Publikojeni kontratën për autostradën

30 Maj 2011, 12:39Blog TEMA

Nga Adriatik Kelmendi

Duke parë se pavarësisht të gjitha pohimeve nga ana e Qeverisë se kontrata më e madhe e nënshkruar ndonjëherë në Kosovë, ajo për Rrugën e Kombit, është e qasshme për qytetarët, porse paradoksalisht atë ende nuk e ka parë askush, ndoshta një rrugë dëshpëruese për ta siguruar këtë të drejtë hyjnore për të ditur atë që të takon është që të kërkohet publikimi i saj – shkurt e shqip

 

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se qytetarët duhet ta dinë se çfarë përmban ajo

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se paguhet nga paratë e qytetarëve të këtij vendi

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se e drejta e qytetarit për t’u informuar, edhe në qoftë se nuk është fjala drejtpërdrejt për paratë e tij, është e garantuar me Kushtetutë

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar, po bëni shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar po tregoni se nuk përfillni as të drejtat e qytetarëve të vendit që ju kanë si udhëheqës

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se me arsyetimet që po i jepni për mospublikim po e ofendoni inteligjencën e secilit qytetar të këtij vendi

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar i bie se ka diçka që po ju detyron që ta fshihni atë

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke dashur ta fshihni, atëherë kjo lë të nënkuptohet se diçka nuk është në rregull

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se nëse diçka nuk është në rregull, atëherë lë të nënkuptohet se diçka shkon në dëm të qytetarëve të këtij vendi

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se çdo ditë që shtyhet publikimi i saj, rritet dyshimi se brenda saj ka tendenca për manipulim me paratë e taksapaguesve

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se fakti që keni fituar zgjedhjet nuk ju jep të drejtën e patjetërsueshme për të fshehur nga qytetarët se ku po u shpenzohen paratë

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se, mbase, qytetarët do të duhej të krenoheshin me të, e jo që ajo të krijojë hendek ndërmjet udhëheqjes dhe të të udhëhequrve

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se mbase, qytetarët do të duhej të krenoheshin me të, e jo që marrëdhëniet të kthehen në relacion sundues dhe të sunduar

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se qytetarët nuk e dinë se cili është çmimi i saj

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se qytetarët nuk mund ta dinë as kur thuhet se janë kursyer qindra milionë për shkak të ndërrimit të trasesë, pasi që nuk e dinë se nga cila vlerë do të duhej ta zbrisnin këtë shumë

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se kështu do t’i ndalni “spekulimet” nga opozita, mediat dhe shoqëria civile

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar tregoni se nuk po e merrni seriozisht shtetin të cilin po e udhëhiqni

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar tregoni se nuk po e merrni seriozisht as vetveten, pasi që çdo të dytën fjali përmendni transparencën

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se edhe nëse ka miq ndërkombëtarë që ju rekomandojnë që të mos ju bëhet vonë për transparencën ndaj qytetarëve, bëhet fjalë për mostransparencën ndaj bashkëqytetarëve tuaj dhe jo të tyre

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se duke mos e publikuar, edhe miqtë ndërkombëtarë nuk do t’ju respektojnë sinqerisht ju, duke parë se ju nuk po e respektoni popullin tuaj

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se po jepni shembull të mbrapshtë të udhëheqjes me shtetin

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se po talleni me shtetin

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ky popull ka ditur të falë edhe gabimin e edhe mosdijen, por nuk ka falur kurrë mashtrimin

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ne nuk do të pushojmë së kërkuari të dimë atë çka jeni të obliguar me Kushtetutë të na tregoni

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ne i dimë të drejtat tona, në qoftë se ende vendi ku jetojmë konsiderohet të jetë një demokraci

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se s’do të duhej të kishit çka të fshihni në atë që është si projekti më i madh ndonjëherë i vendit

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ajo s’mund të mbahet e fshehtë përgjithmonë

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se dikur mund të jetë shumë vonë

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se këtu numëruam 30 arsye, por do të mund të numëronim edhe plot 408 arsye përse do të duhej ta publikonit, barabarësisht pra me ditët që kanë kaluar duke e mbajtur fshehur atë që nga nënshkrimi

 

PUBLIKOJENI KONTRATËN PËR AUTOSTRADËN

Se ne do të vazhdojmë të kërkojmë ta publikoni të njëjtën edhe në ditën e 409, 410, 411, 412, 413, 414, 415, 416, 417, 418, 419…

10 komente në “Publikojeni kontratën për autostradën”

  1. andi says:

    Ke jane monstra te dashur vellezer e motra. Te vemnen rruge qe bone ne Kukes-Morine do ta bojne me pagese. Shqiperia nuk ka nevoje qe te kete rruget me pagese per dy arsye:
    1- Nuk ka segmente te gjata te rrugeve pasi jemi vend i vogel dhe duhet ti hapim rrugne turisteve dhe jo t’ia nxijme jeten me pagesa rrugesh, policesh etj (qofte kjo edhe per vellezrit kosovare qe vijne ne brgedet te cilet kane per ti frenuar ardhja ne brigjet tona).
    2- Shqipetaret (qytetare e fshatare) jane te varfer dhe edhe per 50 vjet nuk mund te kene mundesi qe te paguajne surtaksa te tilla qe edhe vendet perendimore (si Anglia, Franca, iTALIA) po bohen pishmane qe autostradat ndofhen ne duart e privatit. Bile lexova keto kohet e fundit qe edhe Franca po pregatitet te shtetezoje rruget dhe ti boje pa pagesa (vetem taksa vjetore te 100.euro ne vit per çdo perdorues).
    Ma e keqja eshte se privatizimi do shkoj ne xhepat e Shkelzenit, Fazllicit dhe Ardites (qe perdorin si seksere ndonje austriak te matufjespur nga Alkoli).
    O sot o kurre te çohemi dhe te mos leme keta hajdute e vrases te na degdisin me kontrata privatizimi 100-veçare sepse femijet tane do na mallkojne per kete servilizem qe po bojme.
    Poshte Salistani sot dhe jo mot. Lereni kolegjet zgjedhore te argetohen me vendimet per Luet e RRUMPALLES. Duhet teçohemi si popull dhe te largojme para Korrikut kriminelin Salistan dhe banden e tij sahanlepires e tradhetare. Qeveri teknike me te gjithe spektrin politik dhe te organizoje zgjedhje ne Tetor 2011 me eksperte dhe jo partizane te tipit Ristane.
    o zot na jep nje prijes per te rrezu qelbesiro-ndyresiren ma te rrezikshme qe toka jone ka njohe ndonjehere. Populli po zjen dhe vlon si flaka ne benzine. O sot o kurre !

  2. Revoltuesi says:

    Nuk do ta publikojne kontraten! Pas kesaj edhe ne Kosove do te ndodhin:

    1. Personat pergjegjes per kontraten nuk do te gjykohen per arsye procedurale
    2. Nje pjese te Kosoves do tentohet ti kthehet serbeve.
    3. Ne nje manifestim te opozites ne Prishtine do te vriten se paku 4 persona.
    4. Votat ne zgjedhje do te vidhen. Rreth 5000-10000 shqiptare doe te vijne te votojne ne Prishtine ( a nuk jemi vllazen a?)

  3. Frederik says:

    Nqs Thaçi nuk do te doje qe te mos demtoje figuren e tij politike , te qendroje sa me larg Sali Berishes. Sa per autostraden , pikerisht te qendroje sa me larg veprimeve te Sali Berishes, pra te realizoje transparence , ndryshe e pret i njejti gjykim nga populli i vet. Berisha ka perfunduar i gjykuar si tradhtar i kombit shqiptar, uroj qe Thaçi te mos shkoje deri atje , megjithese i duhet te ndryshoje shume ne kursin e tij.

  4. Lumi says:

    Z. Kelmendi,
    Kjo kerkese e perseritur, nuk eshte e juaja, por ju jeni ne rolin e avokatit te PS-se, e cila pas kerkeses se perseritur, fsheh nje sekrete tjeter qe gjithmone do jete nje “plage” e pasherueshme e PS-se. Mua me vjen keq, pse ti z. Kelmendi te biesh pre e ketyre ideve aq te prapambetura te nje subjekti politik, sic eshte PS-ja.
    Per cdo shqiptar normal, ndertimi i rruges se Kombit, paraqet nje nder projektet me medhore te shqiperise qe nga egzistenca e saj si shtet. Kjo madheshti eshte e shume anshme si nga aspekti ekonomik, politik po edhe kulturor. Por, te jemi te sinqerte, PS-se, asnjeher nuk i kane inetersuar kontratat e rrugeve qe jane ndertuar ne drejtim te Greqise, Maqedonise, M.te zi! Ndertimi i kesaj rruge i ka penguar, andaj deri sa te egziston si subjekt, siduket me keto veprime edhe nuk do egzistoj shume gjate, nuk do haron te merret me realizimin e kesaj rruge! Ne asnje moment, nuk mund te behet ndonje krahasim, per lartesine e vleres qe e disponon kjo rruge. Vlera e kesaj rruge as qe mund te matet me ndonje shifer qe do thoshim se “shqiperia ka fituar kaq apo aq me ndertimin e kesaj rruge”, ngase vlera e saj edhe tash eshte evidente, nga ndertimi dhe leshimi ne qarkullim i kesaj rruge, XHDP-ja ne Shqiperi eshte 10-fishu! Kjo ka ndodhe fale kesaj rruge qe ka mundesuar nje qarkullim te lire te mallrave dhe njerzve me nje ritje te shumefishte! Kete kalkulim siduket socialistet nuk duan ta bejne! Te mirat qe sjell kjo rruge ende llogariten se jane ne moshen “nje-mujore” te nje foshnje, andaj te mirat kolosale nga nderimi i kesaj autostrade do vijne ne vitet dhe ne dekadat vijuese. Prandaj, ti z. Kelmendi, do kishte bere mire qe ne vend qe te percjellesh “guret” e PS-se mbi ndertimin e kesaj rruge, te merresh me pastrimin e saj, ne menyre qe levizja e automjeteve te behet pa pengesa!

    1. Neorealizmi says:

      Me fal qe po ta them por ben fjale per pjesen e rruges se kombit ne Kosove. Keshtu qe nuk ka te beje fare PS.
      Problemin e ka ngitur VETVENDOSJA e cila nuk kerkon anullimin e rruges por sasine e parave qe do te harxhohet. Dmth shpalljen e kontrates. Asgje te keqe, vetem dicka te thjeshte dhe transparente.

        1. Neorealizmi says:

          me kete llogjike kemi dhe PS= partia demokratike amerikane=partia socialiste franceze=partia socialiste spanjolle=partia liberale angleze dhe plot te tjera. Zgjidh dhe merr.

  5. MEMEDHETARI says:

    O Lumi,a te marrte lumi per llogjike qe me ke…
    Nuk eshte faji i z.Kelmendi,por i “mizes” qe keni ne koke dhe …ju kruhet…
    Lexoje dhe njehere shkrimin dhe mos u nxito te replikosh…
    Nganjehere njerezit shkruajne edhe per probleme qe ty nuk t`i rrok mendja…

  6. goni says:

    A e kuptoni qe Lumi eshte kryekrimineli sale qe ndonje dite do ti hyje ndonje ngjale. Problemi eshte a do ta bejne transparencen keta politikanet tane apoje?! kjo eshte ceshtja. Ke politikanetet tane hyjne dhe PS dhe VV keshtuqe me sa di ne nje investim rruge apo gunge perdoren paret e Shqiptareve qe jane perkrahes te PS dhe PD dhe te gjithe partive te tjera te vogla te cilat ligji i salushit dhe i edushit nuk i la qe te konkurojne si parti te pavarura. Keshtu qe nuk ka rendesi se sa madheshti ka rruga por sa para ka kushtuar dhe sa jane vjedhur kjo eshte ceshtja dhe jo se kush parti e ndertoi dhe kush e kundershtoi se nuk i rruhet kujt per partite por per leket qe i vidhen perdite per gjoja se nuk e bejme transparencen ne se kjo eshte rruge teper e rrendesishme se bashkon dy kombet. Po mire, po vetem nje rruge eshte dhe asgje tjeter e pse su dashka bere transparence apo se na e ndertoka pd apo ps?

  7. Grigor says:

    O Lumi. O lum miku. Ai as nuk tha qe autostrada nu ksjell zhvillim, as nuk tha qe nuk duhet. Vetem kerkon te shihet kntrata e neneshkruar. Te shihet se cilat jane kushtet nen te cilat eshte neneshkruar kjo kontrate. Kaq. C’fare mekati sheh nqs qytetaret kerkojne te dijne si shpenzohen parate e tyre? Kjo eshte e drejte elementare. Atje ku fshihet dicka aty bie ere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje