E dashur zonja Topalli, përshëndetje. Pa qenë aspak vanitoz më duhet të të them se momentalisht nga çfarë kam parë, nuhatur dhe studiuar, unë jam adhuruesi yt më i madh brenda kufirit të republikës tonë sharlatane mesdhetare. Po të flas hapur, të kam ndjekur hap pas hapi qysh në fillimet e karrierës tënde politike kur zbrite prej Shkodre në Tiranë e deri më tash kur po qëndron pa folur nën hijen eklipsuese që po lëshon mbi ty “fitorja fantazmë” e Lul frikacakut. Të adhurosh një femër, shkencërisht prudenton një prej këtyre dy arsyeve të forta: ose epshi mashkullor të shtyn drejt joshjes seksuale prej saj ose ke mbetur peng i mendjes, kurajos dhe staturës feminile. Të më falësh por nuk më tërheq aspak seksualisht e dashur Xhozi, me sinqeritet po të tregoj që ti je sipas mendjes ime një nga lideret për të cilat ky vend ka nevojë.
Kam jetuar shumë vite në Angli kur ishulli britanik qeverisej prej konservatorit John Major e më pas nga juristi laburist Tony Blair. Kam përjetuar nga afër efektet pozitiviste që çliroi në politikën britanike qeverisja e legjendares Margaret Thatcher. Rigjenerimi ekonomik, krenaria dhe ringritja e perandorisë ishullore më kanë bërë për vete aq sa ende edhe sot e quaj veten një “theçerist i thekur” dhe si i djathtë që jam, jam pro idesë që edhe Shqipëria të qeveriset radikalisht nga liderë trima & të pakorruptuar për të dalë përgjithmonë nga kjo kllapi dy dekadëshe. Jam shumë i sigurt se ti e nderuar zonjë je ndër të paktat politikane femra të këtij vendi që duke korrigjuar ndjeshëm sjelljen tënde, reduktuar gafat dhe përmirësuar elokuencën do të votoheshe unanimisht pasardhësja e Sali Berishës në kongresin e jashtëzakonshëm të PD-së që do të mbahet në shtator të 2013, menjëherë pas dorëheqjes së Doktorit dhe disfatës së zgjedhjeve të qershorit të të njëjtit vit.
Një nga ëndrrat e mia të kahershme është të bëhem një ditë këshilltari yt më i afërt (spin-doctor), dhe porsi greko-amerikani George Stephanopoulos që u kthye në eminentin legjendar të sukseseve të presidentit Bill Clinton të ndaja edhe unë me ty frytet e një karriere sa më racionale. Sikur unë prej kohësh të punoja pranë teje e nderuar Kryeparlamentare, sot do të të donin më shumë edhe myslimanët sunitë të Shkodrës edhe bektashinjtë e Lazaratit. Me mua si këshilltar ti do të zbuteshe më tepër dhe në Parlament elokuenca dhe brishtësia jote do të përkthehej në paqe, me mua pranë do të rralloje cigaren dhe unë do të të sillja dermatologen më të mirë të Tiranës të reduktonte dhe pastronte fytyrën tënde nga rrudhat, do të të shkulja trëndafilat e ekzagjeruar që të ngul nëpër fustane dhe xhaketa rrobaqepësja jote personale, do të ta vishja burrin më mirë dhe do ia qethja fare ato pak flokë që i kanë mbetur se momentalisht stonon me ty pranë. Sikur ti të më paguaje si këshilltar personal unë nuk do të të lija ta mbushje kryesinë e parlamentit vetëm me vartëse femra sepse herë-herë ato zyra duken porsi Klubi i Lezbikeve kiliane “Bokhara”, do të të mbaja leksione gjuhësore fonetike që theksi yt shkodran të zbutej paksa dhe ti afroheshe më tepër letrares, do të refuzoje që dhëndri yt Luiz Ejlli të punësohej në ambasadën shqiptare të Parisit, por duke i qëndruar vajzës tënde afër të vazhdonte studime të thelluara master. Unë do të të ndaloja të shkoje në festivalin aspak magjik “Kënga Magjike” të Ardit Gjebreas dhe Luizi yt të mos e vidhte çmimin e parë me atë këngën e shëmtuar që atakonte sopranon Inva Mula pse nuk ndjen më për burrin e parë. Unë ashtu si ty jam pro prishjes së piramidës, por jo për zbatimin e projektit austriak për parlament të ri që u dizajnua rrëmbimthi nga miqtë e mikut tuaj, trashaluqit Wolfgang Grossruck. Terapia ime nuk do të reshtte për të zbutur disi posesivitetin tënd dhe duke të të mbjellë në mendje pak më shumë dashuri për opozitën ti kishe për ta çimentuar karrigen e kryeparlamentares në këtë vend.
Jam pro teje në çdo moment sepse ti duhet të punosh fuqishëm këto dy vite që vijnë për të ngritur nga rrënimi Partinë e dhjetorit. Si një djathtiste që në embrion, ADN-ja jote dhe e familjes nga ti vjen do të të ndihmojë që për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar një femër që nuk ka qenë kurrë komuniste do të reformojë edhe të djathtën e vërtetë shqiptare. Ti nuk duhet të kesh frikë nga fosilja pasardhëse e doktorit me emrin Lulëzim sepse radikaliteti yt do ia tregojë vendin shumë shpejt njeriut që gjeti gati çdo gjë nga ju militantët e vuajtur dhe të thekur të PD-së. Mundohu të forcosh më tepër klanin tënd brenda partisë dhe tregohu një katolike tolerante duke joshur edhe deputetët që nuk ndajnë të njëjtin besim fetar me ty. Mos e transformo veten në burrë kur ballafaqohesh zyrtarisht me Bamir Topin, por zbuti instiktet femërore dhe çliro veten nga akumulimet e inateve të vjetra sepse ndihma dhe njerëzit e Bamirit do të të hyjnë në punë kur të drejtosh partinë. Mos zbut raportet me Ilirin e Monikës së LSI-së sepse do të ngatërrosh veten dhe të djathtën duke mbetur përherë peng i tij. Unë do të vazhdoj të mbetem adhuruesi yt më optimist dhe opozita evropiane dhe e paqtë që do t’i bësh Edi Ramës kryeministër pas 2013 do të të ngrenë vlerat dhe shqiptarët shumë shpejt do harrojnë gafat apo sjelljen tënde paksa të maskilizuar të këtyre 6 viteve. Ti je me fat Jozefinë se kur të bëhesh lidere e opozitës askush nuk do të të akuzojë për vrasëse, hajdute, shkaktare të skemave piramidale, organizatore të 1997-ës, shitjes së detit, pasurimit të shpejtë të fëmijëve të tu “alla Fazlliç”. M’i dëgjo këto këshilla dhe shiko sa mirësi dhe dashuri ke për të shpërndarë nga foltorja e parlamentit. M’i dëgjo këshillat ndërkohë që unë po mësoj kitarën dhe një ditë do të vij poshtë ballkonit të PD-së duke të të kënduar baladën e kitaristit anglez Chris Rea:
Radari im ka kapur një stuhi,
por unë ende mund të fluturoj.
Ti je arsyeja, ti je bluja në qiellin tim.
Jozefinë, unë po të dërgoj gjithë dashurinë time.
Jozefinë, Jozefinë…
Kënga të kushtohet ty dhe në ballkon duhet të shfaqesh vetëm ti, jo Mesila, as Monda, as Çiljeta, as Albana e Vjollca Vokshit…
*facebook.com/bledi.mane
Ha! Ha! I ngjan pak fjalimit të Mark Antonit ( te Jul Qezari i Shekspirit ). Më pëlqeu.
XHEMA !
Po mire more po DIZENJATOREN ku ta cojme ,se nuk shkojne bashke edhe e djathte ne embrion edhe bashkepuntore e zyres se Zylyftar Ramizit. Ky eshte ekuacioni qe duhet te zgjidh matematikania jone.
Bledi eshte i djathte sa c’eshte miku i tij, Sokoli i deckes, i zgjuar.
Do prishet parlamenti fare,hahaha!Thote i madhi Anshtajn;”Dy gjera jane te pafundme;Universi dhe budallalleku i njeriut.Por persa i perket Universit e kam nje dyshim..”.Jozefina eshte tamam e gjetur ne kete perkufizim,te me ndjejne shkodranet!
Më shumë se Jozi në krye, duhet një ligj për ti akomoduar të marrët e PD-së. Të gjithë janë me aftësi mendore të kufizuara, përfshi dhe atë vetë!
“Unë e dashuroj katoliken Jozefinë!”
EDHE UNE…
Jo! Jo! Nuk ka Shqiptar që beson. Nuk ka Shqiptar me fe të ndryshme, Ka vetëm Shqiptar aktorë/e që luajnë shkëlqueshëm rolin e fetarit [politikanit, gjuhëtarit, dijetarit, të vuajturit, të mëshiruarit, të zgjuarit, idiotit, etj., etj.] të radhës.
Po ti taku e di qe grate vdesin per kosssssss
Shum po punon agjentura antishqipetare kunder vendit tone….Lexoini ne vemendje keto lloj artikujsh dhe komentet qe u vin pas…..
Shume bukure e ke shkruajture dhe shume bukur ja ke thene si thenia marjetes te p.176 (i thashe moj zonja liri dhe ju shokut saliperikli, mos e bej kete gje lulvani qe i befte ne gryke ) Prandaj mor djal thoi sa te duash kesaj nuk te degjon se i ka veshet te zena kjo nje ane luli nje ane saliu tani i doli dhe nje ilir per ta degjuar ajo
A je marre vesht me Edi Paloken perpara se ti shprehesh gjithe kete dashuri Jozit.(atento)
S’besoj se ka per te mesuar ndonjehere kitaren ky bledi ! Na u prish plani.
nje shprehje popullore qe nuk ka lidhje me shkrimin me siper///// pac fatin e kurves////
Vetem Katolike nuk eshte kjo.. kjo katolicizmin e perdor si nje fustan sa here ka nevoje te fshehe plaget e poshtersise.
E lexova shkrimin dhe nuk cuditem,me ty,por i djathte nuk ke qene dhe as je o vercistash i vogel ne shpirt, je ne mes te delikuences dhe barbonit,thuaj nga vjen te te themi kush je.ne Frasher ka nje fjale rigoni lis nuk behet.
Bledo pavaresisht ironise se holle,po te kete Jozi pak mend,DUHET TA LEXOJE KETE ARTIKULL MEGJES PER MENGJES.
Por besoj se ne Arna(m)utistan nuk ka vend per femra femra.Femrat ketu duhen mundesisht edhe me lesh ne gjoks ose si ato qe ti permend ne fund te artikullit
Me pelqen ironia me te cilen shkruani,duhet te jeshe me te vertete i zoti per te te pasur keshilltare por me nje ndryshim,ate fjalen Katolik mos ta permendesh se menjehere te jep me kuptuar se me te drejte korrigjon Jozefinen,por me Katoliket cfare ke.
enver hoxha dhe sali berisha jane diktatoret me te medhenj te kombit,por asnjihere nuk duhet te themi besimin fetare te tyre se nuk mund te njolloset besimi me persona te caktuar. Me te thene te drejten ti Bledo me jep pak pershtypjen e bindjeve tuaja antikristiane,qofsha i gabuar.
Katoliket jane pak ne Shqiperi,por ne bote jane shume.Europa qe deshirojme te jemi pjese e saj eshte Katolike. Duaje besimin tend dhe respekto besimin e tjetrit.
Oliger ! Do të doja të të saktësoja në shkrimin tënd shprehjen ” Europa është Katolike”.
Në të vërtetë ; Europa është e Krishterë ( Katolike, Protestane, Anglikane dhe Ortodokse).
XHEMA !
Po te isha une ne vend te jozefines(me j, jo me J) do te kisha thirrrur dhe te kisha marre si keshilltar.Nje njeri qe mendon ndryshe duhet per keshilltar.
I love Ciljeta, te pakten na ka treguar qe ka rritje reale dhe jo fjale.
Edhe Vokshi nuk eshte keq per shofer autobuzi ose betoniere.
Edhe un katolik prej shkodret jam o Bledi. E po t’tham çi nuk paske gusto as nji fije. Po ça t’duhet Ina Topalli perpara Ina Rames mor burr i dheut. Po a e ke pa si asht. Si me ken yll. M’çohet mishi kokerr kur e shof n’televizor. Edhe mandej s’ke nevoj me e zbut hiq, se asht e but vet. Shko te ky ballkoni tjeter m’nigjo mu.
nje femer qe thote ju doni plumbin ballit ne publik nuk eshte as fetare as femer por nje egersire
Sipas Gjonit ” Asht Luanesh mes Luajsh”.
XHEMA !
gjon jozefina nuk asht ne at vend me na tregu deget e kristianismit, apo me na tregu rrenjet e shkodres, edhe pse vete une jam shkodrane. asht jozefina ajo e para qe po ja hek gjanat e pubukra te shkodres. si te duket rruga e ambulences ose shetitorja nga ana tjeter, ne mes tyne asht germadha e pallatit te saj, po pallati tjeter i saj qe ja xuni frymen njo ndertese me vlera( qe njihet nga gjith bota) si radio shkodra. apo kur heku 5 heronjt si komunista, nderkohe qe komunizmi asht kriju mas qe ato kan vdek. dashnin per shkodren ta tregojn ne shkoder ja tu fol gjys shkodranshe e gjys letrare. “si asht vendi bahet kuvendi” asht nje shprehje popullore shqiptare para se me ken shkodrane!!!
sh realiste bravo eida
blendi mane,gjon ndreja nuk jane me shum as ma pak se njeriu qe per shum kohe i sherbeu ppsh me pas ishte keshilltari i sales e tash ne krah te edit (pseudonimin si spiun do ta publikoj ma vone).persa i perket joefines as nga edukata,kultura,prejardhja intelektuale e familjes saj jane te paket ato qe i afrohen
e paske mprehur mire penen o nipi i Bulkes, vec po nuk shkruan ne gazeten prometeu tani .me duket si ai fjalimi qe u mbajte atyre izrailiteve ne teatrin veror te Costinestit, kur te kishin perjashtruar nga shkolla …
Costinesti
Ca po thua mo i rrjedhur!
merruni me analizen e shkrimit,merruni me permbajtjen,merruni me jozefinen dhe jo me biografine e ketij tipit qe ka shkruar.kur te behet ky kryetar parlamenti merremi te gjithe me kete blendi manen.taksat i paguani per jozefinen e sales jo per kete blendin te dashur lexues.
sh e bukur bledi. te gjithe e pranojme demokracine por jo per kete do pranojme disa gafa qe duken hapurazi dhe qe nje kalama 5-vjecar do te perbuzte.
I dashur Bledi, prej kohesh nuk lexoja nje shkrim te tille ne median shqiptare…i ke vene me shpatulla pas murit ata pseudo analiste dhe opinionist te nje sistemi te mykur….le te marin shembull ne thjeshtesine dhe rrjedhen e fjaleve qe ke shkruajtur….flasin gjithe dites dhe nuk dine se cfare parallisin…jane bere si buratine te shtyre nga duar politikanesh…vazhdo keshtu…te pershendes.
Bravo Aurora dukeni ju qe merreni me shkrime serioze.Por mos harroni se socialistet ishite (PPS)
Dikur Mbas vitit 1990, Jovesina Topalli u paraqit në televizor mjaft dinjotoze për këto arsye: Së pari: Me gjith se kishte qënë e persekutur, ajo nuk villte vrerë, por fliste si njeri me edukat të trashëguer. Së dyti: U fol se kishte zënë vëndin e parë në katër olimpiada matematike, por diktatura nuk i dha shkollën e lartë. Për këtë kushdo Shqipëtar i vërtet do ta urrente diktaturën anti njerëzore.
Së treti: Kur Jozefina ngjiti rrugën e Karjerës, nga njerëzit u prit mirë sepse si femër e emancipuar dhe e persekutuar nga diktatura totalitare, por dhe duke patur shpirtë Shkodranje, e më tej edukatë kristiane u mendua se u gjënt një djathtiste bashkëkohore, e cila do i jepte frymë demokracis Shqipëtare dhe do ishte barrjerra e madhe karshi udhëheqjes komuniste dogmatike pansllaviste, e cila kishte pushtuar udhëheqjen e Partis Demokratike.Sapo Jozefina u emrua “AUGUSTE” u shfaq subjekti tjetër i saj me këto të pa pritura:
Së pari: Deklaroi publikisht si kryepalarmentare duke ju drejtuaqr Gramos Rucit se: “I vetmi faj që pati Sali Berisha në vitin 1997 ishte, se nuk të dha plumbin në gjoks ty…”Nënteksti tregon se po ta marrë në dorë Jozi do na sharronte me mirtlaros…Së dyti: Pushkatoi publikisht 5 herojt e vigut, mbasi i kishte pushkatuar një herë fashizmi dhe kriminelët kolaboracionistë.Kush del kundër dëshmërëve të atdheut të ç,do kohe, nuk ësht as ballistë, as legalistë, as nacionalistë,as i pa mvarur, as komunistë, por një anti Shqipëtar krimiel. Jozefina dhe Saliu vran herojtë e vigut.kjo tregon se kemi të bëjmë me një komunist sërbë dhe një nacionaliste kundër nacionalizmit, sepse herojt e vigut u vranë për Shqipërin pra për (Nacionin = Komb apo jo?) . Së treti. Kur Sali Berisha me lulëzm Bashën Korri me automatik djemtë e popullit, të cilët kërkuan bukën e atdheut të tyre duke vrar 4 djem, plagosur 17 dhe dhunoi me tortura 50, Jozefina jo vetëm nuk ngushlloi duke shkelur rëndo kodin moral të Shqipëtarit, për më tepër besën e malsorit, por së bashku me një Mesila Doda, Raimonda Bulku flisnin me kënaqësi para medjas se populli u vra mbasi rrezikoi diktaturën dhe e quajti pa droje kryeprekuroren e republikës “Lavire Bulevarti”: Kjo nuk ishte dëgjuar. Si ka mundësi që kjo e persekutuar, të ndjeki në mendime dhe veprime komunistin stalinist pan sllavist, autorin e luftës së klasës që ka varrosur mijra vet. Zbatuesin direkt të diktaturës së proletariatit. Ja pra Jozefina e dytë. Merrni kë të doni dhe e reklamoni. Po e mbajti populli për model urdhroni ta bëjmë mbretëresh së basahku me Saliun e Parë. “O! TURP KU E KE SKUQJEN” Thuhet në një varg të tradegjis së Shekspirit të madh.
Po ngadal ore Savo Dukati.Si ka mundesi ti te jesh nga Dukati dhe te jesh socialist,kur dukati ka patur 4-5 deshmor.Cfar ndodhi me nacinalista Dukatas ashtu ndodhe dhe me jozefinen.
Z. Sazan shkrimet e mia nuk besoj qe ti keni lexuar…dhe faleminderit qe me kujtuat qe partia socialiste rrjedh nga PPSH. Personalisht nuk me intereson. Pershendeta thjeshte mikun tim, Bledin per shkrimin e bukur. Te jesh apolitike ne keto kohera duket dicka e rralle….
O! filozof me mëndje të pluhurosur! Pikërisht këtu po triumfon pan sllavizmi dhe udhëheqësit shpirtërorë të tij, sepse po bëjnë lojën më mashtruese karshi ndërtimit të shtetit të së drejtës. Ata kanë 20 vjet që po e ndajnë kombin në dy pjesë. Ata që janë antarë të pd-se, edhe të jenë me sërbin Fazlliç, edhe të japin naftën Shqipëtare për të vrarë Kosovën, edhe të vrasin popullin në bulevart, edhe të shesin detin Greqis, as një Shqipëtar nuk mund tu kundërviet sepse antikombtarët do te akuzojnë për komunist. Kjo është llogjika e udhëheqjes pro sërbo- greke sot. Komunistin 22 vjeçar disa herë shkatërruesi dhe përçarësin permanent i shqipëris e quan demokrak. Ndërsa Edi Ramën demokrat bashk kohor që as një sekont nuk ka qënë antar i Partis së Punës së Shqipëris, e quajnë komunist, sepse paska bërë dy “krime”.
Së pari qënka i biri i skulptorit me famë Kristaq Rama,i cili na paska qënë dhe antar partie, dhe së dyti na qënka futur në P.S. e cila është një parti e sistemit pluralist Shqipëtar. Athere Edi qënka bllokmen vetëm se ka kulturë të trashëguar dhe nuk e paska babanë shpellar kështu e don z-Sazan të jetë demokrat. Pyetje Sazan “demokratit” A ka mindësi që sistemi demokratik të funksionoi vetëm me një parti të djathtë, po nuk pati dhe një të majtë demokratike. Quhet fashizmë apo jo? Ja këtë po zbatojnë dy”demokratët” Sali – Jozefinë. Së fundi i pa dituri gjithmonë është marionetë e anti kombtarëve, unë e kuptoj se këtu gjalloni dhe ju. Me gjith atë respektoj mendimin ndryshe jo sajesat apriori, mësime të marra nga komunistët anti komunistë rrjedhim llogjik i shpellarëve në shërbim të Sërbit. Ja pra i tillë Shqipëtar kam lindur unë sepse idet nuk lindin në embrionin potencial të babait dhe nënës qysh para se të formohet embrioni.. Është tragjedi kur injoranca ka fuqinë e ekonomisë së vjedhur dhe sundon me thundrën e hekurt popullin kombtarist të vërtetë.
Savo Dukati une nuk jam filozof por anti komunist.Saliu blodhi rreth vetes hajdutet dhe te deklasuarit, kurse socialistja ish komunistat dhe femijet e ish operativeve.Cfar mund te presish nga te dy palet.keta te gjith nga nje kazan vin.
Sazan! Këtu jemi në një mëndje, por nga t,ja mbajmë me këta ifeskione që na kanë mbërthyer për gryke?
Mire, po, gjeneratores Xhozi duhet t’i nderrosh polet…