Në e-mailin që i dërgova Tom Countryman-it dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit më 23 prill 2011, shkruaja: “Nëse mendoni se Berisha do të marrë parasysh kërkesat tuaja për zgjedhje sipas rregullave, atëherë jeni naivë në mënyrë të paimagjinueshme. Berisha do të bëjë gjithçka që të fitojë zgjedhjet, madje mund të përsërisë dhe një herë episodet me mbushje kutish elektorale.
Dhe kjo ndodh sepse ai e di tepër mirë që pavarësisht se ç’veprim ka ndërmend të bëjë, kur t’i japë fund gjithçkaje, ju dhe kolegët tuaj nuk keni për të ndërhyrë. Nëse nuk e detyrojnë të veprojë ndryshe, mos kini dyshim që ai e dëshiron Tiranën, sepse ai është diktator dhe vjedhës. Tirana është copëza e fundit e një mozaiku që do t’ia plotësonte Berishës gjithçka që do – pra dominimin e Shqipërisë – politikisht dhe ekonomikisht.
Prej çka më thonë, ka shumë pak gjasa që kukulla Basha të fitojë në zgjedhje të lira e të ligjshme, kështu që, nëse fitorja i dhurohet atij, bëhuni gati për trazira në Shqipëri”
Disa mund të mendojnë se parashikimi im është prej fallxhori, mirëpo megjithëse do të doja të kisha aftësi që të shihja në të ardhmen, nuk i kam.
Por nuk duhet ndonjë sferë e kristaltë që të bësh këtë parashikimin e mësipërm – ky është një konstatim që e nxjerr nga përvojat e drejtpërdrejta që kam me Sali Berishën, që e njoh për burrë egoist, pa skrupuj, gënjeshtar të sëmurë që nuk ndalet para asgjëje që i garanton kontrollin e pushtetit.
E pranoj që opinionet e mia për Berishën janë deri diku të anshme, dhe përfundimet e mia mbi zgjedhjet bazohen tek fakti që e njoh prej kohësh Berishën, dhe besoj që ujku edhe kur ndërron qimen, nuk i harron zakonet.
Megjithatë, një konkluzion më empirik mbi rezultatet e zgjedhjeve në Tiranë është kryer nga Mark Kosmo, një shqiptaro-amerikan i cili është doktor i shkencave ekonomike, dhe ka punuar më parë për Bankën Botërore.
Shkurt, zoti Kosmo ka analizuar rezultatin e 250.000 votave të hedhura në Tiranë, të cilat ishin 50% për Ramën e 50% për Bashën, me një diferencë prej vetëm dhjetë votash që ia jepte fitoren Ramës. Por pasi u numëruan këto vota, si me magji u shfaqën nja 300 vota të panumëruara nga KQZ-ja e kontrolluar nga Berisha.
Më vonë KQZ-ja e deklaroi Bashën fitues me 81 vota më shumë se Rama. Por, pavarësisht nga ky rezultat z. Kosmo tregoi qartë që te këto vota të shfaqura në mënyrë të çuditshme, se në këto 300 vota 67% ishin në favor të Bashës. Sipas z. Kosmo, shansi që 300 veta të zgjedhur “rastësisht” në elektorat të kenë një ndryshim statistikor nga totali i 250.000 votuesve, është 1 në 200 milion. Pra, mund të themi që ka po aq shanse, saç ka mundësi që vdekja e Kosta Trebickës të jetë aksidentale.
Me këto vota fantazmë të gjetura në kuti votimi me vula të parregullta, e ku rezultojnë më shumë fletëvotimi se sa votues, dhe po të kemi parasysh sjelljen e pistë, jo ligjore të KQZ-së së kontrolluar nga Berisha, jemi duke u bërë të gjithë dëshmitarë të një operacioni aborti që po kryen një doktor me emrin Berisha mbi atë pak demokraci që ekziston në Shqipëri.
Dhe këtë e themi duke marrë parasysh vetëm çka ka ndodhur pas zgjedhjeve të 8 majit. Sepse nuk po marrim parasysh mashtrimet e manipulimet që kanë ndodhur para zgjedhjeve. E megjithatë nuk ka për të pasur kurrë ndonjë hetim të rezultateve zgjedhore, për të njëjtën arsye që nuk ka pasur hetime as për vdekjen e Kosta Trebickës, dhe për të njëjtën arsye që qeveria e Berishës nuk ka për ta hetuar kurrë krimin që “AEY” ka bërë ndaj SHBA-ve.
Dhe kjo ndodh, sepse Berisha ka frikë nga e vërteta. Ajo do ta nxirrte para të gjithëve si një diktator të korruptuar, ashtu siç është.
Është shumë ironik fakti që KQZ-ja e kontrolluar nga Berisha nuk e pati problem të hapte kutitë e zgjedhjeve lokale në Tiranë, po nuk e pa të arsyeshme të hapte kutitë e zgjedhjeve parlamentare në 2009. Nëse ky qenka fati i demokracisë në Shqipëri, atëherë ndoshta s’ka pse të lodhemi e të mbajmë zgjedhje fare.
zoteri ne tirane vjen era fashizem ju lutemi ndihmojeni pop shqiptar ne ditet me te veshtira te tij
pse ti nuk mer pjese ne jeten politice shqiptare per te analizuar berrishen eshte e thjeshte eshte dictatore qe edhe nje femije e kupton cfare beni ju per ta denancuar kete monster
une medoj se kjo mafie qe ka kapur shtetin ka mbashtetjen e amerikaneve dhe veshtire se do largohet Po te lexosh Kantrimenin duket se ata nuk jane te prere per vjedhjen e votave jo po ligji nuk eshte i qarte etj
Edhe ky nuk me mbush mendjen nje kokerr spijunit eshte. shifet vehtem ne menyren e te shkruarit naiv / une jetoj vet ne USA AS DHE NUK E PJERDH KUSH kyt merret vehtem me spijujt me HAMDI DEGEN dhe me te birin e HAMDIUT ALBANIN Po lere te shkruarin po shife ne mbiemer
Ke te drejte,pasi ne vitin 2005 ky Kokalari ishte aq i dhene pas Berishes sa nuk behej.U zemerua me te se gjoja pse nuk futi Nanon ne burg dhe tani e koklavit ceshtjen sikur eshte specislist i ceshtjes shqiptare pa e shkelur e pa jetuar ne shqiperi.Dy jane mundesite ose ky nuk mori shperblim nga Berisha dhe ju kthye kunder ose punoi vullnetar me Berishen dhe po paguhet nga Rama.Por po te hape shkrimet e tije para 5-6 vjeteve ai kundershton veten e jo Berishen.
Ky Kokpalari eshte nje delirant qe hiqet sikur i di te gjitha. Dikur mik shtepie i Berishes, i prishur ne pazare dhe pislliqe me ate, tani jep mend dhe ben profetin. Vini re, miqte me te ngushte e me te besuar te Berishes, njerez qe kane hyre dhe dale te ai, si ne shtepine e tij, (nuk dua te permend emra se edhe ketu ka censure,dhe nuk ta botojne komentin) behen armiqte me te betuar te tij.Dhe kjo sepse mbasi e kane mjele pushtetin e Berishes, i kerkojne atij llokma qe ai nuk ja jep dot se do te qelbet ere. Keta jane ata qe tani bejne ujkun dhe cakallin, cfare nuk shpifin dhe sajojne, te qena dhe te paqena. Berisha nuk eshte as sic shkruan Mustafa Nano apo Andrea Stefani apo ndonje tjeter (prap nuk guxoj tja permend emrin), dhe as sic shkruan Fahri Balliu apo Naim Cili,me falni Henri Cili. Jepini Berishes ate qe i takon Berishes!
Ju injorante, te mbetur skutave te Amerikes, nuk mund te gjykoni nje intelektual si Kokalari. Por ju keni mbetur shume brapa atje ku po jetoni, merreni vetem me thashetheme, punoni pak, dhe ne pune injorantesh, apo mbaheni me para nga shteti, sa per buken e gojes, dhe nuk mund te arrini te kuptoni se cfare po ngjet ketu ne Shqiperi. Edhe nese Z.Geri ka qene mik i Berishes, kjo nuk do te thote qe te mbetesh i till, dhe kur Berisha vazhdon te mos ndryshoj, te mbetet nje sharlatan qe vetem mashtron, genjen, vjedh kete popull qe nga parate, pronat, tokat, dhe votat, dhe vazhdon ti vjedhe. Fundi i tij do jete i tmershem, por mjere populli shqiptar qe vazhdon te vuaje. Geri Kokalari e ka kuptuar kush eshte Berisha (populli thote me mire vone se kurre), keshtu qe reagon kunder tij, dhe ky eshte patriotizem. Ju mjerane qe nuk kuptoni me mire mos beni komente, eshte turp per ju, dhe nje turp i madh per nje njeri sharlatan qe drejton Shqiperine prej shume vitesh, dhe nuk di te terhiqet njehere per krimet qe ka kryer.
Te lumte dora dhe mendja Majlinda.Jam plotesisht dakort me ato qe shkruan.Keta zoterinje qe kujtojne se u dhimset Atdheu dalin sikur te jene politikanet me te suksesshem dhe kujtojne se i njohin njerezit.Mjafton qe Geri Kokalari shkruan per nje te vertet te keqe qe ka pllakosur Shqiperin duhet t’i jemi shume mirenjohes sepse po mundohet qe te sensibilizoj opinionin nderkombetare per halen sali qe po shkateron Shqiperine.Prandaj ta falenderojme me gjithe zemer per aq sa po bene.
E dashura bukuroshja Majlinda B…geri Kokalari ka qene ne spital 6 vjet i njejti Spital se ai i Vlores…(…) ai ka nje cope nene plake, plaka e shkret polli djal dhe eshte pa djale, kaq..Ju te redaksise e kini fajne qe publikon kete halabak..
ju o ‘njerez’,(nese me te vertet e meritoni te thirreni me kete term,gje te cilen e dyshoj),jeni shume te ceket ne mendime dhe me nje mungese te theksuar intelekti!dhe si plot injorante te tjere,jeni shume te paduruar per ta shfaqur kete injorance ne menyre publike pasi nuk jeni as te ndergjegjshem per nivelin tuaj te ulet!e megjithate,keto komentet tuaja e kane nje logjike.ate te faktit se villni vrer dhe hidhni balte mbi kedo qe nuk mbeshtet babain tuaj sali!dhe nuk ka se si te ishte ndryshe,pasi nuk jeni gje tjeter vecse nje shembelltyre e keqe e nje kafshe si saliu!njerez si ju kane sherbyer si themel per diktaturen e enverit!sot,po sherbeni ju si themel per diktaturen e saliut!
O kaktusi me gjemba, ti po thua se Kokalari eshte prishur ne pazare e pislleqe me Sal-iun. Te besoj plotesisht. Nuk kishte si t’i plotesonte i ziu Sal-i te gjitha premtimet. Kokalari i kerkonte, shoket e shoqet e Argites i kerkonin, Fazllici e miqte e tij te Beogradit i benin presion e i kerkonin, keshtu qe Kokalari mbeti menjane.
Tani per njerin nga gazetaret qe permend, Bahri Falliun.( mos ja ngatrova gje emrin?!?! Nuk prish pune sepse ai ne fakt eshte nje i pafytyre, ndaj nuk ka c’i duhet fare emri.) Tipi me shprehes i njeriut pa shtylle kurrizore, sherbetori lepepeqe i shume zoterinjve, qe nga Enveri te cilit i thurte lavde e hosanara para ’90, tek Ramiz Alia e Sal-iu, etaloni i imoralitetit profesional, shoqeror e familjar.Tjetri, Cili mund te renditet ne vend te 4-5 pas Cupit, babait te laperdhareve dhe Canit e Zhejit. Me shitjen qe i beri se fundmi dinjitetit te tij, Cili po tregon se ka talent ne halabakllek dhe mund te rrije denjesisht perkrah korifejve te PUTHADORERISE, LEPEPEQLLEKUT E SEJMENLLEKUT ndaj pushtetit.
Hajde ne Shqiperi o kaktus e mos na bej leksione nga Amerika apo nga shkretirat e Meksikes ku ke mbire. Hajde te shikosh a eshte Shqiperia ashtu sic paraqitet ne mbledhjet e qeverise apo turet elektorale te Sal-iut. Ketu do te marresh vesh se cmimet shtrenjtohen perdite, se populli po percahet me keq se kurre ndonjehere ne historine e ketij vendi. Hajde te shikosh spitalet, qe nuk te sherojne po te vdesin me sukses, shkollat qe nuk te mesojne dije e kulture po fjalor banal,seks e droge, institucionet shtetrore ku ne vend qe te te sherbejne, mehmuret militant te partise qe ka pushtetin, te shikojne si bankomat ku mund te terheqin te hollat e rushfetit.
Shqiperia nuk meriton qe te jete ne kete gjendje. Per te ndryshuar e para gje qe duhet bere eshte te largohet nje here e mire nga drejtimi i puneve, fatkeqsia e ketij KOMBI , ai qe i ka sjelle kaq shume hidherime, fatkeqsi e vuajtje ketij populli. Dhe te gjithe e dine qe ky eshte Sali Berisha. Ky eshte kushti fillestar i ketij ndryshimi, te tjerat vijne me vone me pune e me demokraci te vertete e funksionale.
z.Geri ju mund ta ndihmoni shqiperine jo ju si person po ju te gjithe intelektualet qe atriboni ne bote.jam dakort me te gjitha cfare shkruani jeni realist,po ne shqiperi ka fryme mediokriteti,ka joshje nga kockat qe vu hedh sharlatani Berisha ,po e mbysin shqiperine ata njerez qe su ka kap asfalt kemba kurre dhe detyrimisht duke u perkrahur nga disa Tirons dallkauk.dhe ketu ve theksin te ata njerez qe kane uzurpuar KQZ,kolegjin zgjedhor etj Gjithashtu ve ne dukje politiken keqdashese te Amerikes Europes dhe ta them me plot bindje se ne shqiperi vine dhe largohen me valixhen plot.Berisha pati nje parim:.te huajt ti blinte dhe qeverine ta drejtonte me ata njerez qe u kishte nga nje dosje.pa mare parashysh karakterin dhe paburrerin e tyre. Ata e kuptojne shume mire se sa dem i bejne ketij vendi dhe populli.po ata nuk mund te bejne ndryshe se te till jane .Shqiperia po lengon po jo nga i huaji po nga nje i cekulibruar mendor,nga me plot gojen Rugacedhe rrugace qe jane ne qeveri.prandaj ju lutemi ju dhe gjithe shtreses intelektuale te na ndihmoni.te faleminderit per gjithcka qe po beni per vendin tuaj dhe tonin bashke.
Ja cfare shkruan Roza: Une medoj se kjo mafie qe ka kapur shtetin ka mbashtetjen e amerikaneve.” Ja kjo eshte evrtete. Si thoni o shqiptare, po te donte Amerika i vinte kufirin tek thana ketij njeriu me callme anadollake. Por Amerika kete kerkon: Ujku mjegull do. Dhe ne kete rast ujku eshte Amerika. Amerika nuk emeriton dashurine, dobesine, sinqeritetin dhe pafajsine e popullit shqiptar ndaj saj. Dashurine tone per Ameriken, ajo e ka keqperdorur per te mbajtur ne pushtet nje diktator, nje vrases, nje kriminel, nje genjeshtar, nje mashtrues, nje vjedhes, njer perbindesh. Amerika nuk vlereson ndjenjat e popullit shqiptar, por vetem interesat e Sali Berishes, sepse permes tij ploteson edhe interesat e veta dhe te biznesmeneve amerikane qe kane interesa ne Shqiperi. Z. Kantriman, vecse flet nga karrigia, se ai e di fare mire se zgjedhjet jane manipuluar dhe votat jane vjedhur. Por keshtu e duan interesat e tij dhe te atyre qe jane prapa tij, Fazllic, Wesley Clark, Tom Rodge ne Amerike dhe Berluskoni, Grossruck, Doris Pack e te tjere ne Evrope. Ora e lirise dhe e demokracise per Shqiperine ka ndalur! Zot shpetoje Shqiperine!
Opa, filluan kamikazet Enveriste te SALI BERISHES te denigrojne figuren e nje Shqiptaro-Amerikani familja e te cilit ka emigruar para mbarimit te luftes, mbasi ishin NACIONALISTE. Kokalaret qe ngelen ne Shqiperi kane qene perhere te persekutuar, ndersa ju kamikazet Enveriste te SALIUT keni qene te gjithe bij e nipa kelyshesh komuniste dhe beni si baballaret tuaj ne kohen e Enverit, hidhni balte mbi figura te Nacionalizmit shqiptar. Ju perdorni formulen e Komunizmit kur donte te denigronte disidentet e paket te asaj kohe, “rrej, rrej se diçka do ngelet”, dhe ju mbushni faqet e gazetave me genjeshtra sepse jeni ne sherbim te Kryediktatorit komunistit te vetem ne europe SALI BERISHA.
GERI KOKALARI e ka pranuar edhe vete qe ndjehet fajtor ndaj çeshtjes shqiptare, mbasi dikur mendonte se SALI BERISHA ishte nje person i ndershem dhe punonte per te miren e Shqiptareve, ndersa i vetmi njeri i korruptuar per te ishte FATOS NANO, mendim te cilin e revizjonoi mbas ngjarjeve te vitit 1997, dhe qe ju perforcua me teper mbas shume e shume faktesh qe provonin hajdutllekun e SALIUT, vesin e Diktatorit etj, mbas lidhjes se tij me HJADUTIN Fatos NANO, te cilin tentoi te na e shiste per burre te mire shteti, Gerdecit ku dolen ne shesh dallaveret e te birit, i cili fitonte shuma maramendese duke shitur pasurine e ketij populli, sikur ta kishte prone te te jatit, mbas manipulimit te zgjedhjeve ne 2009, mbas historive te mikut te tij Fazlliç e mbas krizes ekonomike qe ka perfshire Shqiperine.
Tung o komuniste te qelbur!
Z.Kokalari,………….te kam lexuar cdo shkrim,te kam ndjekur ne komentim,preokupim,mailet me D.Priftit.L.Bashes etj..por une dua te drejtohem publikisht-…valle nuk eshte ne dijeni DASH =?per bemat e saliut?nuk merr para nga saliu?qe jane borxhe te taksapaguesve shqiptare?sdijne lidhjet saliut me mafjen ruseserbogreke?nuk din shitjen vendit 1 euro/m katrore te Fasllicet,Argites,LulitUnik?nuk dine lidhjen e ShkelzenMediut ne vrasjet 26 veteve Gerdec??21 janar ,ku e quan “BURRE SHTETI”sdijne vjedhjet 8 maj,shikoj bota?????ahere pajtohuni,JU….,me theniet E.Hoxhes,- qe ska pranuar kurre ti nenshtrohet nje “tigri prej letre”…? Taman si shqiponje….per sokolat e shqiperise……Ne kemi patur fabrika,uzina,komb,hidrocentrale. Etj,.etj.qe dora Alia berisha i shkaterroj,populli sot kerkon perseri edhe nje here Enverin,..qe JU,keni kritikuar AH,…Enverin.QE BERI sovranitet.kulture,qetesi,jo krim vrasje shkaterrim,si…mendoni?.per demokraci PUNUAM ?jo.jo
-Z.Kokalari,cfare detyre keni Ju?pse sbeni publike,kjo per besueshmerin ne shkrim…njohur forcen,potencialin qe ndihet zeri,Juej,deri ku?-apo meqenese keni financuar ARDHJEN NE PUSHTET TE BERISHES AHERE PSE MOS TE SHPALLIM “mekatar”,per krimet shkaterrimin vendit-mos kemi asnje besim ne shkrimen tend.per ta perdor popullin mish per top,PER KRYENGRITJE,SEPSE KENI PARASHIKUAR VJEDHJEN E VOTES 8 MAJ?gjoja e paskeni parashiku si fall,fitoren e Lulit.JO,ju keni besim ne kriminelet se sa tek te ndershmit,pse keni besim tek komunist ekstremist…si Sali,jo Enver Hoxhen.asnje shitje por zhvillim,culture emancipim???/
Mundt beni analize 60vjecare.Lexo P.LUXX tek”Cezari i ballkanit”,.nuk arriti kurre amerika me shti ne dore Enverin,qe beri Shqiperine te ,njohur bote.sot ju me financimet qe sollet salite,…..keni shkaterru vendin,….shikojeni?jane fakte.kujdes,flisni me popull,intelektual mirefillt, qe emancipoj sistemi socialist?jo ato te shiturit ne agjentura,palo analist gazetar?sju vjen mire ,ndofta por pranojeni.Ju reagoni,rrefehuni, ne se sju dhimpset gjaku 21janarit gerdec, sdennconi=? ky eshte misioni Yt,prej bashkeatdhetari..ne USA…????Z.Kokalari,denanconi qe Saliu te merret I pandehur ne Hage,mos ndryshe kemi shume alibi per qenien tende ne ndonje???e beheni pjese kot e parashikimeve zgjedhore…te le saliu me shkru,me fol,por ai shquhet mitdhenie ndimo vendin,heto e denanco qe prej ku je,ske precedu? Me potencialin tend? Di qe para V.1990, populli te urrente,edhe pse shqiperia perparonte,V.1991-2011.je marr
me kriminelet qe duhet ti denancosh,ska vlere juridike shkrimi,e
keshtu saliu te pergjigjet,”shkruaj se i imi je”mafja saliut komandohet nga USA=?se ndryshe gjej …koken,saliantishqiptarit
sot..spo le gje pa blinduar,ka rradhen mbas Mlladicit????flm,jep pergjigje….presin shqiptaret,,,ke hyre ne loje?????
Faleminderit Z. Kokalari per njohjen e mire te situates ne Shqiperi dhe diktatorit neo-komunist Berisha, si dhe per patriotizmin tuaj te madh.
Ne shqiperi nuk behet fjale per nje ‘duel ” politik , per qendrime dhe ide ne krah te ndryshme politike . Ketu nuk ka fare fushe demokratikeku te zhvillohet loja .Ketu te ne ndodh edhe cudia e madhe , nuk ekziston pozita , eshte zhdukur partia qe ka pushtetin , kurdoher perball [ veni c’emer te doni Nano , Meta , Majko , Rama ] ndodhet vetem Sali berisha ne keto 20 vjet . Te pakten te dilte dikush ne PD dhe te kundershtonte edhe per orarin e nje mbledhjeje – jo nuk do behet ne 5 por do behet ne 5 egjysem se ke3shtu dua – por jo as kjo nuk ndodhe ne Shqiperi . Dhe sa per amerikanet , perse mos perkrahin Salen .Kush nga politikanet tane do te merrte aq kollaj milionat e lekve te popullit e do te ndertonte nje rruge per te dale ne Kukes e Kosove [ ne bazat e amerikanve ] ne nje kohe qe 80% e njerezve , mallrave importit , eksportit jane te konsoliduara dhe levizin ne aksin jug – veri dhe prane bregdetit . Po te vendoset ne vende nje nje demokraci e konsoliduar , nje qeveri qe do te zgjidhej e do te mbeshtet nga njerzit , qe do te drejtonte nje vende te fuqishem ekonomik atehere si do te gjenin shkak e te nderhynin ddhe te mbajne nen tutel vende si ky yni . Prandaj kjo demokracia e jone [ demokraci i thenshin ] vjene nje ere shume te qelbur , kalbesir fare .
Zoti Kokalari mos lexoni komente pa bosht te injoranteve qe nuk dine te shkruajne mire as ne shqip.Ne te falenderojme per gjithcka ben kunder te keqes me te madhe te Shqiperise . Do t`ju lutesha si njeri me emer e intelektual i njohur dhe padyshim atdhetar , te organizonit ne Amerike ,ne qytetet kryesore te saj tubime me Shqiptare ,ku te kerkohet mbeshtetje reale nga Amerika per Shqiperine ne keto momente te veshtira e kritike .
Sa per ate qe shkruajne komentuesit mos i ver veshin se vetemn ata qe kane qene afer Berishes e njohin deri ku arrin ai monster, qe nuk qekerka as Shqiptar me origjine . Kur lexova shkrimin“ radiografik“ qe i behej Berishes per origjinen dhe aktivitetin e tij kriminal ndaj Shqiperise dhe Shqiptareve e vetmja gje qe me lehtesoje qe fakti qe nuk qenka shqiptar plera. Te pakten nuk i kemi hallet nga soji yne ,por nga nje burre i keq me origjine sllave , pra rrace kriminelesh te ardhur ne trojet tona eqe e kane ne gen dhe ADN vjedhjen ,mashtrimin,krimin,madje edhe semundjet psiqike . Mallkuar qofte ai dhe gjith soji e sorollopi i tij! Jam e sigurt qe do te perfundoje keq si cdo diktator ,e drejta vonon por nuk harron ,nje dite do ta shikojme ose degjojme e do ta meshirojme per ate cka ZOTI i ka rrezervuar atij ,gruas se tij dhe dy femijeve te tij te babezitur . Besoj shume e dine se babezia sjell vdekje ,le te shpresojme qe ta dine ato qe e kane, per t`i thirrur mendjes e te mos vjedhin djersen e tjetrit se ne fund te gjithe do te vdesim e nu
Zoti Kokalari mos lexoni komente pa bosht te injoranteve qe nuk dine te shkruajne mire as ne shqip.Ne te falenderojme per gjithcka ben kunder te keqes me te madhe te Shqiperise . Do t`ju lutesha si njeri me emer e intelektual i njohur dhe padyshim atdhetar , te organizonit ne Amerike ,ne qytetet kryesore te saj tubime me Shqiptare ,ku te kerkohet mbeshtetje reale nga Amerika per Shqiperine ne keto momente te veshtira e kritike .
Sa per ate qe shkruajne komentuesit mos i ver veshin se vetemn ata qe kane qene afer Berishes e njohin deri ku arrin ai monster, qe nuk qekerka as Shqiptar me origjine . Kur lexova shkrimin“ radiografik“ qe i behej Berishes per origjinen dhe aktivitetin e tij kriminal ndaj Shqiperise dhe Shqiptareve e vetmja gje qe me lehtesoje qe fakti qe nuk qenka shqiptar plera. Te pakten nuk i kemi hallet nga soji yne ,por nga nje burre i keq me origjine sllave , pra rrace kriminelesh te ardhur ne trojet tona eqe e kane ne gen dhe ADN vjedhjen ,mashtrimin,krimin,madje edhe semundjet psiqike . Mallkuar qofte ai dhe gjith soji e sorollopi i tij! Jam e sigurt qe do te perfundoje keq si cdo diktator ,e drejta vonon por nuk harron ,nje dite do ta shikojme ose degjojme e do ta meshirojme per ate cka ZOTI i ka rrezervuar atij ,gruas se tij dhe dy femijeve te tij te babezitur . Besoj shume e dine se babezia sjell vdekje ,le te shpresojme qe ta dine ato qe e kane, per t`i thirrur mendjes e te mos vjedhin djersen e tjetrit se ne fund te gjithe do te vdesim e nuk do te marrim asgje me vete nga kjo bote e genjeshtert ,pervec kujtimit dhe emrit te mire qe le nje njeri i mire.
Me kot qe lodhen nje pjese e shqiptareve me SALEN .Ai do te qendroje ne pushtet deri sa ti duhet Amerikes.
se eshte e vertet se eshte me orgjine sllave fati me i keq per ne ,nuk shpjegohet ndryshe shitja e detit shqiptari me gjak te paster kudo qofte i eshte dukur lajthitje.enveri i vrau shoket e luftes per hir te fronit dhe e mbajti 45 vjet.ku jane ata qe themeluan partine demokratike,u vrane ose u arratisen neper bote kane ardhur te rinjte qe perplasin duart per kryetarin qe u hedh ndonj kocke ta lepijne.e njejta gje dhe ne krahun tjeter se e kane te trasheguar,por te s shiten det te pakten.ku jane shqipetaret e paster a ka,apo ka sllave vlleh e grek.a ka ndonje politikane qe te mendoje si rilindasit tane per shqiperine nuk ka rendesi gege o tosk por shqipetar i paster qe ti dhimbeset sh
Akoma nuk e kuptoni as amerika dhe as evropa nuk duan te na ndihmojne ose me mire nuk duan tja dine per ne.
dikur, ne vitet 80, u kthyen ne Shqiperi disa ish emigrante te paraluftes nga SHBA. NJerin prej tyre e kisha te aferm. E ajo kohe ishte koha e Hoxhes, ende gjalle! I mburresha me ecjen perpara te ‘komunizmit. Me tha: degjo plakun biro! Me c’do ta beje Hoxha vendin? me presh e me domate? apo me grure? (deri aty nuk po e kuptoja. pastaj vazhdoi: Hoxhen e mban Amerika biro! Po te doje Amerika, e heq brenda dy diteve…. c’shtet eshte ky yni? ne Amerike blihen dhe shiten cdo dite qeveri si kjo e vendit tone. Jemi vend i vogel dhe nuk ka fare rendesi kush eshte ne krye, se qeverite e vendeve te vogla shiten e blihen ne tregun Amerikan!”” kjo qe ideja e plakut 77 vjecar, pas 50 vjet emigracioni. Ndoshta kishte te drejte pas kesaj qe po na shohin syte e po na degjojne veshet. Nuk ia mora asnjehere parasysh ankimet e moshes, po tani qe e provuam ne kurriz, them se, Berisha mund te kete pasur te “NJEJTIN” mendim, ndaj ben si i do qejfi… Shpresoj se nje dite do vije kur historia te rishkruhet me “doren” e popullit, jo te historianeve politike.
Ky kokolary qe ndjell gjakderdhje ne Shqiperi dhe gjoja jeton ne vendin me demokratic ne bote nuk eshte me shume se nje shqipetar medioker qe e mban vehten per te zgjuar dhe i digjet B….
per vendin tone.
Vetem me pak rreshta dua te qartesoj te gjithe ata qe pretendojne se mund ta percaktojne ; pse jane bere miqte e berishes armiqte me te eger:
E para Berishen as e ka mjele dhe as e ka cfrytezuar ndonje burre deri sot,perkundrazi Berisha i ka mjele dhe cfrytezuar miqte!
E dyta:Miqte me te mire jane bere armiqte me te keq te Berishes sepse ata e kane njohur me shume se te tjeret,me shume se ata qe brohorisin neper sheshe per Berishen sepse nuk e njohin!Berisha nuk ka miq zemre,Miqte e tij jane servilat dhe politikanet pa skrupull!
Se pari,z.Kokalari,dua t`ju falenderoj per kontributin tuaj ne keto momente kaq te veshtira.Me besoni qe,mendimet tuaja dhe te z.Baze,priten me padurim cdo dite dhe jane si nje udherrefyes per situaten qe po kalojme.Ndoshta,ngaqe kemi qene me afer,ju te dy,keni arritur t`i beni autopsine,ketij njeriu te semure psiqik.Arrini te kuptoni vendimet e trurit te tij,para se ai t`i nxjerre nga goja dhe t`i beje publik.Them se,ju te dy,duhet t`i hidhni ne nje liber shkrimet publicistike te kesa periudhe tranzicioni,si nje detyrim per brezat e aedhshem.Per nivelin qe keni,do te desheroja qe te beni perpjekje ne realizimin e nje diskutimi ne komision,senat apo ne Kongresin Amerikan,te marredhenieve te DAP me Shqiperine.Ju i njihni me mire mekanizmat dhe mjetet,nenshtetesia juaj dhe shtypi i lire atje,ose ndonje rruge tjeter me kongresmene te paanshem,duhet te beje te mundur qe te zbardhet kjo enigme e madhe: Si eshte e mundur qe politika e shtetit me demokratik ne bote,te perkrahe karrieren e nje personi qe i ka vene pese here flaken vendit te tij? Ju lutem,shikojeni kete propozim edhe sikur te sakrifikoni dicka nga vetja.Ju betohem se do ja vlente,pasi ne te tjeret nuk e kemi kete mundesi.E vetmja mundesi qe kemi ne qe jetojme jashte Atdheut eshte: T`i leme fjalet,t`i leme komentet,t`i leme shkrimet e bukura dhe pickimet me njeri tjetrin.Te betohemi te gjithe qe diten e zgjedhjeve te pergjithshme,kurdo qe te behen ato,t`u hypim makinave,t`u hypim autobuzave,t`u hypim avioneve dhe te shkojme e te shprehim vullnetin tone.Kete thirrje do t`a perseris ne cdo koment t`imin,nuk do resht deri ne krijimin e grupit te madh te zogjve shtegtare,te mbi gjysem milioni,qe do te fluturojne drejt vendlindjes per te bere ndryshimin.Une i pari,gushekuqi,bashke me gjithe kolonine time,betohem se do te ndermarr nje vendim te tille,neqoftese ligji per emigrantet nuk ndryshon.Edhe nje here,ju faleminderit z.Kokalari dhe z.Baze.
zoti Kokalari .. po per zgjedhjen e presidentit per afro pas nje viti, per kreun e PD per pushtimin e te gjitha institucioneve (gjykata prokurori ministri parlament e te gjitha instacat) si i thone kesaj rikthim i frikshem i DIKTATURES. per mua personalisht do te thote largimi i menjehershem nga Shqiperia pasi boll kemi duruar (flas pert familjen time)dhunen e diktatures dhe e di mire se c’fare do te thote
Eshte e vertete se njerezve ne shqiperine pos komuniste ju doli lepuri nga barku dhe i ka hyre qeni se vetem bejne ham ham, do te ishte me e ndershme ti bazojne fjalet e tyre me fakte se te gjithe kane opinione dhe jo cdo opinion eshte fakt,tani te besh krahasime te kohes se monstres Hoxha me shqiperine e sotme eshte qesharake dhe ofenduese per ata qe e kane vuajtur dhe kane qene te prekur rende prej saj.( te ashtuquajturit qe kane shkelur vetem ne asfalt) une nuk e di sa ka vjedhur Berisha dhe ke ka vjedhur ,faktet qe shqiperia ka ecur shume te pakten qe kur u largova une dhe kur u ktheve pas 10 vjetesh ishte i pa mohueshem dhe vazhdon te eci tani qe kemi rruge me te mira me te shkurtra i paska bere Berisha per Amerikanet ?? se ne fakt kur ishte shqiperia e izoluar amerikanet nuk kishin rruge per ne bazat e tyre ,tani fajsoni Ameriken per te gjitha problemet se eshte me kollaj te lehesh, populli e ka ne dore vete voten dhe kontrollin e saj a jane komisjonet te perbera me te gjithe partite qe marrin pjese ne zgjedhje ??? atehere ku jane vigjilentet e PS qe po lufton per nje te cmendur tjeter si Edi Rama?? dhe me ne fund do te doja qe bashkeatdhetaret te ishin me te sjellshem dhe te mos ofendojne njeri ketu se nuk njihen dhe eshte shume e pa takt te shash apo te ofendosh dike qe nuk e njeh thjesht se ai ka mendim tjeter dhe nuk perkrah mendimin tend kaq per kete subjekt ,dhe do te perserisja nje shprehje te mencur ( Cdo popull e meriton qeverine e vet) tani te shkojme dhe te fleme ne me te miret e shqiperise qe kundershtojme dhe aprovojme cdo gje.TUNG!
PER TE HEQUR QAFE BERISHEN KETE TE KEQE TE MADHE TE SHQIPERISE DHE SHQIPETARVE UNE DO TE BASHKOHESHA EDHE ME DJALLIN DHE JO ME ME MENDIMIN E NJE INTELEKTUALI TE ZGENJYER NGA BERISHA SI Z. GERY KOKALARI.MOS U PERCANI ME NJERI TJETRIN KUR E ZEZA DUKET QE ESHTE E ZEZE STERE.BERISHA ESHTE FATKEQESIA DHE JASHTEQITJA ME E NDYRE E KOMBIT SHQIPTAR.
Komentatorve qe akuzojne Kokalarin si i gjendur dikur prane Berishes.
Kush mund ta njohin nji person ma mire se ai qe i qendron prane.
Mendje cektit kane nji logjike dhe i vihen z.Kokalarit dhe A.Deges per te vetmen arsye se keto nuk i njohin se nuk kane qendruar prane tyre, sic ka qendruar Kokalari Berishes qe i jnjeh dhembe e dhembadh kriminelit demokrat Berisha.
mos u merzitni dyert e burgut jane te hapura per Nanon,Berishen dhe shume si keto.Po presim qe te bahet shteti i ligjit shtet.
te me falin dy zoterinjet.Z.Kokalari dhe Dega.Te cilet jane per tu adhuruer me sherbimin qe i bajan vendit dhe popullit.
I them zotrinjeve komentator qe keto dy zoterinjet e nderuar nuk ju perdorin as per leter higjenike dhe jo per t’iu marre ne konsiderat qe me kot pritni ndonji pergjigje.
Dikush me dha nje rezume gati te sinqerte.Tirana eshte e majte,e majte qe varion nga 60% e lart,shifer kjo qe berisha e di mire qe ne kafen e pare te mengjesit.Tirana eshte e majte dhe do votoje majtas per kedo qe e majta do kandidoje,por dhe Shqiperia eshte e majte ne shumice,dhe kete e di jo vetem berisha,por dhe ambasada amerikane.Kam idene se ambasada amerikane merr shume informacione,madje ne nivel informacioni eshte ambasada me e sofistikuar ne ballkan;mjaft te perceptosh antenat e sofistikuara,per te mos folur per sherbime spiunazhi,madje kur nje z/ministre si Edit Harxhi ben sherbime te tilla pa e angazhuar kush.Tani,une bej nje pyetje te thjeshte fare;amerikanet dine shume per berishen,dine me shume se ne;berisha eshte zar i tyre apo ata s’gjejne zar tjeter me te zote qe ti beje keq vendit te tij me aq zell sa berisha,por qe njekohesisht u sherben me me zell interesave te oligarkeve amerikane?Une e kam pare z.Countryman(te me fale per perkthimin,por fshatar jam dhe vete) qe eshte shume ne siklet te flase per cpolitiken shqiptare.Duket qe ka presione nga oligarket dhe agjensite qe bejne lobingjet e berishes;une guxoj te quaj oligarke z.Tom Ridge,Clark e ndonje tjeter,dhe kujtoj se ambasadori Withers u hoq nga detyra pasi ish ministri Ilir Meta kish bere ankese ne ato veshe qe kenaqen me kengen e berishes.Ndaj i kam bere nje pyetje z.Mero Baze,qe ne kete pike te sqaroje se deri ku berisha ka arritur te cimentoje mbeshtetjen e pamerituar amerikane.Ky eshte kulari qe po mban Shqiperine!
Replike z.Zef Kallami,ju kam ndjekur ne shume komentet Tuaja,e te kam vlersuar,sinqerisht.por me kete qe komentoni me siper,besoj se me ke ndryshuar opinianin tim….
Qe komentuesve tjua mbyllesh gojen per 2 “trima”=?qe nuk i njohim,sic shpreheni JU=?sepse i kemi lexu edhe pa cka kane vuajtur ne kurriz.Qellimi komentuesve eshte te marrin siguri,garanxi…..cfare sigurojne ne komentet e tyre dy zoterinjt.Kokalari e Dega=?cfare detyre kane se jane ne Amerike..ta siguroj se me shume kapim neve nepermjet komenteve,atyre artikujve qe hedh CIA etj,vetem te lexosh..kupton e vlerson.Nga dy zoterinjt nuk kam asnje garanxi vetem deshire sic shprehin gjithe lexuesit..Po qe shkrimet si v.1994 krimineli Akani ne Shkoder etj,apo kapjet biseda me radar tek Megateks te Lul Bashes me Fasllicin,per ndertimet e supermarketit Rinas per llog.Lul Bashes,…kush i ka incizu etj….shprehin vertetesine e autorve qe japin ne internet shkrimet…po keto more z.Zef cthone e kur do i bajne?Mos zoteri,mos mbyll gojen.?Shyqyr qe kemi nje dritare…me fol?
Te dalin hapur z.Kokalari……sikur zbatoje padi penale per SALI RAM BERISHEN ahere po.po…