Bashkohuni me ne në luftë kundër ryshfetit

1 Korrik 2011, 21:59Blog TEMA

?Nga William Hague*

*Op-ed nga Sekretari i Jashtem Britanik mbi Ligjin kunder Ryshfetit

Ryshfeti është një problem modern i tregtisë ndërkombëtare. Në një kohë kur kaq shumë njerëz janë duke luftuar me renien ekonomike, ryshfeti është një sëmundje shumë e vërtetë dhe kërcënuese për prosperitetin tonë. Ai paraqet një sfidë serioze për zhvillimin e ekonomive dhe kontribuon në dështimin e tregut. Ai shtrembëron konkurrencën, dëmton ndërmarrjet dhe është një mallkim për bizneset. Ai mbyt talentin dhe inovacionin dhe vret sipërmarrjen. Në shumë raste, janë më të varfërit e shoqërisë ata që e pësojnë më keq.

Për bizneset, ryshfeti është një kërcënim që ka nevojë të menaxhohet në mënyrë aktive, si mashtrimi apo përvetësimi. Korrupsioni shton deri në 10% të kostos totale të të bërit biznes në nivel global, dhe deri në 25% të kostos së kontratave të prokurimit në vendet në zhvillim.

Të bësh biznes në tregjet e korruptuara është si të shtosh shpenzime ekuivalente me një taksë 20% mbi biznesin. Në vitin 2010 dhe 2008, afërsisht një e pesta e drejtuesve të anketuar kanë raportuar se i është kërkuar të paguajnë një ryshfet, dhe afërsisht po e njëjta përqindje kanë humbur biznesin ndaj një konkurrenti i cili e kishte paguar ryshfetin.

Në mënyrë të pandryshueshme, kostot sociale vijnë paralelisht me kostot mbi biznesin – efekte shume të dëmshme mbi punësimin, shëndetesine, arsimin, si dhe një shterim i kotë i burimeve natyrore.

Ligji kunder Rryshfetit i cili hyn në fuqi më 1 korrik në Mbretërinë e Bashkuar, është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Britanisë për të luftuar Rryshfetin. Ligji do të pajisë Gjykatat në Mbretërinë e Bashkuar me disa nga legjislacionet më të fuqishme anti-ryshfet në botë. Ligji konsolidon dhe aktualizon legjislacionin e mëparshëm dhe paraqet dy akte të reja të përgjithshme për dhënien ose marrjen e ryshfeteve: një akt mbi rryshfetet e zyrtarëve publikë të huaj për bizneset, dhe një akt në lidhje me organizatat tregtare që dështojnë të parandalojnë ryshfetet e kryera në emër të tyre.

Duke treguar një qëndrim të fuqishëm kundër ryshfetit, jo vetëm që do të luftojmë këtë fenomen, por kjo do të shërbejë si një nxitje për biznesin. Veprime të fuqishme kundër ryshfetit do të forcojnë tregun e lirë. Kjo do të shtyjë më tej konkurrencën dhe do ti sigurojë konsumatorëve dhe publikut një pazar më të drejtë e më të mirë. Çmimet ulen, shërbimet përmirësohen dhe biznesi rritet. Por mbi të gjitha, qëndrimi i fortë kundër ryshfetit do të tërheqë biznese dhe investime, në vend që ti pengojë ato.

Bizneset janë në një mëndje me ne. Edhe ata do të donin të shihnin problemin e rryshfetit jashtë transaksioneve të biznesit. Ata gjithashtu duan të shohin një lojë të ndershme dhe të niveluar njëlloj për të gjithë. Të gjitha bizneset kryesore dhe organizatat e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar e kanë bërë të qartë se duan ti shohin fundin këtij problemi.

Ky nuk është vetëm një problem për Perëndimin apo ekonomite udhëheqëse në botë. Rryshfeti krijon dëme edhe më të mëdha në vendet në zhvillim, të cilat mund ta përballojnë atë më pak nga të gjithë. Vendet në zhvillim përballen mjaftueshëm me luftën për të ndërtuar ekonominë, të krijojë sisteme të duhura tatimore, të ofrojnë shërbime publike si shëndetësia dhe arsimi, si dhe të nxitin rritjen. Rryshfeti shton kostot, mashtron sistemin dhe vjedh të holla. Ai fut në kurth  të varfërisë njerëz dhe shtete.

I bëj thirrje vendeve të tjera për të parë mirë ligjet dhe rregullat e veta mbi ryshfetet, dhe të marrin masa të ashpra kundër tij. Sa më shumë të bashkohen me ne për të luftuar këtë fatkeqësi, aq më shpejt ne do ta mundim atë. Shumë vende kanë tashmë ligje të ashpra mbi ryshfetet, por nuk ka dyshim që mund të bëhet akoma më shumë për t’i bërë ato më të forta dhe të zbatohen plotësisht.

OECD ka kryesuar përpjekjet ndërkombëtare për të trajtuar ryshfetin në të gjithë botën dhe ata duhet të marrin meritat për përpjekjet e tyre deri tani. Konventa e OKB kundër korrupsionit është një tjetër marrëveshje e rëndësishme ndërkombëtare në luftën për ndërtimin e ekonomive dhe të shoqërive më të forta. Ka shumë organizata të tjera të tilla si G20 që bashkohen në përpjekje për të trajtuar këtë problem dhe Mbretëria e Bashkuar është e prirur për të punuar me të gjithë ata. Unë vendosmërisht besoj se Akti mbi Ryshfetin në Mbretërinë e Bashkuar do të bëjë më shumë për të mbështetur biznesin dhe tregtinë tonë me botën. Por Mbretëria e Bashkuar nuk mund të ketë sukses vetëm. Vetëm nëpërmjet veprimit global, udhëheqjes së vendosur, dhe përmes veprimit të qeverive edhe në vende të tjera dhe me mbështetjen e biznesit do të bëjmë të mundur të ardhmen e begatë që të gjithë duam të shohim.

2 komente në “Bashkohuni me ne në luftë kundër ryshfetit”

  1. si mjere Ne says:

    Jam plotesisht dakort me thirrjen tuaj, Z .WILLIAM. Shteti juaj, ANGLIJA, eshte nje shtet i vertete dhe qe i ka dhene KULTURE TE GJITHE BOTES. Por problemi eshte cfare mund te bejme Ne shqiptaret qe nuk kemi shtet dhe qe jemi 200 vjet a me shume se JU anglezet.
    Dhe tjetra eshte qe Ne jo vetem qe na mungojne ligje demokratike, por edhe nese kemi ndonje te tille ,nuk don politika ta zbatoje.
    Nga ana tjeter ,nese dikush guxon te luftoje korrupsionin ,ta dish se e pret plumbi.
    Por Ne shpresojme qe DON ZOTI JU kujtoheni te na ndihmoni edhe Ne, perdryshe………………..skemi gje ne vije.

  2. kunadhja thote says:

    Po ckuptim ka nje pune p.sh nje tender ketu pa 10% apo dhe me shume. Nuk e merr dot ndryshe .Ne cdo zyre shteterore qe shkon per te kryer punet qe te lidhin me te patjeter qe do te japesh ryshfet. Kete gje e ushqejme ne vete. Pra te gjithe ne bashke kemi kete “vjedhje te vetes” .Secili nga ne duhet ta filloje nga vetja . Eh histori e gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje