Piramidat jo gjithmonë strehojnë faraonët. Shpesh ato ngrihen për ta, por kufoma e katilit nuk vendoset medoemos në vendin e paramenduar të prehjes. Piramida e Tiranës nuk u bë mauzoleumi, as mbeti muzeu-mi karagjoz i diktatorit. Në inerci të kohëve ajo u përdor në forma e për qëllime të ndryshme, për t’u pagëzuar në një farë pike “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës”. Si e tillë, ajo nuk prodhoi dot as kulturë lokale, e jo më të përcillte kulturë ndërkombëtare. Por, ashtu në pezullinë e saj jashtë kohe e funksioni, mblodhi nëpër galeri, shkallë, në lulishtet përreth, madje dhe në majë, kalamaj, të rinj më të rritur, vajza e djem, me kitarë ose pa, me gjëra për të thënë ose me asgjë për të ndarë, njerëz që pinin cigare, verë apo marijuanë. Pa e kuptuar kush, dhe thjesht përmes këtyre adeteve të rastësishme, ky institucion arriti të bëhet pjesë e atij sistemi informal që në këto dy dekada ka prodhuar më shumë kulturë dhe se vetë Ministria e Kulturës.
Ai diskutimi tjetër, mbi vlerat estetike e arkitekturore, zë në fakt një vend dytësor. Ka njerëz që e vlerësojnë në terma estetikë, sikundër ka dhe njerëz që nuk i tërheq. Disa e konsiderojnë jofunksionale për shumicën e qëllimeve praktike, të tjerë thonë se mund të përdoret për shumëçka. Në fund të fundit, ka edhe nga ata, të cilëve pa ndonjë arsye të mirë, thjesht u pëlqen ose jo.
Por, të gjitha këto ndijime, ndonëse me një peshë të pamohueshme në nivelin vetjak, vlejnë hiçgjë përballë faktit objektiv: Piramida është aty ku ndodhet; dikur nuk ka qenë, por tashmë dhe në një farë mënyre, ajo Është, përgjithmonë. Kjo sepse, që nga koha e planifikimit për ta shndërruar në mauzoleun e Kriminelit, kanë kaluar dekada të tëra, aq sa dhe vetë veteranët e luftës që dikur e vizituan me lot ndër sy, e kanë harruar funksionin e saj paraprak që kurrë nuk u materializua. Sot është thjesht Piramida. Ashtu e rrjepur, e grabitur, e shkarravitur, e përçudnuar dhe jashtë çdo funksioni konvencional – pa harruar tentativën për ta veshur me pllaka haleje – ajo përmban një kujtesë kolektive të qytetarëve të kryeqytetit.
Ndaj, synimi për ta shembur, që në vendin e saj të ndërtohet çfarëdo tempulli tjetër, ka zgjuar revoltim tek shumëkush dhe, me një larmi argumentimesh, persona e grupime të ndryshme janë turrur në misione shpëtimtare. Pavarësisht etiketimeve bajate të Ekzekutivit se fushata drejtohet nga “Vullnetarët e Enverit”, qëllimet e saj janë të larta dhe argumentet të pakundërshtueshme për një shoqëri të qytetëruar.
Por, ekziston një dinamikë shqetësuese në këtë drejtim. Ndjeshmëria për Publiken, meraku për Kulturën, apo këmbëngulja për respektimin e Vullnetit Qytetar nuk kanë qenë kurdoherë në krye të listës së arsyeve për ta mbrojtur këtë objekt, i cili në një mënyrë apo në një tjetër, është bërë de facto, institucion. Dhe është po ashtu e vërtetë se ndër radhët e atyre që janë mësyrë në barrikadën mediatike, vërtet ekziston një pakicë që në mënyrë të pavetëdijshme, nuk mbrojnë objektin për arsyet e lartpërmendura, por si pasojë e një shtyse të brendshme që gjakon të ruajë të paprekur një trashëgimi më shumë se personale e më shumë se komunitare. Një pakicë që pavarësisht retorikës që përdor publikisht, gjen përbrenda si të vetmin arsyetim elokuent, dashurinë e pakushtëzuar për vetë objektin, apo thënë ndryshe “fetishin e tullës”.
Një pakicë që bërtet e vepron me nënvetëdijen burimore se “kjo është e jona”, se “këtë e bëmë ne, njerëzit tanë”, dhe se “Berishët barbarë duan ta shkatërrojnë”. Brenda një analize të ftohtë akull, këto janë të gjitha gomarllëqe. Sikundër tha një ambasador jo shumë kohë më parë, Piramidën (me hir apo pahir) e ndërtuan shqiptarët dhe po shqiptarët paguan për të. Sa i takon Berishës, ky bashkë me shumësin e tij përkeqësues të “-ishëve”, në fakt janë një strukturë pushteti që operojnë mbi interesa dhe jo mbi shtysën e verbër barbare të shkatërrimit pa arsye. Për më tepër që Kryeministri i vendit, na pëlqen ta pranojmë apo jo, ka qenë një mjek i shkëlqyer, është njohës i mirë i letërsisë, flet disa gjuhë të huaja (disa prej të cilave, keq), është connoisseur i verërave, si dhe ka një larmi huqesh që nuk i shkojnë për shtat një barbari në kuptimin klasik të fjalës.
E megjithatë, Nënvetëdija e Bllokut, edhe pse përçartet gabueshëm, rrëfen një të vërtetë. Janë elitat në pushtet ato që marrin vendime madhore, të cilat shtrihen më tej në përvojën kolektive, për t’u shndërruar në nocione të vërteta, e për t’u bërë pastaj, pjesë e stilit të jetesës. Në cilindo kah ta kthesh, kjo çështje i përngjan shumë fabulës së Partizanit Meke. Personazhi famëkeq i Dritëro Agollit, fshatari harbut e analfabet, që me pushkë e opinga, dhe me diturinë e pagabueshme që rrjedh nga ushqyerja shekullore me bukë misri, zorrë bagëtie e me vetë lëngjet e stomakut, i vërtitej me neps shkatërrimtar gjithçkaje që nuk e kuptonte e që i ngjante fort e stërholluar për t’u asimiluar në krahasim me atë që i kishin mësuar në katund e më pas në mal. Mekja nuk e duronte pushtetin e epërm të skalitur në stil, luks e estetikë, i cili shkonte përkundër edukatës baritore me të cilën qe brumosur që në lindje.
Filmi “Krevati i Perandorit” nuk na thotë se ç’ndodh më pas. Partizani Meke, pasi pushkatoi, burgosi e persekutoi elitën pararendëse e cila nuk kishte lidhje as me Perandorin e as me krevatin e tij, deshi apo s’deshi filloi të bëhej njeri. Mekja në fakt, nuk mundi kurrë të bëhej plotësisht njerëzor, por fëmijët e tij ia dolën. Rrugës, Mekja dikur i ngratë, hajvan e barbar, por tashmë me petk njeriu, ashtu pa e kuptuar as vetë dhe në mënyrë të tërthortë, ndërtoi Piramidën. Pasardhësit e tij e të Mekeve të tjerë (shih sa bukur, kur përdoret në kahun tjetër, u rezonon atyre që thonë “Berishët”) u bënë elita e vendit dhe të zbutur nga dinamikat e historisë – të cilën në një farë mase edhe e bënë vetë – filluan të ndërtojnë çfarë dikur e kishin parë me sy shkatërrimtar.
Ky mutacion në fakt, nuk është përjashtues. Në historinë e njerëzimit janë të shumta rastet kur barbarët e dikurshëm janë bërë aristokratë të vërtetë, përçuesit e njëmendtë të dijes, kulturës e intelektit, për barbarët e mëvonshëm. Kështu, luftëtarët e egër maurë e berberë që pushtuan Spanjën, u shndërruan në përçues universalë të kulturës, shkencës dhe të një sërë prej atyre vlerave që sot i gjejmë të kataloguara nën mbishkrimin “qytetërimi perëndimor”. Një histori e ngjashme, në muzgun e periudhës së dyndjeve barbare. Shtazët grumbulluan pasuri, filluan të merrnin dije e të humanizohen, për t’u bërë më pas qenie të arsyeshme, të qytetëruara. Por, barbarët e qytetëruar, nuk u bënë kurrë imunë ndaj barbarive të mëvonshme.
Dhe kështu, në këtë zhvillim shqiptar të historisë, pasardhësit e Mekeve nuk arritën të parashikonin diçka: Partizani Meke nuk ishte një person i vetëm, as një grup individësh, e as një fenomen i ngujuar në një dekikë specifike të rrjedhës së historisë. Mekja është një forcë e natyrës. Një nga ato forca që edhe kur nuk shfaqen me tërë furinë e tyre, qëndrojnë në letargji, por kurrsesi nuk vdesin, si vullkanet, tërmetet, cunamet e meteorët që kërcënueshëm u aviten vendbanimeve e qytetërimeve njerëzore.
Mekja u kthye. Dhe siç nuk i kishte pëlqyer, për shembull, ndërtesa e vjetër e Bashkisë së Tiranës, të cilën e shembi për të ndërtuar Muzeun Historik, tani vendosi të mos i pëlqejë Piramida, për të ndërtuar Parlamentin e Ri.
Nuk mbërriti sërish me pushkë me gjalmë e opinga, por nën logon e “filizave të demokracisë” përdori armë më bashkëkohore dhe pajisje elektronike të teknologjisë së lartë. Meket e rinj janë disi të ndryshëm nga të dikurshmit. Dinë shkrim e këndim, përdorin lap-topë e celularë dhe punësojnë konsulentë perëndimorë – nuk shumohen më gardheve e as nuk pjellin arave. Ata veshin kostume të shtrenjta dhe ndonëse jo krejt të latuar, nganjëherë vendosin Vivaldin për zile I-Phone-i, si dhe kanë lexuar ndonjë libër të Niçes. Dhe të tillë, duan të ndërtojnë historinë e tyre. Duan ta ndërtojnë mbi rrënojat e asaj ekzistuese. Por kur rrënojat nuk janë, lipset të krijohen, duke shembur ato ngrehina që ata i shohin si simbole të sistemeve apo kulturave antagoniste. Ndaj dhe Piramida.
Problemi madhor i Partizanit Meke është se ky i fundit e di që është Partizani Meke, ose dhe në mos qoftë, e sfilit mendimi se mos është i tillë. Dhe është apo nuk është Partizani Meke, kjo ka fare pak rëndësi se në fund të fundit, ai sillet si i tillë. Kjo ndodh kryesisht në ato kohë e vende ku institucionet nuk janë të konsoliduara dhe nuk arrijnë të përmbushin qëllimin e tyre. Kur flitet për institucione nuk bëhet fjalë thjesht për ndërtesa me llaç e tulla, por mbi të gjitha, për ato institucione-vlera që u tregojnë Mekeve të dynjasë se cili është modeli që duhet t’u nënshtrohen, dhe pa të cilat një shoqëri nuk mundet kurrsesi të ecë përpara. Në kushtet e një vakumi të tillë, dhe të paaftë për të ndërtuar atë që mungon apo për të përmirësuar trashëgiminë ekzistuese, Meket zgjedhin rrugën tjetër. Të shkatërrojnë atë që establishmenti i shkuar e ndërtoi sipas shëmbëlltyrës së tij për ta rindërtuar sipas shëmbëlltyrës së vet. Në dukje ndryshon vetëm shëmbëlltyra, por e vërteta është se shëmbëlltyrat i tret koha, e mbi to shtresëzohet vetëdija kolektive. Në rastin konkret, janë shëmbëlltyrat ato që mbijetojnë, dhe është vetëdija kolektive ajo që shkatërrohet. Shkatërrohet me të, një pjesë e historisë.
Problemi shoqëror me Partizanin Meke, siç e sqaruam, ka të bëjë me faktin se ky i fundit është një lloj shtaze e pakohë. Do të kthehet sërish, për të akuzuar, bastisur e shkatërruar trashëgiminë e Mekeve të dikurshëm. Kurdoherë, po ai, i njëjti. Kështu, do të jemi të dënuar përgjithmonë – një komb që nuk mundet të prodhojë histori, as kulturë e dije të mirëfilltë, por vetëm rrënoja. Rrënoja dhe shëmbëlltyrën epokale të Partizanit Meke. Sepse me apo pa dashje, në një farë mënyre, Partizani Meke ndërtoi Piramidën dhe po ai, Partizani Meke, me dashje do ta shkatërrojë atë. Dhe sërish do të ketë nga ata që revoltohen, por vetëm aq sa duhet për të thënë: Barbarët… barbarët…
Fantastike! Nje shkrim shume i mire qe ka humor shume inteligjent. Ky shkrim duhet vene ne editorial.
Zoti Ervin Qafmolla, ju keni krijuar nje “Meke” universal. Nje shkrim qe meriton perkulje.
Dikur ne ate vend qe eshte piramida sot ka nje lulishte e disa pallate dykateshe.Mund te them pa frike lulishtja me e bukur qe ka pasur Tirana.
Eshte nje shkrim qe duhet te beje te mendojne parlamentaret. Kush eshte qellimi i nderteses parlamentare dhe i parlamentit: te shkaterojne per te ndertuar, te ndertojne per te shkaterruar, apo te ndertojne per te ndertuar. Nuk jemi ngopur akome me te shkaterruar? Eshte nje proverbe angleze “Those who do not learn from history are doomed to repeat it”
Duhet te beje te reflektoje popullin jo parlamentaret.Populli duhet te hape syte te shohe shpenzimet qe bejne per veten e tyre qeveria dhe parlamentaret.Duhet tu krrijojme kushte luksoze te jene ne qender te kryeqytetit ,prane shetitotes,kryeministrise,universitetit,tajvanit.tTi kene te gjitha afer edhe te punojne si deputet,edhe te japun leksine ne Universitet edhe te argetohen te Tajvani….Po ata minatoret nentoke a kane nevoje per pak “luks”????? Piramida u prish su brish s behet nami,por te hedhesh 110 mil Euro per nje godine per ca deputete “te vendit me te pasur ne Evrope” kjo eshte per te vene kujen…Partizani Mete ishte popull,ky “partizani “sot eshte vete perandori qe si pelqen pallati qe ka dhe e prish qe te beje nje me te mire.Po po si pelqeu ky qe po nderton do e prishe prape????? Apo ka para me bollek!!!
Cudija me e madhe eshte se neve na mungojne parlamentare per popullin se parlamentin e kemi bile edhe te rikonstruktuar dhe me nje lulishte plot gjelberim.
Por manjakeve tane parlamentar, bythgriseve, te te pangopurve, qe pa brege i gjeti dita dhe milionere i zuri darka, qe nuk kane te ngopur duke e rrjepur popullin e tyre duhet t`i thuhet NDAL, nga vete populli.
KRAHASONI PARLAMENTIN BRITANIK,nje ndertese e thjeshte,pa salltanete,por plot FISNIKERI e qe drejton nje popull nga me PERPARIMTARET NE BOTE,me KUVENDIN E RI QE DUAN TE NDERTOJNE LLAPAQENET TANE,qe kane 20 vjet,qe po SHKATERROJNE NJE SHQIPERI TE TERE,QE KANE MBJELLE URREJTJE E PERCARJE NE POPULL SA AS PUSHTUESIT NUK KANE MUNDUR TA BEJNE!!!Si nuk kerkojne nje PARLAMENT TE RI E LUKSOZ LORDET E SER-et britanike ku futet edhe MBRETERESHA,ndersa tek ky i joni mezi futet dhe Hashim Thaci i Kosoves!!!NJE PARLAMENT TE RI ,QE TE KUSHTOJE 120 MILION EURO NUK GUXON TA NDERTOJE AS AUSTRIA,DANIMARKA APO HOLANDA!!Ndersa keta LLAPAQENET TANE,qe hidhen ne FLAKE PER T’U TREGUAR BESNIKE NDAJ SUNDIMTARIT BERISHA PER DJEGIEN E SHQIPERISE,na dashkan nje PALLAT LUKSOZ,qe as AMERIKA NUK E KA!!!GJEJA ME E MIRE,QE DO BENIN KETA LLAPAQENET TANE DO TE ISHTE,QE TE PROPOZONIN,QE PARLAMENTI I ARDHESHEM TE KISHTE JO 140 DEPUTETE,POR 40 DEPUTETE!!!Te tjeret jane KOT FARE!!100 MAFIOZE ME PAK,do te ishte LUKSI ME I MADH PER SHQIPTARET!!KUCEFRA SA ME PAK KOKE TE KETE,AQ ME PAK DEM BEN!!!PREJANI KOKAT KUCEDRES!!!
ta shkaterrojn piramiden dhe faraonin qe te dy ?
hahaha