Titulli i këtij shkrimi nuk është sajim i mëndjes time. Eshtë komenti i një lexuesi të Gazetës Respublika mbi shkrimin e Umberto Ecos “ Ligji dhe Puritanët”, ku shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur italian analizon reagimet në median italiane ndaj mëkateve të kryeministrit italian jo si person privat por si person zyrtar i qeverisë italiane.
Komenti i saktë i lexuesit në fjalë është si vijon:
“Po mirë xhanëm, asnjë temë në këtë website nuk kalon pa u lidhur me Berishën? C’është ky fiksim e kjo fandaksje pa fund?”
Ky koment s’ka fare lidhje me çfarë thotë U. Eco në artikullin e tij, por është një reagim mbi një koment të bërë nga dikush tjetër mbi shkrimin, në të cilin komentuesi bën paralelizma në mënyrën e tij me situatën në Shqipëri ku përmend edhe Berishën.
Ky koment, që siç e shihni nga titulli, është i tëri një rresht e gjysëm, më intrigoi dhe vendosa t’i përgjigjem këtij komentuesi si më poshtë.
I nderuari komentues:
A e di pse çdo gjë lidhet me Berishën?
Po ta lexosh artikullin e Umberto Ecos me vëmendje, gjen ngjashmëri të madhe se si këta dy kryeministra e drejtojnë shtetin: Shfrytëzim të plotë të postit publik nga ana e secilit kryeminister qoftë ky Berlusconi apo Berisha, për të shpërblyer ata që ju shërbejnë atyre për interesa thjesht vetiake (çfarëdo që këto interesa janë, plotësim i dëshirave manjake seksuale të njërit, apo pasurim personal, të rrethit familjar apo nepotik të tjetrit) nëpërmjet ofiqeve zyrtare me rroga të majme nëpërmjet arkës së shtetit, që do të thotë që ata vjedhin drejtpërdrejt popullin për të përmbushur interesat e tyre personale.
Këta dy kryeministra janë vënë në atë post për t’i shërbyer zhvillimit të kombit dhe të rrisin standartin e jetës së popullit, të cilit i janë vënë në shërbim, në një nivel më të lartë. Ata kanë bërë një betim para parlamentit të vëndit kur kanë marrë detyrën në fjalë, dhe janë përgjegjës për çdo shkelje të ligjit nga kushdo, duke filluar nga vetvetja. Dhe ky është mesazhi që përçon Umberto Eco në artikullin “Puritanët dhe Ligji”.
Ja se çfarë thotë saktësisht Eco në opinionin që jep në lidhje me Berlusconin në këtë artikull:
“Megjithatë, kundërshtimi ndaj Kryeministrit nuk është kundërshti për shijet e tij seksuale. Është kundërshtim i faktit se zonjat që dëfreheshin në darkat e tij i shpërblente me vende pune në organizmat krahinore, rajonale, kombëtare dhe evropiane dhe këtë e bënte me harxhet tona. Në qoftë se rrogën e zonjës Minetti, si këshilltare rajonale, i bie ta paguaj unë (sipas njëfarë përqindjeje) dhe ata që rrojnë me njëmijë euro në muaj (edhe pse në përqindje më të pakët), kjo s’ka lidhje fare me Puritanët, kjo ka të bëjë me Ligjin.”
A ka mundësi të mos vësh re se sa ngjashmëri ka me atë që ndodh tek ne në këto rreshta? Dhe është e natyrshme që gjuha të shkojë ku dhëmb dhëmbi kur realizon një paralelizëm kaq flagrant gjatë leximit të këtij fragmenti.
Dhe a mund të bësh me faj puritanët shqiptarë, nqs më lejohet të përdor frazimin nga artikulli i Ecos, që sa herë lexojnë për çfarëdo forme korrupsioni diku tjetër, gjuha u vete menjëherë tek ky dhëmb i prishur që vjen erë mbytëse deri jashtë kufinjve të Shqipërisë. Dhe, a kanë faj ata që Saliu ju del në mënyrë të pavetëdijshme si imazh në një flluskë sipër kokës tamam si ato flluskat e librave komike çdo herë që ndeshen me të tilla fakte?
Si mund të bëhen me faj shqiptarët e shkretë kur Berisha mban nën sqetull të gjithë korrupsionet e mundshme që ndodhin në këtë planet e ju del në ëndërr çdo natë dhe mendojnë për Berishën gjatë ditës më shumë se mendojnë edhe për seks apo gjëra të tjera?
Psilokologjikisht, Berisha ju është futur në tru shqiptarëve si një virus ngjitës që i ka paralizuar funksionet normale shqiptarëve, si të atyre që janë në anën ë tij , ashtu edhe të atyre që janë alergjikë ndaj tij.
Dashur pa dashur, shqiptarëve, kur lexojnë një artikull që flet për korrupsion, ju shkon mëndja menjëherë tek një nga bëmat e shumta të Berishës dhe langojve të tij dhe një rrjedhje e natyrshme fjalësh ju del nga goja dhe nuk pushon së derdhuri si të ishte llavë vullkani e ngujuar në thellësi të shpirtit që mezi ç’priste të dilte e të vërshonte për ta liruar atë shpirt të shkretë nga makthi i krijuar nga gjithë këto bëma, qoftë pro apo kundër tij.
Pasionet që krijon Berisha ndër ne shqiptarët besoj që vetëm Frojdi do ishte në gjendje t’i analizonte e të na jepte një shpjegim të mirëfilltë psikoanalitik.
Për ta mbyllur këtë përgjigje, duke ja lënë psikiatërve të analizojnë më thellë fenomenin “Berisha”, më mbetet të them:
Nuk arrij ta konceptoj dot se si gjithë këto bëma të Sali Berishës ju anashkalojnë pjesës të shqiptarëve që indinjohen kur dikush ju prek Salushin e tyre të dashur. Kjo të krijon përshtypjen sikur këta njerëz ose kanë lindur shurdhë-memecë ose u kthyen në të tillë pasi Saliu ju hodhi nga një mbeturinë kocke të lëpirë më parë nga të tjerë apo si virus ju fut në tru dhe ju preku ato pjesë të trurit të lidhura me shikimin dhe dëgjimin?
S’mësuan këta të shkretë nga 50 vjet diktaturë që nuk duhen krijuar më idhuj se idhujt të zhgënjejnë keq, e pas atij zhgënjimi bie me hundë në tokë, ndjen një dhëmbje therrëse dhe e pyet veten, po ku isha unë kur ndodhnin gjithë këto bëma?
Në ato pesëdhjetë mungonte informacioni për magnitutën e atyre që ndodhnin në Shqipëri nga censura tepër e fortë, apo më mirë të themi që ai informacion mungonte krejtësisht. Po sot që janë të gjitha të shpalosura nën dritë të diellit dhe mund t’i lexosh në bardhë e zi si në letër ashtu edhe ne web pa patur nevojë për dylbi ( ne web s’ka më lojra, mbeten faktet atje e nuk zhduken më) përse po ndodh e njëjta verbëri?
Me të vërtetë, është shumë intrigues fakti, që me gjithë këto që po ndodhin në Shqipëri, këta njerëz vazhdojnë ende të habiten se përse gjithçka lidhet me Berishën duke bërë pyetjen e mësipërme: C’është ky fiksim e kjo fandaksje pa fund …me Berishën?
Dhe unë po ja kthej duke e rifrazuar pyetjen e tyre në:
C’është ky fiksim e kjo fandaksje pa fund….nga ana juaj me një njeri që po na shkatërron KOMBIN ?
O Sali, te hengshin qente !
te hengshin qente kur te varin ne mes te Tiranes o sali kanceri i shqiperise
Eshte thjesht e verteta!
Ky eshte ANTISHQIPTARI,shkaterruesi i kombit.Nese do te permendesh vendin,nese te bjen ndermend per te,dhe kjo ndodh perdite,te shfaqet perpara surrati i te URRYERIT!
dhe pyet veten nese nje dite do te behemi komb ?
Berisha eshte me i RREZIKSHEM DHE ME ANTI ATDHETAR SE BERLUSKONI!!!Berisha eshte ME I RREZIKSHEM DHE ME ANTI SHQIPTAR SE TE GJITHE PUSHTUESIT E KETIJ VENDI SHQIPONJASH!!!Berisha PERCAU POPULLIN,FUTI URREJTJEN MIDIS NJERI TJETRIT ,GRABITI PASURITE PUBLIKE,SHKATERROI SHTETIN DUKE E KTHYER NE BANDE KRIMINALE,VRAU DHE VODHI LIRITE E TE DREJTAT E NJERIUT,VODHI VOTAT DHE PUSHTETIN,DUKE U SHERBYER KLANIT TE TIJ DHE TE HUAJVE,QE E MBESHTESIN!!!AS PUSHTUESIT TURQ NUK KANE BERE KAQ DEM SA KY ANTI SHQIPTAR!!!
……….hackersat e vetequajtur Anonymus, se shpejti do pagezojne virusin e ri me te keq te tyre, S.R.B! po ta lexosh pa pika do lexohet srb, fix sic shqiptojne identitetin e tyre banoret e shtetit me te njejtin emer!!! Cfare rastesie!!!!
Anonymus,që pardje është brënda!e kapën lali me gjithë 30 të tjerë!ai ishte italian 26 vjeç dhe banonte në CH kurs të tjerët në itali!ndoshta nuk kanë dashur të thonë s(ë)rb por Sali Ram Berisha!
Ti rruani bishtin Saliut, une dhe ju te gjithe. Kemi 20 vjet qe ai kafshon perdite kurse ne vec bejme gam-gam si qente.
Sali Shpellari është kanceri i Shqipërisë.
Drejt e ke xha Sulo!
Te gjithe Ne,populli presim qe Berisha te behet njeri!! Po a mund te behet bisha humane? Kurrre ne bote.
Ndaj dhe Sali Berisha rron e mbreteron,sepse i ka kallur friken popullit!
Situata eshte pothuaj si ne kohen e diktatures, ku spiunat e regjimit te Berishes,per nje fjale goje te heqin nga puna,por edhe me shume, te varferojne dhe te shkatrrojne me cfare ka libri i shtepise!
Ndaj nje popull i friksuar deri ne palce i ka syt nga Edi Rama,se mos ben dicka!!!
Por edhe nje opozite, e mbeshtetur fshehurazi nga populli i frikur,,eshte e pa fuqishme te perballet me super Kucedren Sali Berisha!!!!
Po keta qe hedhin voten per Saliun dhe bejne gam-ham pas tij a mos valle blejne me tollona PD.iste apo kur keta psonisin cmimi ulet. A nuk shkojne socialiste e demokrate ne te njejtin dyqan?
E kam pare disa here intervisten e njerit nga Tirana qe edhe pse ishte familjarisht pa pune gezonte qe pushtetin ta merte Berisha. Ky eshte rast tipik i nje cyryku nga mendja. Une kam frike qe si keta ka me shumice ne shqiperi. Ne kete rast nuk hyn ne pune me as demokracia as shoqeria e as kombi.
Nderkohe qe ne bote rritet konkurrenca e njerzve te mencur dhe e talenteve ne vendin tone shtohen cdo dite te depresuarit dhe te marret e rregjimit me shtazarak qe mund te kete mbire ne shoqerine njerezore.
Komunistet pas viteve 90 u justifikuan: Endra qe na injektoi komunizmi ishte shume e bukur,prandaj nuk ishim ne gjendje te kuptonim synimet dhe hilen e Enver Hoxhes. Po tani “demokratet c’do te thone kur te zgjohen nga endra demokratike e Sal-iut?
djem ne te gjithe boten eshte vertetuar qe mafia italiane eshte ne sherbim te atyre qe nuk duan stbilitet berisha eshte komandanti i i mafies shqiptare ne sherbim te mafies italiane qe na mesoi se si haet peshku, por pagesa e krimit eshte vdekja.
A ka ndonje qe i shkon mendja te DREJTOJE konkretisht dhe jo te jape mend dhe te nxise?Cdo minut qe kalon eshte fatale per Shqiperine!
Te sheshi , te sheshi , t’a hedhim qelbesiren.
Te sheshi , te sheshi , t’a hedhim qelbesiren.
Sali Berisha paguhet per 20 vjet nga Beogradi per te kthyer shqiperine ne epoken e gurit
Me te vertet shkrimi apo analiza qe i ke per komentusit …te nje rreshti e gjysem mbi fiksimin qe ka krijuar saliu te njerzit esht e sakt .Por ti vet si gazetar ,analist ku di un qa je ti, pse nuk anilizon veten pse ju gazetaret analistet opozitart nuk du me dit fare kush jeni ju , kerkoni te analizoni komentet e komentuseve .Kur ne shqiperia kronika e zez hadhet e njerzeve qe nuk dalin dot ne fund te mujit papunsia korrupesioni mugngesa e ujt te pishem dritat rruget e nji mi e nji halle qa kan shqipetaret kto do te komentoni ju dhe ti vini ne faqe te pare ne gazeten tuaj .Pra nuk esht fiksimi i njerzve qe te ben te shkruash por kuptoj vella se esht fiksim jot .