ne fotografine e mesiperme.
    Se fundi, a ka dhe do te kete “Jago” ne politike? sigurisht qe ka dhe ato jane te kudondodhur. Kjo eshte ne natyren njerzore. Por historia ka treguar qe asnje “Jago” nuk mbijeton pa disa kondita te ambientit social qe i stimulon apo krijon hapsira qe ato te mbijetojne me gjate. A mund te konsiderohen te tille, keto opozitare te liderit te opozites? absolutisht qe jo. Dikush mund te pyese, cfare nese njeri prej tyre prevalon ne garen me Ramen? kjo do te ishte per mendimin tim dicka e natyrshme dhe qe duhet pranuar. Pasi ne fund te fundit dicka e tille ndodhi me Ramen kur ai erdhi ne krye, apo jo?
    Perfundimisht mendoj qe media duhet te qartesoje pozicionimin e saj objektiv ndaj figurave te tilla te PS, duke u dhene me objektivitet vleresimin qe meritojne dhe jo te denigrohen ato. Pasi ne fund te fundit ato paraqesin vlera te shoqerise packa se anjeri nuk mund te konsiderohet perfekt dhe i vetmi.

  35. enh says:

    dua te me falin per opinionin tim por fotoja tregon,ca karieriste,si ne filmat e koza nostres,,ku ta dish mbase jane te pushtuar nga patosi i idealit,ne rast se eshte keshtu bravo i qofte.

  36. alqi says:

    Të keqen, ne si popull po e vuajmë aktualisht nga PD në pushtet ,apo nga PS në opozitë?.
    Po Sokoli ç’pati!?.

  37. alban says:

    Ky shkrim me le pershtypjen se eshte ne interes te xhepit te qorrit.

  38. lomi says:

    vazhdoni zbuloni vazhdimisht armiq si enveri dikur sa ngjan ps sot me partine e enverit turp qe e katandisi rama keshtu

  39. azizi says:

    Me duket se Rama e porositi menjeher nje shkrim si ato traktet e dikurshme sepse po tmerrohet nga mbeshtetja qe deputetet po i japin Arben Malaj, pas presionit qe po vjen nga baza socialiste. Ne Kukes ishte gjithe struktura drejtuese e PS-se qe mbeshteti Malaj dhe faktuan qe Rama nuk eshte me i mire pritur atje. Pyesni shkun Namik dhe ai e konfirmon shume me mire, pasi Asllani ka dite qe e ka fshire nr e rames nga celulari.

  40. ilvani says:

    Z.Balla.ti rikthehesh historise,ta kujtosh ate asnjeher nuk eshte gabim dhe ju beni shume mire qe e rikujtoni.Por paralelizmi qe ju kerkoni te hini ne kete mes nuk qendron.Argumenta hde fakte ka shume,por une po ju permend vetem nje prej tyre.Enveri vertete sulmoi Xhepi dhe qorrin per te ruajtur drejtimin e partise,por eshte po aq e vertete qe ai i dha status pozitiv dhe beri historine ne drejtim te PKSH (PPSH).Per kete qellim ai dhe nuk pati probleme me vendin dhe drejtoi per pothuajse 50 vjet sepse arriti te gjeje gjuhen dhe ti ofroje vendit progres si ne aspektin politik,ekonomik,moral dhe integral.Duke gjetur gjuhen e duhur te komunikimit dhe metodat e duhura te drejtimit ai beri qe nje vend i tere te perqafoje dhe mbroje komunizmin edhe atehere kur,jo vetem vendet e Europes Perendimore,por dhe ato Lindore perqafuan dhe u futen ne sistemin kapitalist.Vertete Enveri eleminoi shume nga shoket dhe miqte e tij,por qe pati perkrahjen e gjere te popullit ai ofronte vetem sukses dhe progres.Ju mendoni se ne rast se Enveri nuk do ti sillte vendit zhvillim,nuk do te kundershtohej nga shoket dhe miqte e vet,dhe aq me teper do te gezonte perkrahjen e popullit te thjeshte?Gezoj respektin me te madh per ju si gazetar z.Balla,por ne kete rast ju them se i keni vene nje minus shum te madh pozicioni dhe profesionalitetit tuaj personal duke e kthyer veten ne nje zedhenes servil te nje njeriu qe pati shume shanse te arta per te merituar besimin dhe respektin qe ju dha si ne aspektin politik,ashtu dhe moral,dhe nuk diti qe ta ruaje.Jam i bindur qe dhe ju vet sot,kur lexoni komente qe po behen ne faqen online te gazetes,por dhe duke e rilexuar dhe konceptuar artikullin qe shkruajtet,jeni penduar.Uroj qe kjo te kete qene e vetmja enderr e keqe qe keni pare.

  41. Aldi Fier says:

    O Z.Mero ,,,po nuk ishe ti ai i cili trumbetoji me te madhe tek emisioni i Ora News (Debat Alfred Peza) qe nese nuk hapen kutite e 2009tes Edi Rama duhet te zhduket ???

  42. griselda e fatmir tirana, bruksel-belgjike says:

    I respektuari Sokol Balla; vetem nepermjet TV dhe shkrimeve ne Gazeta e Revista te njoh, por dua te te them se, me i ndyri nder te ndyret ne ate fotografi te ketij shkrimi eshte Ben Blushi. E di qe do te te vije keq qe shkruaj keshtu, se te lidh profesioni me te si gazetar qe nga koha kur punoje tek Koha Jone me Blushin e Blushna te tjere monstra te Gazetarise Shqiptare, sahan lepires Pushtetesh Mafioze etj-etj, si Fevziu-Frangaj e nje dyzine si keta. Por, vertete ka mjafte fakte e informacione se Blushi eshte koka e Nanoisteve ne PS dhe ben si urithi nen-dhe vrima percarese te PS e Opozites, per llogari te Nanos dhe bizneseve te tija qe ka bere me bekimin e Nanos…A do me Info. per kete gazetarin-analistin-politikanin-shkrimtarin (me dorshkrimet dhe recetat e lena gati nga gjyshi i tij Dhimiter Shuteriqi), por e di perseri qe do te te vije shume keq po te zgjatem, prandaj mjafte me kaq. Me Fal z.Balla qe ju shkruaj keshtu, por ne Bruksel ka dhe fjale e sharje edhe me te ndyra per te ndyret e Shqiperise, e une femer ndjehem shume keq qe i degjoj keto po nga ata Nderkombetare ketu ne Bruksel qe jane te kapur e te korruptuar nga rregjimi mafiozo-fashisto-komunist aktual ne Tirane. E kesaj i thone: Kalova lumin (parat e koncesionet i marrin keta ketej), te dh…kalin (pastaj mes tyre shajne e shajne papushim paskraheve shqipetaret).

  43. shefki says:

    shkrim profesionisti mediatik te pa-paanshem(te majte). ske ci thua!

  44. debatiku says:

    Replike me komentuesin z.Nastradin…..qe pseudonimi i tij……del se i ka ngelur emer si ne perrallat e nastradinit…qe vetem bosh e kane nxjerre…..dhe ju o z.Nastradin ne komentin tend…shpreh mendimet idete e replike per cdo njeri ske te drejte….
    Fenis…edhe pse thjesht e bene shume te drejte analizen…dhe pse shqetesoheni ju z.Nastradin agai…..me shume se po kerkon populli sot Enver Hoxhen….se ka dashur edhe kur qe ai vete gjalle…dhe keto jane shume arsye…qe ti i din zotrote por ..ste intereson se te preket interesi se si i gllaberove pronat qe vure dhe rrin e rin na nxjerre nga nje perralle per cdo komentues….kush ta jep kete te drejte…pse urren ato qe me ndergjegje,te drejte te fakteve kokeforta vlersojne vepren e punen e Enver Hoxhes…..ta thote Feniks……ska arritje me te medha….nen udheheqjen e tij…..sot kush nderton vetem shkaterrojne….e per kete z.Nastradin…duhet ju.ju personalisht te na “bindeni”me ato perrallat e tueja antienveriste…..por se nuk varet nga ju…mundt te bindni fashista.zogista.ballista e korrupsionin saliberishjane…si majtas e djathtas …me bejta kunder Enverit…..por jo.jo nuk bindni nje popull te tere……Enveri eshte ne faqet e lavdishme te popullit shqiptare,te vendit ,dhe te gjithe botes…..dhe ne dac ta dish tiz,Nastradin…ajo Amerike ka nje institut te madh qe mban ne kembe per studimet e Enverit dhe shpejt do vihet ne vendin qe ai,meriton…….pastaj nuk do besh me replika me cdo komentues…do te mbyllet goja perfundimisht…por nje perralle te madhe do besh zotrote…qe tjua tregosh atyre qe vijne…….Enveri ndertoje…..demokracia saliane,naniste,iliriste e tera fashiste na e shkaterruan vendin popullin e slane gje pa pervetsuar e shitur vendin……Kjo gje do te bente qe dhe femijet ne kopshte ta tregonin…….rri morre nxirr koken tende antishqiptare…se paguhesh per replika….

  45. Eduard says:

    Analize shume shume e dobet, Z. Balla! Keqardhje qe nje gazetar profesionist bie ne nje nivel te tille….
    Partia e Xhepit dhe e qorrit qe e analizoka Strabiku…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje