Aksioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri ishte i domosdoshëm mirëpo rezultatet e tij janë gjithsesi të pamjaftueshme. Jo për fajin e policisë e cila tregoi gatishmëri dhe aftësi, por për fajin e politikës qeveritare të cilës iu deshën më shumë se 12 vjet që ta urdhërojë policinë të shkojë në veri dhe më pak se 12 orë që ta urdhërojë kthimin e saj prej andej.
Të mos zmbrapsesh do të thotë të mos ndalesh. Po u ndale, patjetër që do të zmbrapsesh. Dhe, të mos ndalesh do të thotë të mos ndalesh së vepruari, rishtas e përsëri. Pra, të mos ndalesh do të thotë ta vazhdosh aksionin, të mos lejosh që ndërprerja të jetë fundi por veçse fundi të jetë ndërprerje.
Para një jave kishim aksion pa shumë fjalë të qeveritarëve për të. Sot, kemi shumë fjalë për aksionin por pa vetë aksionin. Kemi inflacion të fjalëve të kryeministrit pa veprime të mëtutjeshme. Kemi fjalë për veprime që s’po ndodhin pas atyre veprimeve pa fjalë shumë. Aksioni që ishte realizim tash është veçse premtim.
Në veri të Kosovës po mbaron koha e cila punonte për shtetin e Kosovës. Përderisa mësyente policia e Kosovës, edhe KFOR-i i shkonte pas asaj. KFOR-i rrezikon t’i shkojë sërish pas policisë së Kosovës të cilën po e mban të ngujuar në Prishtinë kryeministri i Kosovës.
KFOR-i i shpalli pikat kufitare 1 dhe 31 zona ushtarake vetëm pasi që ra në krye të detyrës polici Enver Zymberi e u plagosën dhjetëra policë të tjerë në veri. KFOR-i, ashtu sikurse të gjithë faktorët ndërkombëtarë në Kosovë, nuk i prijnë faktorit vendës por e pasojnë atë, e ndjekin nga pas faktorin vendas. Faktorët ndërkombëtarë janë lart, sipër institucioneve e popullit vendës, por nuk janë para tyre. Ne, vendasit, jemi përpara. Nëse ne ecim atëherë do të mund të na ndihmojnë mëpastaj (kush më shumë e kush më pak). Ata na përcjellin, kur ecim ne. Nëse ne ngecim, vetëm sa do të shtypemi prej lart.
KFOR-i, EULEX-i etj. edhe sikur ta njihnin pavarësinë e Kosovës, nuk do ta ndryshonin gjendjen në terren për neve. Përderisa njohja e pavarësisë mund të konsiderohet që është një çështje e jashtme, bërja e sovranitetit dhe vendosja e integritetit territorial është çështje dhe ndërmarrje e brendshme. Nga jashtë mund të vijë ndihma e cila kurrsesi s’e zëvendëson dot ndërmarrjen e brendshme të vendësve (të cilën, në fakt, e nënkupton). Sepse, mund të ndihmohet veçse një nismë që tashmë është ndërmarrë, apo jo?
Qëndrimi i KFOR-it në pikat 1 dhe 31 nuk është në pritje të vendosjes së Doganave të Republikës së Kosovës atje, dhe as të njësive speciale të Policisë së Kosovës që do t’ua garantonin doganierëve tonë sigurinë. Pra, pikat kufitare të shndërruara në zona ushtarake nuk do të mbesin të tilla deri në ditën kur do të shndërrohen në Dogana të Republikës së Kosovës. Porsa të zhbllokohen rrugët në veri dhe policë të EULEX-it t’iu bashkohen forcave të KFOR-it, këto zona ushtarake do të kthehen në pika kufitare, mirëpo jo të një kufiri ndërshtetëror por veçse administrativ. Sepse, KFOR-i dhe EULEX-i nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës të cilën nuk e njohin si republikë.
Kësisoj, nuk kemi të bëjmë me sekuencë kohore ku pas intervenimit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, kemi vendosjen e KFOR-it në kufirin verior dhe mandej do t’i kemi edhe doganat e shtetit tonë atje. Aktualisht, situata më parë është ajo e një peshoreje ku në njërën anë ndodhet bllokimi i rrugëve në veri me barrikada prej strukturave ilegale të Serbisë, ndërkaq në anën tjetër kemi bllokimin e kufirit prej KFOR-it për maunet nga Serbia në pikat 1 e 31.
Përqendrimi te kontrabanda e mallrave, zhvendosja e vëmendjes prej ilegalitetit të strukturave të Serbisë kryesisht te ilegaliteti i mallrave të Serbisë është në përputhje të plotë me qëndrimin për integritet të kufijve pa integritet të territorit, në veriun si hapsirë që vrojtohet nga helikopteri i KFOR-it drejt udhëtimit për në pikat veriore të kufirit. E, mbase e gjithë kjo është reflektim i taktikave (të kryeministrit) në kushtet e mungesës së strategjisë (qeveritare). Thuhet se taktika ka të bëjë me kohën (e ngushtë), kurse strategjia me hapsirën (e gjerë). Me taktikë pa strategji do t’i kemi dy pika të përkohshme në veri pa hapsirën veriore.
Qeveria e Kosovës duket se po spostohet në rolin e spektatorit. Ajo e shikon veriun, nuk ndërhyn më atje, dhe shfaqet vetë ajo për shikim në Prishtinë. Qeveria e Kosovës thuajse nuk ka më vullnet që të ndërhyjë në gjendjen e tanishme për ta ndryshuar atë, por dëshiron të bëhet pjesë e peisazhit politik, dëshiron më shumë të integrohet në situatë sesa ta ndryshojë atë. Kjo është arsyeja pse ne shohim që Qeveria e Kosovës disi më afër i ka bisedimet e sërishme me Serbinë sesa që Policia e Kosovës e ka kufirin verior të Kosovës.
Nëse Qeveria e Kosovës ulet përsëri në bisedime me Serbinë, gjithçka do t’i nënshtrohet interpretimit të ri. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta dërguar njësinë speciale në veri do të rikuptimësohet. Ai do të fitojë kuptim të ri, domethënie të re. Shpjegime të tjera do të gëlojnë në opinionin publik dhe institucionet politike. Prej atij që kryeministri Thaçi gjithçka që ndërmori ishte për të rifilluar sa më parë bisedimet me Serbinë sepse vetëm asisoj ai bëhet i përdorshëm për Brukselin dhe fiton amnesti prej tij, e deri te mbulesa e vijueshme e fazave të rastit Limaj (në të njëjtën ditë u mor vendimi qeveritar për ta pyetur Gjykatën Kushtetuese për imunitetin e deputetëve dhe ai për moslejimin e mallrave prej Serbisë; po ashtu, në të njëjtën ditë ndodhi ndërhyrja e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri me ngritjen e aktakuzës kundër Fatmir Limajt nga EULEX-i) për të cilin shakaxhinjtë prishtinas thonë se do të pasohet me vendimin e Qeverisë për ta sulmuar Vranjën ditën që EULEX-i do ta arrestojë Limajn.
Si do te na gjeje 28 Nëndori i 2012
Mbas kryengritjeve të Shqipërisë së Veriut dhe përpjekjeve të atdhetarëve shqiptare, fuqitë e mëdha të Europës me 1913, ranë dakort për të krijuar një minishtet shqiptar.Them minishtet, me arësyen e vetme se lanë jashtë, pa e quajtur Shqipëri, pjesën më të madhe të tokave e popullatës të banuar nga Shqiptarë autoktonë prej mijëra vitesh.
Pjesët më vitale me tradita, me emërtime vendesh shqip, të pasura me kullota e pyje, me porte bregdetare strategjike ju dhane “peshqesh” sllaveve dhe grekeve shoviniste. Ato pjese te Shqiperise se Vertete qe as Kongresi I Berlinit me 1879 ne saje te vendosmerise se shqiptareve te Kosoves e Camerise, nuk mundi ti ndai nga trungu nene, Konferenca e Ambasadoreve ne Londer ja bashkangjiti Serbise dhe Greqise.
Por sot ne saje te luftes se djemve te Kosoves dhe mbeshtetjes se fuqishme te SHBA-se, Kosova u be shtet I dyte I pavarur shqiptar; po keshtu lufta dhe perpjekjet e shqiptareve te Maqedhonise( edhe ketu nuk duhet harruar mbeshtetja amerikane dhe e diaspores shqiptare ketu), u realizua qe sot atje te jene zgjedhur 24 deputete dhe 5 ministra shqiptare.Po keshtu shqiptaret e Malit te Zi kane perfaqesuesit e tyre ne Parlamentin e vendit. Keshtu ne te tre anet e kufirit te atij te 1912 u gjallerua dhe u be I njohur identiteti etnik shqiptar .
Ndersa ana jugore e tije ose me qarte Cameria Shqiptare, jo vetem qe mbeti jetime, e gjakosur nen sundimin e shovinistave greke, por qendrimet e te ashtuquajturve politikane e qeveritare shqiptare, po e largojne edhe me shume prej nenes Shqiperi. Politika shoviniste nepermjet bizantizmit fetar grek perdite e me shume po e realizon te ashtuquajtur “megalidene”100 vjecare
Kur Kongresi I Berlinit me 1879, nuk e shkeputi Camerine nga trungu nene ne saje te perpjekjeve dhe vendosmerise per te luftuar te udheheqesave dhe atdhetareve shqiptare nga te gjitha trojet etnike; shovinistat greke kur pane qe perpjekjet e tyre luftarake dolen te pasukseshme, filluan hapjen e shkollave greke ne gjithe territorin e Camerise per ta greqezuar ate. Me 1910, peshkopi I Camerise I detyronte vajzat shqiptare te frekuentonin shkollat greke qe neser kur te beheshin nena tu flisnin femijeve
vetem greqisht. Megjithese nuk duhet harruar fakti se me 1877, peshkopi I meparshem I Camerise, ishte detyruar te perktheje ne shqip, pjese te dhjates se re, sepse te krishteret came nuk e kuptonin meshen ne greqisht!!
Dhe mbasi e pushtuan Camerine, jo vetem qe nuk u hapen shkolla shqipe por filluan masakrat e vrasjet ndaj personaliteve atdhetare, shpronesuan pronaret etnike came , duke ua dhene tokat grekeve te debuar nga Azia e Vogel. Dhe me 1944 me Genocidin e ushtruar ndaj populates se pafajshme, debuan me dhune mbi 30.000 came,(e spastruan Camerine nga Shqiptaret autoktone, sic shprehet haptas krimineli N.Zerva)
Ndersa shqiptareve came te krishtere edhe sot e kesaj nuk u lejohet te flasin ne ambjente publike gluhen e nenes
Ndersa politikanet e sotem te Shqiperise, pavaresisht ngyrave qe I vene vehtes, qe ne vitin 1991, ne kundershtim me ligjet kanunore ne fuqi qe atdhetaret e krishtere shqiptare kishin ligjeruar, sollen “perkohesisht” nje peshkop grek ne krye te KOASH-it;dhe ky I ashtuquajtur profesor ende per 20 vjete, nuk ka mesuar asnje shqiptar ortodoks per ta zevendesuar “perkoheshmerine “ e tije?! Pra tregon qarte me vepra se vetem kristianizmit shqiptar nuk I sherben Po keta politikane qe me 1992 me te ashtuquajturin ligj nr.7501 u japin me tapi tokat e pronareve shqiptare endacakeve greke qe jane sjellur si argate ketu.
Dhe ky peshkop alla fetar hapi shkolla greke edhe aty ku nuk ka asnje grek sepse ashtu sic deklaronte Pollua kur ishte minister I aresimit: nuk ka asgje te keqe qe nxenesit shqiptare ta mesojne historine e Shqiperise ne gjuhen greke?!
Sot Greqia e mbytur ne borxhe boterore me friken e falimentimit komplet si shtet, paska para ne euro qe te greqezoi shqiptaret me pensione dhe ditet e fundit paska gjetur para edhe per te kryer rregjistrimin e tokave te bregdetit shqiptar nga Llogorai deri ne kufi te saje?! Vetem politikanet e Tiranes jane ne gjendje per ta kuptuar se ku I gjejne dhe pse ato para te huajtura me genjeshtra nga po ajo Europe e 1912!
Dhe per ta perfunduar dhe larguar edhe me shume Camerine nga trugu I Nenes Shqiperi, Berisha nen diktatin e Pollos-nxenesit te kolonelit te asfalise janullatos, me gezim e krenari(helbete I ka dhene fjalen e malokut edhe Gaxojanisit) te papershkruar vendos te beje rregjistrimin ose sic thone andej, censusin e popullates ne Shqiperi.
Mbas “censusit”, sipas kushteve te Europes se sotme dhe ne baze te drejtave elementare te njeriut qe helbete Greqia s’ka pse ti njohi, do te behet referendumi dhe popullata ete ashtuquajtur “vorioepir” me udhezimet e janullatosit e kercenimet e hapura te ashtuquajtur diplomati ne Korcen Shqiptare, dote votoje unanimisht qe te bashkohet me Greqine!!!
Atehere Berisha do te kete te drejte te krenohet se ka gjetur Zotin e vertet janullatosin, pavaresisht se enver hoxha per mbi 30 vjete e kishte mesuar se zot nuk kishte dhe se zot ishte vetem ai-enveri
Dhe per ta lavderuar Berishen, duhet ti japim te drejte se s’ka ku te gjeje ai Zota alla janullatos per ata Shqiptare Atdhetare te Ndershem qe krenohen me KUQ e ZI, ne vend te bardhe e bluse greke qe mbajne Berisha dhe Pollua.
Ne kete menyre planet strategjike te megalidese te perseritura prej Micotaqisit , me parat qe ka mbledhur vajza e tij, Dora Bakojanis kur ishte Kryetare e OSBE per te rregjistruar pronat e bregdetit Jon , me bunkeret qe po ngre janullatosi edhe ne mes te Tiranes , me vulat e Pollos e Berishes atij minishteti te 1912, do ti mbetet per 2012, vetem pjesa mbi Shkumbin
I ndjeri N.Hoti, para shume vjetesh e tha hapur se malokun nga kali e zbret vetem plumbi, por vaj Shqiperia e mjere, qe Avni Rustema nuk kane lindur
Dhe Cameria Shqiptare do te vuaj edhe me shume nen shovinistat greke duke u larguar edhe me poshte.
S. Bollati New York, Korrik 2011
O albin ti je kthyer ne analist ne vend te nje lideri. Nqs vazhdon me analiza ndrysho profesion or mik , ti je deputet dhe pellciti hashimit planin tend per veriun per dite jo te merresh me analiza dhe nqs se ske plan mos na ca veshet me analiza. Leri analizat.