Administrata “SALI”, mbushur me militantë, hajdutë, dhëndurë, mbesa, gra e gjyshe pushtetarësh

4 Korrik 2011, 22:15Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Një nga kushtet kryesore të paraqitura si detyrim prej BE, që qeveria “SALI” nuk e ka kryer, madje po e çon në shkatërrim të plotë është administrata publike e ndërtuar jashtë standardeve minimale. Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe administratë publike pa profesionalizëm, me sjellje rrugaçërore, me fytyrë abuzive e veprimtari të korruptuar. Pushteti politik “SALI” është ngritur dhe po funksionon mbi bazën e një administrate me strukturë të plotë partiake, me zyra të mbushura me drejtues, zyrtarë e deri sanitare me “diplomë” nepotizmin, klentelizmin, interesat, shoqërinë, dashuriçkat, pozitën gjeografike, krushqitë e militantizmin sipas partive të koalicionit partiak.

 

Miqtë e “ushtarët” partiakë analfabetë ne zyra, inteligjenca shet fara në rrugë

Tre ditë më parë, ashtu si 20 herët e tjera gjatë këtyre 6 viteve pushtet, kryeministri Sali Berisha i bëri përsëri thirrje formale e tallëse inteligjencës, që “të kthehet në Shqipëri, për të kontribuar në drejtimin e punëve në administratën publike…”. Me këtë thirrje të dalë boje, kryeministri SALI i “administratë-çetës” politike, klienteliste e nepotike, po vazhdon të mashtrojë inteligjencën dhe po i bënë demagogji BE. Faktet kanë treguar e tregojnë përditë, se inteligjenca e mbetur në Shqipëri nuk përfillet nga pushteti, duke u katandisur të shes fara, cigare e banane rrugëve, për shkak të papunësisë e varfërisë. Ndërsa inteligjenca që gjendet jashtë vendit e ka pësuar shumë herë nga mashtrimet e SALIUT, duke u kthyer, duke mbetur rrugëve e duke ia “mbathur përsëri jashtë kufijve. Edhe pas thirrjes së fundit, kjo inteligjencë “viktimë” nuk kthehet në Shqipëri, mbasi e di që lihet rrugëve, sepse zyrat e pushtetit “SALI” janë mbushur me dhëndurë, gra, nipër, mbesa, kunata, shokë, ortakë biznesesh e dashnore të pushtetarëve, të politikanëve të lartë, të ministrave, deputetëve, zv/ministrave, ambasadorëve, prefektëve e deri të drejtorëve të nivelit të parë në ministrira, qarqe e rrethe. Sipas statistikave reale, 33% e inteligjencës shqiptare është larguar jashtë vendit, për shkak të politikës denigruese ndaj tyre. Afro 85% inteligjencës që kryen studimet jashtë vendit, nuk kthehet në Shqipëri. Afro 80% e inteligjencës potenciale që ka mbetur në Shqipëri gjendet rrugëve e papunë, ose në punë fizike, mbasi partia nuk i ka në listën e militantëve, mbasi ministrat e deputetët nuk i kanë në listat e shokëve dhe ortakëve të biznesit, mbasi nuk janë nga zonat gjeografike dhe lidhjet e krushqive të njerëzve komandues të pushtetit. Mbi këto kritere është strukturuar dhe funksionon administrata publike në Shqipëri, në të gjithë nivelet e saj, madje deri tek çerdhet e fëmijëve. Aktualisht, në emigracion ka ikur 70% e inteligjencës shkencore potenciale, ndërkohë që 90% e administratës nga nivel drejtorë drejtorie e deri në drejtorë kopshte fëmijësh, drejtohet nga të “diplomuar” që mbajnë mend vetëm se për çfarë dege janë diplomuar. Në 55% të rasteve, administrata e nivelit të parë nëpër ministri, drejtohet nga zyrtarë jashtë profilit të sektorit që drejton. Afro 65% e nëpunësve të administratës publike qëndrore nëpër ministri, qarqe e rrethe, nuk kanë as  shkallën fillestare të kualifikimit (etikën) si nëpunës, ndërkohë që 50% nuk kanë patur asnjë ditë kontakt praktik me profesionin e tyre. Nga shërbimet e kontrollit të brendshëm nëpër ministry e qarqe, rezulton se 23% e nëpunësve të lartë janë me diploma false, prej të cilëve vetëm gjysma janë larguar nga puna, mbasi gjysma janë mbrojtur prej titullarëve të lartë e vazhdojnë të drejtojnë zyrat e shtetit. Ky kontigjent “leckë” nënpunësish e drejtuesish të lartë me diploma false e pa nivel profesional, që ka mbushur zyrat e shtetit, të pushtetit e institucioneve është “ushtria” e kapove të partive, miqve të kapove të pushtetit e ministrive. Ndërsa inteligjenca potenciale, ajo që i duhet drejtimit të punëve dhe progresit të vendit, por që nuk plotëson “kriteret” e punësimit të pushtetit “SALI”, vazhdon e qëndron prej vitesh nëpër trotuare, duke shitur fara, banana, cigare, duke punuar roje nate, lavazhierë e duke lypur punë.

 

Ligji të nxjerr në pension 60-65 vjeç, konkurset “SALI” të nxjerrin 30 vjeç!

Prej 6 vitesh kam ndjekur njoftimet në shtyp, të bëra nga Sektori i Shërbimit Civil pranë Ministrisë së Brendshme, që merret me rekrutimin në administratën publike. Ky sektor, boton përditë njoftime për vende të lira e të reja pune. Këto njoftime janë false, bëhen kot, mbasi në këto “vende të reja pune”, ose “vende vakante” që shapllen, nuk mund të futesh dot edhe nëse konkuron. Faktet kanë treguar, se atë vend pune që publikohet, nuk e siguron dot edhe pse je më i kualifikuar e më i aftë profesionalisht se të tjerët. Pse? Ka tre pamje:

–   Këto vende pune në administratë, apo institucione e shërbime publike, krijohen “me prenotim”, hapen “posaçërisht me urdhër nga lartë”, ose caktohen nga ministrat me emra për miqtë, shokët, të afërmit, dashnoret, pazarxhinjtë, të “besuarit” e tenderave.

–    Këto vende pune shpallen pasi në to figurojnë të punësuar të përzgjedhurit e titullarëve, duke bërë konkurset formalisht, sa për procesverbal.

–   Për këto vende pune, përcaktohen qëllimisht ato kritere punësimi, që plotësojnë ata që kanë përzgjedhur e për të cilët janë krijuar këto vende pune.

Po japim një rast tipik antiligjor e klientelistë të modelit “SALI” të punësimit në administratën  dhe institucionet shtetërore. Sipas ligjit në fuqi, secili shtetas, që nuk ka dalë ende në pension, si dhe që ka kualifikimin profesional në përputhje me kërkesën për vendin e punës që shpallet, ka të drejtë të kërkoj të konkurroj. Mirëpo, sa lexon njoftimin, ndesh me një bllokazh krejt absurd. Titullarët e ministrive që shpallin vende të lira pune, nuk krijojnë liri punësimi për të gjithë. Ata vendosin disa kushte. Psh, thuhet se kandidati duhet të jetë deri në moshën 30 vjeç! Duhet të dijë mirë, në të folur e në të shkruar, 1, 2 dhe 3 gjuhë të huaja dhe “iks” gjuhë të huaj (siç e ka i përzgjedhuri i tyre). Duhet të ketë përvojë në administratën e lartë shtetërore jo me pak se 5 vjet. Duhet të ketë notën mesatare të shkollës së lartë mbi 9. Duhet të ketë përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës. Të jetë femër. Këto kushte punësimi, shpiken e përdoren qëllimisht nga drejtuesit e ministrive, megjithëse nuk janë aspak ligjore, as sipas Kodit të Punës e as sipas Statusit të Nëpunësit Civil.

Konkurset për punësime në administratën publike, po përdoren hapur si bllokazh ndaj të aftëve, si rrugë e lirë punësimi për miqtë dhe shokët e titullarëve të institucioneve, po përdoren si shantazh psikologjik për të paaftët që rekrutohen, si qark i mbyllur nepotik dhe hapësirë e lirë për korrupsion. Pa përmendur kushtet e vendosura, mjafton të jesh psh, në moshën 30 vjeç e 1 ditë dhe nuk pranohesh në konkurrim për vendin e punës që shpallet, mbasi kaq veç e do ministri atë që punëson. Pra, megjithëse mund të jesh tepër i aftë, i ke të mbyllura dyert e punësimit në administratë. Mirëpo rrugët për t’u bërë pjesë e administratës “SALI” janë të bllokuara edhe pse dihet, që 75% e specialistëve e shkencëtarëve në vendin tonë, janë mbi 40 vjeç!

 

Zyrat, mbushur me gjyshe politikanësh, vjehrra ministrash e deputetësh

Pushteti “SALI” ka shpikur “konkurset” false për të bërë punësime nepotike, klienteliste, korruptive në administratën publike, me synimin për të spostuar, sulmuar, denigruar e për të bllokuar inteligjencën potenciale, që të mos jetë në krye të punëve dhe drejtues në zyra. Por, po ky SALI “reformatori”, ka mbushur zyrat me nëpunës që e kanë kaluar moshën ligjore të pensionit 60 e 65 vjeç. Kryeministri demagog, që i bënë thirrje inteligjencës potenciale të kthehet në Atdhe, ka 6 vjet që ka mbushur zyrat me pleq e plaka që heqin “këmbët zvarrë” korridoreve të ministrive dhe institucioneve, që mbahen “për krahësh”, kur ngjitin shkallët, apo që dremitin 8 orë majë kolltuqeve. Këta “rryqo” mbahen ende në punë edhe pse kanë afro 5-10 e 15 vjet që kanë dalë në pension. Administrata, të cilës i kemi besuar futjen në BE, punon me 32% nëpunës mbi 60 vjeç, me 35% që kanë mbushur moshën e pensionit dhe me 21% që kanë kaluar me 2-5 vjet moshën e pensionit. Pa llogaritur këtu 1090 rastet, kur zyrtarët e lartë kanë kaluar 70 vitet. Shembulli më tipik është rasti i këshilltarit të Saliut, Lufter Xhuveli, i cili ka dalë në pension që në vitin 1989 dhe vazhdon të jetë pjesë e administratës së lartë publike! E kundërta ndodh kur të drejtën e punësimit në adminsitratën publike e kërkojnë ata që nuk kanë lidhje me kupolën e pushtetit. Sipas ligjit, mosha e daljes në pension është 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Mirëpo sipas “ligjit” të punësimit të konkurseve të modelit “SALI”, po kalove 1 ditë moshën mbi 30 vjeç, nuk ke të drejtë të jesh në administratën publike, ndërkohë që zyrat janë mbushur me pleq e plaka militante, gjyshe politikanësh, vjehrra ministrash e deputetësh, që kanë si tregtues vetëm kartonin e quajtur “diplomë”, që kanë mbiemër si gjendja civile e pushtetarëve, që kanë tesera partie, që janë të besuar për të bërë e mbuluar pisllëqet financiare dhe morale që bëhen zyrave.

Në administratën e këshillit të ministrave, bashkë me SALIUN janë edhe 95 nëpunës zyrash të larta, që përfshihen brenda moshës 68-75 vjeç. Këta mbahen ende në punë, madje në poste drejtuese që kërkojnë energji e kulturë europiane edhe pse ligji i njeh si pensionistë, siç njeh edhe kryeministrin SALI, i cili pas pak ditësh (sipas certifikatës së lindjes) futet në vitin e 68-të. Ky kontigjent të moshuarish, që për shkak të moshës nuk ka asnjë lidhje me ngarkesën dhe cilësinë e punëve, ka bllokuar punësimin e inteligjencës potenciale në moshë aktive. Vetëm një fakt: Në periudhën Janar 2010-Mars 2011, kanë aplikuar 1950 specialistë për punësim në administratën shtetërore, prej të cilëve janë pranuar vetëm 42, të cilët kanë “çarë me ndërhyrje tek njerëzit e pushtetit”. Të tjerët janë ktheyr andej nga kanë ardhur. Po gjatë kësaj periudhe kohore, kanë konkurruar 8710 specialistë, por janë pranuar vetëm 12, mbasi 958 vendet bosh, ishin të “fituar” që më parë nga të rekomanduarit prej ministrave, deputetëve, familjeve Berisha, Meta e Topalli.

9 komente në “Administrata “SALI”, mbushur me militantë, hajdutë, dhëndurë, mbesa, gra e gjyshe pushtetarësh”

  1. arben says:

    te gjithe keto gjysher mbahen ne pune nga sali horri po me e keqja eshte se me punen e shtetit abuzojn dhe te gjithe kane nga nje sekretare te re lum per ato patjeter edhe ndonje vajager lejohet neper zyrat e tyre e kan te ligjeruar nga sali muti

  2. genti says:

    Saliu ka rjedhur nga mendet, sa here qe e shikoj ndihem ne siklet. Paskemi qen popull injorant!!!!!!!

  3. albaniac says:

    Vjet me duheshin 2-3 studente(e) te vitit te fundit per nje punesim afro 3-4muaj ne baze part time dhe normalisht qe u drejtova tek Fakuleti dekani i te cilit eshte nje miku im i nderuar.Mbasi me degjoi me tha:
    “|Nuk te jap asnje! dhe as mos u mundo me…”
    Shkurt muhabeti ideja ishte se ne kete Fakultet nje pjese e mire kishin hyre me diplome te 8 apo 9 vjecare dhe qe ne vend te konkurimit apo dhe aplikimit kishin nje leter bakalli me firma dhe vula te partise shtet qe e quanin ‘rekomandim” dhe disa pedagoge qe jane ne prag te pensionit u kercenuan me dalje ne pension te “parakoheshem” nqs disa syresh nuk fillonin ne shtator.
    Nuk kam per ta harruar nenqeshjen e dekanit me koke te ulur kur me tha se me keta studente shume shpejte do ta kthejme dhe kete fakultet ne nje avangarde te studimeve universitare ne rrang ballkanik….me duket se citoi nje ish puntor pike karburanti qe sot “punon” ne parlament dhe u desh qe te dorezonte postin administrativ te zv/mininstrit….

    Moj kasolle ku na mblodhe….

    1. fatushi says:

      O albaniac ke komentuar ate qe medoj edhe une, Universitetet tona jane kthyer ne shkolla nate,dhe une mendoj se jane te pa dobishme per kete shtet,te theme se jane te padobishem sepse ne vend qe te reflektojne dije,dhe kulture ato reflektojne injorance dhe jo profesionalizem dhe si te tilla keto universitete e cojne kete vende te mallkuar mbrapa.do te shkruaj disa momnete te kuptosh se cfare behet ne to,nje polic qe emrin nuk ja beje publik me nje shkolle fallso te mesme,ka mare dy diploma te shkolles se larte dhe po vazhdon nje dege tjeter,fale uniformes, dhe perkrajes se partise demokratike,nje mesues matematike qe aktualishte jep mesim ne nje shkolle tetevjecare eshte pa shkolle te mesme,dhe mbaroi universitetin per matematik -Fizik,dhe sipas prinderve te nxensve ai nuk di te zgjidhe nje ekuacion,dhe ky mbahet po nga partia,nje ish polic u lirua se kishte deftesen fallso,por ama vazhdonte studimet ne universitet dhe u perjashtua ne vitin e katert,kjo mbase publikimit te defteses,se po te ishte per universitetin ai do kishte mbaruar edhe master,te gjithe ato qe ne qyet njiheshin si ordiner,dhe qe kishin lene shkollat tete vjecare ne mes,sote jane bere me diplome Universiteti nuk po ja permende qytetin,por ju te nderuar komentues munde te beni paralelizma ne qytetet tuaja.Mbasi mbarojne keto shkolla keto tipa meren dhe me politike,kryesishte duke u angazhuar tek L.S.I se ajo parti njhet per grumbullim te ketije kontigjenti,te cileve u jep poste drejtuese sipas formuses qeverisese.Nuk ka ku te veje me keqe kur ne gjithe administraten publike komnadojne njerez te pa afte,ryshfetgjinje,seksere imoralet,qe te maresh ndonje vende pune duhet medeomos te kesh rekomandim partije, te lesh militante i zjarte i partise(Demokratike) po te jeshe femer detyrimishte duhet te jeshe e bukur,ne raste tjeter duhet te paguash te paket 3000 euro me minimalja,kjo varet nga vendi i punes,arsimi e ka 4000 mije euro infermjeraja e ka 3500 euro,pra nga te gjithe keto duhet te zgjedhesh.me thoni ndonje femije te ndonje politikani qe vazhdon universitet publik ne perjashtim te atyre qe jane djegur neper universitetet jashte vendit,Por nuk jane vetem universitett shtetrore por jane edhe ato private me te njejtin nivel mjafton vetem leket se te vjen diploma,kushedi sa politikan kane mbaruar universitet privat ne Tirane, dhe sa te tjere po e vazhdojne,mjere neve thuaj se cfare brezi po pregadisim per te drejtuar kete vende,dhe me te drejte ajka e ketije kombi emigron per nje kjete ma te mire,large ketyre injorantve komandues,dhe eshte me te drejte shprehja jote i nderuar “Moj Kasolle ku na mblodhe”

  4. Miku qe ju don te miren says:

    More se kushe ashte Saliu e çfar done aji e dine te gjithe. Po kushe do te çoje populin e ti prije pere permbysjen e ketyre qelbesirav kete nuke e dime Mos vadhe eshte e domosdoshme te organizohen komitet per rrezimin e Diktatures se Intelektualet shkruajne flasin neper kafene e ulin koken nje vetvrasje kjo per ta.

  5. karaduzi says:

    Mund te themi se administrata ,qe ne kemi sot na prezanton si nje vend tipik feudalo fisnor.Eshte e natyrshme te mos pretendojme nivele bashke kohore per vet prapambetjenqe kemi trasheguar ne kete fush,por e keqja eshte se ne vendin tone ne periudhen e demokracise kemi bere hapa mbrapa.Ne sistemin qe lame pas pervec kriterit politik i deklaruar,per sa i takonte profesionalizmit administrata ishte ne nivel me te larte.Me kete tradit negative 20 vjecare kush do qe te vij ne pushtet e ka te veshtire te beje nje reforme te madhe pa nje konsensus.Vetem duke u siguruar nga politika administrata do te funksionoj normalisht,ateher zgjidhet dhe kanceri i zgjedhjeve duke zevendesuar administraten politike me ate publike,te shpetojme nga Ristanizmi.

  6. shpulla says:

    a more djem, kjo eshte mafja, vjedhja e organizuar, grabitja nje nga zakonet me te vjetra te vjeriut dembel, dhe dembela ka shume

  7. gazi says:

    -Kjo esht menyra qe saliu i qendron bisnik elektoratit te tij
    -Pse do bej si p.s-ja qe mban demokratet kur vjen ne pushtet dhe le socialistet pa pune?
    Dhe kete e quan progres,lol
    Progres esht te hapesh vende pune qe te punesosh dhe demokratet pastaj.

  8. Ivani i madh says:

    Ne shqiperi po nuk u kurijuan organizatat e ekstremit te djadhte e te majte si dhe grupet anarkiste keta plera nuk ndalen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje