Degjenerimi që i bëmë kapitalizmit

8 Gusht 2011, 20:56Blog TEMA

Nga Roel Korkuti

Ndoshta jemi brezi ‘fatlum’ që na ra për pjesë të jemi dëshmitarë të prekjes së gradës së fundit të kapitalizmit, degjenerimit. Thjesht jemi ndodhur në vendin e duhur në kohën e duhur. Them brezi fatlum duke dashur të tregoj se është pikërisht ky brez, në këtë epokë e në këtë vend, ai të cilit i ra llotaria për të dëshmuar vite më pas se ç’kohë jetoi dikur një shtet i vogël i Ballkanit, Shqipëria. Jemi pikërisht ne brezi fatlum që do kenë mundësi të studiojnë me vëmendje  teoricienë e kritikë të sistemeve politike, sociale e ekonomike në vitet e ardhshme. Jemi dëshmitarë të një degjenerimi të sistemit kapitalist në përgjithësi, një anarkie në nivel shtetëror e të një zullumi të stërmadh në nivel social. Po flasim për një degjenerim të kapitalizmit dhe jo për kolaps. Në fakt ky i fundit është thuajse i pamundur në sisteme të tilla socio-ekonomike, ku vetëm mbi lëvizjen e parasë mungon kontrolli si shtetëror ashtu edhe nga organizmat e huaj, ku gjithçka mbetet një mjegull e madhe. Jemi dëshmitar të një degjenerimi të tillë pa e ditur si shkuam deri në këtë stad. Sa gjasa kishte një shoqëri e këtillë, e brishtë kapitaliste, të bënte hapa kaq gjigandë dhe të përfundonte pikërisht aty ku qëndronte ndroja më e madhe e kritikëve të kapitalizmit? Asnjë! Po ja që jemi aty ku nuk duhet të ishim.

Në territorin e Republikës së Shqipërisë i vetmi institucion i pranuar dhe i respektuar nga të gjithë është ai i parasë. Askush dhe asgjë tjetër nuk gëzon respekt më të madh se paraja. Të gjithë përulen përballë saj. Ndoshta jo të gjithë i binden por pak-kush e shpërfill. Te gjithë ja kanë frikën dhe të gjithë e respektojnë. Nëpër tavolina kafenesh veshi të zë vetëm muhabete në lidhje me Lekun, Euron, Dollarin, makinat e shtrenjta, ndonjë muhabet shkolle por që patjetër do të përmendet ndonjë profesor që ‘i ngjit’ dora më shumë se ç’duhet apo ndonjë temë në lidhje me rrogën e ndonjërit. Do të të zënë patjetër veshët ndonjë muhabet në lidhje me dikë që ka dhënë një shumë të caktuar parash për të dalë në ndonjë televizion apo për tu bërë pjesë e ndonjë reality apo emisioni televiziv. Diçka në lidhje me ndonjë shumë të majmë parash të paguar ndaj ndonjë doktori, infermieri, roje, polici, drejtori, gjykatësi, avokati, ministri, biznesmeni, sekretari, regjisori e kujtdo që gëzon sadopak pushtet. Ditë si këto, temat më te nxehta janë ato në lidhje me pushimet. Muhabete në lidhje me ndonjë që ka shkuar në ndonjë nga ato vendet e kopertinave vetëm sepse babain, mamanë, xhaxhain, gjyshin të dashurën/dashurin e kanë ‘me lekë’. Fëmijët flasin për paranë. E njohin po aq mirë sa të rriturit. Çdo gjë tashmë konvertohet në vlera monetare, shkolla, qejfi, favori, krijimtaria, talenti, pasioni madje edhe  miqësia e dashuria e shumëçka tjetër. Sadopak të lidhura kanë qenë më parë me paranë, tashmë kanë krijuar një lidhje që nuk njeh limit e cila është bërë ndoshta e pandërgjegjshme. Të gjithë flasin për të gjithë duke mos u vënë fre moralit e duke drejtuar gishtin për nga strategjia e duhur e të bërit ‘milionat’. Morali ka marrë fund në këtë vend ku gishti drejtohet në çdo rast e për çdokënd për të treguar zili e jo për të kritikuar. Ngrihet në piedestal ai që ka ditur të vejë ‘dy pare’ mënjanë e qortohet i ‘ndershmi’ që u tregua budalla. Morali nuk është më asgjë përballë fuqisë së parasë në shoqërinë që po jetojmë sot në vendin tonë. Nuk është më morali ai që vlerësohet por aftësia për ti qëndruar indiferent këtij. Pozicionin në shoqëri, shkollë, punë e familje ta blen paraja e jo më morali.

Mbarë Bota po njeh një krizë të sistemit kapitalist në nivele financiare. Mbarë Bota ka njohur shumë gjëra nga kapitalizmi, shkëlqimin, kolapsin, mbijetesën por asnjëherë degjenerimin.  Ne kemi arritur të ‘shijojmë’ vetëm këtë të fundit. Kemi arritur të çojmë në stacionin e fundit një sistem të tërë që në ‘nisje të trenit’. Jemi katapultuar në një hapësirë mjaft të vogël kohore në stadin më të shëmtuar të shoqërisë kapitaliste, në stadin më të egër, në stadin që nuk njeh asgjë përveç fuqisë së parasë, në stadin që i mirë e i keq, i bukur e i shëmtuar, i madh e i vogël, i pasur e i varfër, i shëndoshë e i sëmurë mbeten skllevër të saj.

 

5 komente në “Degjenerimi që i bëmë kapitalizmit”

  1. gazi says:

    –ke plotesisht te drejte–te kesh para je mbret,te kesh para je boss,te kesh para je njesh,te kesh para ke dhe brire….babezi feudale,urrejtje,zili,lakmi per vellau-vellane.

  2. Musai says:

    Esht nje shprehje e vjeter,ecsh e ecsh ne maj mos u ngjitsh keshtu nai ka ndodhur kapitalizmit,por degjenerimin me te madh kapitalizmit po ja bejn udhheqesit e babezitur pas pasurive te pa merituara te shum shteteve,pothuajse te gjithave,boten e ka pushtuar mafja politike,cdo gje kryhet nepermjet ketyre paraja,armet droga,kontrabanda,korrupsioni e shum e shum te tjera,zemrimi popullor ka filluar ai nuk do ndalet tanime,e rendesishme esht ta kuptojm te paret pa u fundosur teresisht,

  3. xhemal says:

    difekti me i madh i kapitalizmit eshte shperndarja e te mirave materiale dispropocioni midis te pasureve e atyre qe kryejne punen kryesore midis punetorit e punedhenesit Sot ka ardhur koha te ndryshoje raporti qe shperndarja te jete e drejte spo them e barabarte por ne kuptimin qe cdo qytetar te punoje e te fitoje aq sa te kete mundesine te jetoje normalisht e para te ushqehet mire e kjo ka lidhje me shendetin e me koston e sherbimit shendetesor ,e dyta te kete mundesi te ndertoje nje strehe normale per te jetuar ,e treta te shkollohet per te ardhmen e tij te familjes te shoqerise e katerta te defrehet se kjo ben pjese ne jeten njerezore te kete mundesi te vishet por te ver menjane dicka per te papriturat e jetes te mjekohet pa prokupime te kete mundesine e mbrojtjes nga cdo ane qe ti vije rreziku te gjitha keto e te tjera i ben sigurish nje shtet i se drejtes qe per fat te keq sot mungojne ne shqiperi por ne regres jane edhe shoqerite me te perparuarahe vete sistemi kapitalist i cili ka nevoje te reformohet rrenjesisht .Cdo sistem qe ndertojme qellimi eshte permiresimi i jetes njerezore por ne praktike qellimi kryesor eshte spostuar ne interesin e pakices e cila padyshim duhet te iki nga pushteti per ti lene rruge te lire zhvillimit ne interes te qytetareve kjo me hir ose me pahir

  4. xhoni says:

    Kapitalizmi eshte ai sistem i DEGJENERUAR e KRIMINAL,qe ka qene me kohe e me vakt!!!Nuk eshte sistemi me i mire,qe na nxitka zhvillimin,se JO CDO GJE QE SHKELQEN ESHTE AR!!!!Ne bote 10 % jane te pasur dhe 90% te varfer!!!AQ KRIMINAL ESHTE KAPITALIZMI,sa ne Shqiperi kemi 21 vjet,qe qeverite kane frike te caktojne MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT!!!E kur thone se ketu ai qe quhet i VARFER duhet te marre me pak se 2 DOLLARE ne dite,pra te haje buke me uje!!!Shkoni ne GJIRIN E LALSIT DHE SHIKONI SE KU JETON ILIR META,STUDENTI FUKARA QE LUFTOI PER DEMOKRACINE!!!Haaaa!!!PARAJSE E VERTETE,KUR ME MIJRA VETE NUK KANE SE KU TE FUTIN KOKEN NE MBREMJE!!!Ulurijne kunder SOCIALIZMIT,se e dine,qe ai ishte SISTEMI ME HUMAN NE BOTE!!!Ai nuk pretendonte per jete LUKSI,por kishte HUMANIZEM,DREJTESI DHE SIGURI PER SHUMICEN E POPULLIT!!!Bazen e mireqenies ai sistem e kishte tek PUNA E JO TEK PARAJA,sic eshte ne KAPITALIZEMMM!!!Shi8koni AMERIKEN E MADHE SE SI PO DRIDHET NGA RRENIMI!!!Po keshtu edhe Europa!!Dhe zgjidhjen e kerkojne,jo tek puna,por TEK TUFAT E PARAVE!!!Haaaa!!!Me copa letra nuk zhvillohet vendi!!Pra mekanizmi i jetes ne KAPITALIZEM ESHTE MASHTRIMI!!!Shikoni Shqiperine:KEMI 21 VJET,QE NUK BEJME ZGJEDHJE,POR VJEDHJE!!!NE KRYE TE VENDIT SHKOJNE HAJDUTET E KRIMINELET dhe kesaj i thone DEMOKRACI!!Haaaa!!!

  5. regina says:

    Une mendoj se nuk egziston nje sistem kapitalist i mir dhe nje i keq… Idiollogjia e sistemit kapitalist eshte nje: kush ka pare jeton(pakica) e kush nuk ka(shumica) vdes per buken e gojes.. Drejtesia midis njeriut varet nga leket qe ai ka dhe individualiteti eshte aq i forte sa njeriu, i qerrosur nga me te fortet(ata qe kane fuqine, paret, qe administrojn-mashtrojn popullin, ata qe kan interes qe kjo situate te konservohet) nuk do ta dije se vellai apo motra po vdesin per buken e gojes. Po eshte e vertete qe ne shqiperi situata e popullit eshte me keq se shtetet e mbedhenj po jo per degjenerimin e kapitalizmit po per nje faze me te avancuar e te theksuar te tij. Problemi i padrejtesis eshte prezent cdoku. Deri sa prodhimi do te jet per padronet, per kapitalin nuk ka per te pasur drejtesi.. Kur te fillojme qe te prodhojm per nevojat e popullit atehere gjerat do ndryshojne… problemi eshte si ta ndryshojme kete sistem… per mendimin tim eshte e nevojshe organizimi i popullit per permbysjen e sistemit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje