– Viti 1670/ Kronisti dhe udhëtari i Perandorisë Osmane Evlia Çelebi boton kujtimet e tij nga Shqipëria e asaj kohe. Kudo ku shkon përshkruan natyrën e bukur të vendit tonë, njerëz të ashpër dhe fodullë, dembelizm kolektiv që ia kalon edhe Stambollit tradicional, pabesi, vjedhje…
-Prill 1939/ Italia fashiste pushton Shqipërinë, por gjen në Tiranë Pallatin Mbretëror dhe arkën e depozitave të Bankës së Shqipërisë bosh. Mbreti Ahmet Zogu kishte marrë me vete familjen dhe pasurinë monetare kombëtare.
– Shkurt 1943/ Kapiteni anglez J.Hibberdine, i ardhur në vendin tonë për të ndihmuar lëvizjen kombëtare antifashiste, mbetet i befasuar nga realiteti që gjeti në tokën e… shqiponjave. Zotëria e tij shkruan pa ekuivok në ditarin personal të memuareve: “Sa i lumtur do të isha nëse do të rikthehesha përsëri në botën e civilizuar. Të kisha mundësi që të bëja një banjë me ujë të ngrohtë si dhe të lahesha kur të doja, të isha midis njerëzve të cilët ti ju ke besën, të ulesha në karrige dhe jo përtokë, të haja ushqim të gatuar përsëmbari dhe të shërbyer në mënyrë të kulturuar dhe jo të rrethohem nga pisllëku, qelbësirat dhe njerëzit pa edukatë. Dy muaj në këtë vend, janë sa për dy vjet në shërbim jashtë vendit. Duke mos pasur asnjë besë tek njëri-tjetri, shqiptarët janë të paaftë për të luftuar pasi kanë dyshime se sapo të fillojë beteja, secili do ja mbathë duke e lënë tjetrin në baltë. Janë mendjemëdhenj dhe mburravecë, duke mos pasur asnjë arsye të jenë të tillë. Nuk kanë kurajë, këmbëngulje, vazhdimësi dhe ju mungon sensi i nderit. Janë si fëmijë, dhe si të tillë zihen me njëri-tjetrin. Qeshin vetëm me fatkeqësitë e të tjerëve dhe me siguri që do të vdisnin së qeshuri nëse ndonjëri nga ne do të rrëzohej në greminë. Është një fatkeqësi e madhe që një vend kaq i bukur nuk banohet nga një racë më e civilizuar”.
– Në të njëjtën periudhë të Luftës së Dytë Botërore një tjetër ushtarak i koalicionit antifashist, Majori Britanik Richard Ridell do të klithte: “O Zot, paskam ardhur në Mesjetë”.
– 1945-1948/ Qeveria komuniste e Enver Hoxhës fillon grabitjet në masë ndaj pasurive të klasës së mesme dhe aristokracisë shqiptare. Shtetëzohet çdo aset, tokë, manifakturë, flori, banesa dhe burgosen eksponentët e kapitalizmit të brishtë shqiptar. Vidhet në emër të popullit.
-1991-1997/ Ligji i famshëm 7501 i shpërdorimit dhe dhurimit të tokës dhe pasurive të tjera publike i bërë në anarshi të plotë, legalizoi vjedhjen më të madhe kolektive të bërë në Shqipëri me pasuritë e patundshme. Më pas në kohë, skemat piramidale finalizuan një tjetër vjedhje me suport qeverisës që mund t’i bëhet popullsisë së një vendi në depresion politiko-ekonomik.
-1998-2005/ Shqipëria nën qeverisjen e “Socialistëve të I-rë” thyen rekordet evropiane të korrupsionit dhe vjedhjes. Konkursi kombëtar “Kush do të bëhet milioner” nxori në finale dyshen Fatos Nano-Ilir Meta. Fituesi nuk u shpall asnjëherë, loja qëndron ende e hapur.
-2005-2009/ Erdhi në pushtet me “duar të pastra” Partia Demokratike e tropojanit Sali Berisha, por në pranverën e vitit 2008 e humbi durimin. Fillon eksperimenton një lloj grabitjeje “alla meksikano-kolumbiane” të paparë ndonjëherë në Evropë: vidh duke vrarë njerëz të pafajshëm, vrit duke vjedhur edhe lirine e medias për të mos rënë shumë në sy…
-Qershor 2011/ Organizata e njohur ndërkombëtare Transparency International publikon një raport therës dhe mjaft kritik ndaj politikës qeverisëse në Shqipëri. Alarmi i kësaj organizate nxjerr në pah se ngërçi politik në vend ka penguar reformat këto vitet e fundit. Sistemi gjyqësor ka nevojë të reformohet në mënyrë që të sigurojë pavarësinë, përgjegjësinë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve. Mungesa e vullnetit politik po pengon përpjekjet për të luftuar këtë fenomen ne Shqipëri. Qeverisë shqiptare i kërkohet të bëjë më shumë për të garantuar zbatimin e ligjeve antikorrupsion, të ndërtojë kapacitete dhe të përmirësojë qeverisjen e institucioneve kryesore…
…Historia bardhë e zi dhe pa lustra tregon hapur fare se nga vijmë, si jetojmë dhe çfarë të ardhme po gatuajmë. Në fakt, historikisht psikoza kolektive shqiptare gjithmonë ka kërkuar ta transferojë fajin, gabimin ose mëkatin (kur punët nuk na ecin mirë) ose te komshiu magjistar, ose te syri i keq, ose te xhelozia e atyre që na rrethojnë. Nuk hezitojmë të mallkojmë politikanët tanë që na qeverisin ndërkohë që sa here na thërrasin për zgjedhje bëjmë rolin e indiferentit deri të shtunën në darkë dhe pa u gdhirë mirë e diela zëmë radhë tek qendra e votimit. Duam s’duam kemi afeksion të brendshëm për liderët tanë… duam s’duam gjejmë veten tonë te personaliteti i deformuar i tyre…
Po e shikojmë live në çdo televizion sesi Arben Ristani i KQZ-së po manipulon dhe vjedh votat tona. E dimë të gjithë që edhe Benit edhe Tom Ndrecës së Kolegjit Zgjedhor urdhrin ua dha në mënyrë indirekte Doktor Sala që të manipulonin humbjen e Lulit të Xhelalit dhe zyrtarisht do të jenë të mbrojtur për aq kohë sa të jetë PD-në pushtet. Po mos harrojmë, a nuk vjedh kështu edhe furrxhiu i lagjes tonë me urdhër të pronarit të tij? Nuk ka dyshim që bukën e përditshme e blejmë më shtrenjtë, më pak në peshë dhe me pigmentet e nakatosura si mos më keq për tu dukur si bukë bio? E hamë bukën dhe heshtim.
Po doktori te spitali publik që të merr para për operacionin e familjarit tënd, t’i shet barnat (që janë falas) me lekë në dorë, infermieria që nuk ta shpon bythën pa i dhënë 200 lekëshin, po sanitarja që ta fermenton jashtëqitjen aty te oturaku poshtë krevatit tënd po nuk i dhe bakshishin, mos të duken më ndryshe nga qeverisja e Saliut?
E kemi parë veten sa keq i ngasim makinat në rrugë dhe semaforët shqiptarë gjithmonë jeshilojnë? Ne nuk lidhim rripin e sigurimit për pordhë dhe kur vdes dikush pëshpërisim se mund të shpëtonte po ta kish lidhur atë dreq rrip. Kështu bëri edhe Saliu me Gërdecin dhe 21 janarin. E harruat?
E kemi dëgjuar veten sa shumë ulërasim dhe gënjejmë kur flasim në telefon që të na dëgjojnë të tjerët e tu mbushim mendjen sikur vetëm ne kemi gjithmonë të drejtë? Kështu bën edhe Sala në mbledhje qeverie dhe parlament.
Çuditemi pse Fatmiri i mjedisit, Genci i bujqësisë, Majlinda e integrimit, Petriti i shëndetit bëjnë ashiqare çdo muaj favore të jashtëligjshme ndaj të tretëve, por harrojmë që edhe prindërit tanë kështu paguajnë mësuesit, pedagogët dhe pronarët e universiteteve private për të na sforcuar intelektualisht ne fëmijëve të tyre injorantë, dembelë, fejsbuksa dhe njublloksa.
A nuk sillet Argita dhe Xeni njësoj si fëmijët e kryetarëve të komunave, bashkive, drejtorëve të qarkullimit rrugor, ministrave, shefave të policisë, gjykatësve?
A nuk debaton dhe zihet prej flokësh Rozana Radi me Rezarta Shkurtën siç bën edhe doktor Berisha me opozitën dhe me këdo që e kundërshton?
A nuk tallet me gjithë qytetarët Kryeministri dhe Ridvani i financave me mirëqenien e supozuar dhe bumin ekonomik të vendit siç u tall Griselda 48 orë rresht me jastëkun poshtë fustanit?
A nuk e ndotim detit, rrugën, lagjen, qytetin ne me plehrat tona ashtu siç kërkon ta ndotë Shqipërinë Saliu me plehrat e Berluskonit?
Habitemi kur pasi paguajmë faturën te pub-i në bllok shikojmë se kamarieri na i ka zhytur keq. Nuk kthehemi t’i kërkojmë llogari se na shikojnë klientët e tjerë dhe na shajnë “pabuksa”, kështu bën edhe qeveria me taksat tona dhe ne heshtim duke tretur përgjegjësinë individuale.
E tretim përgjegjësinë individuale kur shohim sesi nëpërkëmbemi sepse kemi dëshirë të nëpërkëmbim të tjerët. Ndjejmë thellë në vetvete se askush nuk është ndryshe, të gjithë jemi njësoj. Ndaj e lemë Sali Berishën të tallet çdo minutë me ne, te personaliteti i doktorit gjejmë të mishëruar veten tonë.
Duke mbyllur siparin e kësaj tragjikomedie folklorike po u kujtoj se gjatë fillimviteve ’90 opozita e atëhershme antikomuniste bërtiste me të madhe për regjimin e dështuar të Enver Hoxhës: Të gjithë bashkëfajtorë, bashkëvuajtës të gjithë!
I mora plakut 10 mijë lekë dhe po iki nga Blloku të hapem çik bythësh, do vijë njeri me mua?
O gazetare jeni te mrekullushem.Mjere ai popull qe nuk e kupton se vetem me ju me kriju nje qeveri ai vend ka shpetuar nje here e pergjithmone.O shqiptare mbidhuni dhe lijani ne dore fatet e atij vendi vetem gazetareve.GAZETARE ZOTI JU RUATE.Po ju uroj me gjith zemer.
bledi eshte nga ata studented qe kerkon Saliu qe te kthehen ne shqipni, (ka studjuar ne londer ne 1995), i kerkon saliu gjoja se i ka nevoje vendi per axperiencen e tyre, por e verteta eshte se i ve ne rresht per nje,,,bledo te rujt zoti nga saliu, daku
Faktet e justifikojn te verteten dhe 1 pjese e fakteve justifikojn nje pjes te se vertetes dhe sigurisht nga 1 pjes faktesh nuk mund te nxjerresh 1 te vertet te pergjithshme.ne mendimin tim ky artikull eshte i ndikuar plotesisht nga qarqe te caktuara te erreta qe ngrejn shume pikepyetje.Gazetari nuk po ndergjegjeson por po demoralizon dhe kjo eshte e fundit gje qe na duhet.Sigurisht q ky smund te jete Naimi kur ne kohen me te keqe i recitoj bukurise se shqiprise(nderkohe qe shqiperia ishte tejet e prapambetur)per te luftuar per ate copez shqiperi.Ky eshte nje antihero i pashprese i ketyre diteve.Problemi yne i vetem eshte qe sdime shume per vendin tone,nuk financohen kerkime dhe ato qe dime i dime te shtremberuara.Ne kemi me cte krenohemi pertej varferise,kemi nderin,mikpritjen solidarizimi me te afermin qe pa permendur emra shtetesh te tjere nuk i kane.Do u zgjasja dhe me shume bledi me beso por hiq dore nga ky lloj profesioni dhe mos u bej kavje sepse asnje njeri i ndershem qe njeh vetem djersen nuk e gjen veten ktu.kshu qe fshije kt material dhe kerko ndjese
une jam plotesisht dakort me bledin! nuk jemi te gjitha ato qe na kane propaganduar gjate gjithe ketyre viteve. e verteta dhemb dhe nuk pelqehet( ja dhe nje shprehje qe besoj se e perdorim vetem ne shqiptaret pasi na pelqen vetem te genjejme dhe te fshehemi,te spekullojme me cdo gje dhe te ferkojme barkun me fatkeqesine e tjetrit). une besoj se te tilla te verteta duhen botuar me nje ritem te shpeshte pasi vetem duke u perballur me te verteten mund te korrigjojme veten… nese eshte akoma efektive te ndidhe kjo me kombin tone
Bukur Blendi ..Ky eshte realiteti yne i hidhur …keta jemi ne,une do te shtoja dicka se ne kemi ndikuar per keq edhe ne rajon,jemi ne ai druri i shtrember i stives.Kujtoj nje ngjarje te vitit 1991 ne Greqi ne trenin Kifisia – Pire ku disa djem nga Vlora e Fieri bertisnin :do ti q….motren do ta bejme Greqine si Shqiperia, Atehere u cudita pasi ne ate kohe ne shqiperi ishte ne mode thirrja :Ta bejme shqiperine si europa,pavaresisht se kjo ngjarje ishte disa dite pasi disa vlonjate kishin rrahur e me pas i kishin rruar mjekren nje prifti .Por sot,sot jam i bindur qe po e bejme Europen si Shqiperia…ka ndonjeri dyshime????
artikull I vertete dhe I trishte me fakte qe kundershton cfare na eshte propaganduar tere jeten ,per besen ,guximin zgjuarsine dhe mikpritjen. FARSE TE GJITHA se po te qe se te paret tane kishin te tilla virtyte do kiahin bere shtet qekur e bene serbet dhe greket. Kam lexuar biografine e Ismail Qemalit ate origjinalen ne anglisht jo ate te perkthyeren dhe me ra ne sy qe tek filmi turqit e ndalojne kurse ne biografi as e permend fare kete fakt megjithese cdo gje tjeter qe ka ndodhur ato dite e tregon me detaje. Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi ishin dy shtyllat e pavarsise kurse une thote Ismal Qemali u zgjodha kryetar se kisha shume njohje me diplomate oerendimore qe I kish njohur gjate 40 vjeteve qe I sherbeu perandorisr turke por sot ne shqiperi Ismail Qemali nderohet si ideatori I pavarsise kur ne te vertete ideatoret qene Isai dhe Luigji. Me vjen keq qe historia jone eshte shkruajrur sic u ka interesuar matrapazeve.
Alb…, me vjen mire qe lexon histori, por perktheje sakte modestine e udheheqesit te Opozites mbare perandorake ne Parlamentin Osman, politikanit, diplomatit dhe patriotit te madh shqiptar, Ismail Qemali.
ai qe e bashkoi i pari shqiptaret ishte gjergj kastrioti kurse ismail qemali ngriti flamurin e skenderbeut me ndihmen e xhonturqeve.
Fjali e qelluar. Sot ne Kosove kemi te bejme me te njejtin rast sikurse ai i Ismail Qemalit, ka shum here qe e mendoj kete gje, se si ishte puna ne ate kohe te 1912, kush ishte personazhi i cili me te vertet kete epitet te cilin sot e gezon Ismail Qemali.
Me qe jam nga Kosova di shum mire te ju them se Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi pas 50 vitesh do te jene “herojnte” e Kosoves, pasi qe shapllen pamvarsine e Kosoves, ate qe Dr.Ibrahim Rugova “nuk” arriti ta bente. Por per fat te mire ne ne Kosove e dijme se kush e solli Pamvaresine, dhe kush ishte ideatori i palodhshem, i cili iu vu balle Serbise, se bashku me Adem Jasharin dhe luftetaret e vertet te kesaj lufte, po i them te vertet, per arsye se sot kemi shume pseudo luftetare qe na qeverisin.
Ndersa pas nje kohe femijet tane do ta mbajne Hashim Thaqin si hero te kombit, MEKAT.
e qarte : Popull hajdut – qeveri hajdute. Nuk mund te ankohet hajduti qe dikush diku po vjedh..
kjo eshte historia reale
–Me falni zoti Mane po ja keni futur kot.
Nuk mund te karakterizosh nje popull te tere me ditaret e disa personave….Kemi disa probleme te vogla mentaliteti se vime nga nje sistem komunist por te tjerat i gjen kudo ne bot.
Eshte ligji qe nuk funksionon zoteri dhe fryma e keqe e ksaj qeverie qe infekton dhe infermieren e spitalit.
Shko ne spital privat a ndodhin keto gjera?-shko ne shkolle private…
Populli Shqiptar esht mikprites dhe i ndershem zoteri.–Pak indiferent do ta quaja,kaq.
Amerika.
Ae dini ju se c’do te behet ketu sikur mos te funksionoj ligji dhe organizmat qe sensibilizojne publikun?
dhe qeveria te vjedhi me dy duar?—Jo rripa z’do vene por ai rripi do perdoret per te mbytur njerez-
pastaj do vi abulanca dhe infermieri do te vjedhi potofolin dhe do tallet me ty.lool.
bravo ai qe e ka shkruar te gjitha te verteta,cuditerisht te ishte ndonje kronike politike do kishte gjithe ato komente,duhet te ndryshojme e verteta eshte ehidhur po duhet ta pranojme qe te ecim perpara.me shume nga kto shkrime redaksia se na ben mire.
Ç,farë të komentosh, të gjitha qëndrojnë, por kushdo që analizon duhet të japi dhe mendimet alternative.
Tek ne deri tashti po bëjnë pasuri me djersën e popullit të vjedhur. Prej kryeplakut deri tek presidenti kanë ardhur në drejtim me brek të thjeshta dhe janë larguar nga posti me brek diamanti. Hiq ndonjë pëtjashtim.Kush do ti çmontojë këta majmunë, të cilët e heqin veten ose kusarë të djathtë ose kusarë të majtë.Zakonisht filozofët i shohin zgjidhjet kur fëlliqet totalisht një sistem me revolucion.Unë e ndjej veten të pushtuar. Mi kanë marrë 100% pronat duke më lënë pa atdhe. Pushtetin po e trasmentojn me listë ose militantëve të majtë ose të djathtëve, të cilët janë një brum dhe po lozin komedi me ne popullin.
ESHTE KOHA QE TE KERCASIN PRANGAT !
– Arben Ristani legalizon para kamerave votat e vjedhura nga ustallaret e tij
te kusarise se votave….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje kusari flagrante para kamerave qe vetem drejtesia nuk e sheh
Kaloi nje muaj qe krejt shqiptaret e mbare Bota po perjeton kusarine e hapur te votave nga KQZ dhe kusari i Berishes, Arben Ristani. Kusari e hapur. Kusari teper transparente. kusari para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare, para gjykatesve dhe prokuroreve shqiptare.
Kusari pa maska! Kusari e shikuar dhe filmuar qe vetem prokuroret shqiptare nuk e shohin. Kusarine e pohoi ashiqare edhe vendimi i dyte i Kolegjit Zgjedhor. Jo ai i Tom Ndrec Berishes.
Kolegji Zgjedhor e cilesoi ashiqare kete kusari si shkelje ligjore te KQZ-se. Ne vend te niste me iniciative hetimin dhe ndjekjen ligjore te Arben Ristanit dhe kamikazeve te Berishes ne KQZ, prokuroria e mbylli dosjen e pahapur kurre per ndjekjen e tij penale.
Ka tri dite qe perfaqesusit ligjore te opozites ne KQZ po bejne denoncimin ligjor kunder tyre me prova te pakundershtueshme, qe jane transmetuar edhe nga kamerat.
Prokuroria hesht. Ka mbyllur veshet dhe syte perballe masakres elektorale teper transparente te Sali Rsitanit. Po te ishte ne opozite Sali Berisha do ti akuzonte prokuroret shqiptare se “po flene gjume mbi dosjet flagrante te kusarise flagrante”!
Krim me i rende se vete falksikimi i tyre
Keto vota te fabrikuara dhe rrasur ne kuti nga ustallaret e Berishes per hajnine e votave po legalizohen ne kundershtim me cdo ligj ne fuqi te KQZ-se, ne shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor, te kodit penal dhe te vete Kushtetutes se Shqiperise.
Legalizmi i mashtrimit, falsifikimit vjedhjes se votave nga funksionare te larte shteterore per llogari e ne sherbim te karrikes ilegale e te vjedhur te kryeministrit Berisha, sic eshte Arben Ristani dhe tre musketieret e Sales ne KQZ, e kane kthyer kete institucion te pavarur ne nje Komision te Vjedhjes se Zgjedhjeve. Legalizimi i hajnise, falsikimit dhe vjedhjes se votave eshte nje krim e veper penale edhe me e rende se ato vet.
Nuk qe e rastit qe fill pas “zbulimit te kokes se komplotit elektoral” Bamir Topi, ABC-ja u lidh gjithe ngazellim me nje kamikaz tjeter te Berishes , me kryetarin e KZAZ Ilir Goci, Sipas gazetes “Tema” Online e Mero Bazes, njohesit dhe denoncuesit me te mire te kryevjedhesit te votave te Shqiperise Sales njoftoi para nje muaji se Ilir Goci, nje person me precedente penale per perdhunim qysh ne vitin 1990, ka lidhje familjare me Berishen. Bashkeshortja e tij eshte vajza e axhes se mbeses se Berishes.
Ishte ky kamikaz i klanit Berisha qe me urdherin e tij bllokoi nenshkrimin e procesverbalit te KZAZ 49 te njesise Nr. 5 me 13 maj 2011, vetem pak ore pasi kryeminsitri deklaroi se “Te dhenat e mia tregojne se ka fituar Lulezim Basha”.
Urdherat e Berishes per te nxjerre me cdo kusht fitues Lulezim Bashen
Nuk ishin “te dhenat e mia”, por urdherat e Sali Berishes ndaj Gocit, Ristanit dhe cetes se kusarise se votave qe vune ne levizje gjithe hajnat e tij me cizme : ministra e deputete si Genc Kusar Ruli, Fatmir Medi Gerdeci , Ilir Meta Shtateqindmijeshi, Majlinda Tender Bregu, Enkelejd Sali Alibeaj, Mesila Kukumjacke Doda, Arben Asfali Imami dhe ustallaret e tyre per te falsifikuar vota e mbushur kutite ne raportin 4 me 1, sic po e shohim para kamerave ne KQZ, per Lulezim Bashen.
I ndodhur perballe nje disfate totale, perballe nje Vaterloje elektorale e politike, regjizori i kusarise elektorale, ekonomike, financiare Sali Berisha hedh ne sulm falangat e hajnise se votave. Porosia e tij eshte qe te mos preket vetem kutia 1968 qe te kapi ne flagrance Presidentin e Republikes, Bamir Topi. E vetmja kuti qe ka vetem nje vote pro Edi Rames dhe asnje vote te falsifikuar shtese per Lulezim Bashen. Ne fakt ia shtoi vlerat Presidentit… Si mund te votonte ai per nje kusar dhe vrases si Lulezim Basha!?
Gjithe kete maskarade qevezia me vota te vjedhura dhe kamikazet e saj ne KQZ po orvaten ta fshehin pas ” numerimit te votes se fundit”, pas ” mbrojtjes me cdo kusht te cdo vote ku qytetari, votuesi ka shprehur qarte vullnetin e tij”, duke imituar si majmuni e pervetesuar deklaraten demokratike te ambasadorit te nderuar te SHBA-se ne Tirane Z. Akeksander Arvizu me 13 maj 2011 ne njesine zgjedhore Nr. 5
Krim mbi krim
.
Kusaret e Shqiperise dhe hajnat me cizme te votave tash 15 vjet, te kapur me preshin e vjedhjeve e mashtrimit ne duar, tani po na shiten si ” gardianet me fanatike dhe mbrojtesit me te vendosur te vullentitt te qytetarit dhe votuesit te lire”!
Ne vend ti vinin vetullat regjizorit dhe maestors se hajnise se votave ne Shqiperi, mashtruesit e “kryetrukuesit” te tyre, sic e thot acik ish- Ambasadori i madh Amerikan ne Tirane Z. John Withers ne raportet e tij per Departmanetin e Shtetit per Sali Berishen ne vitin 2009 , ia kane nxjerre syte. I kane hequr edhe shenjen e fundit te kallajit qe i kishte mbetur per vjedhjen masive te votave te 28 qershorit 2009.
Falisifikimi masiv i votave dhe futja e tyre ne raport tre me nje ne kutite e tyre eshte krim e rende penal dhe atentat e perdhunim jo vetem i votes se lire, por edhe i vete demokracise ne Shqiperi.
Tani kane filluar te dalin me shume vota per Edi Ramen… Pse!? Sepse ashtu ka urdheruar Berisha kusaret e tij. Nuk eshte cudi qe diferenca e trukuar te shkoje deri ne 20 vota me shume per Lulezim Bashen… Kusaria e vjeter mbulohet me nje kusari te re! Krim mbi krim!
“Vullneti i qarte ” i qytetareve apo i kusareve ?
Pas ketij “vullneti te qyetarit dhe te votuesit”, pas ” zellit per te numeruar cdo vote te qytetarit” fshihet maskarada dhe mastrafi me i ndyre me e trashe, me brutal dhe me cinik qe i eshte bere votes se lire te qytetareve te Tiranes.
Asnje prej ketyre votave as ne kusarine e pare e as ne te tashmen nuk eshte hedhur nga votuesi ne kutite e votimit. Secila e te gjitha ato jane fabrikuar, falsifikuar e futur ne kuti nga ustallaret e Berishes per vjedhjen e votave. KQZ ka bere qorrin dhe u ka lene hapesire e krijuar kushtet ideale per kete masakar gjate kryerjes se saj. Tani KQV-ja po legalizon para kamerave hajnine e lejuar e ndihmuar prej saj.
Cdo vote e numeruar, rinumeruar, rivleresuar nga KQZ ne kundershtim me cdo ligj ne Shqiperi eshte legalizim i kusarise elektorale te Berishes. Mastraf elektoral nga dhunuesi me brutal i votes se lire dhe kusari me i madh i saj ne historine e Shqiperise.
Nuk eshte vetem vota e nje qendre votimi qe gjindet para kamerave ne nje kuti krejt tjeter. Nuk eshte as kutia pa kod zgjedhor e as kutia e shqyer prova kryesore e kesaj kusarie. Mbi te gjitha jane mesatarisht 4 deri ne 8 vota gjoja “te panumeruara” qe jane futur ne kuti ku numeri i votuesve eshte i barabarte me numrin e votave para se te futeshin brenda tyre ato te falsikuara.
Denoncusi i madh i kusarise : Sali Berisha !
Denoncuesi kryesor i kusarise se votave jane mbi 357 vota me shume se votues qe denoncon hapur kusaret e Berishes. Si mund te shpreh qarte vullnetin e votuesit nje vote e futur ne kuti nga kusaret e jo nga qytetaret qe nuk kane votuar kurre!?… Vetdenoncim i persosur i kusareve te Berishes nga vete kusaret e Berishes !
Pra keto vota te falsifikuara e te futura hajnisht ne keto kuti jane vota te kusareve e jo te votuesve tiranas. Ato shprehin vullnetin kriminal te hajnave dhe falsifikatoreve te tyre me Berishen ne krye dhe jo vullnetin e votuesve reale.
Kjo tashme eshte bere nje dukuri e zakonshme per kusaret e Berishes dhe qeverine e tij edhe vrastare. Por asnjehere nuk eshte shfaqur kaq hapur e shemtuar para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare!. Provat jane pafund dhe te filmuara e regjistruara! Denoncimi ligjor eshte bere!
Denoncuesi me i madh i kusarise se votave eshte vete Sali Berisha me pangopesine, me makuterine e tij per pushtet! Nuk thote kot sovrani: oreksi vjen duke ngrene!
Detyre ligjore e morale e opozites
Jo vetem mosnjohja kurrsesi e asnje rezultati te manipular e falsifikuar por edhe mospranimi kurrsesi i asnje rivotimi ne Tirane per nje veridikt qe populli e dha qarte e sakte nje here me 10 vota me shume per Edi Ramen eshte detyre ligjore dhe detyrim moral i opozites dhe vete Edi Rames. Jo dhjete, por qofte edhe nje vote e vetme me shume eshte mjaftueshme per te shpallur fituesin e ligjshem.
A nuk ndodhi keshtu vitin e kaluar me senatorin demokrat te Minesotas qe fitoi me nje vote me shume se rivali i tij republikan… Nje vote e ben diferencen. Fitorja nuk fillon tek milioneshi… Fitorja fillon tek nje vote me shume.
Nuk mund te behen kompromise e pazarlleqe me voten e sovranit ne dem te sovranit sepse ashtu i leverdis Sali Ristanit e cetes se tij te kusareve. Eshte sorvani dhe jo Sali Ristani qe vendos per fatin e te ardhmen e vet. Ndaj deklarata e Edi Rames ne Asamblene e PS-se per te marre mendimin e popullit, mendimin e elektoratit te tij per te ardhmen me duket me teper nje taktike per te ftohur gjakrat e fituar vleresimin e nderkombetareve se sa nje veprim logjik.
Sovrani e ka dhene tashme jo vetem mendimin por edhe vendimin e tij bashke me voten kunder Sali Berishes e pro Edi Rames qe eshte fituesi i ligjshem i votave te Tiranes.
Detyra kryesore dhe rruga e vetme e opozites dhe liderit te saj eshte te mbroje me cdo kusht e me cdo cmim kete vote. Jane zgjedhjet e parakohshme parlamentare per te rivendosur sundimin dhe pushtetin e popullit, me popullin e per popullin ne Shqiperi qe quhet dhe eshte demokracia.
Cfare pret prokuroria !?
Cfare pret Prokuroria e Tiranes dhe ajo e Pergjithshme per te shpallur bllokimin e sekuestrimin e menjehershem te krejt materialeve zgjedhore per Tiranen paralel me arrestimin ne flagrance te kamikazeve te Berishes me Ristanin ne krye ne KQZ, te kryetarit te KZAZ Nr, 49 Ilir Goci dhe per te hetuar cdo vote me nje grup special te saj, te perforcuar edhe me ekspertet me te mire e me te pakorruptueshem te saj, pertfshi edhe prokurore amerikane apo evropiane.
Nje veprim i tille eshte jo vetem nje detyrim ligjor, por edhe nje sherbim madhor per shtetin ligjor dhe demokracine ne Shqiperi. Do te ishte jo vetem fundi e nje masakarade dhe krimi masiv 15 vjecar, por edhe parandalimi i nje katrahure te re ne Shqiperi qe do na largonte edhe te pakten 10 vjet te tjera nga Evropa.
Do ta shpetonte Shqiperine jo vetem nga katrahura, por edhe nga fatkeqesia me e madhe e saj- Sali Berisha e qeveria e tij me vota te vjedhura, qe jane regjizoret edhe te kesaj masakre e maskarade elektorale qe na e mori fytyren faqe mbare botes!
nje shkrim vertet kurajoz dhe i sinqerte ..kjo eshte e verteta..duartrokitje per autorin
Mir mor cun po ka edhe nga ata shqiptare qe nuk hapen bythesh e ata duhet me drejtu byth hapurit.
This is obviously true.
Nje kronike e shkelqyer dhe e shkerdhier.Te kap trishtimi.Harrove dhe Ali Pashane:Si hajdut e filloi karieren(Ehu sa ke harruar…),por duhet ta kishe thene…duhet pra ta kishe thene se cthurja,cburrerimi,cperberja ,shkatrrimi moral,filloi me urrate e Sales qysh me 1990,kur llumi i shoqerise sulmoi pronat e shqiperise dhe i grabiti.Sala nuk u preu duart atyre por i nderseu te vidhnin sa te donin te vidhnin ne shkembim te votes per Salen dhe dhe posteve per hajdutet….! Dhe ja ku jemi:Te gjithe Hajdute!!!!!
Viktima te mentalitetit kanunor, klanor, provincial, krahinor dhe fisnor.
Thagme!
Shume e goditur, bravooo.
Shume shkrim i drejte Z. Mane…kjo qe ke shkruar eshte shume e vertete dhe pjesa derrmuese e shqiptareve meritojne sali berishen kete deshtak te demokracise , kete tinzar e te pabese, kete kriminel te provincial sepse me te vertete shohin veten e tyre tek ky idiot.
por une jam optimist sepse ne kete vend ka njerez si puna jote qe jane te vetedijshem nga vijne dhe e pranojne me burreri, ka akoma njerez te ditur e te educuar me virtyte e qytetari qe do ta bejne kete vend si gjithe Europa…se pari duhet hequr krimineli sali berisha, dhe duhet punuar shume jo sic bejne tani keto qeveritare truthare e horra vetem vjedjhin, vjedhin dhe mendojne gkithe diten neperzyra si te vjedhin votat e manipulojne zgjedhjet e ardhshme….kuir te heqin qafe keto monstra te papara dhe te kemi nje qeveri punetore qe vertet punon dhe mendon per vendin dhe demokracine e vertete atehere do te levizin dhe vemjet dembele dhe parazitet e ndyre dhe jeta do te gjallerohet.
I ke rënë pikës!
Z.Bledi dhe Z.Mero, ju lutem si nje petagog universitar dhe tiranas prej te pakten 4-breza, shkruani edhe per ate apo ata lidere e deputete te opozitas qe e mbajne Berishen e kompanine Meta+Nano ne pushtet edhe pse me vota te vjedhura e me nje-mije e nje te zezat qe vazhdon perdite te na beje si popull prej 1990. Nuk marr persiper t’ju mesoj, edhe pse jam ne prag pensioni dhe kam kaluar dhjetra breza studentesh ku shumica jane edhe me te medhenje a moshatare me ju, por lidershipi opozites separi Z.Rama dhe gjithe deputetet opozitare qartazi jane pjese e betonimit a çelikosjes se rregjimit totalitar, diktatorial, mafioz te trios Berisha+Nano+Meta e te tjereve qe u shkojne ketyre tre monstrave, perversave, hajduteve, vrastareve, mashtruesve, kusareve, bishave te rekomanduara nga Ramizi+Nexhmia e sorollopi i Bllokut te PPSH. Shikoni si e mbajne popullin ne kulm te varferise dhe dhunes shtetrore, edhe pse ky popull me shumice derrmuese u jep akoma voten, e mbajne ne opozite dhe qetesi vrastare jo me plumb por me varferi si pak kombe ne Europen Lindore, se ne Ballkan edhe Bosnja (me tre kombesi armike per vdekje historikisht) na e kalon per te ardhura ekonomiko-financiare. Nderkohe qe vllezerit tane Kosovare tashme jane njesoj si ne po nga qeveria e tyre e infektuar keqazi nga qeveria Berisha+Meta+Nano. Une personalisht nuk shquhem per i majte apo i djathte, sepse nuk ka pasur e nuk ka shqiptare te majte apo te djathte, por vetem nje shqiperi rrumpalle dhe kusaresh e vrastaresh historikisht, prandaj mos me gjykoni as tifoz i te majtes as i te djathtes, ngaqe jam per qytetarine me gjeneze ne qeverisje dhe institucione dhe jo provincializmin qe na ka çuar ne kete sketerre edhe pse jemi viti 2011…
A KA ME PERVERS SE EDVIN KRITAQ RAMA
puf ,eshte cfyrje kur ke gazra,i njejti je dhe tuf.
M’besoni ju mue…se ju them une juuuuuuu.
Lume si ti o PUF qe e besone se te ardhurat e cdo shqipetarit jane 7400 euro ne vite dhe Berisha-Nano-Meta jane ata qe kane arrite kete sukses.
Puf apo paf qofsh, por nuk e mbron dotë zjarr vënësin e Shqipërisë, duke fzer një njeri i cili nuk ka udhëhequr ndonjë herë.
n.q.s. saliu eshte pervers dhe hajdut kjo duket por per te tjeret duhet pare
Kush shan, shan vedin. Po te pakten ti gazetari i leshit pseudointelektualo antikonfotmisto kundrapetal kur shan vedin mos na shaj edhe ne. A don me njoft historin e shqiperis pa lustrime e me shum objektivitet? Mos shko ateher te lexosh mendimet e nje halldupi anadollak, ose te oficereve anglez te efeminuar qe duan te lahen tre her ne dit me uje dranofillesh. Shko e lexo librat e Mary Edith Durham e shikjo se si i pershkruan shqiptaret. Shko e lexo ”High Albania” – ”The burden of Balkan” – ”The Strugle for Scutari” – ”Twenty years of Balkan tangle” e shih mendimet e nje gruaje mendje hapur qe ka shetitur ter ballkanin e jo vetem Shqiperine. Ndoshta keto libra mund ta kurojne ndjenjen tende te inferioritetit. Perndryshe zgjidh rrugen me te shkurter: deklaroju grek si shum shok tuj. Edhe mandej hajde na shikjo nga nalt posht e na ban komente anti-shqiptare e shikjo se sa po na plas b..tha.
”Kur nuk ke respekt per vedin si pretendon qe te tjeret te ken respect per ty”
PYT…
O zotni Pali,jone t’verteta keto o zotni Pali,t’hujt na njofin mire ne,me mire se ne veten tone,o zotni Pali.Pranej ne hame shoi-shoqin,o zotni Pali.
Eh sa sherr hape mor “gazetar” me kete shkrim.
Te gjithve na ndodh, ne ditet tona me te keqija, te fillojme mallkimin dhe sharjen per rracen tone.
Dhe kete e bejme duke mbajtur parasysh qe ne vet, uni, jemi ca si ndryshe.
PO… ne kemi shum probleme si shoqeri, qe po fillojne te dalin ne pahe keto kohra shum te trazuara. Ndodh keshtu me çdo shoqeri tjeter ne periudha te veshtira, te ne ca me shum me sa duket.
Problemi i shkrimit tuaj, dhe ju sdo ta lexoni komentim tim, kuptohet, eshte se i fysni te gjith ne nje thes. Me demek qenkemi te gjith njelloj. Dhe ai qe vjedh e pret qe prej njezet vjetesh, BARBARI, eshte njelloj me te tjeret…. shumicen… qe rropaten per buken e gojes.
Mban erë shkrimi mor djal me kete bararitizim te te keqes dhe klasifikim si difekt gjenetik kombetar.
Jo pabesia, cinizmi Hajnia jane “virtyte” te nje pjese qartesisht te dallueshme te Skiptarve…
Un mendoj se ky lloj shperfytyrimi i Shqiptarve pas 90′ ka ardhur si rezultat i shperndarjes se pasuris kombetare me urdher dite vetem te nje pjese te popullsise. Dhe per fat edhe me te keq kjo pare ka rene ne dore te Horrave, Prostitutave, politikaneve, gjykatesve, anal istet e shitshem semaforesh… etj. Ndaj krijohet pershtypja e gabuar se jemi te gjith te keqinj sepse rregullat e lojes po i ben i keqi… naj po na sundon e keqja
Nje popull si gjithe te tjeret dhe nje demokraci qe nuk ekziston.
Artikull i goditur, ndryshe nga e zakonshmja. Bravo.
Me shkrine komentet e atyre anglezve ne fillim…ta bejne diagnozen perfekte per pak kohe
vertet nje shkrim i shkelqyer. Fjalet e arta te ketij shkrimi meritojne te reklamohen me te madhe . Nje format i tille eshte billborderi me i gjetur i situates paszgjedhore .
Shkrim : NO COMMENT.
XHEMA !
DERRI DO PLUMB O POPULL, PRA DIKTATURA NUK LARGOHET ME PAQE DHE VOTE TE LIRE SE AJO NUK I NJEH…, POR I VJEDH ATO.
FJALET I MERR ERA NDERSA VEPRA NGELET, PRANDAJ S’KEMI PSE TREMBEMI NGA REVOLTA FINALE NGA JUGU DREJTE VERIUT PER SHPETIM PERFUNDIMTAR…
bledo te rujt zoti mor daku, si e paske marre guximin, Bledi eshte nga ata studentet qe kane studjuar jashte, (ka studjuar ne londer ne 1995), dhe i kerkon saliu te kthehen, per te miren e vendit qe ti veje ne rresht per nji saliu,,,te rujt zoti bledo, ok daku,, nga nje shok i vjeter i bledit qe sja mban ta thote emrin hapur, se sma mba nga junta qe po instalohet
problemi shqiptar eshte historia e saj, kush e pengon inteligjencen shqiptare te tregoje historine e vertete te vendit te tyre? interesat e fqinjeve ? une jam i bindur se per te ndertuar nje shtet si shqiperia duhet te mblidhemi tek ajo cfar na bashkon, gjuha eshte themeli i kombit se dyti mireqenia e se fundi lluksi i besimit. feja nuk eshte gje tjeter se morali, hajduti denohet ne cdo regjim dhe ne cdo fe. bashkimi i shqiptareve mund te behet vetem nepermjet mireqenies dhe gjuhes ata qe e fillojne nga feja nuk bejne gje tjeter vetem e percajne ne dobi te fqinjeve qe na quajne si emigrante ne vendin tone. rofte feja se token e humb gjithashtu dhe nderin
Rrofsh Bledi!
Ok analiza per te sotmen, sidomos ekzistenca e fodullekut e sharjet ‘pabuksa’ (qe per mendimin tim jane teper fyese), por me ben pershtypje se si te gjitha opinionet e inglizeve te ardh ne Shqiperi gjate Luftes II-te merren si te verteta te pakontestueshme e fakte historike…
Nji ingliz, na paska dhe thene, sipas autorit (citoj): “Është një fatkeqësi e madhe që një vend kaq i bukur nuk banohet nga një racë më e civilizuar”. —> c’mund te jete ky vec rracizem i theksuar?
Bazuar ne keto citime, s’paska ngel ingliz ne kembe pa tregu rracizem ndaj shqiptareve, dhe te ben pershtypje qe autori keto i merr si dicka qe duhet te na hape syte per te na treguar te ‘verteten’, sipas inglizit…Pak me ngadale, me dashte gjen plot opinione te tilla ala-rraciste si disa prej atyre te cituara ne shkrim.