Çfarë kërkojmë nga ambasadori i BE?

30 Korrik 2011, 21:55Blog TEMA

Nga Njazi Muka, Pronar i shpronësuar

Quhem Njazi Muka, arsimtar në pension. Si shumë pronarë të tjerë kam 20 vjet që jam në pritje që Qeveria të më kthejë fizikisht pronat që mi ka grabitur qeveria sllavokomuniste e Enver Hoxhës.

Dëgjuam në televizor zotin Kryeministër se Bashkimi Europian ka dhënë 1.5 milion Euro dhe një sasi tjetër parash janë dhënë nga qeveria greke, zvicerane dhe çeke, për projektin e regjistrimit të pronave. Dëgjuam angazhimin e Qeverisë për realizimin e regjistrit kombëtar të pasurive të paluajtshme . Unë jam plotësisht dakord me rëndësinë kombëtare që ka ky regjistrim, por dëshiroj të paralajmëroj seriozisht në radhë të parë ambasadorin e Bashkimit Europian por dhe ambasadorët e tjerë përfshi zotin Sali Berisha dhe Edi Rama që të korrigjojnë gabimet e postkomunizmit me pronat tona. Me këto fonde është plotësisht e mundur të garantohet kthimi i pronës tek i zoti. Por ndërhyrja e ambasadorëve është e domosdoshme për faktin se :

1. Deri tani Qeveria demokratike nuk ka pasur vullnetin që të kthejë fizikisht në origjinë pronat që na ka grabitur diktatura.  Me date 26.04.09 unë, kam botuar një shkrim me titull “Sali Berishën dhe Edi Ramën i bashkon Ligji 7501”. Efektivisht në këto 20 vjet z. Berisha ka qenë kundërshtari nr një i pronarëve të ligjshëm.

2. Që z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama, për shkak të mentalitetit të tyre kundër pronarëve origjinalë dhe pro pseudopronarëve dhe si zbatues të platformës së Katovicës, të mos pengojnë më tej përafrimin me BE, duhet që ju si ambasadorë të mos qëndroni indiferentë ndaj kërkesave që prograni i financuar prej jush të regjistrojë pronat në përputhje me nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës. Kjo bëhet mirë dhe shpejt duke u bazuar në dokumentat e arkivave te shtetit ku janë të gjitha dokumentat e shtetëzimeve komuniste. Jo vetëm ambasadori i BE, por gjithë trupi diplomatik duhet të veprojë efektivisht për ta ndalur këtë eksperimentim dhe hajdutëri që bëhet në emër të demokracisë. Pa kthyer pronën tek i zoti fjala demokraci dhe pranim në Bashkimin Europian janë fjalë në erë.

3. Ambasadorët janë të njohur me kërkesën që ka bërë Shteti Shqiptar nëpërmjet Avokatit të Shtetit në Gjykatën e Strasburgut që kjo Gjykatë të mos shqyrtojë ankesat e pronarëve shqiptarë sepse shteti nuk ka para të paguajë. Turp ma të madh, faqe Evropës, nuk ka. Pse Qeveria nuk i kthen çdo pronari pronën e tij dhe kompensimet të ja japi atyre që kanë shkelur ligjin. Përse Qeveria tallet me Kushtetutën dhe miraton ligje që në titull kthejë pronën dhe po aty me shumë nene e pengon kthimin e pronës. Pse qeveria ka bërë ligj që i legalizon pronën një shtetasi sepse ai ka pasur guximin të shkeli ligjin, duke ndërtuar pa leje në tokën që duhet ti kthehet pronarit të shpronësuar. A nuk është për turp për politikanët që ne pronaëve na quajnë ish-pronarë, kur ne jemi pronarë të ligjshëm që na grabiti diktatura dhe për shkak të ligjeve që ata miratojnë qytetarët po grabisin dhe po vrasin njëri tjetrin .

4 Me tituj të pronësisë, kur qytetari ka regjistruar pronën e dikujt tjetër sipas ligjit 7501, a mund të thuhet se Shqipëria është vend i sigurt për investime të huaja serioze?

5 . Praktikisht situata me pronat dhe ligjet e deritanishme që pengojnë pronarin të gëzojë pronën e tij të trashëguar janë maskim i strategjisë së Ramiz Alisë për të përvetësuar pronat e shtetit dhe të pronarëve sipas platformës së Katovicës.

6. Prej 19 vjetësh të shpallur zyrtarisht Shtet demokratik që zbaton Deklaratën e Helsinkit dhe Liritë e të drejtat e njeriut pronat e shtetëzuara nga diktatura e Enver Hoxhës, Mua më çudit “naiviteti” i ambasadorëve të BE , KE, OSBE , SHBA, Bankës Botërore dhe gjithë institucioneve të tjera për faktin se ata janë në dijeni të faktit se  pronat e shtetëzuara, në vend që të kthehen në origjinë , vazhdojnë të mbahen në dorën e shtetit. Këto prona  po vidhen nga pushtetarët dhe kjo periudhë edhe nga perëndimorët është quajtur periudha e tanzicionit. Ambasadorët janë në dijeni për faktin se po bëhet me nxitim legalizimi i pushtimeve dhe i ndërtimeve të paligjshme. Ata e kuptojë se legalizimi me ligjet që ka miratuar qeveria i shërben qeveritarëve dhe jo parimeve demokratike, prandaj Ambasadori i BE dhe ambasadorët e tjerë duhet të  veprojnë efektivisht  për të detyruar qeveritarët për të zbatuar të drejtat themelore të njeriut lidhur me të drejtën për të gëzuar pronën e trashëguar.

7. Sllavokomunizmi vrau 6000 qytetarë të pafajshëm dhe po aq ka vrarë edhe postkomunizmi por krimet e tranzicionit po vazhdojnë. Dikur kjo do të analizohen me hollësi shkaktarët e vërtetë të këtyre vrasjeve por ju mund të ndikoni për ti ndaluar ato

Unë në moshën, përvojën dhe vuajtjet që kam kaluar në sistemin sllavokomunist, i drejtohem përsëri politikanëve me thirrjen: mos turpëroni veten tuaj. Ju  drejtohem ju ambasadorit të BE zoti Ettore Sequi dhe ju lutem mos gjeni justifikime formale dhe mos lejoni këtë qëndrim në dukje naiv ndaj shkeljes së të drejtës së pronës dhe rrumpallës së pronës që prej 19 vjetësh vazhdon nën ombrellën tuaj, prandaj është koha që bashkërisht të themi: Poshtë komunizmi i shndërruar në kleptokraci dhe korrupsioni i pushtetarëve me pronat tona. Meqenëse problemi lidhet me kerkesat e BE per Shqiperine, ju lutem te me ktheni përgjigjen tuaj në shtyp.

23 komente në “Çfarë kërkojmë nga ambasadori i BE?”

  1. alban says:

    Z. Njazi Muka!
    Jam thjesht nje lexues i kesaj gazete. Me vjen keq qe ju, si edhe me dindra e mijera pronar te shpronësuar, nuk keni marre ende ate qe ju takon, jo me ligjin e Enver Hoxhes dhe Sali Berishes, por me ligjin e Perendise. Per shkak te profesionit tim, jam njohur me qindra praktika te tilla: Pronari kerkon token qe i perket, duke e provuar kete me dokumente te verteta, qe nga dokumentet e hipotekes se kohes se Turqise dhe te kohes se Enverit, por per fat te keq, nuk kane marre as pronat, perkundrazi kane humbur dhe ato pare qe ka patur.
    Z. Muka! Nje gje duhet te dini ju dhe te gjithe pronaret e shpronesuar: Ligji i Berishes eshte per te mos dhene pronat, jo per t’i dhene. Dhe ju, si edhe ata qindra apo mijera te tjere, e dine fare mire kete gje.
    Lidhur me Z. Sequi, mos u lodhni kot. Ai nuk eshte gje tjeter vecse nje sherbetor i ndyre i sali Berishes, nje hipokrit dhe i korruptuar. Ai nuk eshte ketu per te ndihmuar Shqiperine qe t’i afrohet Evropes, por per te perfituar ndonje truall apo shtepi nga ato tuajat dhe te shokeve te tu!

  2. nastradini says:

    Para vitesh tokat e familjes tone ne jug te vendit i punonin bujq te ardhur nga veriu i Greqise. Kundrejt pageses ne natyre ose me pare ne dore. Sot tokat tona jane grabitur nga militantet dhe fanatiket e Sali Berishes dhe vellait te tij komunist Toz Nano dhe kane mbetur djerre e nuk punohen. Sepse grabitesit dhe hajdutet kane ikur ne Greqi dhe Itali dhe punojne tokat e tjeterkujt. Ose bejne pislliqe me droge dhe prostitucion. Pse keshtu? Sepse te gjitha ankesat kane rene ne vesh te shurdher. Pergjigje nga Strasburgu gjithashtu nuk ka. Si keshtu? Sepse pas ardhjes ne pushtet te sadistit pseudokomunist Enver Hoxha familja jone si edhe te gjithe pronaret shqiptare, embrioni i kapitalizmit te vertete vendas humben pronat e tyre dhe familja tone pervec tokave humbi edhe fabrikat e sapunit ne disa qytete te vendit dhe babane e prangosen ne syte e familjes dhe e rasen brenda. Sepse nuk deshi t’u dorrezoje vullnetarisht pronat dhe pasurine talebaneve komuniste pa moral si kafshe pylli.
    jetet e prodhimit kaluan nga pronesia private ne duart e VAMPIREVE gjakpires qe pas 50 vjetesh falimentuan shtetin dhe renuan ekonomine. Pse i bie kaq gjate ne histori? Sepse keta VAMPIRE pseudokomuniste dhe jo sllavokomuniste sic thoni ju zoteri pronar i shpronesuar jane te gjalle edhe sot. Dhe kane zgjedhur per BOS te tyre Sali DEMONIN. Qe te vazhdoje kauzen e Enver Hoxhes dhe te Partise se tij te Punes. Te ciles i ka sherbyer me zell vite me radhe. Nga keshtu? Sepse nderkohe qe sllavokomunistet nuk i shtetezuan pronat private totalisht dhe i rikthyen pronat e shtetezuara pronareve urgjentisht pas renies se komunizmit, ne Shqiperine Komuniste te Partise se Punes dhe te Sali Berishes prona e shtetezuar nga Enver Hoxha Sali Komunisti ja fal si dhurate zgjedhore militantve dhe fanatikeve te tij, qe zbriten si kafshe pylli nga Bjeshket e Nemuna nga Tropoja dhe vise te tjera. Per te zaptuar tokat dhe pronat e tjeterkujt. Dhe ja ku linden lagjet si Kandahari; Bathore, Kashar, Yzberisht, Sauk, Kamez etj. dhe tokat e grabitura bujqesore mbeten djerre. Sepse populli thote: “Ku di dhia se c’eshte tagjia?” Po PD-ja e Saliut dhe Demokracia e dy gishtave perpjete? Te gjitha mjetet e prodhimit jane perqendruar ne doren e shtetit. Qe eshte nga menyra e drejtimit me komunist se ne kohen e Enverit. Sepse shteti eshte Sali Berisha dhe pushteti i tij mafioz. Ky njeri medioker dhe dallkauk punon pa plan dhe nuk e ka haberin per drejtimin e ekonomise. Mer borxhe dhe investon ne rruge pa studiuar me pare leverdine e investimit dhe pa bere hesape me preventiva. Qellimi i tij eshte qe nepermjet demagogjise se investimeve te vjedhe fonde publike dhe prona private. Ku ka futur edhe sekser djalin e tij pa shkolle. Qe deklaron pa turp fare qindra mije EUR fitime personale nga kjo veprimtari grabitqare. Gazetari Mero Baze eshte i fundmi i mohikaneve te gazetarise qe ka mbetur si opozite me kete grabitje te pronave private dhe shteterore o mik pronar. Sepse opozita e mefshte e Edi Rames ka kohe qe ka heshtur megjithese ka fatin qe populli akoma e perkrah. Deri kur keshtu? Deri kur shqiptaret te shkulin nga qafa e tyre VAMPIRET fashisto-komuniste te rregjimit mafioz te Saliut dhe te rivendosin ne vend parimet e Demokracise Perendimore. Pershendetje nga nastradini o mik ne hallin e perbashket.

  3. Bilbili says:

    Z.Muça me vjen keq kur mesoj qe akoma pronat nuk i ke marre dhe jame i bindur qe akoma nuk ke per ti marre deri sa Ju i nderuar per tu treguar sa me i deshperuar na flisni akoma per nje sistem qe kerkush se mban me mend pasi bemat e Sales per 20 vjete,kane qene e jane me te medhaE ç’ju duhen pronat kur ne jemi nje vend ne NATO,kur jemi kandidat per ne BE,kur jemi vendi me zhvillim me te madh ne Europe,kur kemi nje qeveri qe po bere “gek” te vret,kur kemi shume miq diplomate e personalitete qe na e kane shuar zhurmen e qeneve te rruges,se lehin ata me shume!Nuk e kuptoj se perse fut ne loje z.Rama kur ke ne krye te vendit nje presiden Topi.Me lejoni t’ju pyes po ky sot ç’fare sistemi eshte?Jam i bindur qe pas kesaj letre te hapur ku Ju i drejtojeni SALIUTt dhe SEQIUT pronat e tua me se fundi do ti gezosh.S’me ngelet gje tjeter veçse te them” Rrofte SEQIU,qe eshte pjelle e nje Saliu”.

  4. xhemal says:

    nuk mund te them se pergjegjesia per pronat eshte eskluzive e sali berishes eshte nje ceshtje shume komplekse di qe ligji 7501 eshte konsensual e kjo ja heq nje pjese te barres kryeministrit por edhe per mua ligji eshte nje padrejtesi tjeter ndaj shqipetareve dhe nje paaftesi e klases politike shqipetare kush ka pasur pronen e tij me dokumenta te cilat vertetojne se ajo eshte vene me pune me djerse apo e trasheguar apo e blere ti kthehet pa vonese une jam kunder atyre qe kane marre prona falas nga rregjimet si nga perandoria mbretaria apo komunizmi per zotrine siper mund ti them se europa ste jep prona ate ta jep shteti yt tek i cili nuk ke besim atehere duhet te kuptosh se ne shqiperi duhet ndertuar shteti i se drejtes relative e une te bej apel te luftosh me te gjitha forcat e arsyeshme per te drejten tende e te shume qytetareve te ndershem por jo individualish por me shume te tjere duke cfrytezuar te gjitha mjetet pa rene ne gracken e deshperimit

  5. xhoni says:

    Mos u merrni kot me ligjin 7501,se po te mos ishte vene ne zbatim ai ligj,Shqiperia sot do te kishte mbaruar LUFTEN CIVILE me te PERGJAKESHMEN NE HISTORI,se kurre nuk mund t’i marresh token fshatarin tek dera e shtepise!!Nga ana tjeter,POSHTERSIA ME KRIMINALE E SALI BERISHES eshte,se TOKAT dhe PRONAT e shumta ne te gjithe Shqiperine,qe perbejne MIJRA HEKTARE TOKA dhe MILIARDA EURO PRONA,ju FALEN TABORREVE GRABITESE TE USHTRISE ANTI SHQIPTAREVE TE PRURE NGA SALI BERISHA,sidomos nga VERIU I SHQIPERISE duke i patur REPARTE TE GATESHME PER LUFTE KUNDER JUGUT,OPOZITAREVE dhe VJEDHJEN E PRONAVE NGA FAMILJA E KORRUPTUAR E BERISHES!!!Mijra hektare pyje,ullishte,pemtore,vreshta dhe qindra UZINA E FABRIKA u PRISHEN OSE U GRABITEN NGA ZAGARET E BERISHES,ne vend qe te ndaheshin PROPORCIONALISHT per te gjithe popullin!!Mire ju ish pronaret nuk moret pronat(mire t’u behet se me votat tuaja mbajtet Berishen ne SUNDIM KRIMINAL),por pjesa me e madhe e popullit nuk moren asnje qindarke nga djersa e tyre 50 VJECARE te punes ne SOCIALIZEM,vec ca LETRAVE ME VRIME SA PER TE FSHIRE BYTHEN!!!Hordhive te veta,qe ju fali tokat rreth Tiranes(mijra hektare),Berisha ju fali edhe PAGESEN,duke ju a pranuar me LETRA ME VRIME!!Kjo eshte nje VJEDHJE E DYTE KRIMINALE!!PO NE TE TJEREVE,CFARE NA TAKON TE MARRIM???VETEM PLUMBIN BALLIT NE PROTESTA!!KY ESHTE REGJIMI FASHIST I BERISHES ME NDIHMEN E EUROPES KURVE E ANTI SHQIPTARE!!!

  6. Leone-53 says:

    Sa te jet ultrakomunisti Sali ne krye te atij vendi, nuk do te kete zgjidhje per problemin e pronave. Ne nuk do te na “genjej” asnje perralle e Berishes apo e kujtdo tjeter.

  7. Alban Dibra says:

    Autori i shkrimit ka shume te drejte qe apelon ambasadorin e Bashkimit Euriopan qe fondet e taksapaguesve te evropes te mos regjistrojne si pronare grabitesit e tokave qe jane bere pronare me ligjin 7501. Ambasadoret jane faktori i jashtem qe po mbron te keqen qe na vjen nga brenda Ligj 7501 defakto po i sherben greqizimit te Shqiperise se jugut. Kete e ka kuptuar shume mire Sali Berisha, por pse nuk po vepron per ta ndryshuar. me kthimin e prones tek i zoti duhet ta filloje veprimtarine edhe Kreshnik Spahiu me levizjen Kuq e Zi, perndryshe edhe ai rreh uje ne havan si puna e hajduteve qe flasin per shtet ligjior dhe per zbatim te Kushtetutes. Ketu duhet te fokusohen analistet e medias dhe gazetaret qe nga Ilir Babaramo me 5 pyetjet e tij , Blendi Fevziu etj etj , qe jane sevile te klaneve te politikaneve. Politikanet po perpiqen ti lodhin dhe ti demoralizojne dhe mashtrojne pronaret. Respekt per Shoqaten e pronareve se keta politikane Rapo Danushn nuk e kane koruptuar dhe nuk e kane perkulur . Une e falenderoj redaksine e gazetes Tema qe boton pa censure shkrimet e pronareve dhe i lutem te intervistonte ambasadoret kryesore per pyetjet dhe problemet parimore qe shtrohen ne kete shkrim te botuar ne gazeten Tema . Alban Dibra

  8. karaduzi says:

    Nqs prona do ti jepej te zotit nuk do te kishim kryeminister saliun,sepse prona e ligjsheme ju eshte falur mijera familjeve nga veriu,por dhe shume militanteve dhe sahanlepiresve qe mbajne ne kembe kete regjim antpopullor.Mendoj se eshte shume vone per ta korigjuar kete gabim historik me dashje te ramizit,saliut dhe nanos,ish pronaret do lodhen neper gjyqe deri sa te heqin dore ,kete padrejtesi nuk e ve ne vend dot kjo klase politike,duhet nje revolucion i vertet jo si 1990.

  9. alban says:

    O ju njerez te mire te gazetes “Tema”!
    Po ku e keni gjetur keto foto te ketij miu? Nuk e shihni si ben sehir, si hizer (!?), si ata qe jane “Most wanted” per vrasje, per tradheti, per kurverim, per vjedhje, per korrupsion dhe nuk di se cfare te them tjeter. Duket sikur e kane marre me force dhe e kane vene perpara flamurit te BE, qe ai duhet te perfaqesoje, por ai e di fare mire se nuk e perfaqeson ate denjesisht, madje aspak. Nese ka ndonje gje qi ai perfaqeson eshte flamuri i shnderuar i perdhosur i PD dhe vrima e JT, se keta italianet, kete dine te bejne mire. Sa turp dhe sa keq per Shqiperine dhe shqiptaret qe mban ne truallin e saj nje trup pa jete si te ketij ambasadori, dhe jo vetem te ketij por edhe atyre dy te tjereve!

  10. Brazili says:

    Me vjen keq per ju zoti Njazi,por po mbajte shprese tek ky miu,ke maru.

  11. geno says:

    Njazi, po ke nje belcik, mos e vono po dil e njeri dakit e vazjes se saliut qe kane grabitur ponat dhe mbylle kete pune me nder, se keshtu me letra e me BE nuk ke per te marr prone, se ata te BE e OSBE e kane nga 1 hektare truall ne brgdetin shqiptar, ia ka dhene edhe saliu edhe Nano, ndaj qendrojne ne politike

  12. ai says:

    I ngatëroni gjërat z. Muka, Enveri ishte komunist puro shqipëtar Saliu është sllavo demokrat sharlatan dhe aspak komunist.

  13. Altin says:

    Njazi Muka dhe Rrapo danushi meritojn falenderime se kane bere me burreri ate qe duhet te bejne ata qe luftojne sllavokomunizmin. Ajo qe duhet te vleresojne mediat investigative jane 20milion USD te dhena nga Beogradi per Shqiperine. ketu i ka rrenjet ligji 7501 qe ja fal tokat grekut dhe greqise. Kete rrezik mund ta menjanoje vetem nje media qe nuk ka gelltitur lugen e çorbes se Beogradit. Sa per projektin ku do shpenzonhen 1.5 milin euro, ato jane para qe shkojne neper xhepat e zyrtareve te BE dhe OSBE. Ketu eshte bere deti kos dhe ata po e marin nje luge. Ata ne fund te punes do na thone se per nje prone jane leshuar 3-5 dokumenta pronesie . Keto gjana i dime te gjithe se per kete jane shkruar me dhjetra artikuj. Nuk zgjidhet kjo me nje pushke . Nese do te kishte nja 3-4 gazetar dhe analiste me patriotizmin dhe burrerine e Njazi Mukes problemi i prones do zberthehej shpejt dhe presidenti e parlamenti do permendeshin se zbatimi i kushtetutas nuk eshte deshire por detyrim

  14. Besmir says:

    O Alban, thuaj i lumte Njazi Mukes qe i ka rene kokes ketyre hajduteve qe nuk kane asnje lidhje me parimet e demokracise. Sa per ambasadorin qe ti i thua pa jete nuk jam fare dakort. Ai eshte demtuesi me i madh per demokracine sepse ai e mashtron evropen dhe mbeshtet kete politike qe lufton pronaret e ligjshem. Politikanet e sotshem qe i kontrollon Sali berisha ashtu sic eshter komanduar pas vitit 91 dhe komandohet edhe sot nga agjentuarat e huaja. Nuk e di a bie dakort por faktet jane te shumta qe te pohojme se ne pergjithesi politikanet tane jane te shitur. Fatkeqsi per ne qe jemi popull eshte se nuk ka opozite, fatkesai eshte se nuk ka as klerike te ndershem dhe patriote qe te sensibilizojne per problemet qe po demtojne popullin qe po vrasin popullin. Sot fillon muaji i shenjte i Ramazanit dhe as ky qe eshte kryetari i muslimaneve Selim Muca dhe askush nuk u kujtua ti fusi ne vemendje Presidentit kryeministrit , opozites seme ligjet qe kane miratuar shqiptaret po vjedhin njeri tjetrin dhe po vrasin njeri tjetrin . keta qe nuk thone dhe nuk votojne per prona tek i zoti jane te gjithe antikombetare, perfshi dhe ata qe bertasin Kuq e Zi.

  15. Grigor says:

    Kjo sasi parash jepet nga qeveria greke jo se jane budallenj. Ne nje kohe kur eshte vete ne krize jep para. Perse valle? Behet fjale per regjistrimin e pronave te minoritareve greke ne jug te vendit. Synohet konsolidimi i pozitave te tyre dhe sigurimi i nje baze te shendoshe per te penguar largimin e btyre nga Shqiperia. Jam dakord qe seicili te marre hakun. Por ne kete rast kjo eshte nje tjeter thike pas shpine qe po i ngulet popullit shqiptar dhe pronareve legjitime. Dihet qe minoritaret greke nuk jane autoktone ne keto troje. Jane sjelle nga agallaret shqiptare ne shek e XVIII pasi shqiptaret ne ate kohe e kishin per turp te punonin tek tjetri. Tani normalisht deri ne zbatimin e reformes agrare ato toka kane patur pronar. Minoritaret nuk jane pronare te atyre tokave. Nuk i kane te trasheguara, te blera apo dhuruara nga pronari legjitim. Keto jane format nepermjet se ciles e drejta nderkombetare njeh pronesine mbi token. Keta minoritare e kane marre token ne baze te ligjit 7501. Pra pronesia e tyre eshte e paligjsme dhe ka vlere nul juridike. Greqia duke i rene hiles, ashtu sic imponoi kesaj qeverie zuzaresh marrveshjen per ujrat, ndertimin e varrezave, uzurpimin e kishes autoqefale shqiptare, hapjen e shkollave greke edhe ku nuk ka greke, arriti te impononte edhe kete regjistrim te paligjshem te tokave. Ne te kundert minoritareve u ngeleshin celsat e kashtes ne Shqiperi nqs haka do shkonte tek i zoti. Kjo eshte njera ane. Ana tjeter e turpshme eshte qe edhe nqs ka greke qe kane prona ne format qe njihen ligjerish te cilat i lartpermenda, marrveshja nuk mund te jete e njeanshme. Por bilaterale. Kjo duhej shoqeruar edhe me regjistrimin e tokave te shtetasve shqiptare ne Greqi. Pasi para ndarjes se kufijve shume pronare rezident brenda kufijve te sotshem kane patur edhe prona qe me darjen e kufijve te 1913 ngelen ne Greqi. Ato nuk njihen tek pronaret e ligjshem por shfrytezohen nga te tjere. Gjithashtu nje ceshtje e mprehte eshte ceshtja e pronave te popullsise came ne Greqi. Keshtu qe nuk mund te kete regjistrim vetem ne Shqiperi dhe jo ne greqi. Kjo eshte nje marrveshje vasaliteti, inferioriteti dhe turpi. Si te gjitha marrveshjet kapitulative qe ka neneshkruar ky shtet me shtetin grek. Sa te jene keta njerez te paskrupullt ne krye me kryetradhetarin Sali Berisha as kam iluzion qe do rregullohet kjo ceshtje apo dhe shume te tjera. Me vjen keq qe kjo marreveshje e rrezikshme gjen pak apo aspak hapesire ne media apo dhe ne diskurset e opozites. Faleminderit gazetes Tema per sensibilizmin e kesaj teme sa delikate aq dhe ogurzeze per popullin shqiptar dhe mundesine qe na jep per tu shprehur rreth kesaj teme dhe shume te tjerave.

  16. fieraku4u says:

    MOS KERKONI ASGJE NGA KY AMBASADOR….SE KY ESHTE LEGENI I RADHES, QE KA ARDHUR NE SHQIPERI TE MBUSHI XHEPAT NGA SALIU, TE BEJE SI I RENDESISHEM NE SHQIPERI, DHE TE SHIJOJ DJELLIN MEDITERRANE NEPER HOTELE LLUKSOZE SHQIPTARE ME LEKET DHE PARAT E TAKSAPAGUESVE SHQIPTARE.

  17. Arian says:

    falenderim autorit, redaksise se gazetes Tema dhe zotit Mero Baze, qe lejon te degjohet zeri i shqiptarve qe kerkojne drejtesi. Ju lutem zoti Mero, shfrytezoni mundesit tuaja qe ketij shkrimi ose ketyre problemeve ti pergjigjet ne rradhe te pare kryeministri Berisha dhe presidenti Bamir Topi, po ashtu ti pergjigjet dhe nenkryetari i KLD Kreshnik Spahiu, se pse ky shtet dhe ky pushtet e shkel Kushtetuten ne cdo hap te veprimtarise tij. me shume rendesi eshte qe te detyrohet te flasi edhe ambasadori i BE se ajo qe i kerkohet eshte qe ai te zbatoje politiken dhe parimet e demokracise. heshtja e ngarkon ate me faj. Une nuk jam dakort me komentet e pararendesit (fieraku 4), sepse ai cfryn dhe shan dhe keshtu e drejta qe ai ka transferohet. Vec politikaneve tane edhe keta ambasadore jane pergjegjes per situaten e rende te pronave , te korrupsionit me pronat dhe pasojat e saj ne Shqiperi. keta ambasadore jane servile te politikaneve tane . Ata i bejne thirje per investime investitoreve te huaj duke i mashtruar dhe duke i thene se ne Shqiperi jane kushte shume te mira per investim. Ata jane mashtrues sepse e dine shume mire se kur prona nuk eshte kthyer tek i zoti, asnje investim nuk duhet te behet.Kjo eshte arsyeja pse ambasadori i BE, dhe ai i SHBA i largohen temes se prones, kur realisht ajo duhet te jete objekt i cdo bisede me qeverine Shqiptare. Kete situate munden ta ndryshojne mediat e lira dhe te pavarura . Ketu ju zoti Mero duhet te tregoni vetite tuaja.

  18. Elzir BUSHATI says:

    Ne fakte problemi i pronave te GRABITUARA nga sistemi komuniste qe ne 45 eshte shume komplekse , regjimi cnjerzore komuniste me tortura te tmerrshme deri dhe kapitale per t”iu marre proan e fitume me djerse ose e trashiguar .Grbitia ishte nga rrobat e trupit , Napolona are ( qe thuhet qe shume jane depozitu ne emre te femijve te kupoles se kuqe dhe nuk eshte rastesi qe sot femijete ish nomklatures komuniste jane pronaret dhe biznesmenet me te fuqishem), Dyqane, Malle, Shpi ( dhe ne keto shpi do te jetonin pashallaret e kuq ),Bahce ,Toke Bujqesore , pra dhe mos ramjes se komunizmit problemi do te ishte sh. kompleks , mbas viteve 90 filluan qe prona te shkoi tek i zoti po kishte veshtersi se mbad transformimeve 50 vjecare sikur te ishte dhe deshira e mire ishte shume veshtire , po filluan te kthehen dyqanet ekzisturese te zotve (qe dhe z.Muka ne bashkepronsi i eshte kthyer ish Mapo ne Shkoder), shtepite ato qe ishin te shfrytzume nga institucionet Shtetrore u kthyen ish pronarve menjiher , ndersa ato qe ishin te kthyera ne banesa per qytetaret ishte me e veshtire se duhej te sistemoheshin qiraxhite ( se nuk mund te hidheshin ne rruge pavaresishte se ishin qiraxhi si kishin hedhur ne rruge pronaret legjitim bishat e kuqe ), u kthyen Bahce , oborre , neper qytete kur nuk ishin te xanuna me objekte publike deri ketu shteti post komuniste u mundua dhe bere me te miren per mendimin tim , prandaj z.Muka duhet te jete realiste dhe mos kerkoi te beje krahsime mes per faqsuesit te PS(ish komunistat qe i perdhunuan pronaret per 50 vjete ) dhe atyre qe po kerkonin te zgidhin nji problem 50 vjecare . Padyshim qe zaptimi i pronave dhe legalizimi eshte i turpshem , ka zgjidhje shume me te mira , dhe L

  19. Elzir BUSHATI says:

    Ne fakte problemi i pronave te GRABITUARA nga sistemi komuniste qe ne 45 eshte shume komplekse , regjimi cnjerzore komuniste me tortura te tmerrshme deri dhe kapitale per t”iu marre pronat e fitume me djerse ose e trashiguara .Grabitia ishte nga teshat e trupit , Napolona are ( qe thuhet qe shume jane depozitu ne emre te femijve te kupoles se kuqe dhe nuk eshte rastesi qe sot femijete ish nomklatures komuniste jane pronaret dhe biznesmenet me te fuqishem), Dyqane, Malle, Shpi ( dhe ne keto shpi do te jetonin pashallaret e kuq ),Bahce ,Toke Bujqesore , pra dhe mos ramjes se komunizmit problemi do te ishte sh. kompleks , mbas viteve 90 filluan qe prona te shkoi tek i zoti po kishte veshtersi se mbas transformimeve 50 vjecare sikur te ishte dhe deshira e mire ishte shume veshtire , po filluan te kthehen dyqanet ekzisturese te zotve (qe dhe z.Muka ne bashkepronsi i eshte kthyer ish Mapo ne Shkoder), shtepite ato qe ishin te shfrytzume nga institucionet Shtetrore u kthyen ish pronarve menjiher , ndersa ato qe ishin te kthyera ne banesa per qytetaret ishte me e veshtire se duhej te sistemoheshin qiraxhite ( se nuk mund te hidheshin ne rruge pavaresishte se ishin qiraxhi si kishin hedhur ne rruge pronaret legjitim bishat e kuqe ), u kthyen Bahce , oborre , neper qytete kur nuk ishin te xanuna me objekte publike deri ketu shteti post komuniste u mundua dhe bere me te miren per mendimin tim , prandaj z.Muka duhet te jete realiste dhe mos kerkoi te beje krahsime mes per faqsuesit te PS(ish komunistat qe i perdhunuan pronaret per 50 vjete ) dhe atyre qe po kerkonin te zgidhin nji problem 50 vjecare . Padyshim qe zaptimi i pronave dhe legalizimi eshte i turpshem , ka zgjidhje shume me te mira , dhe L.7501 liogje elektoral ka zgjidhje te tjera me te mira , se problemi i tokes Bujqesore eshte shume kompleks a drejte eshte qe prona duhet ti kthehet pronarit por mbas ndryshimesh demografike te medha , mbas transformime te medha te tokes per 50 vjete ,mbas ndertimeve te shumta ne toke , dhe mbas prishjes se kufijve , eshte e zorshme dhe po te ishte deshira .
    Prandaj z.Muka duhet te jesh shume i kujdeshem kur flete se nuk eshte prone vetem toka bujqesore po jane dhe ate qe thame me siper dhe e drejte eshte qe te kthehen pronarve legjitim gjithcka qe komunistat ja kane marre me tortura cnjerzore , dhe nuk duhet te flasesh ne emer t Pronarve ligjitim po ne emrin tend.

