Për të aplikuar për një punë, sot në botën moderne, lypet një CV, për nivelin e përgatitjes arsimore, por aplikuesi testohet edhe për njohuritë, preferencat kulturore, logjikën, përgjegjësinë, punën nën stres etj. Presidenti i Kosovës nuk ka CV impresive, por ka thasë me pare, madje ai si i vetëm me partinë e tij dyshohet se do ta kalonte testin themelor të pragut zgjedhor. Askush ende nuk e di mendësinë, botëkuptimin dhe filozofinë e tij politike, sepse ai nuk i është nënshtruar asnjë interviste për vendin e punës që e mban
Nga Halil Matoshi
Ia nisi me akuza ndaj shtypit të lirë. Dështoi.
Hodhi në publik ide për një “komb multietnik”.
Nuk e mbrojti këtë ide, sepse nuk diti çfarë ka dashur vetë si autor me atë fjali. Dështoi.
Nuk pati asnjë përgjigje për akuzat që ia bëri ish-guerilja UÇK, edhe pse gjithnjë në secilën pyetje të shtruar duhet të ketë një përgjigje. Dështoi.
Vajti në Tiranë dhe pa marrë erë në protokollin shtetëror, u pështoll përreth trupit dhe këmbëve të presidentit shqiptar, Bamir Topi. Dështoi.
Por ai, pas shumë peripecive gjeti këndin nga ku do të përkulej para flamurit të shtetit shqiptar dhe atij të shtetit të Kosovës nën ritualin e Gardës Kombëtare të Shqipërisë, vajti në një konferencë shtypi dhe tha se “Tirana është edhe kryeqyteti i Kosovës dhe i tërë kombit.”
Këtë herë jo që dështoi, por u turpërua!
Të jetë Tirana kryeqytet i Kosovës?
Që s’është, këtë e dinë edhe filloristët diku në thellësi të Alaskës. E të mos flasim për filloristët e Marecit ose të Gmicës.
Të jetë Tirana kryeqytet shpirtëror i Kosovës, them hapur JO!
Është Prekazi!
Të jetë Tirana kryeqytet i tërë kombit. Hëmmm???
Këtu nis dhe përfundon çdo debat për teoritë e shtetit dhe kombit. Shtetet dhe kombet shfaqen dhe zhduken si entitete politike, pra janë kategori variable. Etnia është konstante…
Nejse. Ky debat nuk përkon me nivelin arsimor dhe kulturor të presidentit, sepse ai ka dëshirë ta cilësojë vetën ndërtimtar, pra s’është politikolog dhe për këtë s’ia zë kush për të madhe.
Për debatuesit andej dhe këndej Bjeshkëve të Namuna, e që i kanë lexuar vetëm tre-katër libra për krijimin e shteteve dhe kombeve ky debat edhe ka kuptim, qoftë edhe kur humbet rrugën në projektim dëshirash, qoftë edhe kur mbytet në qasje emotive dhe joracionale.
Por ka kuptim ky debat edhe për secilin qytetar lokal, në Prishtinë dhe në Tiranë.
Patrick J. Geary në librin “Miti i kombeve” thotë se “kombi unik shqiptar është vetëm prononcim politik.”
Për secilin qytetar që flet vetëm në emrin e vet personal, ka kuptim edhe dëshira, edhe ndjenja, madje edhe injoranca.
Mund të thuhet se ky është vetëm një konfuzionim identitar, por i parrezikshëm.
Madje shumë fisnik, pra ndjenjësor.
Por, për një president të një shteti evropian, liria dhe shtetndërtimi i të cilit është sponsorizuar nga bota e lirë demokratike, kjo është jo vetëm gafë diplomatike dhe politike, por edhe marre, të cilën nuk e sanksionon asnjë ligj; Shteti që rastësisht e drejton Behgjet Pacolli është streha e një “kombi të ri të krijuar nga konflikti” (Marc Weller), i cili është produkt i dy momenteve kruciale të raporteve ndërkombëtare: 1. Përmes intervenimit humanitar të NATO-s për ta shmangur katastrofën humanitare dhe për ta penguar gjenocidin serb; 2.) Përmes verdiktit të GjND-së, se shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe njohjet ndërkombëtare të shtetit të ri, nuk ishin në kolizion me të drejtën ndërkombëtare, verdikt ky që ruan frymën e ligjeve (Karta e OKB-së) për të përligjur edhe në të ardhmen idenë e intervenimit ushtarak humanitar (rasti i Libisë së Gaddafit aktualisht.)
Por askush normal dhe as unë nuk do të kërkonte nga presidenti aktual që të dijë historinë e shtetndërtimit, sepse ai rëndom rrethohet me njerëz që dinë, e që këtë herë doli se s’kanë haber. Pse e bëri?
Natyrisht duke qenë nën presion (nuk është mësuar të punojë dhe të mendojë shpejt e nën presion) të momentumit, kur në atdhe është i diskutueshëm për vetë mënyrën e zgjedhjes si president, por edhe për kredibilitetin e tij intelektual dhe qytetar, ai u bë pre e sulmeve të ish – pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët ja që nuk duan ta njohin për të tillë, pa e testuar me pak pyetje. Por presidenti nuk diti të përgjigjet dhe u kurthue për t’u shpëlarë para tyre dhe pikërisht e gjeti vendin ku ta thotë këtë, në Shqipërinë e ’13-s, për t’ua qetësuar shpirtrat ish- luftëtarëve. Por ai rrëshqiti thellë në humnerën e mosdijes, nga ku, vështirë se do të këndellet ndonjëherë.
Dhe, sinqerisht, duke e parë vullnetin e tij të mirë, paçka edhe nëse po lufton të jetë shqiptar i sinqertë, më dhimbset fort ky njeri, si person. Por nuk kam ndjenjë dhembshurie fare për të si bartës i funksionit politik, të shefit të shtetit.
Unë si autor i kolumneve në “Kohën Ditore” mund ta shpreh dëshirën që Tirana të jetë kryeqytet i Kosovës dhe i tërë kombit, por kurrsesi nuk mund ta thotë presidenti i shtetit, të cilin e shpall sakaq të “paqenë”. “Të paqenë”, sepse presidenti tutet ta pranojë vetë shtetin e tij (ose e ka tutë dikush) dhe me një fjalë goje varrosi historinë gati 100-vjeçare të ndërtimit si entitet politik deri në pavarësi të plotë të vendit që e kanë njohur 75 kombe të botës, timonin e të cilit e mban ky njeri i urtë.
Dhe sërish them se presidenti i Kosovës më dhimbset, sepse atij s’ka kush i flet, janë të padijshëm, ose frikacakë, ose u mungon guximi qytetar për me qenë në krye të një shteti, në Presidencën e atdheut të kosovarëve.
Më dhimbset, sepse vetëm dy-tri ditë më parë, në Prishtinë erdhi me detyrë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, dhe ua bëri me dije politikanëve këtu se integrimet në BE janë interes madhor kombëtar për të dyja shtetet, kurse idetë për bashkim kombëtar apo shkëmbim territoresh, sipas tij, e dëmtojnë edhe vetë Shqipërinë edhe shtetin e ri në agjendat e tyre, të parën me marrjen e statusit të vendit kandidat për BE, e të dytën me afirmimin e pavarësisë kombëtare në OKB.
Por presidenti i Kosovës dhe “shpura” e tij, për këso lloj fjalie diplomatike nuk kanë vesh.
Shtetet dhe kombet krijohen, ndahen e bashkohen me vullnetin e tyre, madje edhe në raportet Shqipëri – Kosovë mund të ndodhë edhe bashkimi, por në rrethana krejtësisht të tjera ndërkombëtare dhe rajonale (po të thoshin p.sh. SHBA-ja, BE-ja, Rusia, Serbia, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi OK: Kjo s’na pengon!?) dhe natyrisht me referendum, kur do të pyeteshin qytetarët e të dyja shteteve.
Sidoqoftë presidenti është garant i Kushtetutës dhe e shkel vetë, pra ai është garant i unitetit të popullit e jo aktivist i lëvizjes “Vetëvendosje.”
Kjo e fundit e ka program politik ta bëjë Tiranën kryeqytet.
Pse jo?
Por ata duan referendum, së paku, prandaj është e drejtë e tyre.
Por këto gjëra nuk bëhen me një fjalë goje, të pavend dhe të parend.
Winston Churchill, anglezi i pashmangshëm thoshte diçka që vlen për të gjithë, e në veçanti për Presidentin e Kosovës: “I mençuri, nuk i bën të gjitha gabimet vet. Ai u jep shans edhe të tjerëve”!
E ka të lehtë presidenti i Kosovës të lexojë pak fjalë të biografisë së Barack Obamas. Gjyshërit e tij janë kenianë të lindur e të vdekur në Kenia, por Obaman nuk e lejon Kushtetuta amerikane (natyrisht as formati i tij politik dhe intelektual) të deklarojë në atdheun e të parëve të tij se Nayrobi është edhe kryeqytet i SHBA-së, përkatësisht i tërë kombit amerikan…
Tërë Amerika do të qeshnin, ose do ta shpallnin presidentin të luajtur mendsh.
A duhet aq shumë dije për këtë? Jo!
Pse po e lënë presidentin në këtë konfuzion?
Mjerim.
Nuk e di.
Comments are closed.
O HAAALLIIL LERI ROBIN TE PUNOJ MERRU ME SHPELLARIN QE I KA ZENE FRYMEN DHE PO MBYTE JO SHQIPERINE POR KOMBIN SHQIPTARE. MERRU ME VOCRRAKUN LUL QE E MBYTI KETE VEND NE BORXHE , QE E SHITI JO VETEM DETIN POR GJITHE JUGUN E SHQIPERISE. MERRU ME SHPELLARIN DHE VOCRRAKET QE MBOLLEN SHQIPERINE ME VARRE GREKESH DHE PO ZHDUKIN C’DO PJESE TE KRENARISE KOMBETARE. MERRU ME SHPELLARET QE E SHKATERRUAN KETE KOMBE DHE KETE VENDE NGA GJITHSHKA QE U KRIJUA ME AQ MUNDE DHE DJERSE. AI NJERI KA PUNUAR PER KOSOVE SHUME ME TEPER SE SHPELLARET. SA PER TIRANEN KRYEQYTET I KOSOVES ZOTI MATOSH ESHTE I VETMI POLITIKAN QE MBJELL PA DOREZA SE TIRANA ESHTE KRYEQYTET I GJITHE SHQIPTAREVE KUDO QE NDODHEN.
O Halil!Te jap nje keshill vellazerore,ti dhe kalemxhinjeve te tjere te Kosoves.Pacolli nuk eshte nje President i shkelqyer,nuk ka mbaruar asnje shkolle per tu bere president,por dijeni, ju nuk do gjeni nje tjeter me te perkushtuar se Pacolli sikur te germoni ne te gjithe Kosoven.Ai nuk e mori ate post,as per te krijuar klane,as per te bere pasuri,as per lobingje,as per korrupsion,as per kompromise.Ai i ka siguruar te gjitha te mirat materiale ne kete bote,dhe eshte gati te vere pasurine e tij per te miren e kosoves.Lereni Pacollin te punoje.Po ta mbeshtesni ai mund te bej cudira per kombin me menyren e tij.Ne jemi gati tjua japim Topin,Nanon,apo Berishen…me gjithe qejf,dhe ju te na jepni Pacollin…!
Ky qenka Antishqiptar————-Absolutisht antishqiptar ky qe ka bere kete artikull
Presdineti Bacolli e tha shume bukur ate qe __Tirana eshte edhe kryeqytet i Kosoves—-Me kete fjale Bacolli shprehu deshiren e shqiptareve ne dy anet e kufirit , per bashkiangjithjen e Kosves Shqiperise meme .
Presidenti i Kosves me ate qe tha ne Tirane ju dha nje lexion Patriotizmi politikaneve te Shqiperise dhe fitoi
zemrat e gjithe shqiptareve ne Shqiperi ,
Plaku im ne Vlore tha qe te gjithe e pelqyen fjalen e President Bacollit dhe sidomos patriotizmin e tij te shprehur direkt ,
dhe jo si politikanet e Tiranes qe nuk flasin fare per Patriotizmin –
———–Ne Vlore Bacolli quhet Presidenti i SHQIPERISE
Dhe mos harro ti qe ke bere kete artikull , se kur Bacolli ka fituar zemren e nje populli heroik si Vlora ,
ai eshte njeriu me patriot i politikes shqiptare …..
Ti sherbesh kombit tend e qe eshte vetem nje packa qe i ndare ne disa shtete do te thote te jesh shqiptar.Te perulesh para flamurit kombetar ku me te ne ball u derdh gjak per keto troje do te thote-te jesh shqiptar.Te lemosh qote dhe me fjale plagen e ndarjes do te thote-te jesh shqiptar.E te besh te kunderten e ketyre do te thote te jesh-anti shqiptar,dmth,Halil Matosh.
I NDERUAR ZOTI MERO BAZE E VLERESOJME SHUME PENEN TENDE KJO GAZETE ESHTE KTHYER NE ZE KOMBETAR. RUAJE DHE PASUROJE ME ATDHEDASHURI, RESPEKTOJE MENDIMIN NDRYSHE NE HAPSIREN E GAZETES TUAJ. JU LUTEMI DHE JU PERGJUNJEMI LARG ANTISHQIPTARET NGA KJO GAZETE LARGOHE KETE PJELLE SERBI. HAPSIREN QE JU JEP KETA E MBJELLIN ME VRER. KUFI PER PLEHRAT E KETIJ LLOJI.
RROFSHIN ATDHETARET
Halil Matoshit i pelqen ta krahasoje vetem me Dr.Hause, pasi qe dikush i ka thene apo ndoshta vetja e tij se i ngjan Hugh Laurie, aktorit qe luan mjekun e guximshem dhe provokues. Por matoshi provokon gjithmone dhe vetem me nje teme, kombi shqiptar ska lidhje me shqiptaret e Kosoves. Edhe ne kete koment ai merret me Pacollin vetem me kete pjese. Nuk i pelqen fare Tirana si qender enocetrike e shqiptareve. Ska problem qe nuk i pelqen. Por kurre ai nuk e argument alergjine qe ka ndaj Shqiperise dhe komentet e tij vetem irritojne ne kete pike.Edhe si kufi perdore bjeshket e nemuna. fiks si serbet
Perkrahesi i tezes se kombit kosovar, qe behet vetem per nje arsye per te eleminuar qenesine e shqiptareve te Kosoves ne nacionalitetit shqiptar qe ata e kane mbajtur me shume e shume sakrifica, tani e kap me Pacollin kur dikur ka shkruar se shqiptaret e shqiperise sidomos ne jug dhe ata qe votojne per PS hane njerez…