Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, kryeministri Berisha duke iu referuar opozitës për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë u shprehu se “Kushtetuta nuk është statut partie.” Eshtë për t’u habitur të dëgjosh nga goja e një njeriu që ka bërë dhe bën çfarë do ai me Kushtetutën e më gjithë institucionet e shtetit demokratik. Mjaftojmë të kujtomë se më 9 Prill 1992 kur për herë të parë u bë President i Shqipërisë demokratike, ai mori shumë nga kompetencat që kishte kryeministri sipas Kushtetutës, dhe e la këtë të fundit, pothuajse vetëm me “teshat e trupit.” Dhe si për ta “korrigjuar gabimin,” sapo u zgjodh Kryeministër më 8 shtator 2005, i rrëmbeu përsëri kompetencat që kishte si President, duke e lënë postin e Presidentit të Republikës sikur është “pozita e shefit të pritjes në ish-Shqipërinë Socialiste.” Eshtë një turp për të gjithë politikanët dhe, padyshim, përgjegjësi të veçantë ka edhe opozita që për interesa të ngushta partiake, kanë heshtur për këtë “marrje dhe heqje” kompetencash, që cenon shumë rëndë institucionet tonat demokratike. Një shtet demokratik, mbështetet ne tre shtylla të pavarura: pushteti ekzekutiv, pushtetit legjislativ dhe organet gjyqësore. Sikur njëra nga këto shtylla të çalojë, çalon i tërë sistemi demokratik i një vendi.
Por ç’mund të thuash për shtetin tonë ku të tëra kompetencat janë grumbulluar në dorë të Ekzekutivit, pra në dorë të një njeriu, dhe pikërisht këtij njeriu që jep leksione për Kushtetutën? Në një rast të tillë, nuk mund të flitet aspak për një shtet demokratik, por për një shoqëri ku qeveriset nga një shtet totalitar njëpartiak. Por siç duket që ne si popull ndihemi rehat me këtë lloj qeverisje, se duke ndenjur 50 vjet në një diktaturë, ne nuk kemi asnjë përvojë sesi është vërtet jeta në një shtet demokratike. Për faktin që në Shqipëri njerëz të qeverisë vjedhin e vrasin, në mes të ditës, nuk e ka fajin as pozita e as opozita, por vetë ne, populli, që pranojmë të poshtërohemi deri në këtë derexhe. Ajo që po ndodh prej ditësh në Angli, nisi si kundërpërgjigje e vrasjes nga policia e një të riu. Dhe përmasat që ka marrë përplasja me forcat e rendit dhe shkatërrimi është i pabesueshëm. Por a s’është e pabesueshme edhe ajo që ndodhi në Shqipëri, që ditën me diell vriten katër veta të pafajshëm, dhe populli pothuajse heshti?! Dhe akoma më e habitshme është fakti që “politikanët tanë” (fjala adekuate duhej të ishte: “sharlatanët tanë”) ditën me diell bërtisnin se “fajin për vrasjen e tyre e ka Edi Rama që i solli këtu?” Të dëgjojë populli shpjegime të tilla për vrasjet dhe të heshtë, kjo është më e habitshme se sa reagimi i të rinjve në Angli.
Le të kthehemi tek mbledhja e djeshme e qeverisë dhe të shohim sesi shprehet vetë zoti Berisha: “Nuk kanë shqiptarët preokupim sesi zgjidhet presidenti me 3/6 apo më 7/8.(?!?)” Jo zoti Berisha, jo! Ndoshta ngaqë keni mbi 20 vjet në krye të Partisë dhe në qeverisjen e vendit, keni harruar se në një shtet vërtet demokratik, ngritja e institucioneve demokratike dhe zgjedhja e njerëzve drejtpërdrejt nga vota e popullit është një detyrë dhe përgjegjësi për çdo qytetar të republikës. E vetmja armë që ka populli në duart e tij që një vend të mos shndërrohet në diktaturë, është ajo fletë votimi. Dhe kur bëhet fjalë për pozitën e Presidentit të një vendi, detyrimisht duhet të dalë nga zgjedhja e përgjithshme e mbarë popullit, që “karrigia e presidentit” të mos përcaktohet nga partia që ka maxhorancën. Dhe pastaj, kryetari i maxhorancës, si të jetë Shahu i ndonjë vendi nga Afrika, emëron në pozitën e Presidentit ndonjë monstër të tillë si, si aktorin Ben, “alias gjenerali i 1997” apo arkeologun, “alias kryetari i Aleancës Demokratike”, apo Ilir Metën, “alias hajdutin në ekranin e televizorit” apo Fatmirin, “alias Gërdecin që mban në duar gjakun e 27 të vrarëve”, apo Lulin e vocër, “aliasi i tre pasaportave dhe i 200 mijë eurove e i katër vrasjeve, ditën me diell” e lista mund të vazhdonte kështu me ata sahanlëpirës e njerëz që u mungon palca kurrizore, ose ndoshta e kanë të shkretët, po kushedi ç’do të ketë në dosjet e tyre që pranojnë pozicionin e puthadorit. E pastaj, zoti kryeministër do të jeni njëkohësisht Kryetari i Partisë, Kryeministri i Vendit, dhe “Kryetari” i Presidentit. Dhe ke të drejtë të thuash me plot gojën: Tani jam vetë Perandor!!!
Mendoni për një çast sikur në një të ardhme, maxhorancën ta kenë përfaqësuesit e ndonjë partie me pikëpamje ekstremiste e fetare. (S’është për t’u çuditur kur sot në shekullin XXI në qytetin e Durrësit, arrihet që nën presionin e klerikut mysliman të mbyllet një galeri arti!?) Ç’do të ndodh me këtë vend të vogël që në të ardhem “ndonjë lloj partie e tillë të ketë edhe kryeministrin, edhe kryetarin e parlamentit si edhe karrigen e Presidentit?” Ja me këtë shkatërrim që po u bëhet institucioneve demokratike në Shqipëri, nga pozita dhe nga pazotësia e opozitës po u hapim rrugën, me duart tona, diktaturës.
Dje kryeministri i Anglisë David Kameron, kur foli për ngjarjet që po ndodhin atje tha se “një pjesë e shoqërisë britanike është e sëmurë”. Natyrisht e kishte fjalën për ata të rinj që kanë disa ditë që kryejnë akte vandalizmi. Po ashtu edhe “një pjesë e shoqërisë shqiptare natyrisht që është e sëmurë”, dhe kjo pjesë jemi vetë ne si popull që ashtu si në diktaturë pranojmë të na drejtojnë sharlatanë, hajdutë e vrasës.
美 少女 ラブドール ダッチワイフを購入する際に気付く4つのことMahtekProcessingPlantsのビデオ訪問2016166cm賢明な男性用のホットディール人形アジアのリーズナブルなシリコンセックス人形はどうですか
O Xhog jo nje pjese e shoqerise eshte e semure po e gjithe shoqeria eshte e semure mos te themi e vdekur fare.
Rano, duket qe do ta kesh lexuar shpejt se ky vllai qe ka shkruar e mbyll ne fund me keto fjale “kjo pjese jemi vete ne si popull qe ashtusi ne diktature pranojme te nadrejtojne sharlatane, hajdute e vrases.” Pra, Xhogu fajeson gjithe popullin, dhe jo nje pjese qe mban ne qafe keto shushunja.
KyXhogu tregon se eshte nje hajvan qe s’e ka shokun— Nuk eshte populli i semure ore debil , por eshte kreu i opozites i semure
——Sespe ne nje vend demokratik protesta e popullit kunder qeverisjes eshte e kanalizuar nepermjet Opozites
—–Sa here qe kreu i opozites e ka thirur popullin ne protesta , popullli ka ardhur dhe ka protestuar me gjithe forcen e tij,biles populli eshte gjakosur dhe e ka vazhduar protesten edhe atehere kur kreu i opozites iku nga frika dhe e la popullin ne proteste te vetmuar ……
-Populli do ishte i semure nqs nuk do shkonte ne protestat ku e theriste opozita , por fakti eshte qe populli ka shkuar i teri ne protestat e opozites
——Populli edhe tani i ben thirje kreut te opozites qe te dalin ne protesta,por Edi nuk i ka qejf protestat ,,,,,,
Pra sic duket nga faktet Pjesa e Semure e Shqiperise eshte vetem kreu i opozites ,EDI RAMA
—- dhe natyrisht edhe ti si gazetar
—– Se ca gazetari je ti qe s’kupton gjera kaq te thjeshta qe ja bejne muuuu ——-
–Kur populli futet ne greva urie ndersa kreret e opozites shkojne per vacanza
…..atehere kush eshte i semuri ?????? .. …. As kete gje a gjeze kaq te thjeshte nuk e gjen dot ore gazetar ?
o rai…..o edhe ti dukesh si i semure mendor
Raimondo, e ke qa zanatin. me thuaj se ne spital je se do te vij me elzirin te te bejme nje vizite. Si the? nuk je ne spital? Mire atehere po te vij te takoj ne ndonje mbledhje te celulues se Ilir Metes dhe Bashes qe me leket qe vodhi bleu shtepine, dhe po ta shohesh te duket sikur ka dale nga ndonje reviste PLAYBOY.
Jo popull i semure por nje popull budalla.Per mendimin tim sot ky maskara kryeminister e ka rrjepur nga cdo virtyt kete popull,dhe e ka kthyer ne nje tufe injorantesh ku per hiq gje behesh nje viktime e nje krimi te shemtuar.
Te cudite fakti se neqoftese ne kohen e diktatures boten e jashtme e shihnim vetem nepermjet televizorit,dhe kete ne fshehtesi kopjonim menyren e te sjellurit me edukate dhe e cfacnin ne menyra te ndryshme ne publike,sot ndodhe e cuditshmja qe njerezit po e prekin me dore kete realitet dhe po bejne te kunderten.Pse ndodh kjo? arsyeja eshte e thjeshte nje udheheqes i rritur ne nje ambient ku nuk di se cfare eshte qytetaria as normat e miresjelljes,keto te cfaqura haptas i msheruan shume shpejt ne shtresen e e ketij karakteri dhe semuren te gjithe shoqerine.Edhe ai qe deri dje shihej si nje person qe duhej respektuar per kulturen e tij nga halli per tju pershtatur ambientit te budallenjeve ka humbur cilesite e tij.
Nje shkrimtar i madh gjerman ka thene “kur ne nje grumbull njerezish te gjithe jane te dehur,mos u hiq si i padehur se do dalesh me i dehur se ata”.
Si nuk u lodhet duke shkruar perdite, per te njejtat gjera dhe vetem per nje emer. Me habit fakti se,pse nuk shkruhet dhe pse nuk jepet mendim per rrugen e zgjidhjes se gjithe ketyre problemeve qe shqetesojne popullin dhe kombin tone. Mjaft me me opinione,mjaft me me konstatime,mjaft me me shkrime per gjera qe dihen e sterrdihen! Fajtore per gjithshka shkruhet,eshte klasa politike shqiptare.Kur do te kete ndonjehere ky popull, nje klase te tille politike qe t`a udheheqe e perfaqesoje denjesisht? Keni ndonje zgjidhje? Shkruani,punoni per realizimin e saj! Nese nuk keni, apo keni frike te jepni mendim troc,sic beri ambasadori danez para pak ditesh,heshtni dhe mos humbni kot,kohe, leter e boje me shkrime te perseritura e pa bereqet.Ju faleminderit per mirekuptimin.
Cdo popull ka ate qeveri e klase politike qe meriton.dhe ne kete opinion artikul shkrusi ben krahasimin me reagimin e popullit ne angli qe vetem se vrane nje njeri, po e djegin ate vend, ndersa ketu vrane 4 te mjere, qe po benin sehir dhe populli hesht, vjedh klasa politike populli hesht, nje u vra ne angli dhe ja cu be, ndersa te ne ne tiron ate ministrin e brendeshem qe duhej te jepte llogari, sala e propozoi per kryebashkiak, dhe populli ne vend qe te mos ta votonte, e vuri ne krye te tirones pse vrau 4veta. pra atje ne londer populli nuk e pranon padrejtesine dhe reagon, ndersa ne tirane, Sala cakton Luli qe ta LULEZOJ TIRONEN. Pra qe te hiqen qafe keto, duhet qe populli te mos votoje kriminele, hajdute ashtu siq beri edhe gjate komunizmit qe votonim me sy mbyllur.
Gushekuqi je shume i sakte . E vetmja zgjidhje qe na shpeton nga kjo e keqe e madhe eshte qe te mos rrime te bejme si papagalli cdo dite ketu ne komente , por te bejme ate qe nuk e beme ne 91- shin, qe i besuam verberisht botes perendimore se do te na sillte demokracine. Por historia ka treguar se te permbysesh nje diktature, te rrezosh nje sistem duhet REVOLUCION, atehere hajt pra ta bejme Ne qe jemi ndergjegjesuar dhe e kemi mendjen e kthjellet, po vazhduam po me votime , na ka marre lumi dhe e gezofshim DIKTATUREN NUMER 2.
Turi, revolucioni, edhe kur derdh shume gjak per ta fituar, nuk te garanton qe ata qe do te vijne ne pushtet do te jene engjej. Pra rreziku qendron gjithnje qe te vijme me nje Sali te dyte, apo nje Enver i trete. Ne demokracite e vertete, shumica e popullit i sheh me dyshim politikanet, dhe kur e sheh qe s’e kane mendjen tek populli por te pasurohen, (ja shiko si jane pasuruar keta tanet), kur vjen radha te votojne, nuk votojne perseri per keta njerez, Turp psh. per votimet ne tirane, ne vend qe populli t’i kerkonte llogari, qe te pakten tu kalonin gjyqit z. Luzim Basha me shoke, shkoi votoi per te apo, nje pjese e madhe nuk dolen fare te votojne nje pjese e popullit te tiranes. Nese do te votonin diferenca nuk do te ishte 10 vota, por mijera e mijera, e servilet e Sales ne KQZ do ta kishin te pamundur t’i manipolunin zgjedhjet. Ne asnje vend demokratik te botes askush nuk voton per njeriun qe disa muaj me pare vrau 4 njerez te pafajshem dhe la jetim 10 femije. Ndryshimet paqesore jane rruga per te kerkuar te drejtat tuaja ne demokraci. Ky eshte nje mesim i madh i Gandit.
U be bajate c’do gje ne Tirane,qe nga ushqimet qe shiten rrugeve nen temperaturen + 39 grade celcius deri tek Gjebreja qe te kuiton fjalet(kurva krihet Stambolli digjet).
AJO QE NDODH KETU TEK NE ,NUK NDODH NE ASNJE VEND TE BOTES. TEK NE FLITET PER DEMOKRACI,POR DEMOKRACI NUK KA. PUSHTETIN E KANE UZURPUAR BATKCINJTE,HJDUTET,VRASESIT . SALI BERISHA ESHTE TALLUR DHE PO TALLET ME SHQIPTARET DHE ATA ( NE ) THEMI DHE BERTASIM : “RROFTE SALI BERISHA ” pOR AKEMI SY TE SHIKOJME DHE VESH TE DEGJOJME SE C’PO BEN KY SALI BERISHA NE KETE VEND. ? QEN BIR QENI ISHTE E N V E RI , POR ME QEN BIR QENI ESHTE KY ENVERI I SOTSHEM S A L I R A M B E R I S H A . MJERE SHQIPERIA NE DURT E KUJT KA RENE .
Mire tua beje saliu,kur gjen leshkot e Tiranes.
Jemi nje popull pa ideal ,servil dhe frikacak, keshtu qe Sali Shpellari i ka te gjitha mundesit te tall bythen me shqiptaret!!!
Per fat te keq, rinia shqiptare ka vdekur se bashku me permbysjen e socializmit!
TANI LUFTA PER TU BERE PRESIDENT
http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/showbiz/sftw/3748189/Sun-film-review-The-Rise-Of-The-Planet-Of-The-Apes.html
O vllazen, a mun me m’than kush se cili asht ai ne krah te Sales kaq i mallengjym, ay qi Sala e mban prane, apo po thote cme cau bythen ky? Megjithate s’ka si ta thote se edhe ai si neritani, arbeni, fatmiri e dine se pastaj Sala ua hap dosjet e i le ne rruge te madhe.