Më akuzoni për çfarë të doni, por jo për kopjac. Megjithëse deri tani kam bërë 19 vjet shkollë (pa llogaritur çerdhen, kopshtin dhe burgun), asnjëherë nuk kam menduar a tentuar të kopjoj nëpër provime. Jo sepse nuk doja, jam i sigurt që të gjithë kemi nevojë për atë lloj adrenaline që na lëngëzon nëpër trup, por nuk kisha mundësi se bija shpejt në sy. Nga klasa e parë e deri në universitet kam qenë ndër më të gjatët, më problematiku, nxënësi a studenti që grricesha më shpesh me mësues dhe pedagogë, më debatuesi dhe më ironiku gjithashtu. Ndaj sa herë bënim provime, ulesha në bankë të parë dhe nëse do të tentoja të kopjoja, tërhiqja vëmendje. Kopjac nuk kam qenë asnjëherë me një përjashtim të vogël fare… Gjithë jetën time kam kopjuar që të bëhem si dikush, po ua tregoj, por bëni mirë të mos flisni me njeri.
Sali Berisha i 1991 hyri në zemrën time shumë shpejt. Ishte njeriu që më frymëzonte dhe shpesh tek Ai gjeja diçka nga vetja ime. Një nga ëndrrat e mia të adoleshencës ishte që kur të burrërohesha, të bëja karrierë porsi Ai, ta drejtoja këtë vend dhe unë njëherë dhe t’i lumturoja shqiptarët më shumë se çdo lider tjetër në historinë tonë kuq e zi me nuanca blu.
Zoti Berisha është me origjinë fshatare si unë, ka lindur në Viçidol të Tropojës, ndërsa unë në Frashër të Dangëllisë. Ai erdhi të arsimohet për mjekësi në Tiranë dhe mbeti këtu, unë erdha të arsimohem për gazetari evropiane dhe mbeta në kryeqytet gjithashtu. Sala ishte ndër themeluesit e parë të PD-së në Tiranë bashkë me të ndjerin Gramoz Pashko, ndërsa unë ndër themeluesit e parë të PD-së në Përmet me të gjallin Vasil Gjika. Doktori njeh disa gjuhë të huaja dhe shkonte shpesh në Paris, ndërsa unë njoh 3 gjuhë të huaja dhe shkoja shpesh në Londër. Më 1997 ai nuk lëvizi nga presidenca, ndërsa unë u ktheva në Shqipëri dhe kandidova si deputet i pavarur në Përmetin e vrarë & të djegur nga praglufta civile ku demokratët e vërtetë kishin ikur më këmbë në Greqi nga frika. Nga 1997 deri në 2005 Berisha u torturua në opozitë, madje edhe e arrestoi Ilir Meta, ndërsa unë u torturova duke trafikuar njerëz nëpër Europë e Amerikë. Më 2005 Sala nisi një erë të re, qeverisja e tij e dytë, ndërsa unë i sapodalë nga burgu 313 nisa studimet universitare. Në shkurtin e 2007-ës Berisha bënte fushatë për Olldashin, unë nga ana tjetër bëja të njëjtën gjë për gjysmë patriotin tim, me të cilin kishim bashkëthemeluar Forumin Rinor të PD-së në gusht të 1991-it. Berisha shquhet për memorie të paparë, lexon shumë dhe mban mend këdo që ka takuar në jetë, këto veti kam dhe unë e ndjehem mirë.
Më 21 janar 2011 Sali Berisha ishte atje në bulevard pas xhamave të blinduar në zyrën e tij me Lul Bashën dhe disa “gardistë republikanë” që e mbronin, edhe unë isha atje në bulevard përballë zyrës së tij me Erjon Veliajn, Gilberto Jaçen, Ened Janinën dhe disa gazetarë që bënin detyrën poshtë snajperave me maska që shikonin frikshëm nga tarracat e ndërtesave publike. Vetëm pak orë më pas të asaj dite të kobshme, Doktori Blu doli dhe etiketoi një zyrtare femër me emrin Ina Rama si “lavire bulevardi”, ndërsa unë sot pas kaq muajsh po etiketoj gjykatëset e Kolegjit Zgjedhor (nuk kishte gjykatës burra në atë trupë gjykuese se askush nga ata të tre nuk pati bythë të relatonte) Neriban Mullai, Sashenka Jonuzi, Astrit Kalaja, Petraq Dhimitri, Tom Ndreca, Entela Prift, Dhurata Haveri, Marie Qiriazi si lavire të Urës së Tabakëve. Berisha nuk kërkoi kurrë falje, nuk u bë pishman asnjëherë për atë fjalor që përdori, megjithëse ka në shtëpi grua, vajzë, nuse, mbesa, kushërira, kolege, shoqe, mikesha. Edhe unë po i etiketoj lavire zonjat dhe zotërinjtë frikacakë të Kolegjit sepse legalizuan vjedhjen e votës time, më shkarravitën të ardhmen, më përdhunuan Shqipërinë, m’i zgjatën jetën diktaturës dhe si të pacipë që janë ankohen me letra te Presidenti i Republikës që nuk e pordhën fare për 2 muaj me radhë. Ndaj ende ngulmoj se e meritojnë këtë epitet. Nëse kërkon Berisha falje, do kërkoj dhe unë, nëse gjobitet Berisha për fyerje, më dënoni dhe mua. Do Zoti e lexon ndonjë ambasador këtë protestën time dhe ashtu si Sali Berishën më 22 Janar 2011 më quan edhe mua “Burrë shteti” pse po shaj jo një, por tetë gra plangprishëse të prishura nga mendja. Unë nuk di të kopjoj askënd, jam unik, por idhullit tim Sali Berisha nuk i tundohem dot. Kur të rritem dua të bëhem si ai. Marshallah, ta kap me dorë se mos e marr më sy…
Important notice: To the foreign ambassadors in Tirana.
Do you remember the judges of the Albanian Electoral College?
I just named them “whores” in this article. May you take that into consideration and label me “a real statesman”?
Thank you and have nice summer holiday. See you this September coming!!! (puç, puç/kissy, kissy)
*facebook.com/bledi.mane
Blendi je fantastik! Eshte emer i vertete? Une dua te behem si ti! Edhe une e kam pasur idhull Salen. E kam takuar ne Vjene ne kohen e komunizmit. Une per studime dhe ai per kurim nga trute e kokes. Saliu quajti K/Prokuroren “lavire bulevardi”. Ti quajte Sashenkat e kolegjit “lavire kolegji”. Une bashkohem me ty dhe po quaj “lavire”- laviret e kolegjit gjyqesor, te gjykates se larte dhe gjithe “ristanet” e Shqiperise. Hope an ambassador, it doesn’t matter which one, will call me “a great statesman”. Thank you very much and have a nice day!
Bledi Mane je i mrekullushem….ku te ka shkuar mendja …bravo
te teta ato lavire e meritojne……
Fiks Bledi… ky eshte nje pushtet kurvash,, ku meshkujt (se burra su them dot) si Berisha, Basha,, Xhaferri, Meta etj.. qe e dredhin 3 here ne dite jane me kurva se kurvat Xhozi, Ciljeta, Bulku, etj… prandaj kur drejtohet vendi nga kurva degjeneron Shoqeria, Ekonomia, Liria, Demokracia dhe gjithcka, sic po degjeneron ketu …
…duke triumfuar shkerdhatokracia.
Megjithate nuk eshte justifkim , qe pse ka share Sala duhet te shajme te gjithe —Cdo njeri regullat e miresjelljes i ka per vete
–dhe ne nje shoqeri demokratike nuk duhet te abuzosh me lirine e te shprehurit , sepse tregon qe nuk je shtet formues
–Nqs Sala shau ne ate menyre ai e beri ate sharje ne gjak te nxehte ne ato momente qe sapo doli nga “Rethimi” ,
ndersa ti e ben sharjen me gjak te ftohte –
———– Dhe ne kete rast edhe ne gjyq po te shkosh ti denohesh me shume se Sala , sepse ke bere “krim” me ndergjegje te plote , dhe jo ne kushtet te renduara psikologjike
Dmth Sala ka rrethana lehtesuese ndersa ti ke rrethana renduese per “krimin” qe ke bere , aq me teper pastaj kur je gazetar duhet te respektosh regullat e etikes ……
–Dhe do te thosha qe ne fillim te sqarosh eshte e vertete ajo qe thote Sashenga qe :…ankimimi eshte bere me vonese apo jo ?
— Se nqs ankimimi eshte bere me vonese atehere Sashenga s’ka faj fare –
——— Por nqs Sashenga genjen ne kete drejtim atehere pse PS-ja nuk hap gjyq kunder Sashenges per shpifje
me pasoja vjedhjen e mandatit te Kryetarit te Bashkise se Tiranes …. ??????
Po te jap une nje pergjigje
1.Ne shoqeri demokratike as kryeministri s duhet te abuzoje me pushtetin dhe lirine e fjales
2. Vjedhja e votes dhe marja e mandatit nen tavoline sugurisht qe rendon gjendjen psikologjike te votuesit
3.Vendimi i Sashenkes nuk ankimohet me tutje .Eshte hallka e fundit e procesit zgjedhor
4.Edhe sikur te ankohej do vazhdonte zinxhiri i koupsionit Ristan-Toma-Sashenka….dhe s mer kure nje vendim bazuar ne kushtetute e ligj.
Besoj se u sqarove.
Persa i perket sjelljes gazetari e ka bere te qarte per lexuesin se adhuron dike dhe eshte i prirur qe ti ngjasoje atij pra Saliut.Duke lent te nenkuptohet se si ai mund te jene mijera shqiptare qe adhurojne Saliun dhe kuptohet dhe do shajne e fyejne si ai qe adhurojne.Kjo eshte menyra per te treguar ty si lexues se sa keq ndikon sjellja agresive,vulgare e kryeministrit tek njerezit apo ata qe e simpatizojne…Shija e hidhur qe te le ty shkrimi i gazetarit eshte shija e hidhur qe idhulli i tij le ne popull.bye
Alban je shume gabim –Nqs ti do ankohesh per vendimin e Sashenges , edhe nqs nuk ta marin parasysh ate ankim ,
prape seprape ajo tregon ne syte e shqiptareve qe ti nuk ke bere gabim sic thote Sashenga por eshte ajo ne gabim-
—————Dhe tek e fundit fare
nqs opozita nuk e ka bere ate gafe qe akuzon Sashenga –atehere shume thjeshte
opzita te tregoje__ Kopjen e Proces- verbalit te Ankimimit__ qe e ka bere brenda afatit ligjor
ne kete menyre me GJUHEN E FAKTEVE E diskretiton Sashengen dhe gjithe Kolegjin Zgjedhor —–
————Ne te kundert nese ti nuk tregon dokumentacionin qe verteton drejtesine tende dhe
genjeshtren e Sashenges, atehere automatikisht –ti je FAJTORI
__PER HUMBJEN E GJYQIT
dhe te humbjes se mandatit ___ dhe JO Sashenga
–
———- E kuptove ? –Me thjesht se kaq s’ka ku te veje qe te sqarohen njerezit e opozites dhe kushdo tjeter
———-Por Edushka me Damianon nuk e bejne kete sqarim per njerezit , sepse duket qe ata kane bere gafe skandaloze qe edhe nje njeri i rugers nuk e ben
! B,Mane nuk flet ne emer te PS .Me sa kuptova une ai flet per hesap te vet ,si votues .
Raimond, i ngateron ca gjerat me vetedashje. Atehere, per ti rene thjesht, ne cfare date doli vendimi per fitore e Bashes dhe sa qe rezultati? Ne kete moment do te fillonte dhe data per ankimimin e rezultatit, perndryshe cfare do te ankimonte PS-ja?
Ore raimond po ku jeton ti??? as paske marre vesh fare gje nga procesi ore. me te vertet beson ti tek afati i sashenkes jo sashenges sic thua ti?? sashenka me pak fjale i tha edit qe ti duhet ta kishe bere ankimin per pavlefshmerine qe ne ankimin e pare kur u hapen vetem 117 kutite e para pavaresisht se PS ceshtjen e mosrakordimit e kishte ngritur qe heren e pare ne ankimin e pare por kolegji tha se mosrakordimi ka ardhur sipasoje se KQZ ka hapur vetem disa kuti jo te tera dhe kur u hapen te gjitha kutite dhe prape llogarite sdilnin atehere kolegji tha jo tani iku afati sankohesh dot. vertet je kaq budalla sa mendon qe PS mund te kishte cuar ankim jashte afatit 3 ditor. po jute gjithe besoni vetem ate qe del nga goja e berishit…o bo bo ca trishtimi
hey rajmond, Ti je k…kosove. Me ke ben sofizma ti injorant!
Nuk esht nga kosova nga vlora raimondi, eshte si Sashenka, ndaj i vjen keq qe po u themi lavire
Ardi une jam 100% i sigurt qe Raimondi eshte shqiptar kosove/maqedonie a leshi. Ja lexo kete shprehje te tij “ne nje shoqeri demokratike nuk duhet te abuzosh me lirine e te shprehurit , sepse tregon qe nuk je shtet formues” E kupton kete shprehje??
nuk ka rendesi koha,,,, kur eshte bere sharja…..
e rendesishme eshte qe keto 8 lavire e meritojne….
raimond ngele duke u bere morale te tjereve, dhe nuk le me pa nxjerr nga tajarja jote duke share te tjeret. Hik merr alabak se na cave derrasat, thuj ato qe ke per te thene per temen, edhe leri etikat se vetem ti nuk duhet te japesh mesim mbi etikat. Gazetarit ja lumsha penen, se qenke ti me lavire se Saliu dhe gjyqetaret.
Ha,ha,ha, Edhe raimondi dashkea te behet si Saliu ose se paku bythlepires si AI.
Raimond, po te pergjigjem me te njejten menyre siç shkruan ti:
________________________________________Na________________________________________çave_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________B_______________y————–T_______________________h{_____________________en.
Sesi ju gjeni justifikim per Saliun nuk e kuptoj , po pse ishte gjakenxehte ai , i kishin vrare djalin ?, se kuptoj kete llogjike .
Ai edhe vrasjet i bere me shume gjakeftohtesi dhe s’la gje pa thene
Per te t’a vertetuar qe Sala eshte gjakeftohte , pra qe nuk i shkau goja , mjafton te kujtosh te gjitha daljet e tij ne TV dhe e kupton sesi . Pse cdo dite gjakenxehte eshte AYyyyyy.
############
Kurse per shkrimin e Bledit mund te them:
BLEDI marshallah , ja ke vene qylafin sipas kokes , si Sales dhe lavireve te kolegjit .
Po qe t’i ngjash me shume Sales duhet te jesh Pinok , Nastradin dhe Ali-baba, pastaj te gjitha rrenat , gallatat dhe vjedhjet i boton si histori ose si perralla , po meqenese Sala do te ndryshoje dhe Historine mund t’ja u japi historianeve , kurse ti ke kohe t’a mendosh .
Nje pershendetje dhe per laviret , se kane bere gjthe ate pune mos t’ja u hedhim poshte .
Dinjiteti eshte vlera me e shtenjte per cdo njeri, ai nuk ka cmim. ky eshte mallkimi i popullit per ata qe shesin nderin , dinjitetin, jeta e tyre nuk ka me vlere njerezore, ju te gjithe te shiturit politikane and co ju i keni shitur shpirtin djallit, gezoni kusurin qe historia do tu jape ju dhe femijeve tuaj,
MJERE AI SHTET DHE AI POPULL QE KA NE GJIRIN E TIJ NJERES TE TIPIT BLEDI MANE !
PO NATYRISHT PO TE BESH BURG PER TRAFIKIM NJERZISH, KETE KULTURE KOMUNIKIMI DHE ARSYETIMI DO TE KESH!
Ai e beri burgun dhe e pagoi cmimin per cfare ka bere gabim ne jete.Paralelisht,ai nuk po ben gje tjeter vecse po na jep 1 pamje te paster se si mund te katandiset 1 komb po te perdori LLogjiken dhe Gjuhen qe perdor 1 ”kryeminister” i ketij vendi.
Ne as1 moment te shkrimit,autori nuk e mohon te kaluaren e vet,dhe kjo ne vetvete eshte 1 lloj Apologjie qe Bledi ben per vetveten.,1 monolog me vetveten,pavarsisht se ne pamje te pare duket sikur po komunikon me lexuesin.Ndersa,BARBARI i ”Shqiperise se Siperme”,djali i SHEQERES nga Vucidoli dhe dhendri i Milices nga Serbia qe e ka kaluar gjithe jeten e vet duke pare nga Vrima e celsit(autorsia e togfjalshit:EDI RAMA),nuk ben gje tjeter vecse akuzon te tjere se kane qene KO(munist).
Pra,mjere ai POPULL qe ka ne gjirin e tij dhe udhehiqet nga njerez si djali i SHEQERES nga vucidoli.
Dhe me keq akoma,mjere ai popull qe ka VOTUES dhe ”Mendimtar” si puna si puna jote,o DEBIL klasik Shqiptar.
Kur trafikon ca njerez per t’i shpetuar nga PARAJSA e Saliut mund te thuhet qe eshte biznes. Por edhe nje pune humane. Se ne kete PARAJSE berishiste qe ngja me shume me FERRIN mjeranet emigrante do t’ja kishin futur vetes dhe do te kishin ikur me kohe nga kjo bote demokratike qe e ka shkiur banda e Saliut dhe mafia e tij makute. Por kur trafikon nje popull te tere duke e mashtruar me Piramida financiare, kur vjedh si i papare fondet publike si ne rrugen Durres-Kukes, kur vjedh prona dhe truaj private si ne kohen e sadistit Enver Hoxha, kur vret njerez te pafajshem si zogj pule kjo o peco-ngeco nuk eshte biznes dhe as veper humane. Por meriton ndeshkimin sipas KANUNIT. Jo ate te Leke Dukagjinit. Por me modern. KANUNIN qe po perdor Bota kunder DEMONEVE gjakatare. Qe kane leshuar VAMPIRET e tyre per t’i thithur piken e fundit te gjakut popujve te tyre. Ky fat e pret Sali DEMONIN e shqiptareve dhe banden e tij te VAMPIREVE. Kete fat do te kene edhe lavieret e Kolegjit Zgjedhor. Qe po bejne shurren ne breke nga zemerrimi popullor. Se dita e shpagimit po afron per ta dhe familjet e tyre. Prandaj artikulli i autorit eshte me vend dhe permban nota optimiste per Drejtesine e sakatuar shqiptare. Qe tregon se kane mbetur shqiptare guximtare per te nxjerre Shqiperine nga GROPA SEPTIKE ku e ka futur Saliu. Prandaj o peco-ngeco mos u ndjej me biografira te tipit: “Une vjedh e vras, por ti ke vjedhur dhe vrare me shume!” Se do ta hash edhe ti tullumin po te vazhdosh ne kete rruge.
Ti Peco qenke me gjysme truri. Po me e keqja eshte se truri qe te ka mbetur eshte salosur, tomosur, sashenkosur. Pra nuk ka kurim. Per ty fajin e ka Bledi dhe fatkeqesia e Shqiperise eshte Bledi dhe ata qe jane kunder degjenerimit te sistemit ne diktature. Mjere ne qe kemi ne radhet tona xhahile si Sala qe ka tredhur tere sistemin dhe ka vene maska pa fytyre si sashenkat ne sherbim te tij.
Sa mire do ishte te benin edhe Saliu, Meta & Co burg dhe te gjykonin si Bledi pastaj. Me ndryshe do ishte o Pecoooo. Po ti me mire ik mblidh zhaba andej nga kanalet e lushnjes e tu befsha une ty. Kjo gazete nuk eshte per ata qe kane IQ me poshte se mesatarja. Jo per gje po vuajne shume per ta kuptuar. ( te mos kuptosh ndryshimin midis Vicidolit dhe Frasherit????)
Bravo,peco leshi!!!Me njerez si Blendi Mane u vjen FUNDI HORRAVE TE SALI BERISHES,edhe ty!!!Per MALOKET E VICIDOLIT ha buke vetem DAJAKU!!!97-ta ishte MESIMI ME I MIRE PER JU!!Prandaj,o popull shqiptar,MOS RRI PO DUKU,SE FASGHIZMI BERISHIAN NA KA PUSHTUAR!!!
prandaj duhet te organizohemi vet njerez,, si robin hood,, tu marrim ca na kane marre e ti bejme te paguajne,, pa pritur nga lart… lloj-lloj morracakesh jane organizuar per qellime makabre gjate historise se ketij populli dhe cfare si kane bere,, ketu e 500 vjet,, e kane perdhunuar here pas here,,,,, ne s´u organizokemi dot per qellime te drejta….
Qofte e bere,Skerdi,kjo qe thua ti eshte e vetmja zgjidhje.
Pse kompania “Shqiponja” e PD (e Sales) a nuk bente te njejten gje, apo ata i ke per zemer ti peco di merda dhe te vjen mire. Vazhdoni masturbimin me foton e Sales para se ju zbraz vrerin qe keni ne trup e shpirt.
kam bere edhe une greve per demokraci kur isha student 1990 por kurre nuk e mendoja se ne drejtesi do te drejtonin te paaftet si ne diktaturen e 1948 e ketej 6 mujorshti e dikurshem qe falen 97 dhe cfare mund te prisnim gje tjeter z.Mane nga ata qe lirojne kriminelet dhe fusin ne burg te pafajshmit
Shume pak po me duket “LAVIRE” do ti cilesoja si K/ Lavire te politikes se Saliut. Turp per te gjitha shkallet e gjykatave. Por jeta nuk eshte gjithmone njesoj. Populli nuk harron. Sashenkat shkojne e vine ,si dhe vajza e Sashenkes. Turpin e kane ngrene me buke dhe grate . Keto jane grate e perdala. Nuk e di se cfare ka te perbashket Saliu me grate . Kete e deklaroi Ciljeta kur i tha 1 fjale qe ja keputi shpirtin. Ndajk dhe Juzefines si ndahet shpirti. Pune laviresh ,gjelle qensh.
Para disa ditesh ne nje debat me disa miq “demokrate” thashe qe Sashenka eshte lavire bulevardi njesoj si Jozefina. Miqte sapo filluan te me jepnin leksione te edukates dhe etikes se bisedimit, u thashe qe te mos lodheshin sepse une isha duke ndjekur rrugen e idhullit te tyre dhe te arkitektes lavire qe rikonfirmoi thenien e shefit te saj ne nje emision televiziv.
Shkrimi eshte fantastik. Shume prodhimtar e cilesor Z. Bledi. Shkrimin do e printoj dhe do ja çoj miqve te mij “demokrate”
Pershendetje
Lere raimondin, po ha buke dhe ai i shkreti, I ka vene norme sala te beje shtate replika ne dite.
Bravo Bledi.
Thuaj te me denojne edhe mua po u denua Viçidolsi Sali,i biri i Ram karrocaxhiut,miku i djemve te Enver Hoxhes,lexuesi i zellshem i veprave te Leninit,i derguari i Ramiz Alise qe ti binte demokracine ketij mileti te pagdhendur… Dhe me qe ra fjala,mire ja ben ketij mileti qe i pruri demokracine,keshtu i do mushka drute,bjeri e vidhi sa te mundesh,se vete e deshet ekonomine e tregut dhe pra gratis nuk ka si tu falet demokracia,ajo ka çmimin e saj dhe kete çmim po vjel Sal Ram Berisha me gjithe hordhite bathoriane qe kane mbytur Shqiprine.
TI O PECO BLENDI NUK THA NO NJE MENDIM APO DICKA QE NUK ESHTE E VERTET PO ARSYETOI DHE DHA ARGUMENTET DHE MENDIMIN E TIJ DHE UNE I JAPE SHUME TE DREJTE BLENDIT SEPSE LLOGJIKA TE SHPIE ATY QE NJE POPULL TE JETE NE RRUGE TE DREJTE DUHET QE ATA QE E QEVERISIN DUHET TE JENE GJITHASHTU TE DREJTE PO ESHTE E KUNDERTA NE SI POPULL KEMI 20 VJETE QE PO UDHEHIQEMI NGA NJE ELITE POLITIKANESH QE KUSH E MENDON THOT VALLE KU MUNDET TA KEN BERE KETE MUTE SHKOLLE KETA QE JANE SI TE MAJTET DHE TE DJATHTET NJESOI NJESOI MENDOJNE NJESOI VJEDHIN POPULLIN NJESOI VRASIN PO E THASH DHE ME LARTE SIC KEMI ATA QE NA DREJTOIN JEMI KTHYER DHE NE SI POPULL VRASES KRIMINELA E HAJDUTER SHIFNI SATISTIKAT E KRONIKAVE TE ZEZA CDO DIT NE AFGANISTAN BEHET LUFTE NE FRONTE DHE VRITEN NJE OSE DY PERSONA KETU PA LUFTE VRITEN 4 OSE ME SHUME NE DITE KONKLUZIONI ESHTE SE KETU PO DREJTON VENDIN CA KRIMINELE DHE QE PO FUSIN POPULLIN NE VELLA VRASJE PO FAIN ME SHUM NE KETE VENDE E KA SALI BERISHA DHE PARTIA DEMOKRATIKE SE QE NE KRIJIMIN E SAJ NE RADHET E SAJ ADERUAN ME RRUGECET DHE ME TE TE ETIKETUARIT E POLICISE QE I BIE QE NE JEMI KOMANDUAR NA RRUGECET DHE HAJDUTERIT QE E SHPERFYTERUAN KETE VENDE
OROI QE PARTIA SOCIALISTE TE SHMANGET NA KETA ELEMENTE VRASES E KRIMINELE QE NE PARTIN DEMOKRATIKE JANE TE GJITHE
Jane me shume se lavire?
I nderuar z.Peco po te ve ne dijeni se penen e B.Manes nuk e lexon dot ti!Per sqarim po te jap nje detaj.Kur Saliu e quajti kr/prekuroren “lavire bulevardi” amb.mik i tij iu afrua dhe e pyeti se ku e ka shtepine kjo lavirja e ai ia tregoi!Qe ne ate moment amb.mik e quajti “Burre shteti” e po ta shikosh eshte bere mikeshe e saj!
Para disa ditesh ne nje debat me disa miq “demokrate” thashe qe Sashenka eshte lavire bulevardi njesoj si Jozefina. Miqte sapo filluan te me jepnin leksione te edukates dhe etikes se bisedimit, u thashe qe te mos lodheshin kot sepse une isha duke ndjekur rrugen e idhullit te tyre dhe te arkitektes lavire te kuvendit qe rikonfirmoi thenien e shefit te saj ne nje emision televiziv.
Shkrimi eshte fantastik. Shume prodhimtar e cilesor Z. Bledi. Shkrimin do e printoj dhe do ja çoj miqve te mij “demokrate”
Pershendetje
Jane pak ato fjale qe thote artikull shkruesi per ato lavire te kolegjit te vjedhjeve. Po pse moj lavire nuk beni denoncim ne gjykate per shpifje ndaj akuzuesve . Ju jeni edhe gjygjtare dhe e dini rrugen dhe mos u merrni me letra higjenike qe vetem qelbin dynjane me veprimet tuaja. Ju nuk mund te beni padi ne gjykate per shpifje se pastaj dalin faktet rrenqethesete veprimeve tuaja. Ju duhet te zhdukeni nga drejtesia dhe nga jeta e ketij populli nje sahat e me pare.Zoti ju misherofte ne pasurimin tuaj ju laviret e kolegjit te vjedhjeve.
nuk u ngope per 1 shekull nga ndyresite e socialisteve
Bledii shume mire e ke shkruar, se ky popull dhe keta qe na qeverisin vec keshtu me kete gjuhe kuptojne, vecse do te sugjeroja te mos perdorje zonja dhe zoternj per keta jashteqitje, por zorra dhe zorraxhinj.
NJERIU NE JETE QYSH NE VOGELI DESHIRON QE TE BEHET DIKUSH DHE NGA KY DIKUSHI TE MESOJE DICKA TE MIRE. JU,I DERUARI AUTOR,NUK KENI KOPJUAR NE MESIME, KJO ESHTE NJE MERITE E JUAJA. MIRPO KENI KOPJUAR N, SI JE KOPJC “SHUME I MIRE” NJE ” BURRE SHTETI”,SIC ESHTE KY YNI. kY ” BURRE SHTETI”,NUK ESHTE HERa E PARE QE E LESHON GOJEN PA FRE,PASI NUK KA KUSH T’I DALE PERBALLE.TE GJITHE E KEMI DEGJUAR KRYEPARLAMNTAREN ME QESHJEN ( HINGELLIMEN ) E SAJ HISTERIKE QE MIRATONTE NE FOLTOREN E PARLAMENTIT,ATO QE BROCKULLISTE SALI BERISHA PER OPOZITARET. POR ,JU N NUK KENI AKUZUAR ASKEND ,ATO (LAVIRET E BULEVARDIT ),I KA AKUZUAR SLI BERISHA,PASI ATO I JANE DREJTUAR PRESIDENTIT. POR UNE DO TE BEJA EDHE NJE VEREJTJE ZOTI BLENDI: JU THONI SE JENI KOPJAC DHE DERI KETU MIRE,BRAVO SE KENI KOPJUAR KETE ” BURRE SHTETI”.MIRPO KY ” BURRE “,ESHTE EDHE HIPOKRIT,ESHTE DEMGOG I JE SHKALLLE SHEME TE LARTE,ESHTE MASHTRUES ,E3SHTE TLLESI M I MADH QE I BEN POPULIT SHQIPTAR,ESHTE VRASES I POPULLIT TE TIJ, ESHTE… DHE TI (JU) NUK BESOJ SE DO TA KOPJONI KURREN E KURRES KET NJERI DHE AS QE E DESHIROJ KETE.CDO NJERIU DASHAMIRES NUK DO T’JA JEPJA URIMIN : U BEFSHA SI SALI BERISHA !.DO TE FITOJA RREJTJEN DHE MALLKIMIN E TYRE.
Bravo Bledi !
Bledi nuk dua ti komentoj fyerjet qe ben ti ose Berisha,por dua te them qe ti paske pasur shume aresye te forte qe paske dale ne proteste me 21 janar,ty te qenka prishur biznesi mbasi e deklaron vete qe je marr me trafikimin e njerezve neper europe e amerike,uroj qe te mos kene qene dhe te tjeret per keto arsye ne ate proteste.
Po per Salen nuk thua dot ndonje fjale apo ai eshte trafikant i mire, i zoti, i shquar dhe do te rroje ne zemren tende sa te kesh fryme…
Zoti Mane ju keni të drejtë kur kërkoni barasvlefshmëri por a mendoni se z.Sali do t’a pranojë këtë gjë. Unë jam i bindur se ai do tju akuzojë dy fish, për fyerje të gjykatësve dhe për shpifje ndaj tij duke thënë, i indinjuar, se kurrë në jetën e tij nuk e ka përmendurr fjalën lavire.Të nesërmen të gjthë lakejtë e tij do t’a mbështetin. Kjo mënyrë ashiqare të mashtruari tashmë është këthyer në rit nga ana e salinjëve. Jam i sigurt që do t’ju qobisin ,jo të dyve por vetëm juve. Përshëndetje.
TI SHAN TETE GRA QE JAQNE TE ” PD ” QE EDHE DITEN E TYRE TE FESTES SE 8 MARSIT NUK E FESTOJNE TE LUMTURA ME SHOQERINE E TYRE ;POR FILLOJNE DHE ULERIJNE NE RRUGE DUKE SHARE GRATE E TJERA TE “PS ME FJALORIN ME TE ULET DHE ASHKUSH NUK SHQETESOHET SE KETO QE SILLEN KESHTU JANE NENAT;MOTRAT;GRATE:TONA DHE MBI NTE GJITHA NENAT E BREZIT TE RI QE NUK JANE TE PERGJEGJESHME PER FIGUREN QE I JAPIN SHQIPERISE SONE ; HEJ RAGONI DHE SHPETONI SHQIPERINE KU NE MES TE DITES VRITET GRUAJA ;VIDHEN VOTAT;VRASIN VEHTEN NJEREZIT ETE GJITHAVE MOSHAVE ;SHQIPERIA SHITET;VIDHET;POSHTEROHET
O i ndrituri Bledi; që ata mender gjyqtarë kolegji janë ca lavire, kuçka e zagarë, kjo tashmë është e gjithëpranuar në Shqipëri, por puna është se si do i japim fund kësaj kohës së maskarenjve se po na merr jetën.
ouuuuuuuuuuu,shume i shkuar jam.MERO BAZE NA TREGO DICKA.KETO SHKRIME JANE VERTET TE KETIJ BLEDI MANES APO I SHKRUAN TI DHE I VENDOS EMRIN KETIJ….NA TREGO TE VERTETEN…
Anglishtja pertoke!!!!!
Hajt mo…si shume qe flasing Shqip-nglisht,
me vesh, e pa kurrfare gramatike.
te fala nga “Lundra”
Gimi i Sanijes
Qaj hallin anglishtes se tij ti. Meqenese, gjoja merr vesh, permend nje gabim ne anglishten e tij. Vetem nje e ti beje hallall te tjerat…
ik mor kokpalar blu, meso njeher shqipen dhe pastaj hajde na fol per anglishten. ti nuk di te shkruash shqip po na tregoke anglishten.
ej po na e redakto ti se une km studiuar jashte po skapa ndonje gabim ne gramatik. na ilumino mos mbetemi injorant
He me tu befte pena top o Blendi Mane. Gjuhe e pene te mprehte ke, te lumte. Po ku qene me pare ti? Mesa duket, ju ish PD-istet e djeshem (Baze, ti, etj), do t’ja theni paktkonjte nga dielli Saliut. Behuni bashke te gjithe ju gazetaret trima ne nje te quajtur “Fronti kunder Saliut”…e dhjetori nuk e ze ate ne zyre !!! Se Edi me PS-ne kane “frike” nga Nderkomberet ta mprehin luften me shume kunder Saliut Pra mbusheni ju kete boshllek politik e populli do t’ju ndjeke.
o Gimo, si osht ija?
Po inglishtja e Sales si te duket?
Me duket se ka dale nje gazetar fantastik,ose po rritet.Larg cdo klisheje qe perdorin keto gazetaret tane ose “analistet”,qe e mbajne veten per pena gazetareske,si Frangaj, Fevziu,Peza,Zheji,Balla,Rakipllari, dhe super i pa fytyri Cupi,(jane shume te pa moralshem,nuk kane asnje lloj parimi,ideali,pervec paras) dhe shume te tjere, qe jane edhe keto nje faktor jo i vogel ne indroktinimin dhe percarjen e popullit dhe ne ngritjen ne piedestal te Sales.I ndan nje disnivel shume i madh,por qe Bledi te caj ne rrethet gazetareske do jete shume e veshtire.Ujqerit do te fillojne ta sulmojne,cfare nuk do ti bejne,do i permendin klandestinet,burgun,pavarsisht qe ai e ka kryer denimin, dhe ka dhene edhe deklarata pendese per ato qe ka bere,dhe keto gazetare ne ate kohe e ironizonin,per pendesen,sepse ketyre gazetareve palaco(qe shesin cdo gje per pare ) nuk i shkon nder mend qe nje njeri mund te pendohet,mund te pastroje shpirtin e tij.Falenderoj shume Meron,qe i jep hapesira ketij talenti.I uroj shume suksese.
O Mane,te paska hipur ne tru te behesh si saliu?Po a ka doktor qe te marre persiper?Se saliun e kane bere dalje.