  20. Aj..Vlora says:

    O Njazo po cfar sllavokomunizmi thua te ne komunistet jan ne pushtet dhe dote jen ,derisa ne koqet e kandarit te zgjuhemi e ti japim nganje shqelme bytheve . Gje qe tek ne smaha mendja te ndoth ,se namin kemi si te fort ne .Dhe kur erdhi demokracia tek ne erdhi ne menyr shum te but dhe ata qe ishin ne pushtet u habiten ne ,, se ata qe ishin ne krye te revoltave i kishin ven po ata ishin spiunet e tyre. Po te kish ndodhur sic ndodhi ne Rumani qe u keputen kokat,ata qe erdhen prapa e pyeten bythen mir. Tek ne kto gjera sndodhen dhe kta qe erdhen prapa thon varu qillot ktyre jan njres qe sbejn dem vetem llafe kan ,mund tua fusim si te duam ste kafshojn kta, prandaj durim dhe nja 25 vjet mbase ata qe do vijn mund te jen me te zot se ne dhe mund te ndryshojn ndonje gje, prandaj forca.

  21. bec frani says:

    Zotri Bushati , Nuk qenkeni i mire informuem ne disa gjana apor nuk doni qe te flitni te verteten.Po jane kethye do shtepija ,por kuj? asht kethye toka ,por kush e mori? Mund tham se krejt fajin nuk na e kan europinet, por ketij problemi o ma mire te tham ketije korrupcioni po i ndihmojne te hujet. Tham keto se ka 18 vite qe sillem verdalle neper gjyqe,ishte nji ligje dhe pa shkue gjate u shfuqizonte ai dhe u bante nji tjeter,pra jene deputetet dhe ministrat qe po majen tuj marre tokat dhe vilat e te shpronsuemve nga diktatura,
    uroj qe te shiqoni edhe kuj po i nepen shtepijat qe kishte me u dasht qe t’i merrshin ata qe kan statusin e te pastrehe,po kush asht tuj i marre?Ju mund i dini keto lojna.

  22. Elzir BUSHATI says:

    Nderime zotni i nderuar . Bec frani , une thashe qe shtepite e marrura nga komunistat pronarve legjitim dhe jane kthy trashigimtarve te ketyre pronarve , tipik zotni eshte ish blloku ne Tirane ,dhe trojet e lira ne pergjithesi jane kthy trashigimtarve te ish pronarve dhe dyqanet e ish pronarve jane kthy trashigimtarve te pronarve legjitim , tipike eshte ne Shkoder qe nji lagje e tane ish PIACA te gjitha dyqanet bashke me Shtepi jane kthy trashigimtarve te pronarve legjitim , une nuk marre per siper te justifikuj n.q.se ka njerez qe kane perfitu nga pozicioni i tyre per te marre dicka qe nuk i takon , ato te cilet e kane ba turp ti vije .

  23. bec frani says:

    Zotni Bushati,Une statistika nuk baj,por para do ditve ne nji gazete u thonte :”Strehimi problem per qytetin e Shkoders ;Jane ma se dy mije familje te perfshira ne listat emergjente per strehim ne qytetin e Shkoders,prej te cilave rreth 1400 bejne pjese ne familjet qe jane strehuar ne banesat e ish-pronarve dhe qe tashma duhet t’i lirojne perfundimisht ato”.
    Ligji 7652- 1992 rregullonte qirat per banesat qe komunizmi padrejtesisht si shume te tjera i kishte konfiskue, por Kushtetutja e shfuqizoi si te papajtueshem nenin 9 te ligjit 9583 me pretekst se gjoja ky na diskriminonka nji pakice.d.m.th. qiramarrsin, po ku i la pronaret qe ende sillen verdall? kush e bani kete ndryshim?Ner banesat qe u ndertuen ne Shkoder per te pastrehet sa prej ketyne te pastrehe hine ner to?Keto jane gjana qe i kemi para syshe perdite.Nuk asht nevoja me shkue te blloku e ndoj livadh,edhe ata jane zaptue prej te pamunduemit,Asht fjala se ata qe po e bajne turpin nuk po kan as turp as shpirt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje