Veri-Jug, ose PD-PS

7 Qershor 2011, 12:04Blog TEMA

Prej 20 vjetësh dy partitë e mëdha e kanë ndarë vendin në dy bastione: PD merr Veriun, PS merr Jugun. Një orientim i votës popullore i cili ka shkaqe historike dhe aktuale. Ja sesi ka evoluar vota krahinore nga njëri proces elektoral në tjetrin

 

Nga: Skender Minxhozi

 

Vota krahinore është një fenomen relativisht i ri në Shqipëri. Tabu e pashkruar dhe temë delikate për aktorët politikë të të gjithë krahëve, kjo votë kushtëzon prej njëzet vjetësh mënyrën sesi ndahet, por edhe sesi menaxhohet pushtetit qëndror e lokal në vendin tonë. Vota krahinore ka pak a shumë (por jo ekzaktësisht) moshën e demokracisë shqiptare. E kjo është normale, pasi në sistemin komunist nuk egzistonte pluralizmi politik. Pas rënies së sistemit totalitar, në fillim të viteve ’90, një numër shndërrimesh politike, sociale, demografike e kulturore, bënë që vota politike e shqiptarëve të merrte gjithnjë e më tepër një drejtim gjeografik, krahinor. Ishte në fakt një thellim i një dukurie që pasqyronte, në kushte të reja, një ndarje mes “gegësh” e “toskësh”, që përbën njërën ndër dilemat e mëdha ekzistenciale të Shqipërisë së djeshme dhe të sotme.

Ardhja në pushtet e komunistëve, e përforcoi ndarjen krahinore që egzistonte edhe më parë. Megjithë propagandën që përdorej asokohe për frymën e zhvillimit e progresit që po çohej në të gjithë cepat e vendit dhe përtej asaj politike që vërtet mund të konsiderohej si i tillë, gjatë regjimit komunist u ruajt një bosht jo vetëm ideologjik i pushtetit, por edhe një pigment i theksuar krahinor i tij. PPSH ishte një parti ku dominimi i figurave nga Jugu, eklipsonte dukshëm listën e zyrtarëve që vinin nga zonat veriore. Kjo logjikë shtrihej edhe në qeverisje dhe institucionet e tjera kryesore të shtetit.

Pas vitit 1990, kur Shqipëria u hap dhe në horizont u shfaq enigma e zgjedhjeve pluraliste, vota, si një shprehje bazë e vullnetit të qytetarëve, mori një drejtim që pasqyronte trendin e ri të përmbysjes që kishte ndodhur. Pas marsit 1992, kur u votua praktikisht në mënyrë referendare për ndarjen me sistemin komunist, zgjedhësit shqiptarë kanë nisur të votojnë në baza gjithnjë e më të artikuluara krahinore. Kemi marrë si shembuj tre “piketa” kohore: zgjedhjet lokale të vitit 1992, referendumin e vitit 1994 dhe zgjedhjet e fundit të përgjithshme të 28 qershorit 2009. Në dy prej shembujve, në atë të referendumit për Kushtetutën dhe në zgjedhjet e fundit politike, vihet re qartë sesi votat popullore, ato për subjektet politike, janë shpërndarë sipas një fryme të lexueshme krahinore: Veriu djathtas dhe Jugu majtas. Ndër të tre proceset zgjedhore, ai i korrikut 1992 është ndoshta më interesanti, pasi aty vihet re se vota popullore ende nuk është futur në shinat e pastra të ndarjes Veri-Jug.

Nëse shohim sesi është ndarë vota popullore e dy partive të mëdha PD e PS në pjesë të tilla të Veriut si Dibra e Kukësi, do të vemë re se nuk egziston ende elementi “krahinor”. Në këto zona, që më vonë do të ngjyheshin për një kohë të gjatë në blu, vota është e balancuar. Ashtu siç nuk ka ndodhur për pjesë të tjera të Veriut si Shkodra, ku vota ka marrë një drejtim të qartë djathtas. Ndërkaq, nëse vërejmë sesi është votuar në ato zgjedhje në Jug, do të shohim sesi psh Lushnja apo Mallakastra vazhdojnë të kenë një inerci të qartë vote majtas.

Kjo shpërndarje vote nuk ka qenë e tillë dy vjet më vonë, kur është votuar në një referendum për aprovimin e kushtetutës së re, që u përjetua si një akt proteste ndaj qeverisë dhe presidentit të kohës Berisha. Siç mund të shihet nga shifrat që kemi botuar më poshtë, zonat e veriut si Shkodra apo Tropoja kanë ndjekur apelin që hidhte fushata e ethshme e Sali Berishës për ta aprovuar Kushtetutën e re, kurse zona të Jugut si Tepelena e Mallakastra kanë votuar thellë kundër projektit në fjalë.

Duhet thënë se në këtë orientim të votës, në raport me dy partitë e mëdha, një rol të dorës së parë ka luajtur stili i qeverisjes i presidentit Berisha, pas ardhjes në pushtet në vitin 1992. Presidenca autoritariste e Sali Berishës, megjithë rekuizitën përkatëse që sillte në jetën politike e sociale të vendit, ka qenë një element përcaktues në kultivimin e frymës se ndasisë politike mes Veriut dhe Jugut të Shqipërisë. Në kushte të reja, po ndodhte një fenomen i vjetër, veçse i përmbysur. Stili udhëheqës i zotit Berisha, i mbivendosur mbi trashëgiminë e ndarjeve të reja e të vjetra mes dy anëve të vendit, ka qenë “tharmi” kryesor që ka përcaktuar dhe orientuar votën e banorëve të Veriut e Jugut, në favor të njërës apo tjetrës parti kryesore.

Kjo u duk më së miri edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, në 28 qershor 2009, kur u votua në një sistem kombëtar proporcional, në bazë qarqesh. Në gjashtë qarqe të Veriut dhe Jugut, që po i botojmë më poshtë, duket qartë sesi vota për partitë është e orientuar në një drejtim të caktuar. Vetëm një vit e pak muaj pas shpërthimit të Gërdecit dhe një numri skandalesh, qeveria ka marrë një numër të madh votash në qarqet e Dibrës, Kukësit e Shkodrës, ndërkohë që është penalizuar dukshëm nga votuesit në qarqet e Fierit, Gjirokastrës e Beratit.

Vota krahinore ndjek më së shumti mënyrën sesi partitë e konceptojnë territorin dhe sesi i menaxhojnë energjitë e tyre në terren. Por më së shumti kjo votë e polarizuar ndjek stilin politik që aplikojnë përditë liderët kryesorë politikë, të cilët me sjelljen e tyre krijojnë simpati ose antipati, në pjesë të caktuara të vendit. E kjo është në thelb një mbeturinë arkaike e një politike të dëmshme dhe përçarëse.

 

 

Eduard Zaloshnja – “Duhet pakt mes palëve për votën krahinore“

 

Zoti Zaloshnja, para pak ditësh ju botuat një shkrim ku fokusoheshit në ndarjen partiake të votave në Tiranë, duke e parë këtë nga këndvështrimi i orgjinës krahinore të votuesve. Ndasia krahinore e votave ka qenë një tabu për shumë vite në politikën shqiptare. A mendoni se ka ardhur koha që ky fenomen socio-politik të shtjellohet me themel nga ana shkencore?

 

Zaloshnja: Në artikullin që ju përmendni (“Tri Tiranat dhe Tirana e Katërt”, botuar në respublica.al), nuk u bazova në ndonjë studim shkencor, sepse, fatkeqësisht, deri më sot nuk është kryer ndonjë studim serioz për të evidentuar preferencat politike të votuesve tiranas sipas origjinës krahinore, ose të paktën unë nuk kam parë të jetë publikuar një i tillë. Për këtë arsye, ai artikull duhet konsideruar thjesht si një sprovë e bazuar në perceptime personale të mijat. Por ka ardhur koha që të kemi studime të mirëfillta shkencore rreth sjelljes elektorale të votuesve, jo vetëm nga këndvështrimi i origjinës krahinore, por edhe të asaj urbane/rurale dhe fetare. Më tej, mund të studiohet sjellja elektorale e votuesve edhe sipas nivelit arsimor, nivelit të të ardhurave, dhe statusit të punësisë. Në botën demokratike ka mbi 100 vjet që bëhen studime të tilla, të cilat i shërbejnë klasës politike për të adresuar sa më mirë interesat dhe pritshmëritë e shtresave të ndryshme shoqërore.

 

Çfarë mund të thuhet për atë që në këto 20 vjet është quajtur “Jugu rozë” dhe “Veriu blu”? Cilat kanë qenë sipas jush, disa nga shkaqet e kësaj ndarjeje?

 

Zaloshnja: Unë do të kufizohesha në 11 vjetët e fundit, sepse në vitet ‘ 90, vetëm zgjedhjet e 1992-shit u zhvilluan në kushte normale. Dhe ato zgjedhje ishin më shumë një plebishit mbi varrosjen e diktaturës, se sa një sprovë elektorale për partitë politike në garë. Është fakt që, në 11 vjetët e fundit, krahinat nën lumin Shkumbin kanë anuar më shumë nga ajo që ne e quajmë “e majtë” dhe krahinat mbi lumin Mat kanë anuar më shumë nga ajo që ne e quajmë “e djathtë”. Ndërsa krahinat mes këtyre dy lumenjve kanë qenë më të ekuilibruara në votë, ndoshta si rezultat i lëvizjeve demografike drejt këtyre krahinave, si nga veriu edhe nga jugu.

Rrënjët e kësaj sjellje elektorale të ndryshme mes Veriut dhe Jugut duhen kërkuar në pranverën e vitit 1944. Duke ju referuar studimit të Bernd Fisherit, “Shqipëria në Luftë, 1939-45”, mund të thuhet se, deri në pranverën e vitit 1944, njësitë luftarake të dominuara nga komunistët ishin të fuqishme kryesisht nën lumin Shkumbin. Mbi lumin Mat kishte vetëm disa njësi luftarake relativisht të vogla komuniste (kryesisht në zonën e Shkodrës dhe Dibrës), ndërsa në krahinat mes lumit Shkumbin dhe Lumit Mat kishte një barazpeshë relative mes njësive komuniste dhe atyre nacionaliste (kryesisht të Legalitetit). Gjatë ofensivës së brigadave komuniste drejt Veriut (në verën dhe vjeshtën e vitit 1944), ato krijuan njësi luftarake në mënyrë të sforcuar në zonat ku kaluan, ndërkohë që zhvilluan një fushatë të egër terrori ndaj të gjithë banorëve që nuk e mirëpritën ardhjen e tyre.

Në 20 vjetët që pasuan, komunistët u sollën në Veri pothuaj si pushtues. Dhe vetëm pasi Enver Hoxha e konsolidoi pushtetin e tij, filloi një politikë paqtimi me popullsinë veriore. Ndërkohë, drejt Shqipërisë së Mesme ishte inkurajuar një lëvizje demografike kryesisht e popullsisë jugore prokomuniste.

Në 20 vjetët e fundit të diktaturës, pati një përpjekje të sforcuar të Partisë së Punës për të shtuar rradhët e saj me banorë veriorë. Kështu, p.sh., Tropoja arriti të ishte rrethi me nivelin më të lartë të komunistëve për frymë të popullsisë. Por koha tregoi se shtimi i sforcuar i rradhëve të komunistëve me veriorë nuk u përkthye në një përkrahje afatgjatë të këtyre të fundit ndaj partisë pasardhëse të Partisë së Punës. Sapo një ish-komunist verior doli në krye të partisë së parë opozitare, popullsia veriore e përkrahu në masë atë. Ndërsa në jug, ku gjendeshin edhe rrënjët e Partisë së Punës, përkrahja ndaj partisë pasardhëse të kësaj të fundit mbeti relativisht e fortë.

 

Duke parë zgjedhjet e fundit, PS mundi të fitojë shumë bashki në Veri, ndërkohë që vota popullore duket se ende i bindet një logjike partiake. A mendoni se ky mund të jetë një fillim, për një “shkartisje” të votave në të dyja pjesët e vendit, që mund të çojë drejt zhdukjes së fenomenit të votës krahinore?

 

Zaloshnja: Falë sistemit zgjedhor rajonal, “shkartisja” filloi në fakt që në vitin 2009. Ai sistem lejoi që të dilnin një numër relativisht i madh deputetësh socialistë në Veri dhe demokratësh në Jug. Fitorja e disa bashkive veriore nga PS-ja në zgjedhjet e fundit lokale, pa dyshim, e forcon këtë prirje. Sidoqoftë, mendoj se, që të krijohet një klimë favorizuese për zhdukjen e fenomenit të votës krahinore, do të duhej të bëhej një pakt mes PS-së dhe PD-së, i cili të adresonte problemet kryesore të rregullave të garës politike në Shqipëri.

Për të ilustruar rëndësinë e këtij pakti po sjell shembullin e zgjedhjeve që Nigeria zhvilloi disa javë më parë. Ndarja krahinore Veri-Jug e votës pothuaj ishte çimentuar atje nga fakti se militantët e partive kontrollonin procesin e votimit dhe numërimit të votave. Në zgjedhjet e fundit, votimi dhe numërimi u krye me makina elektronike të mbikqyrura nga një kompani serioze ndërkombëtare. Si rezultat, fotografia elektorale e Nigerisë doli shumë më e saktë dhe tregoi se përkrahja ndaj partive kundërshtare nuk ishte aq e prerë me thikë në vijën Veri-Jug, sa ç’dukej më parë.

Nga një studim që kam kryer për zgjedhjet shqiptare në periudhën 2001-07, më rezulton se ka patur rreth 100-150 mijë vota fiktive në çdo zgjedhje (babai mund të ketë votuar për fëmijët e tij emigrantë, etj.). Dhe ky fenomen, i cili ka ndodhur si në Veri edhe në Jug, e ka theksuar edhe më shumë kontrastin krahinor të votës. Një pakt mes PS-së dhe PD-së, i cili do të adresonte këtë problem, do ta zbuste më tej këtë kontrast. Por, ç’është më e rëndësishmja, ai pakt do të zbuste edhe frymën e lartë të konfliktualitetit politik, i cili është ndoshta edhe shkaku kryesor që e zgjat më tej ndasinë krahinore të votës.

 

 

52 komente në “Veri-Jug, ose PD-PS”

  1. AK says:

    z. Minoxhozi nje analisti si ju nuk ju knae hije keto gabime gjeografike.PS fiton Shqiperine e jugut te lindjes dhe te mesme ndersa pd ate te veriut. Duke nisur nga ketu zbulohet fati i Shqiperise qe lidhet me ate te Berishes dhe shpellave te ariut.

  2. ilir111 says:

    Shkrim kot pa asnje bazament dhe percares PD ka fituar ne Delvine, Devoll etj
    PS ne Rreshen, Rubik, Burrel, Lac etj
    Populli nuk thote kot kur ske ci ben gomarit i bie samarit keshtu edhe ju “Minxhozi” ske ci ben Saliut e kapesh me Veriun.

  3. Lalushi says:

    Nuk e kuptoj ku do te dale zoteria me kete shkrim. Them shkrim se nuk mund t’i them dicka tjeter. Kur eshte koha per bashkim, ky zoteri na fut me shume percarjen. Nuk mjaftojne politikanet qe e kene percare popullin ne te kuq e ne te blu, por na duhet dhe nje fare Minxhozi te na beje ndarje tjeter. Jane keta tipa qe acarojne gjakrat dhe e fusin popullin ne nje rruge pa krye dhe ndodhi ajo qe ndodhi ne ’97-ten. nese nuk keni ndonje gje te mencur per te thene, por hir te ketij Kombi qe po vuan eshte me mire ta mbyllni ate goje fare dhe hidheni ate pene se nuk jeni per keto pune.

    1. Korcari says:

      Jam plotesisht dakord me Ju keta analistet shqiptare jane vetem per ti hedhur benzine zjarrit turp per ne qe lexojme keta mistreca

  4. PAL says:

    A thue shof un kurr me sy,
    Se Shqyptaret do t’bijn m’ nji fjale,
    Zot Atdheut kta per t’i dale?
    Se mas Flamurit kuq e zi,
    Gege e Toske, fushe e Malci,
    Kan me dale ndo’i here n’ ushtri,
    Me derdhe gjakun per Shqypni?
    Po, pse jo? Me kohe e pune,
    Ku me endire e ku me dhune,
    Gja pa u ba nuk jet n’ket shekull:
    Kshtu qi ‘i here cka dukej mrekull,
    Dan mandej si t’ ishte loje.
    Jo, po, dita do t’ agoje,
    N’ t’ cillen tok fisi i Shqyptarit
    Ka me u mledhe edhe barbarit.
    Qi der m’ shpirt e ka poshtnue,
    Me arme n’ dore ka me i dishmue,
    Se aj per t’ gjalle s’ i shtrohej kuej,
    Se rob s’ rri nen themer t’ huej,
    Por don kohe, moj zemer vale,
    Qi Shqypnija m’ vedi t’ dale;
    Pse vjen moti per kadale.
    Per nji dite bijn kpurdhat n’shi;
    Por nuk mkamet, jo i’Shqypni…

    (U bane 20 vjet he ja q….. …..)

    Lahuta

  5. Lani says:

    Artikull domethenes qe ngre nje problem shqetesues politik. Jugu, i mesuar per mbi 50 vjet te zoteroje ne politiken shqiptare me ane te Enver Hoxhes, tashme nuk e percjell dot faktin qe kreu i PD eshte verior, prandaj votojne kunder PD. I kam thene nje shokut tim nga jugu: “Po te kishte Saliu mbiemrin Nivica dhe jo Berisha, ju do ishit shumica me PD, sepse Saliu dhe PD ju beri me prona e vila ne kodrat e bukura perreth Tiranes time te uzurpuar nga jugore e veriore.”

    1. Dibrani.Krenar. says:

      Enver Hoxha,nuk e ndau kurre shqiperine ne jug e ne veri komentues i nderuar.per te Shqiperia ishte nje.ATDHEU I SHQIPTAREVE.Ai dergonte nga jugu mesues,inxhinjera,mjek qe te ndihmonin ne zonat e thella te veriut.i cili per shkak te terenit te veshtir gjeografik,kishte mbetur i izoluar,dhe disi i prapambetur.Enveri beri shume gabime,por Enveri e donte Shqiperine,ai donte qe shqiptaret te ishin ZOT ne token e tyre te lashte.Enveri dhe shqiptaret ndertuan me mund e djerse gati 45 vjet,qe KRIMINELI Berisha ti pervetsoje e privatizoi keto 20 vjetet e fundit,per familjen dhe miqte e tij.Enveri ka merita te medha,se e drejtoi vendin e shqiponjave me PERGJEGJESI,ndersa Saliu e ka kther ate ne vendin e KORBAVE.Nuk jam dakort qe ne 20 vjet veriu ka votu PD,dhe jugu ka votu PS.Artikull shkruesi GENJEN,ose MASHTRON,nuk e di ne interes te kujt.E papranueshme.

      1. Anna says:

        Rrofsh ti nipi i Nexhmies. Po na tregon nostalgjine e vertete qe ke per Enverin. E sa i perkete per autorin e shkrimit eshte nje nga veglat qe i ka sherbyer Enverit dhe tani zorreve te Enverit.
        Rrofte shqiperia Etnike ashtu siq e ka pranuar perendia te dashur bashkombase
        Ana London

        1. mika says:

          AnnA qe flet si “e ema Zeqos ne maje te thanes ” me babane te pushkatuar ja kam dhene dhe do e jap per PD .Nuk me pelqen kjo ndarje por fatkeqesisht e shikojme .Je mire aty ku je , se Kryetari frontit demokratik ,Kryetari bashkimeve profesionale , Kryetari i keshillit jane anetare te nderuar te PD dhe sot Une me biografi te keqe u lutem te me ndihmojne te marr demshperblimin si per 8 vjet burg per babain e Pushkatuar .

        2. Dibrani.Krenar. says:

          Enveri eshte pjese e Historise se Shqiperise,duam apo nuk duam ne Zonja Ana.Ne qoftese ju ato qe shkruaj une i shikoni si nostaligji per regjimin qe ka perenduar,dua tju siguroj qe e keni gabim.Un doja vetem te shprehja kundershtimin tim qe ne kohen e Diktatures Komuniste jugu nuk komandonte veriun,por Shqiperia ishte nje,nga jugu ne veri,skishte dallim feje,dhe krahine.Un them ate cfare gati 70 % e shqiptareve mendojne.Jo cdo gje ishte e keqe ne SOCIALIZEM,dhe aq me teper po ta krahasosh me DEMOKRACINE qe po ndertohet tani,ku femijet e vegjel rrine te shtrire trotuareve duke lyp e duke shitur,duke u bere preh e pedofilave dhe krimineleve,kur femrat shqiptare prostiturojne rrugeve te Italise,Belgjikes,Anglise,Greqise.Shteti shqiptar pas vitit 1991 nuk eshte me shtet por nje REBUBLIK e BANANEVE.Un si dibran nuk kam ndonje simpati per NEXHMIE HOXHEN,por kam RESPEKT per te si nje GRUA,NENE,shqiptare,qe eshte ne moshe te thyer.Ajo per mua eshte nje ZONJE e NDERUAR,ju keni te drejte ta quani si te doni.Po ta perseris ENVER HOXHA beri shum gabime,por ai e deshte Shqiperine dhe shqiptaret ishin popull i varfer,por me dinjitet ne familjen e madhe mbare botrore.

          1. tefta alikaj says:

            RESPEKT

      2. tefta alikaj says:

        DIBRA E DO JUGUN SE KA KRUSHQI ME TE NGA NEXHMIJE XHUNGLINI
        KRUJA;MIRDITA;KANE KRUSHQI ME VLOREN NGA SKENDERBEU QE MARTUA ME DONIKEN NGA KANINA E VLORES
        SHKODRANET JANE TOSKE DHE LIQENI I TYRE NE KOHET E LASHTA QUHEJ LIQENI LABEAT DHE ATA ISHIN FISE LABE NGA LABERIA E LASHTE QE
        PERMEND HOMERI NE MITOLLOGJI
        LEXONI LIBRAT E NERITAN CEKES DHE DO KUPTONI QE NE JEMI NJE E TE PANDARE ;NDRYSHE NUK DONA BENIN SHTE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!T

    2. bama says:

      Jo more ti “Lanet” ! Nuk eshte se “Tosket” kane qene kunder “Gegeve” ! Kete fryme e futi Sali Ram Serb Berisha ! Ne qe e kaluam bashke pragun e viteve ’90 , kemi qene te gjithe bashke dhe as nuk na shkonte ne mendje t’i shionim sghoket tane si “maloke” ! Por dhuna krahinore e ushtruar nga serbi Sali , me bashibozuke dhe antishqiptare te rekrutuar nga “gegeria” , na detyroi ! “Gomari” nuk ka emer te keq ! Te duket i tille e ben vete gomari me sjelljen e tij !

      Harrove se cmimi i nje pasaporte nga Tropoja , ne periudhen 1992-1997 i vajti 800 dollare ? Harrove se mercenaret e SHIK dhe te Gardes 2 ishin te gjithe rekrute nga llumi i shoqerise “gege” ? Ku u nisen ata me arme ne dore , megjithese nuk ishin trupa ushtarake ???? Ku u nisen ata hipur maje tankeve te popullit shqiptar dhe kunder kujt do t’i perdorinin ato tanke ????

      Po sot punesimin ne administraten e pakulturuaer dhe injorante , nga e ke ? Por rrahjet neper Komisariatet e Tiranes , te demonstruesve apo njerezve te kapur rastesisht , e di ti si ka ndodhur ??? Perse ushtrohej dhune cnjerezore mbi ta, kur konstatohej se ishin “toske” ???

      Serbi dhe greku , nuk kane trupa ushtarake ne Shqiperi , por eshte e mjeftueshme prania e Sali Berishes dhe e forcave te tij paramilitare , injorante dhe krahinore , qe te perfaqesoje te dy ata qe deshirojne percarjen e popullit shqiptar !

      Por Saliu dhe bashibozuket (anti)shqiptare do te deshtojne pa diskutim !

      1. Mentari says:

        me mire te jesh i pushtuar nga i huaji se sa nga bashkekombasi

      2. tefta alikaj says:

        TOSKET ERDHEN DHE U NGULEN NE VERI KETU E 70 VITE ;PUNUAN: JETUAN DHE U MARTUAN ME VERIUN DUKE E DASHUR SI VELLANE E VET GJITHMONE . KETE E SHOHIM EDHE SOT E 20 VJET KU VEREIORI KA SHKUAR NE JUG DHE KA GJETUR STREHIM TEK TOKAT E TOSKEVE DHE KA QENE I MIREPRITUR

    3. tefta alikaj says:

      I GJITHE JUGU DHE E GJITHE SHQIPERIA JA BESOJ VOTEN DHE SHQIPERINE SALIUT NE PRILLIN E 1991 DHE PER KETE FITORE KAM CUAR NE PUNE NE ZEMREN E TIRANES DHE TE KOMUNISTAVE NJE TORTE PER TA FESTUAR !!

  6. raimondi says:

    Artikull ARMIQESOR dhe pa nivel intelektual fare –Ky eshte artikulli me i dobet dhe me i lig qe eshte shkruar
    ne vijim te artikuijve qesharake te deficentit Zaloshnje

    Te shkruash tani per ndarje krahinore ,kur PS-ja mori vota me shumice dermuese ne Veri si asnjehere tjeter ,
    dhe kur SALA ka bastionet me te fuqishme te PD-se ne Jug te Shqiperise ———–Kjo tregon se keta qe shkruajne keta artikuj jane ARMIQTE ME TE EGER TE KOMBIT SHQIPTAR

    Ke genjen ne menyre Vulgare edhe kur flet per komunizmin qe thote se atehere u thexua ndarja krahinore

    Ne kohe t ekomunzmit ndarja krahinore u zvogelua ne maximum dhe u krijuan me mijera familje mixe dhe sot e kemi psh Vloren plot me familje mixe te veriut dhe po ashtu Shkodren me familje mixe nga jugu etj

    –Shume njeri i ulet ky qe ka bere kete artikull ——- C’jane keta Akrepe ,–Si ka mundesi te jene kaq shume Armiqeosr ndaj Shqiperise ?

    Kjo tendence qe thote ky nuk existon fare –por edhe sikur te existonte keta duhej t e shkruanin se si te ndihmonin ne te kunderten per te ritur kohezionin e shoqerise shqiptare

    Turp ti vije kesaj gazete qe boton artikuj te tille !!

  7. ALBAN DEGA says:

    E nderuar “Tema” Po ju dergoj nje poezi ne forme komenti derguar tek simotra juaj ne SHBA ” Kritika” per analizen ” Fillimi i fundit te despotit Berisha”

    Postuar nga j.pani
    04-06-2011 – 08:43:20 –
    KUSH ËSHTË XHAXHI SALI

    Ta njohin të vegjël e të mëdhenj

    Kush na erdh prej Viçidoli
    fshehur në lëkurë ariu,
    na tremb ëndrrat si gogoli?
    Ai është xhaxhi Saliu.

    Plagë u rrit e u mahis
    si çiban i keq na mbiu,
    barrë e kemi në kurriz,
    ja, ky është xhaxhi Saliu.

    Kush na thotë darkë e mëngjes
    kumbulla që s’i ha njeri,
    e na tremb dhe kur buzqesh?
    Ky na është xhaxhi Sali.

    Kush na vrau e na gënjeu,
    kush e veshi popullin zi,
    krimet që s’i tret as dheu?
    I ka bërë xhaxhi Sali.

    Kush centrale bërthamore
    do të ngrejë në Shqipëri,
    na sjell vdekjen me kosore?
    Ky na qenka xhaxhi Sali.

    Qysh se lindi, satanait
    shpirtin ia ka shitë ai,
    me Faslliçët e me djallin
    valle hedh xhaxhi Sali.

    As si krokodil s’derdh lotë
    të na hedhë hi në sy,
    satrap i fundit n’Europë
    ja, ky është xhaxhi Sali.

    E kush vallë ia prishi gjumin
    ambasadorit Arvziu?
    Kush e shton përditë zullumin?
    Ky po ky, xhaxhi Saliu.

    Kush si balta pas këpucës
    na u ngjit me neveri,
    kush na e solli në majë të hundës?
    Ky po ky, xhaxhi Sali.

    nga gjëmb murizi.

  8. xhemil seferi says:

    Z- Minxhozi na nxorrët e barkut nevej që quhemi popull. More ç,farë na quani? Mos na mendoni se i kemi vertebrat e bishtit të pa trasformuara dhe disa gazetarë po na japin dritë. A nuk qenë faqe mender gazetarët
    Vjollca Vokshi dhe Robert Papa në krahun e Sali Viçitolit dhe Frrok Çupi gjoja në krahun e popullit që acaruan Jugun e Shtypur dhe e grabitur nga Tirania e Berishës duke e kaluar vendin në prag të luftës civile.
    Në qoftë se Gazetarët do kishin qënë në lartësin e kërkesave të kohës gjat periudhës së errët të drejtimit prej bandave antikombtare e cila vazhdon, do të ishte neutralizuar tirania kundër popullit dhe kombit Shqipëtar dhe jo Kundër Veriut dhe Jugut, ose “Gegëve” dhe “Toskëve” sikur i citoni ju dhe disa nxitës të mirëfilltë të përçarjes kombtare. Jo z- Minxhozi dhe kompania e dishepujve të Sali Viçitolit, Rilinbasit e mëdhej jo vetëm nuk e përdorën termin reaksionar “GEGË DHE TOSKË”, POR E LUFTUAN RREPTË ATË. Mos doni të mirrni flamurin kundër Enverit me porosi të Saliut: Mos bëni qesharak sepse po ta them unë që nuk kam pasur as një komunist në vllazërin time, bile si fshat Dukat nacionalist jemi parë me vigjilencë nga diktatura e proletariatit, por kjo nuk du të thotë të gënjejmë dhe të mashtrojmë në disfavorr të historis kombtare. Mos gënjeni fëlliqur! Enver Hoxha nuk përçau verin dhe Jugun, Përkundrasi dënohesh me burk përdorimi i termit veri- Jugë dhe shprehjes reaksionare “Malok”. Kjo llojë aradhe servilës duke gënjyer i ngrehin rolin Enverit jo t,ja ulin. Enveri ka boll gjëra për ta demaskuar të cilat koncetrohen në një term: “Lufta e klasës subjektive”:
    Unë jam jugistë dhe gjatë shkollës ushtris dhe sët ndjej dashuri karshi shokëve nga veriu, me të cilët as na ka mëndja për ndarje: Anti kombtarët deformojnë historin duke e quajtur ushtrin nacionale çlirimtar “Brigatat komuniste” Jo o Shqipëtarë nuk ishin brigata komuniste, por popullore se gjith djemtë dhe vajzat Shqipëtare, të inkuadruara në këtë ushtri me lavdi historike nuk i polli Marksi në maternitetin e prostitutave të historis. Ja pra se po i fryet shumë përçarjes dhe nuk e kuptojnë se duke ja atribuar Jugut luftën nacjonal çlirimtare ulin rëndë popullin shqiptar të veriut gjoja se ai paska qënë kundër luftës nac-çlir. Jo O Saliistë! Enver Hoxha don ti apo jo kurr nuk ja ka atribuar luftën Jugut, por gjith popullit dhe kushdo që tregohej sektar ai e dënonte. Ai ishte diktator, por jo mëndje djerr si ju që po i ngrini rolin duke fshirë të vërtetat me duart e supergjakosura të diktaturës imperialiste, që bëni sikurs nuk e shifni: Në përfundim them mendimin tim:
    1-Ndaloni shkrimet përçarçse gjoja ndën preteksin se u shqetësoka ndarja veri jug që populli nuk e don!
    2- Ti bëhet kujdo top në kok se “PERÇARJA KOMBTARE KA VETËM NJË UDHËHEQËS, SALI BERISHËN”!

  9. Rrenci says:

    Ky zotria qe shkruan ka shum te drejt, enver hoxha ishte ai qe sodhi perçarjen veri jug me krimet qe beri ne popudhsin e mirdites dukagjinit e shkodres duke i quajtur popudhsi reaksionare e armike te pushtetit komunist shkatrroi,pushkatoj e burgosi familjet me te medha te veriut, goditi ashper klerin katolik shqiptar qe ishte ajka intelekuale e patriotike ne shqipri dhe qe kishte ndikim te madh te baoret e ketyre zonave, sodhi ndarjen fetare ne shkoder dhe perbuzjen e emrave shekudhor te tyre si Gjon, Pal, Nikodh, Mark e plot emrave te tjer Katolik njerzit qe mbanin kto emra mund te punonin vetem ne komunale e N SH N dhe e drejta e studimit dhe zgjedhjes per kta Emra ishte shum e vogel ne krahasim me emrat e pales tjeter

    1. Cakalli7 says:

      Aman o burr kur do vendosni ju te shpetoni nga ne edhe te ecni para me shpejtesi drite

    2. une them says:

      nuk rini dot pa e lidhur me fene. po duhet te impenjohesh pakes me shume.
      se nuk di as te provokosh. ah, se harova, shkruaj ne menyre me korekte, apo eshte stili?

  10. tourkofagos says:

    Rreal ne shkrimin e tij autori,por une do te shtoja dhe dicka tjeter,qe eshte teper i dallueshem dhe bindes,PD,partia e myslimaneve shqipfoles[persa mbeshtetet nga injorantet,qe ne pergjithesi jane myslimane dhe extremiste,[duke filluar qe nga kryetari,i pd,islamisti vrases,sali berisha]] dhe PS,e mbeshtetur nga shqiptaret e krishtere[jo ekstrem dhe tolerant,duke filluar qe nga kryetari i saj E.Rama].
    Kjo eshte e keqja me e madhe qe vuan shqiperia sot,por edhe per 200vjt te tjera,,,,,,,,

    1. vl says:

      “Muslymane shqipfoles ??” Pse te tjeret ca flasin, kinezce ??

      Qenka Shkodra muslymane ?? Pse flet budallalleqe kot.

      Kjo ska te beje fare me fene sepse 95% e shqiptareve nuk shkojne as ne kishe e as ne xhami.

      Bile ky shkrim duke percare veriun e jugun eshte komplet i pabazuar

      1. tefta alikaj says:

        SHQIPETARET HANE CDO GJO DHE PIJNE CDO GJO E SKANE FE ;SE NUK I ZBATOJNE REGULLAT E FEVE;NUK VISHEN SIC THOTE FEJA ;NUK KANE NERV TE LEXOJNE LIBRAT E FEVE VEC FLASI E FLASIN PA MBARIM DHE SDUNE TE KUPTOJNE FENE ;POLITIKEN DHE FAMILIEN E VET ASKEND ;;ATA QE PONUJNE DHE MESOJNE DHE NDIHMOJNE JANE TE RRALLE

    2. PAL says:

      O Coprofagos, shum e masturbohesh he burr i dheut. Ki kujdes se ke nis me fol si miku yt. Delirime pa lidhje. Do ta bejme vorio epirin kosht me lule ne mes te europes. Thot populli se me shum masturbime mendore humb shikimin. Rralloji pak!

    3. une them says:

      ty te kane ikur bletet. dhe te eshte mbushur kosherja me arza.

    4. Andi says:

      @tourkofagos Nuk jam me asnjerin krah ai Rama yt po hap xhami ne mes te Tiranes me parate e arabeve ti po thua ndryshe.

  11. bubi kacurel says:

    Nuk ka ndarje nga populli Veri Jug ,ka ndarje te besnikeve te Saliut qe vjedhin Shqiperine ( qe jane nga jugu dhe veriu ) dhe pjeses tjeter te popullit ,kryesisht vjedhesit jane nga jugu se tropojanet maksimumi roje garde i ka ky plaku se nuk i afron te leket ,pastaj kane dhe qejf te kene kobure dhe jo leke ……

  12. çami says:

    Per dijeni te gjithe bashkeatdhetareve te mi pa dallim se nuk mund te fallsifikohrt historia nga servilet e dites apo sherbetoreve te pushteteve sepse e verteta nuk humbet ajo ngelet ne kujtesen e popujve.Partia shqiptare me shtrirjen gjithe kombetare nga Kosova ne RSH. deri ne çameri ishte Balli Kombetar e themeluar nga jugoret dhe perkrahur nga te gjithe sepse ajo ishte e djathta republikane,per sa i perket te majtes shqiptare ajo i ka rrenjet nga verioret dhe lindoret dhe u perkrah dhe me pas u drejtua nga jugoret dhe sot ne Shqiperi ka vetem parti ideollogjike te majta anarshiste me ngjyra turli lloji.PARIS

    1. TeFiku says:

      Cami Jam ish i persekutuar , Balli Kombetar dhe camet pamvaresisht nga idealt jane denuar ne kohe per perkrahjen e Fashizmit . Deri sot ne asnje vend te botes demokratike nuk jane renabelituar fashistat . Francezet i denuan me vdekje Vishine dhe Petenin dhe s’kane nder mend t’i rehabelitojne ndonjehere . Kur ne dolem me Demokrate se frengjit. Te sugjeroj te rishikosh pikpamjet e tua .Njerezit nuk vdesin me mendjen qe lindin.(nena ime ka lindur ne Margellic ,keshtu qe jemi baraz).

      1. tourkofagos says:

        hahahaha,,,,,,,po ja ngre tensionin,plakut[komentuesit]me keto te verteta qe nxjerre ne drite!!!!Megjithate jam i mendimit se jo e gjithe popullsia came ,ishte bashkepunetore e pushtuesve,por me te thatin u dogj dhe i njomi,,,,,,

      2. une them says:

        per c’far denimi thoni? te lutem, mund ta shpjegoni.

      3. une them says:

        ne c’fare menyre jane denuar? te lutem mund ta shpjegosh?

  13. vjosa says:

    Pse je ti nga veriu o Skender Minxhozi ,nuk na genjen dot me perralla se gjoja jugu dominoi ne kohen e PPSHse.Sa te duash kuadro kishe nga veriu,megjithese ishin pa shkoll.Ndersa sot esht teper e dukshme qe PDja esht parti TROPOJANEe Veriore.

  14. çami says:

    Sarkofagu turk me kryq do na i ndash edhe me fe partite tani ? Po ben mire te shikosh partite e duleve bollave se ata jane te detyruar te kryqohen dhe PSSH ti i vjen anes .Une qe te shkruaj te keshilloj mos shi enderra sikurTirana te duket Athine se eshte enderr e llahtarshme . PARIS ,

  15. Labi Vlore says:

    Z.Tourkofagos.Ta kam thene eshe njehere tjeter ne nje koment te nje tjeter artikulli po ketu ne gazeten Tema.Mos tall mender b…..me komentet qe ben se po ma con tensionin 200.Sillu mire po deshe,se ka nje limit per cdo gje.Ti ore zoteri ne nje vend i bie fyellit.Prandaj i nderuar vellai im boll me keto komente m……..ti,se po ma sos durimin jo vetem mua por edhe shume te tjereve me sa duket.

    1. tourkofagos says:

      hahahaha,,,,,,,,,,cmenduria juaj,kenaqsia jone,ske ci ben file labi,Zoti nuk i beri te gjithe njelloj,nuk eshte faji juaj,qe lindet,,,,,,,,,korrake!!
      efxariminderit,vellai im labi[mos o Zot,une vella ty!!!!]

      1. Vinny says:

        Hahaha , me sa e veme ne bast cuna qe ky eshte gixiluar nga Papa Jani kur ka qen i vogel dhe ngaqe i ka lezetuar eshte bere puro grek???

  16. tironci says:

    shume shkrim i dobet .. kjo sjell vetem percarje .. ashtu sic i intereson berishes dhe veglave te tyre .. sa per enverin ai kishte shume gabime .. por kurre nuk mendonte te shkaterronte SHQIPERINE sic po e shkaterron rregjimi DIKTATORIAL i sali berishes .. edhe kurr nuk mund te falte tek GREKU detin sic kerkoi te falte kjo qeveri .. kur nuk mendoi te shkaterronte ekonomine sic e ka shkaterruar ky sali berisha .. kurr nuk do ngrinte nje lufte civile si 1997 .. sic desh te fuste ky majmun kryeminister …por ora po afron ti japim fund kesaj DIKTATURE te vendosur nga komunisti i fundit i ballkanit sali berisha …

  17. Rrenci says:

    Zotni pal ke futur nje pjes nga lahuta e malcic te AT GJERGJ FISHTES por i madhi gjergj fishta u mundu ti bashkonte shqiptart pa dadhim feje krahine e ideje i futi te gjith ne lahuten e malcis por ket perpjekje te ktij patrioti te madh e prishi hoxha me emrin Enver deri sa edhe kocat ja treti ne lumin e bunes dhe ndaloi botimin dhe leximin e veprave te tij Zoti pal hape pak lahuten e malcis dhe qoje te faqja 136 te kanga e Marash Ucit ku thot – T’hujn me fjal mos t’a poshtnoni buken para por t’ia shtroni – e me rradh per shum gjana ky turkofagu ka t’drejt e ky asht mendimi i tij dikuj i pelqen dikuj si pelqen

    1. tourkofagos says:

      file Rrenci,nuk me vjen keq per shqiptaret qe komentojne kunder greqise,qe ndodhen ne shqiperi apo diku tjeter,por me irritojne ata qe jetojne ne greqi,hane buken e grekut dhe bejne duane e turkut,kjo eshte poshtersi!! po su pelqen greqia,shume lehte mund te kalojne perballe,pra ne turqi!

    2. PAL says:

      Ti lahuten ndoshta e ke lexu por me e kuptu se paske kuptu hiq.

      ps: ke harru vargun kryesor ” me u besu mos i besoni”

      ps: nuk na mjaftoshin halldupt anadollak, tesh na dolen edhe filogrekt e leshit. Me ty e kam Coprofagos

      1. Rrenci says:

        Gjithsecili e kupton simas shkolles e kultures qe ka por nuk m’pelqej reagimi n’komentin tand qe nuk i shkon dikuj qe ka lexu lahuten e malcis

    3. Vinny says:

      Do jesh edhe ti Rrenci nga ata katoliket e veriut qe i duket vetja Italiane e jo shqiptar apo jo??

  18. gjin pulti says:

    Nuk ka veri – jug republika e shqiprise se shqipnia asht gja tjeter. Ka maloke e karaduze,, ne shqipnine e eperme. ne shqipnine e poshte ka laluce e mistrece. Veri -mes- e jug i ka percaktu rregjimi sllavo-komunist .edhe ky analisti i ktij llumi asht.ka shqiptare te ndershem e puntore ne vermosh e konispol ka badakci si ne shkoder si ne korce.

  19. Rrenci says:

    Turkofagos desha te dija se me cilin flamur do te luftojn kunder greqis kta patriota e njohin historin dhe origjinen e ketij flamuri me fush te kuqe e shqipojn te zez qe mir apo keq sot esht flamuri jon

    1. une them says:

      po pse si eshte historia e flamurit? vetem mos thuaj serb ose rus, se mund te kete eksistuar
      mijera vjet me par kur ata s’kishin as pelevreke dhe nuk eshte shaka por vertete.

    2. tourkofagos says:

      Rrenci,flamuri yne,eshte totalisht i yni,,,,,,,

  20. Epirioti says:

    Ligesia e Salibanit, inferioriteti i tij ndaj qyteterimit qe gjeti ne Tiranen e dikurshme kur erdhi nga pi.. i arushes, background-i i tij i dyshimte familjar dhe i krushqise se tij ka bere nje ndarje dhe percarje te popullit, e cila po nuk u ndalua tani, qe brezat jane ende ne kontakt me njera-tjetren do te krijoje nje mentalitet te ri armiqesor mes Epirit dhe Thrakise ne jug dhe Ilirise ne Veri.
    1 – Salibani ka sjelle percarjen dhe urrejtjen mes veriut dhe jugut duke vazhduar te investoje ne nje lufte civile, fillimisht ekonomike qe pashmangerisht do sjelle edhe konflikt fizik.
    2 – Salibani po vazhdon ne investimet islamike, ne varesine nga bota arabe duke prekur drejtperdrejt ndjenjat e pastra te tolerances fetare ne Shqiperi. Ai po tenton te sjelle percarje fetare.
    3 – Salibani dhe klika e tij fshatunareske ka arritur tani te krijoje armiqesine mes fshatit dhe qytetit, qytetarise ndaj fshataresise, duke permbysur konceptin perendimor se qyteterimi sjelle progres dhe prosperitet.
    4 – Salibani me eproret e tij te shebimeve te fshehta greko-serbo-arabe, po perpiqet me sa mundet te sjelle nje percarje oksidento-orient, duke u pozicionuar ne ne kunderten e trendit te shumices se shqiptareve drejt perendimit. Mijera student subvencionohen cdo vit te shkojne te kryejne shkolla fetare ne Turqi, Arabi, Egjypt, Siri etj, vende te konferences Islamike.
    5 – Salibani po arrin me ngadale te “risjelle” Luften e Ftohte, duke dashur te beje rolin e kercenuesit ndaj perendimit duke fuqizuar lidhje ideologjike me Kinen, Rusine, vende te Afrikes Veriore dhe qeveri te Amerikes Latine alla Hugo Cavez. Pra, rikthimi ne ideologjine komuniste tashme eshte realitet dhe Salibani po qendron duke i bere karshillek vendeve kapitaliste duke i “kercenuar” me mbeshtetjen komuniste te vendeve me siper.
    6 – Berisha me “injorantet” qe e rethojne po krijon luften e brezave, sigurisht ne drejtim te gabuar dhe regresiv. Duke marre capacule nga rruga, njerez me shkollim te dyshimte, dhenia e posteve dhe pergjegjesive per te punuar per familjen Berisha, i ka lene pas kuintave brezin e afte mbi 45 vjecar, me arsim te forte, me kreativitet, me ndergjegjje qytetare dhe kombetare. Mjafton te shikojme konceptin e adoleshenteve sot qe per pak lek, qejf, apo te ardhura, jane gati te bejne cdo gje dhe kjo po stimulohet nga Salibani dhe klani i tij. Kjo eshte percarja me e rrezikshme, kjo do sjelle zhdukjen e traditave, zakoneve, dokeve, historine, kenget dhe vallet. Kjo do sjelle zhdukjen e asaj qe ne mburremi me qenien tone shqiptar.

    Pra, mund te permbylle shkurt me bemat e djallit Saliban
    1-Percarja veri-jug
    2-Percarja fetare
    3-Percarja fshataresi-qytetari
    4-Percarja oksident-orient
    5-Presioni ne linjat kapitalizem-komunizem
    6-Armiqesia e brezave

    Sa shume mundim na duhet te risjellim ne terezi gjithe keto gjëma qe ky antishqiptar i ka sjelle e po vazhdon ti sjelle vendit po nuk e ndaluam tani.

    1. tourkofagos says:

      vazhdo file ipiroti,se nuk ke thene as gjysmat e te keqes,,,,,,,,,,

  21. artani says:

    vendi u perca qe ne konferencen e mukjes ku u arrit nje pajtim kombetar nga te 2 forcat politike te asaj kohe ballit kombetar dhe partis komuniste ku te duja do luftonin armikun e perbashket por me nderhyrjen e jugosllavis dhe me te derguarin e tyre Miladin Popoviçi, nderhyn dhe e detyruan partin komuniste ta prishte kete pajtim kombetar qe ishte arritur nga shqiptaret dhe te percante vendin sic ndodhi komunistet e pranuan kete gje dhe vendi u perca njeher e mir qe eshte edhe sot e ksaj dite………ky eshte gabimi me i madhe qe kane bere shqiptaret dhe sidomos komunistet e jugut te shqiperis qe cuan vendin ne percarje veri-jug …arriten deri aty saqe luftuan kunder shqiptareve te kosoves bashk me qtniket serbe….kjo ishte vellavrasja me e madhe qe ka ndodhur ne gjithe shqiperin …..ne luften e 2 boterore shqiptaret u vrane me njeri tjetrrin me shume….kjo ishte politika e serbis dhe e komunisteve shqiptar (perca e sundo)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje