Strategjia e zvarritjes

22 Qershor 2011, 22:02Blog TEMA

Nga Albi Xhunga

Të gjitha çështjet që përlyejnë qeverinë Berisha zvarriten pa fund dhe kjo sigurisht që s’është rastësi. Rasti më i fundit janë Zgjedhjet Lokale.

Pas skadimit të afateve hetimore për ministrin Lulëzim Basha, i cili akuzohej për vjedhje miliona eurosh nga ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e deklaroi çështjen të mbyllur falë një gabimi të Prokurorisë. Nëse gabimi ishte gabim, apo Prokuroria la enkas të kalonin afatet, këtë s’mund ta dimë. Ajo çka ne dimë mirë është se ministri Basha as që u përpoq të provonte pafajësinë në gjykatë, sikundër edhe pretendonte të ishte. Ky ministër ka ende të hapur çështjen e 21 janarit, por mesa duket afatet sërish mund të mos respektohen.

Telenovela e gjyqit të Gërdecit vazhdon. Edhe pse i fokusuar mjaftueshëm në media, askush nuk skuqet për këtë zvarritje. Të akuzuarit u liruan për tejkalim të afateve ligjore, por sërish vazhdojnë të shtyhen seancat. Me ç’qëllim mund të pyesë dikush? Përgjigje e thjeshtë; ngjarje të reja ta largojnë atë nga vëmendja e publikut. Ndërsa i akuzuari kryesor, ministri Fatmir Mediu iu shmang drejtësisë pasi u rizgjodh deputet dhe fitoi imunitet të ri. Pas deklaratave të tij për pafajësi natyrshëm të lind një pyetje: Pse zotëria zgjodhi të fshihej pas imunitetit përderisa qenka i pafajshëm?

Pas ministrave Basha e Mediu, tani është radha e Ilir Metës të shmangë drejtësinë me anë të pretendimit për veprime të kundraligjshme të Prokurorisë, pasi edhe këtu kemi shkelje të afateve. Përveç kësaj, mbrojtja kërkoi që provat e prokurorisë të konsiderohen të pavlefshme, pasi videoja është marrë në mënyrë të kundraligjshme. Ilir Meta deklaron se procesi ndaj tij është politik dhe ka pasur si qëllim goditjen e partisë së tij në zgjedhjet lokale. Ai tregon dhëmbët, duke thënë se në gjyqësor duhet të bëhet reformë dhe se kjo duhet bërë veçanërisht në organin e prokurorisë. Për këtë në fakt ka të drejtë, vetëm se reforma duhet bërë më mënyrë që nga drejtësia të shporren ata gjyqtarë e prokurorë burracakë që kanë frikë nga kërcënime të këtij lloji. Por Ilir Meta thotë që mbi të gjitha ai është fare i pafajshëm. Atëherë pse nuk e provon këtë përpara shqiptarëve? Pse kërkon të shmanget me anë të pretekstit të afateve?

Rasti më i fundit është zvarritja e rezultatit të Zgjedhjeve Lokale për Tiranën. Kemi fitoren e Ramës më 10 vota. Pastaj nis telenovela, nga KQZ në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit dhe sërish në KQZ. Sipas të gjitha gjasave pas këtij numërimi të pistë dhe të pakuptimtë në KQZ do kemi një tjetër ankimim në Kolegj. Natyrisht që e gjithë kjo zvarritje nuk është e rastësishme. Qëllimi është lodhja e opinionit publik dhe largimi i vëmendjes nga masakra e KQZ.

Por më e keqja nga të gjitha është fatura që duhet të paguajnë shqiptarët. Përveçse nuk gëzojnë më të drejtën e votës, pasi Sali Berisha po tregon çdo ditë e më shumë se vota nuk është një alternativë kundër tij, shqiptarët duhet të paguajnë faturën e stopimit të integrimit të vendit në BE. Por zvarritja e çështjeve të tilla largon gjithashtu vëmendjen nga kriza ekonomike që po pllakos në vend.

Deri kur do durojë ky popull???

12 komente në “Strategjia e zvarritjes”

  1. CERI says:

    POPULLI DERI KUR DO DUROJE??? DERI SA TE IKIN TE TILLA METODA POLITIKE QE CUDITEN GJITH BOTEN, ATE QE PO BEN KQZ ME URDHER TE SALI BERISHES, TA HEDHIM NE VOTIM, KUSH ESHTE DAKORT 4 PRO DHE 2 KUNDRA, ESHTE BERE KJO SHPRHJE QE EDHE FEMIJET NE KOPESHT LOZIN 4 PRO DHE 2 KUNDRA, SA TURP,

  2. ALBAN DEGA says:

    DHEMB PER DHEMB E SHPATE PER SHPATE ….

    … TE SHPETOJME NGA SALI TOPTANI
    SHQIPERINE E NGRATE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sirenat e alarmit te demokracise perendimore

    Si Departamenti Amerikan i Shtetit, si Komisioni Evropian, si Parlamenti Evropain, si Keshilli i Evropes , si ODHIR-i u bien sirenave te alarmit e fshikullojne ashper kusaret shqiptare te votave me Berishen ne timon , deri me anullim vizite ne castet e fundit, sic veproi me plot te drejte kryeministri de jure e de facto i Evropes se Bashkuar Z. Barroso para nje muaji!
    Ndersa nje ambasador qe i perfaqeson deri diku te dyja deklaron paciperisht se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i drejte, para se ai te kishte zbardhur e sqaruar argumentimin e tij . Ambasador mjeran…. Ambasador turpi sikur te perfaqesonte Zimbabvene e jo me SHBA-ne dhe BE-ne!
    Nuk di cfare pret opozita ta shpalle non grata e te nderprese cdo kontakt me te! A e di kjo opozite se brenda 48 oresh ai dhe cilido ambasador tjeter do te merrte me vete valixhet e sikterrisej nga Shqiperia!
    Udheheqja e Shqiperise e popullit te saj ne rrugen e demokracise eshte detyre e shenjte e shqiptareve jo e kusareve, vrastareve, despoteve e zullumqareve! Aq me pak e nderkombetareve! A nuk e tha acik kete gje Drejtoresha e Ceshtjeve Juridike për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore ne Departamentin amerikan te Shtetit, Jennifer Brush, duke i dhene flakareshen me te fuqishme politikes kusare shqiptare! God bless USA!

    Si drita e Diellit !

    Si mund te quhet i drejte vendimi i nje Kolegji Zgjedhor qe legalizon hajnine e votave kur duhej te jepte drejtesi dhe conte ne banken e te akuzuarit kusaret e thesarit me te madh te lirise e demokracise ne Bote, votes se lire te popullit, te demosit, qe eshte objekti e subjekti kryesor i demokracise!
    Ky eshte thelbi i ceshtjes. Po te kishte drejtesi e demokraci ne Shqiperi qysh ne konstatimin e 357 votave me shume se votues, Kolegji Zgjedhor duhet te kishte denoncuar dhe arrestuar Arben Ristanin dhe Sali Berishen dhe krejt ceten e tyre te hajnave per manipulim dhe vjedhje votash.
    Pse!? Pergjigja eshte e qarte si drita e Diellit! Keto vota qe dalin teper jane vota te falsifikuara, te trukuara, te fabrikuara. Trukuesit e tyre e kane vendin ne qeli e jo ne krye- qeveri me vota po te vjedhura! Vodhen Shqiperine. Po vjedhin edhe zemren e saj- Tiranen!
    Na vjedhin sy ne sy e balle per balle. Na kerkojne edhe ti duartrokasim per zotesine e tyre ne kusari, qe orvaten ta paraqesin si ” vleresim per voten qe shpreh qarte vullnetin e votuesit” kur duart e tyre hajnore e e gjaksore kane futur ne ato kuti 357 vota me shume se sa numri real i votuesve ! Lanet !

    Kur Sali Berisha denoncon hapur Sali Berishen

    Ato jo vetem qe nuk “shprehin qarte aspak vullnetin e zgjedhesit, e votuesit”
    Ato shprehin qarte dhe denoncojne ashiqare vetem vullnetin kriminal te Sali Ristanit per te futur te gjitha pushtetet ne duart e tyre, qendror, lokal, rajonal, kombetar, legjislativ, ekzekutiv, juridik, mediatik, pa perjashtim me vota te vjedhura. Me zellin e tij stalinist e despotik , kryekusari i Shqiperise Sali Berisha, alias Muamar Kadafi apo Robert Mugabe shqiptar denoncoi vetveten si kryehajni me i madh i votave ne historine e Shqiperise.
    Ato deshmojne vetem nje fakt te pakundershtueshem: Sali Berisha denoncoi hapur, sy per sy e ne driten e Diellit Sali Berishen si dhunuesin me te madh te ligjit dhe Kushtetutes se Shqiperise. Edhe lopa e Vicidolit e jo me juriste me minimum dinjitet dhe integritet moral e dine, kuptojne, e shohin kete fakt.
    Kushdo qe pranon nje kusari te tille, kushdo qe lejon ti vjedhin fitoren legjitime eshte edhe me i keq se vete kusaret e vrastaret e demokracise shqiptare me Sali Toptanin ne krye !

    Pengjet e shumta te Sali Toptanit dhe cifligu i tij

    Sigurisht edhe Kolegji Zgjedhor! Por edhe kjo hallke ashtu si Gjykata e Larte, bile dhe vete Gjykata Kushtetuese, si shkalla me e larte e drejtesise ne Shqiperi, sic e tregojne tre vendimet e fundit te saj, jane kapur peng, jane kthyer ne nje mashe qe shperdorojne drejtesine ne dobi e per llogari te karrikes kusare dhe te pergjakur te Kadafit shqiptar.
    Duke grabitur, duke akaparuar , duke marre peng te gjitha pushtetet reale ne Shqiperi Sali Toptani dhe banda e tij kusare de jure e de facto ka marre peng vete atdheun tone. E ka kthyer ate ne nje ciflig personal te klanit te tij kusar e vrastar pike per pike si Robert Mugabe, si Hosni Mubaraku, si Ben Aliu, si Muamar Kadafi… si Saleh Saliu, si Bashir Asadi… !
    I vetmi ndryshim jane emrat e despoteve dhe fakti qe Shqiperia ndodhet ne zemren e Evropes! Asgje tjeter!

    E vetmja rruge e opozites dhe demosit !

    Perballe ketij despoti ka vetem nje rruge. Rruga e Tahririt, Tunisit, Bengazit, Sanes. Kunder te gjitha akteve kriminale, kusare e despotike te Sali Berishes duhen perdorur te gjitha mjetet e rruget demokratike per ta cliruar Shqiperine nga zgjedha e tij zullumqare e kusare, despotike e vrastare per t’ia kthyer ate pronarit te vertete e te vetem te saj popullit shqiptar!
    Sundimi i nje kusari eshte kusari! Pushteti i nje despoti eshte despotizem! Qeverisja e nje hajni eshte hajni! Pushteti i nje diktatori me maska demokratike eshte demokrature, pra diktatura me vello demokratike, shkalla me e degjeneruar e nje diktature.
    Eshte koha e fundit qe demosi, populli shqiptar te ktheje pronen, token e shenjte te tij te grabitur ilegalisht dhe me kusari, domenin e vet sine qua non pronarit te vetem te ligjshem, vetevetes! Dhemb per dhemb e shpate per shpate me kusaret e pengmarresit e Shqiperise me Sali Toptanin ne krye !
    Perndryshe: cdo popull ka qeverine qe meriton, ka thene Abaraham Linkolni ketu e 150 vjet me pare! Vetem atehere do te vendoset sundimi, pushteti i popullit qe njihet dhe eshte me te vertete demokracia ne Shqiperi, pra pushteti i popullit, me popullin e per popullin !

  3. Xhema nga Tirana says:

    Z. Albi Xhunga ! Shumë mirë i keni kapur dhe renditur këto bëma. Por duke lexuar këto rrjeshta prisja ndonjë zgjidhje dhe mendoja se: konstatimet e sakta ( si nga ju ashtu dhe nga analistë të tjerë apo komentues të thjeshtë ) janë deklaruar aq shumë sa mund të shkruhen rromane të tëra.
    Ju pyes Ju dhe çdokënd :
    – Si mund të jetë një zgjidhje e shpejtë që Shqipëria të ” fillojë” të ketë një shtet ligjor ?
    – A mund të ketë një zgjidhje pa revolucion?

    XHEMA !

  4. joice says:

    sa te jen sala ristani dhe kurvat e tjer ai vend ahtu do jet do vuaj mos me keq cohuni o popull ca prisni me a keni sy ne ball ca behet ne shqiperi edhe afganistan esht me mir

  5. +10 says:

    Pushtet zvarranikesh…

  6. Albi Xhunga says:

    @ Xhema: Zgjidhja pa nje lloj revolucioni me duket e veshtire, per te mos thene e pamundur. Gjithashtu ne nje shtet (te vetmin ne Europe) ku sindikatat (te cilat kane rrezuar qindra qeveri ne te gjithe boten) jane inekzistente, permbysje kusaresh me mjete e protesta paqesoresh me duket shume e veshtire. Por ky popull s’ka pse behet serish fatalist. Per ta shprehur me mire ate qe une mendoj do perdor nje shprehje te nje ish kryeministri izraelit (pardon qe s’me kujtohet emri tani)
    “Dhuna eshte e tmerrshme, por me i tmerrshem se dhuna eshte nenshtrimi ndaj saj”

  7. e verteta says:

    A.Dega,
    Gje e trashe paske qene,zotrote.Vertet te rrene mendja se i lexon njeri pacavuret tuaja?

  8. pelivan says:

    replike me z.Genjeshtra,(Me falni e verteta!)
    A.Degen,une s’e njoh,por e ndjej qe eshte fisnik dhe shqiptar 24 karad. Edhe ty s’te njoh,por te ndjej qe je 24 karad ndryshk….Ti thua qe A.Dega nuk e lexon kush? Nga e di ti? Domethene,e lexon apo jo?! por vjedhurazi,sepse s’ke kurajon te pranosh,se nje tjeter shkruan me mire se ti,mjer ju qe per hire te nje anti shqiptari,mohoni shqiptarin e mire!
    PER SALEN!
    …Dhe Bota hap syte
    nga mbiu peshqeshi!
    Dhe pleqve hutuar
    ze u kruhet veshi…

  9. e verteta says:

    Pelivan,
    Vetem nje here, para tre vitesh, kam lexuar nje koment te tijin.Nisa te lexoj edhe nje tjeter para nja nje viti,dhe menjehere e kuptova se ishte nje holbe bosh.Tjeter:Kushdo e din se eshte i biri i nje ish sigurimsi te diktatures.Nese kerkoni antishqiptare e antidemokrate te vertete,ata jane mes jush,perfshi ty dhe Degen,qe cdo sukses i shqiperise,sado modest qofte,ju terbon….

  10. Alush says:

    O Sali ,Sali Gerdeci
    me keto vota na i ngjeshi
    me Ristanin ne KQZ
    Kjo fitore me skan Ze

    Dhe keto vota te gabuara
    ne kuti te trasportuara
    kete gje e di Ristani
    o bo bo lereni amani

    jane te futura ne bodrum
    nuk jane pare askerkund
    por po dalin si nga hera
    me shume vota te futura se sa te nxera

    me shume Vota se sa Kuti
    Rofte Ristani me gjthe Sali
    Rofte Luli qe fitoje
    Qe keto vota Saliu i Sajoje

    kjo Tirana tashme ka nje pri
    Kete Lulin faqe zi
    Milionerin e Atostrates
    dhe me Vrasjet e Demostrates

    Lum me ty kush te ka zgjedhe
    me shume vota si gangster
    tuj marr ne Kuti te gabume
    rrofte Saliu gjithca e sajume

    Kjo Drejtsia tash po vue
    Ket Kolegj drejt me e cue
    me e cue ne vendim te drejt
    por Saliu nuk mund me e shkel

    me fut vota ne Kuti gabume
    qe ket popull me Diskreminue
    Tu e vra dhe nuk ka Drejtesi
    Rrote Luli qe do na pri

    4 te vramun ne Bulevart
    Moj Drejtesi mos u bo merak
    se keshtu ka dash ky Luli
    Sot Saliu ja u nguli .

    Tash ky popull duhet me u ngrit
    dhe ketij Luli me i bertit
    me i bertit sa nuk eshte vone
    gjithe Shqipnia ne REVOLUCION:

  11. SERENA bAJRAKTARI says:

    Ky vend tashme eshte krejtesisht ne dore te MAFIES e drejtuar nga SALI ILIR LULZIM dhe ARBEN KAFSHERIKURVA.Keta burra vetem fiziku u ka mbete NJERZ se ATA nuk mund te futen tek kallepi njerzor .Keta jane fatkeqsia e ketij populli.Nji njeri me pak ARSYE e me pak LLOGJIKe mund te kuptoje dhe ti vlersoje pamvarsisht eshte i majte apo i djthte.Mund te themi se ja kane kaluar Enver Hoxhes ne shume drejtime. mjafton akti i fundit .Nxorren ne rruge JETIMET edhe nji NENE me femije ne gji. Ky eshte turpi i shekullit .Cdo jetim sot mund te deshmoje me sinqiritet se si eshte trajtuar jetimi ne diktature.

  12. Rakia says:

    Bravo Albi, me pelqeu shkrimi,i thjesht dhe i sakt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje