Kolegji, të rritet grabitja

14 Qershor 2011, 15:25Blog TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, për të numëruar të gjitha fletët e votimit në kutitë e gabuara dhe për të mbledhur rezultatin e atij numërimi me votat e kutive të drejta, do të thotë të rëndosh edhe më tej grabitjen e filluar nga KQZ-ja.  Ky numërim i mëtejshëm rritë zullumin, duke e rritur më tej diferencën në mes votave në kutitë e gabuara, që “i lexojnë” sikur të jenë favor të Lulzim Bashës, me votat që lexohen si në favor të Edi Ramës.  Kësaj i thonë shqip, të rritet shifra e grabitjes, nga “91 vota më shumë për Bashën”, në kush e di sa, mbase në “450 vota, më shumë për Bashën”.

Cili duhet të ishte vendimi i një Kolegji Zgjedhor të drejtë?  Thjeshtë fare: votat e hedhura në kutitë e gabuara janë të pavlefshme, kështu që edhe në rastet që u janë shtuar votave të rregullta, duhet t’u hiqen; duhen trajtuar si të vlefshme, vetëm votat e hedhura në kutitë e drejta.

Çfarë duhet bërë më tej për të shpëtuar demokracinë, për të ndaluar kthimin mbrapsht të Shqipërisë në një neokomunizëm?  Pareshtur protesta paqësore, qoftë në institucione, qoftë në rrugë.

 

Në disa shkrime kam shpjeguar se në kutitë e gabuar ka edhe fletë votimi të hedhura pa dashje (apo gabimisht, apo aksidentalisht), si edhe fletë votimi të hedhura me dashje, pra jo gabimisht.  Këto fletët e votimit të hedhura me dashje në kutitë e gabuara, janë hedhur nga votues që nga frika e plotësuan fletën e votimit pro Bashës, dhe gjetën rrugën e bërjes së votës së tyre të pavlefshme, duke e hedhur fletën në kutinë e gabuar.    E fakti i vetëm që mjafton e tepron për të vërtetuar sa thamë, është se së paku 99% e votuesve kanë qenë të bindur se hedhja e fletës në kutinë e gabuar, e bën të pavlefshme atë—për këtë të fundit mund të rreshtohen me qindra prova, bile dhe vetë kryeministri e ka pranuar, se “shumica e njerëzve mendonin se fleta në kutinë e gabuar, është e pavlefshme”. (Natyrisht që ka dhe vota që i kanë hedhur hajdutët politikë, qoftë të njërit krah, qoftë dhe të tjetrit, por me to nuk po merrem, sepse ka një muaj që po merren, bile me tepri, juristët e analistët e PS-së; janë marrë aq tepër, duke humbur kohën e përpjekjet për t’u marrë me kryesoren, me fletët e votimit të hedhura qëllimisht, pra me dashje, në kutitë e gabuara; e kjo kur dihet se ato fletë të hedhura qëllimisht në kutitë e gabuara, janë nga votues të tyre ani se të frikësuar nga qeveria.  Marrja me këtë fenomen, fletët me dashje, do ta bënte zero çdo ide të mbledhjes së fletëve në kutitë e gabuara, me fletët në kutitë e drejta).

Fletët e votimit të hedhura pa dashje, apo aksidentalisht për Bashën, duhet të jenë pothuaj të barabarta, apo pak më të vogla, se ato të hedhura aksidentalisht për Ramën.  Sa më shumë kuti të gabuara të hapen, aq më shumë zvogëlohet diferenca në mes atyre për Bashën e atyre për Ramën, duke arritur në ndryshimin pothuaj zero (0,003% është ndryshimi i votave në kutitë e drejta) që kanë fletët në kutitë e drejta.

Fletët e votimit të hedhura me dashje, në kutitë e gabuara, ato që lexohen sikur janë votë për Bashën, do të rriten, duke u rritur numri i kutive të gabuara që numërohen.  Kjo sepse në çdo kuti të gabuar, do të gjinden dhe fletë të hedhura me dashje.  E këto fletë me dashje, janë veçse “pro Bashës”—në fakt kundër tij.  Janë vetëm “pro Bashës”, dhe jo “pro Ramës”, sepse është vetëm Qeveria ajo së cilës i kanë frikë njerëzit, sepse ajo është që mund të instalojë “çimka” që të lexojë fletën e votimit kur mbushet: mos harroni se kandidati Basha ishte ministri i brendshëm.  Mundësia që të instalojë “çimka edhe Bashkia”, është shumë më e vogël.

Shpresoj se e kuptoni se ajo që do të rezultojë pas numërimit “të të gjithë kutive të gabuara”, do të jetë rritja e diferencës në mes Bashës e Ramës, ku Basha do të dalë edhe “më fitues” ndaj Ramës.

Kam ditë që vras mendjen sesi juristët e specialistët e PS-së nuk e kanë kuptuar këtë gjë kaq të thjeshtë; përse nuk kam dëgjuar asnjë prej tyre ta përsërisë faktin se “në kutitë e gabuara ka edhe fletë të hedhura qëllimisht”, aq më tepër kur kryeministri përsëritë me qindra herë të njëjtën gjë: “fletët në kutitë e gabuara, janë vota të hedhura pa dashje, gabimisht, aksidentalisht, prandaj dhe duhen numëruar”.  Kjo e kryeministrit më kujton atë fjalën, “vete gjuha ku dhemb dhëmbi”.  Ajo që nuk kuptoj dot, është se përse këta të PS-së bëjnë sikur nuk kuptojnë?  Nuk është punë se janë budallenj, sepse nuk është aq e vështirë për ta kuptuar, personat që janë të zanatit.  Atëherë, ç’janë këta të PS-së që nuk ndjehen, për fenomenin e vetëm që i pret mashtrimit degën ku ka hipur: degën që mëton se fletët në kutitë e gabuara janë njësoj si votat në kutitë e drejta, por veçse aksidentalisht të hedhura …?!

 

Nuk duhet lënë vendi, Shqipëria, të kthehet mbrapsht nga erdhëm, nga komunizmi, nga diktatura.  Të gjithë, politikanët e opozitës në radhë të parë, duhet të fillojnë protestat, pa pritur farsën e numërimit të të gjithë kutive të gabuara.  Protestat duhet të jenë qoftë institucionale, pra kundër Kolegjit Zgjedhor, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, përse jo edhe Kuvendit dhe institucionit të Presidentit, qoftë duke iu drejtuar gjykatave e institucioneve të huaja e ndërkombëtare.  Protestat duhet të jenë edhe politike, duke demonstruar paqësisht edhe në sheshe e në çdo vend ku shqiptarët dëgjojnë, ku shqiptarëve u tërhiqet vëmendja ndaj të vërtetave politike—ah sa e vështirë është kjo—që shqiptarët në masë të mund të kuptojnë se ka ardhur koha t’i dalin zot arritjeve të tyre 20 vjeçare: shkëputjes nga diktatura komuniste, hyrja në demokracinë e tregut të lirë.  Nuk ka nevojë të kërkojmë demonstrime me nga “100 mijë vetë”—nuk para vijmë në shqiptarët në masë, në protesta politike, veçse kur nuk kemi fare të hamë, e aq më pak tani që njerëzit janë tmerruar nga kjo qeveri që vrau qëllimisht e kot, më 21 janar 2011, katër vetë në mes të bulevardit—mjafton të protestohet edhe me grupe relativisht të vogla aktivistësh të demokracisë.

Ne shqiptarët nuk mund të bëjmë “amerikanin”, duke bërë sikur gjoja respektojmë gjykatat tona, kur secili prej nesh e di sesa të degjeneruara janë gjykatat tona.  Jo, nuk kemi ngritur ne akoma gjykata të pavarura; gjykatat tona kanë akoma shumë infeksion nga gjykatat e komunizmit, të cilat kanë dërguar në vdekje e burg, me mijëra e mijëra të pafajshëm.  Duhet të aplikojmë jo vetëm principin kushtetues të pavarësisë së pushteteve, por edhe principin e “checks and balances” (kontrollin reciprok të pushteteve), prandaj dhe them më lart se duhet t’u drejtohemi edhe institucioneve jashtë pushtetit gjyqësor shqiptar.

 

35 komente në “Kolegji, të rritet grabitja”

  1. arsen says:

    Na sqaroni i gjo!
    Si do veproje KQZ-ja si KZAZ “e madhe” apo si KQZ?
    Mender kesaj pune i vjen ere e keqe qysh nga Stadiumi e deri tek Ura Tabakve!!!
    U bo m…. fare!

    1. Tironci Lugano says:

      Ceno .Jo te gjithe e dine ku eshte ura Tabakeve pranej me i qarte here tjeter me adresat.pershentje

  2. tekniku says:

    Urtesia dhe besimi ne te drejten me sa duket ne Shqiperi qenkan virtyt i njeriut te trashe ,jo inteligjent.Trashesia dhe apatia i duhet ketij pushteti me teper se kurre sot.Megjithese jane kotntradiktore ne po i tregojme kujtdo se jemi populli me i manipuluar ne bote.Me ne luan gjithkush:Saliu dhe gjykatat e tij,Europa dhe nje fare perfaqsuesi i tij,ata qe proklamojne nje vrases per burre shteti,me ne ben sido Serbi dhe Greku.Nuk di c’ka mbetur me pa provuar ne kurrizin tone.

  3. Lani says:

    Mos je ai Kopliku, zv.kryeministri i Sali Berishes ne vitet 1991-1995? Po pse nuk u ngrite asnjehere kunder tij kur ishe ne post qeveritar, o zoteri? Apo te shijonte posti! Nejse, duket qe te therret kushtrimi i te pareve, si nip i Fadil Pacramit, etj. etj.

    1. Bashkim Kopliku says:

      “Lani”,

      Pozita e zëvendëskryeministrit ka qenë një detyrë shumë e vështirë e asaj kohe, dhe jo post i rehatshëm. Unë e konsideroj se kam punuar për Shqipërinë, dhe populli shqiptar më ka borxh sakrificat e mia për të: unë nuk i kam borxh njeriu.

      Fillimisht kam qenë koleg me Sali Berishën, por nuk kam mbetur pa ia thënë edhe atëherë mendimet e mia, kur nuk puthiteshin me të tijat. Jam rreshtuar përfundimisht kundër Berishës, kur ai po digjte Shqipërinë për kolltukun e vet, viti 1997.
      Nuk kam asnjë lidhje familjare me Fadil Paçramin, por edhe po të kisha, nuk duhet të më pengonte gjë për të shprehur mendimin tim: kemi luftuar kundër luftës së klasave të komunizmit, kundër biografive, e jo për të zëvendësuar luftën e klasave të komunizmit, me luftën e klasave të berishizmit.
      Bashkim Kopliku

      1. Kritik says:

        ZOTI BASHKIM. ESHTE ME MIRE TE NDROSH PROFESION SE SA TE SHKRUASH SEPSE TERE ARITKULLI QE KE SHKRUAR TE NXJERR KOMPLET TIFOZ TE EDI RAMES. UNE DESHIROJ TE THEKSOJ QE GAZETARI KA NJE DETYRE TEPER FISNIKE JO TE MASHTROJE MASAT POR T’JU TREGOJE TE VERTETEN: TIFOZERIA SI NGA RAMA APO BERISHA BEN TE JESH GAZETAR PER “te qitur ndonje lek”. PRA O GAZETARE TE SHQIPERISE SIC ERDHEN PUNET LERINI GJYKATESIT TE VENDOSIN PER FATIN E TIRANES; NQS KETO INSTITUCIONE JANE TE KORRUPTUARIT E BERISHES KUR EDI RAMA TE MARRE PUSHTETIN AQ SHUME TE DESHIRUAR PER PERFITIME TE TJERA ATEHERE LE TI KTHEJE INSTITUCIONE NE VEGLA TE TIJ. NQS E KENI VENE RE Z.BASHKIM RAMA BERTET DHE CIRRET ME NJE AGRESIVITET TE PASHEMEBELLT PER DY ARSYE. KONSULENTET E TIJ E KANE KESHILLUAR KEQ. E DYTA ESHTE AGRESIV DHE AUTARK NE NATYREN E TIJ. DO TI KESHILLOJA ANALIZA NE NDONJE PSIKOLLOG ANTPUSHTET. SALIU E NJEJTA GJE. U KA ARDHUR KOHA TE DYVE TE IKIN. PRNADAJ ZOTI BASHKIM TREGOHUNI GAZETAR I VERTETE OSE NDRYSHE NDRO PROFESION NQS KE ME TE VERTETE NDONJE TJETER PROFESSION….

        1. tekniku says:

          I nderuati kritik
          Ka nje fjale te arte ne bote per lirine e shprehjes se mendimit.Freedom of spech is everybody’s right including yours.Prandaj ne kete kontekst ti s’mund ti thuash tjetrit mos fole dhe mos u shpreh.Nuk e njoh Koplikun,personalisht por ja cmoj disidencen.Ti s’kupto ose e injoron me dashje ate qe duhet te jete ne te vertete;GJYQESORI JASHTE POLITIKES.Nuk mund te ecet me gjykata te Berishes dhe as neser te Rames.Keto jane leksione te gateshme qe na servir cdo vend me shtet ligjor.Gjithe te mirat.

          1. klara says:

            kritik per cilet gjyqtare e keni more njeri fjalen per kete palo gjygjtare qe ne 2009 per nji situat te till dha mendim te kundert, kesaj i beson ti jo more zotri kjo dhe shum si keto vetem gjygjtare nuk jan, se keto i binden maliqit e jo ligjit,

      2. klara says:

        te pershendes bashkim, pasi ke shume te drejte ne ato qe thua, ne shqiptaret kemi nji te keqe shume te madhe se i duam shume ato qe na dajen nene dhe ne ju themi baba, i meritojme te gjitha keto qe ne ndothin, .

  4. Dyrrahu says:

    MBUSHJA E SHESHEVE ME POPULLIN OPOZITAR PËR TË DEMONSTRUAR FUQI NË MBROJTJE TË FITORES ËSHTË RRUGA IMEDIATE DHE E VETME.

    Janë të rregulluara të gjitha kutitë dhe votat që gjinden në to.
    Janë rregulluar edhe vendimet e KQZ e Kolegjit Zgjedhor.
    Janë rregulluar edhe ambasadorët për t’i përkrahur vendimet apsurde të KQZ-së e KZ-së.
    Janë rregulluar edhe kundërpërgjigjet e të gjitha fasadave të KQZ-së e KZ-së.
    Vetëm një rrugë ka opozita, rrugën e rrugës dhe rrugën e shkuljes së Qeverisë Berisha nga vedet e vjedhura në vitin 2009.
    Nëse Edi Rama nuk e merr rrugën e protestave do ta merr rrugën e dështimit dhe humbjen e çdo të arriture me nder në PS e Bashki.
    Sali Berisha nuk po pranon asnjë kompromis që i propozojnë ndërkombëtarët.
    Ky njeri ka vendosur që edhe një herë ta shkrumbojë Shqipërinë.
    Mbushja e shesheve në të gjitha qytetet ven në lëvizje të gjithë faktorët që e duan Shqipërinë të shëndoshë dhe kjo lëvizje ia ven lakun në fyt virusit shqiptar dhe e detyron që të tërhiqet nga oprecioni i shfarosjes së opozites.
    Vetëm kështu Sali Berisha do të rehatohet në vendin e merituar, pra në shtëpinë e tij. Nëse nuk e do shtëpinë e tij do ta gjej çelinë e tij, të cilën e ka merituar që në vitin 2009.

  5. K.Kosho says:

    Ky vendim ate vlere ka qe teoria: fet lugen fet pilafin s’ju realizua Lulit,por shtohen mundesite e vjedhjes nga qe fletet i ruajne njerzit e Saliut,eshte si ti varesh ulkut melcite ne qafe dhe ai mos ti haje.

  6. mergim tari says:

    Po kaloja fletet e temes Online

    Ne faqen e pare eshte ajo shurra e Kolegjit. Si e ka ajo bjondja me lesh te verdhe Limiadha a Krisavgji

    Ne faqen e dyte me doren lart eshte ai Qeni i Stanit

    Ne faqen e trete te “TEMA ONLINE” dalin ne grup disa fytyra te peshtira qe rrezojne Presidentin per gjykaten e larte dhe kushtetuese

    N e faqen e e katert del ai HOMO i OSBE-se

    Ne faqen e peste del barbari me vrasesin

    Ne faqen e gjashte del prape vrasesi me steme nga mbrapa

    Ne faqen e shtate dalin te tromaksurit e kolegjit dhe vegla ne dore te barbarit.

    Ne faqen e tete policia

    Ne te neneten berluskoni me sfond erotic

    Dhe ne faqen dhjete flamuri shqiptar ne nej demonstrim shqiptaresh per pune bythe….

    AMAN O MERO, MOS NA NXIRR KETO FYTYRA SE PO NA VJEN PER TE VJELLE. E DI QE LAJ THAJ ATA JANE POR ME MIRE NXIRR DISA KAFSHE DHE VERU NGANJE EMER SI ME POSHTE:

    Psh Saliu eshte BISHA ose barbari dhe nxirr ose ndonje kuceder me shtate koke, ose ndonje njeri me gjethe qe gjuan me heshte njerezit normale.
    Ajo bjondja me lesh te verdhe e Kolegjit eshte NEPERKA, nxirr ndonje neperke
    Ai tjetri Made in the Netherlands eshte VRASESI. Nxirr ndonje me kobure, por qurravec ama.
    Ai i OSBE le ta quajme HOMUA. Per te nxirr ndonje me pantallona te cara.
    Ata te kolegjit beji si 5 kafshe te klonuara qe pritet ti haje ujku.

    Te tjerat beji sit e duash vetem fytyrat e tyre mos na i nxirr se NA U PERZIE.

  7. demokrati says:

    Ju lumte z.Kopliku, demokracia do te frymoj ne Shqiperi sa kohe qe ka ende demokrate qe i thone te bardhes se bardhe dhe te zezes te zeze pavaresisht ne c’ane eshte ajo. Por edhe Berisha si individ dhe berishizmi si politik e neperkembjes se demokracise dhe drejtesise do te vazhdoje derisa lanetet dhe lukunia e tyre te kuptojne se Z.Kopliku dhe mijera demokrate te tjere para se gjithash besojne tek vota e lire, eshte ajo qe do te beje perseri PD demokrate dhe jo grupi familjare i Berishes. Ky eshte dallimi midis demokrateve te vertete dhe demokrateve-lokalist te tipit Mustafaj qe mbyllin syte para se vertetes, dhe fshihen pas frazeologjis boshe”per inat te sime vjehrre nuk shkoj te vete me mullixhin”.Ai keni sy te shikoni dhe veshe te degjoni se bota po ngelet pa mende nga kjo maskarade, nese jo atehere vazhdoni te beni biografine e z.Kopliku dhe Edi Kristaq Rames, te mjeret ju.

  8. nastradini says:

    Sjellja e Edi Rames me PS-ne e tij eshte si ne GERDEC. Kur i thane Sali Kriminelit: “Te roni vete!” Dhe i rane kraheve. Eshte njesoj si edhe ne vrasjen tipike mafioze te deshmitarit te vetem okular te GERDECIT Kosta Trebicka. Kur pranuan certifikaten e vdekjes se tij nga Ina Rama. Eshte njesoj si me heshtjen e vorrit per dosjen Remzi Hoxha. Qe nuk thone asnje fjale kur rendisin zullumet e Saliut. Dhe nuk ndjehen fare per gabimet fatale me Kodin Gjedhor dhe Kushtetuten e vendit. Qe e ka bere Berishen si nje DEMON te vertete. Me pothuaj shume pak shanse per ta hequr me vota te lira dhe te ndershme. Kujt i besojne dallkauket e PS-se per numerimin e kutive? Magjive alla Jozefina? Qe i nxjerr rezultatet ne kuti sipas qefit? Apo OSBE-ve te Jozefines me rushfetet per Kuvende Kozmike?Apo qilareve te Ristanit ku ruhen kutite e Saliut gadi per t’i dhene atij fitoren e desheruar? Per te kapur RUBINETIN financiar te Bashkise te Tiranes. dhe per ta lene edi Ramen dhe PS-ne si “peshku pa uje”? Mire e parashikoni ju zoti Kopliku qe votat per Bashen tani do te shtohen ne forme orteku. Me kete vendim faqezi te Kolegjit Zgjedhor. I dhene nga gjykates akoma me faqezinj. Qe mendojne vetem per interesin e tyre personal. Ky Kolegj mund te quhet vetem Kolegji i Mafies dhe jo Gjykate. Sepse nuk do te pranoje diferencen e fleteve te votimit me votuesit. Dhe te dale me vendim te prere e te pyese KQZ-ne e Ristanit: “Nga dolen dhe pollen keto flete votimi teper?” KQZ-ja dhe Ristani jane te detyruar te pergjigjen jo vetem para Kolegjit Zgjedhor, por edhe para Prokurorise. Sepse kjo perben nje veper te rende penale. Keto vjedhje votash ne mes te dites dhe dallavera berishiste i kane kuptuar fare qarte te gjithe shqiptaret, por mesa duket nuk i ka kuptuar Edi Rama me PS-ne e tij. Bile nastradini ka biseduar edhe me perkrahes te PD-se qe pranojne llogjiken e nastradinit, por thone se sot kush eshte me i zgjuar ja fut tjetrit. Me nje fjale pune me te futur. Prandaj zoti Kopliku nuk e di se c’presin Edi Rama me shoqeri, por vetem dite te mira nuk po presin Shqiperine.

  9. klodi says:

    Z. Kopliku: Desha te shtoj ketu se pervec atyre votusve qe permend ju ……se në kutitë e gabuar ka edhe fletë votimi të hedhura pa dashje (apo gabimisht, apo aksidentalisht), ******ka dhe vota te hedhura nga ato njerez qe njifen ne cdo vend te botes si “votus te pavendosur”

    Nuk eshte aspak cudi qe keto “Votus te Pavendosur”..pasi kane vene shenjen ne fleten e votimit…si te pavendosu qe kane qene e kane hedh qellimisht ne kuti te gabuar per te bere “revers” ate qe kane shenuar, sepse ne fund te fundit keshtu ishin informuar qe :Mos hedhja ne kutin e sakt ” e bene te pa vlefshme.

    Dhe une mendoj qe keta individe kane te drejt te dalin dhe te mbrojn voten e tyre te cilen qellimisht e futen ne kutin e gabuar.

    Nuk e kuptoj pse PS nuk u bene “thirje” ketyre njerzve te paraqiten me deshiren e tyre dhe PS tu afroj ndihme/avukat qe ligjerisht keta njerez te kerkojn te drejten e votes se tyre te pavlefshme”

    Me te drejt lind Pyetja:

    Pse Avokat Ristanit i lejohet ti quaj te “Vlefshme” votat e qytetarve te cilet i kane hedhur ne kuti te gabuar dhe “Qytetareve do te Duan te Deklarojn Voten e tyre” te mos u jepet e drejta te kerkojn edhe ate nepermjet avokatit te drejten e tyre….

  10. antoni says:

    Pse nxitoheni? nuk ka faj kolegji zgjedhor,Faj kan ata qe kan vu grat me plenue punt e ktij populli.
    Ne historin e shqiptrve punt me ngatrresa i kan pleqnue burrat e mençur grat veç çka ngatrrojn mjafton tu kujtoj Jozefine ne parlament,I madhi FISHT pati shkrue”:Del i marri ne krye te vendit -Dalin te urtit jasht kuvendit,Nuk varet sa gabon po varet kush te gjykon”A thue se gjykata e lart a po ajo kushtetuese nuk din me u dhen karar ktyre votimeve?

  11. jevi says:

    Vendimi i kolegjit do e shtoje vjedhien, per aq kohe sa keta gjyqtar do ti thone Sali vicidolit bej c’far te duash dhe opozita te bej sehir.Mjaft me me pritje e me deklarata pa bereqet.Ngrihunine kembe te gjithe ,jo per opoziten por per SHqiperin qe po lengon nen thundren e padrejtesis.Poshte diktatura.RRofte liria.

  12. Vlora says:

    i kam lexuar te gjitha shkrimet e tua keto kohet e fundit dhe te mbeshtes plotesisht.
    ne bisedat familjare por duke mbyllur dyer e dritare si ne koh te enverit “se kan vesh dhe muret” thuhet shpesh qe i kan hedhur per te dal te pavlefshme ato vota.
    perse te mos trajtohet ky problem? apo e ka lene per ne fund ps kete beteje.

  13. geno says:

    Kesaj shkodranes, shoqes se ngushte Jozefines ne idealin e qejfit, i dridhej zeri kur lexonte vendimin, ngaterroi edhe daten e beri 15. 05. 2011, s’di nga t’ja mbaje e shkreta, trembet nga Saliu, trembet edhe nga ndonje plumb nga populli. Mora vesh se ka kekruaer lejen e zakoneshme.

  14. andi says:

    Me mire te perseriten zgjedhjet vetem per kryetarin e bashkise vetem me nje kuti sesa vazhdon kjo komedi e turpshme per demokracine e brishte ne vendin tone.Kushtetutes i vihet kazma perdite.Gjyqtaret ne te gjitha shkallet duhen zevendesuar me te rinj se jane aq shume te korruptuar saqe nuk mundet te japin me drejtesi.Jane kthyer ne tregtare prandaj ka ardhur ora qe presidenti te bej reforma rrenjesore ne drejtesi.I doli emri Shpresa Becaj ne videon Meta-Prifti dhe presidenti as se vuri ujin ne zjarr ta investigonte ceshtjen ………..

  15. xhelali says:

    Opozita duhet te dergoj ne Prokurori provat dhe burimet e provave nese nuk i shqyrton ajo vendimi i Nr 6 i gjykates kushtetuese ben te mundur nxjerrjen ne drit te diellit te gjith shkeljeve ligjore dhe manipulimit te zgjedhjeve.Opozita nuk po eluan rolin e saje asgje konkrete per zgjidhjen e halleve te Popullit qe ngamungesa e sigurise,korrupsioninukmjafton nje gazet Tema dhe nje emision fiks-fare…. opozita paguhet me taksat e shqipetareve mekuotat e anetareve nuk mbijeton 2 muaj….

  16. demokrati says:

    Z.Nazarko mundohej ti shpjegonte Znj.Mesila Dodi mekanizmin e manipulimit me dardha dhe fiq ne rreshtat vertikal dhe horizontal te tabeles se rezultateve.’djemte” pasi paten pak kohe per te rregulluar ne te njejten kohe edhe “vertikalin” edhe “horizontalin” ca edhe nga nxitimi, ca edhe se “profesori” nuk ua shpjegoi si duhet e ben lesh e li. Pas verejtjes se Z.Nazarko iu futen punes te rregullojne edhe “horizontalin”, packa se puna ka marre ere. Nese do Prokuroria shqiptare le ti beje kerkese FBI te fusi 4 eksponente femra nga PD dhe 4 nga PS ne proven e makines se vertetes. dhe le ti bejne pyetjen”A jane futur flete ne kutite e votimit”.Ju garantoj se gjilponi i makines ka per tu thyer kur Znj.Topalli te thote “JO”. Perfundimisht rezultati nuk eshte verdikt i drejtesise por i Prokurorise.

  17. ABC says:

    ME NE FUND SHQIPERIA KA NJE PRODUKT ME TE CILIN MUND TE KONKURROJE NE TREGUN BOTEROR TE INDUSTRISE KINEMATOGRAFIKE: TELENOVELA E ZGJEDHJEVE.
    PERSE SHIKONI TELENOVELA BRAZILIANE, E MEKSIKANE? SHIKONI TELENOVELA SHQIPETARE! ATO JANE PLOT, PRAPASKENA, DHE ME PLOT TE PAPRITURA, DHE JANE KURUESE PER SHENDETIN TUAJ!!! PO!
    NE QOFTE SE KENI VESHTIRESI PER TE DALE JASHTE (SHQIP DHJERE) SHIKONI ZGJEDHJET NE SHQIPERI! FUNKSIONON 100%!!! E GARANTUAR NGA “DOKTORI” NGA VICIDOLI.
    SHIKIM TE MBARE!

  18. geri says:

    une pajtohem me mendimin e andi ,ketu duhet zhdukur nga faqja e dheut te gjithe keta gjygjtar dhe prokuror ,jane bere te pa durushem nuk po shofim asnje vendim te drejte ,persa i perket presidentit ai eshte nje kukell me paterica ,se po te ishe tamam do tja kishe vene gjoksin punes ashtu sic beri MOISIU , ishte i vetmi presidente qe ja tregoj rrugen sales dhe tosit

  19. Drenica e Kuqe says:

    Shihni mos kane mbetur neper tualetet e Tiranes edhe disa kuti votash qe shkojne ne favor te Lulzim Bashe Berishes se ashtu e meson Sali Fazlliç Berisha e s’ka ç’i ben as Kolegji Zgjedhor si kryefajtori i vendimeve te gabuara. Kesaj i thone shqip: “Drejtesi” si litari ne thes!…

    Drenica e Kuqe

  20. poli says:

    z bashkim te perkezoi per mendimet qe ke dhene por nga diktatura qe kishim po kalojm dhe vazhdojm ne super diktatur + korrupsion

  21. esma says:

    bashkim kopliku eshte nje intel;ektual i nivelit te larte per mendjen dhe veprimtarine e te cilit ka nevoje tani me shume se kurre shqiperia

  22. bubi kacurel says:

    Perfundimisht PS ja bejne mire se kur ishte ne pushtet te gjithe keta Ristanet ,Ndrecat dhe kjo Haveri ishin ne punera te mira ndersa aktiviste te PS rrinin pa pune dhe mezi rrisnin femijet ,ata qe luftuan per PS ne 1997 i futen ne burg se do benin gjoja shtet ligjor keta pederastet dhe tani ka ngelur te beje lufte Bracja dhe ato grate qe mban mbrapa Edi Rama .Te provoje ndonje sot ,jo i PS po te jete nga jugu dhe te beje karriere ne administraten e Saliut ( pervec atyre te LSI ) dhe ta shikoje sa do ece ,e shikoni ca behet me dekretet e Presidentit per gjyqtar te larte dhe kushtetues ,i kontrollohet edhe gjyshi e gjyshja burrit te huj se mos i ka patur kunder Saliut dhe fap kthehet mbrapsht .

  23. juristi says:

    esht e quditshem e e papranueshme qe ti nderhym institucioneve te pavarura ne vendimet e tyre vetm tek ne ndodhin keto qe vendimet e gykatave komendohen behet presion ndaj tyre mallkohen kur dikujt nuk i pelqen ky vendim, ne si popull duam te behemi gjithqka edhe gjykates edhe prokuror e nuk kemi njohuri per keto, o njerez lerini institucionet e drejtesis te punojn te lira pa presione e pa nderhyrje arbitrare.kolegji foli po ne si primitiv qe jemi nuk duam te i bindemi sepse dikujt kjo fjale e kolegjit nuk po i shnon per shtai nuk esht ne favore te tij,ka ardhur koha qe Edvini te del ne opozite sepse mjaft ndejti ne pushtet ka qe 11 vjet qe esht kryebashkiak Tirana ka nevoj per frym te re nje qe qeveris ndryshe qytetin.Me 8 maj qytetaret kan foluur e kolegji ket po e kerkon qe zery i qytetarve te degjohet e gjdo vote e vlefshme te numrohet Urime fitoren I nderuari LULZIM BASHA.

    1. klara says:

      me vjen keq te them se ti vetem jurist nuk je, se po te ishe nuk do flisje keshtu edhe po te ishe avokatiti i djallit perkrah al pacinos,

      1. juristi says:

        e nderuara klara me vjen keq por titujt shkencore nuk i percaktoni ju fatkeqsisht ato jepen e arrihen me angazhim edhe nga institucionet e arsimit te lart publike, keshtu qe un i hsprehi hapure preferencat e mia politike siq po beni ju sidomos siq po ben kjo gazet kinse e perditshme e pavarur e as qe esht e pavarus sepse po e shpreh hapure se kend po e perkrah, me vjn mire e jam i lumture se tirana votoj per nje frym te re politike per alternativ me te mire URIME PER TIRANAN BLU, edhe ju zonja a zonjusha Klara mbeteni e pershendeture me respekt juristi.

        1. Kimo says:

          Zoti Jurist,
          Nuk kam hasur në jetën time jo vetëm asnjë jurist, por as edhe një nxënës të klasës së tretë fillor, që të shkruaj shqip në mënyrë kaq të tmerrshme, sa shkruani ju. Nuk e di se ku e keni marrë diplomën e juristit, por mendoj se ju, në një shkollë normale, duhet të kishit probleme të mëdha me dëftesën e shkollës fillore (4 klasë).

          Ju rekomandoj një punë autodidakte prej nja tre vjetësh, me nga 2-3 orë në ditë, me gjuhën shqipe, dhe vetëm pas kësaj mund të merrni guximin të komunikoni me shkrim.

          1. Rani says:

            hahahah sapo desha t’ja them une, ky duhet te jete jurist plepash i Saliut se nje jurist qe shkruan “quditshem” hahahah i vjen era Sali ketij juristit humoristik hahah juriste qe ngelin ne klase per drejtshkrim po ti çojme ne klase te 3, hahahah.

          2. juristi says:

            Kimo flm..per rekomandimet por une zakonisht nuk marr rekomandime nga gjdo kush,edhe esht e vertet se mund te ket disa gabime por ato kan qen te rastit edhe mund te ken qen nga zemrimi nga shkrimet e majta ekstreme qe po i gjen ne keto faqe te kësaj gazete keshtu qe e sa per kursin e autodidaktit nuk kam nevoj se jam verifikuar e jam pregatit nga institucionet e arsimit te lart per at se a mund te jem jurist i mire, nese ty nuk te pelqen mendimi im nuk dote thot se une nuk kam te drejt fundi jemi ne demokraci, pluralizem e duhet ti respektojm mendimet e ndryshme, me respekt Juristi.

  24. MEMEDHETARI says:

    Ore “jurist”,edhe ne repliken e trete ku pretendove te na tregosh se di te shkruash ,e ke “persekutuar” keqas germen “e” (me dy pika lart ? ) ne fund te fjaleve…megjithese jemi ne demokraci ?
    Ne rast se je nje serb qe ke mesuar shqip NA U HIQ MENJANE E NA LERE NE HALLET TONA …
    Ne rast se je “jurist plepash” sic shkruan me te drejte Rani,MESO TE SHKRUASH SHQIP NE RADHE TE PARE E PASTAJ NA JEP MEND…
    Se nuk eshte normale qe ne pese rrjeshta te shkruara, ke kaqe shume “fjale te veshtira” ? si me poshte:
    – e quditshem,
    – vetm,
    – komendohen,
    – gjithqka,
    – shnon per shtal,
    – “ka ardhur koha qe Edvini TE DEL ne opozite” ?
    – foluur,
    – zery,
    – gjdo vote,
    – gjdo kush,…

    Te kujtohet Gjini i “Portokallise” kur thoshte “O te keqen msusi”!????
    Ne duhet te themi :
    “O te keqen e “juristit” ” qe me je ti …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje