Sipas thënies patetike të “autores” Puntorie Ziba, nese Bekim Fehmiu “… rrinte varur në ajër, afër pjellës së farës së egër…”, atëherë, pjella biologjike e Bekimit, janë Uliks dhe Hedon Fehmiu, të cilët, nga ky mesazh “letrar” që u vjen nga vendlindja e babës, do ta harrojnë fare humbjen e të atit dhe do të duhej të kërkonin drejtësi, duke e paditur “autoren” delikuente për fyerje, si dhe jurinë “profesionale” që “e shiten” në publik bërllokun si vlerë estetike
Lajmi medial është ky: Anëtaret e komisionit për vlerësimin e poezive Arsim Rexhepi, Ibrahim Kadriu dhe Xhevahire Izmaku, në përfundim të këtij festivali ndan çmimin e parë për dy poetet, Yllka Filipi, nga Shqipëria me poezinë “Sëpata”, si dhe Puntorie Zibës, nga Maqedonia me poezinë “Një rrugë” – kushtuar kolosit të filmit, Bekim Fehmiut.
Duke qenë se i dedikohej aktorit Fehmiu, e kërkova dhe arrita ta gjej këtë poezi-model të injorancës, mburravecërisë dhe megalomanisë që ka vërshuar aktualisht dhe ka mbuluar me bërllok të gjitha vlerat, që nga politika, arsimi e deri tek artet dhe letërsia.
Kur Kuvendi i Kosovës, para rreth një viti nuk i bëri nderimet kolosit të skenës, Bekim Fehmiut, me një minutë heshtje, tërë barra ra mbi Jakup Krasniqin, por tashti po shihet se kjo mendësi është institucionalizuar përfundimisht, pos politikës edhe në arte e letërsi. Arsim Rexhepi, një lexues i poezisë dhe Xhevahire Izmaku, një anëtare e partisë së Krasniqit, nuk kanë ndonjë peshë dhe dije të etabluar për ta vlerësuar se ç‘është poezi e çka jo, por habit shkrimtari Ibrahim Kadriu, autor i një dyzine librash, gazetar i vjetër, që firmos dhënien e një çmimi letrar nacional, një poezie fashiste, që fyen jo vetëm serbët por edhe vetë aktorin me famë botërore Bekim Fehmiun. Një poezi diletante, pa asnjë vlerë estetike, e shkruar sipas modelit nacional-socialist, plot “figura” të zeza barbarësh që pinë lumenj gjaku shqiptarësh, që rrjedhin nëpër secilin varg, kurse Bekimi i vetmuar, i turpëruar dhe i pashpresë, jo vetëm që duron, por ai madje justifikon, duke jetuar “afër pjellës së farës së egër”. Kjo u përafrohet “letrave” linçuese gebellsiane ose staliniste, të cilat rrëmonin në jetët private të secilit qytetar gjerman ose rus. Prandaj “autorja” gati s anuk klith: e po kush i ka faj, artistit që jetoi afër pjellës së farës së egër”, që në këtë rast është aktorja serbe Branka Petriq, gruaja e ligjshme e Fehmiut.
Logjikisht, pjella e Bekimit, janë Uliks dhe Hedon Fehmiu, të cilët, nga ky mesazh “letrar” që u vjen nga vendlindja e babës, do ta harrojnë fare humbjen e të atit dhe do të duhej të kërkonin drejtësi, duke e paditur “autoren” delikuente, si dhe jurinë “profesionale” që, e para i quan “farë të egër”, kurse këta të dytët (juria) e shesin në publik si vlerë të shpërblyer.
Fyerje publike më e madhe Bekim Fehmiut nuk i është bërë as nga ata me të cilët grushtohej dikur, kur ia shanin atdheun.
Këtij vargu deklamues që fyen e thërret për hakmarrje, do t’ia kishin lakmi edhe vet Jovan Cvijiqi, ose Ivo Andriqi e Vasa Çubriloviqi, që i cilësonin shqiptarët si të egër e me bishta…
Në poezinë e shpërblyer, aktori tek ec nëpër Beligrad “pa këmbë shqiptare” (sharrexhitë e tij) “përqeshen nga pemët gojëliga” kurse qentë e macet “kombëtare” serbe e shikojnë përçudnisht!?
“Derisa e vranë”, konkludon autorja
Po. Të qenit personazh në këso poezie turbonacionaliste dhe fyese deri në përmasat e fashizmit është vrasje. Pra “vdekje e dytë” për artistin. Ai është dashur ta lë në testamentin e tij shumë më qartë: të mos guxojë kush t’i thurrë këngë dhe poezi!?
Filozofi gjerman Sloterdijk do të thoshte duke iu referuar nacizmit se nga psikosomatika e frymës së kohës edhe “bythet mëtohej të nacionalizoheshin”, të bëheshin “bythë gjermane”, psikosomatikë që gjen rastin të shfaqet tek një “poete” injorante, e cila I nacionalizon edhe qentë dhe macet belgradase!?
Poezia perdhosëse ndaj qytetarit Fehmiu dhe familjes së tij, ndaj veprës dhe mbi të gjitha ndaj ‘amanetit’ të tij të fundit ose testamentit të artistit, mban titullin: Një rrugë (Kolosit të filmit, Bekim Fehmiut) dhe është shkruar nga Puntorie Ziba, “autore” nga Shkupi. Për të mos zënë hapësirë dhe për të mos ndotur ambientin edhe ashtu të ndotur në mendësinë kosovare po i sjell vetëm disa nga “margaritarët” e kësaj poezie të shpërblyer në nivel kombëtar. Shekulli 21. Dekada e dytë. Kosovë (Vushtrri).
/Eh, ti ecje vetëm (…) mes shikimesh të përçudnuara/qensh e macesh rrugaçe beogradase/ (…) kur hapëroje kokulur, rrugës së Kalemegdanit/ me këmbët e tua të vetmuara, kur anash pemët gojëligapërqeshnin sharrëxhinjtë e tu…?/ Edhe në shtrat/trupi yt i bukur/ i zënë rob/nuk prehej/se rrinte varur në ajër/afër pjellës së farës së egër./Çdo mëngjes të ftohtë/ i dëgjoje si të shanin e të rrihnin/belgratshe (…) ku t’i prenin kokat/ e gjakut të derdhur lum/ ku ecje me këmbë lypësi e mbreti/pa këmbë shqiptari (…) mbete i ngujuar aty/ në Beligrad/ derisa të vranë/ në pellgun e gjakut të kokave tua (…)/ ectr!
Unë, po skuqem në vend të saj!
Kjo “poezi” është edhe një grusht baltë mbi vlerat e vërteta të artit dhe dëshmi e katandisjes dhe degradimit shpirtëror dhe mendor të shoqërisë kosovare. Kjo është mendësia “kombëtare” në vendlindjen e artistit, i cili, pikërisht ndaj kësaj mendësie u rebeluar një jetë njeriu.
Për lexuesit që nuk e dinë, po sjell këtu testamentin artistik të Bekim Fehmiut, që janë vargjet lajtmotiv të Dushan Vasilevit, poezia ”Njeriu që këndon pas luftës”: /Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë/dhe ëndrra më nuk kam./Motra më është shitur/nënës flokët e thinjura ia kam krehur./Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur,/unë jam i etshëm për ajër, qumësht/dhe për këtë vesë të bardhë të mëngjesit…/
Bekim Fehmiu nuk ka lypë nga bashkëvëndasit e tij t’i thurin oda e lavde, madje as vargje.
Pos ajrit dhe qumështit.
Asgjë tjetër.
Më së paku e meritoi fyerjen…
te falenderoj per artikullin dhe me vjen mire qe ka mendje te kthjellta qe nuk bien pre e surrate yndyrosurve qe fatkeqesisht na kane mbushur shume pjese te jetes se perditshme .Eshte per te ardhur keq qe vazhdon akoma lufta imagjinare e ketyre pseudo trimereshave e trimave .Koha per te treguar se ishin me shqiptare se bekim fehmiu mendoj se kaloi dhe fatkeqesisht keta e humben duke u gjesdisur me kostume ushtarake qe besoj i kane akoma te perdorshem dhe do ishte mire t ja u dorezonin vertet atyre qe e duan lirine .keta te pacipe eshte mire te mos i lexojne te rinjte tane sepse gjuha dhe vreri i pa vend vret pafajesine
i nderuar lir, ju kisha lute qe ta lexoni poezine e poeteshes dhe atehere te gjykoni sipas mendimit tuaj se si duket figura e bekim femiut dhe kui qendron trimeria e poeteshes, ndryshe me lejoni te mendoj se akoma jeni peng i mendimit ju-sllav. Zoti te bekofte me mbaresi.
Te pergezoj per ket shkqim juve z.Matoshi, je King i shkrimeve.
e nderuara Donike e ke shume gabim….!!
Turp , marre , mozomakeq për ty Halil që e zë veten edhe si poet por turp edhe për Temën që u jep hapësirë shkarravinave tuaja .Poezia është këtu :http://agim.poeticforum.com/t11047-poezi-nga-puntorie-ziba , të gjithë mund ta lexojnë .Është bërë e rëndomtë duke u përmendur ajo thënia e famshme e Havelit .Ti këtu ke pëdorur metodat ekstreme staliniste për të fëlliqur një poezi e edhe gjithçka rreth saj . Motiv nuk mund të kesh pos sindromit tënd : krekosje , çierrje ,hakërrim dhe hudhje hi syve .Këtu nuk është vendi për të polemizuar .Lexuesi i interesuar mund ta lexojë poezinë dhe të bindet vetë .Poetesha Ziba është munduar të ia bëj një përmendore me fjalë Bekimit , jeta e të cilit ishte sa heroike aq tragjike , sa krenare po aq me dhembje e poshtërime . Nuk mund të ishte ndryshe jeta e një njeriu e patrioti të madh pos e ngjashme me jetën e popullit të tij .Fehmiu patriotizmin e tij e mëshehte si lëkura gjakun kur megjithatë shpërthen kur lëndohet .Të tëra këto me sukses i ka thënë Ziba pir del një zhdanov dhe shkruan . Askund asnjë aluzion kundër e për gruan e fehmiut për fëmijët e tij në kë poezi të bukur nuk mun ta gjesh ,pos në fantazinë e sëmurë matoshiane .Pjella e keqe janë bartësit e frymëzimit antishqiptar dhe organizatorët e gjenocidit … duke filluar që nga shekujt e hershëm e deri te D. Çosiqi .
nese eshte mbiemri yt i vertete atehere teoria qe llagapet u vihen atyre qe e meritojne,vertetohet.pro ka,kundra s’ka,miratohet
Thjesht nuk te kuptoj z.Matoshi.Vetem dy tri dite me pare shkruaje mbi humbjet e territoreve shqiptare deri afer Nishit,pa harruar dhe 1999! Kane kushtuar shume gjak,vuajtje,dhimbje te cilat ne nuk mund as ti mendojme.
Respektoj shume figuren e Bekim Fehmiut,por nuk dua te komentoj zgjedhjen e tij per tu martu me pjesetaren e nje kombi qe i ka borxhe shume kombit tone.
Ajo qe nuk kuptoj eshte sulmi juaj z.Matoshi kunder nje poezie ,thjesht te nje shqiptare qe shpreh dhe ndjenjat e milionave shqiptare kunder pjelles se keqe serbe.
Ndersa pjella e keqe eshte e gatshme gjithmone te na masakroje,ne nuk duhet te bejme asnje poezi?! por te rrime vec ne heshtje si qeverite e politikanet tone?
LEJINI POETET TE LIRE TE SHPREHIN NDJENJAT TONA DHE TE SHPRESOJME SE NJE DITE DO RROTULLOHET DHE RROTA E HISTORISE NE KRAHUN TONE
mos ja zen per te madhe keshtu e kane ata qe vuajn nga mendjemdhesia e stolisur nga perandotia e kuqe: Jam shqiptar por me mire isha si jugosllav..
kush i thote vetes shqiptar kurre nuk duhet me e harru historine dhe as pjellen e keqe por te jete e gatshme ti japi nje dite ate qe meritojne!
lexoni pak ne http://www.albanianhistory.net/TEXTS20-1/AH1913/-1.html
nuk keni nevoje te lexoni as te degjoni me…
rastesishte me ra ne sy ky koment dhe, nuk munda pa i shkruar te pakten disa rreshta per poezine dhe vleresimin e sebofilit matosh.
ndaj, te lexosh poezine e poetes Puntorie me syte e shqiptarit do te rikujtosh motin e kohes te shekullit te ikur ose me mire thene te mileniumit te ikur dhe do t’i shfletosh faqet e krimeve te fares se asaj pjelle qe nje i semure i cili me dekada vraponte pas sebizimit, i del ne mbrojtje pjelles ne fjale, duke dashur te jep bile dhe mendim mbi poezine ku si figure eshte aktori Bekim Fehmiu, i cili me ” vetevrasjen ” e tij e tha fjalen e fundit te tij se kush jane ata, mu ashtu siç e ndjente ne shpirte poetesha Puntorie dhe, e shpalosi pikepamjen e saj se si e shikonte kete kolos te filmit e teatrit ne arenen e gjuhes se fashizoideve serb.
edhe pse nuk dua te debatoj me berlloket e mbetura te motit ne fjale, sherbetoret seb qe per fat te keq jane shqiptare, si zoteria ne fjale, por, nuk dua qe te mbetem pa thene fjalen time per poezine e cila eshte shperblyer me çmim qe sipas mendimit tim edhe e meriton si poezi edhe sipas saj qe trajton edhe sipas normave letrare.
keshtu qe poetes Puntorie i uroj suksese te me tejme, kurse zoteriut ne fjale H. Matoshit i them shkurt e shqip se iku koha e serbise dhe fjalet tua nuk pine uje as edhe tek ata per te cilet ti zoteri derdh lot e dhimje duke i mbajtur akoma ato shikime: mismo jugosllaveni.
perfund z. Matosh te them lirshem, shkurt e shqip, se ti dhe poezia as qe takoheni e lere me vleresimi apo mendimi mbi poezine.
Më vjen turp nga dora ime që detyrimisht i drejtohet një shpifësi të pa skrupullt që ka fyer poeten strugane ( jo nga Shkupi, por edhe nga Shkupi ) . Merre me mend unë e gjora kujtoja se nuk ka kosovarë makiavelist dhe bishtshitës.(Këtu në Shkup janë nja dy a tre.) U zhgënjeva.
Një: Poezinë kushtuar Bekim Fehmiut i cili i dha fund jetes duke shkrepur plumbin me doren e vet e ke lexuar politikisht. Askush nuk e vret veten ,pa ju peshtir jeta nga gjerat e shemtuara. Poezia nuk është fashiste, vrastare, gjakpirëse… Dy: Unë nuk jam futur në teritorin intim të Bekim Fehmiut,por në shtetin serb. Shtrati i tij ishte në oborrin Belgradas ose në oborrin serb. Pjella e egersuar janë ata, të gjithë serbët. Pyeti se të tregojnë vet. Nuk turpërohen. Trurin ua kanë pastruar Milloshët dhe eks Milloshët. Ti shtiresh se je poet ,por nga ana tjeter nuk i kupton figurat që i mveshen poezisë së bukur. Me shpifjet e tua e kishe helmuar edhe Petrovcin. ( Ai me siguri nuk e ka lexuar poezinë.) Disa edhe nuk lexojnë fare sepse nuk kanë sy.
Katër: Kam bërë një monument, një himn për patriotin, njeriun me shpirt e me zemër si të gjithë shqiptarët e ndershëm,për Bekim Fehmiun. Kam kapur etnopsikologjinë e tij.Je bërë xheloz kur ke shikuar një poezi si një film dokumentar i lidhur emocionshëm me vargje shpirti.
Pesë: Unë nuk jam injorante si ti .
Gjashtë: Mos përdor fjalë banale dhe fjalë rrugaçësh në debate dhe në ato pallavrat që i shkruan në gazetë.
Shtatë: Shko merr orë shtuese për standardet e gjuhës shqipe te ndonjë profesor strugan, sepse nuk di të flasësh dhe nuk di ta shkruash gjuhën tënde amtare. Në debatin që u bë në fb. çdo të dytën fjalë e shkruaje gabim.
.P.S.
Deshirove te me perbaltish mua,por perbalte veten . Duhet te turperohesh nese e njeh sensin e turpit, sepse ke fyer nje autore te 22 veprave,duke ia perqesh edhe emrin qe e ka shqip,oo shqip dhe duke i futur te gjitha atributet e saj ne thonjeza.Kete nuk do ta fal as une , as historia.
Këtë lloj letre ia dedikova Halil Matoshit dhe këlyshëve të tij që e shesin gjakun e gjakut te tyre për pesë para.
Te dashur shqiptar ,me thoni ju lutem cka ka ketu fashiste. Une nuk e ftoj popullin ne ndonje lufte. Lexoni me kujdes cdo shkronje dhe sidomos liriken e vargjeve te fundit me motiv popullor. .
Poezi nga Puntorie ZIBA
NJË RRUGË
(Kolosit të filmit, Bekim Fehmiut)
Eh, ti ecje vetëm
drejt një rruge,
i djegur
pa pikë force
shtroje shputën mbi asfalt,
mbi gurë e baltë
mes shikimesh të përçudnuara
qensh e macesh rrugaçe
belgradase,
njëmijë vjet larg nga vendlindja
në mesin e ujqërve të kokës tënde
kalëroje udhën me këmbë odiseje
dhe të rëndonin pellgje gjakrash
mbi sy
bojë plumbi.
Si mbete gjallë
kur hapëroje kokulur
rrugës së Kalemegdanit
me këmbët e tua të vetmuara
kur anash pemët gojëliga
përqeshnin sharraxhinjtë e tu
e ju vëndonin nga një bisht.
Ah, si mbete gjallë!
( dimër, verë)
Gjithë ato vjeshta me baltë e shi,
gjithë ato verëra
pa një rreze,
verë e dimër narthje
të dridhej damari
mëngjeseve udhës së Beligradit
kur merrje nga pak ajër
mes shkurresh e egërsirash
larg mitrës së tokës tënde.
Jeta jote betejë,
rrugëtim me këmbë Odiseje
pa asnjë këngë në buzë
i uritur
për një copë bukë
nga hambari i Kosovës
me buzë të shkrumuara
pa stërkala qumështi
nga një dele Sharri
që të shijon si qumësht
i thithur nga gjinjë nëne,
ah, i thithur nga gjinjë nëne…
(Në dhomën e gjumit)
Edhe në shtrat
trupi yt i bukur
i zënë rob
nuk prehej
se rrinte varur në ajër
afër pjellës së farës së egër.
Çdo mëngjes të ftohtë
i dëgjoje si të shanin e të rrihnin
belgratshe
dhe çdo ditë
të futnin në altarin e vdekjes.
Si mbete gjallë
kur ti ecje,
ecje
se të shtynin
e të pështynin pas shpine
atje ku derdhje mushtin
pa një kokërr fjale të nënës tënde,
në amfiteatër,
brenda në boshësinë e shpirtit
ku t’i prenin kokat
e gjakut të derdhur lum
ku të ngulfaste zëri i të vdekurve
që nuk ju dihej varri.
Ti ishe gjithçka dhe askush,
i ngazëllyer dhe i trembur
me një zemër fluide
që si gur rëndonte ,
brenda lëkurës tënde.
( Larg teatrit)
Eh,
ti ike dhe e le
vetëm,
vetë vetë
dërrasën e Talias,
me këmbë druri ike
sa e doje atë dërrasë
ku ecje me këmbë lypësi e mbreti
pa këmbë shqiptari
dhe,
sytë dritë nuk të bënin më
s’shikoje as petale lule dushku
e lulebore
asgjë shqip ne Belgradin e sertënuar
ku ti e humbe limontinë,
aty ku zjarri e akulli
s’pjellnin pranverë
aty,
ku ditë e natë
dimër, verë
të rropën nga një copë lëkurë koke,
zemre e mushkërie.
(Në mes të ditës)
Mijëra copa ndjenjash,
kokrra lotësh
si kokrra breshëri
i binin tej për tej Kosovës tënde
dhe përplaseshin rrugëve
me asfalt Beligradi
pa ajër Prishtine
pa ajër Prishtine.
Dhe ti,
kolos i artit të shenjtë
edhe pas krismave të rrufeshme
pas dergjes së nënave
për sy biri
mbete i ngujuar aty
në Beligrad
derisa të vranë
në pellgun e gjakut të kokave tua
larg bukës amnore
i kacavjerur në mendime
pa një përqafim,
pa një puthje të tokës tënde
pa i shikuar ëndrrat
si jetoje brenda nesh
ti ëngjëll i kristaltë.
( vdekja të puthi me plumb)
Ku të mbeti arkëmortja
ti hero i kuq i krenarisë
së fisme.
( vaj populli )
I vdekuri ynë u bë hi
u fut në urnë
e doli përsëri.
Ikni korba mos na ngani,
sytë e zi mos ia hani
se ka mbetur një mall vashe
dhe nëneja pa e parë.