Regjistrimi, më shumë i zhurmuar se sa i debatuar

29 Qershor 2011, 11:57Blog TEMA

Nga Preç Zogaj

Nxjerrja nga sirtarët dhe futja në procedurë e projektligjit për regjistrimin e popullsisë dhe banesave është një rast shumë i mirë që ai të diskutohet e debatohet me transparencë të plotë para publikut, duke u dhënë mundësi mbështetësve dhe kundërshtarëve të shpalosin dhe kryqëzojnë argumentet e tyre në të njëjtën aulë, në Komisionin e Ligjeve dhe në seancën plenare, kur t’i vijë radha.

Deri me sot, falë pasivitetit të qeverisë në një anë dhe agresivitetit mediatik të lëvizjes “Aleanca Kuq e Zi” në anën tjetër, kjo çështje ka prodhuar më shumë zhurmë se sa debat. Më shumë show politik se sa shqetësim të mirëfilltë qytetar dhe atdhetar. Me shumë pikëpyetje të reja, se sa përgjigje për paqartësitë e projektligjit.

Autorët dhe kundërshtarët e projektit kanë qëndruar në distancë. Distanca ka bërë që hendeku mes qëndrimeve pro dhe kundër të rritet në atë masë, sa po të besosh retorikën e krerëve të “Aleancës kuq e zi”, qeveria apo segmente brenda saj, po bëjnë punë e armiqve të Shqipërisë dhe po ua japin atyre në pjatë çfarë nuk e kanë marrë dot as në shekujt dhe mijëvjeçarët e pushtimeve: identitetin e kombit shqiptar.

Kjo nuk besohet. Sado i bazuar të jetë shqetësimi dhe sado e sinqertë të jetë revolta e “kuqezinjve”. Ka gjithnjë shumë filtra, ndërgjegje, stacione dhe pengesa në rrugën e shndërrimit të një drafti në projektligj dhe të një projektligji në Ligj. Aq sa është e pamundur që “tradhtia” e një zyrtari që ka akses në ligjbërje të bëhet tradhtia e një klase të tërë politike.

Gjithsesi, Qeveria dhe Kuvendi, nuk kanë asnjë arsye të injorojnë zërat kundër dhe të imponohen me arrogancë për një çështje që s’ka përse zgjidhet me forcën e kartonit. Kartonit i vjen radha në mënyrë të pashmangshme, por në rastin e ligjit të regjistrimit kanë përparësi argumentet. Ministri Genc Pollo dhe relatorët e Komisionit të Ligjeve duhet të argumentojnë nevojën e këtij Ligji, mbështetjen e tij në frymë dhe në germë në standardet e familjes europiane. Herë pas herë kemi dëgjuar të thuhet nga deputetë të ndryshëm se “molla e sherrit” – vetëdeklarimi i etnisë dhe besimit fetar nga qytetarët nuk është një kërkesë e detyrueshme. Qytetari po të dojë e deklaron, po të mos e dojë nuk e deklaron.

Një klauzolë e tillë e shfryn dhe zhvlerëson retorikën kundër regjistrimit. A është kjo klauzolë në projektligj? Kjo duhet të sqarohet. Nëse nuk është, ia vlen të vihet. Mund të ketë edhe pika të tjera, që janë bërë “gogol” nga mungesa e shpjegimeve apo janë të paqarta dhe të dëmshme në vetvete. Nuk ka asnjë gjë të keqe, përkundrazi, ligji do të fitonte shumë nëse qeveria reflekton pjesën racionale të kontestimeve nga parti, shoqata apo individë të ndryshëm. Për Ligjin e regjistrimit gjithë populli është “grup” interesi.

Nga kjo pikëpamje, në pamundësi praktike për t’u konsultuar me gjithë popullin, përveçse po të shtrohej çështje me referendum, Komisioni i Ligjeve duhet të ftojë krerët e lëvizjes “Aleanca Kuq e zi” që ata të shpjegojnë dhe mbrojnë peticionin e 20 mijë qytetarëve kundër vetëdeklarimit të etnisë dhe fesë. Deri më sot kreu i kësaj lëvizjeje, zoti Spahiu, ka prodhuar në anabasin e tij brenda dhe jashtë vendit me shumë retorikë nacionaliste se sa qasje profesionale për problemin. Sot dhe në ditët në vazhdim, atij i duhet dhënë mundësia të flasë me deputetët, pasi ka folur me tifozët. Unë nuk kam pasur rastin ta lexoj peticionin në fjalë dhe jam shumë i interesuar të njihem me përmbajtjen e tij.

Në deklarimet dhe intervistat e zotit Spahiu nuk del qartë pse është i rrezikshëm vetëdeklarimi. E folura e tij e rrumbullakosur dhe e veshur rëndom me patetikë nacionaliste nuk ndihmon për ta kuptuar në thelb problemin. Të kuptohemi. Është tjetër gjë çështja e ndryshimeve në ligjin e gjendjes civile. Në këtë pikë nuk kam objeksione për reagimet dhe propozimet e zotit Spahiu në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por këtu po flasim për projektligjin e regjistrimit, për kundërvëniet e Spahiut ndaj vetëdeklarimit të etnisë dhe fesë tashmë në statusin e kreut të “Aleancës Kuq e Zi”.

Ka mbivendosje, paqartësi dhe konfuzion në këto qëndrime. E thashë pak lart: nuk jam shumë i informuar as për projektligjin e qeverisë, as për peticionin e “Aleancës Kuq e zi”. Prandaj po ngulmoj se sot është ora për t’i ulur në një tryezë të dyja palët. Por në parim, prononcimet mediatike kundër vetëdeklarimit të etnisë të lenë shijen e keqe të epërsisë dhe kujdestarisë së disa shqiptarëve kundër disa shqiptarëve të tjerë. Disa shqiptarë vetëshpallen më shqiptarë se disa të tjerë. Me çfarë tagri? Këtë nuk e pranon arsyeja. Sipas mendimit tim, kjo është edhe një fyerje për racën në tërësi, që ka mbijetuar dhe ka ardhur në kohërat moderne si një popull kompakt përmes rreziqesh e stratagemash që kanë synuar deri asimilimin dhe zhdukjen e tij.

Si mund të jetë i rrezikuar nga vetëdeklarimi i etnisë sot që ka një shtet, një kulturë, një arsim të shëndoshë, një zhvillim dhe një ëndërr euroatlantike në përmbushje e sipër një popull që u ka mbijetuar pushtimeve qindravjeçare? Shqiptarët nuk kanë ende nivelin ekonomik të popujve të tjerë të Europës. Ata janë të vetëdijshëm për arsyet, por unë besoj se edhe në varfëri shqiptarët ndihen mirë në racën e tyre, madje mund të them se janë vërtetë krenarë për racën e tyre që nuk e ndërrojnë me asgjë. Askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë dhe fyejë krenarinë dhe lirinë e shqiptarëve duke u hequr si tutor i tyre dhe duke i konsideruar si njerëz që shesin identitetin për një copa bukë.

Mund të këtë prapëseprapë gjëra për t’u parë në pikën e vetëdeklarimit të etnisë, por unë dhe shumë te tjerë si unë nuk e kanë kuptuar pse “Aleanca kuq e zi” e fut në një thes vetëdeklarimin e etnisë me vetëdeklarimin e besimit fetar. Asnjë prej krerëve apo mbështetësve të kësaj Aleance nuk flet për pikën e besimit fetar. As zoti Spahiu. Asnjë argument, nga askush, përse janë kundër vetëdeklarimit të besimit fetar. E gjithë kjo sjellje e paqartë krijon vetvetiu përshtypjen se zhurmën e bëjnë për etninë, por hallin e kanë te feja. Do të shohim përgjatë zhvillimeve në Kuvend a ka, apo nuk ka bazë kjo përshtypje. Do të shohim, a mos vallë ndokush në qeveri po kërkon t’i japë popullit me dorën e Pollos atë që do t’i marrë me dorën e Spahiut.

Janë hamendje dhe hipoteza që mbështetën në kundërshtimin apriori, pa asnjë fjalë, të vetëdeklarimit të besimit fetar nga ana e qytetarëve. Shqiptarët janë një popull që tregohen nga gjithë librat dhe gjithë informacioni që jepet për ta si një nga popujt e rrallë me tre fe të ndryshme, pa llogaritur nënndarjet apo sektet. Të dhënat për përkatësinë fetare të shqiptarëve, që referohen sot e gjithë ditën, kanë dalë nga një regjistrim i kryer në kohën e monarkisë, vetëm pak vite pas shpalljes së pavarësisë.

Regjimi komunist ateist e zhduku fare fenë si institucion. Për regjistrim as që mund të bëhej fjalë. Është më e se e natyrshme që njëqind vjet pas shpalljes së pavarësisë, kur jemi larguar njëqind vjet nga realiteti i pushtimit osman, kur vendi dhe njerëzit kanë bërë një progres të jashtëzakonshëm në pikëpamje të arsimimit dhe civilizimit, kur si në çdo vend tjetër europian te një shtresë e caktuar shoqërore ka gjetur hapësirë edhe ateizmi i paimponuar si mënyrë të menduari, pra është plotësisht e natyrshme dhe e nevojshme që në këto kushte të kemi një vetëdeklarim të ri të shqiptarëve në lidhje me përkatësinë dhe raportin me fenë.

Kur e kanë bërë para tetëdhjetë vjetësh, përse të mos e bëjnë tani. Pluraliteti fetar ka qenë dhe është fati ynë. Shqiptarët kanë arritur t’i japin jetë dhe ta shndërrojnë në vlerë bashkëjetesën fetare duke pasur vetëdijen e kombit të përbashkët. Kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen. Kush ka frikë nga vetëdeklarimi nuk respekton ketë traditë dhe ka frikë nga liria dhe integriteti i individit, që është vlera supreme që krijon rendi demokratik.

Qeveria duhet të dëgjojë kundërshtarët, të reflektojë kur duhet reflektuar dhe të shkojë përpara. Duhet ta pohojmë se është një sfidë dhe një mision më vetë ky i krijimit të një populli me letra dhe inventar. Regjistrimi i popullsisë së qytetarëve dhe banesave është në vazhdën e këtij misioni.

 

18 komente në “Regjistrimi, më shumë i zhurmuar se sa i debatuar”

  1. Epiri says:

    pse duhet te kesh frike nga vetdaklarimi.sepse ne shqiperi njerzit jane per buke te gojes edhe vetdeklarohen ndryshe per nje thes me miell dalin me shume minortitare se sa shqiptare pastaj.shtetet pereth do kerkojne autonomi e keshtu krijohen konfilkte.cudi nukkam pasre ne asnje vend te europes vetdklarim vetem ketu ne shqiperi e duan greket.kur vete se kane kete ligj.me gjeni nej shtet sot te be vetdeklarim….dhe pataj ne tregojne be greket.po te jet keshtu futeni ne b…be se duam me presione te tilla.

    1. jimmy says:

      po vjen fundi i botes ne shqipri akoma merren me zbulime te cuditeshme pak probleme keni LErini njezit rehate i bete lemsh po flasin me veten dergoni ne cdo familje nga nje20 kilo vere me pire

    2. eddy says:

      shqiperia eshte vend me popullsi homogjene branda saje ndodhen pakica si jevgje arixhinj (rome )dhe ca greke popullsia te rregjistrohet dhe keto pakica te deklarojne racen e tyre gjerat jane te thjeshta ndersa shqiptari cfare do deklaroje qe jam kinez apo kongolez

  2. Arber Pashtriku says:

    Duket se Precin me shume e shqetesojne argumentat ose mos argumentat e Aleances Kuq e Zi se sa vete ligji qe po e shkaterron kete vend.
    Pro Qeverise kur kryen bema antishqiptare si kjo e regjistrimit dhe pro opozites kur eshte antishqiptare ne cdo hap te veprimtarise se saj.
    Cfare intelektuali i thua vetes.
    Ne e dime tashme qe ke qene informator i sigurimit te shtetit po me grekun cfare te lidh qe jam mbron interesat e helenizimit te jugut te Shqiperise?

    1. stalinsali says:

      Nje gje te tille do shkruaja dhe une.
      P. Zogaj, si ka mundesi qe si intelektual nuk mund te shikoni historine qe ka kaluar dhe faktet qe keni perpara ? Po nuk morret keto parasysh, nje anlize e sitiates do te ishte e verber. S’po merret vesh se ku e ke piken e gravitetit ne keto qe shkruan.

  3. Gjergji says:

    Po mire more, une kete vetedeklarimin nuk po e marr vesh fare! C’fare do te thote kjo qe une pashaporte mund te them qe jam nga Gana, Bregu i Fildishte, Zimbabue edhe pse jam i bardhe?!?!?!?!?! Se une keshtu e kuptoj. Perderisa shqiptaret qe paguhen nga shteti grek 5 groshe se s’kane buke te shkretet, e deklarojne veten grek, une neser mund te them qe jam amerikan.
    Te lutem m’a shpjegoni kete ligj se n’a ka vere salullatosi lemsh n’a ka bere!

  4. Adriatik says:

    Me nje retorike gjoja patriotike Prec Zogaj rreket te na mbushe mendjen neve dhe “kuqezinjve” se eshte e pamundur qe shqiptari te deklaroje nje identitet tjeter per shak te varferise apo interesave ekonomike. Po pse more Prec, pak here ka ndodhur nje gje e tille? Edhe vete qeveria greke e ka perdorur me mjaft efikasitet kete karte sa here qe ka pasur ndonje problem me Shqiperine. Mjafton te kujtojme operacionet famekeqe “fshesa” ndaj emigranteve shqiptare ne Greqi. Me ane te tyre ajo ka arritur te imponohet ne mjaft situata te nderlikuara ndermjet te dy shteteve. Cfare dinjiteti u ka ngeluar atyre shqiptareve te shkrete qe per buken e gojes dhe te femijeve jane te detyruar te durojne dhe bejne me shume sesa deklarimi i nje identiteti te rreme. Dhe jo vetem atyre, por edhe ne shqiptareve ne Shqiperi qe jemi katandisur si bujkrober te pushtetareve te cilet vecse nderrohen ne cdo stacion elektoral, por jane po te njejtet qe po thithin me te fundit pasuri qe i ka ngelur ketij vendi.
    Po perse o Prec u dashka bere edhe nje here deklarimi i besimit fetar, kur qenka bere njehere ne kohen e mbreterise? Sipas teorise se probabilitetit (qe ti e perdor mjaft mire ne rastin e numerimit te votave per Tiranen) shtimi i popullsise duhet te jete i njejte per te gjitha shtresat e popullsise qe u perkasin religjioneve te ndryshme dhe perqindja nuk duhet te ndryshoje. Atehere perse duhet bere ky deklarim? Mos valle shpresoni qe arsyet qe permenda me lart te ndikojne edhe ne kete deklarim dhe raportet te ndryshojne ne favor te religjioneve kristiane, sidomos atij ortodox? Nje gje e tille po u be nuk zhbehet me o Prec dhe nuk eshte si matematika e numerimit te votave, qe edhe po u bene gabim mund te riparohen maksimumi ne zgjedhejt e ardhshme.
    Nuk mund ta besoj o Prec se je aq naiv sa te besosh qe ne kete pune nuk kane gisht greket, jo vetem nje gisht por te gjithe doren madje.

  5. Gjoni says:

    Z. Zogaj, kur nuk ke lexuar as peticionin e Aleances Kuq e Zi dhe as projektligjin e Pollos, pse e merr penen e njollos veten? Historikisht Shqiptaret njihen si ateiste, prandaj jane tolerante kundrejt riteve fetare. Shqiperia eshte shtet laik, s’ka pse te perzihet ne regjistrimin fetar te popullsise; nese dikujt i duhen te dhena mbi besimtaret shqiptare, le t’i evidentoje nepermjet qindra prifterinjve e hoxhallareve qe veprojne ne mbare trojet shqiptare. Nga ana tjeter, Shqiperia eshte nje shtet homogjen 99% shqiptar; kush eshte grek le ta dokumentoje me certefikate.

  6. Albani says:

    Gjergji!Juve mund te kini nje pasaporte te ndonje Shteti tjeter,dhe kete pasaporte mundeni ta merrni mbasi te kini qendruar legalisht ne ate shtet,pese vjet ose me shume(Cdo shtet ne bote ka ligjet e emigrantit te ndryshme)dhe mbas kesaj periulle,paraqitesh me kerkesen per te marre NENESHTETESINE e atij shtete.Dhe si ta marrish neneshtetesine atehere ke te drejte te marrish dhe pasaporten e ati shteti.Tani,ne regjistrimin qe do te behet ne Shqiperi kerkohet deklarimi i etnicitetit(Kombesise) dhe ai fetar.Mirpo shqiptaret qe jetone ne Greqi edhe ata qe po marin pare,ne forme pensioni,jane gati te hedhin poshte kombesine e tyre Shqiptare dhe te deklrarohen se keta”jane”Greke,per te vazhduar te perfitojne kete pesion te pamerituar(per ata)por kete pension Greket nuk e japin pse ketyre i dhimsen kaqe shume shqiptaret,por per qellimet e tyre djallezore te cilat jane ne dem te Shqiptareve dhe te integritetit tone kombetar,ne te arrdheshmen.Shkurt:mundet te nrdohet neneshtetesia(ose mund te mbash DY ose me shume)por kurre nuk dryshohet KOMBESIA……!

  7. Francë,Kafka says:

    Vetëdeklarimi i besimit të popullësisë mua, nuk më shqetëson fare dhe s’kuptoj përse duhet të na shqrtësojë. Shqipëria ka qenë dhe është një komb multi besim( për shqipëtarin gjithmon në plan të parë,në raport me fenë, ka qenë shqipëtaria). Mbas luftës së dytë janë shtuar shumë dhe ateistët dhe mardhënia midis besimtarëve të ndryshëm ka shkuar krejt normal. Ka pasur dhe ka martesa dhe bashkëjetesa midis tyre. Mos them për mardhenie shoqërore mjaft të kosoliduara. Me këto që parashtrova nuk më duket se ka vend për të pasur frikën e krijimit të konflikteve fetare. Ndërsa, për sa i përket vetëdeklarimit të kombësisë,këtu po, kemi të dhëna prej rreth 20 vjetësh dhe fakte që të bëjnë të mendohesh mirë para se të marësh guximin e të vendosësh, vetëdeklarimin, në ligjën e regjstrimit të popullësisë. Po, unë mendoj,pa bërë tutorin dhe as më atdhetarin, se këtu ka “një prapa skenë të madhe anti shqipëtare”. Nuk do përmend fakte dhe ngjarje konkrete,presione, ndërhyrje me prepotencë të qarqeve të caktuara dhe deri të shtetit Grek por, do të kujtoj invazionin e varezave të ushtarëve Grekë, shkollave Greke të mbjella vend dhe pa vend, kishën ortodokse shqipëtare të pushtuar nga klerikët e lartë dhe këthyer atë, në vasale të asaj Greke ,dhunimin në mënyrë makabre të varezave të shtetasve shqipëtarë, ndryshimet banale të nacionalitetit e tje… e tje…Prandaj unë mendoj se, tashti për tashti,ai ligjë nuk duhet t’a përnbajë vetëdeklarimin e kombësisë. Kur Shqipëria të jetë më e fortë ekonomikisht , kur shteti shqipëtar t’i dali për zot çdo shqipëtari kudo qoftë, në çdo vend të botës, atërë po.

  8. arber says:

    preci e ka tejkaluar veten e tij kete here, habitem kur cileson arsim te shendoshe dhe mireqenie euroatlantike, eshte me te vertete per te kapur veten me grushta! turp
    djali i tij qe ndodhet ne rome mund ti shpjegoje me mire sepse ishte i pranishem ne mbledhjen e AK ne rome!

  9. luis says:

    Turp te diskutohet ky problem,jo po duhet jo nuk duhet.E gjithe bota ka regjistrime ne baze etnie kombetare dhe fetare,dhe kjo duhet patjeter edhe tek ne.Preci e shtron drejt kete problem pavaresisht se dikujt i pelqen e dikujt nuk i pelqen.Pse nuk e thoni hapur,se vetem myslimanet kane frike nga ky deklarim.Epo nje jete te tere nuk rrihet me dy bythe,ne shpirt te mbash islamin dhe ne tjetren te hiqesh gjoja i krishter.Une jam i krishter por kurrsesi nuk do deshiroja qe nje mysliman te deklaronte te kunderten neqoftese nuk ndjehet i tille.Dyfytyresia ka qene shkaku i te gjitha problemeve ne Shqiperi,prandaj jemi pushtuar lehte nga te huajt,jemi servilosur pushtetareve duke i perjetesuar dhe adhuruar si perendi sa ishin gjalle duke i baltosur pas vdekjes.Per mendimin tim ky eshte rasti me i mire per te vertetuar kush jemi ne.

  10. ISMAILUSA says:

    DREC ZOGAJ THOTE SE :edhe në varfëri shqiptarët ndihen mirë në racën e tyre, madje mund të them se janë vërtetë krenarë për racën e tyre që nuk e ndërrojnë me asgjë.SA FOLKLORIK DREQI
    E kam bredhur boten per 20 vjet dhe perfundova ne Amerike ku ketu nuk me mungon asgje.
    “Stazhin e emigrantit” e bera ne Greqi dhe me kane pare syte aq shume gjera
    sa pa frike mund te them se ti o drec zogaj kete problem e njeh nga “kulla e fildishte”
    dhe ke humbur cdo lidhje me realitetin dhe te pakten per kete teme nuk duhet te flasesh fare
    se je dhe shume konfuz.Problemi i HONORAREVE TE MAJME eshte tjeter mesele.
    Po pate kohe lexo cfare shkruan kometuesi ” france, kafka” se aty e ke esencen
    e ketij problemi. dhe merr ndonje shenim .MOS KE PI NA I KAFE ME dr QINTAN SHEHUN apo GENC PORDHEN dhe po ta merr me miza…

  11. Francë,Kafka says:

    Zoti Luis, ju thoni se gjthë bota e ka regjistrimin në bazë etnie dhe feje. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Është në disa vende të botës por, kjo s’do të thotë ndonjë gjë. Këtu në Francë psh, ku unë jetoj, nuk është “ashtu”. Dhe në Gjermani e Angli nuk është ashtu e tje. Pra argumenti i të qenit në të gjithë botën “ashtu” bie në dy aspeke: 1- Sepse nuk është në të gjithë botën(as në Greqi vetë). Dhe se në rastin e regjistrimit të popullsisë çdo shtet ka ligjet dhe regullat e veta. Kjo na jep të drejtë mendojmë se, për dhjetra arsye, shteti Shqipëtar duhet të mos “shkelë në dërasë të kalbur”.

  12. luis says:

    Zoti Kafka per ato qe thashe jam plotesisht i informuar dhe nuk ka as nje dyshim.Ti merr vetem nje gje te thjeshte futu ne kompjuter dhe kerko per sejcilin vend sa perqind e popullsise praktikojne kete fe apo tjeter,dhe do shohesh te dhenat e sakta per kete problem.Epo keto shifra nuk vine nga hena por thjeshte nga regjistrimi i tyre,tjeter gje mbetet se duhet te shenohet ne pasaporte apo jo,dhe ketu do isha dakord vetem te shenohet vetem kombesia dhe jo besimi fetar,ashtu sic e kane vendet e tjera te botes.Ata qe merren me kete pune nuk duhet te tolerojne edhe per aspektin nacional sepse nje shqiptar bie fjala nuk mund te deklarohet grek se do ai,ka procedura qe duhet ta vertetojne kete pune dhe jo sipas deshires.

  13. gjin pulti says:

    Mu me duket marri diskutimi se shqiptaret do vetdeklarohen: grek, serb , amerikan, turk, apo italian per nji thes miell, kjo tregon frige ,tupitje , vetperbuzje,inferioritet ndaj nji kombi tjeter. por ne vecanti grekut .Edhe nqs asht ndo kush qe mund ta baje kta, qe mendoj qe ka por nuk jane shqiptare kta , por kta nuk jane njerez mas parit dhe nuk ka cka i duhen kuj ma mire qe nuk i thojne vedit shqiptar e kshtu pastrohna si etni. . Mu me shqetson cdo gja qe ban kjo qeveri poshtnuese ma e keqe se fashiste, se i ban me qellim te keq e mundet me e manipulu edhe rregjistrimin. aleanza kuq e zi asht kot ban lojen e berishes.

  14. Francë,Kafka says:

    Zoti luis ,është e vërtetë që bota ka statistika të sakta për çdo gjë por kjo nuk do të thotë që ato të gjtha kanë dalë nga regjstrimi i popullësisë me vetdeklarim. Ka mjete dhe teknika të ndryshme për plotësimet statistikore të popullsisë të një vendi. Në asnjë vend të botës përkatësia kombëtare nuk bëhet me vetë deklarim. Kjo është afirmative. Po, për emigrantët ka një proçedurë të caktuar për të marë nacionalitetin e vendit ku banon. Kurse në vndin e tij asnjeri nuk ka të drejtë, apriori, të vetëdeklarohet nacionalitet i një shteti tjetër nga ai i tiji. Përsa i përket bindjeve politike fetare apo ku di unë tjetë, eshtë e drejta e gjithësecilit të vetëdeklarohet. Madje dhe të ndryshjë sa herë t’i dojë zemra. Këtoështë kështu jo sepse ma do qefi mua por sepse kështu është.

  15. Partia Shpresa Demokrate says:

    Te nderuar njerez qytetatre te thjeshte.

    Partia Shpresa Demokrate neser ne oren 19:00 tek piramida ju fton te bashkoheni me ne ne protesten kunder korrupsionit,padrejtsive,varferise,makuterise se kesaj qeverie dhe klases politike shqiptare.Bashkohuni me ne per tu ngritur kunder ketij sistemi uzurpator denigrues qe po demton Shqiperine dhe shqiptaret qe 20 vjet.Ngrihuni dhe protestoni me ne kunder ketij tranzicioni 20 vjecar qe po na lodh te gjithve.Ngrihuni kunder kesaj anarshie.Ngrihuni kunder kesaj varferie.Mos rrini por dukuni beni qe zeri juaj te degjohet.Ju ftojme neser ne protesten paqsore me shpresen se ju do na mbeshtesniBshkohuni me ne, motra dhe vellezer! Veri, Jug, Lindje dhe Perendim! Popull shqiptar ngrihuni ne mbrojtje te Shqiperise dhe vetes tuaj! Emigrante, bejeni kete per Atdheun, per familjet dhe femijet tuaj.Brezi i ri do te perfaqesoje Qeverin e re dhe Diplomacine, ai eshte i merseardhur…Pra, Shqiptaret e mi; Le te ngrihemi ne kembe e te hedhim per toke ligesine qe e ka emrin qeveri, qeverine e paligjshme, pjellen e Katovices, te paafte e te korruptuar qeverine e partive te Ramiz Alise. Partia Shpresa Demokrate eshte e vetmja parti, tek e cila te gjithe shqiptaret me gjak, gjuhe e shpirt shikojne simbolin e se ardhmes se ndritur te nje vendi te sfilitur e te zhytur ne papunesi, skamje, korrupsion, degradim moral, te nje vendi ku deri tani jane zhvleresuar vlerat e verteta kombetare, eshte dinigruar dinjiteti i nje kombi nga me te vjetrit dhe faktor i rendesishem historik edhe ne perparimin e shteteve evropiane… Bashkohuni me ne!

    Prof. Pellumb Pilinci
    http://shpresademokrate.blogspot.com/
    [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje