Grabitësi i mandatit të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, ka deklaruar se do bashkëqeverisë me disa anëtarë të stafit të Ramës. Nuk do kishte asgjë të keqe kur një kryetar qeverie, bashkie, komune, etj, pasi ka ardhur në pushtet me zgjedhje të ndershme e të pakontestuara, si dhe kur vetë është një figurë e pastër dhe paimplikuar në afera korruptive, të mbajë anëtarë të stafit të kundërshtarit të tij dhe ata të vazhdojnë të punojnë me atë. Kjo, në vetvete është edhe një vlerësim për kundërshtarin që ka ditur të përzgjedhë njerëz të aftë profesionalisht. Por situata nuk është e njëjtë me atë të përshkruar më lart. Personi që po merr detyrën e ka të grabitur atë. Nëse në 2009-ën, grabitjen e justifikuan se opozita nuk kishte fakte, kësaj radhe faktet janë sheshit, por kaluan afatet e kësisoj faktet e grabitjes nuk marrin vlerë ndëshkuese. Në këtë këndvështrim, kushdo drejtor apo pjesëtar i stafit të Ramës, nuk duhet t’ia lejojë vetes të punojë me një grabitës. Secili prej tyre ka një bashkëpunim disavjeçar me Ramën dhe ka marrë mbi shpatulla të gjithë akuzat që i janë bërë liderit të opozitës. Rama ka udhëhequr në staf dhe çdo e mirë apo e keqe në punën e tij është pjesë e historisë së tij dhe e stafit që ka drejtuar. Është e kuptueshme që secili ka nevojë për një rrogë, me të cilën do ushqeje familjen, fëmijët e tij. Por, sa të sigurt janë ata pjesëtarë të stafit të Ramës? Basha, domosdo që nuk mund t’i heqë në bllok të gjithë, jo vetëm se pjesa më e madhe janë me status nëpunësi, por të ndërrosh personelin e ta zëvendësosh atë brenda një dite/jave është njësoj si ta lësh peshkun pa ujë. Ky staf ka një eksperiencë disa vjeçare, që do të thotë se e di ku pikon çatia, di çdo të plasaritur të shtëpisë. Me të tillë staf di si ta nisësh punën, di ku janë projektet, di sesi t’i çosh përpara ato. U pa mjaft qartë gjatë tri javëve të fundit të fushatës sesi nën/Kryetarja, Dhimitri dhe Administratori i Përgjithshëm, Agolli, shpalosën projekte shumë ambicioze të bashkisë për Tiranën e së nesërmes, një pjesë e të cilave do ishin zbatuar qysh 4-vjeçarin e kaluar, por u bllokuan nga Këshilli Bashkiak, i cili për tri vite rresht nuk miratonte buxhetin e bashkisë. E pra, ky staf, që Basha premton se do e ruajë e do bashkëqeverisë, është thjesht i përkohshëm. Edhe sikur Basha ta ketë seriozisht atë që mendon, nuk do e lënë të tjerët. Një njeri si Basha, i cili është në atë detyrë të grabitur për meritë të të tjerëve, domosdo do zbatojë urdhrat e “mirëbërësve” të tij dhe kurrë nuk do jetë vetvetja. Ky staf me kalimin e javëve do fillojë t’ua lërë vendin atyre që “sakrifikuan” gjatë fushatës. Pra, ky staf do jetë thjesht tranzitor dhe në fund do flaken si limonë të shtrydhur. Babëzia e kontributorëve në grabitje nuk do lejojë që të ketë dëshmitarë nga kundërshtari në punë e tyre të pista që planifikojnë. Kësisoj, stafi i Ramës nuk duhet të pranojë të bashkëpunojnë me një grabitës, që jo vetëm nuk duhet ta njohin për kryetar, por me dinjitet të japin në mënyrë kolektive dorëheqje. Të pranosh ofertën hileqare të një grabitësi, do të thotë të marrësh mbi vete edhe turpet e tij. Është një moment për të parë sesa e kanë vlerësuar besimin që Rama u ka dhënë gjithë këto vite.
Ne cdo vend te qyteteruar, zbatohet LIGJI dhe VETEM L;IGJI ne cdo aspekt te jetes ku mund te lindin mosmarveshje. PS nuk ka fakte, por i interpreton disa ndodhi te cunguara nga realiteti dhe koha kur kane ndodhur dhe me kete ben nje zhurme politike ne te cilen edhe vete ata te PS nuk dine se cfar kerkojne. Bene kerkesa ne KQZ dhe ne Kolegj te cilat pas 12 oresh ose dhe pas 24 oresh i terhoqen dhe formuluan kerkesa te tjera. Ata vete jane ne amulli ligjore dhe kontradiktore.
Ne se ky shkrimberes do t’i dale avokat mbrojtes PS, ka mare persiper nje detyre qe jo vetem qe nuk e ben dot, por dhe detyrohet t’i permbyse faktet dhe ngjarjet e pas 8 Majit 2011.
Po qe se afatet nuk do te kishin rendesi ne trajtimin e ceshtjeve gjyqesore, atehere ato, afatet, nuk do te zinin nga nje kapitull me vete ne cdo Kod te vecante. Ne se ky shkrim beres do qe afatet nuk duhen respektuar se ashtu i pelqen dikujt, atehere eshte e kote te lexosh shkrimin e tij dhe aq me teper te maresh ne konsiderate ato qe ai shkruan. Edhe njeher pyes autorin: Ne cdo Kod parashikohen si pjese organike e tij edhe AFATET! Per cdo Kod, ne te gjithe boten edhe faktet edhe afatet kane te njejten peshe. Se ne se nuk do te kishte afate ne cdo KOD atehere ceshtjet do te zvariteshin me dhjetra muaj apo dhe me shume vite pa u zgjidhur. Dhe me kryesorja JURISTET E PS JANE TE PAAFTE DHE nuk und te perballojne dot zbatimin e cdo KOdi perfshi ketu edhe ate elektoral.
Peco,
Ps-ja hyri ne afat qysh ne momentin qe Kolegji Zgjedhor vendosi qe te hapeshin te gjitha kutite e votimit. Deri ne ate moment, KQZ-ja e kishte nxjerre Bashen fitues me +81 vota, pas numerimit te 117 kutive. Me daljen e vendimit te Kolegjit dhe hapjes se pjeses tjeter, doli nje rezultat i ri, qe rrezonte rezultatin e pare me +81 dhe e çonte në +93 vota. Qysh nga ky moment i lindtte e drejta PS-se (e cila e kreu brenda afatit pre tri ditesh) qe te bente ankimim dhe te kerkonte pavlefshmerine e zgjedhjeve pasi rezultuan vota me teper se votues, nderkohe qe diferenca midis dy kandidateve ishte me e ngushte sesa votat teper qe dilnin.
Gjithsesi, qellimi i shkrimit tim nuk ishte interpretimi i ketij aspekti ligjor, gje qe u takon juristeve e konstitucionalisteve, por deklarata e kandidatit qe grabiti fitoren e tjetrit se “do bashkeqeveriste qytetin me disa anetare te stafit te Rames”. Ti u mundove ta trajtoje ne drejtim tjeter qellimin e ketij shkrimi, duke dale nga konteksti per te cilin behet fjale. Por, une nuk ta marr me te keq, sepse ky eshte forum i lire dhe secili ka menyren e tij sesi deshiron ta komentoje nje çeshtje, edhe duke dale prej temes.
Altin Ketro
Zoti Peco!
Perpara se te interpretosh ligjin, duhet ta kuptosh ate. Ligjet jane bere, ne radhe te pare per te siguruar lirine e jetes, per te siguruar pavaresine nga njeri tjetri dhe per te siguruar transparencen. Tani, besoj se edhe ti duhet te biesh dakort, ligji nuk mund te kete 2 standarte, pasi nuk mund te kete 2 te drejta, apo te verteta. Nuk mund te themi edhe vodhe, edhe nuk vodhe. Sipas ligjit rezultatet duhej te ishin shpallur me 9 Maj brenda ores 5 pm. U shkel ligji. Ligji thote se, fleta e votimit DUHET te hidhet ne kutine perkatese. Pra eshte detyrim zoti Peco dhe jo mundesi, por ligji u shkel, pasi ato vota, qe duhej te ishin shpallur te pavlefeshme, u tjetersuan. Argumentimi i ketij veprimi ishte nje tjeter shkelje e ligjit. U be tjetersimi i votes. Pa permendur ketu skandalet ne KQZ.
Por le te vijme tek casti i fundit. Ti dhe bashke me ty KQZ e KZ thone se, u shkelen afatet. Cilat afate? Numerimi i te gjitha kutive mbaroi ne 14 Maj dhe Rama fitoi me 10 vota. Pas kesaj integriteti i kutive ra, pasi nuk perputheshin me fletet me numrin e votuesve. Pra c’duhej te bente PS sipas teje? Kur KQZ hapi vetem 117 kuti, Ps e ankimoi dhe KZ i dha te drejte, duke e detyruar KQZ te hapte te gjitha kutite. Nqs pas hapjes se te gjitha kutive do te kishim perputhje te fleteve me numrin e votuesve, atehere PS nuk do te kish me te drejte te ankohej. Por doli se , edhe pas kesaj nuk kemi perpuethshmeri, qe do te thote automatikisht ose rinumerim, ose zgjedhje te reja.
O altin , dakort jam me ty qe luli saliut eshte hajdut e shkuar hajdutit, por mendo pasojat qe qyteti do te kete nqs bashkia ska administraten e nevojshme.
ore, seriozisht e keni qe ky do drejtoje bashkine? ky mut nuk duhet te lejohet ne asnje menyre ti afrohet bashkise, jo me ta drejtoje! po u be ky mut kryetar bashkie, atehere ne shqiptaret jemi vertet ashtu sic tha romuni: arixhij
Patjeter qe do e pranojne punen se ne rradhe te pare kane nevoje per ata lek dhe se dyti se jemi popull pa dinjitet. Une vertet nuk e besoj se ky hale buri do ulet ne vendin e RAMES ne bashki. E mjera tirana ime.
E papranueshme nje vrases kriminel te behet kryetar bashkie me vota te vjellura,ne asnje vend Europian nuk mund te ndodh kjo vecse ne Shqiperine tone te katandisur si mos me keq e per faqe te zeze nga Sali Krimineli.
Ne “analet” (sic e permendi edhe naltmadhnia) e historise se Shqiperise ka dy fitore qe nuk do te harrohen kurre, Fitorja e Pirros se Epirit dhe ajo e Lulit te Saliut. Pirroja humbi luftetaret ne beteje, fitoi dhe vdiq nga nje tjegull kokes…; saliu deri me 14 maj e deshironte fitoren e lulit, me pas deshira filloi ti binte dhe tani jam i bindur qe eshte kjo fitore te cilen ai politikisht nuk do ta deshironte kurre. Saliu brenda subkoshiences se tij nuk e donte kete fitore qe e nxori zbuluar perpara te gjithe botes, por vendiimmarrja nuk ishte me ne doren e tij, vendimmarrja ishte ne doren e sponsoreve te Lulit te cilet duhet me patjeter te korrnin te ardhurat nga investimi i bere per te marre me cdo kusht Tiranen. Pra fitorja u porosit ne kolegj jo nga saliu po nga “investitoret” e interesuar te Tiranes. Sigurisht qe pasojat do ti vuaje saliu, dhe kjo eshte e mira e gjithe kesaj historie. Tani ka mbetur vetem te bjere tjegulla.
Le te leme per nje cast Lulu KARREMIN e Saliu,t ose Lulu GRABITESIN e votave te Bashkise, ose Lulu VRASESIN e protestuesve te 21 janarit, ose Lulu KUSARIN e fondeve publike ne rrugen Durres-Kukes, ose Lulu MASHTRUESIN ne deklarimin e pasurise personale. Le t’i leme menjeane per momentin te gjitha keto zullume. Dhe te marim ne shqyrtim Lulu TEHNICIENIN, ose Lulu MINISTRIN e Transporit, ose Lulu BUROKRATIN me dipllome juristi ne Utrecht te Hollandes, ose Lulu BOSIN. Qe kishte ne dore miliarda leke fonde publike dhe kredi bankare. Per te ndertuar rrugen e Kombit. Cndodhi me kete Lulu BOSIN? Nderoi nje pjese te rruges se Kombit me nje kosto 5-7 here me te larte se vendet perreth. Vodhi per hesap te SHEFIT nje pjese te fondeve. La te vjedhe sa te doje firmen turke BECHTEL. Por me shume e vodhen vartesit e tij. Te Ministrise se Transportit. Qe e kujtojne me nostalgji periudhen e arte te Lulu BOSIT. Qe tani ka mare nje detyre tjeter nga SHEFI. Te vjedhe Bashkine e Tiranes. Se buxheti i Bodes ka mbetur si peshku pa uje. Pa asnje kacidhe. Prandaj te gjithe VAMPIRET therrasin me nje ze: “Rrofte Luluja!”
Dhjete jetimet e 21 Janarit i kane bere “oferten” e tyre kriminelit Lulzim Basha:
“Fshihu ne tunelet e Saliut ose ne shpellat e Vicidolit”…
Mirepo ate Saliu e ka EMERUAR ne Bashki…
Mbase nuk do,i mjeri hajdut por…
Urdheri eshte urdher…
“Qentë lehin e treni hecën” !
të mjerë urrejtësit dhe ziliqarët! Vazhdojmë… !
shkruhet “ecen” o hononulu blu
Z Peço o je qorr dhe shurdh o i luan që të dyja. Dhe po qe se i luan, dmth, kjo punë mban erë të keqe. Ose je një tifoz i sëmurë. Në të gjitha rastet je i gabuar.
mjeri ti o popull te heqin per hunde ,saliu me lulushin ,dy kucederat qe vetem ne qofte se futen adej nga kan dale,se nji dite do gjykohen skan ku te ven ,po qofte afer dita e gjykimit per ta.i urrej keta fantazma.