Një polic kishte futur gishtin thellë në vrimën e djathtë të hundës dhe po gërmonte gjithë qejf ndërsa kolegu i tij përballë i bënte muhabet. Një grua e shëndoshë me dy fëmijë tepër të vegjël të shtrirë në trotuar lypte duke bërtitur sa herë kalonte ndonjë këmbësor,nga brenda një makine taksi parkuar aty afër shpërndahej tingulli i këngës “Matilda moj” që këndohet nga Mandi i Nish-tullës, taksixhiu i shtrirë brenda lexonte plot kërshëri gazetën “Paloma” me këmbët zgjatur sipër dritares së pasagjerit. Ishte një nga ato mesdrekat tipike të korrikut në Tiranë kur vapa përvëlon dhe ajri i ndotur të mbyt. Skenë surrealiste në afërsi të Galerisë Kombëtare të Arteve ku shkoja për të vizituar ekspozitën e fotografit anglez Martin Parr për të cilën kisha lexuar në shtyp se ishte edhe një lloj retrospektivë për ditët e fundit të diktaturës.
Pas banakut në hollin kryesor të Galerisë qëndronin 4 gra të cilat bisedonin shkujdesur me një burrë që mesa duket edhe ai punonjës i atyshëm. Qëndrova para tyre dhe pasi hoqa syzet e diellit i përshëndeta e i pyeta për ekspozitën që doja të vizitoja. Asnjë prej tyre nuk iu përgjigj pyetjes sime, por të gjitha në kor lëshuan breshëri reagimesh: -Ua ky trafikanti, hë mo të jep ndonjë lek ai Arjan Çani, po Lek Plepin pse e puthe, në burg të ka futur më policia….??? Unë jam natyrë e regjur dhe e mësuar me këto lloj reagimesh, por shumë pyetje në të njëjtën kohë nuk mund ti përballoja dot. Buzëqesha paksa dhe pasi mbaruan nuk prita më gjatë, por u nisa vetë drejt sallës së madhe ku dukeshin të varura fotot. Gratë vazhdonin ngacmimet e tyre nga distanca ndërsa unë po shijoja ajrin e kondicionuar dhe fotot shokuese të Shqipërisë marksiste.
Pamje tragjikomike, dyqane bosh, njerëz të egër, varfëri koreano-veriore, pantallona cowboys, flokë të harlisur, koka e Enver Hoxhës si diell që shfaqet kudo, fytyra njerëzish që sforcohen për tu dukur të lumtur. Ekspozita, e cila qëndron ende e hapur nuk të ha shumë kohë por ato pak fotografi të shkrepura në zgripin e diktaturës të bëjnë të dyshosh në vetvete: Vërtetë ne shqiptarët deformohemi dhe shëmtohemi kaq shpejt nga çdo lloj regjimi politik me apo pa votë?
Mallkim, fat i racionuar vetëm për ne, qylaf që i shkon mirë kokës tonë, racë pa kurrfarë kurajoje civile, pakt me veten dhe me djajtë, gjenezë kolektive e deformuar, mëkate që suksesojnë çdo mallkim…
Ndryshe nga regjimi bolshevik i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë ky regjimi tjetër i tranzicionit është i kamufluar më bukur dhe më këndshëm. Nuk ka më shitore apo tregje bosh, nuk mungon asnjë lloj malli përveçse fuqisë blerëse. Qytetarët e ujdisin modelin e flokëve si të kenë dëshirë, vishen dhe pispillosen te Gabi dhe mund të shesin pordhë në çdo kohë pavarësisht se portofoli i tyre ka kohë që ka zënë merimanga. Si atëhere kur që nga e përditshmja komuniste “Zëri i Popullit” e deri te revistat “Pionieri”, Fatosi” apo “Yllkat” kontrolloheshin nga partia në pushtet edhe sot me disa përjashtime të vogla media dhe shtypi është blerë dhe tutelohet nga biznese besnike servile të qeverisë. Gjetët dot ndonjë ndryshim nga mbledhja e kryesisë së PD-së të shtunën e kaluar me pleniumet e Komitetit Qendror të PPSH-së para 1990-ës. Ah po,më falni Besnik Mustafaj nuk vret veten si Mehmet Shehu, Aleksandër Biberaj dhe Gazmend Oketa nuk shkojnë para skuadrës së pushkatimit si Kadri Hazbiu a Beqir Balluku. Nuk ka më organizatë të Frontit Demokratik me kuota anëtarësimi qesharake të drejtuar nga shoqja Nexhmije Hoxha, por kemi organizata joqeveritare dhe fondacione si ai i Liri Berishës me donacione milionëshe nga ku në bazë të kontributeve financiare mund të katapultohesh në parti a qeveri. Pranvera Hoxha rrinte në hije dhe së bashku me burrin e saj “burrë i thënshin” Klement Kolaneci i projektonin dhe ndërtonin Piramidën Babait të Kombit, nën hijet e pishave të plazhit të Hamallajt qëndron edhe Argita Berisha me burrin e saj “burrë i thënshin” Jamarbër Malltezi dhe kanë kohë që projektojnë bizneset e familjes dhe mëkëmbësin e babait.
Regjimi i sotëm i Tiranës e ka kthyer totalisht vendin e shqiponjave (laraskave) të Mesdheut në një oaz démodé oriental ku amullia dhe korrupsioni mbysin lirinë,sipërmarrjen e ndershme dhe stopimin e mirëqenies kolektive. Pas legalizimit të vjedhjeve elektorale, pas mefshtësisë dhe burracakërisë opozitare, pas kompromiseve makute të shoqërisë civile dhe industrisë mediatike që kanë bërë me pushtetin kemi një lloj mpirje të qytetarisë dhe rizgjimin e virusit osman që fle brenda AND-së sonë. Agravimi i situatës pleksur me vapën e korrikut, plazhet e shurrosura, varfërimin e shumicës dhe pasurimin ekstrem të një pakice “verioro-besnike-servile”, turistët kosovarë me brekë plazhi kuq e zi, infrastruktura e vendit e cila ka më shumë kilometra shiritash përurimi sesa rrugë, të gjitha këto janë një fotografi jo më bardhë e zi si ato të zotit Parr, por një telenovelë bajate reale e prodhuar dhe transmetuar në 3D dhe HD.
Po ikën i dremitur ky korrik, i dremitur si opozita por aspak si Berisha i fituar me zgjedhje të vjedhura dhe me kryebashkiak të ri të balsamosur për këtë Tiranë që pritet shumë shpejt të mumëzohet. Imagjinoni korrikun e vitit tjetër kur në vend të Bamir Topit do të kemi ndonjë Shaban Memiaj apo në vend të Ina Ramës ndonjë Alush Dragosh dhe ne thjesht do të kënaqemi me kronikat televizive apo ndonjë zhurmë sporadike të opozitës e më pas do të marrim bukë, domate dhe djathë me vete,do e mbështjellim me gazetë e do të nisemi me tren drejt Durrësit për plazh. Oh sa do të kënaqemi buzë Adriatikut ku lahen kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonisë me fustan e shami në kokë, do të shëtisim kur të bjerë muzgu mbi rërën e lagur dhe sa të errësohet do blejmë një shishe konjak ta fusim poshtë brekëve dhe të shkojmë ta pimë te diskoteka ku këndojnë Live Sinani me Seldin. Kështu kënaqemi ne shqiptarët korrik pas korriku, vit pas viti…
*facebook.com/bledi.mane
Bravo Bledi, i hidhur por realist si gjithmone.
Po me Seldin c’ke mor Mane.Ai asht si Ylli.Asht si llokum,asht si akullore,Asht bukuria ene persosmeria mashkullore e races iliro-arbnore.
2 pietje kam une o ti organizator i miseve:
1) cte hodhi ne llogoren tone se ti ishe me kallash ne dore ne ate blune nja 20 vjet nga sot (eh sa do jete gezuar yt ate qe u ktheve ne baze)?
2) qysh ja nxive faqen fisit edhe permetareve duke pythur lek plepin?
TI CAKALL TE CAFTE NDONJE CAKALL LAJ GOJEN KUR PERMEND PERMETIN DHE FISIN E BLEDIT SE ME MIRE TE PUTHESH LEK PLEPIN SE SA LULIN DHE BERISHEN DHE KUR NUK DI GJE ME MIRE HESHT DHE MOS FOL
lola na rendit perse dallohet fisi i bledit ne permet
une per aq sa i njof jane njerez shume te mire dhe me intelekt se nuk jane nga vicidoli ata megjithate te thashe ti flet ne tym kur sdi gje mos u ndjej
po pra ate thashe une ky del nga radha se ata jane si gjithe te tjeret, eshte ky nuk le pershtypje hic te mire
ja dhe kokpalari blu i radhes. ore dhemb ndryshkur, un nga permeti jam dhe jam krenar per bledi manen. nje djal qe shkruan realitetin shqiptar( qe eshte shum i hidhur ) duke i futur dhe cik humor brenda. persa i perket asaj nxirjes se faqes se permetarve je gabuar or tunxh. faqen permetarve jua ka nxire ai kokmyshku genc pollo
mossssssssss,prap ju me biografine e ketij bledi mane,po ky nuk esht pushtetar mor cakal qe ti kerkojm llogari,ne nuk paguajme taksa per kete.mua me pelqen ta lexoj se eshte realist,her me duket sikur shkruan mero bazja dhe her sikur shkruan sokoll balla,uroj qe te jete ky vertet autori i shkrimeve
i shkruan vete mos ki merak, po arsyen pse u be nga blu roze (edhe ate qe u be nga i kuq blu dikur) une po kerkoj te marre guximin ta thote vete
sepse shume te rinj qe u ngriten ne 91 per demkracine e vendit u zhgenjyen na sali shpellari si i ben punet ai dhe cfare ben apo nuk e shef se cbehet dhe jo vetem bledi mane po shuuume e shume te rinj e kane braktisur salen a e kupton o njeri qe sali berisha i rendon kot tokes shqiptare nuk eshte vizioni te rinjve ai vetem nje cope ndyresire
A ndjen ndonje pergjegjesi per cekun e bardhe edhe nivelin 0, po per 97 po per ato qe ngjane ne “permetin tuaj te dashur”? Se une shikoj nje retorike pa buke kunder nje personi/fisi te vetem nga rrethi/qyteti juaj edhe hosana per “udheheqesin” e radhes qe ai pretendon se e mbeshtet. Te keqen xhaxhi une e kam “dejavu” kete se e kam pare edhe dikur vec tani jane te permbysura? A mendon qe ka ndonje gje per tu kerkuar falje njerezve per ato qe ka thene ne krah te “udheheqve nga tirana te PD” para se te nderronte ngjyren e xhaketes? Kur njeriu del publikisht te demokraci te keqen xhaxhi duhet te pergatitet edhe per kundeshtimin e ideve te tij. Idhulli jot i vogel eshte nje njeri siperfaqesor qe e vetmja gje ketu e 20 vjet qe u tregon njerezve eshte ata qe njeh edhe te behet me ekstremist se udheheqesi i radhes. Karakteristike e brezit te tij pa vlera qe ofron vetem “anti” dhe per militantizem kerkon shperblim. Ne PD e perdoren per lecke edhe eshte kthyher e leh ketej. Ka ikur koha e antivleres zonje kjo eshte koha e vleres.
Parashikimi i Manes per korrikun e ardhshem eshte deri diku teper optimist. Ka per t’i plasur ndonje bombe Lulkes ose ka per te na futur ne borxh deri ne fyt per nja 50 vjet te tjera me ndonje kredi marsiane edhe pastaj pa dallim o burra t’ia mbathim. Kush e di ç’deportim refugjatesh nga zonat me te thella ka per te ndodhur keto muaj per ne kryefshatin e Shqiperise.
“……….Oh sa do të kënaqemi buzë Adriatikut ku lahen kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonisë me fustan e shami në kokë…………”
Bledi, mua më rrodhën lotët nga ky shkrimi më lart. ZOT. PËRSE KËSHTU? PËRSE KAQ TË MALLKUAR NE SHQIPTARËT? PËRSE MOS TË KISHIM EDHE NE, NJË ZHVILLIM PËRSËMBARI SI GJITHË BOTA? Por çdo regjim, që vjen, fshin nga faqja e dheut atë pak gjë, që ndërtuan ata para tij dhe “fillon” gjoja nga e para, se ai gjoja di më shumë???????!!!!!!!!!!!!!!!! MALLKIM KËTYRE ZARBOVE POLITIKANË TË ÇDO KOHE
O Nina.Eshte faji yne si popull.Ne ishim qe duruam 50 vjet,ne po durojme 20 vjet Enverin e ri.Ne jemi popull qe hame fara luledielli dhe shohim telenovela.Cdo popull tjeter do i kishte fshire nga faqja e dheut te tille plehra.
Ku munde te shkojme , kur na udheheq pipiruqia Argita , femer pa lezet , pa moral e ka bere baban si dordolec per te trembur sorrat , po sado te fitosh moj laraske qetesine harroje , do rronte dhe dy dite me shume Saliu , po mos te kishte kaq pasuri , t’a ha koken pa e kuptuar .
Si Liria dhe bija i rrofshi Saliut dhe mjere ne per ju qe n’a keni zene jo deren po frymen , jeni bere familje e pa deshirueshme , perfundofshi si CAOSHESKU .
Mbas zgjedhjeve te fundit,cfare pame e degjuam dhe si reaguam kam frike se te pakten brezi yne 50-60 vjecar nuk do te shohim dite te bardhe.E vetmja shprese eshte i plotefuqishmi,nqs ekziston,saliu do te sundoje sa te kete ymer,ndersa ky qulli i zgjedhur si pasardhes do te jete nen hyqmin e argites,kur saliu te mos jete me ne kete bote.
…me knaqe (trishtove) o “trafikanto” me kte histrorine e kosovarve dhe plazheve te shurosur, ku si foka trupat e dhjamosur per mysybet e te sakatuar nga celulitet zhgeryen ne reren mikse me berthama shalqini duke ju gezuar diellit cilesisht te permiresuar nga nje far magjistari ish minister kulture. Nuk kemi c’te bejm o mik, ky eshte vendi harabelave ! (sorat jane me te fisme nuk e durojne dot smogun, a e ke ven re qe jane zhdukur?) dhe si per dreq ne jemi nga ata harabela qe mendojme se glasa jone nuk eshte e njejte me ate te fisnis tone neo-otomane-vorioepiriote, por kemi te njejten cicerime (gjuhe) dhe ndajme te njejten fole (atdhe), kjo fole e ndyre qe dita dites behet me e qelbur nga glasat qe sprucojn buthet (gojet) e harabelave te ngrefosur pupelharlisur. Ky vend po ngordh, ky vend po mbyt vetvehten me injorancen qe ktyre aneve shitet si dhunti, me albakllikun qe shitet si zotnillik, me servilizmin qe shitet si fisnikeri, me hajduterine qe shitet si vlere, me arogancen qe shihet si toleranc dhe ku me huqe orientale kerkojme Europen dhe mbi te gjitha me ca pseudointelektualet pa kocke, pa forme, por nje mase xhelatine e yndyrosur e cila merr formen hallit te momentit dhe ta shpif ???. Miku im ky vend asnjeher nuk ka bere histori por historia her her na ka dhen ndonje cop meqe jetojme ketyre aneve ku histori eshte konsumuar me shumice, ne jemi ata qe bem mbret nje kacak, ne jemi ata qe kemi hyre ne gines se peritem pushtuesit me lule, ne jemi ata qe per 45 vjet spiunum njoni – tjetrin me historite e armikut te klase…. dhe ja ku jemi prap ne qe mermerisim neper blog-e dhe s’kemi bythe per asgje, dita dites shohim se si ne kete megaskermo luhet nje dramo-komedi qe te renqeth kemb e koke dhe ti ndiehesh i pafuqishem te reagosh ku e vetmja menyre per te cliruar vehten nga poshterimi qe ndien eshte “thasherthemnaja”neper blog-e. Eshte e DHIMBSHME por e VERTETE!
Mbret na duhet MBRET!!!
Nuk e ke kot ti jo.
Mos ishte me i mir Ahmet Zogu se Sali Berisha ,
Amet Zogu u vetshpall mbret mes shume dallavereve.
Sali Berisha do te zgjidhet mbret nepermjet nje transparence te qarte si kristali
qe nuk eshte pare asnjehere ne rruzullun toksor.
Sala nuk do qe te behet mbret, por don sovrani dhe kur don sovrani nuk ka mafie qe ta ndali.
ene ni Mretneshe…m’kan thone se Mreti jone asht beqar.Nuk e di,po dhimset Zani jem,se ska kush i bon hysmet,se do ja kisha lane pleshtat.Ene e kom me gjith men se Sauko prej Pallatit mretnor s’osht larg.Mos m’hipin KACABUJT se i futem mretit ne saraje.
hahahaha, sa e vertet dhe real eshte ky shkrim per Shqiperine. Te gjitha keto jan te verteta, Shqiperia po kthehet ne nje vend oriental dhe mjekrroshat edhe femrat te mbuluara me shami po e pushtojn, ke harruar Bledi, per ata shpellaret qe theren dashin si kurban tek dera e bashkise. Miresetevini ne Tirana-stan
faleminderit (gazetareve te temes) se na jepni nje ushqim ditor qe e lexojme me kenaqesi pas nje dite te gjate pune
shume e vertete….edhe pse ndodhemi ne anen tjeter te Botes, mbas pune shkrimet e Teme’s jane vertet shplodhese. Pene e forte ky Mane. Bravo
A ke ndonje interviste tjeter o Bledi Mane me Muhamet Veliaj womanizer-in e suksesshem dhe njeriun qe “mbante peshe” jeten e nates ne Londer ? Pash zotin na i bej prape ate intervisten se ka pas “shume kerkesa” kendej nga Londra per njerezit qe e humben heren e pare ?! Do ta dinim per nder jo per gje. Faleminderit shume dhe te fala Muhametit shume nga komuniteti shqiptar ne Londer, vecanerisht nga ata qe ja “lemuan” kurrizin kur guxoi te ngrinte ceshtjen e shqiptareve te Shqiperise qe ishin deklaruar si te Kosoves.
Mua s´me duket dhe aq e zymte,, sepse ky populli durim-madh rri e rri e ja ben puf, si ne “97,, puna pse ta bejme si ne “97 e te shkaterrojme vendin tone kur mund t´i parashikojme gjerat e te ngrihemi me shpejt,,, po dhe jemi ngritur,, si minatoret tani,, si fshataret e Hamallajt apo te Karaburunit,,, puna eshte te ky kriminel-terrorist kryeminister antishqiptar… gjate shekujve ne kemi treguar nenvleresim per kesi figurash idiote si puna e Berishes, Enver Hoxhes, Esat Toptanit, Zogut, Haxhi Qamilit etj,, e shperdorojme dhimbjen dhe urrejtjen me fjale ose ne have,, ne vend qe ta mbajme, kanalizojme e perdorim atje, aty dhe te ai person qe duhet…. Ky katastrofe e Shqiperise duhet te ishte masakruar qe ne “97….
… Pse o Zot n’a ke mallkuar
dhe per dite n’a dergon nema!
ne ke fjetur me Djalleshen,
c’faj kam une,qe ngjaj nga nena?!…
Je shume i saket per sa ke shkrue por edhe mijra faqe te shkruash nuke tregohen bemat e politikes se shqiptarve per ata qe te kundershtojne jane nje lloje tjeter nga njerzit e zakonshem mu u lodhe tu pergjigjesh se kemi te tille jemi ketu ku jemi
Ndihem ne faj se nuk e paskam lexuar me pare kete shkrim te Bledi Manes. Te lumte b*tha o cun.
bleona ne kryesi , po qilketa