Më në fund punës i është gjetur njeriu i duhur. E kam fjalën për Ministrin e ri të Drejtësisë, Eduard Halimin, që tashmë gëzon njohjen e popullaritetin e një artisti filmash.
Eduardi si zyrtar shteti, si shërbëtor i qytetarëve në sektorin e zbatimit të ligjeve, më ka ngjallur një besim që prej kohësh e kisha humbur te drejtësia shqiptare. Edhe më parë ka punuar në atë fushë, por nuk ka rënë në sy. Duhej të vinte koha e madhe e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjet e 21 Janarit, që të rrezatonte madhështinë e tij kryetari Eduard Halimi. Janë njerëz të veçantë ata që në momente të caktuara për shkak të angazhimit shoqëror që marrin, vishen me një hije madhështie imponuese dhe admiruese. Njëlloj si me atë dhëndrin që në kohën e fejesës i bie një nur në fytyrë. Kështu ndodhi edhe me Kryetarin Eduard Halimi.
Kishte shumë zyrtarizëm dhe pompozitet origjinal kur hynte në sallën e Parlamentit të caktuar për seancat e hetimit parlamentar. Me lëvizjet e matura të duarve në sistemim të letrave brenda dosjes, të dukej sikur zhytej i tëri në përmbajtjen e tyre dhe krijonte çaste heshtjeje imponuese në sallë. Pale kur hidhte vështrimin te funksionari i shtetit që kishte përballë. Dukej që trimërohej në qëndrim, por me vështrim gjithçka i zbutej kur drejtonte pyetjen. Ia admiroja pa masë lëvizjen e krahëve, të cilat pasi kish drejtuar pyetjen, i bashkonte në formë harku përpara dhe me gishtat e futur mes njëri- tjetrit e me mjekrën e mbështetur në kurrizin e duarve rrinte dhe dëgjonte përgjigjen e shtetarit përballë. Me këtë lëvizje të krahëve dukej që kishte merak të veçantë ekspozimin jashtë sa më shumë të mëngëve të këmishës me butona që ndrisnin ku forma dhe ngjyra e zezë e tyre rrezatonin shkëlqimin e një të pasuri. Nuk them dot rrezatonin shkëlqim fisniku, ngaqë fizionomia (fytyra me formë e tipare bariu) dhe shtati nuk e shprehnin dot këtë cilësim. Me gjithë zemër ia dëshiroja që të kishte e të çfaqej me sjelljet prej Zotnie të disa burrave të mëparshëm shqiptarë, kush me papion e kush me limodhe alla frënga të llojit Luigj Gurakuqi, etj, por për fat të keq, kohës sonë të demokracisë i mungojnë fisnikë të kësaj race. Shikojmë shumë shtetarë dhe njerëz të medias, të cilët në daljet në publik “vdesin”, i ndehin krahët kohë e pa kohë gjoja shkujdesur për të ekspozuar sa më dukshëm butonat e shtrenjtë të mëngëve të këmishave si shenjë niveli aristokratik.
E paharruar do të jetë për mua ajo ditë kur Komisioni i drejtuar nga Eduard Halimi mori në hetim Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli. Zonja Topalli i kishte kushtuar një kujdes të veçantë stilit të pamjes, paraqitjes sa me sharm femëror aq dhe me qëndrim të prerë autoritar për këtë rast krejt të rrallë në fushën e drejtësisë shqiptare. Shikoja Eduardin që kërkonte të bënte autoritetin e të fortit përpara Topallit dhe më dhimbsej për rolin që kish për të luajtur. Ndërsa Topalli qëndronte me një dukje sa e bindur në urtësinë e saj, aq edhe autoritare në vështrimet që u lëshonte burrave që kishte përballë. Ata rolin e kishin të madh, por duke filluar nga Eduardi në qendër e të tjerët majtas djathtas atij dukeshin si rrondokopë të ngjashëm me Gjinon te 14 vjeç dhëndër e Marigonë përballë. Sidoqoftë Eduardi qëndronte dinjitoz e përpiqej që të dilte sa më dukshëm mbi tavolinë duke e lëvizur herë pas here mikrofonin si për t’u treguar mjaft i preokupuar për problemin.
Zonja Topalli me makiazhin e syve, o zot… me një rimel të butë, me cullufen bezdisëse me plot lezet të flokëve mbi syrin e djathtë, me shallin e lehtë prej mëndafshi rreth qafës, me fjalën e saj herë të egër e herë të butë, me një gjendje shprehëse emocionesh që alternohej, si karakteristikë për gratë në periudhën kritike të shuarjes së aktivitetit riprodhues (menopauzës), dukej më shumë sikur rrezatonte tërheqje mashkullore ndaj burrave përballë saj. E gjitha kjo ndjesi femërore vetëm zbërthim të enigmave të rrethanave të vrasjeve nuk dukej që ia jepte Kryetarit Halimi dhe kolegëve të tij.
Megjithatë autoriteti i Komisionit vazhdonte të luhej dhe kishte momente kulmore sidomos në ato raste kur Kryetari, Eduard Halimi përpara se të kalonte në çështjen tjetër, me një lëvizje shumë të kolauduar të kokës, kthehej pak majtas e djathtas dhe pyeste kolegët se mos ndoshta kishin ndonjë pyetje për të bërë. Pale kur dilte në pushim midis seancave dhe tërhiqej pak mënjanë e me celularin në dorën ku shkëlqente kopsa metalike në mëngën e këmishës, ashtu i rrumbullakët e me fytyrë maskë të këpuste shpirtin kur mendoje përgjegjësinë e madhe që kishte marrë përsipër. Kishte dhe reflektonte shumë seriozitet në gjithë qëndrimin dhe mënyrën e shprehjes së Eduard Halimit gjatë të gjithë atij procesi. Ndjehej në sjelljen e tij aroma e një autoriteti të ardhshëm. Aroma e një Ministri të ardhshëm që ngjallte besim dhe nxiste kurajo për vepra të mëdha.
Ne Veriorët kemi një shprehje popullore të cilën dua t’ia rikujtoj zotit Eduar Halimi. Në Shkodrën e zonjës Topalli thonë: Ruaju prej Horrit, Morrit dhe Malësorit.
Ka krijuar mjaft autoritet dhe besim zoti Eduard Halimi te njerëzit përreth tij e ata që e shikojnë nga larg me admirim sa, vërtetë që do më vinte shumë keq nëse Ministri i ri i Drejtësisë, Eduard Halimi, do pengohej në misionin e tij fisnik, rikthimin e drejtësisë në vendin tonë.
Vërtet nuk u shpall ndonjë konkluzion, i cili të përcaktonte me emër përgjegjësit fajtorë të vrasjeve të 21 Janarit, por kjo nuk e zbeh aspak punën serioze, të përkushtuar deri në vetëmohim të komisionit, të cilin e drejtoi me dinjitet zoti Eduard Halimi.
Cdo dite e kam te domosdoshme leximin e TemA online.
E kam si si ilac qetesues kundrejt zullumeve shkaterrimtare te qiveris Berisha.
Cdo analize e zotit Mero Baze eshte si nje skulpture me vehte qe te shijon ngado qe ta shikosh.
Edhe variacionet e tjera qe te afron TemA online jane shume interesante si informacon i pergjithshem.
Dhe si qershia mbi torte antena e familjes. “Flamuri” dhe “Gimi i puros” personazhe fantastike..mjere ata.
Tani te kthehem pak te Astrit Vorpsi,
Titulli i shkrimit ” Tani me Eduard Halimin shpresoj te drejtësia”
me hutoi …ne te vertete me hutoi shume.
Dhe duke e lexuar me endje dhe me kujdes pak e nga pak
ndjeja nje ndjenje kenaqesie setepermi te admirueshme .
Ashtu sikur futeni pak nga pak ne det dhe duke notuar shijoni se tepermi ujin e detit,
(tamom si Sala duke u lare ne Jon, nese ju kujtohet), po ashtu edhe mua me terhoqi ky shkrim.
Humori ne shumicen e rasteve i holle ,vetem tek fizionomia e tij qe e ke thone “tull” (edhe tani qesh)
plus serioziteti ne analizen e punes te komisionit me detajet gjithe ngjyra te larmishme..e vene kete shkrim ne nje lartesi te respektushme.
Askush nuk me detyroi te them keto dy fjale..pervec ndjenjes se respektit per nje pune te bere shume mire.
Ju faleminderit per kenaqesine qe na dhuroni.
Agim
nuk e di se cfare,por kur degjova qe nje personazh si Halimi,eshte bere minister i drejtesise,thjesht mendova qe DOKTOR MORTJES po i vjen fundi,nuk e di se si as se cfare do te ndodhe,por thjesht e besoj.
Pyetja e madhe eshte: Kush nga keto te tre qe duhet te ruhemi eshte ky piciruk?.Fituesi i kesaj dicidure do do shperblehet me honoraret e gazetes.Faleminderit per artikullin zoteri.
.. horr? jo .. se dhe horri ka pak personalitet,… as malesor jo….nuk me duket kokefort…. ….mendoj se i shkon shume “morri” … po po tamam “morr” si nga forma dhe permbajtja……. o zot na mbyten morrat ,dhe jane shtuar aq shume sa nuk ka ilac mizash me i pastru….
Ministër Drejtësie Sali Shpellari ka vendosur gjithmonë ca koqe kandari.
Po ja, ka pas atë Rusmailin, një llafazan i padëgjuar e një mafioz i paparë. Si pinjoll blloku, ky delenxhi ishte dhe është një servil i paarritshëm, i gatshëm për çdo mashtrim, për çdo fallsifikim, për çdo poshtërsi që ia kërkon padroni.
Ka pas edhe Bumçin, shokun e Zenit, një bythëpambuk që s’ia ka haberrin punës dhe që Kryeministrit, edhe sot, i thotë “babi i Zenit”; por ama është besnik dhe një papagall i përsosur i familjes kryeministrore.
Ka qënë “ministër drejtësie” i Salës dhe njëfarë Alibeja, një merhum që nuk mund të shkonte as në banjë pa izën e Saliut dhe që, po ta qortonte Zeni apo Gita, e humbte torruan sa nuk gjente dot as shtëpinë.
Ka qënë edhe Nishani “mender ministër drejtësie” i Salës.
E ç’të them për këtë Nishan të Qeverisë. Që të mos ia hamë hakun, dy gjëra i ka bërë “mirë” në jetën e tij. Para 90-tës, kur ka qënë oficer, është dalluar në detyrën e komandantit të topit në Shkollën e Bashkuar Enver Hoxha; dhe pas 90-tës, është dalluar në të gjitha fushatat elektorale të PD-së për manipulimin e vjedhjen e votave. Aktualisht, keq më vjen që e përmënd por, për gjendjen e tij fizike dhe mendore, më mirë do të ishte të pushonte.
Tani Sala na ve ministër një injorant me emrin Halim. E unë po them; Aferim o Halim
Xheç Harrova; “ministër drejtësie” ka qënë dikur edhe xherrahu Arben Imami.
Ja pra kush e drejton Drejtësinë në Shqipëri, mjerë ne.
Ti Halim qe sdi kendim,je minister per arsim-Ne Arna(m)utistan ka ngelur ora ne kohen e sulltanit.I vetmi ndryshim eshte se sulltani tani eshte shqiptar.
Noli i madh diku dhe dikur shkruante :
Ty Halim !
Qe s’ di shkrim e kendim .
Te cojme minister
Per arsim . Jo me shume nga emri se sa nga roli qe ka luajtur ne politik dhe drejtesi , Vec nje servil i keq .
Ja u shtua edhe nje tjeter minister PORDHE. Pordhe, imzot, pordhe.
Ky zotni edhe Ina Rames ja beri rrup sup ! E mbani mend si ngeli si i dhjere se bashku me ata legenat e tjere se nuk e prisnin qe zj.Rama te sillej ne ate menyre ? Halimi megjithate doli i” palagur” sepse e mundi sharmin e kryeprokurores me impozimin e tij prej mashkulli shpatullgjere dhe shtatlarte ! Hahahahahaha , sepse me kujton ste miun qe del nga puseta qe ne e kemi quajtur me perkedheli ‘Mihali”, ose e shqiperuar, Miu i Hales…….
Saliu na i mbajti vendin vakant per disa muaj.Pse? U muar vesh.Si u sigurua per vendin e kryebashkiakut per Tiranen ,se z.Basha , mbeti ne ate vend,me vjedhje ,pa vjedhje por mbeti.Kerkoi e kerkoi dhe gjeti nje Minister me taban juridik qe ja beri rrup sup z:Jozefina Topalli,vete Saliut,por mbeti pak kokulur nga z:Ina Rama e disa te tjere qe nuk ja vershellyen fare.Ata nuk ja vershellyen sepse pane tek Halimi trup (madh), se po tejkalont kompetencat.Tani si Minister drejtesie do ta çoje drejtesine ne vend,te mos themi se do ta gropose,me poshte nga sa eshte.Tani do te themi me ze te larte:Te na rroje Drejtesia e madhe qe do ta çoje ne vend Halimi i vogel.
Te jeni te sigurte se Berisha po pergatit dicka tjeter, dicka te ndyre e cila mund te kalohe procedurat juridike vetem duke pasur Eduard Halimin si Minister. eshte i sigurte qe ai nuk do ndihet prandaj i duhet Halimi. Berisha shikon per te ardhmen pasi ato qe kane kaluar, tashme jane te shkuara te harruara. berisha ka nevoje per teveqela si Halimi prandaj e vuri, qe ta kete te siguruar kalimin e pisllekut te ardheshem te radhes.
E c na mbuluan idiotat.
Zoti Vorpsi,nuk kam pare fines dhe stil te tille, nuk mendoja se mund te kishte sy te tille qe vezhgojne keto plera duke u shkrire se qeshuri. A mund te shkruash dicka ne kete stil per ate ish ministrin tjeter te derjetesise me pak mjeker qe dikur dukej si nje portret prapa kangjellave te burgut dhe tani kane filluar ti mbushen faqet nen mjekren e tije model taleban qe ka per zemer shprehjen “kam luksin”
”……….Zonja Topalli me makiazhin e syve, o zot… me një rimel të butë, me cullufen bezdisëse me plot lezet të flokëve mbi syrin e djathtë, me shallin e lehtë prej mëndafshi rreth qafës………….”
BUKUR,SHUME BUKUR.
Bravo autorit te shkrimit,por a do jete ne gjendje ”Zoti” Halimi t’a kuptoj dot IRONINE therese te ketij shkrimi.Zakonisht ne Shqiperi njerezit i duan gjerat Troc.Megjithate shume sens i bukur Humori,Ironie dhe Sakazme,pavarsisht faktit se ”POLITIKANET” tane te japin gjithe materialin e nevojshem per te tallur by…en.
Shtohen arsyet per te lexuar gazeten “Tema”.Faleminderit zoti Vorpsi,e keni prere me bisturi por pa i nxjerr gjake ketij sharlatan ministri
Bibla thote: njeriun nuk e ndyn ajo çka fut në gojë, por ajo që nxjerr nga goja. Mos ta ndyjme gojen kaq shume, se nuk jemi me te mire se ata qe baltosim. Ne se jemi me te mire e me te zote, hajde te shkojme, ta bejme ne. U be me te thena, por amerikani ka nje thenie: kujt i jepet shansi dhe nuk e shfrytezon, mos t’ua kete inatin te tjereve. Keto jane vetem shfryrje ne vetmi. Me falni per banalitetin, por i ngjan atij burrit qe nuk ben dot seks dhe perdor doren ne tualet…. Faleminderit qe me degjoni.
Ti Florian Lona,na krahason me plehrat e Berishes???
Shko,or dreq per kocimare apo shqope edhe leri frazeollogjite…
Na shkruan dhe adresen nje meter,pale…
Mos kujton se do te te emeroje Saliu Pergjegjes te Kalase se Borshit???
Po eshte kjo aresyeja…vazhdo…lepiji…
More ti Florian , per cfare shansi flet ? Shansin per tu bere horr, apo morr . Mbaji per vehte dhe me ate perdorimim e dores ne banjo se i paske shume qejf keto pune.
o Ftera, mire te thot Memdhetari shiko se mos jane pjekur kocimaret, pret shansin edhe ti e ? me demek sa te te vije shansi po i beke gjimnastik kycit te dores.
O fera me siguri do jesh o kollovare o nga ata qe kane zaptu trojet tashme dhe ne fterre.Ka mundesi te jete kjo e fundit se dukesh nga fjalori qe perdor .Perpara se te mesosh fjalet e urta ne nje populli merr njehere mesime edukate dhe pastaj hajde ketu te te lexojme dhe jo te te degjojme me sa shof ke te veshtire te kuptosh kush eshte degjimi dhe kush eshte leximi .Nuk ofendohemi e dime keshtu ndodh kur ben shkollen e larte pa bere te mesmen .
A i shkreti ti moreee Halim!
Do vazhdosh te njihesh prap me te madhe, dhe do jesh per te gjithe pjesen tjeter te jetes tende, nje njeri koti, po nga ata, qe njerzit do te kene neveri!
O zot, ku po e con drejtesine dhe shtetin ligjor ky mizori i degjeneruar dhe i skrupull, i partise demokomuniste. Ne asnje vend demokratik perendimor apo lindor nuk ka ndodhur, qe nje jurist si Eduard Halimi, me kariere teper te pasukseseshme profesionale, te emertohet minister i drejtesise Shqiptare. SHIKONI BACKGROUNDIN E TIJ. Asnje ceshtje nuk ka fituar me Gjykaten Europiane te te drejtave humane dhe njerezore, Strasbourg France, edhe pse ishte drejtori i pergjithshem i avokatures shtetit, dhe bente mbrojten e interesave te shtetit shqiptar. Asnjehere nuk iu dha pergjigje ceshtjeve apo ngjarjeve tragjike kur u caktua nga parlamenti si Kryetar i komisionit hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 Janarit ku humben jeten, dhe u vrane 4 shtetas shqiptar te pafajshem dhe paqesor ne zemrat e tyre. Por si gjithmone Berishes dhe stanit te tij i duhen keta njeres te paafte sepse jane te degjueshem per urdherat dhe porosite qe Berisha jep, sepse u duhen ne raste te rendesishme per te evituar cdo rezik apo fatalitet, kur ka vrasje prej tij, vjedhje prej tij,korrupsion prej familjes se tij apo terror deri ne eleminim fizik te kundershtareve politik te tij. Kjo eshte ne fakt kriminaliteti shteteror, politik dhe publik qe i ben Sali Berisha shqiptareve dhe SHQIPERISE. Dhe Eduard Halimi i duhet Berishes ne te ardhem sepse mbron me paligjshmeri te pandehurin per krime njerezore dhe korrupsion Sali Berishen. Drejtesia vonon por kurre nuk harron, edhe per keta sharlatane te oborit Berishian.
Falenderoj shume autorin per shkrimin,por kete zotniu Halimin dhe me perla ta veshesh po mu………….do duket , po pse mo te isha une gjalle halimin do vija pse do thoni , se i ngjene shume Hekuran Isait dhe e dyta mos kini merak ore se sales i kam dheme leksione une do ta perdore sa i duhet pastaj ta dergoj te hysniu ,mehmeti ,beqiri e me rradhe te shoket e partise.