Dy standardet e medias dhe çështja Veliaj

17 Qershor 2011, 22:44Blog TEMA

“AMA News”

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në mediat shqiptare që letra e koordinatorit të një partie politike në opozitë të zinte aq shumë hapësirë. Për kaq vite eksperiencë personale në fushën e medias vizive dhe të shkruar, më duhet ta pranoj të paktën profesionalisht se diçka tjetër fshihej pas këtij imazhi të

faqeve të para apo kronikave televizive. Thjesht më kujtohet vetëm shprehja e urtë popullore se diku “lepuri fle”. Prej tre ditësh me radhë mund të numërohen të paktën 20 apo më shumë faqe gazetash dhe dhjetëra kronika televizive, shpesh dhe të stërzgjatura me komente boshe, që sulmonin pikërisht Erion Veliajn.

Jo se kam marrë misionin për të mbrojtur një politikan apo njeri të shoqërisë civile, të paktën kështu është prezantuar, por dua të mbroj parimin e gazetarit dhe rregullat e arta të cilave i bindet nga ana profesionale. Disa prej gazetave çuditërisht kishin hapur faqen e parë, me atë që quhet titulli i madh. Disa të tjera e kishin titull të dytë, pa u përfshirë te kronikat në media kombëtare e lokale, shtetërore dhe private, besoj emrat e tyre i dini të gjithë. Por ajo që më ka habitur më shumë ishte fakti se si një gazetë si “Panorama”, serioze në treg, nuk dua të merrem me problemin në veçanti se sa për fenomenin që ka transmetuar, hapet në të njëjtën ditë, me të njëjtin titull të madh sikurse të paktën tre gazeta të tjera që njihen për qëndrimin afër qeverisë.

Dhe thelbi ishte se Erion Veliaj i paska dërguar një e-mail Tanja Fajon, miqve të tij evropianë apo amerikanë, se Griselda Roshin, apo Zaimin, e kishin rrëmbyer me forcë dhe detyruar që ta nxirrte fëmijën në një klinikë private të fshehtë me zor. Jo se e mohoj këtë lajm, që jashtë vëmendjes dhe objektit të temës së ditës u trajtua dhe në Parlamentin Evropian, jo se e quaj veprim të zgjuar, por dreqi ta hajë, pas titujve të njëjtë të 4 gazetave dhe dhjetëra kronikave televizive, duket ashiqare që një dorë i trazon apo prodhon këto lajme. Kur tema më e rëndësishme e ditës ishte fakti se Stefan Fule konstatonte dy standarde zgjedhjesh lokale në 2007 dhe 2011 për fletët e votimit të hedhura gabim, duke zbuluar se një herë ishin quajtur të pavlefshme dhe me të njëjtin Kod po konsideroheshin të vlefshme, duke zbuluar dhe skandalin e KQZ-së, pikërisht këto media afër qeverisë shkruanin një lajm periferik se si Mesila Doda, ish-sekretarja e Ilir Metës, na paska bërë debate me Tanja Fajon, duke i folur për mashtrimin e Griseldës dhe e-mailin e “sajuar” të Veliajt.

Sigurisht që për dy të parat janë punë grash, po për mediat nuk është aspak etike të merren me një problem kaq periferik. Ju kujtoj se pikërisht disa nga këto media dhe meqë përmenda “Panoramën”, një gazetë që për hir të së vërtetës kurrë që prej themelimit të saj 2002 nuk është marrë me lajme kaq periferike dhe për më tepër të hapë gazetën. Të paktën për aq sa i njoh drejtuesit e saj, ishte e tepruar dhe nëse do të kishin dorë të lirë, lajmin për e-mailin nuk do e kishin botuar më shumë se 5 radhë gazetë, diskutimi Fajon-Doda. Fakti që mediat afër qeverisë silurojnë pikërisht Veliajn, njeriun që dikur e mbështesnin aq shumë në fushatat e tij, tregon se kanë dashur veçse interesin tek fushatat e tij sensibilizuese, sepse duke ikur Fatos Nano, do të vinte benjamini i tyre, Sali Berisha. Dhe këtë nuk mund ta kundërshtojë askush, pa hyrë më tej se Veliaj ka pasur misionin e tij si shoqëri civile për atë kohë, për aq sa e ka kryer. Pyetja është e thjeshtë. Përse këto media e mbështetën Veliajn deri pak vite më parë dhe të njëjtat media e sulmojnë egërsisht?

Personalisht mendoj se ky njeri, ashtu siç ka bërë shpesh në kaq vite aktivitet, u ka çjerrë maskën abuzimeve me taksat e shqiptarëve të tipit “Zgjohu”, drejtuesi i të cilës prej nja dy muajsh nuk dihet se ku është fshehur, pasi i duhet të përgjigjet për 800 mijë euro reklama të 21 janarit kundër opozitës dhe abuzime të tjera që do të dalin së shpejti. Për hir të sinqeritetit gazetaresk, edhe pse shpesh ne gazetarët jemi paksa emocionalë, por kjo në të mirë të qytetarëve, sepse gazetarët e ndershëm e kanë të vështirë të bëhen palë me qeveritë, ndaj dhe mbeten të ekspozuar ndaj risqeve, më duhet të them se kjo puna e Griseldës “vjen erë e keqe çimke shtetërore”.

Këtë e dinë shumë mirë të gjithë përfaqësuesit e medias së mësipërme që dirigjohen diku, sepse ashtu sikurse i gjithë populli, edhe këto media vetë e “hëngrën” sapunin për djathë të Griseldës. Edhe unë personalisht e besova, megjithëse nuk kishim një pamje fizike të 29-vjeçares që mund të na çonte në përfundim. Për aq kohë sa kjo grua apo vajzë ka bërë denoncim zyrtar për rrëmbim e marrje fëmije, të gjithë, edhe shteti polici-prokurori e kanë besuar deri në daljen e ekzaminimeve shkencore. Edhe vetë kryeministri  jam i sigurt se është trembur nga ky lajm, si baba dhe gjysh që është, e ka ndjerë një farë tronditje apo dhimbje, megjithëse nuk e ka besuar. Dhe meqë përmendëm kryeministrin Sali Berisha, ishin po këto media më sipër, sikurse dhe e pavarura që përmendëm, që kur kreu i qeverisë përmendte më 21 janar e më pas se ishin qëlluar demonstruesit nga afër, me pistoleta, me çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, granata, bomba, eksplozive apo deri tek puçi i shtetit. Asnjë prej këtyre nuk i kërkoi kurrë llogari për këtë mashtrim të madh.

Asnjë prej mediave nuk hapi kronikat e lajmeve apo faqet e para me këtë ngjarje të rëndësishme, ku u vranë 4 vetë, që pasi doli ekspertiza dhe u provua se nuk kishte puç, të shkruante një titull, “Kryeministër, kërko falje!”. Të gjitha u lëshuan për të shtrydhur e hedhur në greminë opozitën dhe Edi Ramën dhe për pak sa nuk e bënë me idenë e puçit. Sot e kësaj dite këto media ende besojnë tek puçi dhe çadrat me pistoletë, sepse atë e ka thënë kryeministri, i pari i vendit. Nuk përbën lajm të madh kur gënjen kryeministri, lajm i keq dhe i rëndësishëm është kur gënjehet një koordinator si të gjithë shqiptarët dhe i shkruan miqve të tij një e-mail që mund të jetë edhe nga ata të zakonshmit, që deputetët e mazhorancës e përdorin në lojërat e tyre cyber-porn. Nuk ka rëndësi për ta dhe nuk ka për të pasur asnjëherë se u vranë 26 vetë në Gërdec, apo 4 në bulevard poshtë kryeministrisë.

Më me peshë është që t’i dërgojnë në zyrë faqen e parë kryeministrit të vendit që ta lexojë se si ia kanë futur Edi Ramës me shokë. Dhe më vjen keq për këtë situatë, jo për Erion Veliajn, por për kolegët e mi gazetarë dhe këto media, që dikur kanë qenë elita të vërteta dhe me peshë, teksa janë kthyer si “revolver” për atentate politike ndaj opozitës. Më vjen keq, por nuk ka precedent në botë kur deputetë të opozitës i bëjnë opozitë opozitës dhe fresk qeverisë. Nuk ka shtet të botës ku mediat i kushtojnë rëndësi e-maileve të zakonshëm, se sa një afere të kryeministrit apo ministrave të tij. Sepse për ta kanë rëndësi vetëm këstet mujore, dhe jo jeta e qytetarit shqiptar…

13 komente në “Dy standardet e medias dhe çështja Veliaj”

  1. beowulf says:

    Kjo eshte gazeta erobert Rakipkarit

    1. sokol says:

      alias,Rakipllari,me kujtohet,qe ka shkruar dikur edhe nje lajm tjeter per gruan e vet ose dashnoret e disa politikaneve,besoj qe:-Monika Kryemadhi(Meta),ka kapur burrin e saj Ilirin me dashnoren-sektetare,ne hard-sex,gjate orarit te punes dhe e ka rrahur!S’besoj se eshte rasti i ish sekretares Mersila Doda,pasi karagjozi Enkel Demi,do mbante kutine e fundit gati,per ta oerzene kur sala te deklarohej-humbes dhe tradhtar me pagese nga Serbia!

  2. votues i PS says:

    Budallalleku i Veliajt u perdor nga qeveria e cila me tzhurmen per te ja doli te mbuloj problemet e veta ne Bruksel.Nje skandal te ngjashem te qeverise opozita do e kish perdorur po njesoj.
    Morali i kesaj ndodhie eshte :Edi Rama te mbaj afer vetes keshilltare jo kalamaj te parritur qe u pelqen vetja.

  3. vjosa says:

    Erjon Veliaj tjeter her te jet me i matur,te sigurohet mir per vertetesin e gjerave,se del bllof.Dhe kur te dal her tjeter ne tv te jet me i rritur dhe me burreror,se ka filluar te me ngjaj me ate Saimir Tahirin qe me bezdis kur del neper debate se me ngjan me Valentina Lesken-peshk i prishur

  4. Miku qe ju don te miren says:

    Eshte per te qeshe e per te qare kure sheh gazetar te tipit Cili,Cani e Kopani apo shume te tjere vllezer e motra te tyre neper tv e gazeta te cilet ne vende qe te bejbe punen e tyre si profesionalist,sic e bejne koleget e tyre ne boten demokratike jane kthye ne bythe lepires( me falni per shprehjen) te Sali Berishes.
    A nuke eshte per te marre ULURIMEN kure Evropa na perplas deren ne fytyr duke na thene “Jashte femi te kqi shko edukouni pastaj hajdeni”.Kure Serbia kerkon te na fute ne nje loj te fdhiqur.Kure Gjykatat Shqipetare japin drejtesi sipas Saliqit e jo sipas ligjit.Kure Shteti tadhet me viktimat e Gerdecit .Kure vritene 4 Shqipetare ne mese te dites ne mese te bulevardi nga Kryeministri i vendit(per ketekame te drejt se deri sa te deklarohet gjakesi fajtore eshte i zoti i kulles) Dhe denohet takesisti se nuke arriti te mbroj makinen nga turma Kure sondat Greke kerkojne nafte ne ujrat Shqipetare qe kerkoj te ju fale Sala me Lulin. Ku ceshtja e Cameris eshte lene krejt ne harres.Ku Ilir Meta i derguar pre ndjekje penale per viellje del e na mban leksine MORALI etj etj etjera problem e hadhe te shqipetarve.Keta GAZETARUCA se nuke munde te quhen ndryshe mbydhin syte para gjithe ketyre problemeve dhe vendosin si Kryefjal te emisioneve te tyre , Kryeartikulle te gazetave te tyre nje mesazhe dhe te mencuren e kombit Mesila Doda( qe e shpjegoj aqe bukur) qe per Shqipetaret nuke kan pike vlere as i pari as e dyta:A nuke e kuptojne keta mjeran se po shiten per 5pare spec ,po bahen qesharak aq sa nuke ju vlen 3leke lekura JU LUTEM TI BEJNE THIRRJE NDERGJEGJES NEQOFTE SE JU KA MBET NDONJE PIKE E PA KLANUAR NAG SALI BERISHA.

  5. Votuesi Gabim says:

    Nga jehona e madhe e shtypit qeveritar, une parandjej se Erjon Veliaj do te zgjidhet o Sekretar i Pergjithshem i PS ose Nenkryetar i saj.

  6. L.Luarasi says:

    Realisht Z.Veliaj s’ka teorine as mish as peshk, ai ka kurajo,aftesi,shkathesi,durim,mencuri,kulture,flet dhe mbron te verteten,eshte popullor,ndaj ka admirim kur e degjojme ne debate.Edhe pse zhurmusit ndaj tij behen krejt pa freno,bashkohen dy o tre njeheresh,ai i ka perballur edhe pse eshte i ri ne kodoshen politike.Besojme se Veliaj keshtu ka per te ngelur mbrojtes i se vertetes,ndaj e pershendes.Ligor Luarasi SHBA.

  7. tezja ny says:

    Me qindra histori krijohen ne ate vend per te shkeputur vemendjen tuaj nga rrealiteti.Pjesa me e Pjesa me e madhe e gazetareve(me sa kam kuptuar) jane te ndershem dhe trima.E them kete sepse te luftosh me diktatoret eshte shume e veshtire.Si perralla e kesaj vajze do te krijohen shume deri sa te arrihet ne vitet 1960 per popullin e 2011 per qeveritaret.A nuk ju mjaftojne ngjarjet e renda qe kane ndodhur?Asnje nuk kam degjuar deri tani ti dalin zot gazetareve.Mos harroni ato jane te vetmit qe ju keni ne krah.Ato jane pasqyra e vertete e drejtesise.Kjo qeveri mendon naten e punon diten kundra jush Sa politikane jane denuar?Mos harroni se ujku me delen……..

  8. Niko Maloku says:

    Po, pse, nuk e dini akoma ju qe edhe kjo gazete eshte pro-qeveritare dhe qe mbron njerin nga kryehajdutet e Shqiperise, zoterine e tij Ilir Hajdut Meten?
    Niko

  9. mialeksi says:

    Panorama ka ikur per lesh qe ne fushate kur nisi te mbronte Lulzim Bashen vrasesin e neveritshem te 21 janarit, po me Shekullin me vjen cudi.. Pse e shemtoi ashtu ate dizajn??? a ka ndonjeri ndonje info te me thote cfare po ndodh atje?

  10. adelina jazxhi says:

    te them te dreten erjon veliaj me eshte dukur gjithmon shm i vogel dhe papagall por me kete i vuri vule vetes nuk dola e zhgenjyer me mendimin qe kisha uroj te piqet sa pa e vene ndonje sekretar apo ku ta di une

  11. Xhema nga Tirana says:

    Shikoni ! Për të luftuar individët, më aktivë të opozitës; që janë të zgjuar, të guximshëm dhe të pëlqyeshëm për atë që thonë dhe veprojnë, të rrezikshëm për pozitën, Partia në pushtet së pari përdor metodën e presionit duke studiuar me kujdes dhe thellësi pikat e dobëta të individit përfshirë dhe njerëzit e dashur të familjes ( një ndër rastet është vetë Edi Rama). Ngritja e zërit për zbatim të ligjit ( rasti Ilir Beqja ) kur për raste flagrante deri në dyshim për vrasje nga persona me pushtet ( Gërdeci, 21 Janari) bëhen manipulime dhe stërzgjatje pa fund. Erion Velia si duket, nuk paska “pika të dobta” si Kaçi ( që i duhej të bëhej patjetër Deputet) apo si Fatos Nano ( të cilit i është bërë oferta për president por nuk harrojnë pa ja kujtuar , tashmë ndën zë, burgun për shkak të “Shkallnuerit” ( Ajo dosje e mbyllur mund të hapet sërisht; sapo Fatosi të lozë bishtin ).
    Sa më shumë sulmohet Erjon Veliaj aq më të bindur jemi që “Luga e çorbës vazhdon të refuzohet”.
    XHEMA !

  12. MEMEDHETARI says:

    Plehrat dhe “qymiri”,grushtbashkuar rreth Qeverise se Salise sperkatin me kapacitet te plote opoziten.
    DO T`I MARRIN TE KEQEN !!!!!!!
    POPULLI ESHTE jo vetem ZGJUAR por edhe I ZGJUAR…
    PO AFROHET DITA – DITES FUNDI I QEVERISE SE LANGARAQEVE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje