Rastësisht dëgjova në emisionin e lajmeve se është bërë një konferencë për arsimin e lartë. Temat e trajtuara aty më ngacmuan dhe njëkohësisht më stimuluan për të shprehur mendimet e mia.
Dëgjova fjalën e kryeministrit, që shpaloste politikat për “thithjen e trurit” dhe nismat për mbështetjen e studentëve shqiptarë më të mirë në studimet e tyre nëpër botë. Padyshim këto janë fjalë dhe qëllime të larta. Kjo është e vetmja rrugë për ngjalljen e arsimit të lartë në Shqipëri.
Në fakt, kryetari i qeverisë i ka përmendur këto fjalë edhe tre vjet më parë, kur unë u ktheva në Vlorë për të ndihmuar sadopak arsimin në qytetin tim të lindjes. Orientimi politik për kthimin e “trurit” vijon prej vitesh tashmë. Besoj se gjithë intelektualët e përgëzojnë këtë tendencë. Edhe unë i bashkohem pa rezerva këtij qëllimi fisnik.
Nga ana tjetër, ajo që duhet t’i shqetësojë vazhdimisht intelektualët dhe dashamirësit e arsimit është perceptimi i këtij orientimi jashtë Kryeministrisë. Qëllimet dhe fryma e fjalëve të kryetarit të qeverisë, perceptohen keq nga strukturat përgjegjëse për arsimin dhe zbatohen akoma më keq. Të shkolluarit jashtë vendit duhet të përballen me burokracira pa fund, që shkollimi i tyre të “njihet” edhe nga Ministria e Arsimit. Procedurat parashikojnë që edhe studimet e doktoraturës të kryera jashtë Shqipërisë të shqyrtohen nga një grup njerëzish, që në shumicën e rasteve nuk janë “doktorë shkencash” në atë fushë. Këta burokratë kërkojnë të vlerësojnë edhe gjithë aktivitetin shkencor dhe botimet që janë bërë në kuadër të studimeve për doktoraturën. Nuk mendoj se ky është reflektimi i frymës së fjalëve të kryeministrit, përkundrazi, kjo çon në dekurajim dhe cfilitje të “trurit”. Ndonjëherë këto duken si ato eksperimentet famëkeqe me trurin e njerëzve, që bëhen për të provuar rezistencën në kushte ekstreme.
Nëse do të kalojmë në një nivel më të ulët, nuk e di nëse universitetet publike kanë parashikuar ndonjë procedurë për “thithjen e trurit”. Njëherazi, nëse do të bëja një bilanc për Universitetin e Vlorës, të cilin e njoh mirë, të dhënat janë katastrofike: një rektor i dorëhequr nga presionet politike, një zv/rektor i persekutuar nga ministria, gjykata dhe prokuroria, një dekan i zgjedhur i sulmuar nga rektori aktual, që fatkeqësisht gjen mbështetje dhe frymëzim edhe në ministrinë përkatëse.
Të gjithë ata që përmenda më sipër janë “viktima” të “thithjes së trurit”. Këto janë fakte kokëforta, që tregojnë se “truri” nuk është i pranueshëm në sistemin arsimor. Jam i sigurt se ka edhe raste të tjera në Shqipëri. Ndoshta përsëris fakte publikisht të njohura, por intelektualët e vërtetë nuk besoj të më mërziten. Këto zhvillime nuk janë pasqyrimi i orientimeve politike, që dëgjova dje nga kryetari i qeverisë.
Nëse do të vazhdohet kështu, arsimi i lartë do të shkojë gjithmonë e më keq. Një shembull flagrant dhe i freskët i kësaj tendence është e tatëpjeta e rrezikshme që ka marrë Universiteti i Vlorës. Pas një hopi cilësor të këtij Universiteti, sidomos në kuadrin e informatizimit të aktiviteteve, tashmë gjërat po precipitojnë. Nëse deri para pak muajsh grupi i IT ishte grupi më dinamik dhe më karakterizues i universitetit, tanimë detyra më e rëndësishme e grupit është si të bllokohet përdorimi i “Facebook” nga stafi administrativ. Regjistrimi i lehtësuar “online” i studentëve tani i ka lënë vendin regjistrimit me copa letrash. Në kuadrin e kësaj kryqëzate, po sulmohem edhe unë si i vetmi dekan i zgjedhur dhe si i vetmi “doktor shkencash”, megjithëse akoma i “panjohur” nga Ministria. Brenda një muaji kam marrë një “vërejtje”, një “pezullim” dhe një “pushim nga puna”. Këto arritje me siguri i ka zili cilido “refugjat akademik”, që sfidon fatin në vendin e tij.
Të gjitha këto zhvillime dhe shumë të tjera, që nuk po i rendis në këtë shkrim, tregojnë se si sistemi i lufton prurjet e reja. Ai ka mënyrën e tij, të heshtur, larg ekraneve të televizionit, por funksionon në mënyrë efikase. Përshtypja ime është se burokratët e arsimit të lartë e kanë kuptuar me mënyrën e tyre “thithjen e trurit”. Si gjithmonë, institucionet heshtin duke legjitimuar këtë neofobi të theksuar.
Unë i ftoj të gjithë intelektualët e vërtetë të thonë fjalën e tyre, edhe nëse u duhet të flasin kundër rrymës. Kjo “thithje e trurit”, që në fakt bëhet me “shiringë” deri në përtharje, është rrënimi përfundimtar i shpresës së këtij vendi. Eshtë e kuptueshme pse shpeshherë ata që vijnë nga jashtë vendit dëgjojnë pas krahëve “Erdhën këta trutharët!”.
*Dekan i Fakultetit të Shkencave Teknike. Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”
Te pershendes Zoti Zhuka per shkrimin. Me te vertete po rendit fakte qe njihen sic e thoni ju, por qe duhen deklaruar boterisht se njerezit ne te gjitha institucionet jane nen nje presion te vazhdueshem. Njerezve te ndershem qe nuk jane aktiviste te PD ju behet e qarte se cduhet te bejne qe te ruajne vendin e punes. Ata te “pabindurit” perfundojne sic e permend zotrote pa pune ose me verejtje, apo paralajmerim nga puna ne dosjen personale.
Nqs e ke vene re, ne ate deklaraten per “thithjen e trurit” permenden edhe trevat jasht Shqiperise. Kjo per mua perkthehet, nqs ju qe jeni nuk dini t’a mbani vendin e punes, ne “thithin trute” e atyre qe jane gati te vijne dhe nga jasht e qe do jene besnike tane per jete.
I nderuar Z. Zhuka,
Perese flisni sot, per problemet e arsimit ne Universitetin Ismail Qemali Vlore dhe ankoheni per rektorit pa titull akademik te cilin ju ja keni dhene sebashku me Tanushin, ju e lejuat te kandidonte per postin e rektorit, ju e kish emeruar dekan, ju keni dokument te plota mbi veprimtarine e tij te paligjeshme si pedagog dhe si doganier.
Lidhur me cka po ndodh nuk eshte gje tjeter po buka e duareve tuaj, si dhe e zotit Shaska.
Ngushellime te sinqerta.
Kesaj i thone se kur kerkon te mbeshtesesh injorancen merre pergjigjen panvarsisht se vonon
Na mahnite znj.Kanina. Po kush eshte ky z. Zhuka qe paska tagrin te jap tituj akademik , te jap leje per tu bere dikush rektor , qe emeroka dekan ,paska dosje ,ruan dosje e brockulla te tilla. Rektoret me sa di une nuk zgjidhen nga individe edhe pse keta mund te kene tituj perendimor. Nese shkruajte se nuk kishe c’te beje moj fatbardhe ta qaj hallin. Paske mendje te kufizuar,hape nje cike rrethin e dijes , nuk te ben dem te jesh e sigurt. Nuk te gjen gje nga dituria .
Z. Zhupa, meqenese t’u “thith truri” e u ktheve ne Vlore, po te tregoj nje barcalete nga Shkodra.
Nje profesor shqiptar i Universitetit te Firences u kthye ne qytetin e lindjes ne Shkoder. Pas disa koheve peson nje aksident te rende ne koke dhe perfundoi ne spital. Meqenese truri i profesorit special, doktoret ia konservuan per t’ia riparuar ne nje ene prej qelqi dhe e vune ne dollap. Por profesori u merzit dhe iku nga spitali, u kthye ne shtepi.
Pas disa diteve, doktoret i vajten ne shtepi. “Ktheu,” i thane, “se ke lene trute ne spital.”
“Nuk kam nevoje me per tru,” u tha ish-profesori, “se kam hy ne pune polic.”
Ndersa ti o Eustrat je me i privilegjuar, je emeruar Kryepolic i Shkencave Teknike ne Cmendinen e Vlores.
Z.Zhupa
qellimi i ketij reflektimi ishte problemet e thithjes se trurit ne Shqiperi apo problemet e tua me institucionin ku punon ? nuk e kuptova mire se nis me nje gje dhe mbaron me dicka tjeter. Me sa di une nga shtypi i perditshem qe ka qene i ndjeshem ndaj institucionit tuaj ju keni patur nje problem te madh , qe tej reklames per nje reforme te thelle te institucionit ,atje u ngrit nje sistem korruptiv i monopolizuar nga nje dore . E nese ata qe shkollohen jashte vin te vjelin gjer ne palce vendin e tyre te varfer kjo nuk quhet zhvillim dhe thithja e trurit “te lulezuar jashte ” humbet kuptimin. Korrupsioni dhe vjedhja e kulturuar e nje institucioni eshte njesoj pavaresisht nese ai kryhet nga nje i shkolluar brenda kufijve apo nga nje i shkolluar ne perendim . Biles vjedhja dhe shantazhi i realizuar nga nje nje i shkolluar ne perendim eshte me e rende se ai i realizuar nga nje vendas.
Enveri urente 45 vite shqiptaret me tru,kuptohet i kish konkurente.Kjo gangrene do vazhdoje ne Shqiperi derisa ate popull ta drejtoje pas ardhesit e enverit,qe nga ramka,nanushi,salushi,meta,gjinushi,etj,etj,
Jane te tjere shtete ata qe i hapin rugen ME TE AFTIT,ME TE ZOTI, Tirana politike uren shqiptaret me tru,te cilet nuk u larguan kot nga vendi ku linden.Kjo ishte synim i kafsheve politike te Tiranes.Me shqiptare pa tru,sigurojne fronin palopolitikanet e Tiranes,nga qe jane egoiste.
Ciao Buli, te pershendes shume ngrohtesisht, duke te dhene komplimentet e mia per shkrimin e njekohesisht per menyren e interpretimit qe here pas here gjej ne emrin tend. Kur Eleni me tha pak vite me pare se kishe pranuar propozimin e kesaj”oferte pune” ne vendin tone te dashur reagimi im ishte-pse ja coni dem djalit djersen, kohen e vyer, e mbi te gjitha kapacitetin intelektual e formimin profesional duke e sjelle ketu??
E thashe kete nga pervoja e hidhur e imja dhe prinderve te tu njkohesisht, por sepse ne vitet ne vazhdim , kur ju nuk ishit akoma prezent, me keqardhje kam kostatuar se gjerat ishin akoma me keq se me pare. Nuk behet fjale per “tru” i cdo lloj forme qofte, as per kapacitet, as per diploma apo thjesht le te themi pasion per te bere ne jete ate qe je i afte te besh , thjesht funksionon militarizmi ne formen me primitive . Me keto nuk dua te te inkurajoj, ne fund te fundit pa lufte asgje nuk arrihet, ndoshta nje dite ndokush do kujtohet te degjoj kete ze te bukur, kete mendje te ndritur , por sdi te te them se sa kohe do te duhet. Uroj qe deri athere te mos jesh lodhur aq sa te dorezohesh. Me vjen keq qe ndihemi ” emigrante ” ne vendin tone, me vjen keq qe ske hapsiren e duhur te vesh ne praktike projektet e tua, me vjen keq qe lodhja jote ne pjesen me te madhe shkon per te bere “lufte” me injorancen sesa ne funksion te punes per te miren e te gjitheve. Te uroj shendet e suksese gjithsesi, por nese do me pyesje privatisht do te thoja mos u lodh kot, shko gjej veten diku ku truri ka vleren qe i takon, pse jo ketu ne Firenze, perqfime sonia.
‘?
e more z.Zhupa! barkngopuri nuk e pyet barkboshin. tani qe ti u bere barkbosh besoj se me kupton, megjithate ndoshta ti nuk ke faj. te pershendes me kete: shqiperine e mori lumi, iu vu zjarr/ po c’ti bejme neve qe jemi shqiptare/bredhim ne bote si cifuti ne Sahare/kthehemi ne Shqiperi me mall te papare/ja dhe pergjigja pse jemi truthare
Pershendetje te gjitheve. Truri nxe dhe nuk diskutohet qe jo cdo gje e ben sipas atyre cka meson ne perendim. A nuk eshte e vertete, qe aty jane shkarkuar ne kohen kur ju dhe njefare Tanush perendimori, i shkarkonit pedagoget vetem me elektronik, e-mail?! Kjo eshte informatizimi?! A nuk eshte e vertete qe ju qe ishit epror i nderronit te dashurat, asistente apo studente me radhe nga Eustrati, Doriani, Ervini, Tanushka, etj?! Kjo eshte fryma perendimore e te qenit i hapur ne shoqeri e ne kolektiv?! A nuk eshte e vertet qe ndonje studente, pa ardhur fare, sot eshte e dashura apo gruaja e nje shefi te permendur pak me lart, qe nga studente, pa ardhur u be edhe me master e pastaj pedagoge?! Kjo eshte menyra qe do zbrazni nga perendimi ju mor?! Po kur krijoni e blini materiale e sherbime me fondet e universitetit, ne fund ato jane prone e juaja apo e universitetit?! Ja pra kjo eshte nje pjese e frymes perendimore qe ne fund te fundit shumica e “bashkevuajtesve te tu perendimor”, nuk dihet se ku jane se Kontrolli i Larte i Shtetit u ka shkruar emrin per kushedi se sa shkelje te shumellojshme, e nuk kane guximin ta respektojne si institucion demokratik te pjelle nga perendimi qe gjoja ju enderroni. Kam nje pyetje jo retorike si ato te mesipermet: KUSH ISHTE AI BIR PERENDIMOR QE VENDOSTE PA XHAXHIN=TANUSH OSE NUK I BENTE ISO, NGA JU QE NGELET DERI DJE NE PUNE?! Krijuat nje komunizem me te keq se i Enverit se i late njerzit pa pune e ne mes te rruges jo si Enveri qe i conte te pakten ne kooperative. Ja kush jeni ju nje tufe Perendimoresh qe adhuroni veten tuaj dhe kaq. Nuk eshte personale dhe “po nuk eshte mbushur thesi me llafe”, me thoni … qe t’i ve piken.
As do te marr mundimin te komentoj mbi gjith ate jashteqitje qe u rrokullis nga mendja jote ketu.
Ti je pjese perberese themelore e ketij pirgu me pleh, qe na vret syte e na mbyt me ere.
Ashtu si dhe te gjithe pjeset e tjera perberese te ketij pirgu edhe ti ke te drejte te jesh llum, megjithese ketu po abuzon shume me kete privilegj.
Ti Eustrat Zhupa , qe “alias” vetequhesh “i lartpermenduri”, do te ishte mire qe te ruash etikën si ne shkrim e te mos besh Estrade ketu tek komentet e popullit.
Debati duhet te rekë pikpamjet e qendrimet dhe te jete i argumentuar e jo te sulmoje personat privatisht. Apo nuk te pelqejne keto mesime prej perendimit?
Pra, i dashur Zhupa, fryma perendmore qe ti pretendon se percjell i kapercen gjeresisht kufijte i interesave te tua meskine…
Po edhe ti ke edukate qe te mban goja vetem pleh dhe ere perderisa “i qendron debatit me kundershembuj” … Ju doni qe te quheni perfaqesues te te arsimuareve jashte, ne perendim dhe automatikisht elitar, eshte e drejta juaj por jo detyra e gjithe te tjereve. Po je ndonje i larpermendur qe ke lene ndonje dobic rruges, ok, po je ndonje tjeter qe u tregove i matur me ca abuzove, prape ok, po je autori, ta kane futur shume thelle e mire ta kane bere se leket t’i moren andej e don me i marre mbrapsht ketej, po ketu te tregojne Stambollin … bashke me kopetentet qe e kane emrin ketu lart dhe ne organet shteterore qe duhet t’i bindeni si vorioperendimoret e leshit …
Une jam Ervin Ruci. Po juve qe lehni si qente pas gardhit kush jeni?
Kur paraqita doreheqjen ne Shkurt te ketij viti, ju thashe qe do te vazhdoj te them te verteten mbi ju, edhe kur te pushoni se genjyeri per mua.
Dhe po ju them edhe njehere me ate edukaten time perendimore, ngaqe me sa duket jeni shume te perpleksuar nga sarkazma; qe ato qe rrokulliset ketu ti fusni perseri andej nga dolen, se per asnje gje tjeter nuk keni vlere.
Per te siperpermendurin, Ervin Ruçi.
Une jam e mbetem “popolo di Tirana”dhe prapa me vjen historia. Pra, siç e shikon nuk kam asnje lidhje me Vloren, qe e dua aq shume.
Ti themi pra gjerat ashtu siç jane : Dija, Universitetet nuk behen as me dekrete, as me levdata e as me mburrje boshe. Ato lindin e zhvillohen vetem me pune, pune, pune … e hapje horizontesh te reja. E pra, kjo eshte nje e vertete e thejshte qe nuk ka nevoje per univeristet perendimor per ta mesuar .
Te pershendes per shkrimin. Ju jeni djali me vlera qe se bashku me Z. Tanush deshironit te sillnin nje sistem arsimor te perparuar e te moderuar. Po nuk e donin kete sistem te paaftet,te koruptuarit , hajdutet e matrapazet e ketij vendi. Kjo eshte arsyeja perse truri i ketij vendi largohet,sepse ketu nuk do te gjendet kurre e verteta dhe drejtesia.N.q.s nje dite do te jete ndryshe,jo si tani i gjithe truri i vendit do te vi ketu te kontriboje ashtu si donit Ju te kontribonit ne kete vend.Te uroj suksese kudo qe te jesh dhe ec ne gjurmet e prinderve te tu qe une personalisht i nderoj i respektoj shume.
Nje patriotja jote
Nga keto qe shkruan kjo “ice” ketu, duket sheshit se Vlores nuk i ka mbetur më “tru” …
O dotore Eustrati ( te gjitha ata qe mbarojne studimet ne itali jane “dotore”), me perjashtim te informatizimit ( i panevojshem) te procesit mesimor, cdo gje tjeter ne Univesitetin e Vlore, ne kohen tende dhe te atij mafioziot, pesoi renie.Shumica e stafit pedagogjik qe u rekrutua, nuk gjenin pune as ne shollat tetvjecare. Mendo qe “shefja e dep te inxh elektrike” isht nje injorantwe e vertete sa edhe te fuste spinen ne prize kishte frike (mereni sic e kam shkruar dhe mos mendoini per ndonje “spine” tjeter)
Shume te njohin por pak ti din vlerat zoteri.Po te ishe denuar me burg, per vjedhje apo per vrasje, po te dije te perdorje automatikun dhe te mbaje thike ne brez, po te shkruaje parrullla per partin neper mure dhe asfalte do e kishe vendin e punes te sigurte, keta jane tituj shkencor me te cilat munde te fitosh dhe te mbash nje vende pune, jo doktoratura joete e mbrojtur plot mund e sakrifica ne perendim..Kultura dhe progresi tashme i perket nje perjudhe qe i ka kaluar koha, Nuk munde te jetojne dhe te rrine bashk ditura me injoracen, progresi me regresin. Sa per ata qe kane shkruar me larte me nje fjalor qe do ti kishte zili dhe nje rrugac rrugve, qe sote gezon nje detrye te larte shteterore, mos u merzit, kur nje qene te kafshon ti cfar do beshe, do e kafshosh.
pa tjeter qe ka shume “vlera” (b…lepires), perderisa sa mbaron shkollen “behet” zv.rektor
Ne fakt ju qe flisni me kete gjuhe se nuk u pelqen puna por u pelqen qe ta merrni shkollen me cdo lloj forme pa e merituar.NUk mund t’ia keni idene ju ketu se cfare sakrifice bejne te gjithe studentet qe studjojne jashte per ta bere shkollen dhe aq me teper te dalin me rezultate te larta.Ata perballen me veshtiresite qe i di vetem nje emigrant. Por me njerez si ju qe dini vetem te fyeni dhe te talleni me aftesite dhe vlerat e te tjereve e kemi shume qe jemi dhe ne kete nivel.Kete meriton ky komb kur ka me shume njerez si ju se sa njerez te afte
per orikun: – shum “vrer” paske (surat-sqetull)
po ti o “radhima”, surat “fondoschiena”, ku e pata “vrerin”, apo tek e verteta?
per oriket dhe kacalythet e tjere: juve populli dije dashes i vlores nuk do shkoni ne BE me batutat e skeles, por vetem me lider te arsimuar dhe progresisite, te gjithe ata qe jane pjerdhur nga U. i Vlores e kane merituar se jane te paafte dhe te korruptuar. juve do vazhdoni te merrni diploma te lyrosura me pagesat per pedagoget truthare, qe nuk dine se cdo te thote te botosh nje artikull, kamarier behesh edhe pa diplome te blere. per gje tjeter nuk vlen
Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se cfarë jep, dhe jo në atë se cfarë është në gjëndje të marrë. E nese ajo cfare i kane dhene qytetit keta te shkolluar ne perendim eshte mbllefi dhe sharjet e shumta qe kane per qytetin dhe shtetin e tyre atehere me vin keq . Diskutimi eshte i mbyllur ,nuk ka vlere . Qyteti ish i mrekullueshem kur vin dhe e vjedh dhe eshte llum kur te iken nga duart kjo mundesi. Lini menjane mllefin e sharjet e nese keni gje per te shkruajtur qe ja vlen ok ,
Turi, juve po qe i keni kuptu gjerat drejt! ?
Bashkohem me ty vetem ne fjaline e fundit, qe flet mjaft qarte per karakterin e Shqiptareve. Per te tjerat sikur flet ne ajer. Akoma nuk e paske te qarte qe ketu, ne Atdheun tone te dashur, nuk te lene te ndermarresh asnje iniciative nqs nuk i ben gjerat sipas rregullave te ‘ tyre’ ? Duhet te shnderrohesh ne nje militant te rendomte nese do te kesh sukses. Eh zoteri, Europa i ushqen brezat me tjeter fryme………… Fryme te cilen u perpoqen disa si Tanushi, Eustrati, Ervini… etj. ta sillnin ne Shqiperi Kam lexuar dicka mbi lidershipin : Sulmohet gjithmone me i miri dhe me i forti. Te lartpermendurit ishin te tille….. Kuptohet gjithsecili ka gabimet e veta, kali kuq e ka nje huq, por ne kembim me revolucionin qe bene ne Universitetin e Vlores ne aq pak kohe …… un i them faleminderit te treve.
Zhupa bej ndonje artikull te ri ,se kete e kemi lexuar prej korrikut cdo muaj ,edhe ate intervisten tjeter .Fakti qe e dergon cdo dy tre ore ne faqet tona te grupeve nuk eshte se e rrit nivelin e permbajtjes.Vizibiliteti nuk rritet me postime ,por me pune.pataj sic thua ti kudo “Sulmohet gjithmone me i miri dhe me i forti” ne keto raste i bie te jete ai qe ti nuk po rresht se shari prej 365 ditesh .kam nje shoke psikolog ,nese do, ta rekomandoj ta kalosh me qete kete faze te veshtire tranzicioni.